• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2022

KITARA, NGA PEJA NË PARIS…

June 8, 2022 by s p

Nga Visar ZHITI/

Mbresë për shkak të kitaristit Ehat Musa –

E magjepsi kitara dhe pastaj ai magjepsi botën me kitarën e tij.
E kisha parë në një koncert, dikur si në një ëndërr, si në një ankth, thuaj, se ishte diktaturë dhe unë përndiqesha. Më përshfaqet ai muzg skene, kitaristi si në një ujvarë drite dhe pastaj terr gjithandej. Çuditërisht tingujt e kitarës si vezullime të yllta i ndjej ende…
Dhe mësova se ai, djaloshi nga Peja, kishte fituar një çmim të parë në një Konkurs Kombëtar si solist dhe kishte shkuar nga Kosova (atëhere në Jugosllavi) për master në Itali dhe pastaj vazhdoi studimet për kitarë në Paris, ku dhe jeton dhe bota e njeh si kitarist francez.
Maestro Ehat Musa ka dhënë koncerte gjithkund, në skenat e famshme nga Nju Jorku e në Moskë, edhe si solist me orkestra të mëdha simfonike. Repertori i tij, mund të lexosh se përfshin vepra të J.S.  Bach, Heitor Villa-Lobos, Powell, Reis, Brower dhe Tamez, etj, etj.
Por unë e pashë në Tiranë, kur ishin ato, “vitet e liberalizmit” siç u quajtën, që më pas do të dënoheshin dhe do të burgoseshin artistë, këngëtarë, muzikantë, shkrimtarë, etj, ndërsa mua më dënuan me 10 vjet burg për poezitë e mia.
– Është dër më të mirët në botë në kitarën e drurit, – më bëhet se i dëgjoj dhe tani ato që thoshin për Ehat Musën.
Në Pallatin e Sportit do të jepej koncerti i Prishtinës. Duartrokitje të shumta, por dhe me druajtjen se mos po i vëzhgonte Sigurimi i shtetit. Po si mund të duroje, aty ishin këngëtaret Nexhmie Pagarusha, Liljana Çavolli, Luan Hajro, Bashkim Paçuku, Esat Bicuri, etj, i dija emrat e tyre, i dëgjoja në Radio-Prishtina, kur isha mësues në një fshat të largët të Kukësit, ndërsa në gjyq do të më akuzonin pse kisha dëgjuar një radio revizioniste, titiste…
– Fliste shqip, – u mbrojta unë në gjyq.
Këngëtari Sabri Fejzullahu e tronditi publikun me fjalët e këngës së tij, një poezi dashurie e Asdrenit, por që u dha kuptim tjetër, ashtu m’u duk: “Eja, se po s’erdhe, do të vij…”. Mos ia tha Shqipërisë?
Kitaristi Ehat Musa, shkëlqeu. I ri, virtuos modern, dora mbi tastierë si një hënë në muzg, dridheshin gishtrinjtë si tufa rrezesh… të prera… e ndjeja.
Unë ika bashkë me vitet, kohët ndryshuan dhe ne me kohën, u shemb Muri i Berlinit dhe e pabesueshmja, ra perandoria komuniste… në kujtesën time u kthyen copëza poezish e këngësh, tinguj të artë kitare, që binin si yje.
-Mos ik, – më tha një pasdite në Milano  piktori i famshëm Ibrahim Kodra, vjen një miku im nga Parisi…
Ishte ai, kitaristi Ehat Musa. Erdhi nga ëndrra, nga ankth i dikurshëm për mua. Ia thashë. Ai dëgjonte bukur. Sa i përzemërt! Portret artisti, gjithë njerëzí. I tregova që e kisha parë në koncertin në Tiranë, krejt rastësisht gjeta biletë, po endesha rrugës andej se mos shikoja artistët nga Kosova, kur të zbrisnin nga autobuzi, kur një i panjohur m’u afrua, ndoshta e kuptoi pikëllimin tim dhe dëshirën time dhe më tha: “A doni një biletë?”. U lumturova. E ku gjendeshin ato, sidomos unë që vija nga provinca e persekutineve në Tiranë. Mos ma kishe dërguar Ti? Buzëqeshi. Pastaj i fola aventurshëm për nje muzikant tjetër të madh, që kishte qenë në burg, mësuesin dhe bashkëqytetarin tim Fotaq Filipeu. Por unë dua ta njoh patjetër, – më tha me zë të lartë…
I tregova dhe për kitarën e Vaçe Zelës në burg, e kishte në Spaç bashkëvuajtësi Gëzim Çela, ia solla e ëma, do një kitarë djali në burg, i kishte thënë ajo këngëtares se famshme, kur ishin takuar në rrugë, ishin shoqe, po ku t’ja gjej, kishte psherëtirë. Dhe Vaçja i dha të sajën. Pas revoltës të të burgosurve në Spaç, policia kërkonte kitarën, ishte e ndaluar. Të burgosurit e fshehën dhe mundën ta nxjerrin gjallë nga burgu…
– Është dhe kjo kitarë që keni Ju në dorë, Maestro! – do t’i thosha miqësisht Ehat Musês, kur të shkoja në Paris.
– Mbase, pse jo…
Shëtisja afër Katedrales ”Notre Dame”, në çdo stol më dukej se ishte ulur nga një Viktor Hugo, kështu shkruajta në një poezi timen, pashë piktorin Zamir Mati, pranë tij regjisori Pirro Mani, t’ju bëj një portret, dëgjova… u bashkova me ta, shkuam për një kafe në Lagjen Latine, Pirro Mani merrej me xhirime, një film i Liri Begesë, do t’i shihja disa skena shumë herë në rrugë, se ktheheshin deri sa t’u dukej mirë kineastëve dhe atë mbrëmje a në një mbrëmje tjetër, në një lokal afër “Moulin Rouge”, ulur pranë banakut, në  mes kishim të mrekullueshmin Ehat Musa.  Vazhdonte biseda e mbetur përgjysmë. Maestroja para mesnatës porositi nga dy birra të tjera për secilin, pse kaq shumë? Sepse pas pak minutash, pas mesnate, birrat do të shtrenjtoheshin ndjeshëm. Maestroja kishte dhe humor fin. Qeshëm dhe e kaluam hareshëm si mes miqsh.
Do të shkoja ta vizitoja dhe në vilën e tij në rrethinë të Parisit. Ndejtëm në kopshtin e blertë, bisedonim nën drurë me qelqet e verës ndër duar, Zonja franceze e Ehat Musës fliste shqip…
U ndjeva si në shtëpi. Ç’imazhe me dritë në albumin e kujtesës!
Mund të rrish pak me dikë, ashtu e do fati, por e ndjen shumë. Mjafton një fjalë a një rresht i shkruar, që të të mbushë një bosh të gjithë. Po kur ai është pentagram dhe notat muzikore duken si zogj mbi tela? Mos i trembni!…
Kitara e Ehat Musës kumbon, nisi aty me burimet plot shkulme të bardha në Pejën e Tij, ku shpërthen Drini ynë dhe ecën dhe ecën dhe kitara e tij zmadhohet, zmadhohet, bëhet sa Tour Eiffel në Parisin plot drita.
E dëgjoni? Kërkojeni! Ka magjepsjen e rinisë…

Filed Under: Kulture Tagged With: Visar Zhiti

Nevojat Energjitike Shqiptare dhe Projekti Skavica

June 8, 2022 by s p

Ferzileta Gjika

7 Qershor, 2022, New York

A person taking a selfie

Description automatically generated

Parametrat e HEC Skavice

Sipas informacionit te publikuar ne media, HEC Skavice projektohet ne lartesine mbi nivelin e detit: 443m, lartesia e diges: 147m, siperfaqja e rezervuarit 54km2, volume I rezervuarit 2319 mln m3, fuqia 210 MW, Prodhimi Vjetor: 915 GWH, kosto 510 milione euro, ku perfshihen shpronesimet dhe ndertimi I infrastruktures se nevojshme (120 milione euro). Sipas disa studimeve te meparshme dhe nga IFC, kostot reale jane te pakten dyfish gjate ndertimit dhe te shumefishta gjate jetes se ketij rezervuari. 

Nevojat e vendit per energji

Nga raporti vjetor i Enti Rregullator I Energjise (ERE) per vitin 2020 (ENERGY REGULATOR AUTHORITY, 2021) rezulton se vendi ka nevoje per 7589 GWh energji ne vit dhe rezulton qe prodhimi I supozuar I HEC Skavice nuk perben me shume se 12% te kesaj nevoje. 

Gjate vitit 2020, vendi prodhoi 5313 GWh nga cilat 58% nga KESH dhe 42% nga kompani private. Importi per vitin 2020 ishte 31% e nevojes per energji ose 2276 GWh. (ENERGY REGULATOR AUTHORITY, 2021).

Kjo eshte ne kontradite me fjalet e perdorura ne Memorandumin e Bashkepunimit Ekonomik për Projektet dhe Blerjet, mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së SHBA-vë (Energjise, 2020), sipas te cilit HEC Skavice do te krijoje “pavaresi” te plote nga importi I energjise dhe do ta pozicionoje vendin tone si qender energjie per rajonin (Energjise, 2020) ne kohen kur nese HEC Skavice do te punonte me kapacitet te plote ne vitin 2020, do te plotesonte vetem 40% te importit (dhe vetem 12% te nevojave te vendit sic theksohet me siper). Nese te dhenat ketu I referohen vitit 2020, po te imagjinojme qe ndertimi I kesaj vepre do te zgjase disa vite, gjate te cilave supozohet qe nevoja per energji do te vije ne rritje, kuota qe mund te plotesoje HEC Skavice ne nevojen totale te vendit per energji do te vije ne zvogelim. Po te mendojme zgjatjen e periudhes se thatesires cdo vit e me shume, rrjedhimisht dhe energjia qe do te prodhohet do te vije ne ulje. Ne kete moment ne ekuacion nuk kemi future kostot kolosale social dhe ekonomike te investimit dhe ne popullsi. Kostot e projektit te diges se Skavices ne kete lartesi nuk e justifikojne ekonomikisht projektin prandaj deri tani te gjitha studimet e fizibilitetit e nxirrnin kete dige jo rentabel. Dhe projektet kane rene njera pas tjetres. Vet ish ministri Gjiknuri (Gjiknuri, 2016) e pohon kete te vertete me siper pavaresisht narrativave qe ndryshojne sipas intereseva private te qeveritareve. 

Menyrat e qendrueshme te plotesimit te nevojave per energji

Prej kohesh, Banka Boterore keshillon qeverine shqiptare te diversifikoje burimet energjetike pasi mbeshtetja deri 90% vetem ne hidrocentrale eshte e paqendrueshme per shkak te ndryshimeve klimatike (Ebinger, 2010). E njejta gje, ne progres raportin e publikuar cdo vit, Komisioni Europian perserit qe Shqiperia duhet te diversifikoje sektorin energjetik larg hidrocentraleve dhe te promovoje burime alternative te energjise qe te jene ne perputhje me standardet mjedisore (Commission, 2020). 

12% e nevojes per energji mund te plotesohen fare mire nga HEC-et ekzistuese, ne nje vit te mire hidrik. Nese jo, ka shume alternativa. Si psh: nese totali i energjise qe konsumoi Shqiperia ne vitin 2020 eshte 7589 MGh, 21.48% ose 1632 GWh eshte humbja ne rrjet per kete vit, sa gati prodhimi i dy HEC Skavice. Askush nuk pret qe qeveria te ule ne menyre drastike humbjet ne rrjet, por qe te mos beje asgje, me ulje minimale te kesaj perqindje humbje ne rrjet vjetore, dhe nga ana tjeter te kerkoje te zhduke nga harta kerthizen e Shqiperise, Dibren, kete asnje njeri normal nuk mund ta pranoje. Kjo dhe per vet faktin se cdo vit investohen me miliona euro ne tendera per mirembajtje rrjeti qe te reduktohen humbjet teknike por asgje nuk arrihet.

Potenciali per energji te diellit eshte shume I madh ne vend dhe vet Bechtel ka pervoja boterore ne projekte te gjenerimit te energjise nepermjet diellit dhe eres. Ne qofte se shuma prej 510 milione euro investim fillestar ne HEC Skavice do ti jepej Bechel apo nje kompanie fituese te nje tenderi nderkombetar, do te kishim energji te gjeneruar sipas standarteve aktuale mjedisore, ne perputhje me rekomandimet per investime te qendrueshme, pa sjelle pasoje ne mjedis dhe as ne shoqeri. Por ky investim do te ishte afatgjate dhe do te sherbente per diversifikim te energjise ne Shqiperi, qe aktualisht varet 90% vetem ne hidrocentrale.

Cfare beri qeveria Rama nga koha e ardhjes ne pushtet me 2013 per te ndertuar nje rrjet minimal te shperndarjes ose depozitimi te gazit nga Azebaxhani qe kalon tranzit nepermjet Shqiperise drejt Italise? Pothuajse asgje. Me 15 Nentor 2020, TAP AG perfundoi zbatimin e tij (ERE, 2021) dhe ne dhjetor nisi shperndarjen ne Itali. ERE nxori vendimin nr.97, date 15.06.2020 per kodin e rrjetit te TAP qe mundeson transaksionet te kesaj linje transmetimi gazi. TAP nuk shperndan gaz ne Shqiperi, pasi mungon rrjeti shperndares. Vete ERE thote qe eshte urgjente ndertimi I rrjetit te transmetimit te gazit ne Shqiperi, pasi eshte me pak ndotes, por asgje reale nuk eshte ndertuar, ekzistojne vetem projete. Ne asnje plan vendor te qyteteve nuk ekzistojne planifikime te rrjetit te gazit apo terminale per furnizim. Pra, kemi nje burim energjie me cmim me te lire, me pak ndotes, dhe pa pasoja ne njerez dhe mjedis, por qeveria nuk ka bere asgje por kerkon te ndertoje nje dige te madhe, me pasoja te pallogaritshme ne njerez dhe mjedis dhe me kosto marramendese. 

Studimi I fizibilitetit nga Bechtel jo I besueshem

Gjate firmosjes se kontrates mes Bechtel dhe KESH (Balluku, 2021) per fazen e pare te HEC Skavice, me 05 Korrik 2021, Ministrja Balluku njoftoi kompania Bechtel qe do te kryeje studimin e fizibilitetit, do te “nxjerre” nje “produkt” qe te mjaftoje per te nisur fazen e dyte. Qe do te thote, nga Korriku 2021 deri ne nentor 2022, Bechtel do te dorezoje ne ministri nje studim ndikimi social dhe mjedisor, I cili me siguri, perkunder studimeve te deritanishme, do te thote qe projekti eshte I justifikuar prandaj duhet vazhduar me kontraten per ndertimin e diges, kuptohet me Bechtel, dhe jo nepermjet nje gare nderkombetare. Afermendsh korporata Bechtel qe ka firmosur nje kontrate e ka ne dore plotesisht te kryeje te gjitha studimet qe ta cojne ate ne nenshkrimin e nje tjetre kontrate, dhe pse ne kundershtim me te gjithe standardet dhe rekomandimet e organizmave nderkombetare sa I perket fushes se energjise ne vend dhe vet Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise. Dhe ne kundershtim me vete vullnetin e banoreve dhe llogjiken e shendoshe ekonimike.

Sipas Bankwatch, nje organizem qe merret me investimet ne Ballkan, “në korrik 2021, në dukje pa asnjë procedurë tenderimi, u nënshkrua një kontratë paraprake me.gjigantin e ndërtimit Bechtel për të kryer një hetim teknik, për të ndërtuar rrugë hyrëse për ndërtim dhe të kryejë një vlerësim të ndikimit mjedisor dhe social për projektin. Bechtel ka fituar famë në rajoni për përfshirjen e tij në një sërë projektesh të pasuksesshme dhe/ose me çmime të larta, që zakonisht jepen pa procese tenderimi. Kjo ngre shqetësime si për vlerën për paratë te projektit ashtu edhe për kuptimin e vlerësimit të ardhshëm të ndikimit në mjedis. Nëse marrëveshjet për projektin jane tashmë te kopsitur pas dyerve të mbyllura, atëherë dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis do te jape përgjigjen “e drejtë”, pavarësisht nga gjetjet e saj “reale” (Bankwatch, 2022).

Referencat

Balluku, B. (2021). HEC Skavica, nënshkruhet kontrata e fazës 1 mes KESH dhe Bechtel. Retrieved Jun 2022, from https://www.infrastruktura.gov.al/hec-skavica-nenshkruhet-kontrata-e-fazes-1-mes-kesh-dhe-bechtel/

Bankwatch. (2022). Learn more: bankwatch.org. Retrieved Jun 2022, from https://euagenda.eu/publications/flagships-or-red-flags-risks-of-proposed-flagship-infrastructure-projects-under-the-economic-and-investment-plan-for-the-western-balkans

Energjise, M. e. (2020). Balluku nënshkruan me kompaninë amerikane Bechtel, Memorandumin e Bashkëpunimit për HEC Skavica. Facebook. Retrieved June 2022, from https://www.infrastruktura.gov.al/en/balluku-nenshkruan-me-kompanine-amerikane-bechtel-memorandumin-e-bashkepunimit-per-hec-skavica/

ENERGY REGULATOR AUTHORITY. (2021). The Situation of the Power Sector and. Annual Report, Tirana. Retrieved June 2022, from https://ere.gov.al/images/files/2021/08/23/Annual%20report%202020.pdf

Gjiknuri, D. (2016). Ministri Gjiknuri: Po spekulohet qëllimisht mbi Skavicën. Retrieved June 2022 2022, from https://www.infrastruktura.gov.al/en/ministri-gjiknuri-po-spekulohet-qellimisht-mbi-skavicen/

Filed Under: Politike Tagged With: Firzileta Gjika

Grupi artistik “Rozafati”, shfaqje mbresëlënëse në New York

June 8, 2022 by s p

Grupi artistik “Rozafati” nën drejtimin e koreografes Angjelina Nika (Mjeshtëri Madh) manhiti të gjithë pjesëmarrësit në një shfaqje artistike mbresëlënëse në Manhattan në New York. Në festivalin e diversitetit multikulturor për të 13-tin vit me radhë organizuar në New York, përformanca e grupit shqiptar krahas grupeve të tjera, ishte shumë emocionuese. Në festivalin e mbajtur më 4 Qershor “Rozafati” mori pjesë me tre Valle tipike shqiptare që përmbledhin kulturalisht trashëgiminë tonë të shkëlqyer artistike. “Vallja e Shqipeve”, “Valle me motive te Kosoves” dhe “Valle me motive të Tropojës” u mirëpritën me entuziazëm të madh te të gjithë të pranishmit. Ishte vërtetë emocion i papërshkruar teksa vlerat e valleve e këngës shqiptare shfaqeshin krahas kulturave të tjera.

Grupi artistik shqiptar “Rozafati” përformoi pas grupit “Schotlands” duke u paraqitur me madhështinë e kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar. Aktiviteti artistik dhe kulturor në mbrojte të kulturës dhe trashëgimisë së shkëlqyer shqiptare, zhvillimin e talenteve shqiptare në muzikë e kërcim, ruajtjen e përçimin e traditës shqiptare në mërgatë e kanë kthyer koreografen Angjelina Nika (Mjeshtër i Madh) në një ambasadore të vërtetë të kulturës shqiptare në Amerikë e më gjerë.

Filed Under: Featured

VETËVLERËSIMI DHE PAMJA FIZIKE

June 7, 2022 by s p

Enxhi Beqiri

Counseling Psychologist, NY Licensed Aesthetician 

Contact: enxhi.beqiri94@gmail.com

-Improving self-esteem by improving physical attractiveness

-Confident/ How Looks Affect Self Esteem

-Educate and prevent Skin Cancer.

Te flasesh ne ditet e sotme per vetevleresimin eshte bere shume sfiduese, duke marre parasysh ndikimin e madh qe social media ka ne mbare boten dhe perdoruesit e saj vijne nga background te ndryshem social, kulturor, arsimor dhe akademik. Por cfare lidhje ka dhe si ndikon paraqitja ne vetvleresim? Si mundet permiresimi dhe rritja e vetvleresimit te realizohet nepermjet permiresimit te pamjes fizike?

Vetëvleresimi eshte menyra sesi ne vleresojme dhe perceptojme veten e vlerat tona. Te shumte jane faktoret qe ndikojne ne vetvleresim, duke perfshire ketu pamjen e jashtme, menyren sesi ne dukemi ne publik , edhe pse bukuria eshte relative dhe ka koncepte te ndryshme, serish njerezit jane te prirur qe te shkojne drejt saj e perfeksionimit. Jo gjithmone kjo lidhje eshte ne menyre te drejtperdrejte, por “presioni” psiko-emocional i koherave te sotme moderne, ben qe shpeshhere shumica e njerezve te bien pre ne kete gracke.

Ka shumë faktorë të ndryshëm që ndikojnë në vetëvlerësimin, duke përfshirë pamjen fizike. Bukuria dhe vetëvlerësimi janë shpesh të lidhura shumë për gratë, megjithëse shkalla e tërheqjes fizike të një burri për të tjerët mund të ndikojë gjithashtu në vetëvlerësimin e tij. Është e vështirë të përcaktohet marrëdhënia midis bukurisë dhe vetëvlerësimit, sepse jo të gjithë e përcaktojnë bukurinë në të njëjtën mënyrë. Për më tepër, është e vështirë të përcaktohet nëse njerëzit e bukur kanë vetëbesim më të lartë ose nëse njerëzit që kanë vetëbesim të lartë ndihen më të bukur. Në përgjithësi, këto dy koncepte janë të ndërthurura dhe te veshtira per tu ndare.

Sipas studimeve, tregohet se përmirësimi i një tipari fizik përmirëson qëndrimin, personalitetin dhe vetëvlerësimin.  Mirepo kur flasim per te bukuren, padyshim qe lekura, si organi me i madh i trupit tone ka nje rol shume te madh ne dukjen tone. Shpeshhere jemi gjendur ne vete ose miqte e te afermit tone ne situata ku na eshte dashur te luftojme e permiresojme lekuren ku te dikush shfaqet me akne, te dikush nuk ka teksture dhe ngjyren e njejte, te dikush shpeshhere eshte gjithmone e skuqur, dikush deshiron qe te kete me pak rrudha sepse  meriton te plaket me hijeshi etj.

Nisur nga keto dhe factore te tjere personale, pas studimit te gjate dhe te hollesishem rreth ketyre ceshtjeve dhe problematikave, me ne fund sot zoteroj certefikimin dhe licensimin per te punuar me lekuren e njerezve, permiresuar dukjen e tyre, ardhur ne ndihme dhe edukuar me gjeresisht sesi te kujdesemi per organin me te madh te trupit tone. Te mos harrojme  se kjo kujdesje dhe edukim qe synojme te japim nuk lidhet vetem me vetvleresimin dhe pamjen e jashtme por gjithashtu me shendetin e lekures.

Sipas statistikave, kanceri i lekures eshte me i shpeshtShtetet e Bashkuara te Amerikes, ku nje  (1) nder pese (5) amerikane do ta zhvilloje te pakten nje here gjate jetes se tij. 

Me nje background 5 vjecar ne Psikologji dhe licensim per te punuar dhe permiresuar lekuren e njerezve deshiroj tu vij ne ndihme kryesisht komunitet tone Shqiptar, me trajtime por edhe keshilla te perditshme qe ne terma te pergjithshme mund te duken te vogla por luajne nje rol te madh ne ngadalesimin e procesit te plakjes dhe trajtimin e konditave te tjera te lekures.

Filed Under: Sociale Tagged With: Enxhi Beqiri

Remarks by Ambassador Ferit Hoxha at the Security Council meeting on the situation in Ukraine

June 7, 2022 by s p

Thank you SRSG Patton for your insightful presentation.

Ms. Karbowska, you brought us a painful but much-needed perspective of civil society on what is still going on in Ukraine.

Thank you, Sherrie, for the tremendous work that Sesame Workshop is doing for children, throughout the world. We took note of your recommendations and thank you for highlighting the critical importance of early childhood support.

I welcome the participation of the President of the Council of the European Union, His Excellency, Charles Michel, to this meeting, another testimony of the importance of and pertinence of the issue under discussion.

Dear Colleagues,

The so called “special operation of Russia in Ukraine”, in reality, an unprovoked and unjustified aggression which is turning into a war of attrition, has entered its 4th month.

103 days have passed since the unacceptable and the totally avoidable war of choice begun. It continues to destroy the country with a devastating impact on the entire population.

Every day that the war goes on brings its lot of new victims, and every time we meet on this issue, we hear about the civilians being caught in conflict, mounting significant human rights abuses and crimes committed, and the unprecedented number of displaced people.

Nine thousand victims have been documented by the OHCHR so far, knowing that the real number if much higher.

6.8 million people have crossed the border of Ukraine. They did not ask for it; they were forced to abandon their lives and their routines overnight. The quickest and the most massive displacement in Europe since WWII. These are facts, not fiction.

Such massive displacement has created an environment that exacerbates inequality and vulnerability, in particular for those first and most affected, women, girls and children, who face sexual and gender-based violence, human trafficking and exploitation.

As the devastating escalation continues in Easter Ukraine, conditions worsen for civilians who seek shelter without basics, including water and, in many cases, cannot be reached with aid and cannot be evacuated safely. We have witnessed the depth of inhumanity in Mariupol; we hope not to see it elsewhere.

We would like to also express our deep worries with regard to thousands of children who, according to reports, have been deported to Russia and are being held in filtration camps.

International humanitarian law classifies the forced mass deportation of people during a conflict as a war crime.

We call for full clarity and independent investigation on this issue.

Colleagues,

Various assessments from actors on the ground reveal that the top concerns for women and girls include threats to physical safety from active conflict and continual bombardment; food insecurity; lack of access to healthcare, including the full range of reproductive health services, care for survivors of rape, and mental health.

Growing evidence of sexual violence is emerging by day from de-occupied areas. We know now from the findings in the liberated towns and cities in Kyiv Oblast, that civilians have been targeted, tortured, killed on a large scale and that women and girls have been subject of rape as a weapon of war.

There have been multiple reports and accounts of Russian soldiers breaking down the doors of cellars and basement where people were sheltering and have raped women. Some of such despicable actions have taken place in front of their children.

Also, Ukrainian authorities have repeatedly reported cases of rape and sexual violence in Non-Government Controlled Areas of Ukraine. Human Rights Watch has documented alleged war crimes, including rape.

As other towns and villages remain occupied, only limited evidence reaches the outside world. What was discovered in Bucha and Irpin raises concerns for the safety of women and girls in other Russian occupied towns cut off from the outside world.

We reiterate our call for detailed investigation on what amounts to a systematic element in attacks on civilians committed by soldiers.

Colleagues,

Conflict-related sexual violence is a despicable act, it is a war crime. All documented cases of sexual violence must undergo rigorous investigation. Accountability cannot and should not be an option but a must.

We strongly support the work of ICC, which has deployed teams on the ground for evidence collection on serious crimes, war crimes, genocide, crimes against humanity, including sexual abuse of women and children. We look forward to the visit of the Commission of Inquiry that will start tomorrow.

The documentation of sexual violence should be a standardized process. All must be done to collect credible, relevant, and reliable information on sexual violence in a manner that empowers survivors and strengthens accountability mechanisms.

It is vital that all efforts are made to ensure protection and the provision of life-saving and recovery services for survivors of sexual violence in Ukraine, including access to sexual and reproductive health and rights. We need to adopt survivor-centered approaches to empower the survivors and address problems related to their stigmatization.

Colleagues,

Increased risk of vulnerability goes hand-in-hand with human trafficking.

Reports are showing that there is a high risk of trafficking for sexual exploitation at borders especially for children and young women often not accompanied by other family members.

Taking advantage of the human drama as a result of aggression, as we heard from SRSG Paton, traffickers proliferate with false promises of employment, security, stability, in all kinds of efforts to lure victims into a situation of exploitation.

Greater collaboration is needed with border agencies and government partners to strengthen prevention mechanisms.

Dear colleagues,

Ukrainian people want the war to stop. They want to return to their homes, reunite with their loved ones, rebuild their lives, safely and securely, in peace. We wish for the same.

Let’s help Ukrainians, particularly, women and girls, go from nightmares to normal lives, to dreams. Only Russian tanks, missiles and soldiers stand on their way.

This war should have never started. It must stop.

But for as long as our calls will go unheeded, we must prioritize and ensure the protection of civilians, women and children, gather evidence and ensure accountability.

One day proof will reach the court and perpetrators will be held accountable.

Thank you

Filed Under: Komente Tagged With: Ferit Hoxha

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT