• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2023

Glauk Konjufca: 12 Qershori, dita më e çmuar për popullin e Kosovës

June 12, 2023 by s p

Për nder të 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Tre udhëheqësit shtetërorë homazhet i vazhduan në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe te Pllaka Përkujtimore për ushtarët e rënë të NATO-s.

Duke e vlerësuar 12 qershorin e vitit 1999 si ditën më të çmuar për popullin e Kosovës, kryetari Konjufca tha se çlirimi i Kosovës është shembulli më i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm mes faktorit vendor dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Për ne ishte dita e ardhjes së lirisë. Një datë shumë e çmuar për popullin e Kosovës por po ashtu edhe sukses i madh në planin ndërkombëtar, sepse dita e çlirimit të Kosovës koincidoi pikërisht edhe me ndaljen e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës”, tha kryetari Konjufca.

Në adresimin e tij kreu i Kuvendit potencoi ndihmën e pakursyer të shteteve mike për çlirimin e vendit.

“Kjo ndodhi pikërisht sepse kauza jonë ishte shumë e drejtë. Krejt çfarë po kërkonim si popull ishte ta hiqnim okupimin serb shekullor nga Kosova”, theksoi kryetari Konjufca.

Kryetari i Kuvendit tha se meritorë për lirinë e Kosovës janë dëshmorët dhe martirët që u flijuan, si dhe sakrifica e popullit për të arritur këtë ditë.

“Ata do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë sepse janë në themelet e lirisë së shtetit tonë”, tha kreu i Kuvendit.

Edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti Ditën e Çlirimit të Kosovës e vlerësuan si një ndër datat më të rëndësishme në historinë e popullit të Kosovës.

Filed Under: Emigracion

POST FESTIVAL “NETËT E BEJKËS BARDHË”

June 12, 2023 by s p

Kristo Çipa/

(U mbyll edicioni i katërt në Pilur)- Pa u mbushur 24 orë nga edicioni i katërt i festivalit “Netët e Bejkës bardhë” jehona në rrjetet sociale dhe telefonatat përshëndetëse më detyruan t’ju jap një informacion më të hollësishëm për publikun dhe vet grupet konkuruese. Në të dy netët konkuruan 12 grupe polifonike dhe përshëndetën 4 grupe. Ishin gjithësejt rreth 130 pjesmarrës festivalist. Na nderuan me pjesmarrjen e tyre disa personalitet të artit, kulturës, shoqatave dhe politikës. Falënderime për deputetët Bujar Leskaj, Blendi Klosi, Vullnet Sinaj , dy deputet e Krujës, kryetarin e Qarkut Vlorë Elvis Moçka, Kryetarët e bashkive, Vlorë, Gjirokastër, Konispol, Sarandë , Selenicë(i porsa zghedhuri dhe ai në detyrë) dhe kryetari i bashkisë Himarë, sekretari i prefekturës Vlorë. Një falënderim i veçantë shkon për ambasadorin e Kosovës në Shqipëri dhe gazetaren, bashkëshorten e tij. Falënderim për kryetarin e shoqatës atdhetare kulturore “ Labëria”( Nderi i kombit) profesor Ago Nezhën, profesorin dhe mikun e Pilurit Ethem Ruka.

I falënderoj dhe i përshëndes fort dy profesorët bij të fshatit Pilur, Dionis Çakalli dhe Minella Gjiçali.

Grupin e gazetarëve shqiptarë që na nderuan me pjesmarrjen e tyre dhe dua të veçoj regjizorin Mevlan Shanaj dhe analistin Frrok Çupi.

Vajzën e poetit të madh shqiptar Dritëro Agolli

Falënderoj të gjithë miqtë, dashamirësit dhe të gjithë bashkëfshatarët që na mbështetën. Një falënderim special për drejtorin e festivalit” Ballkan- trafik” që zhvillohet në Bruksel, zotin Nikole.

Në këtë festival morrën pjesë rreth 130 festivalist konkurues dhe përshëndetës, nga këta mbi 60 përqin ishin të rinj. U kënduan mbi 40 këngë dhe u ekzekutuan mbi 10 valle. I dha një freski dhe profesionalizëm këtij festival moderatorja e talentuar Shqiponja Pazaj Veshaj. I gjithë konkurimi që nga parakalimi i grupeve dhe deri tek grupi përshëndetës “ Kaonia” ishte një mrekulli folklorike që të mbëthen fort në mendje dhe zemër dhe të mban gjatë.

Më duhet të theksoj qartë dhe në mënyrë të drejtpërdrejt deputetin Vullnet Sina i cili me mbështetjetjen e vazhdueshme pa bujë na ndihmoi financisrisht për të mundësuar garimin e edicionit të katërt. Mbështetës i gjithanshëm i këtij festivali është kryetari i bashlisë Himarë zoti Jorgo Goro i cili është ideues i këtij festivali dhe mbështetësi kryesor financiar. Gjithashtu falënderoj kryetarin e fshatit Pilur zotin Jorgo Bala i cili u ndodh pranë dhe i dha shkëndija eventit. Juria më shumë se profesionale në përbërje të saj kishte personalitete me emër të oadiskutueshëm në kulturën kombëtare si profesor- maestro Zhani Cikon, zionjën Afërdita Onuzi( Mjeshtre e madhe), zotin Naxhi Kasoruhon ( Mjeshtër i madh) , poetin Arben Bllaci ( poet, publicist) në fund të këtij aktiviteti dha këto çmime:

Çmimi i parë “ Lefter Çipa” ju dha grupit karakteristik të Himarës

Çmimi i dytë “Maliq Lila” ju dha grupit të Lazaratit

Çmimi i tretë “Feti Brahimi” ju dha grupit të të rinjve Delvinë

Çmimi i karierës “ Nertesi Asllani” ju dha grupit “ Djemtë e Vlorës”

Çmimi special ju dha grupit “Nektari i Polifonisë”

Çmimi special për interpretim mjeshtëror ju dha grupit “Djemtë e Lumit të bardhë”

Çmimi si marrësa më të mirë ju dhanë:

Bejushe Barjamaj

Vasil Sera

Përparim Çunaj

Dua të veçoj e të falënderoj pa masë dy grupet përshëndetëse: Asamblin “ ART PLUS AKADEMI” të Vlorës nën drejtimin e Kujtim Sakos dhe grupi polifonik “Kaonia” të Janinës i cili performoi në mënyrë mjeshtërore dhe mjaft simpatike. Dhe së fundi sekretaren e Jurisë dhe kordinatoren e festivalit “ Netët e Bejkës bardhë” zonjën Adelina Peçuli.

Filed Under: Kulture Tagged With: Kristo Cipa

Vatra Chicago nderoi legjendën e futbollit shqiptar Flamurtarin e Vlorës në 100 vjetor

June 12, 2023 by s p

Vatra Chicago nderoi legjendën e futbollit shqiptar Flamurtarin e Vlorës me rastin e 100 vjetorit të themelimit. Flamurtari i Vlorës është nderi i sportit dhe kombit shqiptar. Turneu Sportiv 2023 i organizuar nga Vatra Chicago dhe i mundësuar nga patrioti shqiptar Country Financial Ilir Numani Agency bashkoi shqiptarët e Chicagos në një aktivitet të paharruar sportiv e patriotik. Turneu në nderim të legjendave vlonjate u hap me ndeshjen e fëmijëve ku futbollistët e vegjël e midis tyre edhe një vajzë rivalizuan këndshëm duke vazhduar më pas me ndeshjen e të rriturve në futboll. Në këtë aktivitet komunitar pjesëmarrja e shqiptarëve sportdashës ishte e madhe dhe solli një atmosferë entuziaste që arriti kulmin kur i erdhi radha ndeshjes midis ekipit të Kosovës me Flamurtarin e Vlorës. Në këtë Turne Sportiv të pranishëm ishin dhe kompani të ndryshme shqiptare e biznese që reklamuan markat e tyre për ti shërbyer komunitetit me oferta, lehtësira e bashkëpunim konkret. Aktivitetet e10-të qershorit nuk mbaruan aty, por u pasuan me një mbrëmje gazmore organizuar për nder të miqve të ftuar nga Vlora e Chicago nën tingujt e muzikës së pastër e tradicionale shqiptare. Në këtë mbrëmje mori pjesë dhe performoi në nder të miqve dhe komunitetit shqiptar në Chicago tenori me famë botërore Josif Gjipali. Një festë për tu mbajtur mend gjatë. Një aktivitet patriotik e komunitar që bashkon, argëton, lidh e nderon shqiptarët në mërgatën e Amerikës. Kur ne jemi të bashkuar jemi edhe më të fuqishëm. Mirënjohje të gjithë organizatorëve e kontributorëve. Mirënjohje të thellë të gjithë shqiptarëve të Chicagos që po përkrahin Vatrën e Chicagos duke e kthyer në një bashkësi energjie të fuqishme në shërbim të komunitetit e kombit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

+6

See Insights and Ads

Boost post

All reactions:

88

Filed Under: Sport

Mbrëmje Gala dhe Paradë madhështore nga Rrënjët Shqiptare në 15-të Vjetorin e saj

June 12, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Qindra shqiptarë u mblodhën në Riverside Church në Manhattan për të festuar 15 Vjetorin e Organizatës së mirënjohur “Rënjët Shqiptare” të krijuar në Diasporë me President z.Marko Kepi. Është krenari që si media si TV dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” që operojnë në të gjitha lagjet e Nju Jorkut dhe në Online kanë qenë prezente që në vitin e pare të saj dhe kanë parakaluar madhërisht për 15 vjet rresht në Manhattan. Janë rrënjët tona që na mbajnë fort, rrënjë që nuk shkulen kurrë, sepse kanë në gjak, gjakun e Arbërit, gjakun e Dardanisë, gjakun e Gjergj Kastriot Skënderbeut, gjakun e Ismail Qemalit dhe të Adem Jasharit.

Mbrëmja Gala dhe Parada iu përkushtua Lidhjes së Prizrenit në 145 Vjetorin e saj. Ishte një natë mrekullisht shqip. Në këto dy ditë u promovuan vlerat tona kombëtare, traditat e mrekullueshme, veshjet tona kombëtare si dhe mjaft personalitete të shquara amerikane dhe shqiptare nderuan me pjesëmarrjen e tyre.

Darkën e moderoi gazetarja e mirënjohur dhe plot preofesionalizëm Kozeta Turishta ish gazetare ne TV Top Chanel në Tiranë. Ajo mbajti ndezur atmosferën festive për disa orë me zërin e saj, komunikimin e ngrohtë me publikun dhe mesazhet përcjellëse.

Darkën e bekoi Baba Eliton nga Teqeja Bektashiane e Detroitit.

Të gjithë pjesëmarrësit u çuan në këmbë për të shoqëruar Himnet kombëtare amerikane dhe shqiptare. Hymnin kombëtar shqiptar e interpretoi Gezim Nika Mjeshtër i Madh.

Nderonin me pjesëmarrjen e tyre Princ Leka Zogu i shqiptarëve i cili i përshëndeti të pranishmit plot dashuri dhe kulturë dhe tha ta ruajmë fort Kombin, gjuhën dhe traditat tona të mrekullueshme.

Nderonte gjithashtu me pjesëmarrjen e tij z. Blerim Reka, Konsulli i Përgjithshem i Republikës së Kosovës në New York.

Per historikun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që Rrënjët këtë vit ia kushtonin asaj,

foli Dr. Paulin Marku.

Fjalimi i ish-kreut te Bashkisë së Nju-Jorkut, Rudy Giuliani, i zgjedhur si personi i vitit per vitin 2001 elektrizoi te pranishmit ne 15 Vjetorin e Organizates “Rrënjët Shqiptare” me president z. Marko Kepi.

Z. Gjuliani ndau disa momente në takimet e tij me Shenjtoren Nënë Tereza të cilën e kishte takuar katër herë. Z. Guliani kishte vizituar Shqipërinë. Ai kishte takuar iranianët të cilët janë strehuar në Shqipëri për t’u mbrojtur nga regjimi diktatorial iranian.

Z. Guliani u nderua me çmimin e lartë të Nënë Terezës dhënë nga z. Marko Kepi shoqëruar nga Arbërie Hadërgjonaj.

Z. Mark Gjonaj “Nderi i Kombit” vlerësoi lart punën e z. Marko Kepi dhe të Rrënjëve Shqiptare.

Gazetarja e mirënjohur Newsmax Lidia Curanaj ishte e pranishme në këtë aktivitet madhështor dhe tha se ndjehej krenare që ishte shqiptare, njëkohësisht po aq krenare për ëndrrën e realizuar të saj që ia kishte dhënë Amerika i vetme shtet democrat në botë.

Nderonin me pjesëmarrjen e tyre edhe politikani dhe deputeti i Parlamentit Shqiptar Agron Shehaj.

Z. Tahir Mudhedini kryetar i PDIU-s ish deputet në Parlamentin Shqiptar dhe foli me krenari për Çamërinë nga janë dhe rrënjët e tij.

Gazetari dhe shkrimtari i njohur per TV Klan Blendi Fevziu filmuan, intervistuan. Ata kishin ardhur enkas për të mbuluar këtë dy aktivitete të cilat u realizuan në dy ditë rresht në Kryeqytetin e botës në Manhattan.

Familja e Gëzim dhe Angjelina Nikës Mjeshtra të mëdhenj u vlerësuan me çmim të veçantë si Familja e Vitit, pasi ata kanë dhënë një kontribut të vyer për Diasporën, Rrënjët Shqiptare. Fëmijët e tij simpatik si dy vajzat dhe djali kanë punuar fort vullnetarisht për 15 vjet në Rrënjët Shqiptare.

Përshëndetën nga ekrani dy Kryeministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës, z. Edi Rama dhe z. Albin Kurti.

Z. Marko Kepi çmoi lart të gjithë Marshallët e Paradës që nga viti i parë i saj, ata ishin Tahir Muhedini, Ismet Kurti, Mark Gjonaj, Lisa Milicaj, Marty Golden, Joe DioGuardi, Ramush Haradinaj, Marin Mema, Belul Qoku dhe për 2023 Princ Leka.

U vlerësuan nga Rrënjët me çmime mirënjohjeje si shoqatat: Kraja, Struga, Rozafa, Ulqini, Vatra etj.

U vlerësuan për kontribut të vyer për Rrënjët si Myzi Alija, Afërdita Delaj, Ervin Toro, stafi i “Albania Roots” si Kledi Roda, Fatime Dukova, Arkelino Hila, Herta Hada, Megi Rona.

Zonja Turishta falënderoi mediet që merrnin pjese në sallë si TV “Alba Life” me president dhe themelues z. Qemal Zylo, TV Klan me z. Blendi Fevziu .

Ajo gjithashtu shprehu mirënjohjen për Tringa Jewelry, Elizabeta Luma dekorin, Store Castle Wine, Peter Lucaj për ushqimet etj.

Performuan mjeshtërisht grupi Rozafati me koreografen Mjeshtren e Madhe Angjelina Nika si dhe grupi i valleve “Rrënjët Shqipare”.

Pjsëmarrësit u argëtuan me këngëtarët si Gëzim Nika Mjeshtër i Madh, Arbërie Hadërgjonaj, Nora Muhaxheri, Ardit Cuni, Viola Kunora, Isli Ademi etj nën shoqërimin e DJ Edi.

Parada Shqiptare 2023

Është krenari që Parada sivjet iu përkushtua Lidhjes së Prizrenit të udhëhequr nga Abdyl Frashëri biri i një familjeje të madhe kombëtare. Kjo Lidhje u mbajt në qytetin historik të Prizrenit ku Burrat e mëdhenj u bënë bashkë për Komb e për Flamur! Pra këto rrënjë që shtrihen kudo në gjithë rruzullin ku ka shqiptarë nuk do të kalben kurrë, por do të përhapen se janë rrënjët e Nënë Terezës dhe të Gjergjit të madh.

Më 10 qershor 1878 në Prizren të Kosovës, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës.

Një nga fjalimet që frymëzoi atdhetarët ishte ai i Abdyl Frashërit: “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”.

E sjellë këtë fakt se sa fort ka punuar atdhetari Marko Kepi bashkë me stafin e tij për të promovuar kulturën, historinë, traditat dhe pë të mbrojtur trojet tona të të parëve.

Kurre mos u ndalni Marko Kepi, kurrë mos u ndalni ju të rinj, kurrë mos u ndalni për Atdheun e të parëve, sepse këtë mundësi e jep Amerika, shtëpia jonë e dytë, Amerika vendi më demokratik në botë!

Zyrtarisht z. Marko Kepi deklaroi si Marshall të Paradës 2023 Princin Leka i cili përshëndeti të pranishmit dhe e vlerësoi lart Diasporën Shqiptaro Amerikane.

Hymni Kombëtar Shqiptar u intepretua nga Gëzim Nika Mjeshtër i Madh.

Shfaqën programin me plot profesionalizëm grupet e valleve si Rozafati, Rrënjët Shqiptare, Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, Barbana, Rugova, Grupi i Valleve nga Qendra Kulturore Shqiptare në Riverdale New Jersey etj.

Në këtë Paradë morën pjesë mjaft shoqata si Federata Panshqiptare Vatra me kryetar Dr. Elmi Berisha, Albanian Amerikan Law Enforcment, Ana e Malit, Kraja Ulqini, Plavë Gucia, Albanian Excellence, Rozafa etj

Shqiptarët sic do vit mbushën rrugët e Manhatanit me veshjet kuq e zi simbolet kombëtare dhe me kulturë parakaluan në 45 Street 5th Avenue.

Gëzuar 15 Vjetorin Rrënjët Shqiptare!

Gëzuar Marko Kepi!

TV Alba Life së shpejti do të sjellë kronikën e përgatitur për mbrëmjen Gala si dhe Paradën 2023 dhe do ta transmetojë në kanalet televizive.

Filed Under: Kronike Tagged With: Keze Kozeta Zylo

Kryeministri Kurti bëri homazhe në Prishtinë dhe Prekaz, në shënim të 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës

June 12, 2023 by s p

Prishtinë, 12 qershor 2023/

Në shënim të 24-vjetorit të Ditës së Çlirimit, në kuadër të agjendës shtetërore, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmanit-Sadriu dhe Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, bëri homazhe pranë varrezave të ish-Presidentin Ibrahim Rugova, veprimtarit Adem Demaçi dhe familjes Jashari në Prekaz, si dhe bëri nderime te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë.

“Bashkë me Presidenten e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit, kujtuam duke vendosur lule të freskëta dhe duke bërë homazhe, humanizmin e Rugovës, qëndresën e Demaçit, sakrificën e Jasharajve dhe, këtu, kontributin e NATO-s”, tha kryeministri Kurti.

Ai në këtë datë të rëndësishme për shqiptarët, tregoi përuljen para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Tutje, duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për NATO-n, kryeministri, 24 vite pas rikujtoi se ishte ndërhyrja e kësaj aleance, që ndaloi gjenocidin serb mbi popullin tonë.

“Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirinë e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë. Gjithnjë dhe përgjithmonë u jemi falënderues dhe mirënjohës”, tha ai.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT