• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2023

Udhëtim në histori e në kohë me veprën e Milan Kunderës

July 20, 2023 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Personazhit kryesor të romanit “Shakaja” të Kunderës, Ludovikut, i kushton shumë shtrenjtë një frazë që shkruan në një letër të tij dërguar një shoku, se “Optimizmi është opium për popullin”, pasi menjëherë pas denoncimit të kësaj fraze nga një miku i tij, ai përjashtohet nga universiteti dhe dërgohet në një kamp pune për t’u “riedukuar”. Fraza ishte një parodi e citatit të njohur të Marksit, se “Feja është opium për popullin” dhe vinte në lojë entuziazmin komunist të ndryshimit të situatës kulturore dhe ekonomike në Çekinë e viteve ’50. Romani “Shakaja” konsiderohet një pasqyrë e totalitarizmit komunist në Çekosllovakinë e asaj kohe dhe për momentin dhe kohën kur u botua, u konsiderua një risi e veçantë, pasi prezantonte në Perëndim se ç’ndodhte mbrapa Perdes së Hekurt. Romani përshkruan atmosferën mbytëse të vitit 1948, vitit kur u instalua totalitarizmi në Shqipëri. Dhuna u shpejtua në mënyrë të konsiderueshme me “goditjen e Pragës” në shkurt të vitit 1948, që hapi plotësisht portat e instalimit monopolist të pushtetit të Partisë Komuniste Çekosllovake në jetën politike të Çekosllovakisë. Që në fillim të krizës në shkurt, të provokuar nga dorëheqja e shumicës së ministrave jokomunistë, të cilët pas disa ditësh u burgosën, përveç të tjerëve, sllovaku Jan Ursini, president i Partisë Demokratike dhe zëvendëskryeministër i Qeverisë së Gotvaldit u detyrua të jepte dorëheqjen në vjeshtë të vitit 1947. Po ashtu edhe Prokop Drtina, ministri i Drejtësisë, që të dy udhëheqës të rezistencës antifashiste.

Proceset e para të mëdha në Çekosllovaki, krejtësisht të fabrikuara goditën në prill dhe maj të vitit 1948 drejtuesit e Partisë Demokratike Sllovake: 25 veta u dënuan nga 1 deri në 30 vjet burg. Objektivi kryesor i dhunës gjyqësore dhe policore dukej se u vendos që nga ky moment: Kërkohej të goditej “armiku” në ushtri dhe shërbimin e sigurimit, po ashtu dhe udhëheqësit politikë demokratë liberalë ose demokratë socialistë, që deri në shkurt 1948 kishin qënë aleatë, shpesh partizanë shumë të sinqertë të bashkëpunimit me komunistët. Një proces i tillë skandaloz i dhunimit të të drejtave të njeriut është ai i politikanes dhe aktivistes së rezistencës çeke Milada Horakovas. Procesi i Milada Horakovas, që dallohet për shumë arsye: është procesi i parë spektakolar (shprehje e huazuar nga një specialist i madh i dhunës, historiani çek Karel Kaplan), është procesi i parë i përgatitur drejtpërdrejt nga “këshilltarët sovjetikë” drejtues të lartë të shërbimeve speciale, që kishin ardhur të drejtonin. Milada Horáková (née Králová, 25 dhjetor 1901 – 27 qershor 1950) ishte një politikane çeke dhe një anëtare e lëvizjes së rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo ishte një viktimë e vrasjes gjyqësore, e dënuar dhe ekzekutuar nga Partia Komuniste Çekosllovake me akuza të trilluara për komplot dhe tradhti. Shumë figura të shquara në Perëndim, përfshirë Albert Einstein, Vincent Auriol dhe Ëinston Churchill, bënë kërkesë për faljen e jetës së saj. Ajo u ekzekutua në burgun Pankrác të Pragës duke përdorur një variant primitiv ekzekutimi: varje. Ajo vdiq pasi u mbyt për më shumë se 13 minuta. Eshtrat e saj nuk u gjetën kurrë. Dënimi i saj u anulua në 1968. Ajo u rehabilitua plotësisht në vitet 1990 dhe pas vdekjes iu dha Urdhri “Tomáš Garrigue Masaryk” (Klasa I) dhe “Urdhri i Kryqit të Bardhë të Dyfishtë” (Klasa 1) 117 dhunën me ngritjen e një mekanizmi, që më vonë u bë “klasik” (skenar i spektaklit të përgatitur me shumë kujdes, “pohime” të mësuara dhe të recituara, makina e madhe e propagandës të ngritur rreth këtij spektakli etj.) Ky proces shënoi një etapë të rëndësishme në dhunën politike në Europë e, jo vetëm në Europën komuniste: U var, një grua pjesëmarrëse një grua (mjaft e guximshme) që në fillim të pushtimit të Çekosllovakisë në mars 1939, një grua e burgosur për afro 5 vjet nga nazistët, një grua demokrate, një grua që nuk kishte menduar kurrë të luftonte diktaturën komuniste me anë të armëve. Kjo atmosferë mbytëse politike e viteve staliniste në Çekosllovaki u pasqyrua dhe në kulturë dhe letërsi. Paradoksialisht , në vitin 1948 që Kundera përshkruan në ngjarjete romanit, dënimin e Ludovikut, ai vetë pranohet anëtar i Partisë Komuniste Çekosllovake. Por entuziasmi komunist mesa duket iu venit dy vjet më vonë kur në vitin 1950 ai dhe shkrimtari çek Jan Trefulka (1929-2012), u përjashtuan nga partia për shkak “të veprimtarisë antipartiake”. Në vitin 1956, Kundera përsëri u pranua në Partinë Komuniste. Në vitin 1970 për së dyti u përjashtua prej saj.

Destalinizimi i Çekosllovakisë nuk është se përmbysi mendësinë totalitare në Çekosllovaki pas çdo lloj lirie individuale që shkonte ndesh me dogmën dënohej dhe paragjykohej. Romani Shakaja i Kunderës u botua në 1967 duke i paraprirë ngjarjeve të pranverës së Pragës në 1968. Bashkë me artistët dhe me shkrimtarët e tjerë, si dramaturgu çek Vaclav Havel (Václav Havel, 1936-2011), në vitin 1968 edhe Kundera u angazhua në Pranverën e Pragës. Kjo ishte një periudhë e shkurtër e optimizmit reformist që u shua në gusht të po atij viti me invadimin sovjetik të Çekosllovakisë. Kundera edhe më tej mbeti i angazhuar në reformën e komunizmit çek dhe polemizoi publikisht ashpër, në shtyp, me Havelin, duke thënë se çdokush duhet të jetë i matur për arsye se “ende askënd nuk e burgosin për shkak të mendimit”, ndërsa “pesha e Vjeshtës së Pragës do të mund të ishte më e madhe se pesha e Pranverës së Pragës”. Shtypja brutale e Pranverës së Pragës nga ana e trupave të Traktatit të Varshavës, me Bashkimin Sovjetik në krye dëshmoi se komunizmi tashmë ishte atrofizuar dhe se regjimet monopartiake nuk ishin më të afta për të reformuar vetveten. Me fjalët e sudiusit Tony Judtit, “Iluzioni se komunizmi ishte i reformueshëm, se stalinizmi kishte qenë një kthesë e gabuar, një gabim që ende mund të korrigjohej, se idealet bazë të pluralizmit demokratik mundet në njëfarë mënyre të jenë të pajtueshme me strukturat e kolektivizmit marksist: ky iluzion u shtyp nën zinxhirët e tankeve, më 21 gusht 1968 dhe nuk e mori veten më kurrë. Aleksandër Dubçek dhe Programi i Veprimit i tij nuk qenë fillim, por fund”.

Kundera duket se i parapriu me një vit ngjarjeve të mëdha. Ai u arratis dhe kërkoi azil në Francë në vitin 1975, një vit përpara miratimit të Kartës së Helsinkit më 1976 që me doktrinën e saj mbi të Drejtat dhe Liritë e Njeriut ndihmoi në farkëtimin e rezistencës antikomuniste në Europën Lindore. Mbi bazën e këtyre lirive të nënshkruara edhe nga shteti çekosllovak u hartua Karta 77, dokumenti bazë i rezistencës antikomuniste në Çekosllovaki. Karta 77 ishte një iniciativë qytetare jozyrtare në Republikën Socialiste të Çekosllovakisë nga viti 1976 deri në 1992, emërtuar pas dokumentit Karta 77 nga janari 1977. Anëtarët themelues dhe arkitektët qenë: Jirí Nimec, Václav Benda, Ladislav Hejdánek, Václav Havel, Jan Patocka, Zdenik Mlynár, Jirí Hájek, Martin Palouš, Pavel Kohout dhe Ladislav Lis. Shqipëria staliniste vazhdoi të ishte e izoluar, duke mos rehabilituar marrëdhëniet me vendet e ish-Bllokut komunist, por edhe duke refuzuar të merrte pjesë në procesin e Helsinkit më 1975- 1976. Në këtë mënyrë, ajo ishte i vetmi vend europian që nuk iu bashkangjit kësaj iniciative për paqen dhe sigurinë në Europë. Frika e regjimit komunist shqiptar për aderimin në prosecin e KSBE-së kishte të bënte me adaptimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, çka do të sillte heqjen e dënimit të kundërshtarëve politikë dhe pakësimin e dhunës, që në terminologjinë zyrtare komuniste quhej diktatura e proletariatit. Sipas variantit të komunizmit stalinist, besnik i të cilit qëndroi Enver Hoxha deri në fund të jetës së tij, ndaj të ashtëquajtuarve armiq merren masa shtrënguese, shtypëse, deri në likuidimin fizik.

Për këtë arsye vepra e Kunderës mbeti e panjohur derisa u përkthye në vitet 90’ në shqip , fillimisht nga Mirela Kumbaro dhe në vitet e fundit dhe nga Saverino Pasho. Ajo përcolli për herë të parë te publiku shqiptar groteskun, vetëironinë dhe sarkazmën e prozës së Kunderës duke e njohur me ankthin dhe ngrehinën e memories kolektive dhe totalitarizmit. Leximi i saj ndihmon në dekodifikimin e së shkuarës komuniste por edhe rrëzimin e klisheve postkomuniste mbi rikthimin në mitet e së shkuarës të viteve 30’. Ai zhvilloi një narrativë individuale që prej vendosjes në Francë, pavarësisht faktit që pas rënies së komunizmit vepra e tij nga kritika kryesisht në vënedet ish lindjes komuniste u quajt e tejkaluar. Temat e memories kolektive , përgjegjësisë ndaj së shkuarës, individualitetit dhe lirisë personale janë tema universale dhe Kundera i lëvroi mjeshtërisht duke na lënë një trashëgimi të çmuar letrare.

Burimet:

1- Xhevat Zejneli. Me rastin e vajtjes në amëshim Milan Kundera.

2- Dorian Koçi. Tokat çeke dhe shqiptare. Pikëtakime historike, kulturore dhe diplomatike.

Filed Under: LETERSI

GRUPI ARTISTIK “ROZAFATI”(MJESHTËR I MADH), QERSHIA MBI TORTË E FESTIVALIT FOLKLORIK KOMBËTAR TË GJIROKASTRËS

July 19, 2023 by s p

Angjelina Nika, koreografe, (Mjeshtër i Madh)/

Grupi artistik “Rozafati”(Mjeshtër i Madh) i Qendrës Kulturore Nënë Tereza të Kishës Zoja e Shkodrës në New York arriti një sukses dhe paraqitje spektakolare në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. 10 ditë magjike në Tiranë e Gjirokastër që nuk do të shlyhen nga kujtesa e grupit tonë. Falë mbështetjes së pakursyer të Dom Pjetër Popaj famullitarit të Kishës Zoja e Shkodrës dhe Këshillit të Kishës, grupi i mrekullueshëm “Rozafati”, të rinj e të reja të talentuar, të lindur në Amerikë por që ruajnë e trashëgojnë vlerat kombëtare, kulturore dhe trashëgiminë e shkëlqyer të kombit tonë, mahnitën gjithkënd me shfaqjen e tyre emocionuese. Grupi artistik “Rozafati” mori pjesë për herë të parë duke përformuar denjësisht dhe duke përfaqësuar më së miri mërgatën e Amerikës.

Ishte emocion dhe krenari ti shikoje teksa performonin: Mary Camaj, Kristina Camaj, Ana Camaj, Amanda Ujka, Monika Gojcaj, Donika Popaj, Monika Popaj, Mikejla Nonaj, Arianna Kocovic, Gabriela Shpijati, Ajron Pepushaj, Albert Leka, Alex Leka, Jozef Curanovic, Jonathan Cotaj, Rrok Cotaj, Gabriel Gojcaj, Arber Rexha dhe Samuel Pllumaj. Me mbështetjen e Drita Ujka, Meri Ujka, Flore Dodaj Cama, Maria Kocovic dhe kordinimin e Kristina Popaj, grupi “Rozafati” shkëlqeu si në çdo aktivitet kulturor duke dale faqebardhë e të nderuar.

Përformanca e grupit “Rozafati” me: “Vallja e Tropojës”, “Vallja e Flamurit” dhe kënga e kompozuar nga Kole Susaj e kënduar nga Mikelja Nonaj “Kceni more çika” prodhoi shumë emocione te të gjithë të pranishmit. Pjesëmarrja në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës ishte shumë emocionuese për çdo pjesëtar të grupit. Që nga nisja nga Amerika e ditët e qendrimit në Shqipëri kanë qenë një emocion i papërshkrueshëm.

Falë talentit, punës së shkëlqyer dhe përpjekjeve të afro dy dekadave, ndjehesh shumë e lumtur teksa shoh suksesin e këtyre fëmijëve, rritjen e tyre artistike dhe shërbimin që i bëjmë kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Jam krenare se prej dy dekadash kam mësuar më shumë se 3 mijë fëmijë shqiptarë, aktualisht punoj me më shumë se 300 fëmijë dhe jam e lumtur për investimin kulturor e kombëtar që bëjmë të komuniteti shqiptar në mërgatën e Amerikës. Aktualisht po punohet fort me grupin artistik “Albanian Roots” në Staten Island dhe së shpejti në Queens.

Në vitin 2016 jam krenare se krijuam grupin artistik “Freskia” e Anës së Malit, më 2017 grupin e valleve të shoqatës Kraja e kemi vazhduar duke punuar edhe sot pa u ndalur në misionin tonë kulturor e kombëtar. Nw rrafshin institucional shtetëor në New York e më gjërë grupi artistik “Rozafati” ftohet institucionalisht për të përfaqësuar kulturën shqiptare krahas kulturës së popujve të botës. Kjo përbën një arritje dhe krenari për të gjithë grupin tonë. Ky është një shërbim për pavdeksinë e kombit tonë kulturalisht. I jam mirënjohëse prindërve të fëmijëve për skarificën e çdo dashamirësi të kulturës kombëtare që na ka ndihmar gjithë këtë kohë, pa ndihmën e tyre do të ishte e pamundur. Grupi “Rozafati” paraqiti madhështinë e kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar, dëshmoi sesi ruhet kultura e trashëgimia e shkëlqyer shqiptare larg mëmëdheut.

Grupin artistik “Rozafati”(Mjeshtër i Madh) i Qendrës Kulturore Nënë Tereza të Kishës Zoja e Shkodrës mund ta quaj me krenari se është identiteti kultor i shqiptarëve të Amerikës. Është çdo herë pjesëmarrës në të gjitha eventet kulturore, patriotike dhe komunitare të shqiptarëve në New York e më gjërë, është pa dyshim një krenari e pastër identitare kombëtare shqiptare. Ky grup artistik shënon një përpjekje të vazhdueshme e të pa ndalshme për ruajtjen e identitetit kulturor kombëtar shqiptar në mërgatën shqiptare të Amerikës.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Angjelina Nika

Një thirrje e kahershme zemre…

July 19, 2023 by s p

Prof. Dr. Fatmir Terziu, London, U.K/

Jeta është e papërpunuar. Një kundërshtim. Jeta nuk është asnjëherë siç duket. Duke u ripërsëritur gjithmonë me një mendim të vendosur mbi gjatësinë e fjalëve, hijeve të tyre e më së shumti dritëhijeve të fjalëve e historive, zhbirimeve e diskurseve, si e tillë, vetë jeta kërkon një majë të mprehtë pene. Kërkon një kërkues të vazhdueshëm. Një hulumtues të fjalës së goditur filozofike, përshtatëse, emocionuese, e zhdërvjelltë, dhe pse jo “simpatike”, për të na e dhënë jetën ashtu siç duhet, të përpunuar, në dhe brenda kundërshtive. Mos të shkojmë më tutje, por të thërrasim me lutje e brohoritje prej fjalës së mushtit, tërë bagazhin dhe prurjen e sotme të Astrit Lulushit.

E kjo është një thirrje e kahershme zemre, e një lexuesi që e bën ditën të jetë ditë, që e sjell shkurtazi në dritë, dhe e bën atë që të mbahet gjallë si prushi, si atë që jo lehtë mund ta bëj dikushi. “Dikushi” ka qenë këtu mes nesh, ka pritur e përcjellur lehtë e qetë.., fjalën, leximin. “Dikushi” nuk është thjesht Astrit Lulushi. Ai është është autor i vëllimit të katërt “Zhgënjime Sporadike” (2012). Ai ka shkruar vëllimet me ese e përsiatje “Pak ndryshe”, (2010); “Ndjenjë realiteti”, (2011) dhe “63 Sonete të Shekspirit” (2011) e qindra prurjeve filozofike.

Dhe jeta mbetet një jetë e tërë komplekse në shkrimet e esetë e shkurtëra të Lulushit, se jeta nuk është kurrë siç duket, përkundrazi jeta nuk është sikurse ndjek dhe ndjen veten në pasqyrë duke e treguar e ritreguar mes vetes, as si një arsye që e bën tërë amalgamën e zhdërvjethtësisë në këndin e stilin e vet. Të ndezura nga zhgënjimi i tërbuar i përditësive, janë të gjitha këto arsye, të gjitha këto shkrime që vijnë me vlera fine.

Numri i shkrimeve të këtij autori vë në pah deflacion të patejkalueshëm, sepse nuk është për kohën e ngarkuar me mijëra trishtime, që rritet për zvarritje në një kënd me disa lëvizje, shkrimi i tij është të zgjedhë cilën jetë në fakt vetë Njeriu dëshiron si locion. Duke folur dhe duke argumentuar me fakte historike dhe po aq filozofike, Astrit Lulushi nget dhe ndjek arsyet, “egoja” nuk është “heroi” i tij, as një i lindur për të punuar zeron në kuptimin e jetës. Ai është një risi dhe ndaj i besohet leximit me një arsye, shfletimit me një dorë të tillë që t’i mbështesë të gjithë prurjet me urdhër të mirëkuptimit dhe mendjes.

Por me këtë përmendje të vogël, ju të nderuar kolegë, miq e shkrimtarë, kërkues e poetë, njerëz të artit të vërtetë, ju lutemi kushtoni pak vëmendje, ndoshta një vëmendje të madhe sepse kjo që ndjek Astrit Lulushi është një rrugë e re, është një “këngë” në llojin e vet, është një dialektikë, është një prognozë, për dje, për sot …, e patjetër dhe për nesër. Të paktën për të shpjeguar mesazhin, e tërë prurja është një tërësi që kërkon që vjen nga një kohë e jetës për të përjetuar dhe rritur, vlerësuar dhe rivlerësuar gjërat që rrëzojnë të gjitha nivelet rreth vetë prangave, kapërcimeve, ndalesave dhe shkurtesave dinake të vetë jetës. Në leximin e tillë nuk ka asnjë pengesë, asnjë derë të mbyllur, vetëm përvojë e mirëfilltë e jetës për të sjellë dhe për të na prurë nga ana filozofike, atë që duhet për të arritur në këtë pikë, për t’i shpjeguar botës diçka brenda vetvetes, e cila përshkruhet nga persona të zgjuar, për të cilët këto ide vazhdojnë të përmbushin një pjesë të jashtëzakonshme të një diçkaje që rrëshqet jo rastësisht, por qëllimisht dhe nuk amendohet kurrë, sepse thuhet brenda arsyes, që njerëzimi nuk mund të jetë pa ideologji të një personi thjesht “të mahnitur”. E këtë e bën art autori.

Gjithçka është absolute dhe ekzistenciale, dhe evokohet përmes mjeteve më të përkryera të shkrimit. Nga koha e lirisë shkatërruese, e sheh edhe njëherë jetën me sytë si fëmijë, jo si të rritur, sepse shikohet, se si janë të rriturit këto ditë. Ata i mësojnë fëmijët e tyre, dhe ata i lënë të tjerët të mësojnë fëmijët e tyre, por fëmijët kurrë nuk marrin ndjenjën e të qenurit të lirë. Ju premtoj, atë klithmë, ose emocion që keni përjetuar për shkak të mungesës së miqësisë nga enigma “mik” dhe “fqinj”, nga kumti “kënetë”, apo “histori” është një ngulm që ndjell shumë lëvizje të jetës për të besuar në gjëra të çuditshme që portretizon bota. A është këtu thjesht “Liria?” Për veten time, unë gjej pikënisjen, si atëherë kur u frymëzova për herë të parë të ndjej ajrin tim të ndjeshëm, kur ecja në dy këmbët e mia pa udhëzime dhe kur nuk mendoja se ku po shihnin sytë. Si mund të jetë një mendje kaq e butë, e humbur nga keqformimi tren jete, pasi treni e sfidon jetën? Kjo është arsyeja pse unë gjej tek shkrimet e Astritit një gjë kaq tërheqëse të pamëshirshme, që mund të ndahet në disa modele se pse është ky rast, që shkrimet e tij ti quaj edhe filozofi, edhe art.

Filed Under: LETERSI

Ekspoze rreth situatës politike në Kosovë

July 19, 2023 by s p

Hafiz Shala/

Koherenca prej më tepër se dy shekujve, për fatkeqësinë tonë kombëtare, pothuajse po duket të na përsëritet, ndërsa ne si komb e si dy shtete të ndara padrejtësisht, ende nuk po mund t’i konsolidojmë radhët tona ndër shqiptare në momentet më kritike, në rend të parë për Republikën e Dardanisë( Kosovës) që nënkupton njëherit edhe për tërë kombin shqiptar i shpërndarë dhe i kufizuar me shtetet amë Shqipëri -Dardani.

Bashkësisë Ndërkombëtare se, në vend se të ndëshkohet agresori e shteti gjenocidal Serbia, ajo, po ledhatohet, krimet po tentohen të amnistohen ndërsa, akuzohet qeveria në krye me Albin Kurtin se, “nuk po bashkëpunon me miqtë tanë ndërkombëtar” edhe pas atyre lëshimeve qe i bëri por qe, “nuk na qenkan të mjaftuara” sepse, shteti kriminal serb në krye me kriminelin Vuçiq nuk i pëlqeka dhe po i mbetka hatri.

Është më rëndësi se, udhëheqja aktuale shtetërore e Republikës së Dardanisë, është unike, e vendosur, e aftë dhe e ndershme, pasi, janë të pastër në çdo aspekt.

Historia të përsëritet nëse ajo nuk mbahet mend, nuk përkujtohet dhe nuk angazhohesh qe mos të përsëritet.

Historia e jonë kombëtare, kalojë nëpër faza të ndryshme tragjike sepse, kurrë nuk kemi qenë popull nomad sikur populli serb i shpërngulur nga shpellat e Karpateve, duke kërkuar vendqëndrim, pasi, ne kemi jetuar në trojet tona autentike pellazgë-iliro-dardane, por, qe përmes dhunës na detyruan qe të tkurremi në shtetin amë Shqipërinë, jo sipas kufijve të sajë natyral por sipas tekeve dhe aspiratave imperialiste, për ta copëtuar si pasojë e marrëveshjeve të shteteve të atëhershme të fuqishme siç ishte Rusia cariste me aleatet e asaj kohe, duke ia plotësuar dëshirat dhe epshet e Serbisë kolonialiste duke gllabëruar toka shqiptare pa mëshirë.

Qëllimisht duke mos dashur qe t’ia humbi kuptimin e studimit historik të autorit, sepse ai gjerësisht e ka përfshirë në vëllimet e librave të tij, në përkrahje të kësaj ndërmarrje studimore me interes kombëtar, doja shkurt të ceki vetëm disa nga elementet e fakteve historike nga gjenocidi serb i ushtruar ndaj popullatës shqiptare në përkujtim të 140 vjetorit të dëbimit masiv të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe rajonit të Toplicës, me ç’ rast Serbia, përmes dhunës dhe terrorit të organizuar shtetëror, ushtroi gjenocid dhe spastrim etnik në mbi 700 vendbanime ndaj mbi 300.000 shqiptarëve, të cilët asokohe jetonin ne trojet e veta etnike, apo në një hapësirë sa territori aktual i Dardanisë së sotme.

Një bashkëpunëtor i Akademisë Diplomatike të Londrës konstaton se vetëm ne Luginën e Nishit gjatë kësaj periudhe u vranë dhe u masakruan 35.000 shqiptar.

Spastrimi i dhunshëm i hapësirës etnike shqiptare në mënyrë masive, ndodhi pas Kongresit të Berlinit, me 1878, dhe vazhdoj deri me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë me 1912, ku pjesa më e madhe e popullatës shqiptare të Sanxhakut të Nishit dhe rajoni i Toplicës ishte dëbuar nga trojet e veta shekullore.

Në pronat e ligjshme të shqiptarëve të dëbuar, u vendosën serbët dhe malazezët besnik ndaj regjimit serb, ndërkohë që popullata e dëbuar shqiptare u vendos kryesisht në territorin e Dardanisë së sotme dhe në një pjesë në territorin e Maqedonisë së Veriut të sotme( F.SH).

Me këtë rast, Serbia i theri 70.000 shqiptar dhe dogji 700 fshatra.

Duke e pasur në konsideratë edhe folësit tjerë, kalimthi përmenda vetëm disa nga ato ndër me të theksuarat gjatë periudhës së përfshirë në vëllimet e autorit, me qëllim që duke u ndalur në situatën aktuale e cila, ani pse e drejta është në anën tonë, për hir të interesave gjeopolitike të Evropës, ajo, edhe në ditët e sotme vazhdon me avazin e Evropës së vjetër, duke ushtruar presion të pa parë ndaj viktimës -Dardanisë e cila, për hirë të paqes në Ballkan, rajon dhe më gjerë, bëri koncesione të cilat asnjëra nga shtetet evropiane nuk do të ishin në gjendje ta bënin.

Hoqëm dorë nga shteti nacional, e pranuam atë multietnik. Hoqëm dorë nga flamuri i Dardanisë, në atë me 6 yje që përpos ngjyrës së verdhe që në një mënyrë përfaqëson pasuritë nëntokësore dhe 6 komunitetet, ajo është e tëra ndërsa himni kombëtar me fishkëllima sikur bariu kur fishkëllen deleve asgjë tjetër duke e refuzuar atë, “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, i propozuar nga themeluesi i shtetit të Dardanisë, Dr.Ibrahim Rugova.

Ua siguruam pakicës serbe me Kushtetutë qe te përfaqësohen në Parlament me 10 vende të garantuara me ç’rast, pa pëlqimin e sajë nuk mund të sjellën vendime me interes nacional duke e përdorur edhe fuqinë e “vetos”, sipas të ashtuquajturës, “Marrëveshja e Marthy Ahtisari”

Të gjitha këto koncesione u bënë për ta shpallur pavarësinë e fituar me gjakun e derdhur të bijave dhe bijve të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, krenaria e kombit shqiptar më në krye Komandantin Legjendar Adem Jashari, pinjoll i Familjes emblematike e heroike Jashari e cila për tri ditë resht të mbyllur në Kalanë e Rezistencës dhe Lirisë, në luftë me forcat ushtarake, policore e paramilitare, duke u sakrifikuar e tëra prej 58 anëtarëve të familjes të të gjitha moshave dhe gjinive, qe u shndërrua në kushtrimin gjithëkombëtar si thirrje e fuqishme që t’i bashkohen luftës çlirimtare, njëherit duke i dhënë botës shembullin e sakrificës së një familjeje në luftë më pushtuesin shekullor, Serbinë ultra nacional- shoveniste me në krye nacional shovenistin kriminelin Millosheviqin dhe sot me kriminelin dhe Ministrin e Informatave në kohen e Millosheviqit, Aleksander Vuçiq, që të dy, armiq të përbetuar i popullit dhe kombit shqiptar.

Ajo, pra, Serbisë, me përkëdheljen e Evropës dhe përkrahjen e Rusisë cariste të carit të sotëm Vlladimir Putin, i cili ndërmori aktin e agresionit duke ushtruar gjenocid ndaj popullit liridashës ukrainas mu ashtu sikur Serbia ndaj popullit shqiptar të Dardanisë, duke e shantazhuar Evropën, une me ketë rast, i bashkëngjitëm thënies së, Zëvendës Kryeministres dhe Ministrës së punëve të Jashtme dhe Diasporës, zonjës Donika Gervalla-Shvarc, e cila, u shpreh se, Evropa pa Amerikën, “është një tigër prej letre”.

Mos të harrojmë se ketë shprehje, nuk e ka përdor vetëm zonja Gërvalla, të njëjtën shprehje e ka përdor edhe Presidenti Joe Biden në vitin 2016 në cilësinë e Senatorit dhe Kryetarit të Komitetit për Politikë të Jashtme, drejtuar Koresë Veriore kur ajo e kërcënonte Amerikën. Arsyeja sepse, ajo, Evropa, ndaj Serbisë sillet sikur ndaj viktimës karshi Dardanisë ndaj të cilës ushtrohet presion i pa ndershëm, jo human dhe jo njerëzor.

Në të vërtete, Evropa, me këto qëndrime, po e inkurajon Serbinë përmes përfaqësueseve të sajë të cilët vijnë nga dy shtete jo mike dhe mos njohëse të pavarësisë së Dardanisë, zoti Borrel nga shteti i Spanjës dhe Lajçak nga shteti i Sllovakisë, ndaj të cilëve pati vërejtje edhe nga Euro Deputetet e Parlamentit evropian duke kërkuar edhe largimin e tyre nga këto detyra sepse, kanë dështuar në misionin e tyre në procesin e dialogut Dardani-Serbi, për hir të njëanshmërisë së tyre të hapur ndaj Serbisë.

Dhe, kjo tolerohet, duke mos pranuar gjenocidin e ushtruar ndaj viktimave shqiptare, ne mesin e të cilave, edhe 1432 fëmijë qe, len me nënkuptua se në një mënyrë, po tentohet që Serbinë ta amnistojnë nga krimet dhe gjenocidi i ushtruar ndaj popullatës shqiptare për të cilat, deri në këto momente, Serbisë as qe i shkon mendja të kërkojë falje dhe as të pendohet.

Në takimin e 27 shkurtit të Brukselit edhe asaj 18 marsit të Ohrit, rreth Marrëveshjes për marrëdhëniet Dardani-Serbi, siç ishin dakorduar paraprakisht, duke u deklaruar

para ndërmjetësueseve se i pranon ato, të nesërmen, Vuçiqi apriori i refuzoi duke deklaruar se unë nuk kam nënshkruar asgjë. Pra, i refuzon.

Kryeministri Kurti, edhe në Bruksel e në Ohër, i pranoj të dyja dhe u deklarua se është i gatshëm t’i nënshkruaj, përderisa Vuçiqi deklarohet publikisht se, pos refuzimit, kurrë nuk do ta njeh pavarësinë e Dardanisë, ani pse në ato marrëveshje parashihej njohja reciproke, ama, si gjithmonë, Serbia mashtron qe i bie thjeshtë, se po tallët me “Tigrin prej letre”.

Siç e kam cekur edhe në disa shkrime të mia autoriale, thjeshtë po tallët më “tigrin prej letre”-Evropën por, po e vazhdon edhe me Amerikën, duke menduar se “do të dorëzohet para Vuçiqit”ani pse, që të dyja shpresonin se “Serbinë do ta largojnë nga orbita e Rusisë”, e që thjeshtë do të “mbetën me gishta në gojë”.

Duke iu kthyer për një moment konstelacioneve politike në Ballkan, rajon dhe më gjerë, shtrohet nevojën për një bashkërenditje të veprimeve racionale por, assesi përmes përçarjeve politike brenda spektrit politik e shtetëror dardan e ne veçanti atij ndër shqiptar kur bëhet fjalë për dy shtetet sovrane e demokratike, Shqipëri-Dardani në momentet kritike të imponuara nga Serbia përmes Bashkësisë Ndërkombëtare, nëse mund ta quajmë kështu Evropën, në një moment të inkuadrimit të SHBA-ve në përpjekje për paqen dhe marrëdhënieve në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë Serbi-Dardani të acaruara pas ndikimit të shtetit serb në minoritetin e saj në Republikën e Dardanisë duke i dirigjuar, sponzorizuar, urdhëruar e organizuar duke ndërhyrë në punët e brendshme te shtetit sovran e demokratik me qëllim të defunkcionalizimit të tij, duke krijuar kriza artificiale ani pse të rrezikshme nen parullat, “në mbrojtjen e të drejtave Kushtetuese të serbëve nga presioni i Qeverisë Kurti”.

Nen ketë moto, Serbia e urdhëroj pakicën serbe qe mos të marrin pjesë në zgjedhje të organizuara demokratike në tërë Dardanin, qe, njëherit nënkupton edhe mosnjohjen e shtetit, më parë të urdhëruar qe t’i braktisin institucionet në të cilat ishin të inkuadruar, duke i hedhur uniformat e policore por jo edhe armatimin, duke u larguar nga institucionet e drejtësisë, gjyqësisë, prokurorisë dhe administratave komunale në komunat e veriut, për të krijuar krizë artificiale, me pastaj për ta akuzuar qeverinë për gjithë atë qe në të vërtetë nuk qëndron.

Kundërshtimi i kryetarëve të komunave të zgjedhur në mënyrë demokratike, ani pse me numër të vogël aq sa janë shqiptarët në veri pas dëbimit më dhunë në vitin 1999-të afër 20.000 ende te pa kthyer në shtëpitë e tyre të cilët jetojnë si refugjatë në Mitrovicën jugore, në qytetin dhe shtetin e tyre, ky rezultat nuk është më fajin e këtyre kryetarëve. Zgjedhjet u pranuan nga faktori ndërkombëtar, BE-SHBA si legjitime dhe legale.

Lista serbe kur e vërejtën se kanë bërë gabim, i aktivizuan grupet terroristo- kriminale duke iu bërë presion serbëve lokal për t’iu bashkangjitur këtyre, duke i sulmuar, policinë, gazetarët dhe forcat KFOR-it deri të lëndimet e rënda, ku njërit nga ushtarët e KFOR-it të Hungarisë iu desh t’i amputohet këmba ndërsa disa të tjerë ende po kurohen ne spitale nga lëndimet e rënda.

Dhe, pas gjithë kësaj, “Tigri prej letre”- Evropa, në vend se më kritika dhe presion t’i drejtohet Serbisë si shkaktare e këtyre demonstratave të dhunshme, e akuzojnë Dardaninë pse i lejoj kryetaret e komunave të hyjnë në objektet shtetërore.

Iu sugjeruan qe detyrat t’i kryejnë ne barakat lokale, një absurd në vete për çka shumë përfaqësues të legjislaturës Amerikane, Kongresmen e Senator patën reagime e kundërshtim të një narrativi të tillë absurd e komik.

Pas agresionit brutal dhe gjenocidal të Rusisë së diktatorit Putin nda Ukrainës, duke kërcënuar në fillim të luftës edhe Evropën me vlerësimin të gabuar duke menduar se, sipas ëndrrave të Putinit, se ai do ta okupoj Ukrainën brenda një jave, kaluan mbi 500 ditë dhe jo qe Ukraina nuk po dorëzohet por po korre suksese duke avancuar në teren më ndihmën e shteteve të Evropës, në rendë të parë nga SHBA-t, qe Putinin e nervozuan dhe e dekoncentruan pa masë, në ndërkohë ndodhi puçi ushtarak i organizuar nga Prigozhin udhëheqës i forcave private ushtarake të Ëagnerit të cilat i dolën nga dora.

E gjithë kjo situatë e krijuar, e shtyri Rusinë edhe ashtu më parë të planifikuar qe, për t’i dobësuar forcat e NATO-s, i duhej një konflikt i ri në Evropë dhe atë në Ballkanin fragjil Perëndimor të trazuar, aty ku përmes Serbisë ta shpërfaqë shtetin e Dardanisë duke e ditur se marrëdhëniet serbo-shqiptare janë aq të përkeqësuara deri të mundësia e eskalimit, kuptohet me fajin e Serbisë provokatore e agresore.

Serbia, si gjithmonë i aktivizoj forcat destruktive dhe vasalët e sajë, brenda komunitetit shqiptar, konkretisht ne mediat e shqiptarëve si të Dardanisë ashtu edhe ato të Shqipërisë.

E kishte te gatshëm strategjinë e përpunuar me ndihmën e lobistëve të ndryshëm, politik e financiar, nga Rusia, Serbia dhe vasalët shqipfolës, duke i inkuadruar mjete të ndryshme të informimit të cilat edhe mund të jenë të financuara nga ajo ose aleatet e saj të sugjëruar nga Rusia me strategjinë e parapërgatitur siç ishte rasti me multimiliarderin, Aleks Soros.

Këtë njeri e shihni çdokund aty ku janë njerëzit e fuqishëm politik euro-amerikan përfshirë edhe shtetin shqiptar dhe kryeministrin Edvin Kristaq Rama, i cili absolutisht kontrollohet dhe dirigjohet nga ky njeri, sepse atij i del në ndihëm kur i duhet apo kur përputhën interesat e tyre duke ndërmarrë veprime korruptive.

E keni vërejtur rastin e fundit të vizitës së ish Presidentit Clinton në Shqipëri me aeroplan special dhe ekipin e tij përcjellës qe kushton, kësiheri jo nga tatimpaguesit shqiptar por të Aleks Sorosit, ani pse ish Presidenti Clinton erdhi në cilësinë e qytetarit të lirë, pa kurrfarë kompetencave por me fuqi ndikuese ne opinionin publik posaçërisht të atij dardan.

Ky ishte hapi i Ramës për ta nënvlerësuar e nënçmuar Albin Kurtin përmes deklaratave të Clinton, të kërkuara nga ai i cili u shprehë se është një marrëzi ajo e cila po ndodhe në veri, me qellim qe, t’ia zbehë qëndrimin stoik të Kryeministrit Kurti rreth ngjarjeve në veri pasi, si një oponent që mund t’ia humb ndikimin e Ramës të vetëpromovimit si një “aktor me ndikim rreth kontributit të tij për paqe e stabilitet, në Ballkan e Evropë.

U vetë-deklaruar si “babai kombit”, zoti mos e dhashtë, duke e nënçmuar Albin Kurtin Kryeministër i Dardanisë dhe duke u sjellë me te sikur ky të ishte ndonjë administrator në qeverinë e Edvin Kristaq Ramës.

Ky, pra Rama, për ta paraqitur Kurtin si inferior dhe mos respektin ndaj tij, për t’i realizuar taktikat dhe strategjitë Rama-Vuçiq mbi kurrizin e Kurtit dhe të kombit shqiptar ky, pas të gjitha atyre përgatitjeve për mbajtjen e mbledhjes së dy Qeverive në Gjakovë me të gjitha shpenzime për, përgatitje por, mbi të gjitha ishte simbolika e një uniteti të shumëpritur si kundërvërje ndaj arrogancës së Vuçiqit ky, për ta “kompromituar” Kurtit para Bashkësisë Ndërkombëtare si “kokëfortë e diktator “pas një përpjekje të shtrirjes së autoritetit, sovranitetit dhe ligjit në tëre territorin duke e luftuar krimin, korrupsionin, kontrabandat të llojeve të ndryshme, ne momentin e fundit më një “dush të ftoftë”, e lajmëroi Kurtin se nuk ka mbledhje të përbashkët të dy Qeverive, duke e injoruar, kundërshtuar dhe nënvlerësuar, kryeministrin e Dardanisë në një mënyrë, dëshiron qe të jetë i pari që i vuri njëlloj sanksioni për t’u dukur i mirë para Vuçiqit dhe Evropës, duke e përvetësua edhe opozitën e Dardanisë e cila, për ta rrëxue Kurtin u bënë bashkë, me në krye Edi Ramën, udhëheqës i Kolonës së 5-stë, me Listën Serbe, Vuçiqin, dhe shumë mjete të informimit, të shkruara dhe vizuele në Shqipëri e Dardani.

T’ua përkujtoj se shprehja e Kolonës e 5-stë u përdor për herë të parë në Spanjë ne vitin 1936 kur shpërtheu lufta qytetare ku përkrahësit e një krahu ushtarako-politik iu kundërvu pushtetit për ta dobësua deri të rrëzimi i tij.

Ngjashëm është duke ndodhur në Republikën e Dardanisë, jo me forcën ushtarake nga brenda por me forcën destruktive politike e cila ka shkua aq larg sa qe disa nga udhëheqës partiak dhe anëtar Parlamenti dalin me deklarata shokuese te pa dëgjuara deri më tani.

Njëri nga udhëheqësit e lartë partiak deklaron se, Albin Kurti po sillet ndaj serbeve te veriut ma keq se Millosheviqi ndaj shqiptarëve, ndërsa kryetari i grupit parlamentar i LDK-së deklaron se, po ta kisha lapsin e popullit, votën më parë do t’ia jepja Listës serbe se sa Vetëvendosjes. Turp dhe absurd i llojit të vetë.

Me ketë mentalitet politik ne momente kur të gjithë në mënyrë të organizuar i janë vërsulur Kryeministrit Kurti i cili, duke e , mbrojtur sovranitetin, integritetin territorial dhe Kushtetutën e vendit, opozita e kualifikon si sjellje populiste, me të njëjtin kualifikim i cili vjen nga Vuçiqi, Lista serbe, qoftë edhe disa nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar evro-amerikan.

Pse kundërshtohet Kryeministri Kurti nga këto struktura vasale dhe mercenare të Vuçiqit, arsyet janë të ndryshme.

Edvin Keistaq Rama, i veshur me kostumin e kanabisit, një hajdut i votave në zgjedhjet e fundit duke blerë, vjedhur e manipuluar ato, duke tentuar qe ta tërheq vëmendjen ndaj aferës korruptive në rastin e MCGonigal, skandalet me tenderët e ndryshme, u fut me vetë iniciativë gjoja për të dhënë kontribut në zgjidhjen e problemit rreth marrëveshjeve Dardani-Serbi, duke bërë hapa të cilët nuk kanë kurëfar efekti pozitiv e lere më të merren parasysh.

Opozita e Dardanisë, nga frika se, po qe se Kurti vazhdon duke e zbatuar e forcuar ligjin, dhe drejtësinë me prokuror dhe gjyqësor, të pa kapur e korruptuar si në të kaluarën, shumë nga këta do të përballën me drejtësinë për shumë vepra penale të llojeve të ndryshme të cilat i kanë ushtruar gjatë qeverisjeve të tyre 20 vjeçare në koalicione të ndryshme, deri tani të pa ndëshkuar.

Lidhur me qëndrimet e përfaqësuesit të Departamentit të Shtetit dhe të dërguarit speciale rreth bisedimeve Dardani-Serbi zotit Gabriel Escobar, në letrën të cilën ia kam dërguar Presidentit Joe Biden, i kam shprehur brengën lidhur me sjelljen e këtij përfaqësuesi të Departamentit të Shtetit apo Qeverisë Amerikane i cili, në mënyrë arrogante iu drejtua Qeverisë së Dardanisë rreth formimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe duke deklaruar se, “nëse nuk e bëni ju e bëjmë ne”. E, po kush jeni ju zotëri qe flisni në emër të popullit të Dardanisë kur nuk e përfaqësoni dhe, po ashtu, nuk e përfaqësoni as popullin Amerikan sepse, nuk jeni i zgjedhur nga populli, por i nominuar.

Presidentit Biden, hapur i thash se po ta dëgjoja ketë deklaratë nga kështjella Kremlinit të Putinit, nuk do të me befasonte por ta degjoj nga një përfaqësues amerikan i Departamentit të shtetit, është shokuese.

Si si një subjekt i këtij komunitetit, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, e vetmja e regjistruar në Ëashington DC për lobim, gati qe dy vjet ka lobue rreth rrezikut të Asociacionit i cili për qellim të fundit e kishte marrjen e Veriut nen kontroll e pastaj me deklarim të njëanshëm edhe bashkëngjitje me Serbinë.

Me 26 shtator të vitit 2021 kemi filluar lobimin përmes Senatorit Bob Menendez, njëherit Kryetar i Komitetit për Politikë të jashtme të Senatit Amerikan, Bordi Ekzekutiv të cilit i takojë tani e me tepër se 32 vite, nen udhëheqjen e zotit DioGuardi, zonja Shirley Cloys DioGuardi dhe Bordi Egzekutiv, ia arritëm qëllimit që Senatori Menedez të deklarohet hapur kundër kësaj ngrehine anti dardane me kompetenca egzekutive, siq u shpreh edhe ai, një Republikë serbe e veriut( ashtu sikur ia bëmë me dije dhe argumente të qarta).

Nuk jemi ndalur me lobim, përderisa me 18 maj të këtij viti, u mbajt një dëgjim( hiring) në Senatin Amerikan në Uashington DC i udhëhequr nga Senatori Bob Menendez në prezencën edhe të kolegëve tjerë, duke i ftuar të dy përfaqësuesit e Departamentit Shtetit, zotin Derek Cholet dhe Gabriell Escobar, të cilëve përpos vërejtjeve tjera, hapur iu drejtua atyre se, pse po i bëni presion vetëm Dardanisë, viktimës e jo agresorit, Serbisë.

Për njohurinë tuaj të nderuar të pranishëm, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, publikisht përmes një deklarate publike të botuar edhe nga mjetet e informimit, ku e kemi shprehur pa rezervë përkrahjen tonë ndaj Qeverinë Kurti II e zgjedhur me mbi 51% te popullatës shumicë apo, një lloj plebishiti, ne, qëndrojmë fuqishëm pranë kësaj deklarate.

Tani, vazhdohet me skandalet e radhës nga ana e Kryeministrit Shqiptar, Edi Rama.

Për fatkeqësinë tonë dhe të shtetit shqiptar, edhe pas paralajmërimit nga ana e Kryeministrit Kurti se, nuk do ta takonte, ai, krye ne vete ia mësyni Prishtinës duke mos u takuar më Kurtin e, për mos ta lënë duarthatë dhe turpëruar siç e meriton, megjithatë e pranoi Presidentja, Vjosa Osmani dhe Krye parlamentari Glauk Konjufca.

Kur i dështoi takimi me Kryeministrin Kurti, Kryeministri Rama filloj me deklarata poshtëruese ndaj Kurtit duke u shprehur se, nuk ka ardhur me u “martua me Albin Kurtin” por për takim në mes të dy Kryeministrave duke harruar sjelljen nënçmuese e poshtëruese ndaj Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë të cilën ai e udhëheq.

Në një shkrim timin i kam reaguar në mënyrë ashtu siç e meritoj, duke i thënë se, Albin Kurti, nuk martohet më laviret politike të cilat, jo qe e tradhtojnë pas shpine por, edhe para syve tij.

Tradhtia ka filluar që nga krijimi i “Ballkanit të Hapur” i cili përfundoi, qe ishte ide e Serbisë duke e vendosur Ramën në krye, e ky, e anashkaloj, injoroj dhe poshtërou shtetin e Dardanisë si inegzistent, duke ia mundësua Serbisë qe përmes kësajë forme të ekstra organizimit mbi BE-në, donte qe ta ketë primatin në Ballkan nen preteksin e zhvillimeve ekonomike pa penges, pastaj, lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave e tjera por, gjithsesi në interes të Serbisë.

Dërgimi i një Draft statusi për Asociacionin e komunave më shumicë serbe, pa dijeninë, konsultimin dhe pëlqimin e Qeverisë së Dardanisë, siç shprehet ai gjoja se edhe “pa dijeninë e Vuçiqit”, iu ka dërgua Presidenti Makron dhe Kancelarit Shollc të përpiluar sipas tij, gjoja nga ekspertet më eminent të kësaj lëmie, deklaratë të cilën askush nuk e merr me seriozitet, si të vërtetë e të sinqertë në interes të Dardanisë?

Tani, me “vetë-iniciativë” po mbështillet rreth Marrëveshjes së Berlinit i cili, i ka ftuar shtetet Ballkanike në shtator në Samitin e Tiranës, ku siç deklarohet ai, është i ftuar edhe Kryeministri Albin Kurti.

Dhe, jo vetëm kjo por edhe në një takim konsultativ me 17 korrik ku, edhe këtu është i ftuar edhe Kryeministri Kurti.

Është nen presionin psikik nga tradhtia qe ia bërë Kurtit, pastaj mos prezenca i këtij të fundit eventualisht, edhe në test takimin i 17 korrikut që në një mënyrë po e manifeston frikën se, nëse Kurti nuk i shkon në këto takime, ky do të dështoj, do të vetë demaskohet dhe atë në mënyrën më të turpshme.

Unë mendoj se Kryeministri Kurti, nuk duhet t’i shkoj në këto takime sepse janë të kontrolluara dhe të dizajnuara nga, Rusia, Serbia dhe disa aleat të të dyjave, duke e futur në lojë Edvin Kristaq Ramen në rrolin e Don Kishotit të Sanço Panqes, për t’i realizuar këto qëllime.

Nga i gjithë ky rrjedhim në dëm të Dardanisë, ani pse Shqipëria me Kushtetutë e ka për obligim të interesohet për shqiptarët jashtë kufijve të sajë e përderisa nuk angazhohet për shqiptarët e Luginës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, nga Qeveria e Dardanisë duhet t’i ndalohet të përzihet në punët e brendshme të shtetit sovran sepse e ka humb besimin pasi ky është më i afërt më “vëllain e tij sijamez” se sa me Kurtin i cili, përderisa pështjellët në punët e Dardanisë e cila është shtet sovran me organe shtetërorë legjitime, ky do të duhej që këtë Draftë propozim, t’ia dërgojë Vuçiqit për shqiptarët e Dardanisë Lindore, Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc.

Në pyetjen nga një gazetare e SyriNet, se pse nuk e pyet Vuçiqin për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Dardanisë, ai u tregua arrogant ndaj gazetares dhe i nervozuar u largua nga konferenca për shtyp sepse, iu kujtua kur Albin Kurti pat deklarua rreth Draft propozimit dërguar dy udhëheqësve të shtetit gjerman e francez se pse në të njëjtë kohë, nuk i ka dërguar edhe Vuçiqit për shqiptarët e Luginës.

Një aleat i afërt më Vuçiqin dhe njëherit argat i devotshëm i tij, për shtetin e Dardanisë do të mbetet person nongrata, që do të ishte edhe ne interes kombëtar.

Më në fund, megjithatë, Ambasadori Amerikan Jefrey Hovenier, deklaroi se, edhe Bashkësia Ndërkombëtare pajtohet se, nuk është fajtore vetëm Dardania.

Në një mënyrë, gjërat po vijnë duke u sqaruar dhe evro-amerikanet po kthjellën dhe po e pranojnë të vërtetën.

Dhe, me ne fund lajm i mirë për të gjithë është se, SHBA-t e sanksionuan Aleksandër Vulin shef i inteligjencës së Serbisë i cili drejtpërdrejtë bashkëpunon me diktatorin Putin dhe shërbimet e tyre sekrete kundër perëndimit, Evropës dhe Amerikës.

Vulin, është alternativë e Vuçiqit nëse ky i fundit dorëzohet para perëndimit, Evropë-SHBA, ky edhe mund të vendoset në krye të shtetit serb. Këtë, Vuçiqi, mbase e dinë por, me sanksionet ndaj Vulinit, në një mënyrë, do t’ia pamundësojë qe ky, në rast të dështimit të Vuçiqit, të zgjidhet në krye të shtetit Serb.

Rreth ngjarjeve të ditëve të fundit në Parlamentin e Dardanisë, nuk e kam zgjedhur që të shkruaj më shumë kësiheri por, një gjë është e sigurt se, opozita është në panik për arsye deri tani të ditura se, po që se funksionon shteti ligjor, ata do të përballën me drejtësinë për keqpërdorimet dhe gabimet politike, shtetërore e diplomatike.

Vendosmëria e Kurtit që ta zbatojë ligjin dhe kushtetutën, ua ka futë frikën në palcë prandaj, po i përdorin të gjitha metodat për ta larguar nga pushteti, duke i përdorë metodat serbe të cilët kundërshtarin e sulmojnë për atë që kanë bërë vetë.

Shërbimi sekret serb, po i furnizon me propagandë, montime fotografish e incizimi përmes kolaborantëve të, B.B., V.K. e Baton Haxhiut-Stanishiqit.

Populli, megjithatë i ka kuptuar lojërat e pista të kësaj opozite prandaj, e ka të qartë se kush po punon për popull e shtet funksionim, shtrirje të sovranitetit dhe mbretje të integritetit territorial të Republikës së Dardanisë.

Mërgata shqiptare gjithandej në botë, është me Qeverinë dhe komplet udhëheqjen e shtetit. Me siguri se edhe mërgata në SHBA, është në anën e se drejtës.

Filed Under: Fejton

“Stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor: Vlerësimi i politikës së SHBA”

July 19, 2023 by s p

Nga Beqir SINA – New York/

Dhjetëra shqiptarë të Amerikës në Washington DC në kryeqytetin e Amerikës , për të dëgjuar seancën për Kosovën

Uashington, D.C. (e martë 18 korrik)– Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve mbajti sot një seancë dëgjimore të thirrur nga Nënkomiteti për Evropën me titull, “Stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor: Vlerësimi i politikës së SHBA”

I ashtuquajtur dëshmitar i kësaj seance dëgjimore , ishte Z. Gabriel Escobar

Zëvendës Ndihmës Sekretari

Byroja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike

Departamenti Amerikan i Shtetit.

Dëshmitarë të dëgjimit, diplomat, aktivist, ndjekës së politikës në Ballkanin Perendimor, në Washington, grupe lobiste dhe veprimtar të të drejtave të njeriut.

Përfshirë, dhjetëra shqiptarë të Amerikës të cilët ishin në Washington DC në kryeqytetin e Amerikës , kishin udhëtuar nga Dallasi (Ismet Smajli, Joe Haliti, Kryetari i kamuniteti Dallasit Visar Visoka, dhe paskuintave Nazar Mehmeti dhe Gino Mulliqi), nga New Yorku, ( Kryetari i Vatrës Elmi Berisha, Dr. Pashk Camaj, dhe Drejtori i Kongresit Panshqiptar Amerikan, Uk Lushi, New Yersey, (Haxhi Dauti- Kryetar Këshillit Shqiptar Amerikan) Washingtoni (ambasadori Frymëzim Isufuaj) aktivist nga Baltimore, e tjer, për të qenë “deshmitarë” në kongresin amerikan në seancën dëgjimore : “Stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor: Vlerësimi i politikës së SHBA”.

Ligjëvënsi republikan i New Jersey -t, Thomas Kean, kryesues i Komitetit për punë të Jashtme tha “i takon Shteteve të Bashkuara të marrin një rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor.”

Kryesuesi i kësaj seance dëgjimore në hapje së seancë, ligjvënësi republikan i New Jersey -t, Thomas Kean, kryesues i Komitetit për punë të Jashtme, tha : Unioni(SHBA)ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në rajon(Ballkanin perendimor).Megjithatë, deri më sot, përpjekjet e BE-së kanë qenë të komplikuara, por nevoja për unanimitet dhe pjesa më e madhe e vendimeve të politikës së jashtme të SHBA-së bënë që procesi i hyrjes në BE të lëvizë ngadalë. Dhe fakti që pesë nga shtetet e saj anëtare nuk e njohin Kosovën, pra, i takon Shteteve të Bashkuara të marrin një rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor.

Administrata e fundit e kuptoi rëndësinë e një lidershipi të SHBA-së në rajon është këtu dhe ofron një mundësi për të siguruar që administrata Biden të investohet në mënyrë të ngjashme. Dhe për të kryer mbikëqyrjen e Kongresit të qasjes së tij për të ndjekur paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në rajon.

Nuk ka asnjë çështje të vetme që pengon Ballkanin Perëndimor, më shumë se dështimi për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nën mbikëqyrjen e kësaj administrate, protestat e fundit të dhunshme në veri të Kosovës kërcënuan një përshkallëzim që mund të kishte përfshirë të gjithë rajonin.

Përfundimi është se qasja aktuale e SHBA-së po dështon të mbajë një kapak ndaj tensioneve dhe paqëndrueshmërisë etnike.

Shikoni edhe kryeministrin Albin Kurti bëri veprim të pakoordinuar duke përdorur forcën policore të Kosovës për të instaluar kryetarë komunash, pavarësisht se ata janë të zgjedhur në mënyrë demokratike, ai u tregua i pakujdesshëm, dhe destabilizues.

Megjithatë, dhuna e mëvonshme e kryer nga protestues serb të Kosovës, e cila çoi në dhjetëra lëndime të rënda në mesin e KFORit, apo paqeruajtësve duhet gjithashtu të dënohet. Në ndërsa i përket çdo roli të drejtpërdrejtë apo të tërthortë që Beogradi ka luajtur në organizimin dhe armatosjen e atyre protestave, duhet parë më me kujdes.

Unë jam i shqetësuar se kjo administratë nuk arriti të fliste qartë për këtë të fundit(protestat e dhunshne të sërbeve dhe derigjimin e tyre) .

Kongresi e mirëpriti njoftimin e javës së kaluar se Kosova do të ndërmarrë disa hapa fillestarë depërshkallëzues.

Në veçanti, presidentia e Kosovës u deklarua qysh në fillim se forcat speciale të policisë duhet të tërhiqen nga zonat me shumicë serbe. Megjithatë, ndërsa SHBA-ja vazhdon presionin ndaj kryeministrit Kurti, unë i bëj thirrje fuqishëm administratës që të angazhojë edhe serbët e Kosovës në Beograd për të siguruar që zgjedhjet e reja lokale të mos bojkotohen përsëri.

Unë ndaj shqetësimin e kësaj administrate se Kosova nuk e ka zbatuar një asociacion të komunave me shumicë të shërbyer, ashtu siç ishte zotuar një dekadë më parë. Të drejtat dhe shqetësimet e serbëve të Kosovës duhet të mbrohen, pasi këto janë më thellë të integruara në Kosovë. Megjithatë, sot dua të dëgjoj një zotim nga dëshmitari ynë se SHBA, përdori fushatë presioni për ta shtyrë kryeministrin Kurti në një ASM që përputhet me garancitë se nëse Kosova angazhohet në mënyrë të besueshme, SHBA-të do t’i bashkohen pikërisht të njëjtit presion ndaj Beogradit.

Jo vetëm për të bërë të njëjtën gjë, por edhe për të mbajtur detyrimet e saj sipas marrëveshjeve të fundit, duke përfshirë edhe zotimin e saj për të mos kundërshtuar dhe serbet te shkojn për votim me vezhgimin e ndonjë organizate ndërkombëtare.

Unë nuk shoh ndonjë mënyrë tjetër për të siguruar zbatimin e masave mbrojtëse të ASM. Të drejtat e serbëve të Kosovës pa cenuar autoritetin e qeverisë së Kosovës për territorin e saj sovran. Duke pasur parasysh vështirësinë për të ecur përpara në bisedimet e normalizimit, administrata e mëparshme me të drejtë diagnostikoi se po bënte përparim në çështjet e pazgjidhura ekonomike dhe teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në 2020.

Marrëveshja e Uashingtonit potencialisht mund të vendosë bazat për të adresuar çështje të mprehta politike. Isha shumë i zhgënjyer kur ata po planifikonin të krijonin një prani të DFC-së në Beograd që u anulua nga kjo administratë.

Shpresoj të dëgjoj më shumë sot,se si SHBA po promovon zhvillimin ekonomik dhe investimet amerikane në të gjithë rajonin. Nuk mund të harrojmë faktin se përkundër mosmarrëveshjeve me qasjen aktuale të qeverisë ndaj Serbisë, Kosova është një partner i rëndësishëm për ne, për shembull, sepse Kosova ishte nga partnerët e parë amerikanë që ofrojë për të pritur përkohësisht të evakuuarit nga Afganistani në 2021.

Në ndërkohë që Serbia është një partner kritik në rajon. Ndërsa nuk e ka imponuar BE-në dhe thotë se ai do të jetë BE dhe sanksione ndaj Rusisë, unë jam mirënjohës për mbështetjen e saj për Ukrainën në OKB dhe vendimin e saj për të pranuar 1000 refugjatë ukrainas.

Po, kjo administratë duhet të jetë e qartë në angazhimin tonë me Beogradin. Vendimi i fundit i SHBA-së për të sanksionuar shefin pro-rus të spiunazhit Vulin është një kujtesë që aktorët keqdashës në vazhdojnë të ushtrojnë ndikimin rus në Serbi.

Shtetet e Bashkuara nuk mund të heqin dorë nga presioni as mbi sulmet ruse dhe as mbi PRC në Serbi, pasi të dyja do të kërcënojnë stabilitetin e vendit, prosperitetin në integrimin euroatlantik.

Mjerisht, këto kërcënime ndaj paqes dhe stabilitetit po rriten edhe gjetkë në Ballkanin Perëndimor. Milorad Dodik është në thelb politikat e tij dhe sulmi ndaj autoritetit të Bosnjës dhe ajo që është e përciptë është se gjykata kushtetuese minon seriozisht marrëveshjen e Dejtonit. Fatkeqësisht, ky kërcënim i rëndë për paqen nuk është përballur nga një seri përgjigje e SHBA-së. Në veçanti, tani nevojiten më shumë sanksione.

Ne po presim gjithashtu me padurim formimin e një qeverie të re në Mal të Zi. Koalicioni i ri qeverisës do të ketë pritshmëri të mëdha për të luftuar kundër korrupsionit të rrënjosur dhe krimit të organizuar që do të përshpejtojë ambiciet e Malit të Zi në BE dhe do të kundërshtojë ndikimin e huaj keqdashës në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

SHBA duhet të kërkojnë nga vendet e Ballkanit perendimor që duan të jenë në BE se duhet të vazhdojnë të marrin mbështetjen tonë të nivelit të lartë. Siguria e Amerikës është e lidhur pazgjidhshmërisht me sigurinë e Evropës dhe Evropa nuk mund të jetë e sigurt nëse destabiliteti në Ballkanin Perëndimor lejohet të vlojë.

Kjo do të marrë udhëheqjen e vërtetë amerikane nëse nuk lejojmë Rusinë, Kinën dhe aktorët lokalë të Co Op-it të mbushin vakumin dhe të zhbëjnë tre dekadat e fundit të përparimit, tha Ligjëvënsi republikan i New Jersey -t, Thomas Kean, kryesues i Komitetit për punë të Jashtme duke konkluduar se i takon Shteteve të Bashkuara të marrin një rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor.”

Kongresi amerikan, kritika qeverisë Kurti: Veprimet e kryeministrit, të pakujdesshme dhe destabilizues

Eskobar tha në fillim të fjalës së tij se duhet korrektuar termi “sanksione” ndaj Kosovës” ngase duhet perdorur termin diplomatik “consecuence”. (Që në shqip do të përkthehej ose dotë lexohej, “tërheqje veshi” , “pasoja” “vrejtje”)

Kritika të ashpra në Kongresin amerikan ndaj qeverisë Kurti. Gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara me të dërguarin e posaçëm Gabriel Escobar u dënuan “veprimet e pakoordinuara” të qeverisë Kurti për të dërguar kryetarët shqiptarë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës me forcën e policisë.

Kritikat erdhën që në hapje së seancës nga ligjvënësi republikan Thomas Kean, kryesues i Komitetit.

“Veprimet e pakoordinuara të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke përdorur forcat policore për të vendosur kryebashkiakët lokalë në zyra, ishin të pakujdesshme dhe destabilizuese. Dua të shtoj se dhuna e protestuesve serbë që pasoi nuk është dënuar mjaftueshëm nga administrata Biden. Duhet të dënohet siç duhet çdo rol direkt apo indirekt që ka luajtur Beogradi për t’i organizuar dhe për t’i armatosur ata protestues”, tha Kean.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i raporti Kongresit se ka marrë zotime nga Serbia se nuk do t’i kundërshtojë zgjedhjet e ardhshme në veri të Kosovës, ndërsa paralajmëroi pasoja nëse vepron ndryshe.

Escobar ka thënë se shpreson për një përparim të rëndësishëm këtë vit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial. T’ia njohë simbolet kombëtare, flamurin, dokumentet qeveritare, diplomat, targat e makinave dhe ia ndalon Serbisë që ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kosovës i kërkohet që të zbatojë detyrimin për formim të Bashkësisë së komunave me shumicë serbe”, tha Escobar.

Escobar ka thënë se si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut i kanë hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe se të dyja janë partnere solide në inkurajimin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Escobar: Serbia bartë pasoja nëse nuk mban zotimin për zgjedhjet në veri

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka raportuar në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara. Escobar ka thënë se në shkurt dhe mars, Bashkimi Evropian me mbështetjen e SHBA-së ka arritur marrëveshje për implementimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe një aneks të zbatimit.

Gabriel Escobar, ka theksuar se të dyja vendet duhet t’i përmbushin obligimet e marra nga kjo marrëveshje.

“Marrëveshja e fundit sidomos ajo e Ohrit ofron një mundësi të pabesueshme për të dyja vendet për krijimin e një marrëdhënie paqësore dhe afatgjate për të hapur derën drejt rrugëtimit evropian. Marrëveshja i kërkon Serbisë që të pranojë sovranitetin dhe integritetin territorial, të pranojë simbolet shtetërore, dokumentet qeveritare, pasaportat, letërnjoftimet dhe që të mbahet nga bllokimi i integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Nga ana kosovare kërkohet që të implementojë obligimet ekzistuese për themelimin Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Ne besojmë që të dyja vendet duhet që menjëherë të angazhohen pa parakushte. Të dyja vendet duhet të fillojnë procesin e pjesës së tyre të obligimeve. Pra, ne përkushtohemi që të dyja vendet të marrin parasysh obligimet ekzistuese dhe të ecin sa më shpejtë që është e mundur. Po shpresojmë që do të arrijmë progres të konsiderueshëm këtë vit në këtë drejtim”, ka theksuar ai.

I dërguari i SHBA-së, ka thënë se ka marrë zotime që Serbia nuk do t’i kundërshtojë zgjedhjet e ardhshme në veri të Kosovës dhe se Serbia do të përballet me pasoja nëse vepron ndryshe.

“Ne kemi qenë të ashpër ndaj Serbisë për sa i përket kushteve që kërkojnë për pjesëmarrje në zgjedhje. Kemi marrë zotimin që ata do të marrin pjesë në zgjedhje dhe ka pasoja nëse kjo nuk zbatohet”, ka thënë ai.

Escobar ka theksuar se janë inkurajuar të dyja palët që t’i përmbushin obligimet e marra në marrëveshjen e nënshkruar.

I dërguari i SHBA-së, ka thënë se ka marrë zotime që Serbia nuk do t’i kundërshtojë zgjedhjet e ardhshme në veri të Kosovës dhe se Serbia do të përballet me pasoja nëse vepron ndryshe.

“Ne kemi qenë të ashpër ndaj Serbisë për sa i përket kushteve që kërkojnë për pjesëmarrje në zgjedhje. Kemi marrë zotimin që ata do të marrin pjesë në zgjedhje dhe ka pasoja nëse kjo nuk zbatohet”, ka thënë ai.

Escobar ka theksuar se janë inkurajuar të dyja palët që t’i përmbushin obligimet e marra në marrëveshjen e nënshkruar.

Escobar: Jemi të brengosur me mungesën e përafrimit të Kosovës me SHBA-të

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se janë të brengosur me mungesën e përafrimit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe komunitetin transatlantik.

Escobar ka theksuar se në mënyrë aktive janë duke u përpjekur të bindin Qeverinë e Kosovës që të shohë ShBA-të si partner primar.

“I kemi bërë kërkesat tona në mënyrë shumë të qartë, shumë të zëshme.BE në anën e tyre, ka vendosur pasoja, edhe ne, ne e kemi tërhequr Kosovën nga një ushtrim shumë i madh ndërkombëtar ushtarak si reagim ndaj kësaj dhe kërkojmë mënyra të tjera të partneritetit me një prej aleatëve tanë më të afërt në rajon. Më duhet të them që jemi të brengosur me mungesën e përafrimit, jo vetëm me SHBA-të por me gjithë komunitetin transatlantik dhe kjo përfshinë Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian, NATO-n , QUINT-in dhe fqinjët, Shoqërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Prap po kërkojmë në mënyrë aktive, mënyra të cilën mund ta bindim qeverinë që të shohë Shtetet e Bashkuara si partner primar në rajon dhe përafrimi me Shtetet e Bashkuara i sjell dobi Kosovës, nuk e hedh jashtë nga aspiratat e veta”, ka thënë Escobar.

Escobar: Rusia mbetet kërcënim serioz për sigurinë rajonale

Duke folur për rajonin, Escobar ka thënë se pengesat janë mjaft të mëdha, progresi i ndalur në demokratizim, korrupsioni, varësia energjetike nga Rusia, politikat etnonacionaliste, dezinformimi i dëmshëm janë vetëm disa prej sfidave, por që, sipas tij, nuk janë të patejkalueshme.

Escobar ka thënë se si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut i kanë hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe se të dyja janë partnere solide në inkurajimin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se integrimet evropiane dhe transatlantike janë thelbësore për ta zvogëluar ndikimin e aktorëve të dëmshëm në këtë rajon, siç janë Rusia dhe Kina, por edhe të aktorëve lokalë të korruptuar, që synojnë ta destabilizojnë rajonin dhe t’i pengojnë integrimet, duke e zgjeruar ndikimin e tyre.

“Rusia mbetet ofrues ekskluziv i gazit natyror për disa vende të Ballkanit Perëndimor, një kërcënim serioz për sigurinë rajonale. Teksa e zhvillon luftën kundër Ukrainës, Kremlini përhap dezinformata, shpesh përmes medieve në gjuhën serbe me qëllim të krijimit të ndasive dhe rritjes së tensioneve fetare dhe etnike.

Ai e ka përmendur edhe ndikimin që synon ta shtrijë Kina përmes investimeve. “Ne ofrojmë alternativa për të ndërtuar qëndrueshmëri kundër këtyre ndikimeve”, ka thënë mes tjerash Escobar.

Escobar: Dodiku kërcënim për gjithë rajonin

Escobar ka deklaruar se presidenti i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje – Hercegovinë, Millorad Dodik, vazhdon të jetë i fokusuar në shpërbërjen e Marrëveshjes së Dejtonit dhe kushtetutës së shtetit.

“Veprimet e vazhdueshme anti-demokratike të Dodikut kërcënojnë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e shtetit dhe gjithë rajonit”, ka thënë Escobar.

Escobar ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë t’i vëzhgojë këto veprime dhe të kërkojë llogaridhënie nga të gjithë ata që e dëmtojnë Marrëveshjen e Dejtonit apo që e kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës.

Filed Under: Politike Tagged With: Beqir Sina

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT