• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2023

Delegacioni i Kryesisë së Vatrës vizitë në degën e Vatrës Worcester, Massachusetts

December 18, 2023 by s p

Mbas një Kuvendi Zgjedhor model e shumë të suksesshëm të degës së Vatrës Boston, delegacioni i kryesisë së Vatrës i përbërë nga drejtori i degëve z.Mondi Rakaj dhe arkëtari i Vatrës z.Besim Malota zhvilluan një vizitë në degën e Vatrës Worcester, Massachusetts. Në takimin e ngrohtë e vëllazëror, z.Rakaj e z.Malota u takuan me një pjesë të kryesisë së Degës së Vatrës Worcester Boston Massachusetts. Ata vlerësuan punën e shkëlqyer ndër vite të kësaj dege dhe marrëdhënien korrekte me qendrën. Në takim u diskutuan ide dhe mendime për të përfshirë komunitetin në përkrahje të Vatrës si zëri më i fuqishëm kombëtar në mërgatën e Amerikës. Miqtë vlerësuan lidershipin e kryetares Efi Qeleshi dhe punën studimore të sekretarit Prof.as.dr.Thanas Gjika. Kryetarja e degës së Vatrës Worcester, Massachusetts Efi Qeleshi shtroi një darkë në respekt dhe nderim të të gjithë të pranishmëve dhe bashkëshortit të saj themeluesit të kësaj dege të ndjerit Mihallaq Qeleshi në 4 vjetorin e largimit për në amshim.

Filed Under: Politike

Pas At Fan Nolit, Vatra Queens kërkon varrin e At Gjergj Fishtës

December 18, 2023 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dega Queens-New York në mbledhjen e kryesisë së datës 17 dhjetor 2023 ka ngritur një komision nismëtar për ndërtimin e një parku të gjelbër pranë përmendores së At Gjegj Fishtës në vendlindjen e tij dhe gjetjen e varrit të Homerit shqiptar. Ekipi patriotik i kryesuar nga Prof.dr.Skënder Murtezani e quan domosdoshmëri nderimin e At Gjergj Fishtës, kolosit të kombit shqiptar. Vatra Queens-New York ka ngritur një komision të përbërë nga z.Ndre Deda, z.Mark Shabaku dhe z.Akri Çipa që do të adresojë çështjet sa më sipër deri në zgjidhjen përfundimtare.

Vatra Queens-New York u bën thirrje të gjithë vatranëve e shqiptaro-amerikanëve që të kontribuojnë dhe mbështesin këtë projekt kombëtar e komunitar në vlerësim dhe nderim të Homerit shqiptar At Gjergj Fishta.

Filed Under: Opinion

Vatra Hartford, CT, vendos për hapjen e një shkolle shqipe për fëmijët shqiptarë

December 18, 2023 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra, dega Hartford, CT, në mbledhjen e kryesisë mbajtur më 16 dhjetor 2023 vendosi veç të tjerash për hapjen e një shkolle shqipe për fëmijët shqiptarë në Hartford. Me pjesëmarrjen e të deleguarit të kryesisë së Vatrës arkëtarit z.Besim Malota, kryesia e Vatrës në Hartford vendosi mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor më 14 prill 2024 dhe ftoi të gjithë shqiptarët e Amerikës që të bashkohen më 17 shkurt për të festuar pavarësinë e Kosovës e cila do të organizohet ekskluzivisht nga Vatra Hartford. Producenti televiziv vatrani Nazim Salihu ofroi për vatranët hapësirën e tij televizive për promovimin e aktiviteteve në ndihmë të komunitetit shqiptar në Hartford dhe aktiviteteve që lartësojnë kombin shqiptar në mërgatën e Amerikës.

Filed Under: Komente

Në Bronx Shkolla Shqipe “Alba Life” u shfaq me Koncertin madhështor tradicional të fundvitit

December 18, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Nderohet me pllakë mirënjohjeje Drejtoresha e Shkollës publike amerikane nga z. Qemal Zylo themeluesi i shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York

Mr. Julie Nariman, an excellent educator in NYC, is the founding principal of the High School for Language and Innovation in the Bronx.

Për vite me radhë Shkolla Shqipe “Alba Life” vazhdon Misionin e saj Kombëtar për mësimin e Gjuhës Shqipe në shkollën publike amerikane Columbus High School. Kjo detyrë nga më humanet dhe më urgjentet për Diasporën po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me mëseuset, stafin, asistentet dhe gjithë prindërit që i sjellin dhe i kanë besuar fëmijët në bangat e këtyre shkollave. Shkollat Shqipe “Alba Life” janë një institucion prestigjioz dhe kjo fal punës dhe seriozitetit për 16 vite radhë. Si themelues duke pasur një përvojë të jashtëzakonshme në mësimdhënie midis dy kontinenteve natyrshem që pasionin dhe dashurinë tonë për këtë Mision rritet më ndjeshëm si përgjegjësi dhe nuk ndalet kurrë.

Prindërit së bashku me fëmijët e tyre dorë për dore, dikush dhe duke shtyrë karrocën me bebet brenda tyre erdhën për të festuar së bashku si vëllezër dhe motra festat e fundvitit, ku krijohet një atmosferë shumë e gëzuar dhe plot harmoni.

Duke parë vidiot shikoja korridoret dhe klasat komode që ndrinin nga veshjet shumëngjyrëshe të nxënësve, dëgjohej gumëzhitja e tyre, që shpesh në veshët e mi vjen si një muzikë e ëmbël dhe fllad shqipërie. Kush e kush nga nxënësit shkonte me vrap të përqafonte sa më parë mësueset e tyre të dashura. Ishte një e shtunë e ngrohtë me reflekse dhjetori që dhe Zoti dukej sikur kishte hedhur kapelën e artë diellore mbi shkollen shqipe njujorkeze.

Pllake mirënjohjeje per znj. Julie Nariman, një personalitet i shquar amerikan në fushen e Arsimit Kombëtar

Zoti Qemal Zylo dhe Bordi vlerësoi me pllakë mirënjohjeje drejtoreshën e nderuar të shkollës e cila na hapi dyert e shkollës për t’ju mësuar nxënësve shqiptaro amerikane gjuhën Shqipe. Që në bisedat e para dhe në vazhdim sipas z. Zylo ajo ka treguar një gadishmëri të pashoqe për të na ndihmuar në këtë mision. Dita e shtunë i përket Shkollës shqipe “Alba Life” ku gjithë personeli i sigurimit të shkollës është në dispozicionin tonë për tri orë mësimore: 10 deri në orën 1 mbasdite. Zoti Zylo e falënderoi pamasë drejtoreshën e shkollës znj. Nariman në emër të Bordit, mësuesëve dhe gjithë stafit. Drejtoresha e shkollës publike amerikane shprehu mirënjohjen e saj dhe tha se ishte e impresionuar për punën që po bëni çdo të shtunë në këtë shkollë. Unë ju inkurajoj fort vazhdoi drejtoresha që ta vazhdoni këtë punë dhe të mos ndaleni kurrë pasi është gjuha juaj amtare, janë rrënjët tuaja që s’duhet të harrohen kurrë.

Programi për Koncertin në festat e fundvitit akademik 2023-2024

Programi u hap me Himnet kombëtare shqiptare dhe amerikane, Himnin e Shkollës Shqipe “Gjuha Shqipe Gjuha Jonë” si dhe me Këngën e Alfabetit Shqip. Nxënësit në Online si Brendon Grada me mësuese Gresila Basha intepretpoi mjeshterisht: Himni i Flamurit me saksofon, shoqëruar nga Henri Koldashi.

Nxënësit e grupmoshës se më të vegjëlve me mësuese Albana Lazri interpretuan poezitë: si Besa Bexheti “Viti I Ri”, Iris Veliu “Ja po vjen dhe Viti I Ri”, Glauk Ujkaj: “Viti I Ri”, Mark Lazri: “Në Dhjetor”, Emili Arifaj: “Viti i Ri”, Noel Volaj “Viti i Ri”, Kloart Luka “Dhjetori”.

Nxënësit e grupmoshës 7 vje ç deri në 9 me Mësuese Helena Ujkaj intepretuan si:

Lorenc Përgjegjaj: Dimri Plak, Emma Maleshka: Harabeli i vogël, Leonis Përgjegjaj: Viti i Ri, Marlisla Smajlaj, Nikolla Smajlaj: Babagjysh i Vitit të Ri, Klesta Xama: Abetarja, Ema Bulica: Viti i Ri, o Viti i Ri, Antonio Lazri: Gëzuar Festat, Ilirida Lajqi: Mirë se vjen o Viti i Ri, Lorena Përgjegjaj: Dimri Plak, Emma Maleshka: Harabeli i vogël, Leonis Përgjegjaj: Viti i Ri, Marlisla Smajlaj, Nikolla Smajlaj: Babagjysh i Vitit të Ri

Nxënësit e klasës së më të rriturve të mësuese Kade Lajqi interpetuan si: Eliona Shala Babagjyshi i Vitit të Ri, Venera Burgaj, Sa të dua o Shqipëri, Asdreni, Elisabeth Palaj, Libri, Adelina Mamaqi.

Një falënderim i veçantë shkon për këtë program për ndihmën e dhënë nga mësuese Mehrije Shala, Mirela Arifaj dhe Merita Sinanaj.

Pas përfundimit të programit nga secila shkollë nxënësit kënduan të gjithë bashkë: Këngën e Vitit të Ri dhe interpretuan Vallen e Tropojës përgatitur nga dy asistentet Edona Gjidija dhe Erlinda Shala.

Nga zyra e kabinetit të Assemblymember, John Zaccaro, Jr. Assembly District 80, zonja Ornela Beshiri shpërndau dhurata për nxënësit. Mirënjohje për këtë politikan që gjithmonë e ka mbështetur Shkollën Shqipe “Alba Life”.

Sipas traditës u nda torta e festave të fundvitit ku mësues, prindër, nxënës, staf uruan njeri tjetrin plot mirësi dhe dashuri.

Gëzuar nxënës dhe mësues të dashur, gëzuar dhe ju prindër të mrekullueshëm që bashkëpunoni aq ngushtë me këtë Institucion prestigjioz për t’ju mësuar fëmijëve Gjuhën Shqipe, indentitetin e shqiptarëve.

Gëzuar bashkatdhetarët tanë dhe të gjithë miqtë e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit!

Ndihmuan per regjistrime dhe foto Gjergj Shuku, Mehrije Shala dhe Merita Sinanaj.

Aktiviteti së shpejti do të transmetohet në kanalin 27, TV Alb.

16 Dhjetor, 2023

Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet

UÇK, LIRIA KA EMËR

December 18, 2023 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Së bashku me kryetarin Ramiz Lladrovci dhe bashkëpunëtorët e tij, ishim në vizitë te familja Haradinaj në Gllogjan, të Deçanit, për ta vizituar Nasim Haradinaj dhe për t’i uruar lirimin nga burgu.

Lirimi i Nasim Haradinajt është një fakt i rëndësishëm, meqë po vërtetohet se qasja e përzgjedhur nga bashkëluftëtarët e organizatave për mbrojtjen e vlerave të luftës, ishte e drejtë, prandaj nuk ka gjyq në botë që mund ta dënojë e aq më pak Gjykata e Hagës e ngritur mbi pretendime të rrejshme që synim i kësaj gjykate është ta diskreditojë luftën e drejtë për lirinë e popullit të Kosovës.

Aleatët e luftës sonë për liri ishin edhe shtetet perëndimore në krye me SHBA-në që ndërhyrja e tyre ishte në funksion për të ndaluar forcat kriminale serbe që ushtronin gjenocid kundër popullsisë civile shqiptare.

Kjo dëshmon se UÇK-ja dhe përpjekjet e saj ishin të drejta dhe ne harmoni me vlerat euro atlantike perëndimore. Historia na ka dhënë të drejtë për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës që pasi shumë sakrificave u kurorëzua më fitore dhe lirinë e Kosovës, andaj, sot e gjithmonë do t’i kujtojmë me nderim kontribuesit dhe familjet që dhanë shumë për liri siç është familja Haradinaj.

Urojmë që sa më shpejt të përfundojë ky procesi i padrejtë gjyqësor!

Po ashtu, siç e do rendi, bëmë nderime tek Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, për ti kujtuar ata që u flijuan për lirinë tonë.

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT