• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2023

Kadri Rahimaj: “Jo vetëm kur na duhet vota, Ju jeni pjesë e pandashme e Kamenicës“

February 11, 2023 by s p

Përgatiti: Dashnim HEBIBI

Fotoreportazh nga Konsullata e Republikës.së Kosovës në Cyrih të Zvicrës. 

“E kam thënë dhe do ta them, se buxheti vjenë nga qytetarët dhe ne do ta zbatojmë me përpikshmëri dhe me shumë profesionalizëm. Jemi në rritje me transparencën komunale. Isha, jam e do të jem, se qytetari ynë, duhet të informohet me punët që bëjmë. Orari i punës në komunën tonë ishte deri në orën 16.00 dhe ne e kemi bërë deri në orën 18.00. Jemi në çdo kohë me qytetarin tonë. Për një vit janë investuar mbi 5 milion euro, pra gjatë vitit 2022. Nuk ka mbetur thuajse fshat apo vend rreth komunës sonë, që nuk është investuar dhe ne do të vazhdojmë“, tha ndër të tjera, z.Rahimaj.

Cyrih, 11 shkurt

Edhe pse ishte ditë pune, fundjavë, orari i takimit në ora 18.30, një kohë, që Cyrihu është i stërngarkuar me vetura, mjaftoi një ftesë për disa mërgimtarë nga Konsullata e Kosovës, drejtuar kryesisht mërgimtarëve nga Kamenica e me rrethinë, që të takohen dhe të bashkëbisedojnë me kryetarin e Kamenicës, z.Kadri Rahimaj me bashkëpunëtorë, i cili erdhi po sot për një vizitë enkas për mërgatën e kësaj ane dhe menjëherë, të përgjigjen pozitivisht një numër i madh i mërgimtarëve dhe të mbushin njërën nga sallat e Konsullatës dhe disa të tjerë të rrijnë edhe në këmbë, vetëm e vetëm për ta takuar kryetarin e tyre. Të gëzon fakti, se përveç bashkatdhetarëve nga Kamenica e me rrethinë, ishin të pranishëm edhe mërgimtarë të trevave të tjera të Kosovës. Ajo çka na ra në sy dhe është për të përmendur, nuk ishin vetëm simpatizantë të VV-së nga vjenë edhe kryetari, por edhe mërgimtarë të subjekteve të tjera politike dhe nga ata apolitikë. Intelektualë të fushave të ndryshme të dijes si dhe afaristë të shumtë, pritshin që të filloj takimi dhe të flasin lirshëm me kryetarin, Rahimaj. Konsulli i Kosovës në Cyrih, z.Sami Kastrati me stafin e tij, mirëpritshin të gjithë mërgimtarët që vinin minutë pas minuti dhe i drejtonin në sallën ku do të mbahet edhe takimi. Duhet përmendur dhe është për respekt, stafi i konsullatës, që me mikëpritje të sinqertë, duke i ofruar edhe ujë si dhe kafe kush kishte dëshirë, mërgimtarëve tanë, ia bënin me dije, se jeni në shtëpinë e shtetit tuaj, për të cilën keni kontribuar me të gjitha mundësitë. E nëpër sytë e mërgimtarëve tanë, padyshim, se shihej edhe një gëzim, se kemi konsullatën e shtetit tonë në shtetin mikë të kombit tonë, siç është Zvicra. Konsulli i Kosovës, z.Sami Kastrati me modesti përshëndeti të gjithë të pranishmit. Ai me një përshëndetje të sinqertë, i dëshiroi mirëseardhje të parit të Kamenicës, z.Rahimaj me bashkëpunëtorë si dhe gjithë të pranishmëve. Tregoi ndër të tjera, se sapo arriti kryetari nga Prishtina në Cyrih, menjëherë iu drejtuam konsullatës, për të bashkëbiseduar, duke e ditur, se sot ishte ditë pune dhe shumë prej jush edhe jeni të lodhur. Z.Kastrati njoftoi të pranishmit, se kush të doje nga ju mundeni edhe ti bëni pyetje kryetarit dhe të bashkëbisedoni për temat që ju doni ti dini. Ai ndër të tjera parashtroi edhe dy pyetje për fillim që kishin karakter mërgatë-atdhe dhe menjëherë fjalën e mori kryetari Rahimaj. Pasi përshëndeti të pranishmit, nuk fshehi edhe emocionet e tij, se ndjehet shumë mirë që është në mesin e bashkëvendasve të vet, por edhe të bashkëkombasve të tjerë të trevave të tjera të Kosovës. Ai shtoi, se nuk dëshiron të flas shumë, por fjalën ta merrni ju mërgimtarë të dashur, sepse kam ardhur për të dëgjuar edhe fjalët tuaja, por edhe të tregoj punën që është bërë dhe që po bëhet. Z.Rahimaj shtoi se: „Duhet të jemi krenarë si komunë, se jemi duke realizuar shumicën e projekteve që i kemi premtuar dhe zotohemi, së bashku me stafin tim dhe me ndihmën e të gjithëve, do ia arrijmë qëllimit, për një Kamenicë me rrethinë, të mirë dhe ashtu siç do të duam ta shohim të gjithë. E kam thënë dhe do ta them, se buxheti vjenë nga qytetarët dhe ne do ta zbatojmë me përpikshmëri dhe me shumë profesionalizëm. Jemi në rritje me transparencën komunale. Isha, jam e do të jem, se qytetari ynë, duhet të informohet me punët që bëjmë. Orari i punës në komunë ishte deri në orën 16.00 dhe ne e kemi bërë deri në orën 18.00. Jemi në çdo kohë me qytetarin tonë. Për një vit janë investuar mbi 5 milion euro, pra gjatë vitit 2022. Nuk ka mbetur fshat apo vend rreth komunës sonë, që nuk është investuar dhe nuk do të investohet. Ekspertët tanë, së bashku me qytetarët, përcjellin terenin dhe ne jemi aty. Na ka kushtuar shumë, meremetimi i shumë rrugëve apo punëve, që nuk janë punuar mirë dhe kanë defekte dhe po duhet të merremi me ato, këto kanë kosto të madhe, por ne nuk guxojmë ti lëjmë në ate mënyrë, sa për sy e faqe. Puna jonë që bëhet është dhe do të jetë me kualitet“. Duke prezentuar edhe projektet që janë realizuar prej kohës që është zgjedhur kryetar, ai në monitor me profesionalizëm dhe me shumë pedantëri e me modesti dëshmoi, se nga viti 2020 e deri më sot, lirisht mundemi të themi, se kemi buxhetin më të lartë në histori të komunës sonë. Kemi gati dyfishim të investimeve kapitale. Z.Rahimaj, ndër të tjera tha: „Kemi subvencionuar klubet sportive dhe OJQ-të me 152.000 Euro, kemi krijuar linjë të veçantë buxhetore për rininë me 21.000 Euro, kemi ekzekutuar mbi 156.000 ndihma momentale, i kemi subvencionuar fëmijët e porsalindur me 30.000 Euro e kështu me radhë. Ne jemi me qytetarin në çdo situatë. Krenohemi, sepse kemi arritur, që të jemi të parët për dëgjime buxhetore. Kemi ardhur këtu në Zvicër, jo vetëm për të prezentuar punën që kemi bërë, por edhe të marim mendime, sugjerime, po pse jo edhe kritika. Ne presim edhe investime nga ana juaj në vendin e të parëve. Nuk komunikojmë me Ju vetëm kur na duhet vota, ne ju kemi dhe do ju kemi përgjithmonë afër. 

E di se diaspora jonë ka investuar sa ka mundur për të mirën e atdheut dhe besoj shumë, se nuk do të ndaleni edhe në të ardhmen. 

Mundësitë janë të mira, kemi drejtoritë tona ku mundeni të drejtohen, të vini edhe në Kamenicë dhe për projektet që keni do ti shikojmë e rishikojmë, që ju ta keni sa më të lehtë, konform ligjit për të investuar. Edhe z.Uran Berisha, drejtor për urbanizëm, planifikim dhe mbrojtje të mjedisit është me mua dhe keni mundësi edhe të bashkëbisedoni me te si dhe ti parashtroni pyetje. Unë e di dhe besoj, se do të investoni në Kosovë e në këtë rast në Kamenicë. Investimet tona i keni parë edhe vetë në projektor, që i kemi bërë brenda vitit 2022 dhe nuk do të ndalemi. Kamenica ka një mërgatë të fortë, mundemi të them, se është një ndër komunat që më së shumti ka mërgimtarë“. Prezentimi i punës që është bërë në Komunë e me rrethinë, zgjati gati një orë dhe thuajse të gjithë mbetën të kënaqur. Më pastaj, fjalën e mori edhe drejtori për urbanizëm, planifikim dhe mbrojtje të mjedisit, z.Berisha, i cili bashkëbisedoi me bashkatdhetarët e interesuar, që duan të investojnë dhe si të arrijnë deri te investimi pa pengesa, duke ditur, se pushimet e mërgimtarëve janë të shkurta, pra të mos ketë shumë pritje, por të jetë një zyre enkas që të dëgjojnë dhe të shohin projektin e mërgimtarëve. Edhe drejtori dhe kryetari, edhe njëherë, ia bënë të ditur të pranishmëve, se byrokraci nuk ka, por ka rregulla sipas ligjit që duhet të filtrohen dhe të mos ketë telashe, por gjithçka sipas ligjit. Konsuli i Kosovës, z.Kastrati edhe njëherë, pas prezentimit të punës që është bërë dhe që po bëhet e që do të bëhet nga kryetari i komunës dhe stafi i tij, ia dha mundësinë bashkatdhetarëve të pranishëm, që të bëjnë pyetje apo sugjerime, po pse jo edhe nëse ka kritika. Bashkëbisedimi ishte shumë miqësorë. Në mesin e shumë intelektualëve, si Dr.Mentor Bilalli, avokat, Orhan Spahiu, afaristë, kishte edhe veprimtarë, bëmirës nëpër shoqata, si ajo e shoqata „Topanica“, që njihet shumë e suksesshme, ku përfaqësuesi i tyre, z.Burhan Morina i parashtroi dy pyetje kryetarit në lidhje me disa projekte që i kanë bërë kjo shoqatë dhe që në të ardhmen të kenë edhe bashkëpunim me komunën, pastaj përfaqësues të shoqatës „Koretini“, afaristi i njohur në Zvicër Isen Dervishi nga komuna e Kamenicës, Fikret Shkodra afarist, shoqata e dy Karaçevave e ulëta dhe e epërmja, shoqata e Muçivërcës, Hogoshtit dhe Kopernicës. Edhe afaristë të kësaj ane, si vëllezërit Shkodra deshën të informohen në një projekt që e kanë realizuar në komunën e Kamenicës dhe a do të realizohen edhe disa lehtësime. Nuk munguan edhe pyetje, që të gjej komuna mundësi, që ti ofroj afaristët e komunës, që të investojnë, sepse do të vije një kohë, sidomos te gjeneratat e reja, që nuk do të investojnë, jo pse nuk duan, por janë mësuar me sistem të Zvicrës të punojnë, që të mos kenë vonesa dhe kushte të ndryshme për dokumente që bëhen gjithandej. 

Ajo çka duhet përmenduar, se gjatë gjithë takimit, nuk u përmend subjekti politikë nga vjenë kryetari, kjo është për të përshëndetur, sepse tekefundit, nuk ishte takim fushate për zgjedhje, por takim me bashkatdhetarë të Kamenicës me rrethinë. 

Gati tre orë diskutime e prezentime, kamenicasit nuk u ndanë pa darkuar së bashku me kryetarin e tyre dhe me konsullin si dhe me stafin. Në këtë takim ishin edhe përfaqësues të radios së parë shqiptare edhe ate nacionale në Zvicër, albradio.ch, që e njoftuan konsullin dhe kryetarin e Komunës së Kamenicës dhe i ofruan bashkëpunim në të ardhmen. Një projekt medial shumë i pritur për bashkatdhetarë tanë në nivel Zvicre. Pra, tash e tutje, mërgata jonë, do të ketë radion e vet, ku do të keni programe të të gjitha fushave të jetës. Edhe darka që u shtrua për nder të kryetarit të komunës së Kamenicës dhe stafit të tij ishte miqësore, darkë pune, ku edhe konsulli i Kosovës ngriti dolli i uroi suksese kryetarit dhe stafit të tij si dhe të gjithë bashkatdhetarëve për një vit të mbarë. Të ecim me suksese dhe punë dhe vetëm punë. Ishte një gjest shumë i mirë nga kryetari, që kishte sjellur nga Kosova, nga një fletore shënimesh me llogo të komunës dhe stilolapsa, ku të pranishmit morën nga një në shenjë kujtimi dhe në fund nuk munguan edhe fotot. Sipas burimeve tona, kryetari do të qëndroj edhe këtë të shtune dhe të diele dhe do të ketë edhe disa takime të tjera për të mirën e Kamenicës. Takimet e tilla janë të mirëpritura për bashkatdhetarë dhe dëshmojnë, që mërgata jonë, ishte dhe do të mbetet, arteria kryesore e së mirës për atdheun. Nuk ka më mirë thanë disa mërgimtarë, kur takimi përfundon me buzëqeshje dhe me urime të mira për njëri tjetrin. Nuk do koment, bashkatdhetarët e Kamenicës me rrethinë u pa edhe njëherë, se nuk ka rëndësi nga cili subjekt politikë vjenë kryetari, ata respektojnë dhe nderojnë detyrën dhe e çmojnë ai që punon dhe nëse ndodh e kundërta, vota është treguesi më i mirë. / Përgatiti: Dashnim HEBIBI

Filed Under: Komunitet

Kryeministri Kurti bisedoi me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Chollet

February 11, 2023 by s p

Prishtinë, 11 shkurt 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi dje një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Diskutuan për propozimin evropian, të pranueshëm si bazë të mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e avancimit për Kosovën në integrime ndërkombëtare në kohën kur të arriturat demokratike dhe ekonomike të Kosovës në këto dy vitet e fundit janë evidentuar nga shumë organizata e institute ndërkombëtare prestigjioze.

Kryeministri Kurti konfirmoi gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe shprehu pajtimin e tij për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog sepse dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO.

Filed Under: Opinion

Protesta e opozitës para Qeverisë, Berisha flet për “revolucion demokratik”

February 11, 2023 by s p

ZERI I AMERIKES: https://www.zeriamerikes.com/a/6958721.html?fbclid=IwAR2JY77zMq4I1qJ5Afo_0EJTKhJPc57QUE7SxUJKv-Hbz0chhQKzfmdtq6g


Në Shqipëri përkrahës të opozitës dhe ish kryeministrit Sali Berisha u mblodhën sot para selisë së qeverisë në protestën e radhës, për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Si zoti Berisha ashtu dhe drejtuesi i Partisë së Lirisë, ish presidenti Ilir Meta, nënvizuan se protesta e sotme është vetëm fillimi i asaj që e konsiderojnë një revolucion demokratik, dhe se nuk do të ketë kthim pas. Tubimi i opozitës u zhvillua paqësisht, ndonëse në përfundim të tij, drejt hyrjes qëndrore të kryemnistrisë u hodhën tymuese të shumta

Të gjitha fjalimet që u mbajtën gjatë tubimit kishin në qendër kritikat e forta ndaj qeverisë si përgjegjëse për një varfëri sipas tyre në rritje, për një korrupsion që vetëm thellohet apo për politika që sipas opozitës, po detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi. Prandaj, për opozitën e vetmja zgjidhje shihet të largimi I kryeministrit Edi Rama.

Për ish presidetin Ilir Meta, numërimi mbrapsht ka filluar: “Populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin e tij solemn dhe nuk do të lejojë më që Edi Rama të vazhdojë të uzurpoj zyrën e Kryeministrit, të cilën u provua që e ka kthyer në një çerdhe mafioze ku ndahen paratë dhe pasuritë kombëtare të shqiptarëve. Populli nuk do të lejojë më kurrë, që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin dhe dëbon qindra mijëra shqiptarë dhe sidomos të rinjtë dhe fëmijet nga atdheu i tyre”.

Për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili ka rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike, protesta e sotme përfaqëson “siparin e revolucionit demokratik për përmbysjen e monizimit të dytë”. Sipas tij, kryeministri është “një njeri që urren shqiptarët, i vjedh e i varfëron, që mashtron çdo ditë këtë popull dhe këtë komb, një njëri i cili mendon vetëm e vetëm për pasurimin e tij, një njeri i cili ndjen kënaqësi kur boshatis këtë vend nga banorët e tij, që në çdo mendim ndryshe sheh një armik, njësoj si etërit e tij. Me këtë njeri duhet të ndahemi përfundimisht”.

Në fjalën e zotit Berisha një vend të veçantë zuri dhe çështja McGonigall, ish zyrtarit të FBI-së nën akuzë në Shtetet e Bashkuara, e që rezulton të ketë patur një marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Rama. Opozita e akuzon kreun e qeverisë se përdori zyrtarin e FBI-së për të shkatërruar opozitën, duke ju referuar hetimeve që FBI-ja hapi, me kërkesë të zotit McGonigall ndaj lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara. Zoti Rama nga ana e tij ka mohuar te ketë lidhje mes tij dhe akuzave ndaj ish zyrtarit të FBI-së.

Opozita e ka kthyer këtë çështje në një kalë të betejës së saj politike, ndërkohë që sot zoti Berisha përsëriti disa herë se për të realizuar objektivin e saj, opozita është e gatshme për çdo gjë. “​Unë e di se të gjithë keni ardhur të pregatitur për betejë. Dhe ne jemi në betejë. Por thirrja ime është të shndërrohemi në qytetarë të revoltuar protestues. Të shndërrojmë revolucionin tonë gjer në fitoren. Thirrja ime është çdo ditë, të bëjmë gjithçka për të shkurtuar jetën këtij regjimi. Edi Rama, regjimi i tij duhet përmbysur një ditë e më parë”.

Një shi tymuesesh ra mbi shkallët e godinës së qeverisë në përfundim të fjalës së zotit Berisha , i cili më pas i ndjekur nga përkrahësit e tij, shkoi drejt parlamentit ku opozita pritet të zhvillojë një tjetër protestë të hënën, për t’u ndalur më pas dhe te Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës dhe në fund para godinës së Partisë socialiste. Ra në sy se, pas incidentit të muajit dhjetor, ku zoti Berisha u qëllua me grusht, gjatë ditës së sotme, masat e sigurisë rreth tij ishin shtuar ndjeshëm.

Filed Under: Politike

Berisha thirrje SHBA dhe BE të hetojnë skandalin McGonigal: Çfarë ndodhi me opozitën? Do vazhdojmë betejën deri në fitoren e plotë të revolucionit

February 11, 2023 by s p

GAZETA PANORAMA: http://www.panorama.com.al/berisha-thirrje-shba-dhe-be-te-hetojne-skandalin-mcgonigal-cfare-ndodhi-me-opoziten-do-vazhdojme-betejen-deri-ne-fitoren-e-plote-te-revolucionit/?fbclid=IwAR292vpS0Mq5AICaWLqWAvcqU4ZEIseTAS6thGSz0rfZirgi_aFsv4eZUos

Ish kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet nga drejtimi i qeverisë.

Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij në protestë me politikat e tij Edi Rama ka larguar nga vendi 937 mijë shqiptarë.

“Pse duhet shqiptarë të durojmë këtë poshtërim që po u bëhet atyre, këtë nxirje të imazhit të kombit. Imagjinoni të dashur qytetarë, sikur të ndodhë që një njeri si ky të vërë kamer, të bëjë hapin në samitin e NATO-s, çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe shqiptarët. Kombi i tërë do të skuqet nga turp. Edi Rama ik, largohu, jep dorëheqjen. Me politikat e tij, qëndrimet e organizatës kriminale kanë larguar që nga viti 2014 nga ky vend i bekuar 937 mijë shqiptarë. Ka larguar aq sa sirianë janë larguar nga Siria në një luftërat më të egra që ai vend ka njohur. Shqipëria nuk kishte luftë por një shpresë vrasës i cili urren shqiptarët në qenie që vjedh, varfëron, mashtron çdo ditë, këtë popull dhe këtë komb. Një njeri që mendon vetëm e vetëm për pasurimin e tij. Një njeri i cili nxjerr kënaqësi kur boshatis këtë vend nga banorët e tij”, deklaroi Berisha.

Ai u shpreh se BE dhe SHBA duhet të hetojnë skandalin McGonigal dhe veprimtarinë e opozitës gjatë këtyre viteve. Berisha theksoi se PD nuk do të tërhiqet deri në fitoren e plotë të këtij revolucioni demokratik.

“Një njeri i cili në çdo mendim ndryshe sheh një armik njësoj si etërit e tij. Me këtë njeri duhet të ndahemi përfundimisht. Edi Rama këtë vend të bekuar, këtë vend me pasuri përrallore e shndërroi në një tokë të mallkuar, i shndërroi në pasuri të mallkuara dhe bëri që shqiptarët të largohen nga vendi i tyre. Disa ditë më parë mbushi zyrën e tij me një grup vogëlushësh vetëm për të shurdhuar lotët e mjerimit të mijërave fëmijëve që largohen nga toka dhe deti prej këtij njeri që vret shpresën. Duhet ta shporrim një minutë dhe më parë. Në skandalin e fundit botëror, spikati një fakt, një zhvillim ndër më dramatikët. Pas rënies së perdes së hekurt sulmet brutale kundër opozitës shqiptare, nga aleanca dhe korrupsioni, është dukuria më negative, populli opozitar i Shqipërisë u bë objekt i sulmeve të papara.

Ish kryetari i opozitës u mor peng nga EdI Rama. Sali Berisha u sanskionua nga kjo mafie. U bë gjithçka për të caktuar kryetarin e opozitës. Edi Rama nuk korruptoi vetëm McGonigalin. Ai bleu deputetë dhe zyrtarë të cilët u angazhuan në një betejë në mbështetje të Edi Ramës mandat pas mandati, skandal pas skandali. U angazhua në një betejë të pashembullur kundër opozitës sepse ajo guxonte të denonconte vjedhjen dhe korrupsionin. Aktet e Edi Ramës. Në këtë kontekt dua të theksoi se kjo aleancë sado i shkaktoi opozitës shqiptare tronditjet më të thella, por ja ku është sot, më e fuqishme se kurrë. Ne jemi sot më të fuqishëm se idealet tona kurrë nuk mposhten. Se vlerat që mbrojmë janë të drejta. Se e duam me gjithë zemër Shqipërinë. Nuk ishte aleancë mes qeverive perëndimore dhe Edi Ramës por aleancë e rrezikshme mes individëve, zyrtarëve që bënë gjithçka për të mbështetur Edi Ramë.

Që dolën nga ato zyra edhe me përfaqësues të Sinaloas, vetëm që të na mposhtin ne. Nga kjo tribunë në emër tuaj, në emër të shqiptarëve që janë sot dhe atyre që mbyllën sytë për ideale demokratike u bëj thirrje qeverisë së SHBA-ve, kongresit, le të hetojnë të gjithë çfarë ndodhi këto vite me opozitën shqiptare dhe veprimtarinë  George Soros në Shqopëri. Si bëri gjithçka për të ngritur një piedistal një kryekorruptor të varur në shtyllën e turpi të Shqipërisë, Europës dhe mbarë botës. I bëj thirrje parlamentit europian të hetojnë, të shqyrtojnë skandalet e Duçkës dhe Edi Ramës, Janë zinxhir. Është interes i mirë jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet e tyre. Do vazhdojmë betejën tonë deri në fitoren e plotë të revolucionit demokratik”, tha Berisha.

Filed Under: Komente


Protesta e opozitës, Meta: Rama ka zëvendësuar procesin e integrimit europian me korrupsionin ndërkombëtar. Do japë llogari para qytetarëve

February 11, 2023 by s p

GAZETA PANORAMA: http://www.panorama.com.al/protesta-e-opozites-meta-rama-ka-zevendesuar-procesin-e-integrimit-europian-me-korrupsionin-nderkombetar-do-jape-llogari-para-qytetareve/?fbclid=IwAR0u88ImU_sjRyDjzTT_O0fehRxEtw2r1ADNQA-di5gx0yG5SK-PlskdfnA

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në protestën e opozitës të thirrur ditën e sotme përpara kryeministrisë.

Meta u shpreh se Edi Rama është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të qëndruar edhe disa ditë në pushtet ndërsa shtoi se ai po e zëvendësoi procesin e integrimit europian me korrupsionin ndërkombëtar.

“Kjo protestë historike dhe madhështore sot është prova e dinjitetit më të lartë qytetar dhe patriotik. Është ora për t’u përballur me këtë regjim të kalbur dhe armik të interesit publik dhe kombëtar.

Struci i rilindjes është fshehur si një frikacak nga frika e tmerrshme që ai ka, nga përballja me të vërtetat, me popullin dhe dëmet që e ka shkaktuar atij. Edi Rama e përdori pushtetin vetëm për të kapur shtetin dhe është i gatshëm të kënaqë mafiozë për të shtyrë edhe disa ditë në pushtet. Afera që ka tronditur mbarë botën Rama-McGonigal është edhe afera që ka derdhur kudo zemërimin mbarë popullor. Llogaridhënies nuk i shpëton dot. Do të japë llogari për të gjitha shkeljen që ka bërë, për shkatërrimin e parlamentit dhe bllokimin e projektligjeve të opozitës.

Edhe për ato që kemi paraqitur prej kohës në kuvend. Ato u shërbejnë qytetarëve dhe mirëqenies së tyre ndërsa Edi Rama kërkon t’i varfërojë ata. Ai do të japë llogari edhe për bllokimin e komisioneve hetimore të opozitës në kuvend. Edi Rama do të japë llogari edhe për përjashtimet staliniste të deputetëve të opozitës nga grupet parlamentare. Edi Rama do të japë llogari deri në fund për pengmarrjen e integrimit europian sepse me veprimet e tij mafioze, ai i është kundërvënë vlerave të shtetit ligjor. E zëvendësoi procesin e integrimit europian me korruptimin ndërkombëtar. Kosova po përmirësohet me 20 vende vetëm në dy vite sepse në Kosovë ka zgjedhje të lira, funksionojnë institucionet.

Ndaj dhe pagat në Shqipëri janë sa gjysma e pagave në vendet fqinje. Populli e ka marrë vendimin dhe nuk do të lejojë më që Edi Rama të vazhdojë të uzurpojë zyrën e kryeministrit. Populli nuk do të lejojë më kurrë  që zyra e kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim dhe të dëbojë qindra mijëra qytetarë. Shqiptarët protestojnë sot për t’i dhënë fund dramave familjare”, tha Meta.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT