• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2023

“Mësojmë shqip” në Rozhajë

February 23, 2023 by s p

Fondi Humanitar “Trojet Tona”/

Ditë më parë në qytetin e Rozhajës kam filluar me kursin falas për mësimin e gjuhës shqipe me moton: “Mësojmë shqip”. Punë kjo e planifikuar kahmotshëm, e cila nuk do të kishte pasur mundësi të fillonte pa përkrahjen e dikujt sepse ishte e kushtueshme. Ditë më parë, këtë iniciativë time, e bisedova me bashkëatdhetarët tanë në SHBA, pikërisht me Fondin Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona”. Kjo Organizatë kombëtare që vepron gjithandej trojeve tona, kësaj radhe ka siguruar mjete financiare, mjete edukativo- mësimore dhe mjete tjera për mbarëvajtjen e mësimit. Duhet thënë se ndjekësit e këtij mësimi do të shpërblehen me një nxitje për çdo orë mësimore. Po ashtu nxënësit do te marrin shpërblim nxitjeje mbas çdo faze të kursit, nese e kalojnë testin final për atë fazë (per çdo 3-4 muaj). Keto iniciativa jepen për të ju ndihmuar nxënëseve në sigurimin e mjeteve tjera të nevojshme për avansimin e mëtejshëm të mësimit. Me përkrahjen e njerëzve të mirë, mërgimtar të kombit tonë në SHBA, do të mundohemi bashkërisht t’ua mësojmë brezave të ndryshëm gjuhën shqipe sa nuk është bërë vonë, që të mos na mallkojnë brezat që u larguan, po largohen dhe do të largohen nga gjurmët e gjyshërve. Gjuha amtare është argumenti më i fuqishëm i identitetit kulturor, është ashti i ekzistencës, i marrëdhënies së afërsisë mes prindit dhe fëmijës! Ftoj të gjithë ata që ndjejnë vehtën si pasardhës të kombit shqiptar të largojnë frikën dhe të bashkohen nismës tonë kombëtare, “Mësojmë shqip “, për ta zbutur sadopak asimilimin e këtyre trojeve etnike, gjeografikisht afër dy shteteve tona, Shqipërisë dhe Kosovës.Rozhajë, më 10.02.2023.Organizator i projektit “Mësoj shqip”: Haxhi Lajçi

Filed Under: Opinion

Në Ballkan shtetet janë më multi-etnikë se Kosova, por s`kanë Bashkësi të Komunave Etnike

February 23, 2023 by s p

Shkruan: Refik HASANIBashkësia që shumë flitet në instanca tona e deri në Bruksel është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në rregullimin e të drejtave për pakicat nacionale. Nga e kaluara historike e hidhur në këtë pjesë të Evropës dhe nga reagimet e popullatës dhe të opinionit të gjërë e mbi të gjitha nga gjendja faktike e pakicës Serbe me 4 % , nuk është dashur të formohet fare Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë pasi në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk ka të formuar këso mekanizmi të bashkësive të Komunave që udhëhiqen nga pakicat Etnike.Parlamenti i Republikës së Serbisë,që nga viti 2009, ka miratuar një ligji e ku funksionojn 21 Këshilla Kombëtare të pakicave, për realizimin e disa të drejava specifike mbi ruatjen e të drejtave të tyre. Një ndër Këshillat që tani funksionojn për pakica është edhe Këshilli Kombëtar i pakicës shqiptare në Serbi veçmas për Krahinën që përfshin Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Kurse në Kosovë bëhet luftë politike dhe debat në Parlamentin e Kosovës pro et contra lidhur me Bashkësit e komunave me shumicë Etnike Serbe. Pse nuk praktikohet Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo Bashkësi vetëm të pakicës Serbe.Serbia ka kërkuar për bashkëkombasit e vetë Bashkësi kurse për rregullimin e tij të brendshëm edhe pse është shumë më multinacional se askush jo vetëm në ish-Federatën Jugosllave por në Evropë përmesë (21) një zetë e një Këshillave Nacionale sa numron ka ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’. Në Republikën e Kosovës është dashur Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo Bashkësi vetëm të pakicës Serbe.Dihet mirëfilli që Kosova përbëhet edhe nga pakica kushtetuese tjera, por që nuk kan komuna asnjë prej tyre përveqë pakicës Serbe edhe Komuna e Mamushës për Komunitetin Turk. Prandaj në Kosovë do të ishte më funksionale që të gjitha Komunitetet të ken Këshilla Nacionale.Marrim shembull Maqedonia Veriore nuk ka formur Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse këtë Republikë e përbëjn afër gjysma e popullatës dhe po ashtu gjysma e Komunave Udhëhiqen nga Shqiptarët.Pastaj Republika e Malit të Zi nuk ka të formur Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse në këtë Republikë ish-Jugosllave më shumë kemi shqiptarë në përqindje se që ka realisht pakicë serbe në Kosovë dhe sipas statistikave 35 për qindë e përbëjn Serbët këtë Republik dhe nuk gëzojn asnjë Asociacion.Edhe Republika e Kroacisë nuk ka të formur bashkësi të Komunave Serbe edhe pse në këtë shtetë kishte përpjekje dhe kërkesa nga Serbia të formohet Krahina e Kninit në fillim kur ky shtet shpalli pavarësin nga RSFJ-ja.Vetëm Bosnja e Hercegovina është ndar dhe është krejt jo funksionale në Republikën Sërpska dhe në Konfederatën Boshnjako-Kroate sipas mërrëveshjes të mbajtur Dejton në vitin 1995.Shtete me të cilat kufizohet Kosova dhe shtete e tjera të Gadishullit Ballkanik dhe të Evropës lirisht mundë të themi jan më multietnike se sa që është Kosova dhe nuk jan me Bashkësi të Komunave që udhëhiqen nga pakicat me 4 %.

All reactions:99

Filed Under: Komente

KOSOVA KA SHEKUJ NË EVROPË, NDËRSA EVROPA ENDE NUK ËSHTË NË KOSOVË!

February 23, 2023 by s p

Bëjmë me dije opinionin mbarëshqiptar se në bashkëpunim me atdhetarët në emigracion dhe përfaqësues të lobingut euroatlantik shqiptar janë dërguar dy letra:Së pari disa Kongresmenëve dhe Senatorëve amerikane për situatën politike që po i imponohet Kosovës nga klane të caktuara antishqiptare në rastin e Asosacionit .Së dyti, letra dërguar Selisë së Shenjtë në Vatikan për njohjen e Republikës së Kosovës.Jemi të bindur se kemi trokitur atje ku duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve shqiptarë dhe institucioneve për të mbrojtur interest shtetërore e kombëtare, duke synuar një shtet të fortë e të begatë në Ballkanin Perëndimor, si aseti kryesor kombëtar dhe ndërkombëtar për Sigurinë, Paqen dhe Stabilitetin në rajon.Jemi të informuar se në Kongresin Amerikan do të debatohet për këtë çështje dhe kjo është diçka e mirë për të gjitha palët që janë të interesuara për stabilitetin dhe sigurinë.Në këto çështje delikate qëndrimi ynë politik dhe qytetar duhet të jetë i kthjellët dhe i vendosur, për të respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe për të mbrojtur pavarësinë.Me këtë rast po i drejtohemi institucioneve të BE, komisionerëve dhe misionarëve të tjerë që kanë marrë përsipër t’i imponojnë Kosovës marrëveshje të pabarabarta, duke e përkëdhelur Serbinë në mënyrë tepër qesharake.Nuk duhet të ketë vazhdim të bisëdimeve midis Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk ka njohje reciproke, aq më tepër kur në qëndrimin serb deklarohet hapur mosnjohja e Kosovës ndërkombëtarisht. Nuk duhet të ketë vazhdim të bisedimeve, pa hequr më parë nenin në Kushtetutën e Serbisë mbi Kosovën.Nuk mund të ketë cënim të territorit të Kosovës përmes Asosacionit me vertikalizim në Beograd, gjë e cila cënon sovraniteti dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovë.Nuk mund të jenë përfaqësues të BE disa komisionerë që vijnë nga vendet që ende se kanë njohur Kosovën brenda antarësisë së BE.Nuk mund të ketë vazhdim të bisedimeve në Bruksel dhe nuk mund të jetë BE arbitër mes dy palëve, kur ende 5 shtete antarë të tij nuk e njohin Kosovën. Për gjithçka tjetër që normalizon marrëdhnëniet mes dy shteteve, duhet të ketë njohje reciproke, më tej vazhdim të bisedimeve.Nga kjo vije nuk duhet luajtur, sepse vetëm kështu respektohen palët nën monitorimin ndërkombëtar.Faktori politik në Kosovë, reagimi qytetar dhe faktori patriotik shqiptar, nuk duhet të lejojnë më të bëhet pazar me interesat shtetërore dhe kombëtare.Kundër çdo imponimi dhe padrejtësie, populli do t’u kundërvihet politikave klienteliste të ditës me çdo mënyrë dhe me çdo çmim për të ruajtur jetën, pasurinë dhe sigurinë e jetës.Nuk mund të bëjë Pazar askush me Kosovën, sepse ajo sot ka zot popullin e saj.Ju bëjmë me dije komisionerëve të BE të kujtojnë Marsin e Vitit 2004.Nëse ata vazhdojnë të imponojnë në emër të institucioneve të BE, atëherë është kuptuar qartë që Kosova ka kohë që është në Evropë, ndërsa Evropa ende nuk është në Kosovë, për ta mbëeshtetur shtetin e ri, si pjesë gjeopolitike të tij.Mjaft e përkedhelët Serbinë, atë Serbi që është bërë shkak i luftrave botërore dhe ka shkaktuar tre gjenocide kriminale në Ballkanin Perëndimor.Mjaft e përkedhelët Serbinë, e cila është pozicionuar hapur në krah të agresionitt rus në Ukrainë dhe nuk do t’ia dijë për vendimet dhe sanksionet që vendos BE kundër Rusisë.Është e turpshme dhe shumë e ulët për ju komisionerë, që pranoni në bisedime një Ish – Ministër të qeverisë kriminale të Milosheviçit. Vuçiç duhet të përjashtohet nga niveli i bisedimeve.Kaq shpejtë i harruat Strebrenicën, Reçakun, Prekazin dhe ende mijëra njerëz të pafajshëm të zhdukur nga ky regjim kriminal?!Me qëndrimin tuaj ju po bëheni shkak i shpërthimit të konfliktit dhe të një lufte të re, e cila po qëndron si “Asi nën Mënge” i diktatorit Putin për të vënë në lojë jesmenin e tij Vuçiç dhe ta hedhë Ballkanin dhe Evropën në luftë.Ju komisionerë dhe misionarë që pas buzëqeshjeve diplomatike po i imponoheni brutalisht institucioneve të Kosovës, në sytë e popullit jeni të shpallur “non Grata”. Ne kemi për detyrë t’ua parashtrojmë problemet ashtu siç mendon populli në terren.Mjaft më!Demokracia ka vlera respekti dhe jo diktati.Hyzri SalihuKoordinator i FBKSH

Filed Under: ESSE

Manifestim i mrekullueshëm në Fulda të Gjermanisë!

February 23, 2023 by s p

( Kushtuar 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës)

Shkruan:Nusret Pllana

Më 18 shkurt 2023, isha i privilegjuar të jem mysafir nderi nga Shoqata Shqiptare “Kosova”, përkatësisht nga Kryetari i saj z.Ukë Blakaj, djali i dëshmorit të kombit Prof.Mustafë Blakaj nga Istogu. 

Programi i pasur kulturo-artistik i fëmijëve dhe i anëtarëve të shumtë të kësaj Shoqate me tradita të mëdha patriotike dhe atdhedashurie, duke e krijuar një atmosferë madhështore dhe të papërsëritshme ndonjëherë, nga emocionet e shumta, i bëri me lot të gjithë të pranishmit që e kishin mbushur atë Sallë të bukur të qytetit Fulda. 

Në këtë qytet jetojnë, punojnë e veprojnë suksesshëm mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet tona etnike. Por, këtu  vepron  dhe funksionon dinjitetshëm edhe Shkolla shqipe, për të cilën meritat kryesore i ka z.Ukë Blakaj, njëri nga donatorët kryesor të saj. 

Këngët dhe recitimet e bukura të fëmijëve kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të kombit, por edhe ekzekutimi i shkëlqyeshëm i valleve të bukura shqipe kushtuar lirisë së Kosovës dhe pavarësisë së saj, bënë që ata(ato) të nderohen shumë shpesh me duratrokitje frenetike nga të pranishmit.

Këtë manifestim të bukur e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt, z.Fidan Ibrahimi, veprimtari i çështjes kombëtare dhe luftëtar i lirisë  z.Nusret Pllana – i cili u nderua edhe me mirënjohje nga Shoqata Shqiptare “Kosova”.

Të pranishëm aktivë ishin edhe  z.Can Tahiri – veprimtar dhe gazetar i njohur i Mërgatës Shqiptare,  z.Gaço Apostoli – Drejtor i ambasadorëve të paqës për Evropë dhe, kryetarë e veprimtarë të shumtë të Shoqatave shqiptaro-gjermane, që kishin ardhë nga qytetet e tjera të Gjermanisë, enkas për ta nderuar këtë manifestim kombëtar të karakterit jubilar. 

Për xhirimin e këtij manifestimi të pasur kulturo – artistik u kujdes ekipa e RTK-së, me z.Albert Ademi – gazetar dhe z.Ahmet Konjusha – kameraman. 

Filed Under: Politike Tagged With: Nusret pllana

21 SHKURTI DITA NDËRKOMBËTARE E GJUHËS AMTARE

February 22, 2023 by s p

Bledi Filipi/

Si Sot, më 21 shkurt 1999, UNESCO-ja shpalli Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Në mënyrë të përvitshme, vihet theksi tek vlera universale që mbart shumëllojshmëria gjuhësore e kombeve. Gjuha, si njësi e pandashme kulturore e vendeve, shërben jo vetëm si një mjet komunikimi, por edhe si simbol përbashkësie.Por ç’ndodh me gjuhët në botë?Të paktën 43% e 6000 gjuhëve që fliten nëpër botë janë në rrezik. Vetëm disa qindra gjuhëve u është dhënë me të vërtetë një vend në sistemet arsimore dhe më pak se 100 prej tyre përdoren në botën digjitale.Shoqëritë shumë gjuhësore dhe multikulturore ekzistojnë nëpërmjet gjuhëve të tyre të cilat transmetojnë dhe ruajnë njohuritë dhe kulturën tradicionale në një mënyrë të qëndrueshme dhe Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare bëhet çdo vit për të promovuar diversitetin gjuhësor dhe kulturor.Ditët e sotme është gjithnjë e më shumë në rritje ndërgjegjësimi që gjuhët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillim, në sigurimin e diversitetit kulturor dhe dialogut interkulturor, por gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit dhe duke arritur një edukim cilësor për të gjithë, duke ndërtuar shoqëritë e njohurive gjithëpërfshirëse, duke ruajtur trashëgiminë kulturore, dhe në mobilizimin e vullnetit politik për zbatimin e përfitimeve të shkencës dhe teknologjisë në zhvillim të qëndrueshëm.Po shqipja jonë?Vargjet e Mjedës, Fishtës dhe rilindësve për shqipen na vijnë si një fllad i freskët edhe sot.Përmbi za që lshon bylbyli, Gjuha shqipe m’shungullon; Përmbi er’ që jep zymbyli, Pa da zemren ma ngushëllon. N. Mjedja Në bazë të thënieve të dijetarëve shqiptarë dhe të huaj për gjuhën amtare vijmë në përfundim në fjalët e gjuhëtarit kombëtar Eqrem Çabej, i cili thotë: “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”. (SF/2, 1967:15)Prandaj edhe ne, me rastin e 21 Shkurtit, Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, jemi të detyruar të shikojmë veten në pasqyrë, se sa i shërbejmë gjuhës sonë amtare. Shërbimi duhet t`i bëhet nga secili prej nesh dhe deri te institucionet shtetërore, të cilat e kanë edhe obligim kushtetues. Në shumë vende të botës gjuha amtare mbrohet me ligj.(LC 1995:35)Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli, nëpërmjet së cilës shprehet shpirti, kultura, arti, historia dhe trashëgimia kombëtare. Fjalët e Filip Shirokës kumbojnë edhe sot, në veshët e shqiptarëve me gjithë forcën që kanë, se “kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet”.(HD, 1992:31) Këto fjalë janë alarm për shumë njerëz, për shumë familje shqiptare, por edhe për shumë institucione private dhe publike, të cilat duhet të bëjnë më shumë për gjuhën e nënës apo duhet t`i kthehen vetes sepse përndryshe nesër do të jetë vonë. Pra, nëse ne si komb me institucionet tona nuk ecim me ritmin e përshpejtuar ka drojë se brezat e ardhshëm do të jenë analfabet për gjuhën amtare.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT