• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2023

Gjaku i Dëshmorëve të Kombit është në themelet e lirisë sonë

October 9, 2023 by s p

(Në përvjetorin e rënies së Dëshmorëve të Kombit, Beat Coli dhe Valenton Spahiu)

Prof. dr. Nusret Pllana
Universiteti ‘‘Hasan Prishtina’’
Prishtinë

Përkufizimi

Dëshmorët e Kombit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po i përkujtojmë sot, edhe me këtë përmendore, janë themelet e lirisë së kësaj pjese të atdheut që quhet Kosovë, janë çlirimi shekullor nga robëria serbo sllave, janë udha e madhe e bashkimit kombëtar, me të cilin do të hiqen nga jeta jonë historike padrejtësitë e mëdha që mbi popullin shqiptar kanë bërë Fuqitë e Mëdha të Evropës dhe fqinjët tanë.

Hyrje

Sot kur po i përkujtojmë këta dy Dëshmorë të Kombit, Beat Colin dhe Valenton Spahiun, të përjetësuar edhe në këtë përmendore, doemos na vijnë në kujtesë ngjarjet e para 23vjetësh, kur këta të rinj vetëm 17 vjeçar, bashkë me vëllain e Beatit, Bekimin, 16 vjeçar, bëhen pjesë e ushtrisë më të veçantë në botë, sepse është krijuar, është rritur dhe ka zhvilluar një luftë çlirimtare pa shtet dhe pa pushtet, pa fabrika të armatimit, por edhe pa fabrika të uniformave, pa kuzhina ushtarake dhe pa kazerma e garnizone. Të gjitha këto, kjo ushtri, ndër më të rejat në historinë e botës, i kishte në gjirin e popullit. Sepse nga andej kishte dalë, nga gjiri i popullit të vet, që e mbajti, e ushqeu, e ruajti dhe e strehoi, ia lidhi plagët, por edhe ia hapi varret kur luftëtarët binin për lirinë e kësaj pjese të atdheut.
Rrëfimet e Bekimit në TV Syri, se si e ka rrezikuar jetën e vet në male për ta strehuar armatimin e gjetur të armikut e për t’ia dorëzuar UÇK-së, kujdesi dhe dashuria që e tregonte për ushtarët e tij Gjeneral Ramush Haradinaj, e sidomos për ata që ishin nën 18 vjet, si Beati e Valentoni e plot të tjerë, vendosmëria deri në rrezikim të jetës e Dom Kolës, për të mos i ndarë në Kishën tonë shqiptarët në myslimanë e katolik, edhe përkundër kërcënimeve për ekzekutim nga ana e policisë fashiste serbe, janë rrëfime për antologji të luftëtarit të lirisë Bekim Coli, që është një hero i gjallë me plotkuptimin e fjalës, e që meriton një duartrokitje të veçantë sot nga ju.

Beati dhe Valentoni hapën faqe të reja të historisë

Këta Dëshmorë të Kombit që po i përkujtojmë sot, Beat Colin dhe Valenton Spahiun, janë dëshmorë të një ushtrie më të re në botë. Edhe këta ishin vetëm 17 vjeçar kur ranë për lirinë e atdheut, që një ditë do të bëhet i tëri, ashtu siç e kishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe ashtu siç e kishte shpallur në Vlorë, plaku i urtë, Ismail Qemali, më 1912.
Fuqitë e Mëdha të Evropës, i copëtuan tokat shqiptare, për të ruajtur qetësinë e saj dhe për të kënaqur pangopësinë e fqinjëve tanë shovinist. Mirëpo, me rënien e Beatit dhe të Valentonit si dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit, kurdo që kanë rënë, në jetën tonë janë hapur faqe të reja të historisë. Sot, kur vijmë këtu, para këtij lapidari, vijmë dhe nderojmë gjakun e dëshmorëve tanë, të Beat Colit dhe të Valenton Spahiut, vijmë dhe flasim me lirinë tonë, vijmë dhe mësojmë se për të folur shqip historia jonë më e re, duhej edhe gjaku i këtyre dy luftëtarëve të lirisë. Kush nga gjenerata jonë, që nga bankat e shkollës fillore e derisa kemi mbushur burgjet serbe, kemi pasur rastin të shkojmë te ndonjë përmendore e dëshmorëve tanë dhe t’u themi: Lavdi!, se ke rënë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Nuk i kemi pasur dhe nuk na kanë lënë t’i mësojmë, edhe ata që i kemi pasur. Na kishte hyrë në gjak vëllazërimi dhe bashkimi, andaj dëshmorët tanë kishin mbetur në arkivin e historisë, të cilin duhet ta hapim, ta mësojmë dhe të ju japim brezave të rinj të shqiptarëve. Kjo është ajo faqe e re e historisë kombëtare, që është hapur me rënien e këtyre Dëshmorëve të kombit që po i përkujtojmë sot.

Përfundim

Dëshmorët e Kombit, Beat Coli dhe Valenton Spahiu, kur po i përkujtojmë sot, në përvjetorin e rënies së tyre, sot do të ishin dyzet e një vjeçar. Do të ishin burra të pjekur dhe baballarë të mirë. Do të ishin qytetarë të Kosovës së lirë. Mirëpo, ata sot, edhe në këtë lapidar që po i përkujtojmë, janë bërë pjesë e historisë së lirisë sonë, janë bërë pjesë e udhës së madhe të bashkimit kombëtar, janë bërë pjesë e përmbysjes së robërisë shekullore të shqiptarëve, janë bërë pjesë e mësimit dhe edukimit të brezave të rinj të shqiptarëve, se si duhet atdheu dhe liria e tij.
Beat Coli dhe Valenton Spahiu, do të jenë përjetshëm vetëm 17 vjeçar, sepse Dëshmorët kanë vetëm ditëlindje!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit në ditëlindjen e tyre të 17-të!
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit Beat Coli dhe Valenton Spahiu!

Irzniq, 8. 10. 2023

Filed Under: Reportazh

Zgjedhjet në USA…

October 9, 2023 by s p

Vatra Çikago/

Pamje nga takimi i këndshëm i shqiptarëve në Chicago me analistin politik Dr. Ernest Nasto i cili nëpërmjet ekspertizës së tij në këtë fushë dha një shpjegim mbresëlënës mbi zgjedhjet në USA. Të pranishmit pastaj u përfshinë në biseda dhe debat miqësor gjatë kokteil të përgatitur. Një falenderim të veçantë i japim Zj. Lirie Memeti që na vuri në dispozicion ambientet e biznesit të saj “Remax Legends” ku u zhvillua evenimenti. Së shpejti Vatra do të këtë evente të tjera kulturore ku të na jepet rasti të jemi së bashku me komunitetin tonë shqiptar në Chicago🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Filed Under: Vatra

Skenari rus kundër Kosovës dhe Izraelit

October 9, 2023 by s p

Prof. Sylë Ukshini/

* Roli turbullues i Serbisë në Ballkan është identik me rolin turbullues të Iranit dhe Hesbullahut në Lindjen e Afërtë.

Këto dy ngjarje, edhe pse larg njëra-tjetrës kanë paralele të padiskuetueshme. Në kohën kur lufta dhe agresioni shtetëror rus ka ngecur në Ukrainë, Moska zyrtare përmes aleatëve të saj në Ballkan (Serbisë) dhe në Lindjen e Afërtl (Iranit dhe Hisbullahu) dëshiron të destabilizojë shtete demokratile dhe partnere të Perëndimit dhe SHBA-së. Pjesë e këtij strategjie destabilizuese rus është edhe agresionin shtetëror i Serbisë kundër Kosovës me 24 shtator, si dhe sulmi i djeshëm është u Hamasit kundër caqeve civile në Izrael.

Prandaj, nuk është befasi nëse nuk më befasi nëse Rusia, edhe pse ka shënuar në afrim spektakular me Rusinë, të nxisi grupet e majta radiale si PKK- kundër Truqisë dhe gjetiu nëpër botë!

Prandaj, sjella asimetrike e BE-së ndaj Kosovës, madje rreshtimi i 4 vendeve mosnjohëse të BE-së (Greqia bënë përjashtim në këtë rast) dhe së fundi edhe e Hungarisë në prehërin e Rusisë dhe kundër interesave të Kosovës, aty ku më së

shumti është e interesuar Rusia që të dështojë BE-ja dhe SHBA, duhet të jetë pikë kthese për rikalibrimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Në të kundërtën BE-ja po i ngjanë gjithnjë e më shumë Koncertit Evropian të fillimshekullit 20.

Është paradoks, por në Bruksel më të zëshëm kanë qenë pse njohja e kosovës nga Izraeli u ndoq edhe me hapjen e Ambasadës në Jerusalem sesa në kohën kur disa vende anëtare rreshtohen përkrah Moskës së Putinit dhe me këtë minojnë unitetin e BE-së.

Filed Under: Opinion

DUKAGJINI, THESAR HISTORIK, KULTURE E TURIZMI

October 9, 2023 by s p

Gjin Markaj- atleti dukagjinas, shkrimtari Lazer Stani – tregimtari ynë!

Nga, Agron PREBIBAJ

Dukagjiniasi, jetën dhe historinë shekullore e ka të vëndosur e të shkruar në prehrin e Alpeve shqiptare, pse jo duhet thënë e mbushur më shumë me dhimbje sesa me gëzime, pasi e kishin vëndosur përjetësisht qëndresën e rezistencën ndaj secilit pushtues ndër shekuj, të vëtëvendosurit e të

kryqëzuarit unikal për atdhe e fe.

Por edhe Dukagjini si krahinë më terren të thyer e malor e infrastrukturë të dobët, me patjeter se do banonte drejt zonave urbane e në emigrim, por ajo çfarë befason në nacionalizmin e tyre të shëndoshë; shikimi nga Dukagjini, shikimi nga kullat e tyre si amanet i të parëve.

Në fakt pishtarët e parë nacionalistë, ishin burrat antikomunistë të cilët e thyen kufirin, e për t’u vëndosur larg përtej oqeanit në SHBA, por gjithnjë të interesuar për Dukagjinin, të interesuar për të vetët; kushririn, kumaren e mikun, madje duke dhënë kurajo se edhe Shqipëria do ndryshojë, gjithnjë pranë tyre edhe me kontribute financiare.

Ndërsa sot në Amerikë kemi edhe një plejadë tjeter emigantësh, të pas “90-es të cilët me intelegjencë e zgjuarsi duke kujtuar vuajtjet e të parëve, bënë mision të mundur integrimin e shpejtë, duke përveshur mangët në punë me mundësinë amerikane, duke krijuar vetë biznese e shkolluar fëmijët në Universitetet prestigjoze Amerikane.

Ky vlerësimi maksimal i ardhur nga Dukagjinasi në “tokën e premtuar”!

Tek po shikoja keto vite shpejtësinë e investimeve në infrastrukture e objektet e kultit, nga protofoli i vetë emigrantëve në Amerikë, përzgjodha si përsonazh të parë zotin Gjin Markaj, i cili tashmë një lubues i fortë për Dukagjinin e tij të dashur dhe më përtej.

Përsonaliteti i botës tonë intelektuali z.Gjin Markaj e nis bisedën me kulturën e historinë dukagjinase: – ne këtu në Amerikë jemi organizuar një grup shokësh nga Dukagjini dhe keto vite jemi munduar të kontribojmë, së pari për historinë tonë që nga kishat e deri tek memoriali i martirëve të kishës katolike, si dhe në infraktrukturën rrugore mes fshatrash, e kontribute për qindra familje, e cila po vijon me projektin tonë human të vëndosur në Shkoder, i cili tashmë një tjeter realitet.

Ndërsa vazhdon, – ju e dini se Dukagjini ndër shekuj është edukuar me shkollën e jetës së ashper: atëherë kur të parët tanë flinin në fier e me kokën në cumer, por kur mblidhej familja, fliste i madhi, e flitej me radhë, ndërsa të vegjlit dëgjonin me vëmendje për tu përgatitur për neser, kjo shkolla e kulturës familjare duke frymëzuar të vegjlit me dashuri njerëzore, por edhe me përgatitjen për qëndresë ndaj çdo pushtuesi; duke përfunduar me mesazhin se ne, do jemi me shikimin nga Dukagjini, po ashtu do frymëzojmë fëmijët tanë në dashurinë e veshtrimin nga vëndi i të parëve tanë.

Kurse shkrimtari, ish themeluesi I RD, ish deputeti i Dukagjinit z. Lazer Stani, pohon me krenari se, Dukagjini është një thesar për gjuhtarin, historianin, kulturologun, shkrimtarin etj, ndërsa për turizmin malor, ajo është pasuri parrallore me të gjitha resurset e florës e faunës, por që infrakrukura rrugore e ka lënë larg shfrytezimit të pasurive natyrore e lidhjes trgtare.

Por Dukagjini ka disa kohë që po lobon e zhvillon betejën për rrugën e cila ka hëngër mbi 60 jetë njerëzore, me popullsi e siperfaqe më shumë se 1/5-ta e Bashkisë Shkoder e cila shrihet nga deti e deri në Jezercë.

Por vetem rruga e premtuar, që lidh Prekal – Breg lumi, e cila për disa kilometra e lidh me qëndren Lekbibaj, kjo rruga e lidhjes me Gjakovën, rruga që kap njëren qafë të alpeve shqiptare, kjo dhe rruga tregtare më shpejtë e me krijim të ardhurash për secilën blegtor e deri të shfrytëzimi pasurisë formaceutike që kanë livadhet, kodrat e pyjet,

janë bimët medicionale, arraoret, geshtenjat e plotë të tjerë, me themel turizmin malor që zhvillojnë ekonominë dukagjinase, por edhe rriten potencialet e tregut shqiptar.

Atletët dukagjinas, gjithëçka për Dukagjinin!

(në foto, Breg Lumi-Shalë, Gj.Markaj & L.Stani)

Filed Under: Fejton

Lufta e parë Ballkanike 8 tetor 1912, dhe prapaskenat ogurzeza në dëm të integritetit territorial të Shqipërisë

October 9, 2023 by s p

Më 8 tetor 1912, në trojet ballkanike fillonte një nga luftërat e shumta, që mbeti në histori me emrin “Lufta e parë Ballkanike”. Ndesheshin: Lidhja ballkanike e përbërë nga Bullgaria, Greqia, Mali i Zi e Serbia, që duke lënë mënjanë sherret ndërmjet tyre, kishin vendosur ta varrosnin të sëmurin e Bosforit –Perandorinë Osmane. Pra synimi ishte përzënia e Perandorisë Osmane nga Shtetet e Ballkanit.

Luftimet nisën më 8 tetor të vitit 1912 në kohën kur Mali i Zi shpalli luftën dhe trupat e saj shkelën kufirin shqiptar. Ditën tjetër forcat malazeze sulmuan pozicionet otomane në malin e Planiçës, i cili ngrihej mbi qytetin e Shkodrës.

Pasi forcat malazeze depërtuan matanë mbrojtjes inekzistente turke në Shqipërinë Veriore, Vendet tjera të Aleancës Ballkanike pritën edhe një javë e pastaj u hodhën në mësymje masive në pjesë të ndryshme të territoreve osmane.

Ndërsa në Shqipëri vlonte kryengritja për liri e pavarësi po nga Perandoria Osmane, palët aleate i dërguan ultimatum qeverisë turke, duke kërkuar zbatimin e reformave në Maqedoni. Qeveria turke, që iu përgjigj me luftë, në pak ditë do të pësonte një disfatë, e cila habiti e tronditi Evropën.

Brenda këtij konteksti kohorë dhe historik, duhen kuptuar edhe thirrjet e atdhetarëve brenda e jashtë, që shqiptarët në këtë luftë të qëndronin në anën e Perandorisë; ndërkohë që Ismail Qemali shpejtonte drejt Vlorës me sigurimet ndërkombëtare për pavarësinë që u arrit më 28 nëntor, kur Lufta e pare Ballkanike ndodhej në kulmin e saj. Kulmimet e ngjarjeve të asaj kohe ishin të jashtëzakonshme, ngado ziente dhe fati i Shqipërisë dhe shqiptarëve ishte në një moment kritik.

Menjëherë pas disfatës osmane, ushtria serbe marshoi drejt Shqipërisë, në sa përgatiteshin prapaskenat më ogurzeza të historisë së kombit shqiptar, për t’i ndarë trojet shqiptare ndërmjet Serbisë e Greqisë. E kjo tragjedi nuk do të përfundonte bashkë me këtë luftë! Madje do të fillonte. Me nënshkrimin e Traktatit të Londrës, në përfundim të konfliktit, nga trungu i Shqipërisë u shkëputën Kosova, mjaft toka shqiptare në Maqedoni dhe Çamëria, që mbetën burim për konflikte të reja ballkanike.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT