• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2022

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken me adresim të veçantë në hapje të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të organizuar nga Presidenca e Kosovës

October 21, 2022 by s p

Me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, më 22-23 tetor, në Prishtinë i zhvillon punimet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një organizim i pari i këtij lloji në historinë e Kosovës. Forumi organizohet në bashkëpunim me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla Schwarz dhe mbështetet nga partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në edicionin e parë të tij, WPS, pritet të grumbullojë mbi 400 pjesëmarrës, nga vende të ndryshme të botës, në fokus të të cilit do të jetë trajtimi i çështjeve që ndërlidhen më gratë, paqen dhe sigurinë.

Në këtë Forum, pritet të marrin pjesë liderë botërorë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues nga grupe të tjera të interesit.

Forumi synon të diskutojë jo vetëm sfidat në përballje me paqen dhe sigurinë globale, por edhe trajtimin dhe zgjidhjet eventuale.

Ndryshe, WPS është Forum, i cili paraqet një nga zotimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

***
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken me adresim të veçantë në hapje të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të organizuar nga Presidenca

Në hapje të edicionit të parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili fillon punimet nesër (e shtunë) dhe mbahet me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pjesëmarrësve do t`i drejtohet me një adresim të veçantë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me temë “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”, organizohet për herë të parë në historinë e re të Kosovës dhe përbën një nga zotimet në kuadër të Samitit për Demokraci.

Fjalimi i Sekretarit Blinken është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme dhe e partneritetit të palëkundur ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve që bazohet mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, paqes dhe prosperitetit.

Ndryshe, Forumi në edicionin e parë të tij do të mbledhë 126 folës nga 33 shtete, 6 kontinente dhe mbi 400 pjesëmarrës, të cilët gjatë dy ditëve do të trajtojnë çështje që ndërlidhen më gratë, paqen dhe sigurinë.

Në këtë Forum, pritet të marrin pjesë liderë botërorë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues nga grupe të tjera të interesit.

Filed Under: Opinion

Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj

October 21, 2022 by s p

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe nënkryetarin e parë, Ardian Gjini.

Në këtë takim përmbajtësor në të cilin Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, u diskutua për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë funksionojnë si sprova dhe testime.

Kryeministri Kurti e njoftoi kryetarin e AAK-së, z.Haradinaj për takimet në Bruksel dhe Prishtinë, konstruktivitetin dhe kreativitetin e Kosovës përgjatë gjithë procesit të bisedimeve, i cili duhet përmbyllur me normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër.

Kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin e AAK-së z.Haradinaj për interesimin e vazhdueshëm dhe të qenurit aktiv për këtë çështje.

Filed Under: Fejton

Shkupin dhe Prishtinën e lidhë trashëgimia e Nënës Tereze

October 21, 2022 by s p

Shkup, Prishtinë, 19 tetor 2022 – Në Shkup dhe në Prishtinë u finalizua ideja e mbjelljes së fidaneve që dolën nga boçat e bredhit të dëmtuar të Nënës Tereze në Shkup. ITHKH në bashkëpunim me NP “Parqe dhe Gjelbërime” të Shkupit e drejtuar nga drejtori Zuhjer Rehepi dhe me Ndërmarrjen e Menaxhimit të Hapësirave Publike dhe Parqeve të Prishtinës, e drejtuar nga drejtoresha Donika Çetta, në prani të kryetarit të Prishtnës dhe një numër të konsiderueshëm të personaliteteve publikie nga dy kryeqendrat tona, konkretizoi këtë ide, me ç’rast drejtori i ITSHKSH, prof. Skender Asani, pasi foli për kronologjinë historike të komunitetit katolik në Shkup dhe fazat e ngritjes dhe rënies së këtij tij , nënvizoi se Instituti që ai drejton ka ndërmarrë një mori veprimesh që kanë si synim kurimin e kujtesës hostorike nga plagët e kohës, Me këtë rast ai përmendi iniciativën e ITHKH në formë të një drafti ligjor që e ka përgatitur dhe dorëzuar në Qeveri, i cili parashesh shpalljen e Nënës Tereze aset shtetëror në mbrojtje të ligjit. Kjo edhe për faktin se, tha Asani, familja e Nënës Tereze dhe gjithë komuniteti katolik shqiptar kaluan nëpër një kalvar të tmerrshëm në regjime të ndryshme, duke iu nënshtruar një procesi të vrazhd asimilues që u shpreh përmes ndryshimeve të dhunshme urbanitike, ku më së keqi pësuan shtëpitë në lagjen katolike shqiptare të Shkupit dhe objektet sakrale të shqitarëgve , siç ishin kisha “Zemra e Krishtit”, teqja e bektashinjve dhe xhamia “Burmali”, u shpreh Asani, i cili faleminderoi Zuhejr Rexhepin, drejtor i NP “Parqe dhe Gjelbërime” për dhurimin e këtyre bredhave si dhe Fondacionin “Hasan Prishtina”, drejtuar nga Mehmet Prishtina, i cili është donator i eksponateve në formë të boçave të praruara me ngyjrë ari që iu jepet personaliteteve me kontribute të veçanta. Një mirënjohe e tillë sot shkoi edhe për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Ky i fundit falenderoi ITSHKSH dhe drejtorin Asani për këtë ide fisnike dhe u shpreh i gatshëm që komuna që ai drejton edhe në të ardhmen të mirëpre idetrë e tilla që afron më tepër njerëzit.

Pjesë e këtij aksioni ishte edhe nderimi ndaj një familje Strugane që kishte dhënë kontribut të jashtëzakisnhëm gjatë viteve nëntëdhjetë, atëherë kur dhuna serbe kishte dëbuar nga puna shqiptarët e Kosovë. Sot në parkun Nëna Tereze në Prishtinë u mboll një fidan për këtë familje, përfaqësuar nga Dritan Hani, vëllai i të cilit mbante po të njejtin emër dhe që ndërroi jetë në aksidentin e ndodhur gjatë një rrugëtimi, ku kjo familje ishte e përfshirë në ndarjen e ndihmave humanitare për popullatën e rrezikuar të Kosovës.

Filed Under: Rajon

“BALLKANI I HAPUR”, SHQIPERIA, REPUBLIKA E DARDANISE DHE SERBIA

October 21, 2022 by s p

Ph.D. Dritan Demiraj/

Tashme u bene disa vite qe nga njera ane degjojme tamtamet dhe mashtrimet rreth perfitimeve te Shqiperise dhe te Ballkanit Perendimor per nismen serbo-ruse “Ballkani i Hapur” dhe nga ana tjeter perjetojme veprimet dhe negociatat e fshehta te cilat kerkojne te detyrojne qe udheheqja e Dardanise te pranoje me çdo kusht dhe te behet pjese e kesaj farse, nga e cila me shume se te gjithe perfiton Serbia.

Ata te cilet jane avokate te kesaj teze, harrojne qe plaget e hapura gjate viteve 1997-1999 jane akoma te hapura. Per kete çeshtje, ne fakt kane folur dhe denoncuar shume personalitete politike, akademike dhe diplomatike Shqiptare ku nder mend me vjen kryeministri Kurti, presidentja Osmani, Ambasadori i nderuar Shaban Murati, Prof Enver Bytyçi, por edhe shume personalitete te tjera.

Por per te kuptuar edhe me shume se çfare perceptimi ka qeveria e Serbise per Ballkanin dhe popullin Shqiptar, pa harruar ne asnje moment shpernguljet dhe vrasjet masive te Shqiptareve gjate Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene, gjate viteve te para pas Luftes se II-te Boterore dhe gjate lufterave civile ne Ballkan 1991-1999, duhet qe asnjehere te mos nenvletesojne mesimet e nxjerra nga historia.

Me kete rast, deshiroj te theksoj edhe nje here strategjine e nacionalisteve serbe. Ketu do te citoj nje nga strategjite me te ndyra te Serbise per perçarjen e Shqiptareve nga brenda dhe mes njeri tjetrit.

Dhe kjo strategji asnjehere nuk ka qene fatkeqesisht kaq reale, ne veprim, ne rrezik dhe ne bashkepunim edhe njerez qe jane te angazhuar ne politiken e dy vendeve Shqiptare ne rajon.

Nje nga antishqiptaret me te medhenj, akademiku Vaso Çubrioloviç do te shkruante:

“Ne Serbët nuk kemi armiq më të mëdhenj se Shqiptarët. Nëse duhet të ngremë kokën tonë, duhet të ulim kokën e tyre, nëse duhet të ndjehemi te fuqishem në territore, duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre, nëse duhet të na duan në botë, duhet të bëjmë që bota t’i urrejë ata.

Që shqiptarët të braktisin vendin e tyre, duhet që me çdo kusht dhe me çdo mënyrë, t’ua nxijmë jetën!

Të arrijmë deri aty, sa t’u mohojmë origjinën ilire epiriote, dardane dhe t’u vrasin krenarinë ilire.

T’u shkatërrojmë vatrat dhe tu ngatërrojmë emrat, tu njollosim emblemat dhe t’jua fshijme simbolet e lashta ilire.

Duhet domosdoshmerisht, t’i bejmë që të demtojme gjuhën dhe zakonet e tyre, njëkohesisht tu rrëmbejmë gjithçka që kanë te lashte Ilire ta pervesojme ne.

Duhet t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata te urrejne dhe mosdurojne njeri-tjetrin e perfundimisht të mohojne vetveten!

Që të finalizohet kjo platformë duhet domosdoshmërisht që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë!

Mos harroni se mosqënia e Shqiptarëve është veteegzistenca e kombit Serb”.

Kjo pra te nderuar vellezer kjo eshte strategjia e serbeve te shekullit te kaluar. A nuk eshte e njejte me strategjine e sotme, por me te moderuar, e cila po te tohet te zbatohet me mjete dhe fjale me “demokratike” qe sot lideret e “moderuar” pro Putinit po zbatojne ne Ballkan?

Te nderuar bashkekombas!

Vetem ata qe nuk kane vetedije kombetare nuk i kuptojne qellimet e serbeve. Por fatkeqesisht, ne ditet e sotme ata kane ne bashkeveprim dhe bashkepunim edhe shqiptarefoles, te cilet ne emer te “integrimit” europian dhe permiresimit te fqinjesise se mire, mundohen nepermjet propagandes fallso dhe genjeshtrave te shfrytezojne varferine e tejskajshme ne te cilen ju kane futur me qellim qe tju manipulojme edhe mendjen.

Ballkanin e Hapur e kane kundershtuar personalitete te ndryshme nderkombetare, te cilet kjo politike antiperendimore nuk ka arritur ti bleje me parate e droges.

Ketu po permend analistin amerikan Janush Bugajski, i cili kohet e fundit gjate një komenti për revistën boshnjake “Istraga”, deklaron se Perëndimi po tregohet shumë i butë me Beogradin, aleatin me te forte te Moskes ne rajon.

Sipas tij, nisma si ‘Ballkani i Hapur’ i shërben vetëm Moskës dhe Beogradit dhe aspak qytetarëve të zakonshëm.

“Në Ballkan ka perceptime të përhapura se duke pajtuar Serbinë, qeveritë perëndimore kontribuojnë në fakt në destabilizimin e rajonit. Edhe pse presidenti Aleksander Vuçiç ndjek axhendën e “Botës Serbe” dhe krijo armiqësi ndëretnike, ai trajtohet si një burrë shteti konstruktiv që mund të ndihmojë në garantimin e sigurisë rajonale. Ka dy arsye kryesore për këtë politikë perëndimore vetëdëmtuese: iluzioni i konvertimit dhe shmangia e rrezikut.

Qeveritë perëndimore duken të pavëmendshme ndaj kërcënimit në rritje dhe madje mbështesin iniciativa të tilla si “Ballkani i Hapur”, duke besuar se do të nxisë bashkëpunimin rajonal. Në praktikë, nisma të tilla janë të dizanjuara për të rritur rolin rajonal të Serbisë dhe depërtimin ekonomik të Moskës pa asnjë përfitim për qytetarët e zakonshëm.

Qeveritë perëndimore përballen me një zgjedhje të ashpër në trajtimin e nacionalizmit ekspansionist në Ballkan. Ata mund të vazhdojnë të besojnë se do t’i kthejnë radikalët në të moderuar ose mund të vendosin kushte dhe afate të rrepta për zbatimin e marrëveshjeve dhe të ndalojnë çdo përfitim financiar dhe ekonomik nëse nuk ka përputhje. Në fund të fundit, nuk ka rrugë të mesme,” shkruan Bugajski.

Pra si perfundim, qasja politike e kryeministrit Kurti dhe e presidentes Osmani duhet te marrin mbeshtetje me te madhe jo vetem ne Dardani, por edhe me gjere ne te gjithe disporen Shqiptare ne Amerike dhe Europe, ne Republiken e Shqiperise dhe ne te gjithe faktorin Shqiptar ne Maqedine e Veriut.

Koha per tu bashkuar te gjithe Shqiptaret nen nje moto: Kombi Shqiptar ne rrezik.

Ps: Kujtese per politikeberesit.

Me poshte keni nje video ne serbisht, per te kuptuar shkakun e lufterave dhe genocidit serb ne Ballkan, ne çdo rast te mbeshtetur nga shteti serb dhe kisha ortodokse serbe, ku edhe pse kane kaluar shume vite, urrejtja e tyre per popullsine e vendeve fqinje del ne siperfaqe sapo krijohen mundesia.

https://fb.watch/ghFgDTLVOX/

Filed Under: Politike Tagged With: Dritan demiraj

Gentiana Beqa shpallet Kampione Bote në Fitness

October 21, 2022 by s p

Beqa:”Nuk ka emocion të përshkruhet kur valvitet në arenën botërore Flamuri yne Kombëtar”. Sportistja shqiptare, Gentiana Beqa u shpall Kampione Bote kategoria “Wellnes” në Kampionatit Botëror të Fitnessit, Kore e Jugut. Lajmin e bëri të ditur KOKSH. Sipas këtij lajmi, në ceremoninë e medaljeve ishte i pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Fidel Ylli, i cili pati nderin t’i jepte kupën kampiones së Botës, sportistes shqiptare, Gentiana Beqa . Sipas KOKSH: “Beqa do të garojë dhe në kategorinë “Wellness Fitness” -168 cm dhe kategorinë “Over All” për t’u shpallur kampione absolute”. Ndërkohë vetë Gentiana Beqa shkroi në faqen e saj në Instragram se ” Nuk ka emocion të përshkruhet kur valvitet në arenën botërore Flamuri yne Kombëtar. Kur ekzekutohet Himni në një tjetër skaj të Globit, ku bën çdo njeri të ndihet krenar që është Shqiptar. Falenderoj Zotin që më dha Drite te shkëlqej në Kampionatin Botëror të Fitnessit. Falenderoj familjen time per besimin. Falenderoj z.Rando Kukeli që me mundësoi të mbaj Flamurin Kombëtar. Falenderoj z.Marin Meksi që Luftoi çdo çast për të mbrojtur këtë Flamur. Falenderoj z.Fidel Ylli që më mbështeti në skenen e Lindjes së Larget së bashku me z.Ismet Krasniqi dhe z.Besim Aliti. Falenderoj Qeverine e Republikës së Shqipërise, Komitetin Olimpik dhe Federaten Shqiptare te Bodybuilding dhe Fitness. Falenderim për gjithë Shqiptarët e Shqiptarinë!”.

Përgatiti: Albano Kolonjari

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT