• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2022

Myrto Uzunit, te gola per nje puthje

September 1, 2022 by s p

Pergatiti: Albano Kolonjari/

Ishte nata e sulmuesit te Kombetares Shqiptare Myrto Uzunit, i cili realizoi hat-trikun e shumëpritur, duke sjellë përfundimisht festën në tribunë. “Vala”, e tifozeve filloi duke ndriçuar tribunat me elektrikun e celularit, duke kënduar himnin e 80-vjetorit dhe brohoritjen e emrit të trajnerit, ndersa ai sulmuesi kuqezi vrapoi tek tribunat duke festuar golin e trete me te dashuren e tij. Ishte kulmi i një nate që ka emocionuar edhe një herë futbolldashesit  e Granadës te cilet me vetëm tre ndeshje të luajtura e shikojne vete krye duke rritur besimin per nje rikthim te shpejte ne elite. Por Divizioni i Dytë është shumë i gjatë. Prandaj, piano , piano.

Myrto Uzuni kaloi rojiblancos në avantazh pas 30 sekondash pas presionit të lartë ne zonen kundershtare, duke shenuar keshtu edhe nje rekord personal por edhe per ekipin e tij Granada. Nuevo Los Cármenes, i cili pësoi humbjen e parë këtë sezon, dhe ate ja shkaktoi Myrto Uzuni, i cili realizoi edhe dy gola te tjere nga pika e bardhe e 11 metrave. Granada CF është tashmë lideri i vetëm i LaLiga. Djemtë e Aitor Karankës arritën një fitore të pastër, të shëndoshë dhe të merituar kundër Villarreal B (3-0) në një duel të shënuar nga fillimi i tyre i mrekullueshëm që i bëri ata të fitonin 2-0 pas dymbëdhjetë minutash. Por përtej rezultatit, u pa imazhi i një skuadre kompakte ishte edhe një herë nota mbizotëruese e një skuadre që nuk ka pësuar ende pak pësuar dhe që i shtyu tifozët të brohorisnin, ndoshta shumë shpejt, “po, dreqin, le të shkojmë të ngjitemi”.  “Mbreti: i ndeshjes ishte Myrto Uzuni. Sulmuesi kuqezi realizoi nje ndeshje prefekte, gol pas 30 sekondash loje, 2 penallty te rembyera dhe te realizuara me saktesi. Pas golit te trete Uzuni vrapoi tek tribunat ku festoi duke perqafuar dhe puthur e faqe to fejuaren e tij Uanda Hyseni. Ne kete takim Uzuni u vleresua me note 9.3.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari

Kosova para 31 viteve: Shqiptarëve edhe shkollat ua mbylli Serbia okupatore

September 1, 2022 by s p

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 1 Shtator 2022/ Në Kosovë para 31 viteve shqiptarëve edhe shkollat ua mbylli e ndaloi Serbia okupatore.      

 Gazeta e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga pushteti okupues serb të gazetës së vetme të përditshme shqipe në Kosovë Rilindja, para 31 viteve – në numrin e 3 Shtatorit 1991 në ballinë në kryetitull shkruante se “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë”, ku theksonte: “Për nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë shumëkund dyert e shkollave ishin të mbyllura.-Në shkollat e mesme e fillore të Prishtinës e në shkolla të tjera të Kosovës, pos drejtorëve të dhunshëm e inspektorëve jolegjitimë, në mbikëqyrjen e situatës dhe në pengimin e mësimit u angazhuan edhe punëtorë të sigurimit shtetëror dhe milicia serbe”.

“Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”, ishte një nga titujt tjerë të ballinës së gazetës “Bujku”, me mbititull “Federata Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut për Kosovën” e me nëntitull: “Në kuadrin e nënkomisionit të OKB-së kundër diskriminimit dhe për mbrojtjen e minoriteteve në Gjenevë, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut u paraqit me një material të dokumentuar për format e ndryshme të diskriminimit që pushteti i Serbisë po i ushtron mbi shqiptarët”.

Në numrin vijues gazeta shkruante: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla…”.  Këtë e lexoja nga gazeta edhe derisa flisja në një dokumentar para 29 viteve, kur në Kosovë, nga 24 Maji deri në  3 Qershor 1993, zhvillohej një grevë e madhe e urisë e gazetarëve dhe shkrimtarëve shqiptarë, në kërkim të lirisë dhe në mbrojtje të fjalës shqipe, Ndërmarrjes Rilindja, në kohë të stuhishme, të rënda të pushtimit e të dhunës së egër nga regjimi okupues serb në Kosovë.

Dita e fillimit të grevës ishte pikërisht një vit pas zgjedhjeve të para pluraliste presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992 në kërkim të vendosjes së pushtetit të Kosovës në Kosovë, kur Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i parë i Republikës, në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 Shtator 1991, në të cilin për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur u deklaruan 99,87 për qind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim.

 Trokëllima e teleksit të raportimeve, që nga dita e zgjedhjeve të para e historike pluraliste në Kosovë i bëja nga Prishtina në Tiranë, hapë filmin dokumentar të xhiruar gjatë grevës njëmbëdhjetëditëshe.

Derisa zhvillohet greva e urisë e gazetarëve e shkrimtarëve shqiptarë në Pallatin e Shtypit Rilindja në Prishtinë, flas në dokumentar:  “Këtu është zyra e teleksit të Rilindjes. Nga ky teleks për çdo ditë dërgojmë raporte, informata për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në Tiranë. Ja, në këto momente jemi duke u përpjekur ta marrim lidhjen…Presim… Lidhjet janë tepër të dobëta…”

Lexoj nga lajmi që sapo kisha dërguar në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë: “Para mbrëmjes, përfaqësuesi i Misionit të KSBE-së në Kosovë erdhi në Rilindje dhe po bisedon me Këshillin Grevist. Deri tash nuk ka ende asgjë nga ajo që pritej për sot, arritja e marrëveshjes konkrete. Bisedat vazhdojnë, ndërsa vazhdon edhe dita e tetë e grevës së urisë e Adem Demaçit dhe grevistëve të tjerë për mbrojtje të lirisë dhe fjalës shqipe. Qëndrimet serbe që na i prezantoi misionari i KSBE-së janë të papranueshme për Këshillin Grevist dhe për kolektivin e Rilindjes…Tashmë janë vendosur edhe rojet e armatosura civile serbe në portën e Rilindjes…”

KSBE ishte mision  evropian, që tash është OSBE. Emri zyrtar i OSBE-së para vitit 1995 ka qenë Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE).

Në atë mbrëmje të 31 Majit 1993, të ditës së tetë të grevës së urisë, dr. Gani Demolli, themelues i shërbimit mjekësor  “Nëna” në kohën e dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve edhe nga spitalet, derisa po kujdesej për shëndetin e grevistëve duke qëndruar ditë e natë pranë tyre po bënte me kamerën e tij edhe një film dokumentar dëshmi kohe për rezistencën deri në flijim, për lëvizjen gjithëkombëtare për liri e pavarësi.

“Greva e urisë” është titulli i dokumentarit që u bë derisa ajo po zhvillohej në kundërshtim të regjimit të dhunës serbe, i cili pasi ndaloi gazetën tradicionale Rilindja, të vetmen të përditshme shqipe në Kosovë, po ia merrte për ta tjetërsuar e shndëruar në ndërmarrjen fantome “Panorama” të instaluar nga Beogradi edhe gjithë pronën, përfshirë pallatin 18 katësh në qendër të Prishtinës.

“Më 20 Maj 1993 regjimi serb me dekret të posaçëm ‘Rilindjen’ të vetmen Ndërmarrje Gazetare Botuese në gjuhën shqipe e shendërroi në ‘Panorama’”, shkruhet në fillim të filmit dokumentar.

Në dokumentarin e kohëve të kërkimit të lirisë, “Greva e urisë 1993” në Pallatin e Shtypit Rilindja në kryeqytetin e Kosovës, në ekran, shfaqen emrat e disa prej shumë grevistëve, që iu bashkuan Adem Demaçit: Ali Podrimja, Zenun Çelaj, Bardh Hamzaj, Nehat Islami, Shaip Beqiri, Idriz Ulaj, Milazim Krasniqi, Abdullah Konushevci, Bajram Kosumi, Vezir Uka, Shkëlzen Stublla,  Halil Matoshi, Blerim Shala, Besim Rexhaj, Gani Gashi, Shpend Vinca, Haqif Mulliqi, Agim Zogaj, Muhamet Ahmeti…Shfaqen pamjet e njerëzve dhe kohëve të rezistencës, të lëvizjes e luftës për Kosovën e lirë e të pavarur.

Në dokumentar për kërkesat e Këshillit Grevist gjatë një konference për shtyp flet kryeredaktori i atëhershëm i revistës letrare “Fjala”, që e botonte Ndërmarrja Rilindja, Milazim Krasniqi. “Ato kërkesa janë në funksion të mbrojtjes së Institucionit të Rilindjes dhe  të shtypit të lirë…”, thekson ai.

Ishte kohë okupimi, shqiptarët ishin dëbuar  kolektivisht nga puna e nga institucionet, nga universiteti, edhe fëmijtë shqiptarë ishin dëbuar nga shkollat e çerdhet, foshnjoret…

Edhe në atë kohë, poeti Ali Podrimja në grevën e urisë në mbrojtje të fjalës shqipe, kishte një përjetim lirie si ëndërr në barrikadimin në Pallatin e Rilindjes. Në dokumentar shihet e degjohet tek këndon-reciton me buzët shkrumb etje e urie vargjet që sapo i krijonte:

“SHIKIMI NGA DRITARJA

Nëse shkojmë mos na vajtoni

Vetëm na këndoni

Se lirinë e përjtuam nga brenda”.

Në dokumentarin për grevën, në rrëfimin e nisur pranë teleksit të raportimeve për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në ambientet e grevës së urisë, them edhe këtë: “Grevistët e urisë në Pallatin e Shtypit, të vetmin kontakt me jashtë Pallatin e kanë shikimin në botë nga këto dritare. Ata janë ngujuar qe tetë ditë këtu, janë barrikaduar këtu, për fjalën e lirë shqipe…”

Në filimin dokumentar shihet: Data 31 Maj 1993, ora e mbrëmjes vonë, rraplloj dyerte mbyllura për shqiptarët nga serbët e armatosur, në shtëpinë tonë, të Rilindjes… Dua t’i hap…

E rezistenca,  greva e urisë vazhdonte në Pallatin e Shtypit Rilindja, që nuk mbeti vetëm kështjellë e rezistencës dhe ëndërrave të mëdha: Pas luftës – në liri e pavarsi u bë ndërtesë qeveritare e shtetit të Kosovës…

Para Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë, i cili ishte edhe seli raportimesh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare që nga fillimi nga zyrat e gazetës së rezistencës “Bujku”, në 23 Maj 2015 u ngrit dhe u përurua  shtatorja e themeluesit të shtetit shqiptar, firmëtarit të parë të Deklaratës së Pavarësisë së shpallur në Vlorë para më shumë se 100 viteve, Ismail Qemalit.

Gazeta rezistencës – e vetme e përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë, “Bujku”,  dilte nga 18 Janari i vitit 1991, dhe si kryeredaktor i parë-themelues i saj nisëm e themeluam edhe bashkëpunimet e para të medias Kosovë-Shqipëri duke marrë e botuar që nga numri i parë informacionet nga Agjencia Telegrafike Shqiptare e pastaj edhe si korrespondent i saj.

Zyra e teleksit në Pallatin Rilinda në ambientet e gazetës “Bujku”, prej nga raportoja ditë e natë, u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë…

 “NA E MORËN SHKOLLËN…”

Para 31 viteve, në 2 Tetor 1991, kam shkruar këtë skicë me titull “Na e morën shkollën…”, botuar të nesërmen – në 3 Tetor 1991 në gazetën e rezistencës “Bujku”:

Dy tetor ’91, ora tetë e tridhjetë e pesë, gjashtë, shtatë…minuta. Përjashta shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në rrugë, shumë fëmijë – nxënës, edhe arsimtarë e prindër të fëmijëve shqiptarë. Te dyert e shkollës – policia.

Brenda në shkollë, nga dritaret e mëdha, shihen klasët e zbrazëta, edhe klasë ku mësim ka vetëm – serbisht.

Nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë nuk u lejohet të hyjnë në shkollë. Në sytë e fëmijëve lotët: “Na e morën edhe shkollën…”

Fëmijët serbë e malazez nga dritaret e shkollës i gërgasin fëmijët shqiptarë, ua ngrenë tre gishtërinj, i shajnë…(O zot, a edhe fëmijët i mbushën mizori, si mundet i madhi t’ia jepë të voglit atë mësim të keq?!)

Fëmijët shqiptarë as që shikojnë andej. I shikojnë punët e veta dhe protestojnë qetë, me urti. Nuk ua tremb qetësinë as aeroplani ushtarak plot zhurmë që fluturon mbi qytet, mbi kokat e tyre. Duket se asgjë më nuk u bën përshtypje, nuk i tremb, as ai “zog frikësimi” në hava.

Qëndrojnë, protestojnë, nuk pajtohen kurrësesi t’ua marrin shkollën.

            Shkollën me emrin e bukur të tribunit Hasan Prishtina. Ai ua mëson nga përjetësia e librat edhe këtë trimëri të urtisë…

NË GJYQIN NDËRKOMBËTAR TË HAGËS DËSHMI EDHE MBYLLJA E SHKOLLAVE SHQIPE NË KOSOVË

E nxjerrë, me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, nga gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës së ndaluar Rilindja, gazeta e përditshme “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, nisi të dalë në 18 Janar 1991 dhe doli deri në prag të vitit 1999, kur edhe ajo u ndalua dhunshëm nga administrata dhe forcat okupatore serbe.

Edhe në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës, ku kishte përfunduar për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit presidenti serb Slobodan Milosheviç – i njohur edhe si “kasapi i Ballkanit”, në Maj të vitit 2002 Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka folur për okupimin që iu bë Kosovës dhe dhunën e egër të forcave serbe, edhe për dëbimin e shqiptarëve nga puna, mbylljen e shkollave dhe universitetit  shqip, mbylljen e Radio Televizionit të Prishtinës në gjuhën shqipe dhe ndalimin e gazetës Rilindja – të vetmes gazetë të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë. Dr. Rugova ka theksuar se pas mbylljes së shkollave fillore, të mesme dhe Universitetit u organizua sistemi i mësimit në shtëpitë private që bota e ka quajtur “sistemi paralel” dhe se kjo ka vazhduar deri në vitin 1999…

KOSOVA PARA 23 VITEVE, FESTA E KTHIMIT NË SHKOLLA E UNIVERSITET

 Në vitin e madh 1999 të lirisë së Kosovës,  në 2 Gusht para 23 viteve, ndodhi edhe festa e kthimit të gjysëm milion nxënësve, studentëve e mësuesve shqiptarë në shkolla dhe universitet, prej nga ishin dëbuar në fillimin e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.  Ky është lajmi që e raportoja  nga Prishtina në Tiranë në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-08-02.ata.html

[08] Albanian pupils and students return back to their school buildings

 PRISHTINE, August 2 (ata) – ATA correspondent in Prishtine, Behlul Jashari reports: Over half a million Albanian pupils, students and teachers of Kosova returned today to school premises from which they were expelled by Serbs 9 years ago.

In the ceremony held on this occasion in the Prishtina University, in the square in front of the Philological Faculty, a festive concert was performed in the presence of thousands of students and citizens. /p.ta/xh/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

Filed Under: Reportazh

Kryeministri Kurti: Një brez i ri shqiptar po fillon rrugën e dijes me Abetaren e Përbashkët Unike

September 1, 2022 by s p



Gjakovë, 1 shtator 2022

Një brez i ri shqiptar, po fillon rrugën e dijes me Abetaren e Përbashkët Unike. Kështu po materializohet frymëzimi i trashëguar ndër breza, që na ka mbajtur të lidhur gjithmonë, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e përurimit të Abetares së Përbashkët Unike.

Në ceremoninë e organizuar në Gjakovë, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, Evis Kushi dhe Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci, Kryeministri Kurti kujtoi angazhimin ndër breza për ruajtën e gjuhës shqipe. 

Në ditë si këto, duhet kujtuar puna e sakrifica e të gjithë atdhetarëve, intelektualëve të pathyeshëm, albanologëve të pakompromis, studiuesve, mësimdhënësve e kontribuuesve të parezervë, grave e burrave, që në kohët më të vështira, e ruajtën gjuhën tonë shqipe, pasurinë tonë të përbashkët, tha ai. 

Jam i lumtur andaj sot që kemi në duar këtë abetare, për të cilën u zotuam me marrëveshjen nga mbledhja e përbashkët e dy Qeverive tona në nëntor të vitit të kaluar, shtoi kryeministri Kurti. 

Kryeministri theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë, e këtë po e bëjmë në bashkërendim me Qeverinë e Shqipërisë. Sepse vetëm bashkë, krah për krah me njëri-tjetrin, mund t’i shtyjmë përpara interesat tona për zhvillim e përparim në çdo fushë, tha ai. 

Qeveria e Republikës së Kosovës së bashku me institucionet e Republikës së Shqipërisë ka përgatitur edhe tekstin e nivelit të parë “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” dedikuar fëmijëve tanë në mërgatë, që do të shpërndahet gjatë muajit shtator. 

Filed Under: Interviste

Kosova dhe Serbia fillojnë zbatimin e marrëveshjes për dokumentet e identifikimit

September 1, 2022 by s p

ZERI I AMERIKES


Nga orët e para të së enjtes, në vendkalimin kufitar në Merdarë që lidh Kosovën me Serbinë, qytetarët nga të dyja anët po e kalojnë kufirin vetëm me karta të identitetit. Autoritetet serbe kanë ndaluar lëshimin e dokumentit për hyrje dalje për shtetasit e Kosovës, pas rreth 11 vjetësh, ndërsa Kosova hoqi dorë nga synimi për të vendosur masat reciproke për këtë çështje.

“Kaluam shkëlqyeshëm, shumë më mirë nga sa e mendoja, janë shumë të kulturuar dhe të këndshëm, është mirë”, tha Branislav Berçan, një shtetas i Serbisë që kaloi kufirin në Merdarë të enjten.

“Këtu mua më ka ndodhur ta them të vërtetën që 13 orë kam pritur para tri vitesh për të hyrë nga Serbia në Kosovë, tash sa vite e pamundur ka qenë të mos presim tri apo katër orë për të hyrë në Kosovë, por edhe dalja nga Kosova ka qenë e njëjtë. Kjo do të thotë është një lehtësim shumë, shumë i mirë për neve dhe shpresoj që do të funksionojë”, thotë Ragip Imeri, një qytetar i cili ka vite që kalon nëpër këtë vendkalim kufitar.

Autoritetet serbe kanë vendosur njoftime në vendkalimet kufitare në të cilat thuhet se mundësimi i kalimit të kufirit me dokumente të identifikimit të lëshuara nga Kosova bëhet “për arsye krejtësisht praktike”, që liria e lëvizjes të bëhet më e lehtë, bazuar në Marrëveshjen për lëvizje të lirë, por kjo nuk e paragjykon statusin politik të Kosovës.

Dakordimi i së shtunës në Bruksel, pasoi një periudhë përpjekjesh diplomatike amerikane dhe evropiane për të shmangur tensionet në terren që shpërthyen më 31 korrik pas reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës, një veprim që zbatohet nga Beogradi për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi tash e rreth 11 vjet me radhë.

LEXONI EDHE KËTË

Borrell: Kosova dhe Serbia bien dakord për dokumentet e identifikimit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, mirëpriti sic shkroi në Tëitter, “fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbi dokumentet për hyrje – dalje. Liria e lëvizjes është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen e ndërsjellë në qendër. Presim të shohim përparim në çështjet tjera në muajt në vazhdim”.

Nga sot rrjedh afati dy muajsh për konvertimin e targave të makinave për qytetarët serbw që përdorin targa të lëshuara nga Serbia me akronimet e qyteteve të Kosovës të kohës së Jugosllavisë. Me vendimin e qeverisë përdoruesit e këtyre targave duhet t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës RKS.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje të enjten qytetarëve serbë në Kosovë që të shfrytëzojnë këtë periudhë për konvertimin e targave.

“Targat e lëshuara nga Serbia PR, KM, PZ, GL, UR dhe PE janë trashëgimi e (Slobodan) Millosheviçit. Kjo trashëgimi është barrë që nuk do të duhej ta mbani ju. Përveç kësaj, ajo po synon t’ju mbajë në të kaluarën dhe të izoluar. Konvertimi në targa RKS eliminon këtë barrë dhe ju siguron lëvizje të lirë, të pa penguar dhe pa paragjykime në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Kurti një video-mesazh në gjuhën serbe.

Vendimi kundërshtohet nga Beogradi. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia arriti më të mirën e mundshme nga marrëveshja me Prishtinën për dokumentet e identifikimit, ndërsa duke komentuar paralajmërimet e kryeministrit Kurti lidhur me targat e makinave tha se “ai dëshiron konflikte dhe probleme të vazhdueshme”.

“Nuk shoh ndonjë zgjidhje në këtë moment dhe me një shtator ata (autoritetet e Kosovws) do të vazhdojnë fushatën e tyre dhe do të provojnë t’i detyrojnë serbët që jetojnë në Kosovë t’i ndryshojnë targat e makinave. Nuk mendoj se do të kenë sukses në këtë gjë. Kurti ka thënë gjatë bisedimeve në Bruksel se beson që do të arrijë sukses të madh dhe se është i sigurt që serbët do të pranojnë idenë e tij për të zëvendësuar targat ‘KM’, do të shohim”, ka thënë presidenti Vuçiç.

Në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, përgjatë ditës janë parë disa afishe në kundërshtim të zbatimit të marrëveshjes për dokumentet e identifikimit dhe paralajmërimit për konvertimin e targave.

Bashkimi Evropian tha të enjten se Prishtina duhet t’i japë kohë të mjaftueshme zbatimit të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në ato të Kosovës. “Është e rëndësishme që të jepet kohë e mjaftueshme për zbatimin e këtij plani dhe që ai të jetë i përgatitur dhe të zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët që preken nga vendimi, në linjë me praktikat e mira evropiane”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian, siç transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

BE-ja shpreson që palët do të arrijnë një pajtim rreth targave të makinave sipas marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet në Bruksel, të cilat synojnë të sigurojnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, që është kusht për integrimet evropiane.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008 më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe shumicës se vendeve perëndimore, por kundërshtohet nga Serbia e cila llogaritë në përkrahjen e Moskës dhe Pekinit.

Serbia është vendi i vetëm evropian që nuk i ka vene sanksione Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë.

Filed Under: Rajon

Komisia Letrare e Shkodrës

September 1, 2022 by s p

Bledi Filipi/

E ngritur me mbështetjen e Konsullatës dhe Komandës së Lartë Austro-Hungareze në Shkodrën e 1916-s, Komisia kishte si qëllim të zhvillonte më tej zgjidhjen e problemeve të arsimit dhe të gjuhës letrare shqipe pas Kongresit të Manastirit.( B.Beci ,Hist. Stand. 2010).

Komisia Letrare e Shkodrës u themelua 106 vjet më parë, pikërisht më 1 shtator 1916, kjo qe një ngjarje e shënuar në jetën kulturore të kombit shqiptar. Ajo i vuri vetes detyra të mëdha, të shumta e të rëndësishme. Ajo shfaqet mbi përmasat e një komisioni dhe mund të krahasohet me kongreset arsimore të mbajtura në Shqipëri. Kjo Komisi qe një hap tjetër i rëndësishëm kombëtar pas atij të Kongresit të Manastirit 1908. Këtu po hidheshin themelet e standartizimit të shqipes.

Këtu bien në sy:

Patriotë dhe personalitete të shquara të kulturës kombëtare, siç janë : Fishta, Gurakuqi, Pekmezi, Mosi, Logoreci, Mjeda, Xhuvani etj. Në komisi morrën pjesë edhe albanologë të huaj si : Maksimilian Lamberc ( Vjenë) e Rajko Nahtigal (Grac).

Organizimi i shkëlqyer i Komisisë dhe veprimtarive të saj.

Konceptet e qarta teorike lidhur me rrugët e mundshme të formimit të gjuhës zyrtare të përbashkët shqipe, pa e shkëputur këtë çështje madhore të kombit me rregullat ortografike dhe duke pasur parasysh , mbi të gjitha, detyrën e afrimit të dy dialekteve.

Komisia e themeluar u thirr më pas më 11 dhjetor 1916 , në të cilën u diskutua çështja e gjuhës së përbashkët, si një çështje e rëndësishme kombëtare. Pas debateve shkencore u vendos dhe u miratua njëzëri teza e Gurakuqit për zgjedhjen e dialektit të Elbasanit si gjuhë shkrimi.

“ Tue qenë se djalekti i Elbasanit edhe ndë pikpamjen e formavet, por sidomos ndën pikëpamjen e sintaksës asht si jë urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes, duhet të zgjidhet si gjuhë shkrimi me ato rregulla orthografike qi të na duken të drejta e t’arsyshmet. Po tue dhanë këtë vendim Komisia Letrare duhet të mbaj gjithmonë para sysh detyrën, qi të bahen kërkimet e nevojshme , qi të gjinden forma të mesme , të cilat t’afrojnë ndryshimet djalektologjike të dy dialekteve” ( L.Gurakuqi , Shënime 1967).

Këtë tezë të tij Gurakuqi e formulon dhe do t’ia paraqesë Komisisë.

Kjo Komisi e cila do të shtrihej në vitet 1916-1918, do t’i ngarkonte më 1917 prof. Rajko Nahtigal, Gjergj Pekmezit dhe Ndre Mjedës të bënin një ekspeditë hulumtuese në Elbasan e rrethina.

Nahtigal për të folmen e Elbasanit thekson: “ do konsideruar si një e folme kalimtare midis gegërishtes dhe toskërishtes. Si e folme në aspektin sintaksor paraqet , sintezë të shfaqjeve autoktone shqipe, më së paku me ndikime të huaja”. ( R. Nahtigal f. 17).

Komisia Letrare e Shkodrës mori disa vendime themeltare për njësimin e drejtshkrimit :

a) Grupet e bashkëtingëlloreve do të shkruheshin të plota: mb, nd e ng. Pra, ashtu si i kishte toskërishtja, dhe si i kishte pasë historikisht gegërishtja;

b) Togjet e zanoreve ue, ye dhe ie do të shkruheshin të plota (përveç ue që në toskërishte ishte ua), e ndonjë nëndialekt i gegërishtes megjithëse në elbasanishte ishin rrudhë në u, y dhe i;

c) Vendosja dhe përdorimi i ë-ve të patheksuara të cilat gegërishtja nuk i kishte, por i kishte toskërishtja; ë-ja fundore në fjalët punë, vajzë, lugë; ë-ja e patheksuar në trup të fjalës: shëndet, këndue, rrëfye; ë-ja fundore do të përdorej edhe te mbiemrat: i butë, i mirë, i shpejtë etj.

ç) Gjatësia e zanoreve do të shënohej vetëm në vepra gjuhësore. (Gjatësia e zanoreve ishte një veçori kryesisht e gegërishtes);

d) formanti ‘u’ do të shkruhej i ndarë si ‘u lava’.

dh) shkrimi i përemrave sot ka shumë pak ndryshime prej atyre që janë vendosë nga KLSh-ja;

e) emrat do të shkruheshin me bashkëtingëllore të zëshme: zog–zogu (jo zok – zogu), etj.

f) mbaresat rasore do të shkruheshin –së, –në, –të, qysh nuk i kishte elbasanishtja.

Siç shihet vendimet e Komisisë Letrare të Shkodrës i dhanë një shtysë të madhe krijimit të një gjuhe të përbashkët. Ajo hartoi rregullat e ortografisë , që do të shërbenin për rregullat e mëvonëshme, përpiloi lista të gjera fjalësh , ku zbatoheshin rregulla , u kushtoi vëmendje edhe parimeve të terminologjisë dhe teksteve shkollore.

Komisia Letrare e Shkodrës me vendimet e saj çoi më tej njësimin e gjuhës shqipe e drejtshkrimin e saj. Ajo ofroj shumë dy variantet në shkrim dhe për nga rëndësia ajo radhitet pranë Kongresit të Manastirit.

Rregullat e saj qenë një pikë e fortë orientuese për studimet e gjuhëtarëve të mëvonshëm.

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT