• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2024

NË PËRKUJTIM TË LUFTËS SË KËRNICËS 17 JANAR – 23 SHKURT 1862

January 17, 2024 by s p

KUR “ARNAUTISTANI” DIGJEJ PERANDORIA TURKE-OSMANE KRIHEJ

NGA NDUE BACAJ

“HYRJE” 

Në përgjithësi historia jonë ka shkruar më shumë për luftrat e kryengritjet që shquhen për fitore të të parëve tanë mbi armiqtë pushtues apo grabitqarë të trojeve tona ndër shekuj. Ndërsa lufta e Kernicës (17 janar-23 shkurt 1862), ndonse një luftë heroike e Malësorëve, Shkodranëve, Ulqinasve, Krajanëve dhe Dukagjinasve,  të cilët luftuan heroikisht në mbrojtje të trojeve tona, ata e humbën këtë betejë të përgjakur mbrojtëse të lirisë nga invazionet sllave të Malit të Zi… Kjo betejë luftarake e “humbur” njihet “pak” në analet e historisë si Lufta e Kërnicës. Lufta e Kërnicës vjen fill pas gjëmimit famëmadh që tronditi jo vetëm sarajet e pushtuesit shekullor Otoman që tashmë kishte filluar të lëngonte, por mbi të gjitha pallatet e Kralit të Malit të Zi, e pse jo edhe të Europës së përgjumur. Ky gjëmim vinte nga kulla e Vraninës me në krye Oso “barotin”, Kuken me trimat e “tij” malësorë e shkodranë…  Po në atë kohë Mali i Zi dhe fqinjë të tjerë kishin filluar të marrin zemër për dy arsye, së pari se Europa nën “syzet” e fuqishme të Rusisë e ndonjë fuqie tjetër europiane, vendosnin vija e hije në trojet tona për të “ngopur” pangopësinë e Sllavëve, dhe së dyti, fuqia e pushtuesve  shekullorë Turko-Osman  kishte filluar të lëkundej e gati të shembej për tokë nga pesha e pushtimeve, keq-qeverimeve e krimeve shumëshekullore që kishin ushtruar mbi Shqipërinë e më gjerë. Në këto kushte perandoria turke-osmane që mbante të pushtuara prej shekujsh trojet shqiptare, për të “shpëtuar” diçka nga vehtja , bënte “sehirë” para krimeve e pushtimeve të fqinjëve shoven-sllav  që donin të grabisnin sa më shumë nga trojet etnike shqiptare…

LUFTA E KËRNICËS 17 JANAR -23 SHKURT 1862… 

Si datë e fillimit të luftës së Kërnicës njihet 17 janari i vitit 1862, luftë që zgjati “periodikisht” deri me 23 shkurt 1862, kur Malazezët e pangopur kishin pushtuar Kërnicën tërësisht shqiptare, si me popullsi dhe territor. Këto troje shqiptare të pushtuara nga malazezët, në të ardhmen donin t’i përdornin edhe si pikë strategjike për pushtime të tjera të trojeve shqiptare. Lajmi i pushtimit të Kërnicës  u përhap si rrufeja, në formën e një kushtrimit që e dëgjoi jo vetëm Shkodra e Malësia, por edhe Ulqini, Kraja, Dukagjini e më gjerë. Madje për të shkuar për të luftuar për çlirimin e Kërnicës u grumbulluan menjëherë 500 vullnetarë që përbëheshin momentalisht nga Shkodranë, Malësorë e Ulqinakë të cilët, pa vonuar e pa marrë parasysh rreziku u nisën në 40 lundra që tërhiqeshin nga një avullore e kohës. Duhet sqaruar se pushtuesi shekullor turko-osman ju kërkua ndihmë nga vullnetarët për të çliruar e mbrojtur trojet shqiptare, që njëkohësisht “njiheshin” si  trojet e “vetë” perandorisë turke-osmane. Por ndihma ishte thuajse zero, madje shpesh kjo perandori e të keqes për të shpëtuar veten ishte gati të falte pjesë të “sajë”. Gjithsesi shqiptarët e këtyre trojeve që kishin kundërshtuar me armë në dorë edhe vetë pushtuesin turko-osman, ishin gati të mbronin me çdo çmim çdo pëllëmbë të trojeve të tyre, që Zoti jua kishte falur që herët kur krijoi njeriun mbi tokë. Tashmë këto trima pasi lundruan për disa kohë zunë vend në katundin Shestan, ku edhe do të përgatiteshin për të çliruar Kërnicën e pushtuar. Por Malazezët me të marrë vesh sulmuan vetë Shestanin, duke shkaktuar për një ditë mjaft gjak e mjerim si ndër 500 burrat luftëtarë të lirisë të trojeve shqiptare, por edhe në forcat e tyre të shumta. Sipas kronikës së M.Sirrit, në “Almanaku Shkodra” e vitit 1962, fq.143, (Cituar  nga “Shkodra dhe Motet, vll.I-rë”, fq.415-420 të Hamdi Bushatit,”Mësues i Popullit”, botim i vitit 1998), janë të shënuar si luftëtarë të rënë dëshmorë: Hysen Rrjolli, Zenel Egçi, Salih Ishaku, Oso Verçana dhe 20 vetë (pa emra) nga Kopliku. Mjerisht këta trima që derdhën gjakun për lirinë e këtyre trojeve nuk kanë askund emrat e tyre që meritojnë shumë më shumë se kaq. Pas kësaj beteje në Shestan forcat Malazeze u thyen dhe u tërhoqën në Kernicën e pushtuar. Gjatë këtyre ditëve të tmerrshme në Shkodërlocen u grumbulluan mbi 600 luftëtarë të tjerë të cilët ishin nga Shkodra e Dukagjini. Kjo forcë luftëtarësh tashmë komandohej nga Hasan Hoti, por pa vonuar nga viset e sipërshënuara shqiptare do të mblidheshin vullnetarë të tjerë, të cilët do të niseshin për çlirimin e Kërnicës së pushtuar. Me të mbërritur afër Kërnicës u ndez lufta në mes vullnetarëve Shqiptarë dhe pushtuesve Malazezë, ku duhet shënuar se kjo luftë ishte disi e pabarabartë, pasi Malazezët ishin më të organizuar ushtarakisht, ishin me armatimet më moderne, të fortifikuar në pozicionet e tyre, por edhe më të shumtë në numër. Gjithsesi beteja ishte tepër e ashpër, por trimat shqiptarë luftuan me heroizëm të pashoq, deri edhe trup më trup, shpatë me shpatë e bajonetë për bajonetë. Për fat të keq shqiptarët me gjithë trimërinë e tyre në këtë betejë të pabarabartë humbën mjaft luftëtarë të lirisë gjatë luftimeve, por edhe u zunë robë nga Malazezët mjaft të tjerë, duke përfshirë edhe vetë Hasan Hotin… Madje nga gojëdhënat që përmend Hamdi Bushati tek “Shkodra dhe Motet” vll.I-rë, thuhet që robër u zunë rreth 600 luftëtarë vullnetarë shqiptarë, si dhe ranë duke luftuar në fushën e betejës rreth 500 vullnetarë të tjerë  shqiptarë, (shifer kjo që mua më duket e pabesuar N.B.). Madje në këto shkrime të tij (Hamdi Bushatit) theksohet se sipas kronikës të M. Sirrit u janë prerë kryet e marrë kokat nga malazezët plot 105 shqiptarëve. Disfata e luftëtarëve shqiptarë shkon aq larg sa thuhet se shpëtuan nga zënia rob apo nga vdekja fare pak, e ndër këta thuhet se ishin Halil Kopliku dhe Çun Mula i Hotit. Po në këtë kronikë (kronika e M. Sirrit) shënohen emrat e këtyre  dëshmorëve të rënë nga Shkodra në këtë luftë: Abdylla Agë Drishti, Hysen Begu i Beqir Begut, Hasan Beg Ulqini, Hyso Bordullaku, Jusuf Djepaxhia, Man Hil Hoxha, Salo Cani, Fetah Salo Texhali, Taro Dragusha, Gush Kruja (nipi i Can Krujës), Abdyl Rama, Kaso Shkreli (vëllai i Dasho Shkrelit) e tjerë.  Në këtë betejë shkruhet se u dalluan malësorët trima për të cilët ka një listë emrash me dëshmorë e të plagosur vetëm nga Bajraku i Hotit të cilët janë marrur nga regjistrat e famullisë, (dhe të shënuar nga Hamdi Bushati në “Shkodra dhe Motet”vll.I.), të cilët cilësohen se kanë rënë në fushën e betejës si dëshmorë të lirisë: Lekë Ulja,  Mirash Martini, Prelë Marku, Tomë Luli,  Gjokë Martini, Gjon Ujka,  Shyt Preçi,  Prekë Mark Luci,  Vas Bardhi. Ndërsa të plagosur në këtë luftë janë të shënuar trimat: Pjetër Pali, Prelë Marashi, Ulë Martini, Marash Gjeloshi, Mirash Hasi, Tomë Gjoni, Gjeto Preçi, Lulash Vuji, Prekë Nikë Vuli, Gjeto Preç Doka, Prelë Mark Toma dhe Lucë Marku. “Ndahen” për trimni në këtë luftë kundër Malazezëve Lan Ula i cili ka pre tre krena Malazezësh, pastaj vijnë Marash Ula që ka pre një krye (malazezi), Gjelosh Nika që ka pre një krye (malazezi), Lekë Ula që ka pre një krye malazezi (para se të plagosej), Gjon Nika që ka pre një krye malazezi dhe ka marrë bajrakun, Marash Daka ka pre një krye (malazezi), Lekë Pëllumbi ka pre një krye (malazezi), Prelë Preka ka pre një krye (malazezi), Marash Leka ka pre një krye (malazezi), Dedë Vuji ka pre një krye (malazezi), Tomë Pashani ka pre një krye (malazezi), Prekë Gjeloshi ka pre një krye (malazezi), Tomë Preçi ka marrë një krye (malazezi), Nikë Miculi ka marrë një krye (malazezi). (Hamdi Bushati,Shkodra dhe Motet,traditë, ngjarje, njerëz… Vll. I. Fq.417-418). Gjithsesi gojëdhënat trashëgohen edhe për trimërinë e luftëtarëve Krajanë e Dukagjinas, që dhanë jetën apo u plagosën e tjerë, por mjerisht pa asnjë emër konkret. Gjithashtu në këto gojëdhëna apo shkrime duke përfshirë edhe ato të kronikës të M.Sirrit e Hamdi Bushatit që i cituam më sipër, “tregohet” edhe për trimërinë e shqiptarëve Ulqinakas, ku emri i trimit në krye të Ulqinasve Mustafa Broçit, “trashigohet” edhe sot si legjendë, ku thuhet se pasi luftoi me Malazezët dhe preu disa koka të tyre, erdhi momenti dhe këtij trimi ia prenë kokën Malazezët, por edhe kështu me kokë të prerë ka ecur plot shtatë hapa të tjerë… Përmendet për trimëri Ceno Begu i cili u printe Ulqinakëve, por edhe trimat Daut Pelinku dhe Halil Beci e tjerë. Por edhe pas kësaj lufte që mund të quhet e humbur, Shqiptarët- Malësorë, Shkodranë, Ulqinakë, Dukagjinas e tjerë nuk e humbën zemrën e trimërinë për t’u dalur zot trojeve të tyre etnike, ata edhe pas kësaj zhvilluan beteja të tjera në mbrojtje të trojeve shqiptare që perandoria turko-osmane tashmë i kishte lënë “hali”, ndërsa Europa i kishte nxjerrë në ankand… Gjithsesi Malazezët e tjerë pas kësaj morën disi “zemër” nga beteja e “fituar” e Kërnicës të cilët edhe pse e kishin paguar mjaft shtrenjtë, nuk u “ngopën”, në grabitjen e trojeve shqiptare, duke detyruar kështu shqiptarët Malësorë, Shkodranë, Ulqinakë, Dukagjinas e më gjërë të zhvillojnë dhjetëra beteja të tjera që vazhduan nga Shestani, Muriqi, Palva, Gucia, Tivari, Hoti, Gruda, Ulqini, Shpuza, Kosova e tjera troje të Shqipërisë Etnike.  Mjerisht disa nga këto treva që përmenda më lart Europa që kishte forcën por jo të drejtën ia “fali” për zgjerim Malit të Zi, Serbisë, “Maqedonisë” e tjerë, e një ndër të parat “viktima” që “bekoi “ në gojën e ujkut sllav Europa plakë ishte edhe Kërnica e përgjakur e cila tashmë ka pësuar fatin tragjik (drua) pa kthim, duke u bërë pjesë e Malit të Zi, ku sot kjo trevë dikur shqiptare banohet nga jo pak malazezë ardhacakë pas vitit 1862, ose nga ata të paktë banorë shqiptarë që në kushtet e mbijetesës dalëngadalë u sllavizuan, duke humbur jo vetëm emrin, besimin, gjuhën, por mbi të gjitha, fatkeqësisht me shumicë edhe ndërgjegjen se janë pjesë e trupit dhe gjakut shqiptar që rrinë tuj vlue… 

Filed Under: Rajon

“Sytë e Shpirtit”/ Dokumentari për Osman Kazazin e miqësinë me holandezin Paul Luijf

January 17, 2024 by s p

Blerina Gjoka/

Paul Luijf, një okulist holandez, po lexonte gazetën në shtëpinë e tij, kur u njoh me historinë e Osman Kazazit, i quajtur “Nelson Mandela” i Shqipërisë, që sapo kishte shembur murin e diktaturës komuniste.

Vendi ynë sapo kishte shembur murin e diktaturës komuniste dhe gazetarët nga gjithë bota kishin zbarkuar këtu për të kuptuar çfarë kishte ndodhur me izolimin gatë gjysmëshekullor.

Paul, në atë kohë 34 vjeç kishte hapur dyqanin e tij të syzeve.

“Të burgosurit e harruar” titullohej shkrimi ku flitej për Kazazin. Kjo histori e preku aq thellë sa i tha gruas së tij Elian: Dua të iki në Shqipëri, dua të dëgjoj nga ky njeri që ka vuajtur kaq shumë se çfarë ka për t’i thënë botës.

Takimi i tyre i parë ishte dhe lindja e një miqësie speciale mes tyre, që tejkalonte diferencën në moshë, kombësitë e tyre dhe historitë aq të ndryshme të jetës.

Osmani do të bëhej një “baba shpirtëror” për Paulin dhe Paul do të bëhej për Osmanin “djali që nuk pati kurrë”.

Historia wshtw ekranizuar në dokumentarin “Sytë e Shpirtit”, me skenar të gazetares Blerina Gjoka, prodhuar nga fondacioni Kujto. (https://kujto.al/)

“Osman Kazazi është heroi që unë e zbulova sot, 24 vite nga ikja e tij fizike nga kjo bote. Ai ishte një intelektual, një luftëtar për lirinë, një humanist. Ai është një prej figurave emblematike të qëndresës antikomuniste”- thote Gjoka.

Humanizmi i Osmanit e frymëzoi Paulin që të qëndronte në Shqipëri gjatë, deri në vitet 2000 duke ndihmuar sa më shumë njerëz të mundej, fillimisht duke vizituar ish-të përndjekurit politikë për shikimin, duke dhuruar syze për ta.

Shtëpia e Osmanit u kthye në një klinikë ku priste pacientët e tij, por më vonë nisi udhëtimet nëpër fshatra, në shkolla, në jetimore në gjithë vendin.

Luijf financoi vendosjen në një shesh të Tiranës të një busti (të punuar nga artisti Niko Thana), për të nderuar vuajtjet dhe qëndresën për të gjithë njerëzit që ashtu si Kazazi ëndërruan për lirinë dhe demokracinë.

Kazazi konsiderohet një prej figurave emblematike të qëndresës antikomuniste, jo vetëm në Shqipëri, po i pazakontë në gjithë Lindjen komuniste. Regjimi e dënoi tri herë, duke i rrëmbyer lirinë plot 33 vjet, 6 muaj, 4 ditë. Nëse kësaj mungese lirie do i shtojmë edhe 5 vitet e internimit, shifra del edhe më e frikshme. Osmani u arrestua kur ishte i ri 28 vjeç dhe doli prej andej 69 vjeç, pa shijuar pjesën më të bukur të jetës. Dhe e gjitha pa bërë asgjë.

Pasi në vitin 1940 mbaroi studimet në gjimnazin e Shkodrës, nisi studimet e larta në Itali për farmaceutikë. Në vitin 1942 u bë anëtar i Ballit Kombëtar. Në qershor 1943, pas 3 vjetësh studime u kthye në Shqipëri duke zhvilluar një aktivitet politik që konsistonte vetëm në propagandë, veprimtari e cila pushoi në qershor 1944. Osmani ishte kryetar i parë i Shoqatës së ish të Dënuarve Politikë në vitet 1991-1993. Vdiq më 3.3.1999 në Tiranë.

Në dokumentar vijnë dëshmitë e gazetarit holandez Joop Holthausen, i cili shkroi për herë të parë historinë e Kazazit për mediet e vendit të tij dhe e këngëtarit të njohur Stef Bos, i cili i frymëzuar nga historia vjen në Tiranë në ceremoninë e vendosjes së bustit dhe kompozon këngën “Liria”, si homazh për jetën e këtij njeriu.

Disa prej vargjeve te kenges:

“Unë pashë sytë e njeriut,

të cilin e varrosën për së gjalli,

Njeriu që për 42 vite

jetoi në errësirë.

Dhe në fund të shekullit

dhe në fund të ditëve të jetës

pa me sytë e tij dritën

dhe blatoi dashurinë,

të cilën nuk ia kthyen kurrë të tjerët.

Unë qëndroj në krahë të së vërtetës,

që detyrohet të heshtë

kur askush nuk e dëgjon

dhe asnjëherë s’merr të drejtën e saj.

Dhe unë thërras me zë të lartë:

Liria…Liria..Liria

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=gEVFZYSYaqY&t=1714s

Filed Under: Reportazh

NJË VIT QË PO FILLON MBARË PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS

January 17, 2024 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Vërtetë, zhvillime me rëndësi dhe të veçanta, për Republikën e Kosovës në fillim të Vitit të Ri, 2024. Nuk jam i sigurt nëse këto lëvizje ndërkombëtare karshi Prishtinës janë të bashkrenduara nga vendet perëndimore – megjithëse mua më duket se ka njëfarë bashkrendimi — për t’i treguar Kosovës se nuk është e harruar. Besoj se këto lëvizje në fillim të Vitit të Ri, janë gjithashtu edhe një mesazh i qartë dhe i drejt për drejt për kundërshtarët e Kosovës dhe apologjetët e tyre: duartë larg nga Kosova!  

Mjafton që tu hedhësh një sy këtyre zhvillimeve pozitive të dy javëve të para të këtij viti — për të cilat e kam fjalën – të dokumentuara në portalet e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.  Zhvillime këto në marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, kryesisht, me shtete dhe ente euro-atlantike – të cilat kanë qenë pranë Kosovës – në kohë të mira e të vështira — ç’prej fillimit e deri më tani. Këto zhvillime, në të vërtetë, i bëjnë qytetarët e Kosovës, jo vetëm të udhëtojnë lirisht nepër Evropë, por edhe të ndihen më të sigurt dhe më të mbrojtur në vendin e tyre nga sulmet e armiqëve dhe bashkpuntorëve të tyre shekullorë të Kosovës. Falënderës të Madhit Zot, i ashtuquajturi “Ballkan i Hapur” —Frank Shkreli: Shqipëria të distancohet nga klyshët e Rusisë. Të hiqet dorë nga “Ballkani i Hapur” | Gazeta Telegraf — që për një kohë të gjatë na trazoi shpirtin dhe na prishi mendjet, fatbardhësisht, sot ka ky projekt anti-shqiptar ka mbetur në kujtesë si një ëndërr e keqe, e tmershme dhe si një politikë dështuese anti-shqiptare që shpresojmë që të ketë përfunduar njëherë e mirë– ashtu si shumë projekte të tjera anti-shqiptare të 100-viteve të kaluara të sponsorizuara nga Moska dhe Beogradi. Urojmë që edhe ky projekt të ketë përfunduar aty ku e ka vendin: në shportën e historisë së plehërave, siç ka thënë dikur Ronald Reagan për ideologjinë e komunizmit ndërkombëtar.

Ja të veçantat e këtyre dy javëve të fundit në marrëdhëniet e Prishtinës me botën perëndimore, përfshir Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vatikanin dhe Evropën Përndimore.  Janë zhvillime këto në fushën ndërkombëtare që tregojnë se Republika e Kosovës ishte në rrugë të drejt që me vendosmëri të kundërshtonte “Ballkanin e Hapur”, të çpikur në koridoret e diplomacisë anti-shqiptare serbo-ruse. Udhëheqsit aktualë të Prishtinës zyrtare dhe qytetarët e Republikës së Kosovës i kërkuan botës një alternativë tjetër, duke kundërshtuar, vendosmërisht, “Ballkanin e Hapur” dhe “Shëngenat” e rrejshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, të propozuar nga Moska dhe Beogradi.  Duke u distancuar nga këto propozime kundër interesave shqiptare në rajon që mbështeteshin, fatkeqsisht, edhe nga Tirana zyrtare – shteti dhe qeveria e Republikës së Kososvës i treguan botës se qytetarët e Kosovës janë të denjë të një alternative tjetër pro-përendimore, si pjesë e familjes perëndimore të popujve të lirë, aty ku shqiptarët e kanë vendin, historikisht, për një jetë më të mirë e më të sigurt për të gjithë — në paqë me vendet fqinje, për të mirën e përbashkët në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të sigurisë dhe paqës në kontinetin evropian.  

Gjykoni vet se si zhvillimet ndërkombëtare në lidhje me Kosovën – dy javët e para të vitit 2024 – tregojnë se Kosova është në rrugë të mbarë drejt një të ardhme më të mirë, më të begatë dhe dhe më të sigurt për qytetarët e saj – si pjesëmarrëse e plotë në proceset euro-atlantike, me të drejta të barabrata dhe përgjegjësi si çdo shtet tjetër anëtar i Aleancës së NATO-s dhe i Bashkimit Evropian. Një e ardhme kjo që është në interesin afatgjatë të vet Kosovës dhe të Kombit shqiptar, por edhe në interesin më të gjerë të gjeopolitikës euro-atlantike në Ballkanin Perëndimor.                              

Viti 2024 filloi pra me këmbë të mbarë për Republikën e Kosovës! Ja një pasqyrim i këtyre zhvillimeve dy javëshe, që po tërheqin vëmendjen e analistëve dhe ekspertëve të rajonit: Filloi me liberalizimin e vizave për qytetarët e saj me 1 janar, 2024.  “Një vit që fillon me liri të lëvizjes”, e cilësoi Presidentja Osmani vendimin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës — e deri në njoftimin, të premtën që kaloi nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila deklaroi se, pas dy vjet pune intensive me Selinë e Shenjtë, ajo ka “Dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë”.  Presidentja Osmani shtoi se, “Ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën dhe për raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë”, ka thënë ajo me këtë rast.

              May be an image of 2 peoplePresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një takim të më hershëm me Papa Françeskun në Vatikan

Në vazhdimësi të këtyre shënjave pozitive të zhvillimeve ndërkombëtare në Kosovë, fillim të Viti të Ri, udhëheqsit e Republikës së Kosovës  — Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, në një prej takimeve të para të nivelit të lartë në fillim të Vitit të Ri, pritën Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola von Cramon, ku sipas të dhënave zyrtare u diskutua për zhvillimet më të fundit në vend me fokus të veçant në fushën e sigurisë, si dhe punën e institucioneve të Kosovës  drejt rrugëtimit të integrimit të saj në BE. Në takimin me zyrtaren e BE-së Presidentja Osmani theksoi rëndësinë që BE-ja të shënojë përparim në raport me Kosovën drejt statusit të vendi kandidat për Republikën e Kosovës dhe heqjen e “masave të BE-së”, të cilat janë ende në fuqi, duke ritheksuar padrejtësinë e këtij vendimi si dhe mosbalancën që krijojnë ato në pozicionimin e palëve në dialog. Ndërlidhur me këtë çështje, Presidentja Osmani konfirmoi se Kosova mbetet palë e përkushtuar për zbatimin e plotë të marrëveshjeve”, me Serbinë. 

       

Një zhvillim tjetër me rëndësi në marrëdhëniet e mbrojtjes dhe të sigurisë së përbashkët të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe me Aleancën NATO.  Republika e Kosovës po fillon një faze të re bashkpunimi me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe të thellimit të marrëdhënieve të Kosovës me partnerin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është njoftuar tanimë, zyrtarisht, për synimin e Kosovës për të blerë sisteme mbrojtëse armësh nga

Shtetet e Bashkuara, përmes programit FMS — “Në mbështetje të qëllimeve të politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian që është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë. Shitja e propozuar gjithashtu do ta rrisë kapacitetin afatgjatë mbrojtës të Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe për t`i përmbushur kërkesat shtetërore në sferën e mbrojtjes”, citohet deklarata e Departamentit të Shtetit në lidhje me këtë shitje të propozuar armësh amerikane, Republikës së Kosovës.

May be an image of 9 people and the Oval Office

         

Presidentja Osmani në një takim me Sekretarin e Shtetit Blinken në Departmentin e Shtetit në Washington

Një vizitë me rëndësi në fillim të këtij viti në Kosovë ishte vizita e Kryeministrit të Irlandës në Prishtinë, e para e këtij lloji. “Populli i Kosovës është mirënjohës për miqësinë e kahershme dhe mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës”, u shpreh Vjosa Osmani, duke shtuar se, “Bashkë me Kryeministrin Leo Varadkar shprehëm përkushtimin tonë të përbashkët për bashkëpunim më të fuqishëm në mes të shteteve dhe qytetarëve tanë”, u shpreh me këtë rast Zonja Osmani.

A person and person standing next to flags

Description automatically generated

           

Ndërsa Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti duke përshëndetur vizitorin e lartë tha se marrëdhëniet e Kosovës me Irlandën sa vijnë e thellohen.  “Vendet tona janë të lidhura fortë për vlera të përbashkëta të demokracisë dhe një histori të qëndrueshmërisë dhe rezistencës. Jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Irlandës në çlirimin, pavarësinë dhe zhvillimin e vendit tonë”, është shprehur Kryeministri Kurti. 

         May be an image of 13 people and textKryeministri Kurti: “Takimi i sotëm ishte një rast shumë i mirë për të diskutuar mbi mundësitë që i kemi para vetes për t’i thelluar raportet tona, sa në rrafshin ekonomik e tregtar, ashtu edhe në atë kulturor, politik dhe diplomatik”, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës Irlandeze.

Qershia mbi tortë, si të thuash, e këtyre lëvizjeve diplomatike në Prishtinë, në fillim të Vitit të Ri, ishte vizita e një aleati të palëkundur, të Republikës së Kosovës, siç e cilësoi Presidentja Osmani, vizitën në Prishtinë të Sekretarit të Jashtëm Britanik, Lordit Cameron, me të cilin shtoi ajo, “diskutuam partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe më gjerë.” 

May be an image of 2 people and text

Presidentja Vjosa Osmani me Sekretarin e Jashtëm Britanik, Lordin Cameron,

“Britania e Madhe është krenare për partneritetin e vazhdueshëm me Kosovën si një mbështetëse prej kohësh e pavarësisë së saj”, Lord Cameron, Sekretar britanik për punët e jashtëme, gjatë vizitës në Prishtinë në fillim të Vitit të Ri 

Në vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit për këtë vit, Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron vizitoi Prishtinën, që për “ne, ishte kënaqësi ta nisnim vitin 2024 me Lord Cameron dhe miqtë, aleatët e partnerët tanë britanikë”, ka thenë me atë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti. Kryeministri i Kosovës, falënderoi vizitorin e lartë dhe Britaninë e Madhe për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën. E njoha me situatën në vend e përkushtimin tonë për zhvillim ekonomik, luftim të krimit dhe korrupsionit, ngritje të mirëqenies së qytetarëve dhe garantimit të sigurisë e paqes përballë sjelljes agresive dhe kërcënuese të Serbisë. Marrëdhëniet tona bilaterale qëndrojnë të forta e të palëkundura”, ka theksuar Kryeministri Kurt.

May be an image of 2 people
May be an image of 2 people and text that says 'REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVA-REPUBLIC KOSOVA OF KOSOVO MINISTRIA E PUNEVE Të JASHTME DHE DIASPORES MINISTARSTVO INOSTRANIH POSLOVA DIJASPORE MINISTRY OF FOREIGN AFFAIRS AND DIASPORA ****** 米'

Kryediplomati britanik falënderon Ministren e Jashtme të Republikës së Kosovës, Zonjën Donika Gërvalla, Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti për takimet me të për të diskutuar mënyrat e bashkpunimit, në mbrojtje të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Duket pra se Viti i Ri, 2024 ka filluar për së mbari për Republikën e Kosovës dhe për marrëdhëniet e saja me aleatët dhe miqët e vërtetë të saj, aleatët euro-atlantikë, “Një vit që fillon mbarë! Një vit që fillon me liri të lëvizjes, liri që na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht”, siç u shpreh Presidentja Osmani. “Por përballë shumë vështirsive dhe sfidave, ashtu si gjithmonë, “me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane”, është shprehur e para e Republikës së Kosovës, Zonja Osmani me rastin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. 

Unë besoj se këto vizita dhe lëvizje diplomatike dhe ushtarake të rëndësishme, në fillim të këtij viti, nga aleatët e vjetër dhe të rinjë të Kosovës, janë një shenjë e vërtetë e interesimit serioz të aleatëve dhe miqëve të Kosovës, në mbrojtje të stabilitetit dhe paqës afatgjatë në Kosovë dhe në rajon. Por edhe një shënjë vendosmërie nga aleatët eruoatlantikë të Kosovës se siç u shpreh edhe Lordi Camrorn, se “Marrëdhëniet tona bilaterale qëndrojnë të forta e të palëkundura”.

Gëzuar Vitin e Ri Kosovë!

Frank Shkreli 

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

REVISTA AMERIKANE (1919) / “ENDOKIA THEMISTOKLI GËRMENJI, SHEGA PETRO NINI, MARIA STAVRE…” — NJË FOTOGRAFI DHE RRËFIM NGA VIOLET BOND KENNEDY PËR SHKOLLËN E VOGËL AMERIKANE NË KORÇË

January 17, 2024 by s p


Shkolla e vogël amerikane në Korçë, Shqipëri — Pastori dhe Znj. Phineas B. Kennedy në hyrje — Burimi : Life and light for woman, dhjetor 1919, ballinë
Shkolla e vogël amerikane në Korçë, Shqipëri — Pastori dhe Znj. Phineas B. Kennedy në hyrje — Burimi : Life and light for woman, dhjetor 1919, ballinë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Janar 2024

Revista amerikane “Life and light for woman” ka botuar, në dhjetor të 1919, në faqet n°528 – 530, shkrimin e misionares Violet Bond Kennedy mbi gjendjen asokohe të shkollës amerikane në Korçë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shkolla e vogël amerikane e Korçës

Nga Violet B. Kennedy

Burimi : Life and light for woman, dhjetor 1919, faqe n°528 – 530
Burimi : Life and light for woman, dhjetor 1919, faqe n°528 – 530

Për shkak të kushteve të paqëndrueshme në Korçë, ka qenë e pamundur që zonjusha Qiriazi, Pastori (Kristo Anastas Dako) dhe Znj. Dako të kthehen nga Amerika për të rihapur Shkollën e Vajzave, e mbyllur detyrimisht këto pesë e më shumë vitet e fundit. Ndërkohë, gjatë okupimit të saj nga z. Kennedy, u bënë përpjekje për të dhënë mësim në mënyrë modeste. Vetëm pas pushimeve dimërore, kur “gripi” spanjoll kishte pushuar së bëri kërdinë në qytet dhe zonjusha Fanka Efrin Stefanovitch, e lidhur me shkollën prej shumë vitesh, kishte mundur t’u vinte në ndihmë nga Manastiri, misionarët menduan se mund t’i dorëzoheshin dëshirës së disa prindërve për të rihapur një shkollë të vogël “përzgjedhëse” për anglisht dhe shqip.

Secili prej nxënësve që ju shikon në foto meriton një prezantim (shihni ballinën). Përballë është e vogla Endokia Themistokli Gërmenji, babai i së cilës u ekzekutua nën urdhrat e gjeneralit Saraïl (Saraj) në Selanik gati dy vite më parë. As ajo dhe asnjëri prej nesh nuk mund ta kuptojë se si ndodhi kjo. Ai ishte një patriot i shkëlqyer shqiptar – misteri mund të zbardhet pasi paqja të jetë vendosur plotësisht në Ballkan. E dyta është Emelia, nëna e së cilës është anëtare e kishës protestante në Manastir, por babai i saj, në Amerikë, praktikisht e ka braktisur familjen. Më pas në rreshtin e parë janë Afërdita dhe Skënderi, të lindur në Rusi, por që u desh të iknin nga bolshevikët pranverën e kaluar, dhe Vasili dhe Elena, gjithashtu shqiptarë me origjinë ruse, të cilët u detyruan të iknin dhe erdhën në shtëpinë e vjetër të prindërve të tyre bashkë me ta. Do të kënaqeshe t’i dëgjoje të këndojnë rusisht me zërat e tyre të ëmbël. Edhe tani gjatë muajve të verës këta shqiptarë me origjinë ruse vijnë të ushtrohen në piano, të cilën Elena e luan mrekullisht mirë për një vajzë të vogël. Shega Petro Nini, në të djathtën tuaj ekstreme, pret të shkojë në Amerikë vitin e ardhshëm për të përfunduar arsimin e saj. Ajo është e krishterë dhe do të bëhej një mjeke e mirë nëse mund të stërvitej për këtë. Shoqata e krishterë e Përpjekjes (Christian Endeavor Society) e krijuar së fundmi e ka zgjedhur atë si sekretare. Babai i saj ishte një protestant në zemër, dhe deri në vdekjen e tij tragjike i kushtonte përpjekjet e tij për ngritjen e bashkëqytetarëve të tij shqiptarë, mendërisht dhe moralisht.

Pas saj është Vasil Gërmenji, i cili ka humbur babanë (Themistokli Gërmenji) dhe xhaxhanë e tij (Telemak Gërmenji) për çështjen e lirisë. Sa e do Shqipërinë, për të cilën familja e tij ka bërë sakrifica të tilla ! Thomaida e vogël na u dërgua për të përmirësuar sjelljen e saj dhe për t’i mësuar anglishten. Është një atdhetare e vogël e fortë. Anthony Nicholls ka jetuar në Worcester, Massachusetts, por për shkak të shëndetit të keq u soll në shtëpi në Korçë nga prindërit e tij disa vite më parë. Ai është më i fortë dhe më i mirë tani dhe, oh, aq i etur për t’u kthyer në Amerikë për të përfunduar arsimin e tij. Zoti mund ta thërrasë atë në shërbesë, për të cilën ai tregon disa kualifikime.

Nicholas Chipi, “Big Boy” në shkollë, do të hyjë në Robert College këtë vjeshtë me synimin për të ndjekur kursin tregtar. Demeter Christopher sapo është nisur për në Boston, ku babai i tij është një prift shqiptar, por një burrë i ndritur. A nuk do të shfaqin interes miq të fortë të krishterë për këtë të ri të krishterë, i cili synon të studiojë për mjekësi, të përgatitet për një shërbim të dobishëm në Shqipërinë e tij të shtrenjtë ? Jeanne është një vajzë e vogël franceze, prindërit e së cilës dhe anëtarët e tjerë të familjes kanë bërë një punë kaq efikase në mësimin e frëngjishtes në shkollat shqipe të Korçës. Ajo është tani në Marsejë, ku dëshiron të përsosë përgatitjet e saj në anglisht për të hyrë në dyqanin e vëllait të saj si përkthyese. Ndoshta një ditë ajo mund t’ju shërbejë !

Pelagia (shqiptohet “g” e rëndë – Pelagjia) dëshiron gjithashtu të kryejë studime të larta. Margaret, një tjetër refugjate nga bolshevikët, është një vajzë e qetë, e butë që mund të flasë tre gjuhë dhe tani po studion anglisht. Maria Stavre, e cila prej dy vitesh e më shumë qan për vëllanë, e vetmja mbështetje për veten dhe nënën e saj, është një vajzë me parime të forta. E dorëzuar nën kontrollin e plotë të Shpirtit, ajo është e aftë të bëjë gjëra të mëdha për Të. Harriet Katsidha (Kacidha) duhet të vazhdojë me siguri në klasat më të larta të studimit sipas dhuntive të saj të veçanta. Babai i saj mund ta dërgojë së shpejti në Amerikë, ku ajo ka një motër në Worcester dhe dy vëllezër në Ohio.

Zonjusha Fanka Stefanovitch (Stefanoviç), në skajin e majtë të fotos, ende praktikon atë jetë të bukur dhe të qetë të krishterë, e cila ka dëshmuar të jetë një ndihmë e tillë për vajzat e reja që kanë rënë nën ndikimin e saj. Në krye të shkallëve janë dy përfaqësuesit e saj amerikanë, duke u lutur me zell që punëtorët më efikasë të vijnë dhe të ndihmojnë në korrjen e të korrave që po piqen. Këta të rinj janë të dashur për ta, por sytë e tyre janë kthyer nga qindra të tjerë me aftësi të ngjashme, që përfaqësojnë forcën dhe shpresën e Shqipërisë. A nuk do t’i ndihmoni që t’i kërkojnë dhe të luten që të zhvillohen në shkallën më të lartë të mundshme në përgatitjen për ardhjen e mbretërisë së Krishtit ?

“Krishterimi tregohet se është një besim i përhapur në botë.”

Filed Under: Interviste

Buta Biberaj Discusses Motivations and Possible Options in Exit Interview with Ilir Zherka

January 17, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Former high-profile Democratic prosecutor in northern Virginia Buta Biberaj, a strong proponent of progressive justice reforms is open to running for a different office after her bid for a second term ended last November. In January, the first Albanian American female Attorney in the Loudoun County Commonwealth Office ensured a smooth transition to the current holder of the position, and is now considering her available options. With a decadeslong legal career in both private and public service, Buta is a supremely qualified candidate for a number of positions including the State Attorney General.

On Tuesday afternoon, during a 45 minute Zoom interview hosted and moderated by Ilir Zherka, Chair of the Democratic Council of Albanian Americans (DCAA), a volunteer-led organization, Buta affirmed her personal and professional convictions to the guests and media members online. Her story of coming in the US as a toddler with her Albanian family who first resided in the South Bronx and then choosing a profession with the most impact in the community starting with education and then law school offers plenty of evidence of an inquiring mind that invites challenges and seeks multiple perspectives.

Over thirty years ago, coming out of George Mason Law School, Buta Biberaj opened her own practice becoming a trailblazer for female lawyers in America. Shortly after, she also would serve as a substitute judge for over 11 years and a guardian ad litem for over 23 years. Buta said she appreciated seeing the criminal justice system from many sides, as a defense lawyer, prosecutor and judge. To question the standard formula of “This is how we apply the law”, she took on the challenging task of stepping out of the accustomed “comfort zone” by asking herself: “What are you going to do about it?”

She decided to shift from private law to public service. In 2019, Buta Biberaj ran for office and became the “first woman elected, the first immigrant (Albanian American) and the first Muslim to serve as the Commonwealth’s Attorney for Loudoun County.”

During her first term in office, she pursued reforms and started community supported programs aimed at reducing crime, promoting diversity and developing “a better, more humane approach to safety and justice.”

Buta Biberaj is part of a wave of reform prosecutors who won Virginia four years ago. She speaks out against the dehumanizing effect of the system that unfairly impacts the marginalized, color communities and those with lesser financial means.

Her advice to the younger generation of Albanian Americans? When it comes to actively engaging and supporting your community through your skills, “Don’t overthink it!”

The DCAA website lists Buta Biberaj as a member of its Board of Directors in 2023. Reporting on the campaign, the Loudoun Times-Mirror and national media has stated that her hard fought bid for a second term as County Commonwealth Attorney was narrowly lost by 300 votes. She and her team initiated programs such as Domestic Abuse Response Team, the Victim Witness Program that are aligned with progressive policies. Biberaj, 59, has defended her approach on crime that focuses in prosecuting violent criminals rather than low-level non violent offenders. She describes herself as part of the progressive prosecutor movement.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Buta Biberaj, Rafaela Prifti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 52
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT