• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2023

Kryetari Glauk Konjufca zhvilloi takim me kryetarin e Senatit të Francës, Gerard Larcher

July 20, 2023 by s p

Në vazhdën e takimeve me drejtues të lartë të shtetit francez, gjatë vizitës zyrtare në Paris, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga ambasadori Mehdi Halimi, shefi i stafit, Ilir Kërçeli dhe këshilltari Donik Sallova, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Senatit Francez, z. Gerard Larcher, që shoqërohej nga Nënkryetari i Parë, ish-ministri Roger Karoutchi, nga Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Forca të Armatosura, z. Christian Cambon, nga Kryetarja e Grupit të Miqësisë Francë – Ballkan Perëndimor, zj. Marta de Cidrac dhe nga Kryetarja e Grupit të Miqësisë për Kosovën, zj. Laure Darcos.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Francës.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët se këto marrëdhënie janë vlerë e padiskutueshme për tejkalim të çdo sfide dhe përparim të gjithanshëm brenda bashkësisë së vendeve të partneritetit të demokracisë.

Kryetari Konjufca falënderoi z. Larcher për angazhimin e shtetit francez në Republikën e Kosovës, duke theksuar se sa e domosdoshme është që vendet tona aleate të ecin bashkërisht drejt zhvillimit të mëtejmë të raporteve dhe forcimit të partneritetit tonë strategjik.

Kryetari i Kuvendit theksoi se Franca është nga vendet e traditës së hershme të demokracisë dhe institucioneve të saj, andaj shprehu interesimin dhe përkushtimin në lidhje me përfitimin nga kjo përvojë e gjatë dhe e pasur e shtetit francez sa i përket parlamentarizmit, si dhe në lidhje me intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme të interesave të përbashkët.

Filed Under: Rajon

#SiSot, më 20 korrik 1883, doli numri i parë i revistës së përmuajshme “Fiamuri Arbërit”

July 20, 2023 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

Kjo revistë ishte e natyrës politike, shoqërore, kulturore dhe letrare në gjuhën shqipe (arbëreshe) dhe në italisht. Fillimisht u botua në Koriliano Kalabro dhe nga shtatori i vitit 1885 në Kozenca. Botimi i saj u ndërmor nga personaliteti i botës arbëreshe, Jeronim de Rada.

De Rada, i cili gëzon atributet e “babait” të gazetarisë shqiptare, kish konceptuar edhe “L’albanese d’Italia”, të përditshmen e parë në historinë e shtypit shqiptar. “Fiamuri i Arbërit” njihet ndërkaq si revista e parë shqiptare, në numrat e së cilës ngulmohej për autonominë e Shqipërisë.

#ArkivatFrymëzojnë

#ArkivatKujtojnë

#FiamuriiArbërit

#JeronimdeRada

#AQSH

#FototekaAQSH

Filed Under: Histori

MIRËNJOHJE PËR JETË E MOT PËR KONGRESISTIN ELIOT ENGEL

July 20, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli/

*Shënim: Shkrimi më poshtë, botuar me 8 janar, 2021 me rastin e daljes në pension të ish-kongressistit amerikan, Eliot Engel –The Biden Administration Should Rethink Its Kosovo Policy (foreignpolicy.com)– po ribotohet me rastin e botimit të artikullit të ish-Kongresistit Engel, linku i bashkangjitur këtu, në revistën prestigjoze amerikane, Foreign Policy. Në artikullin e tij, — që u bë lajm ditët e fundit — ish-Kongresisti Eliot Engel kritikon Administratën e Presidentit Biden dhe Departmentin Amerikan të Shtetit për mënyrën se si janë duke u marrë me çeshtjen e Kosovës në përgjithësi dhe me marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në veçanti. “…Dëshira e tij (Presidentit Biden), e zjarrtë për të ruajtur stabilitetin në Evropë ka shtrembëruar pikëpamjen e administratës së tij për konfliktin e gjatë midis Serbisë dhe Kosovës”, shkruan Eliot Engel..

Si anëtar i Partisë demokrate që është, ish-kongresisti Engel shprehet në artikullin e tij se, në përgjithësi, ka qenë i kënaqur me mënyrën se si Shtetet e Bashkuara — nën udhëheqjen e administratës së presidentit Biden — kanë mbështetur demokracinë, sundimin e ligjit dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor — Eliot Engel shfaq shqetësimet e tija për trajtimin, e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga Departamenti Amerikan i Shtetit”, shkruan Eliot Engel në artikullin e tij botuar ditët e fundit në revistën prestigjoze amerikane, Foreign Policy.

Artikulli i Z. Engel, në mbështetje të Kosovës sot – me të cilin ai shpreh kritika të forta ndaj administratës së Presidentit Biden, tregon se mbështetja e tij për kauzat e shqiptarëve ishte e sinqert, jo vetëm gjatë gjithë asaj kohe kur ishte një zë i fortë në Kongresin Amerikan — për Kosovën dhe për shqiptarët — por që edhe tani që është në pension dhe i shtyrë në moshë, vazhdon të qendrojë në mbështetje të Kosovës.

Më poshtë, mund të lexoni një shkrim mirënjohës për mbështetjen që Z. Engel i ka dhënë, historikisht, çeshtjes shqiptare, përfshir Kosovën gjatë dekadave (botuar me 8 janar, 2021). Ndihma e tij dhe ligjvensëve të tjerë amerikanë, ishte jetike atëherë, kur Kosova kishte nevojën më të madhe për ndihmën e Amerikës, për të mbijetuar si entitet dhe si popull me të drejta të njeriut dhe me identitet shqiptar. Artikulli im modest, i shkruar me rastin e daljes së tij në pension nga Kongresi, ishte një falënderim dhe mirënjohje e sinqert për veprimtarinë e Z. Eliot Engel në mbështetje të kauzave të drejta të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor – atëherë dhe sot.

Për ata që nuk e kanë lexuar më heret po e ribotojmë në shenjë mirënjohjeje të vazhdueshme prej nesh për qëndrimet e tija të forta dhe parimore, në mbështetjte të Kosovës, madje edhe nëqoftse ai detyrohet të kundërshtojë edhe politikat e Presidentit Biden, në lidhje me politikën aktuale amerikane ndaj Kosovës siç bëri në artikullin e ditëve të fundit, botuar në Foreign Policy. Vijon artikulli me disa foto, që mbante titullin, “Përgjithmonë vetëm mirënjohës për Kongresmenin Eliot Engel”, botuar në Janar, të vitit 2021, me rastin e daljes së tij në pension. Frank Shkreli: Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel | Gazeta Telegraf

————————————————

Përgjithmonë vetëm mirënjohës për Kongresmenin Eliot Engel”

Nga Frank Shkreli

Pas 32 viteve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, i votuar për 16-mandate nga votuesit e zonës 16- elektorale në New York, për herë të parë kur ishte në moshën 41- vjeçare, Z. Eliot Engel doli në pension, Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve dhe njëri prej mbështetësve më të dalluar në Kongresin amerikan të drejtave të shqiptarëve kudo, Z. Eliot Engel i dha fund karrierës së tij politike në Washington, si anëtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe si Kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme.

Në fjalimin e tij lamtumirës që mbajti në Kongres me 17 dhjetor, 2021, Eliot Engel tha se ishte tepër i nderuar që ka shërbyer si anëtar dhe veçanërisht, vitet e fundit, edhe si kryetar i Komisionit të Punëve Jashtëme të Kongresit amerikan. Ai rrfeu, në fjalën e tij, se kur kishte filluar karrierën e tij në Kongresin amerikan në vitin 1989, Kryetari i Kongresit në atë kohë, Tom Foley i kishte kërkuar që të jepte tre preferencat e tij se në cilin komision të Kongresit do të dëshironte të shërbente. Ai tha se përgjigjja e tij kishte qenë se vetëm dëshironte të shërbente si anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit, me shpresën se, eventualisht, do të emërohej si anëtar i këtij komisioni.

Ai ka thenë me atë rast se qysh në rini kishte zhvilluar një interesim për çështjet ndërkombëtare, kryesisht për arsye të origjinës së tij. Gjyshërit dhe gjyshet e tij ishin emigrantë nga Ukraina, ka thenë ai, të cilët emigruan në Amerikë, për të shpëtuar kështu jetën e tyre dhe të familjes. Për ndryshe, ka shtuar ai, ata me siguri do t’I k ishin zhdukur në holokaustin e Luftës së Dytë Botërore.

Amerika, ka vazhduar Z. Engel, ka qenë dhe është një strehim për njerëzit e vuajtur nga e gjithë bota. Ai kujtoi vitet e fëmijërisë dhe ditët studentore në periudhën e Luftës së Ftohtë, kur mësonte për Amerikën, si një fener i lirisë dhe i demokracisë në botë, si shpresë për të luftuar dhe për të kundërshtuar regjimet e ideologjisë komuniste shtypëse. Por bindjet e tij u formuan gjatë viteve të rinisë nga babai i tij, një anti-komunist i përbindur, ka thenë ai për babin e tij. Z. Engel shtoi se ai vet ka besuar dhe beson, se Amerika mund dhe duhet të jetë një forcë për mirë në botë dhe se beson bindshëm në vlerat amerikane që mbështesin të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor kudo në botë. Ishin këto vlera dhe bindje që bënë kongresistin e ardhshëm që në vitin 1989, të interesohej për të drejtat dhe vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve, në përgjithësi, anë e mbanë trojeve të veta. Në fjalimin e tij lamtumirës në Kongres, me rastin e daljes në pension, Zoti Engel ka përmendur shumë nga arritjet dhe sukseset e karierës së tij politike 32-vjeçare — në fushën e politikës së brendshme dhe të jashtme, duke përfshir interesimin dhe veprimtarinë e tij për çështjen e Kosovës, si një prej çështjeve ndërkombëtare, për të cilën, ç’prej fillimit, ka menduar të luante, një rol të rëndësishëm, “për të ndryshuar gjendjen” për më mirë, në atë vend, siç është shprehur ai në fjalimin e lamtumirës në Kongresin amerikan, në Dhjetor, 2021.

Në fjalimin e tij, Z. Engel përmendi mikun e tij prej dekadash dhe aktivistin e dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan, Z. Harry Bajraktari, si personin i cili e ka njoftuar në atë kohë për gjëndjen e rëndë në Kosovë, në ato vite dhe njeriu i cili e njohu Z. Engel me komunitetin shqiptaro-amerikan, komunitet i cili do i rrinte pranë dhe do e mbështeste deri në ditën e fundit të karierës së tij. Kongresisti Engel ishte dhe vazhdon të jetë ndër ata politikanë amerikanë që beson se Shtetet e Bashkuara, duhet të vazhdojnë të jenë në krye të përpjekjeve në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë, pprfshir Kosovën e Shqipërinë, pore dhe Ballkanin Perëndimor si rajon, historikisht, plot turbullira e konflikte.

“Unë gjithmonë kam rezervuar një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin dhe në veçanti për Kosovën”, ka nënvizuar Z. Engel në fjalimin e tij lamtumirës, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. “Në vitin 1999, unë kam mbështetur fuqimisht ndërhyrjen e Administratës së Presidentit Klinton në Ballkan, ndërhyrje, që tani e dimë se ka parandaluar një gjenocid të vërtetë. Që atëherë, unë kam vazhduar të jem një kampion i sovranitetit të pavarësisë së Kosovës. Ai vend ka bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara dhe tani Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara, Anglia, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë kombe të tjera të rëndësishme”, tha Z. Engel në fjalimin e tij lamtumirës. Puna e tij për Kosovën i ka thenë Z. Engel gazetës the ‘Washington Post’, ishte një veprimtari, “kundër një gjenocidi që po ndodhte në zemër të Evropës.”

Nëqoftse më lejohet një shënim personal me këtë rast, pasi kam pas nderin dhe privilegjin ta njihja nga afër, por edhe të punoja me Z. Engel dhe stafin e tij, sidomos gjatë kohës që kam shërbyer si Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar shqiptaro-amerikan. Unë e kam njohur Z. Engel si njërin prej antarëve më të vendosur dhe më parimorë, në vazhdimësi, të Kongresit amerikan, kur vinte puna tek Kosova dhe çështjet shqiptare në përgjithësi. E kam thënë edhe herë tjera se është e vërtetë se, sidomos, gjatë 50-viteve të fundit, shqiptarët kanë pasur edhe mbështetës të tjerë të njohur të politikës amerikane, nga të dy partitë kryesore — republikanë e demokratë — nga presidentë e senatorë e deri tek kongresmenë të shumtë gjatë viteve, kontributin e të cilëve për të drejtat e shqiptarëve, kur shqiptarët ishin në një prej orëve më të zeza të historisë së tyre, ndihmën dhe veprimtarinë e të cilëve unë dhe të tjerë, jemi përpjekur t’a vemë në dukje, nga koha në kohë. Por, mund të them me bindje të plotë se, si rrallë ndonjë tjetër politikan amerikan — megjithë qëllimet e mira dhe punës së tyre të mirë që kanë bërë në favor të shqiptarëve gjatë viteve — nuk ishte si Kongresmeni Eliot

Engel, i cili e ka trajtuar çështjen shqiptare me seriozitetin më të madh: si një kauzë morale, politike, kombëtare dhe ndërkombëtare të tijën, si një çështje e lirive dhe të drejtave bazë dhe dinjitetit njerëzor. Ky ishte besimi dhe parimet e tija, si njeri dhe si politikan.

Thonë se mënyra më e mirë të njohësh dikë është që të udhëtosh me ta. Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, (KKSHA/NAAC) gjatë mandatit tim, kishte vendosur së bashku me zyrën e Kongresistit Eliot Engel që të bënim një turne në trojet shqiptare, pasi ai donte të njihej edhe më mirë me problemet e shqiptarëve në trojet e veta. Vizita, e vetmja e këtij lloji, për të cilën gazeta ‘Illyria’ e Nju Jorkut, (shiko foton më poshtë) pat botuar një kronikë të gjatë me foto nga takimet e shumta të delegacionit të (KKSHA) dhe Kongresistit Eliot Engel me udhëheqësit shqiptarë, pat bërë një jehonë shumë pozitive në Shqipëri, Kosovë dhe në Mal të Zi, si rrjedhim i vizitës nga data 2 deri 10 Korrik 2005. Në atë kohë, Kongresisti Engel kryesonte grupin e interesave shqiptare në Kongres (Albanian Caucus), që përbëhej nga anëtarë demokratë dhe republikanë. Duke u kthyer nga vizita që patëm bërë në trojet shqiptare, ndodha që në në fund të vizitës, në aeroplan për në Nju Jork, të isha vetëm për vetëm me Zotin Engel, ashtuqë pata mundësi të bisedoja gjerë e gjatë me “kongresistin e shqiptarëve” për hallet tona, në një atmosferë më të relaksuar dhe jo formale.

Më kujtohet se me atë rast më ofroi ndihmën e tij të pa kursyer, sidomos në marrëdhëniet e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA-s) me Kongresin, duke më thënë se zyra e tij ishte e hapur për mua si drejtor i NAAC-ut dhe se stafi i tij në Washington dhe në Nju Jork do ishin gjithmonë në dispozicionin tim, kur të kisha nevojën e tyre, si organizatë dhe si komunitet.

Por, fatkeqësisht, me largimin e kongresistit Eliot Engel nga Kongresi, interesat dhe çështjet shqiptare në Kongresin amerikan mbeten pa përfaqësues, të nivelit dhe të interesimit, siç kishte Eliot Engel për shqiptarët, për 32 vjet që ai shërbeu në kongres. Me largimin e Kongresistit Eliot Engel nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka humbur shumë Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi, pasi jo vetëm që i njihte mirë punët e Ballkanit, por për më tepër, Z. Engel kishte vërtetë një përafërsi dhe përkushtim të sinqert ndaj të drejtave të mohuara të shqiptarëve gjatë dekadave. Mungesa e tij në Kongres, nevojit një ndërmarrje të re dhe urgjente nga komuniteti, si dhe nga Tirana dhe Prishtina zyrtare, për një rishqyrtim serioz të boshllëkut të madh që ka lenë largimi i Zotit Engel nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, një boshllëk që mund të ketë pasoja serioze negative për situatën e përgjithëshme në Ballkan dhe për marrëdhëniet, deri tani të ngushta, midis Shteteve të Bashkuara dhe dy shteteve shqiptare.

Thank You, Congressman Engel, për të gjithë ndihmën dhe kujdesin që kini treguar për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe për shqiptarët në përgjithësi, gjatë tre dekadave të mandative tuaja në Kongresin amerikan. Falënderime dhe Mirënjohje përgjithmonë, Z. Engel, për miqësinë dhe për mbështetjen tuaj historike për të drejtat e Kombit shqiptar, anë e mbanë trojeve të veta shekullore. Falënderimet tona të përjetëshme dhe përgjithmonë mirënjohje për Ju!

Filed Under: Politike

Shqiptarët në veri të Kalifornisë, një komunitet i sukseseve dhe orientimit patriotik

July 20, 2023 by s p

Nga: Natalija Berisha-Mirakaj, Kaliforni/

Komuniteti shqiptar në veri të Kalifornisë më shumicë në Bay Area është një komunitet shqiptar më i vogël se sa ato në shetet tjera në SHBA por shumë unik, i përkushtuar jo vetem punës të suksesshme në shumë lami por edhe ruajtjen dhe kultivimin e tradites, gjuhës dhe kultures patriotike shqiptare.

Megjithëse relativisht i vogël në numër, komuniteti i jonë ka një histori të vjetër të imigrimit që daton nga vitet ‘60 me shumicë nga Shqiperia, Malësia kurse tani edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

Te veprosh, avancohesh, vlersohesh dhe të jetosh në një vend kaq të bukur ku nuk mungon as dielli, as suksesi dhe as demokracia është me të vertet krenari! Ketu kemi një numer konsiderushëm të inxhinierësh, entreprenorësh, avokatësh, analista dhe profesionistësh në fushat më të kerkuara, dhe shpesh janë një shembull talenti dhe kontributi të jashtëzakonshëm. Shumë prej tyre punojnë për kompani të mëdha të teknologjisë si Apple, Facebook, Twitter, Netflix, LinkedIn, Salesforce, Airbnb…, të punësuar ka edhe në administrat publike, ne shtetin e Kalifornisë, si per shembull Z. Hasan Berisha, gjeodet i liçencuar, i cili kontribon në planifikim,dizajn, ndertimin e infrastruktures në Departmentin e Transportit te Shtetit të Kalifornisë.

Gjithashtu kem Shqiptarë që janë duke krijuar produkte dhe shërbime inovative me famë botërore.

Ne mburrem me keto suksese që na shërbejn si altitudë per komunitetin dhe udhërrëfim për jetën tonë sot dhe pritëshmerit e nesërme.

Se fundit vehet nje fluks me i shtuar të imigracionit Shqiptarë ku shumica janë të riniët nga Kosova që kan përfituar nga arsimi i lartë në SHBA, duke vazhduar studimet në universitete të njohura si Stanford, UC Berkeley, etj. Këto universitete japin mundësinë për të zhvilluar njohuri në fushën e inxhinierisë, shkencës kompjuterike, matematikës dhe shkencave të tjera të lidhura me teknologjinë.

Me kualifikimet e tyre dhe njohuritë e fituara, këta të rinj janë sistemuar në kompanitë të San Francisco dhe Silicon Valley, dy vendet më të avuancuara në botë për teknologji dhe inovacion.

Në vazhdimësi, edhe në botën e biznesit, Shqiptarët kanë shfaqur aftësi te madha dhe janë themelues të kompanive, restaurante dhe biznese të suksesshme.

Komuniteti jonë është gjithashtu potriotik dhe të gjithë me deshirë për të ruajtur traditat dhe vlerat shqiptare. Per shembull, në kët verë, është organizua festivali vjetor në San Jose, me donacionet e komunitetit e më nje organizin të shkelqyer te aktivistëve me prejsdhëje nga Malësia e Ulqinit.

Vlen të theksohet se ishte nje manifestim ku shfaq lumturia e lart, trashëgimia, kultura dhe suksesi.

Përveç kuzhinës shqiptare, festivali ofroi edhe aktivitete të tjera dhe u shoqërua me muzikë dhe këngë tradicionale, duke krijuar një atmosferë të gëzueshme dhe argëtuese.

Gjithashtu u organizua edhe nje ekspozit të artit, ku të rinjtë shqiptarë shfaqën krijimet e tyre unike @shqiptarworld.net

Pjesëmarrësit e festivalit kishin gjithashtu mundësinë të merrnin pjesë në aktivitete sportive edhe lojëra të ndryshme.

U reflektua komuniteti si burim krenarie me shpresë që ti vazhdojnë përpjekjet për të ruajtur gjuhën, traditat dhe kulturën shqiptare, si dhe suksesin që po arrin rinia jonë.

Filed Under: Reportazh

NËNË TEREZA

July 20, 2023 by s p

… na thërret të gjithëve në lutje për t’i dhuruar vetes Zotin

…Lutja nuk është kërkesë. Lutja është lënia e vets sonë në duart e Zotit, në dispozicionin e Tij dhe të dëgjojmë zërin e Tij në thellësinë e zemrës sonë.

…Lutja ta bën zemrën të madhe, gjersa ajo të jetë në gjendje ta mbajë dhuratën e vetë Zotit

…Pa shpirtin e sakrificës, pa një jetë në lutje, pa një qëndrim besnik ndaj pendimit, ne nuk do të jemi në gjëndje të kryejmë punën tonë.

…Unë besoj se politikanët kalojnë shumë pak kohë në gjunjë. Jam e bindur se ato do të bëheshin më të mirë po të vepronin në këtë mënyrë.

…Ka disa njerëz të cilët ngaqë nuk lotën justifikohen me faktin se jeta e vrullshme nuk i lejon ata që të luten.

Por nuk është kështu.

Lutja nuk kërkon që ne të ndërpresim aktivitetin tonë, por ta vlerësojmë dhe kuptojmë atë sikur ajo të ishte një lutje.

…Nuk është e nevojshme që të rrimë e të meditojmë, as edhe në mënyrë të vetëdijshme të përjetojmë ndjeshmërinë se po flasim me Zotin, megjithëse kjo është një gjë shumë e mirë. Kryesorja është të jemi më Të, ta duam Atë, në vullnetin e Tij. Të duam me zemër të pastër, t’i duam të gjithë, veçanërisht të varfëritë, kjo është një lutje e larë në bekim.

Nga unë …Lutu dhe beso se edhe në shpirtin tënd ka vend për një vullnet të mirë që ju shpërblen bujarisht me Zotin… Atë pa të cilin, zbrazëtia juaj, duke ju shtyrë në mohim, kërkon t’ju ndëshkojë.

Përgatiti: Albert Vataj

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT