• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2022

Presidentja Osmani dhe zv. kryeministrja Gërvalla- Schwarz takuan sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg

September 22, 2022 by s p


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe zv.kryeministrja Donika Gërvalla- Schwarz, njëherësh ministre e Jashtme dhe e Diasporës, gjatë vizitës në New York, takuan sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg.

Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, ka theksuar Presidentja Osmani në takim me sekretarin Stoltenberg. Sipas Presidentes Osmani qëllimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në komunitetin euroatlantik.

Presidentja Osmani në takim me shefin e NATO-s, tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe e cilësoi anëtarësimin në këtë organizatë, prioritet shtetëror të Kosovës, si një parakusht për sigurimin e paqes në rajon, ashtu edhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se këtij hapi duhet t`i paraprijë përfshirja e Kosovës në Partneritetin për Paqe. Në këtë kontekst, e përmendi faktin se Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila po zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-s, do t’ia mundësojë Kosovës një rol aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.

Sa i përket agresionit të Rusisë në Ukrainë, Presidentja Osmani tha se  Kosova ka dënuar luftën e paprovokuar të Putinit kundër Ukrainës dhe se është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka theksuar nevojën e bashkërendimit të shteteve demokratike në rajon me NATO-n për të siguruar një mjedis të sigurt dhe për të ndaluar veprimet destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve të saj.

Filed Under: Analiza

KUJTESA HISTORIKE

September 22, 2022 by s p

Flamur Gashi/

22 qershor 1998, Rajë – Malësi e Gjakovës.

Komandant Mujë Berisha, Elmi Berisha, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe unë.

Rajë – Malësi e Gjakovës, duke pritur tragetin për kthim në Tiranë, një ditë pas ceremonisë së “BETIMIT”të Brigadave “134” dhe “137” të UÇK-së, në fshatin Papaj të Malësisë së Gjakovës!

Këtë ditë, vetem 2-3 km pasi zbritem nga trageti, u bë atentati i parë ndaj Ministrit Ahmet Krasniqi. Në makinë ishim: Ahmet Krasniqi, unë, Leonora Jakupi dhe Hilmi Nebiu…

Kolonel Ahmet KRASNIQI

(Ish Ministër i Mbrojtjes i Rep. së Kosovës)

“Hero i Kosovës”

(nga Presidenti i Republikës së Kosovës)

Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

(nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë)

Ministri, Komandanti dhe miku im i shtrenjtë !

Bacë, u bënë 24 vite nga vrasja kriminale dhe antikombëtare, që tu bë në mes të Tiranës !

Krenar me ty, BACË !

……………………………………………….

Filmi Dokumentar “KOLONELI”:

Skenari – Skender Zogaj (Pjesa e parë)

– Zekë Sinanaj (Pjesa e dytë)

Konsulent – Skender Zogaj

Regjisor Fatos Lokaj

……………………

Pjesa e parë:

………………….

Pjesa e dytë:

………………………………………………….

#JamShqiptar….🇦🇱❤🇽🇰

Filed Under: Opinion

24 vite nga rënia e komandantit legjendar, Fehmi Lladrovci

September 22, 2022 by s p

Bujar Leskaj/

24 vite më parë, një ditë përpara se të jepte jetën së bashku me bashkëshorten e tij Xhevën, komandanti legjendar, Fehmi Lladrovci u tha bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së: “Ku ka ditë më të mirë se sot për të vdekur për atdhe. Mos u frikësoni, kush e ka dekën ka për të rënë në altarin e Lirisë. Kemi për të bërë luftë, që do të futet në analet e historisë.”

Të nesërmen në 22 shtator 1998, komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortja e tij, luftëtarja sypatrembur, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, ranë heroikisht, në një betejë të pabarabartë me forcat serbe.

Heronjtë e eposit të qëndresës së Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike e të njohura të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, gjithashtu komandant Fehmi Lladrovci dhe nje luftetar i shquar i Kroacise .

Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit kjo brigadë mori pas rënies së tij heroike.

Fehmi Lladrovci nuk ishte vetëm luftëtar. Intervista e Fehmi Lladrovcit dhënë gazetarit anglez të BBC World, në maj të vitit 1998, shpreh tërë filozofinë politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deklarimit të gazetarit të huaj se: “…për serbët ju jeni terroristë”, Fehmiu, do t’ia kthejë:

“Mirë, le të argumentojnë serbët vetëm një akt të terrorizmit të ushtruar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndërsa ne mund t’i numërojmë mijëra raste të terrorit të bërë nga falangat serbe mbi popullatën e pambrojtur shqiptare. Le të tregojnë ata vetëm një njeri të pafajshëm , i cili është vrarë nga UÇK-ja, një njeri të paarmatosur, një fëmijë apo një grua, kudoqofshin ata në territorin e Kosovës. Armët nuk i kemi marrë në dorë për të luftuar kundër popullatës serbe që jeton në Kosovë. I morëm kundër regjimit serb dhe kundër forcave policore dhe ushtarake serbe që janë në Kosovë”.

Ndërsa pyetjes së këtij gazetari se: “A do të vdiste për Kosovën?”, ai, me një buzëqeshje karakteristike, do t’i përgjigjej: “Me gjithë dëshirë. Ky do të ishte nderi më i madh për mua!”

Dhe vërtet, komandanti i shquar i UÇK-së nuk ngurroi të derdhte gjakun për Kosovën, lirinë e pavarësinë e saj, për të hyrë në Panteonin e përjetësisë e të nderit të heronjve të çështjes sonë kombëtare dinjitoz krahas Komandatit te Pergjithshem te UÇK-së ,Heroit Adem Jashari dhe deshmoreve te tjete te kombit shqiptar !

Për Fehmi Lladrovcin, bashkëshorten e tij, Xhevën dhe epopenë e UÇK-së, studiuesi, gazetari, shkrimtari, ish- kryetari i LPK, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare dhe drejtues i UÇK, z. Bedri Islami ka shkruar librin “Përjetësia e dyfishtë: Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme”.

Ne komunen Drenas eshte vendosur Monumenti madheshtor i heronjve , çiftit Lladrovci në Sheshin e Madh të heronjve te kombit .

Filed Under: Politike

TRI VEPRA STUDIMORE NGA SHKUPI DO TË PROMOVOHEN SONTE TE VATRA

September 22, 2022 by s p

Sonte më 22 Shtator 2022, në orën 7 PM në Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA” në New York, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, do të bëjë promovimin e disa titujve studimotë shumë të rëndësishëm për historinë tonë kombëtare.

Me këtë rast, për herë të parë do të promovohet vepra “Shkupi, vetë historia e Kosovës”, një ngjarje ekskluzive për shqiptarët e Amerikës. Vepra e autorëve Skender Asani, Mehmet Prishtina dhe Albert Rama, vjen si raport i diplomatëve italianë të kohës dhe është dëshmia më e fuqishme dhe më e freskët e pranisë dhe e autoktonisë shqiptare në Shkup.

Libri “Bisedime mbi -Historin bujqësore të Shqipnis-“ që do ta promovojmë, i autorit Eqrem Bej Vlora, përgatitur për botim nga Albert Ramaj e Skender Asani, paraqet vlerat e mendimit intelektual shqiptar mbi problematika që ishin më pak të trajtuara në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, siç ishte, bie fjala, çështja e tokës dhe sidomos menaxhimi i saj në pikëpamje agroteknike.

Vepra tjetër voluminoze dyvëllimëshe është “Propozime për drejtshkrimin”, e cila promovohet me rastin e shënimit të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, që paraqet një jubile të madh të gjuhës sonë standarde. Vepra që vjen përmes një bashkëpunimi me Shoqatën e Gjuhësisë Shqiptare, përmbledh gati të gjitha këshillat, sugjerimet, vërejtjet dhe kritikat për gjuhën standarde, gjithë kjo e thënë me gjuhë të argumentuar shkencore dhe me dashamirësi për ta përkryer standardin gjuhësor.

Ky aktivitet i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, zhvillohet në kuadër të “Javës Kulturore në SHBA” në datat 20-25 shtator 2022.

Filed Under: Opinion

FEDERATA VATRA PROMOVOI LIBRIN HISTORIK TË FAMILJES QAFA “IN THEIR FOOTSTEPS”

September 22, 2022 by s p

Sokol Paja/

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra promovoi ditën e Mërkurë më 21 Shtator 2022 në Selinë Qëndrore në New York, librin historik mbi familjen patriotike dhe antikomuniste Qafa. Libri i sapo dalë nga botimi “IN THEIR FOOTSTEPS” përshkruan historinë e Familjes Qafa, rrugëtimin nga Kosova në Amerikë, lufta antikomuniste në vitet 1949-1958 e patriotit Pjetër Çup Qafa në malet e Shqipërisë si rezistencë kundër komunizmit në Shqipëri. Në këtë libër përfshihet edhe historia e jetës së Simon Qafës, nga Kosova, Vatikani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha në fjalën përshëndetëse deklaroi: “Ky libër është jeta e vërtetë dhe reale të Simon Qafës. Ky libër është thesar për Vatrën dhe shqiptaro-amerikanët. Jam krenar që të kemi shok e mik e bashkëpunëtor o Simon. Keni shërbyer familjarisht për çështjen kombëtare. Keni dëshmuar trimëri e guxim, besnikëri e patriotizëm. Ky libër është një kontribut i shkëlqyer dhe mirënjohje për këto histori. Si shqiptaro-amerikanë jemi falenderues e mirënjohës” deklaroi z.Berisha.

Presidenti i Nderit të Vatrës z.Agim Rexhaj u shpreh se ky libër është promovim i një patrioti vatran. Ne emër të familjes Grishaj dhe nënkryetarit Alfons Grishaj përcolli urimet më të përzemërta. Z. Rexhaj shpjegoi për të pranishmit se që në fillim të viteve 90 kishte takim me familjen Qafa, me Kujtim Qafën e më vonë me Simonin. Familja Qafa ka pasur rol të rëndësishëm në fushatat dhe protestat për Kosovë e Shqipëri, tha z. Rexhaj.

Sekretarja e Vatrës Zonja Nazo Veliu u shpreh se trimat dhe patriotët Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë. Po të na mungonin ata ne nuk do ekzistonim. Ky libër është një iniciativë për të treguar historinë shqiptare, të kaluarën tonë të lavdishme dhe kontributin e familjeve të mëdha shqiptare për historinë e kombit tonë, përfundoi Zonja Veliu. Studiuesi Dr. Paulin Marku u ndal te kontributi i familjes Qafa për të ruajtur gjuhën kulturën traditën, identitetin dhe historinë shqiptare. Në këtë libër tregohet lufta për shqiptarinë që nga koha e periudhës osmane, serbët dhe përballja me komunistët. Betejat dhe persekutimi i familjes Qafa për të mos u nënshtruar as pushtuesve as komunistëve. Ky libër paraqet fakte dhe dëshmi për përsekucionin e që na tregojnë rrugëtimin e gjatë të familjes Qafa për liri. Ky libër shërben për të ndërgjegjësuar të huajt për ferrin komunist që jetuan shqiptarët, tha Dr. Marku.

Autori i librit Luis Romano shpjegoi rëndësinë e librit, befasinë për kontributin e familjarëve Qafa dhe historinë e lavdishmetë shqiptarëve. ” I dua shumë shqiptarët. Gruaja ime është arbëreshe. Patriotizmi i Simon Qafës është në damarët e tij” tha ndër të tjera Romano. Personazhi i librit, Vatrani i spikatur,

Simon Qafa, kryetari i Vatrës Dega Hudson Valley, zbuloi rreth librit të ardhshëm kushtuar luftës antikomuniste në vitet 50 në Shqipëri. Ky është një libër personal. Ky libër është rrugëtim i familjes sime dhe familjeve që kanë pasur të njëjtin fat.

80 % e librave i kanë blerë Amerikanët. Libri u shkrua në anglisht për ti treguar botës çfarë kanë vuajtur shqiptarët. Lavdi Zotit që ekzistojmë si komb pasi kemi kaluar në shumë vuajtje e persekucione, tha ndër të tjera Simon Qafa. Në përfundim të përurimit të librit, kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha shtroi një darkë në nder e respekt të Simon Qafës jo vetëm si urim për librin, por edhe mirënjohje për kontributin e Simon Qafës në Vatër, në komunitetin shqiptar dhe vlerësim për familjen Qafa për çështjen kombëtare.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT