
Join the Albanian American community at a candlelight vigil for Afrim Bunjaku, the Kosova policeman who was killed by Serbian terrorists.
When: Today, September 26th
Where: Dag Hammarskjold Plaza
E. 47th St. NY, NY 10017
In solidarity,
Mark Gjonaj
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p
by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/
Është bekim ta fillosh Vitin Akademik 2023-2024 në Staten Island në një nga Shkollat Shqipe “Alba Life” ne NY, Ambasador i Kombit me fidanishten e parë të saj e cila e filloi këtë Mision Kombëtar 16 vjet më parë. Këtë javë e fillojmë në Brooklyn, Queens, Bronx, Online.
Po aq bekim është thanë prindërit e shumtë pranë kësaj shkolle ta fillosh vitin mësimor me Himnin Kombëtar. Nxënësit dhe prindërit vinin grupe grupe pranë kësaj shkolle prestigjioze për të mësuar Gjuhën Shqipe, historinë, kulturën dhe traditat e mrekullueshme.
Tek dera e hyrjes i mirëprisnin mësueset Entela Muda e licensuar nga shteti amë dhe shteti i Nju Jorkut si dhe mësuese Elona Shkreta e licensuar po ashtu nga shteti amë dhe e integruar në arsimin Amerikan.
Çfarë magjie ndjej, kur jam pranë tyre, dëgjoj cicerimat shqip dhe mblidhen si shqiponjat në folenë e tyre shqiptare në familjen e madhe “Alba Life”. Shkollat Shqipe “Alba Life” janë të mirënjohura nga Diaspora Shqiptaro-Amerikane dhe më gjerë, kjo falë korrektësisë, profesionalizmit, edukimit dhe atdhedashurisë së mësuesëve dhe nxënësve pranë këtyre shkollave.
Dita e parë e shkollës kudo është emocionante, e bukur me vështiësitë e veta, por mbahet mend perjetësisht nga ata që ulen pranë këtyre bangave në shkollën publike amerikane PS: 9. Çfarë krenarie të bësh mësim në këtë shkollë amerikane për 16 vjet dhe për vitin 2023 është njohur si Shkollë Kombëtare me Shiritin Blu. Ky nder i është bërë nga Departamenti i Edukimit në SHBA. Kjo shkollë të shtunën gjëmoi dhe jehoi shqip dhe vetëm shqip. Themeluesi dhe Drejtori i Shkollës Shqipe z. Qemal Zylo pasi i përshëndeti të gjithë të pranishmit, prindërit, nxënësit dhe vlerësoi lart punën e mësueseve i ftoi ta fillonim mësimin me Himnin Kombëtar. Duke intepretuar vargjet e Asdrenit nga ndonjë prind kishte pikëza lotësh. Ata këndonin dhe betoheshin si në strofat:
Rreth Flamurit të përbashkuar/ me një dëshirë e një qëllim/ të gjithë atij duk’iu betuar/ të lidhim besën për shpëtim/ Prej lufte veç ai largohet/ që është lindur tradhëtor/ kush është burrë, nuk frikohet/ po vdes, po vdes si një dëshmor!
Ne nuk ndalemi për Gjuhen Shqipe
Mësuese Entela Muda e cila ka vite që ushtron këtë profesion pranë kësaj shkolle dhe gjithmonë në bashkëpunim me themeluesit i përshëndeti prindërit dhe nxënësit dhe iu uroi atyre mirëseardhjen. Ajo tha se do të vazhdoj të punoj me shpirt dhe profesionalizëm ndërkohë në ekran shfaqi një slide show me aktivitetet me të rëndësishme të shkollave Shqipe “Alba Life” nën kujdesin e mësuesëve për 16 vjet pa u ndalur. Mësuese Elona Shkreta tha se jam ketu në vitin e tretë dhe punoj me shumë kënaqësi pranë kësaj shkolle. Unë përgatis nxënësit e grupmoshës së më të vegjëlve të cilët kanë sukses në këtë program që e ushtron mësimin gjatë gjithë vitit dhe me pesë aktivitete shumë të rëndësishme që përfundon me Festivalin e Shkollave Shqipe “Alba Life”.
Disa nxenes si Laura Leka, Aila dhe Klea Martini, Arbi dhe Bora Alikaj intepretuan poezi të ndryshme për të përshëndetur ditën e parë të shkollës. Nxënësit Dion Salillari iu dha çmimi për vazhdimësinë e tij në vite në Shkollën Shqipe, i rekomanduar fort nga vëllai i tij Oresti. Shtoj këtu se Oresti ka qenë një ndër nxënësit e parë të Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe tashmë është në Brooklyn College. Oresti filloi kolegjin me 6 kredite të fituara si rezultati i marrjes së provimit të Gjuhës Shqipe mësuar në bangat e kësaj shkolle dhe na bën të ndihemi shumë krenar.
Pas programit mësueset Entela dhe Elona morën nxënësit nëpër klasat e tyre dhe vazhduan mësimin e Gjuhës Shqipe.
Dita e parë e shkollës ishte shumë impresiounuese dhe frymëzuese për ta vazhduar Misionin Kombëtar që tashmë hymë në vitin e 16-të pa u ndalur.
TV “Alba Life” së shpejti do të sjellë kronikën e përgatitur me kameraman Shpëtim Qorraj në kanalet televizive.
23 Shtator, 2023
Staten Island, New York
by s p

Monda Mara/
Pasditja letrare në shoqërinë e autorëve Mimoza Leskaj dhe Durim Taci, në fakt nuk ishte vetëm e tillë. U pleksën në të rrëfimi i momenteve të jetës, vargjet dhe rreshtat, veçoritë e stilit të veprave, biseda e ngrohtë, takimi me miq të ardhur enkas, deri dhe shija e gatimeve tona tradicionale.
Bashkëpunimi i suksesshëm midis shoqatës “Orobicambiente” Bergamo dhe LSHASHI – LIDHJA E SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE SHQIPTARE NE ITALI, bënë të mundur realizimin e kësaj veprimtarie të emërtuar “Zërat e dygjuhësisë”(Voci di bilinguismo), pikërisht në Bergamo më 24 shtator.
Njohja e letërsisë shqipe të ditëve të sotme përtej kufijve dhe historia e lidhur ngushtësisht me zhvillimin e saj, u vunë në dukje që në fillim në fjalën e presidentëve të shoqatave, Giacomo Nicolini dhe Skender Lazaj.
Më pas, drejtuesja, Lori Duka, do të niste me paraqitjen e autores Mimoza Leskaj. Në bisedë me të poetja dhe përkthyesja e njohur Valbona Jakova dhe shkrimtari Ismet Mehmeti.
Përmes një analize të detajuar të krijimtarisë, e në veçanti të vëllimit me tregime”Qiell pa banorë”, Valbona Jakova do të vinte theksin te ndjeshmëria dhe forca e fjalës, si karakteristikat dalluese të veprës së autores. U nënvizua jehona e poezisë së Mimozës, tashmë pjesë e antologjive të ndryshme poetike.
Me ankthin që buron nga përgjegjësia dhe nga ana tjetër, me kënaqësinë e të biseduarit me një shkrimtar si Durim Taçi, nisi prezantimi i tij nga mësueset e gjuhës shqipe dhe letërsisë Fabiola Sali dhe Monda Mara. Stili i veçantë ku spikat përdorimi i teknikave moderne të të rrëfyerit, do të ishte kryefjala e këtij bashkëbisedimi.
Përkthyes, gazetar, shkrimtar, Durim Taçi, i vlerësuar me çmime të ndryshme në Shqipëri dhe Itali, finalist i çmimit Kadare për vitin 2022, zë tashmë një vend të rëndësishëm në letërsinë shqipe. Vepra me të cilën do të paraqitej para të ftuarve, “Nga një derë tjetër”(Da un altra porta), e vlerësuar me Çmimin Kombëtar të Letërsisë për vitin 2022 në kategorinë “Vêllimi më i mirë me tregime i vitit”, do të zgjonte kureshtjen e pjesëmarrësve.
Kërshëria e të pranishmëve, që u reflektua nëpërmjet pyetjeve të drejtuara autorëve, u përqendrua te faktorët e brendshëm dhe të jashtëm, që brumosën karakterin e tyre letrar.
Siç ndodh gjithmonë, në mjedise të tilla letraro – artistike, koha kalon shpejt. Në fund, përshëndetja e Oficeres për Diasporën në Konsullatën tonë në Milano. E kudondodhura dhe mbështetësja e shoqatave dhe artistëve shqiptarë në Itali, Luljeta Cobanaj, përgëzoi organizatorët dhe u uroi suksese autorëve Mimoza Leskaj dhe Durim Taçi.
“Çdo shkrimtar në një farë mase paraqet në veprat e tij vetveten, shpesh edhe kundër vullnetit të vet”, Gëte. Pikërisht kjo ishte ndjesia me të cilën u ndamë nga ky takim. Vepra e autorëve tanë flet më shumë për to sesa çdo frazë e thënë atë pasdite.
by s p

Nga Rafael Floqi/
UASHINGTON (AP) – Qeveria federale po shkon drejt një mbylljeje që do të prishë shumë shërbime, do të shtrydhë punëtorët dhe do të nxejë politikën teksa republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, të ushqyer nga kërkesat e së djathtës për shkurtime të thella, do të detyrojnë një konfrontim mbi shpenzimet federale.
Ndërsa disa entitete qeveritare do të përjashtohen – kontrollet e sigurimeve shoqërore, për shembull, do të vazhdojnë – funksionet e tjera do të kufizohen rëndë. Agjencitë federale do të ndalojnë të gjitha veprimet që konsiderohen jo thelbësore dhe miliona punonjës federalë, përfshirë anëtarët e ushtrisë, nuk do të marrin çeqe pagash.
Një vështrim se çfarë ndodh përpara se qeveria mbyllet më 1 tetor.
ÇFARË ËSHTË MBYLLJA E QEVERISË?
Një mbyllje ndodh kur Kongresi nuk arrin të miratojë një lloj legjislacioni financimi që nënshkruhet në ligj nga presidenti. Ligjvënësit supozohet të miratojnë 12 projektligje të ndryshme shpenzimesh për të financuar agjencitë në të gjithë qeverinë, por procesi kërkon kohë. Ata shpesh përdorin një zgjatjeje të përkohshme, të quajtur një rezolutë e vazhdimit ose CR, për të lejuar qeverinë të vazhdojë të funksionojë.
Qasja dypartiake e Senatit ndaj financimit të qeverisë po ushtron presion mbi një Dhomë të ndarë
Shtëpia e Bardhë po përgatitet për mbylljen e qeverisë pasi republikanëve e Dhomës së Përfaqësuesve u mungon një zgjidhje finale e qëndrueshme për financim. Republikanët e djathtë po i afrohen më shumë një mbylljeje përçarëse federale
Kur nuk miratohet legjislacioni për financimin, agjencitë federale duhet të ndalojnë të gjitha punët jo thelbësore dhe nuk do të dërgojnë pagesa për sa kohë që të zgjasë mbyllja.
Edhe pse punonjësit konsiderohen thelbësorë, si kontrollorët e trafikut ajror dhe oficerët e zbatimit të ligjit ende duhet të raportojnë në punë, punonjësit e tjerë federalë pushohen nga puna. Sipas një ligji të vitit 2019, të njëjtët punëtorë janë planifikuar të marrin pagesën e prapambetur pasi të zgjidhet ngërçi i financimit.
KUR DO TË FILLOJË NJË MBYLLJE DHE SA DO TË ZGJATË?
Financimi i qeverisë skadon më 1 tetor, fillimi i vitit buxhetor federal. Një mbyllje do të fillojë efektivisht në orën 12:01 të mëngjesit nëse Kongresi nuk është në gjendje të miratojë një plan financimi që presidenti e nënshkruan në ligj.
Është e pamundur të parashikohet se sa do të zgjasë një mbyllje. Me Kongresin të ndarë midis një Senati të kontrolluar nga Demokratët dhe Dhomës së Republikanëve, dhe konservatorët e djathtë të kryetarit Kevin McCarthy që kërkojnë të përdorin mbylljen si levë për shkurtimet e shpenzimeve, shumë prej tyre po përgatiten për një ndalesë që mund të zgjasë me javë.
KUSH NDIKON NJË MBYLLJE?
Miliona punonjës federalë përballen me pagesa të vonuara kur qeveria mbyllet, duke përfshirë shumë nga afërsisht 2 milionë personel ushtarak dhe më shumë se 2 milionë punëtorë civilë në të gjithë vendin.
Gati 60% e punonjësve federalë janë të vendosur në Departamentin e Mbrojtjes, Çështjeve të Veteranëve dhe Sigurisë Kombëtare.
Punëtorët federalë janë të stacionuar në të 50 shtetet dhe kanë ndërveprim të drejtpërdrejtë me taksapaguesit – nga agjentët e Administratës së Sigurisë së Transportit që operojnë sigurinë në aeroporte deri tek punonjësit e Shërbimit Postar që dërgojnë postë.
Disa zyra federale gjithashtu do të duhet të mbyllen ose të përballen me orët e shkurtuara gjatë një mbylljeje.
Përtej punonjësve federalë, një mbyllje mund të ketë efekte të gjera në shërbimet qeveritare. Njerëzit që aplikojnë për shërbime qeveritare si provat klinike, lejet e armëve të zjarrit dhe pasaportat mund të shohin vonesa.
Bizneset e lidhura ngushtë me qeverinë federale, si kontraktorët federalë ose shërbimet turistike rreth parqeve kombëtare, mund të shohin ndërprerje dhe rënie. Sektori i udhëtimeve mund të humbasë 140 milionë dollarë në ditë në një mbyllje, sipas Shoqatës së Industrisë së Udhëtimit të SHBA.
Ligjvënësit paralajmërojnë gjithashtu se një mbyllje mund të tronditë tregjet financiare. Goldman Sachs ka vlerësuar se një mbyllje do të reduktonte rritjen ekonomike me 0.2% çdo javë po zgjati, por rritja më pas do të rikthehej pas rihapjes së qeverisë.
Të tjerë thonë se ndërprerja në shërbimet qeveritare ka ndikime të gjera sepse trondit besimin te qeveria për të përmbushur detyrat e saj themelore. Dhoma e Tregtisë e SHBA-së paralajmëroi: “Një ekonomi që funksionon mirë kërkon një qeveri funksionale”.
PO ÇËSHTJE TË GJYKATAVE, PUNËS SË KONGRESIT DHE PAGESËS SË PRESIDENCIALIT?
Presidenti dhe anëtarët e Kongresit do të vazhdojnë të punojnë dhe të paguhen. Sidoqoftë, çdo anëtar i stafit të tyre që nuk konsiderohet thelbësor do të pushohet nga puna.
Gjyqësori do të jetë në gjendje të vazhdojë të funksionojë për një kohë të kufizuar duke përdorur fondet që rrjedhin nga dosjet gjyqësore dhe tarifat e tjera, si dhe financime të tjera të miratuara.
Veçanërisht, financimi për tre këshilltarët specialë të emëruar nga Prokurorja e Përgjithshme Merrick Garland nuk do të ndikohej nga një mbyllje e qeverisë sepse ata paguhen përmes një përvetësimi të përhershëm, të pacaktuar, një zonë që është përjashtuar nga mbylljet në të kaluarën.
Kjo do të thotë se dy çështjet federale kundër Donald Trump, ish-presidentit, si dhe rasti kundër Hunter Biden, djalit të Presidentit Joe Biden, nuk do të të ndërpriten. Trump ka kërkuar që republikanët të heqin financimin e ndjekjeve penale kundër tij si kusht për financimin e qeverisë, duke e shpallur atë “shansin e tyre të fundit” për të vepruar.
A KA NDODHUR KJO ME PARE?
Përpara viteve 1980, gabimet në financimin e qeverisë nuk rezultuan në mbylljen e konsiderueshme të operacioneve të qeverisë. Por më pas-SHBA. Prokurori i Përgjithshëm Benjamin Civiletti, në një sërë opinionesh ligjore në 1980 dhe 1981, argumentoi se agjencitë qeveritare nuk mund të funksionojnë ligjërisht gjatë një boshllëku financimi.
Zyrtarët federalë që atëherë kanë vepruar me një mirëkuptim se mund të bëjnë përjashtime për funksionet që janë “thelbësore” për sigurinë publike dhe detyrat kushtetuese.
Që nga viti 1976, ka pasur 22 boshllëqe financimi, ku 10 prej tyre çuan në largimin e punëtorëve nga puna. Por shumica e mbylljeve të rëndësishme kanë ndodhur që nga presidenca e Bill Clinton, kur kryetari i atëhershëm Newt Gingrich dhe shumica e tij konservatore e Dhomës së Përfaqësuesve kërkuan shkurtime buxhetore.
Mbyllja më e gjatë e qeverisë ndodhi midis 2018 dhe 2019 kur presidenti i atëhershëm Trump dhe demokratët e Kongresit hynë në një ngërç mbi kërkesën e tij për financim për një mur kufitar. Ndërprerja zgjati 35 ditë, gjatë sezonit të festave, por ishte gjithashtu vetëm një mbyllje e pjesshme e qeverisë sepse Kongresi kishte miratuar disa projektligje për ndarjet buxhetore për të financuar pjesë të qeverisë.
ÇFARË DUHET PËR TË PËRFUNDUAR MBYLLJEN?
Është përgjegjësi e Kongresit të financojë qeverinë. Dhoma dhe Senati duhet të bien dakord për të financuar qeverinë në një farë mënyre dhe presidenti duhet të nënshkruajë legjislacionin në ligj.
Kongresi shpesh mbështetet në një të ashtuquajtur rezolutë të vazhdueshme, ose CR, për të siguruar para për hapjen e zyrave qeveritare në nivelet aktuale ndërsa bisedimet për buxhetin janë duke u zhvilluar. Paratë për prioritetet kombëtare të ngutshme, si ndihma emergjente për viktimat e fatkeqësive natyrore, shpesh i bashkëngjiten një faturë afatshkurtër.
Por republikanët e linjës së ashpër thonë se çdo projekt-ligj i përkohshëm nuk është fillestar për ta. Ata po bëjnë presion për ta mbajtur qeverinë të mbyllur derisa Kongresi të negociojë të 12 projektligjet që financojnë qeverinë, e cila është historikisht një ndërmarrje e mundimshme që nuk zgjidhet deri në dhjetor. Trump, i cili është rivali kryesor i Bidenit që shkon në zgjedhjet e 2024, po u bën thirrje republikanëve të vijës së ashpër.
Nëse ato janë të suksesshme, mbyllja mund të zgjasë me javë, ndoshta edhe më gjatë.

See Insights and Ads
Like
Comment
Share
by s p

Dr. Dritan Demiraj/
Sulmi i fundit terrorist kundër forcave të rendit publik, kundër sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues në Banjskë në Komunën e Zveçanit, është prova më e qartë e asaj që kemi denoncuar në të gjithë rastet sa herë që Beogradi dhe Moska kanë planifikuar dhe ekzekutuar sulme të tilla terroriste në veriun e Kosovës.
Gjatë këtij sulmi terrorist, humbi jetën në krye të detyrës rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën edhe dy efektivë të tjerë.
Me këtë rast i gjithë Kombi Shqiptar në të gjitha trojet së bashku me bashkëatdhetarët në diasporë, duhet njëzëri të shprehim ngushëllimet dhe mbështetjen për efektivët e forcave policore dhe të sigurisë së Kosovës si dhe për familjen e efektivit të vrarë tinëzisht Afrim Bunjaku.
Struktura e grupit terrorist të përfshirë në këtë operacion është pjesë ose bashkëpunon në mënyrë të fshehtë, ai stërvitet, mbështetet me logjistikë dhe inteligjencë nga drejtoria e operacioneve speciale të fshehta të BIA-s serbe, ministria e saj brendshme dhe pjesëtarë të forcave speciale në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale një pjesë e të cilëve kanë shërbyer si mercenarë në disa luftëra lokale në Libi, Siri, Donbasi por jo vetëm së bashku me mercenarët rus.
Veprimet e forcave speciale të policisë së Dardanisë kanë qënë shumë profesionale, duke reaguar menjëherë me zjarr të fuqishëm kundër terroristëve serbë të armatosur të cilët kanë përdorur një sasi të madhe armësh.
Suksesi gjatë ekzekutimit të këtij operacioni të një shkalle kaq komplekse, me rrezikshmëri të lartë dhe përfshirjes së aktorëve më të lartë shtetërorë serb, shpreh qartë aftësitë dhe kapacitetet e larta operacionale të forcave speciale policore dhe të inteligjencës së Kosovës.
Dhe për këtë, njësive speciale policore të Kosovës i gjithë Kombi Shqiptar ju janë mirënjohës, pasi përfundimisht keni hyrë në librin ‘Guinness’ si një nga njësitë më të mira speciale në botë krahas Delta Force, Navy Seals, SAS, GSG9, etj pas realizimit të suksesshëm të operacionit special, arrestimeve, neutralizimit të më shumë se 10 terroristëve, sasisë së madhe të arsenalit të armëve dhe pajisjeve luftarake të sekuestruara.
Përfundimisht mendoj se ky sulm terrorist e ka bërë të qartë për SHBA-të, BE-në dhe të gjithë institucionet ndërkombëtare që përfundimisht të ndryshojnë qëndrim ndaj Vuçiçit, Daçiçit dhe bashkëpunëtorit më të zellshëm të Moskës i cili është drejtëpërdrejtë përgjegjës për të gjitha “Operacionet speciale dhe destabilitetin” në veri të Kosovës Aleksandër Vulin, i cili emërimet në qeverinë serbe i merr sipas urdhërave të Moskës dhe urdhërat operacionalë i merr drejtëpërdrejtë nga FSB-ja, SVR-ja dhe GRU-ja në Federatën Ruse.
Dënimi publik i sulmit terrorist në veri që bëri Departamenti Amerikan i Shtetit nëpërmjet zëdhënësit të tij Matthew Miller, në gjykimin tim nuk është i mjaftueshëm për sa kohë që edhe pse SHBA-të janë investuar jashtë mase në drejtim të afrimit të Serbisë me perëndimin, në çdo rast kemi parë se Vuçiçi si një frikacak, i pabesë dhe “mjeshtër” i përdorimit të ‘maskirovkas’ ruse, është përpjekur gjithmonë në çdo takim me ndërkombëtarët që fajin e grupeve të tij terroriste dhe strukturave kriminale që financohen nga agjensitë e tij tja kalojë ‘viktimës’.
Vuçiçi pavarësisht qindra milionë dollarëve dhe mbështetjes politike që ka marrë nga SHBA-të dhe BE, në asnjë rast nuk ka shfaqur as shenjën më të vogël të bashkëpunimit me perëndimin dhe kjo është parë qartë nga qasja e tij për të mos dënuar publikisht dhe sanksionuar regjimin kriminal të Federatës Ruse me rastin e pushtimit të paligjshëm dhe të paprecedentë të Ukrainës gjatë 19 muajve të fundit.
Kjo u shpreh qartë edhe nga justifikimi i ministrit të propagandës së Milosheviçit, Aleksandër Vuçiç se ‘personat e armatosur ishin shtetas serbë të cilët nuk mund të vuanin nën terrorin e Kurtit’.
Ndërkohë e kam theksuar edhe në shumë shkrime të mëparshme, besimi tek ‘perëndimori rusofil’ Vuçiç se do të bëhet më bashkëpunues në të ardhmen është jo vetëm harxhim kohe dhe burimesh financiare, por vazhdon të tregojë miopinë politike dhe diplomatike të diplomatëve perëndimorë, të cilët nuk janë të aftë të kuptojnë si duhet situatën në Ballkanin Perëndimor.
Sulmet e mëparshme kundër forcave të policisë së Kosovës, vrasjet dhe plagosjet e paprecedenta të pjesëtarëve të policisë së Kosovës, trupave të KFOR-it dhe përfaqësuesve të mediave në veri, kanë qënë sulme të dirigjuara drejtëpërdrejtë nga Beogradi dhe strukturat e tij shtetërore.
Ato tregojnë se taktikat, strategjitë dhe planet e Putinit dhe Vuçiçit për destabilizimin e Ballkanit, janë padyshim pjesë e një skenari të vazhdueshëm të mbështetjes politike, diplomatike, ushtarake dhe me inteligjencë nga Kremlini zyrtar. Ky skenar fatkeqësisht po zbatohet në mënyrë agresive prej kohës nga qeveria e Vuçiçit dhe strukturat e tij në veri të Dardanisë.
Në rast se reagimi i SHBA-ve, BE-së por jo vetëm nuk do të kishte qënë i mefshët dhe aspak në nivelin e duhur, atëherë sot rendi kushtetues i Kosovës nuk do të duhej të përballej me ngjarje dhe sulme të tilla terroriste.
Kjo ka qënë e qartë në të gjitha rastet kur janë analizuar me profesionalizëm veprimet, prezenca e individëve të bandave në veri të Kosovës, por edhe e personelit të agjensive serbe të inteligjencës dhe të sigurisë, të cilët kanë qënë prezent dhe të maskuar në shumë trazira dhe operacione të fshehta edhe më parë midis të tjerave edhe me simbole kriminale anti-perëndimore ruse “Z”.
Presidentja Vjosa Osmani, kryemistri Albin Kurti, qeveria dhe populli i Kosovës me këtë rast duhet të ruajnë gjakftohtësinë, të bashkëpunojnë edhe më ngushtë me SHBA-të, BE-në, komandën e KFOR-it, EULEX-in, institucionet ndërkombëtare dhe ambasadat e vendeve perëndimore. Unë kam bindje të plotë që një ditë SHBA-të dhe DASH do t’i tregojnë vendin Vuçiç-it, strukturave të tij kriminale dhe terroriste të cilat veprojnë sipas skenarëve destabilizues të Moskës dhe mendoj se tani ka ardhur momenti.
Albin Kurti është i vetmi kryeministër i cili ka qëndruar fortë me dinjitet dhe pa u lëkundur ndaj presioneve nganjëherë edhe të padrejta të ndërkombëtarëve.
Asnjë grup terrorist serb, strukturë kriminale, njësi e xhandarmarisë serbe nuk do të guxonin të ndërmerrnin një veprim të tillë kriminal dhe antikushtetues në rast se faktori politik në Republikën e Shqipërisë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi nuk do të ishte i përçarë. Në rast se arrihet ky unitet në të gjitha trojet shqiptare, atëherë të gjithë politikanët tanë të korruptuar nuk do të kenë as guximin as mundësinë të dilnin në mbrojtje të ministrit të fundit kriminel të Milosheviçit.
Si përfundim, sasia e madhe e pajisjeve luftarake të konfiskuara, shumëllojshmëria dhe fuqia e madhe e armëve të zjarrit, armët sniper të kalibrit 12.7 mm, raketat anti-tanke, mitralozët e rëndë 50, mitralozët 40 mm, mjetet e komunikimit, mjetet e vëzhgimit, të ndihmës së shpejtë, mjetet financiare, eksplozivat, mjetet e propagandës, uniformat e shumta, etj tregojnë se këto struktura mbështeten nga shërbimet sekrete serbe.
Në shtesë sa më lartë, sasia e madhe e personave të përfshirë në këtë sulm, organizimi dhe koordinimi i tyre, niveli i përgatitjes së tyre ushtarake, njohja ekselente e terrenit, paprekshmëria e tyre nga shërbimet kufitare dhe sekrete serbe ndërkohë që kufiri midis dy vendeve është i përbërë nga një volum shumë i madh i dislokimit të njësive të xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe (48 të tilla), angazhimi i madh i gjithë propagandës serbe për të fshehur me të gjitha format përfshirjen e tyre, tërheqja e shpejtë dhe e organizuar jashtë kufirit shtetëror të Kosovës e personave të vrarë dhe të plagosur në vendngjarje me qëllim mos identifikimin e tyre, hapja e një koridori të kërkim-shpëtimit dhe evakuimit të tyre në kufirin serb, sigurimi i inteligjencës në kohë reale rreth afrimit të forcave policore, prishja e provave të prezencës dhe e përfshirjes së tyre gjatë këtij sulmi, mos deklarimi dhe mungesa e bashkëveprimit të strukturave serbe të sigurisë për pjesëtarët e tjerë të përfshirë në këtë sulm terrorist të cilët u ndihmuan që të largoheshin nga manastiri dhe shumta fakte të tjera të cilat do t’i analizoj në shkrimet e tjera, tregojnë qartë përfshirjen e Serbisë në destabilizimin e situatës në veriun e Kosovës dhe organizimin e sulmeve terroriste kundër saj.
Më poshtë linku për të gjithë bashkëqytetarët të cilët kanë mundësi që të mbështesin sipas mundësisë një ndihmë financiare për familjen Bunjaku: