• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2022

Kurti për Vuçiqin: Nuk distancohet nga Millosheviqi e as nga Putini

May 5, 2022 by s p

Gentiana Begolli-Pustina/RTK/ BERLIN

Darka joformale ka zgjatur rreth një orë e gjysmë e pas saj, kryeministri Kurti,  tha se nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk ka edhe më tej distancim nga politika e Sllobodan Millosheviqit dhe as nga politika e presidentit rus, Vladimir Putin.

Pas darkës jozyrtare të shtruar në Berlin, ku i pranishëm ishte kryeministri Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq si dhe i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kreu i ekzekutivit kosovar dha edhe një deklaratë RTK-në.

Kurti paralajmëroi se takimi i radhës nuk do të jetë në nivel të liderëve, por do të jetë në nivel të kryenegociatorëve.

Kryeministri kosovar rikonfirmoi se  takimi i radhës në këtë nivel do të jetë me 13 maj.

Më poshtë, sjellim të plotë deklarimin e kryeministrit Kurti dhënë RTK-së në Berlin, pas darkës joformale.

Pyetje: Kryeministër, si kaloi takimi i sontëm?

Kurti: Në pallatin Borsig në periferi të Berlinit ishte takimi i tretë me lehtësimin  apo ndërmjetësimin e  Lajçak, takim  që ishte në përgatitje për takimin javës së ardhme kur me 13 maj, kryenegociatorët tanë takohen në Bruksel. Qëndrimet e presidentit të fqinjit tonë verior janë të vjetra dhe insistimi im është natyrisht për një marrëveshje që natyrisht është e obligueshme, normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, duke pasur në qendër njohjen reciproke. Mirëpo në këtë aspekt, nuk mund të them se ka përparim. Pra, nuk ka distancim nga Millosheviqi, nuk ka distancim nga Putini, dhe përveç që ka qëndrime të vjetra, ka edhe sjellje të çrregullta do të thosha.

Pyetje: Pra po presim një takim të ardhshëm, njëjtë në nivel  kryenegociatorësh, mirëpo jo në nivel liderësh kur flasim për Brukselin?

Kurti:  Takimi i radhës nuk do të jetë në nivel të liderëve, do të jetë në nivel të kryenegociatorëve, pra zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, me 13 maj do ta takojë homologun e tij në Bruksel dhe do të vazhdojnë diskutimet dhe shqyrtimet, por është e qartë se Kosova është në të drejtën e saj dhe tashmë edhe faktorët ndërkombëtarë e kanë të qartë se është Serbia ajo e cila duhet të ndryshojë, në mënyrë qe të kemi zgjidhje e marrëveshje.

Pyetje: Kryeministër është e njëjta frymë sikurse në takimin  parë dhe të dytë?

Kurti:  Po e ritheksoj se  qëndrimet janë të vjetra dhe kjo është arsyeja se pse nuk mund të kemi një marrëveshja të re çfarë i nevojitet jo vetëm raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe Ballkanit në përgjithësi e do te thosha edhe Bashkimit Evropian.

Pyetje: Nuk mund të presim një takim liderësh së shpejti në Bruksel?

Kurti: Mund të ketë takim, varësisht se si shkon takimi i kryenegociatorëve me 13 maj.

Deklarata e Kurtit vjen pasi ai gjatë ditës takoi kancelarin gjerman, Olaf Scholz me të cilin mbajti edhe një konferencë për media.

Në këtë konferencë edhe një herë ai u rikonfirmuan marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës e Gjermanisë.

Gjatë ditës, Kurti pati takime dhe me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Filed Under: Interviste

U MBAJT NË KISHËN ZOJA E SHKODRËS NË NEW YORK, SIMPOZIUMI: “25 VJET PA SHËN TEREZËN”

May 5, 2022 by s p

Sokol Paja/

Në Qendrën Kulturore NënaTereza pranë Kishës Zoja e Shkodrës në NeW York u mbajt një Simpozium kushtuar 25 vjetorit të ndarjes nga jeta të Shën Terezës. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës-Vatra, Gazeta Illyria, Qëndra Kulturore Nënë Tereza mikpritën dhjetëra besimtarë, media, aktivistë, veprimtarë, drejtues organizatash e shoqatash shqiptare në New York e më gjerë në një mbrëmje përkujtimi ndaj shenjtores shqiptare Shën Tereza. Nën prezantimin dinjitoz të Dr. Pashko Camaj, Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Kishës, referuesit paraqitën fakte nga jeta dhe veprimtaria e Nënë Terezës dhe ndjesi e përkujtime nga takimet personale me Shën Terezën. Në ligjeratën hapëse Dom Pjetër Popaj rrëfeu takimin me Nënë Terezën e Imzot Rrok Mirditën në kohën që sapo ishte shuguruar meshtar. “Zoti e zgjodhi Nënë Terezën për mbarë njerëzimin. Zoti e zgjodhi dritë për njerëzimin. Duke i shërbyer Zotit dhe njëri-tjetrit sidomos njerëzve në nevojë” citoi ndër të tjera Famullitari Popaj. Dom Lush Gjergji në kumtesën e tij u ndal te prezantimi i librit kushtuar Nënë Terezës “E kam në zemër popullin tem shqiptar” libër në gjuhën angleze që përmban me detaje 5 vizitat e Nënë Terezës në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, 7 intervista ekskluzive të Nënë Terezës dhe ndjesitë personale se çfarë ka parë e çfarë ka dëgjuar nga Nënë Tereza Don Lush Gjergji. Librin e parë ia dhuroi Dom Pjetër Popajt dhe e falenderoi për punën  e jashtëzakonshme si Kryebari i grigjës së Zotit në New York e më gjërë. Dom Lush Gjergji referoi për Shën Jeronimin Ilir dhe rëndësinë e tij si dijetar, përkthyes, biblicist etj. Vehbi Bajrami u shpreh në ligjeratën e tij se libri “E kam në zemër popullin tem shqiptar” përfshin veprimtarinë e shenjtores shqiptare, shpirtin, mendjen dhe lidhjen e Nënë Terezës me popullin shqiptar dhe marrëdhënien e ngrohtë me shqiptarët e Amerikës. Z.Bajrami shpjegoi dhe takimet e Nënë Terezës në Bronx dhe objekte të kultit fetar në New York. Gjithashtu z.Bajrami shpjegoi se vëllezërit Gojçaj ndërtuan statujën e pare të Nënë Terezës në Sukryq në Tuz, shtatorja e dytë është ndertuar në Prishtinë, e treta në New York, Detroit etj. Tonin Mirakaj rrëfeu për të gjithë pjesëmarrësit takimin e ngrohtë me Nënë Terezën në New York, përjetimet dhe emocionet e jashtëzakonshme që përshkroi nga takimi me Shën Terezën. Kryetari i Vatrës Elmi Berisha në referatin e tij “Energjia hyjnore e Nënë Terezës dhe ndikimi te shqiptarët” u ndal te figura e Nënë Terezës si nënë e mbarë botës. “Kombi shqiptar vuri dritë në themelet e qytetërimit perëndimor. Ne i dhamë botës një shenjtore universale, rrezatuese, frymëzuese, krijuese. Ajo la testament për mbarë njerëzimin. Nënë Tereza i dha shkëlqim dhe krenari kombit shqiptar dhe Kishës Katolike në mbarë botën” u shpreh ndër të tjera z.Berisha. Marash Nucullaj paraqiti detaje nga lamtumira e fundit të Nënë Terezës në Indi dhe bisedat më zëvendësen e Nënë Terezës motër Nimalla për lutjet që Nënë Tereza i bënte për popullin e kombin shqiptar. Anton Raja falenderoi pjesëmarrësit dhe sponsorizuesit e dakës së Simpoziumit: Kujtim Funiqi, Pjetër Palushaj, Petrit Grishaj, Prena Bujaj dhe stafin ndihmës të Kishës që punuan me përkushtim që ky simpozium të mbesë i pa harruar në kujtesën e  gjithë të pranishmëve.

Filed Under: Featured Tagged With: Nene Tereza, Sokol Paja, Vatra

USA & Fondacioni Rockefeller si partnerë të rëndësishëm në themelimin e sistemit shkencor studimor

May 5, 2022 by s p

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D/

Duke ju referuar historisë së Shtetit Shqiptar (Arkiva e Shtetit, 1924), Shqipëria e viteve 1920- ishte një shtet i ri, pa përvojë në fushën studimore epidemologjike apo shëndetësore. Pavarësisht nga kjo situatë gjatë viteve 1926-1936 në shqipëri ka pasur një iniciativë të rëndësishme nga USA, Fondacioni Rockefeller në fushën studimore, që mund të ketë qenë iniciativa më e madhe e bërë historikisht në Shqipëri e këtij lloji. Për herë të parë në Shqipëri ka patur një bashkepunim të mirëfilltë me karakter jo politik, por humultues, që solli ndryshime dhe përmirsime direkte në shëndetin e popullsisë shqiptare.

Studimet e bëra nga studiuesit Amerikan Dr. Hackett dhe Dr. Russell në Shqipëri gjatë viteve 1926-1936 kanë qënë të rëndësishme për popullsinë shqiptare. Në ato vite Shqipëria gjendej në një periudhë të vështirë nën ndikimin e sëmundjes epidemike të malarjes ( Hackett, 1927).

Fondacioni Amerikan nëpërmjet studiuesve ka luajtur një rol të rëndësishëm në hapjen e qëndrave të para humultuese, një inisiativë që rrjedhoi në formimin e sistemit shëndetsor me prioritet trajnimin e specialistëve shqiptarë. Për herë të parë në Shqipëri bëhej një investim i tillë në këtë fushë duke përfshirë investime në infrastukturë, institucione, klinika, laboratore, trainime në infermjeri dhe fellowship për doktorë specialist. Puna e bërë nga këta studiues për një dhjetëvjecar dhe nga personeli i specializuar shqiptar rrjedhoi në përmirësimin e shëndetit të popullsise se prekur nga semundja, parandalimin dhe deri në pothuajse eleminimin e epidemise se malarjes.

Korespondenca dhe dokumentet e mbajtur nga Dr. Hackett dhe Dr. Russell kanë rëndësi historike për Shqipërine. Ato jo vetëm që pasqyrojnë vendin dhe institucionet shtetërore të atyre viteve (shpjegime të metejshme do të jepen në artikujt pasardhës), por kanë vlera studimore për historinë e humultimeve të para të popullsisë. Ky studim ka vlera studiuese si i vetmi projekt kualitative dhe kuantitative me kohë të gjatë i bërë ndonjëherë nga studiues të huaj në Shqipëri. Ka qënë kërkesa e këtyre studiuesve të respektuar në botën akademikëve studiuese për të kryer humultime në Shqipëri duke sjellë shërbime, investime, dhe ndihmë direkte në popullsinë shqiptare. Në dokumented e bashkangjitur në këtë artikull vihet re propozimi dhe dëshira e studiuesve për të bashkpunuar me shtetin shqiptar dhe specialistë vendas duke i përkrahur ata me sponsorizim, financim dhe fellowship në Universitetet e Evropës.

Hackett & Lindsay, July 1 to September 30, 1930, Third Quarterly Report, Folder 2987, Box 247, Series 3, Folder Title: 704 – Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Hackett to Russell, December 2, 1927, Folder 3944, Box 310, Series 1, Letter 184, Folder Title: 704 – Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Përkthim: “I nderuar Dr. Rusell, Ju njoftoj se në zarf është vendosur një kopje e letrës të cilën ja kam adresuar sot Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në referim të dhënies së Felloship për trajnimin e dy doktorëve shqiptarë në Itali gjatë vitit të ardhshëm”, i juaji Dr. Hackett

Diary 1936, February 15, 1936, RAC, Folder Title: 704 – Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Resources

Hackett & Lindsay, July 1 to September 30, 1930, Third Quarterly Report, Folder 2987, Box 247, 

Series 3, Folder Title: 704 – Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller 

Archive Center.

Hackett to Russell, December 2, 1927, Folder 3944, Box 310, Series 1, Letter 184, Folder Title: 

704 – Albania -A-Z, International Health Division, Rockefeller Archive Center.

Diary 1936, February 15, 1936, RAC, Folder Title: 704 – Albania -A-Z, International 

Health Division, Rockefeller Archive Center.

Filed Under: ESSE Tagged With: Fatjona Lubonja

110 VJETORI I VATRËS, JEPEN DONACIONET E PARA

May 5, 2022 by s p

Me rastin e 110 vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, vatranët fisnikë dhanë donacionet e para si garanci ekonomike dhe patriotike për një organizim model të kremtimi të Darkës solemne dhe Konferencës Shkencore Ndërkombëtare. Kryetari i Këshillit të Vatrës Kolec Ndoja dhuroi 2 mijë dollarë, Kryetari i Vatrës Elmi Berisha dhuroi 1 mijë dollarë, Nënkryetari i Vatrës Alfons Grishaj dhuroi 1 mijë dollarë, Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Vatrës Dr. Pashko Camaj dhuroi 1 mijë dollarë, Anëtari i Kryesisë Mondi Rakaj dhuroi 1 mijë dollarë, Sekretarja e Vatrës Nazo Veliu dhuroi 500 dollarë, Presidenti i Nderit të Vatrës Agim Rexhaj 500 usd. Dje më 4 maj Komisioni i Organizimit të Festës (Darkës Solemne) të 110 vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA u mblodh në Selinë e Vatrës për të raportuar mbi planin organizativ të masave për mbarëvajtjen e procesit përgatitor. Komisioni i Organizimit të Darkës Solemne për 110 vjetorin e Vatrës përbëhet nga Besim Malota- Kryetar, Nazo Veliu, Mondi Rakaj, Bashkim Musabelliu, Anton Raja, Agustin Mirakaj, Tasim Ruko – Anëtarë. Kryesia e Vatrës në mbledhjen e fundit të datës 26 Prill 2022 autorizoi z.Besim Malota që të shtojë anëtarë të rinj dhe ekip me të rinj e të reja për një organizim energjik e dinjitoz të festës Gala. Ekipit përgatitor dje iu shtuan vatranë Paulin Mrnaçaj, Gëzim Nika, Drita Vushaj, Ylli Dosku, Angjelina Nika. Mbledhja e radhës u la në selinë e Vatrës më 18 maj në orën 2 pm, për ata që nuk mund të marrin pjesë fizikisht takimi mundësohet në zoom. Kërkohet pjesëmarrje dhe angazhim serioz për të përmbushur një angazhim patriotik e vatran për të dalë faqebardhë në festën e Vatrës së të gjithë shqiptarëve.

Vatra fton të gjithë bizneset shqiptare dhe patriotët shqiptarë që ti bashkohen festës së Vatrës jo vetëm me prezencën e tyre, por edhe me fisnikërinë e tyre të dëshmuar me anë të donacioneve me këtë rast.

Konferenca Shkencore Nderkombetare organizohet ditën e Dielë, 12 Qershor 2022, Ora 1: 00 PM, Adresa: “Illyria Community and Wellness Center at Jacobi Hospital -1400 Pelham Parkway South, Rotunda (Next to Building 4), Bronx, NY 10461,”  (Salla e Amfiteatrit). 

Darka solemne do të organizohet ditën e Dielë, 12 Qershor 2022, Ora 7: 00 PM, Adresa:  Villa Barone Manor, 737 Throggs Neck Expy, Bronx, NY 10465.

Hyja për publikun për të marrë pjesë si dëgjues në Konferencën Shkencore Nderkombetare është falas.

Pjesëmarrja në Darkën Solemne kushton 150 usd për person, me të gjitha të përfshira. Një tavolinë ka në përbërje 10-12 persona.

Për çdo informacion personat përgjegjës të kontaktit janë: Besim Malota cel: 917 418 3392 dhe Anton Raja cel: 646 594 4747.

Filed Under: Opinion Tagged With: 110 vjetori i vatres, Vatra

Ramush Haradinaj do vizitojë Vatrën më 7 Maj

May 4, 2022 by s p

Ditën e Shtunë më 7 Maj 2022, ora 10 AM, ish – kryeministri i Republikës së Kosovës, heroi i gjallë i luftës për lirinë e pavarësinë e Kosovës Ramush Haradinaj, do të vizitojë Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA. Ai do të zhvillojë një bashkëbisedim të përzemërt me bashkatdhetarët.Ftohet komuniteti të marrë pjesë.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT