• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2024

Qytetërim dhe luftë

February 28, 2024 by s p

Astrit Lulushi/

Kur u pyet për shenjën e parë të qytetërimit brenda një kulture, Margaret Mead – 1901-1978, antropologe e njohur – ofroi një pasqyrë befasuese dhe të thellë. Në vend që të tregonte veglat apo objektet, ajo theksoi se treguesi i vërtetë i qytetërimit është zbulimi i një gjymtyre të shëruar në një skelet njerëzor nga një shoqëri e lashtë. Shpjegimi i Mead buronte nga një kontrast i fortë me mbretërinë e kafshëve, ku një këmbë e thyer shpesh nënkupton vdekje të sigurt.
Në natyrë, një krijesë e plagosur bëhet e pambrojtur ndaj grabitqarëve, e paaftë për t’i shpëtuar rrezikut, për të marrë ujë ose për të gjuajtur për ushqim. Mbijetesa me një femur të thyer deri në shërim është praktikisht e pamundur për shumicën e kafshëve.
Prandaj, prania e një femuri të shëruar në mbetjet e lashta njerëzore nënkupton diçka të jashtëzakonshme. Ajo shërben si dëshmi se në këto shoqëri të hershme kishte individë që kujdeseshin për të lënduarit, duke ofruar mbrojtje dhe mbështetje gjatë shërimit të tyre. Ky akt dhembshurie dhe ndihme në kohë vështirësishë është themeli i vetë qytetërimit – një shprehje e ndihmës dhe ndërlidhjes së përbashkët.
Në thelb, këndvështrimi i Mead-it na kujton se qytetërimi nuk del vetëm nga arritjet teknologjike ose përparimet materiale, por nga gatishmëria e individëve për të ndihmuar njëri-tjetrin. Është në kultivimin e ndjeshmërisë, kujdesit dhe bashkëpunimit që rrënjët e qytetërimit zënë vend, duke formuar përfundimisht shoqëritë që lulëzojnë me mbështetjen dhe solidaritetin e përbashkët.
Mead propozoi edhe teorinë e saj të luftës, në vitin 1940 në esenë “Lufta është vetëm një shpikje – jo një nevojë biologjike”. Ajo hodhi poshtë nocionin se lufta është pasojë e pashmangshme e natyrës njerëzore. “Nëse lufta është një nga mënyrat në të cilat ne mendojmë të sillemi, a na jepet ndonjë shpresë nga kjo? Jo domosdoshmërisht, sepse pasi një shpikje njihet dhe pranohet, njerëzit nuk heqin dorë lehtë prej saj”.
Kjo teori kundërshtohet, vuri në dukje ajo, nga fakti i thjeshtë se jo të gjitha kulturat theksojnë disa aspekte të potencialit njerëzor në kurriz të të tjerëve.
Margaret Mead ishte një antropologe amerikane më e njohur për studimet e saj mbi popujt e Oqeanisë.
Duke shkruar në agimin e Luftës së Dytë Botërore, Mead kishte arsye të forta të frikësohej se militarizmi ishte futur shumë thellë në kulturën moderne për t’u çrrënjosur. “Bëmat e luftëtarëve janë përjetësuar në fjalët e poetëve; lodrat e fëmijëve janë modeluar sipas armëve të luftës”. Mead ishte një fëmijë e Epokës Progresive, kur reformatorët mendonin se problemet sociale mund të zgjidheshin me aplikimin e shkencave sociale. Në vitet e mëvonshme, ajo u kritikua për inkurajimin e kulturave tradicionale për të adoptuar mënyra perëndimore në emër të përparimit.

Filed Under: ESSE

Hebre Josef Kantoz meriton të nderohet – Luftëtari hebre që mori pjesë në Luftën e Vlorës 1920

February 27, 2024 by s p

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Komuniteti hebre në Vlorë dhe rinia e Jozefit

Në Shqipëri, në çerekshekullin e parë të shek. XIX, pas luftërave të vazhdueshme të përndjekjes dhe të shfarrosjes nga spanjollët, u vendos një komunitet i vogël hebre, ku pjesa më e madhe e tyre u vendos në qytetin e Vlorës. Në këtë komunitet bënte pjesë dhe familja Kantozi, e cila ishte një familje e pasur tregtare. Populli vlonjat i mirëpriti dhe ju krijoi kushte për jetesë, duke punuar dhe jetuar bashkë me ta. Hebrenjtë Musho dhe Masalto jetonin në lagjen e vjetër të Vlorës “Vrenez”. Këtyre më 17 gusht 1890 ju lindi një djalë që e quajtën Jozef, në kujtim të të parëve të tyre që kishin luftuar dhe qëndruar në jetë në kohëra dhe vende të ndryshme.

Në rini Jozefi siç kanë treguar Abdurahman Çiraku ishte një djalë i gjatë, i pashëm, elegant dhe mbante mustaqe, që ishte në modë. Flokët i kishte gjithmonë të gjata dhe të krehura e të lyer me brilant. Ishte kjo një dukuri e kohës, por dhe tregonte vinte nga një familje e pasur hebre. Josefi i donte dhe i vlerësonte vlonjatët duke i quajtur shokët vëllezër. Josefi ndoqi shkollë në qytetin e lindjes në Vlorë dhe për rezultate shumë të mira në mësime, ndoqi në Itali studimet e larta dhe u diplomua ekonomist. Në Brindiz të Italisë Jozefi kalonte shpesh pushimet. Mënyra e sjelljes, prezenca në paraqitje, kultura e lartë që demostronte në ambjentet e pushimit, kishte bërë që ai të thirrej “Konte d’Albania”.

Ne shqiptarët do luftojmë me Italinë e madhe

Ishte viti 1919 kur Jozefi gjendej me pushime në Itali. Në një nga ditët pushimeve në Brindiz, Josefi u gjend në një restorant. Aty ishin disa të rinj, simpatizantë të fashizmit. Jozefi kur i pa dhe buzëqeshi me ironi. Njeri prej fashistëve para syve të Josefit, nxori një kartëmonedhë një liretashe italiane dhe e dogji para syve të tij, të shoqëruar me fjalët se “kështu do ta djegim ne italianët Shqipërinë tënde të vogël”. Ndërsa Josefi i qetë, nxorri një kartëmonedhë njëmijë liretashe italiane, i vuri zjarrin dhe ju drejtua fashistit duke ngritur zërin se “kështu do ta djegim ne shqiptarët Italinë tënde të madhe”. Me këtë veprim e arrestuan Jozefin dhe e burgosën. Familja pagoi për ta liruar nga burgu në Itali. Josefi e donte Shqipërinë dhe Vlorën. Këtë e tregoi në çdo angazhimin e tij në lëvizjet e kohës, por dhe me ndihmën konkrete që ju jepte lëvizjeve në qytetin e Vlorës. Nga i dhjetorit 1919, Josef Kantoz u gjend në krah të qytetarëve vlonjatë Jani Minga e Toli Arapi. Ai mori pjesë në mbledhjen e organizur në shtëpinë e Osmën Haxhiut, ku u zgjodh komiteti për drejtimin e luftës kundër pushtuesit italian.

Jozefi luftëtar në Luftën e Vlorës

Jozefi ka mbetur në historinë, mëndjen dhe shpirtin e vlonjatëve në vitin 1920, kur shqiptarët rrëmbyen armët, luftuan dhe hodhën në det pushtuesit italianë dhe rishpallën Pavarësinë e Shqipërisë të humbur nga Lufta e Parë Botërore. Në vitin 1920 shkëlqeu patriotizmi i hebre Josef Kantoz. Ai ishte pjesë e përgatitjes së luftëtarëve vlonjatë për luftën e madhe. Hebrenjët e Vlorës ndihmuan patriotët luftëtarë vlonjatë me ndihma materiale dhe investuan për këtë luftë. Josef Kantoz ju bashkua luftës me pushkë në dorë. Në këtë luftë atë e shpinte dashuria për Vlorën dhe Shqipërinë, ideali i përbashkët me udhëheqësit e luftës Osmën Haxhiun e Ahmet Lepenicën. Këtë ai e tregoi kur luftoi me pushkë në dorë në krah të vëllezërve të tij vlonjatë në Qafën e Koçiut. Për pjesëmarrje në luftë ka dhe disa foto të kohës Josef Kantoz është në to. Në një foto ku janë tetë anëtarë të shtabit drejtues të luftës gjendet së bashku me Ali Beqir Velça, Azis Çami, Myqerem Hamzaraj, Osman Haxhiu, Qazim Koculi, Ahmet Lepenica dhe Avdurraman Çiraku dhe hebre Josef Kantoz. Ndërsa në një foto tjetër ka dalë me miq të vjetër të tij Koçi Selfo dhe Avdurrahman Çiraku.

Prof. Bardhosh Gaçe, në librin Osman Haxhiu shkruan se “në datë 26 gusht 1920, disa përfaqësues të qytetit, midis tyre edhe Shtjefën Gjeçovi, u mblodhën në oborrin e kishës ortodokse në qytet dhe hartuan programin e festimeve. Komisioni përbëhej nga Kryekatundari Ali Asllani dhe anëtarët: Sadik Sorra, Prof. Jani Minga, Dom Mark Vasa, Musa Jonuzi, Pandeli Strati, Dhamo Bezhani, Tasko Kafija, Eshref Danua, Kristo Karbunara, Jozef Kantoz, Qamil Qemal beu dhe Thimi Opingari”, të marrë nga gazeta “Mbrojtja Kombëtare”, datë 14 tetor 1920.

Ndërsa në dokumentat zyrtare përmendet se në vitin 1920 Mateo Matathia, ka luftuar për çlirimin e Vlorës nga pushtuesit italianë. Në atë luftë si dhe në evenimentet e mëvonshme, përkrah Mateo Matathisë kanë qenë edhe Nesim Levi e Jozef Kantoz.

Përsëri në lëvizjet përparimtare të kohës

Pas Luftës së Vlorës, Josef Kantoz nuk u nda nga drejtuesit e saj, por punoi dhe drejtoi në vendosjen e rendit dhe të qetësisë në qytetin e Vlorës. Për disa muaj kur drejtonte vendin qeveria e Fan Nolit ai ka bërë detyrën e shefit të policië në Vlorë. Përsëri në vitet e mbretërisë ai nuk u pajtua me sistemin dhe përkrahu gjithmonë lëvizjet përparimtare. Veprimtaria e tij vlerësohej nga rrethet përparimtare dhe patriotike të Vlorës. Josef Kantoz vazhdoi punën duke u marë me tregti. Në vitin 1939, kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, jeta e komunitetit hebre, si dhe e gjithë popullit shqiptar u vështirësua shumë. Në këtë kohë Ministria e Brendshme u kërkon prefeturave të vendit listat emërore me hebre që gjendeshin në Shqipëri. Prefektura e Vlorës i përgjigjet ministrisë me dy lista njera me hebre me shtetësi shqiptare dhe tjetra me emrat e hebrenj që ishin me shtetësi të huaj. Ndërsa Josef Kantoz gjendej në listën e parë, me shtetësi shqiptare, në numër rendor 47, i lindur më 17.8.1890 në Vlorë dhe me profesin tregtar. Në këtë shpjegohet se hebre me nr. 47, ishte shpërngulur në qytetin e Fierit. Këto ishin lëvizje të natyrshme për të mbrojtur nga pushtuesi fashist. Jozef Kantoz nuk pati trashgimtar. Vajza Rashel rreth moshës 18 vjeçare, në vitin 1938, u sëmur rëndë nga veshkat dhe ndërroi jetë. 

Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Josef Kantoz, ashtu si në Luftën e Vlorës dhe më pas, e ndihmoi lëvizjen me mjete materiale. Me çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashist, kontributi atdhetar i hebre Jozef Kantoz, u harrua, pasi kishte ndryshuar vendbanim, por dhe u mohua, pasuria e tij u shpronësua dhe ai mbeti i vetëm dhe i braktisur. Vitet e fundit të jetës, pas vdekjes së të shoqes Mazal, u detyrua të mbyllej në azilin e pleqëve në Fier dhe ndërron jetë në vitin 1960.

Harresa dhe lëvizja për nderim

Patrioti dhe luftëtari i Luftës heroike të Vlorës të vitit 1920, i harruar dhe i braktisur nga shteti si shumica e udhëheqësve të asaj lufte, u mbyll në azilin e pleqëve në Fier deri në ditët e fundit të jetës së tij rreth vitit 1960. Luftëtari dhe patrioti hebre Josef Kantoz sot gjendet i harruar. Figura e tij në vite nuk është vlerësuar. Shokët e tij luftëtarë kishin vite që ishin larguar nga jeta, por edhe pjesëtarët e familjes së tij, pas vitit 1990 u larguan nga Vlora dhe morën riatdhesim në Izrael. Në Shqipëri lanë gjithçka të vlefshme, lanë punën dhe mundin e tyre, lanë emër të mirë…

Edhe në 100 vjetorin e Luftës së Vlorës emri i tij u përmend nga studiuesi Enver Memishaj në gazetën “Telegraf”, por pas festimeve. Edhe në këtë festë për të nuk pati ndonjë vlerësim dhe nderim për kontributin e dhënë në këtë luftë. Mbesa e tij, Rashel Solomon, poeteshë izraelito-shqiptare, ka shkruar në gazetën “Nacional” në vitin 2023, si dhe i ka kushtuar një poezi të titulluar “Babë e bijë”. Nderim tjetër ky luftëtar nuk ka, emri i tij nuk gjendet as në listën e luftëtarëve të qytetit të Vlorës. Rashel Solomon sqaron se ajo u largua nga Vlora me fëmijët e saj nga fundi i vitit 1991. Në Izrael ku jeton, babai i saj i ka folur me respekt dhe krenari për Josef Kanto, hebre që ja kushtoi jetën Shqipërisë. Ndoshta ka ardhur koha që nga pushteti lokal, por edhe institucionet shtetërore ta vlerësojnë dhe nderojnë veprën e tij patriotike me ndonjë mirënjohje dhe dekoratë.

Në mbyllje këtë shkrim homazh për këtë luftëtar të harruar po e mbyll me citimin e këtyre strofave të poezizë “Babë e bijë”: Eh trim Josef, për Vlorën gjithçka trete/ Në Itali, frikën e trembe për vdekje/ Me shokët hartove planet e lirisë/ Që Shqipëria të mos mbesë pikë e hidhur, e historisë… Eh Ti Josef, një djalë i rrallë/ Shokët ecin përpara ty, seç të lanë pas/ 100 vjetë vrapuan me lule e flamurë/ Ty të harruan si fushë e djerrë, pa grurë… Në historinë e Vlorës, të radhitesh me shokët/ Ti hebre-vlonjatë, flamurin dy shqiponjë/ lart lart përherë ta valvitesh… Mendoj, Vlora mëmë një muze të të fal, në emrin tënd të bukur, “Josef Kantoz”.

Filed Under: Analiza

REFLEKSION NË DY VJETORIN E LUFTËS NË UKRAHINË

February 27, 2024 by s p

Asllan Bushati/

Më 24 shkurt 2024, u mbushën plot dy vite nga agresioni rus në Ukrahinë.Lajmet nga Kievi bëjnë me dije se edhe sot nga sulmet ruse u vranë 6 persona dhe 12 të tjerë u plagosën. Forcat ajrore ukrahinase njoftuan se rrëzuan 23 nga 31 dronet që i lëshoi Rusia në 5 rajone të ndryshme. Por forcat ukrahinase si kundër përgjigje goditën fabrikën e celikut të Lipetsk-ut ku mediat e pavarura ruse njoftuan se fabrika metalurgjike Novolipetsk është fabrika më e madhe e çelikut në Rusi. Në videot e shpërndara në mediat sociale në Rusi dukeshin pamjet e djegies së fabrikës ndërsa dëgjohej edhe një shpërthim i fuqishëm. Në të njejtën kohë media e pavarur ruse Mediazona njoftoi se dy vitet e fundit (2022- 2023) Rusia humbi në Ukrahinën mbi 75 mijë vetë. Perendimorët mendojnë se edhe Ukrahina në këto dy vite ka humbur të njejtën sasi njerzish. Por tashmë një ngecje është dukshëm e qartë për ecurinë e më tejshme.

Disa udhëheqës perendimor më 24 shkurt vendosën lule në Kiev në murin ku janë vendosur fotografitë e ushtarëve të rënë në luftë. Ursula von der Leyen dhe kryeministrat e Italisë, Kanadasë dhe Belgjikës të cilët deklaruan se: “Sot, jemi këtu për t’ju thënë se Evropa do të vazhdojë të qëndrojë në anën tuaj, për aq kohë sa duhet.Me më shumë mbështetje financiare, më shumë municione, më shumë trajnime për trupat tuaja, më shumë mbrojtje ajrore dhe më shumë investime në industritë e mbrojtjes të Evropës dhe Ukrainës. Do të ketë një Ukrainë të lirë dhe sovrane. Do të ketë paqe dhe begati.Dhe do të ketë Evropë”, thotë Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian. “Ky vend është simboli i dështimit të Moskës. Ky vend është një simbol i krenarisë ukrainase”, tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. “Lufta juaj është lufta jonë. Ju po luftoni për sovranitetin tuaj, për territorin tuaj, për gjuhën tuaj, për kulturën tuaj, për demokracinë tuaj, por edhe për demokracinë tonë”, tha kryeministri i Kandasë.

“Populli i guximshëm i Ukrainës po lufton, i papërkulur në vendosmërinë e tij për të mbrojtur lirinë dhe të ardhmen e tij. NATO-ja është më e fortë, më e madhe dhe më e bashkuar se kurrë. SHBA-të dhe aleatët mbeten të përkushtuar për të ofruar ndihmë kritike për Ukrainën dhe për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj”, tha Presidenti Biden në një deklaratë.

Por ekspertët ushtarak thonë se: ”e ardhmja në fushën e betejës duket e zymtë për Ukrainën e lodhur nga lufta. Vendi po vuan nga mungesa e ushtarëve si dhe municioneve, për shkak të vonesave të ndihmës perëndimore. Forcat ukrainase përballen gjithashtu me një armik rus që tani ka korrur fitore në disa segmente në fushën e betejës.

Ish-gjenerali britanik Richard Barrons thotë: “Siç tregojnë faktet në terren, asnjëra palë nuk ka fituar.Asnjëra palë nuk ka humbur. Asnjëra palë nuk është afër heqjes dorë. Dhe të dyja palët kanë shteruar pak a shumë fuqinë ushtarake dhe pajisjet me të cilat filluan luftën.Për të dyja palët viti 2024, është një vit konsolidimi. Ato do të luftojnë të mbajnë nën kontroll atë që kanë tani dhe do të vazhdojnë të sulmojnë njëri-tjetrin. Të dyja palët janë të angazhuara në një garë për të gjetur më shumë ushtarë që të luftojnë dhe më shumë pajisje, më shumë municione dhe stërvitje më të mirë në mënyrë që të përpiqen të kenë sukses në fushën e betejës, gjë që mendoj se nuk do të jetë e mundur përpara fillimit të mesit të vitit 2025.Për të qenë i sinqertë, Rusia ka një përparësi të vogël”, thotë ai.

Ukraina hasi pengesa pasi kundërofensiva e shumëpritur e verës e viti të kaluar nuk arriti të prodhonte ndonjë përparim. Forcat e armatosura kaluan në një pozicion mbrojtës në vjeshtë për të zmbrapsur përparimet e reja nga Moska.Më 17 shkurt, forcat ruse morën kontrollin e qytetit Avdiivka, ku trupat e Kievit ishin nën zjarr të vazhdueshëm nga ushtria ruse që afrohej nga tre drejtime. Komandantët ukrainas ishin ankuar për javë të tëra për mungesë të personelit dhe municionit. Ishte fitorja më e madhe në fushëbetejë për Rusinë që nga lufta për Bakhmutin dhe konfirmoi se ofensiva e Moskës po merrte vrull. Aktualisht Rusia ka pushtuar rreth 20 përqind të teritorit të Ukrahinës

Kurse, Ukraina ka rezultuar e suksesshme në Detin e Zi, ku ka përdorur armë me rreze të gjatë për të goditur objekte ushtarake në Krime dhe dronë detare për të fundosur anijet luftarake ruse. Ukraina ka shkatërruar një të tretën e Flotës së Detit të Zi, (sipas Këshillit Atlantik). Ajo po kërkon të blejë më shumë raketa me rreze të gjatë për të goditur thellë në territorin e pushtuar nga Rusia, lëvizje kjo që disa vende evropiane e shikojnë me skepticizëm se kanë frikë se Moska mund të shkaktojë përshkallëzim deri me përdorimin e ADM.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë përpjekur të mbajnë të fshehta shifrat e viktimave. Megjithatë, të dhëna nga insititute dhe media të pavarura tregojnë se shifrat janë të larta për të dyja palët. Ajo që dihet, thonë ekspertët, është fakti se Ukraina është e varur nga aleatët perëndimorë dhe organizatat ndërkombëtare jo vetëm për ndihmë ushtarake, por edhe për mbështetje financiare dhe ndihmë humanitare.Pa ndihmën perëndimore, Ukraina nuk do të ketë armët, municionet dhe trajnimin që i nevojiten për të mbështetur përpjekjet e luftës, as nuk do të jetë në gjendje të mbajë në këmbë ekonominë e saj të dëmtuar nga lufta.

Për një moment le të këthehemi tek fillimi i luftës ku më 21 shkurt 2022, presidenti rus, Vladimir Putin, mbajti një fjalim me tone të ashpra, duke pretenduar se Rusia nuk do të nisë pushtim të shkallës së plotë në Ukrainë. Mirpo në më pak se 72 orë më vonë, raketat ruse u nisën drejt territorit ukrainas, dhe forcat ushtarake ruse e kaluan kufirin. Sipas inteligjencës perëndimore, Putin ka besuar se Ukrainën do ta pushtojë brenda javës, nëse jo brenda 3-4 ditëve. Kjo nuk ndodhi, dhe tani lufta i ka mbushur dy vjet. Pyetja shtrohet a do të përfundojë ajo në vitin e tretë? Ekspertët thonë me siguri jo.

“Është gjithmonë e rrezikshme të bëjmë parashikime, mirëpo është e vështirë të imagjinojmë se lufta do të përfundojë deri në fund të vitit 2024”, sepse një ngërç në bisedime mund të jetë mashtrues, pasi i vetëkënaq mbështetësit e Kievit me situatën aktuale në kohën kur një faktor shumë i rëndësishëm i luftës është vënë në pikëpyetje: ndihma ushtarake e Perëndimit për Kievin”.

“Siç janë gjërat tani, asnjëra palë nuk duket se ka kapacitet për një mposhtje vendimtare të palës tjetër. Që të arrihet diçka e tillë, duhet të ketë ndryshim rrënjësor të faktorëve të jashtëm, sidomos kur është fjala për nivelin e përkrahjes që ofron Perëndimi”, ka thënë Deyermond në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.“Natyrisht që më shumë mbështetje prej anës së Perëndimit do t’i ndihmojë Ukrainës që të bëjë përparim për çlirim të territorit, ndërsa një zbehje e mbështetjes së Perëndimit do të rezultojë me një Ukrainë që pajtohet me kushtet e vëna prej Rusisë në bisedimet për paqe”.

Olga Oliker, drejtore e programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka qenë më direkte në vlerësime ku thekson se: “Nëse Ukraina mbetet pa armë dhe njerëz, lufta do të përfundojë vitin e ardhshëm”.“Gjithmonë ekziston mundësia që dorëzimi i njërës palë t’i japë fund luftës”, ka thënë ajo.“Dhe nëse mbeteni pa armë dhe njerëz, nuk ekzistojnë shumë mundësi tjera”.

Parë në tërësi, situata në fushbetejë ka ndryshuar disa herë që nga fillimi i luftës. Viti 2022 ka qenë viti i Ukrainës, pasi e ka befasuar gjithë botën duke i mbijetuar, por edhe duke e luftuar bindshëm Rusinë rreth Kievit në javët e para të luftës.Më vonë, forcat mbrojtëse ukrainase kanë arritur të rikthejnë pjesë të mëdha të territoreve rreth Harkivit dhe Hersonit. Më 2023, një ofensivë e shumëpritur e Kievit, e nisur në qershor, nuk i ka prodhuar rezultatet e synuara, që të depërtohet në “korridorin tokësor” që mundëson kalimin prej territorit ukrainas në Krime, gadishullin ukrainas të pushtuar prej Moskës më 2014.

Në një intervistë të publikuar nga The Economist më 1 nëntor 2023, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosua të Ukrainës në atë kohë, gjenerali Valeriy Zaluzhniy, e ka përshkruar situatën në fushëbetejë si “ngërç” – fjalë që te disa në Ukrainë kanë lënë shijen e disfatës, përfshirë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.Gjërat kanë ndryshuar që atëherë, më pak në fushëbetejë, por më shumë në Uashington, pasi një lloj tjetër ngërçi atje përbën kërcënim për mbrojtjen e Ukrainës. Rreth dy javë para deklaratave të Zuluzhniyt, të cilat mund të kenë kontribuuar në shkarkimin e tij nga detyra, presidenti amerikan, Joe Biden, ka propozuar ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë të 60 miliardë dollarëve, kryesisht për armë.

Në fushëbetejë, zhurma e armëve të zjarrit në Ukrainë është duke u zbehur secilën herë që pakësohen armët, dhe situata rreth Avdivkas nuk i ngjan aspak ngërçit. Pas shumë muajsh të luftimeve, forcat ushtarake ruse e kanë kapur këtë qytet të shkatërruar të Donbasit. Sikurse në betejën e gjatë për Bahmutin, edhe fitorja në Avdivka i ka kushtuar shumë Rusisë, me humbje të numrit të ushtarëve dhe armëve. Megjithatë, kjo fitore shkon në të mirë të presidentit rus Vladimir Putin pak para zgjedhjeve të presidenciale të 15-17 marsit 2024. Ata pritet t’ia sigurojnë edhe gjashtë vjet në pushtet, dhe mund t’ia kenë rritur vetëbesimin për luftën.Ky rezultat mund t’ia ketë hapur rrugën Moskës që të pushojë më shumë territor.

“Nëse forcat ruse vazhdojnë të avancojnë përtej Avdivkas dhe të fitojnë kontroll në rrjetin transportues, përfshirë perëndimin e Bahmutit, ato do të përbëjnë kërcënim për një objekt më strategjik sic është Pokrovskin, rreth 80 kilometra larg”, (ka thënë analistja ushtarake Dara Massicot, hulumtuese e lartë në Institutin për Paqe Ndërkombëtare Carnegie)”, në një postim në X, më 20 shkurt.

Shefi ukrainas i inteligjencës, gjenerali Kyrylo Budanov, ka thënë për të përditshmen amerikane The Wall Street Journal se forcat ruse “nuk kanë forcë” për të arritur atë që e ka konsideruar synimin e tyre strategjik, për pushtim të rajoneve Donjeck dhe Luhansk – të cilat përbëjnë Donbasin – në tërësinë e tyre, këtë vit. Ndërkohë, analistët kanë thënë se për Rusinë, mbajtja e territorit që kontrollon tani, dhe kapja e një pjese tjetër në lindje dhe jug, është vetëm njëra pjesë e planit, pasi ekzistojnë edhe ambicie tjera që kërkojnë më shumë kohë për t’u përmbushur.“Rusia ende synon nënshtrimin e Ukrainës, dhe tani beson se është duke fituar”, kanë thënë Jack Watling dhe Nick Reynolds, analistë ushtarakë në Institutin Royal United Services, me bazë në Britani, në një koment që e kanë publikuar më 13 shkurt.

“Në kushtet për dorëzim që i propozojnë tani ndërmjetësuesit rusë përfshihet që Ukraina të heqë dorë prej kontrollit mbi territorin e pushtuar prej Rusisë, përfshirë Harkivin, në disa versione përfshihet edhe Odesa, të pajtohet që nuk do t’i bashkohet NATO-s, dhe të ketë një udhëheqës shteti të miratuar prej Rusisë”.

Rusia shpreson që të gjitha këto t’i arrijë përmes një procesi me tri faza, kanë shkruar Watling dhe Reynolds: 1) duke ia konsumuar Ukrainës të gjitha municionet e duke e mbajtur vijën e frontit nën presion të vazhdueshëm. 2) duke thyer vendosmërinë e partnerëve ndërkombëtarë për të dërguar ndihmë ushtarake në Kiev” dhe 3) duke shënuar fitore në fushëbetejë, të cilat do të mund të përdoren kundër Kievit, duke e detyruar që të kapitullojë sipas kushteve të vëna prej Rusisë.

“Planifikimet për zbatim të këtyre objektivave tregojnë se ata parashohin që fitorja të arrihet më 2026”. Pjesa më e rëndësishme e ekuacionit është që Rusisë mund t’i rriten ambiciet, dhe atë në periudhë të shkurtër, sepse Putinit i kanë ndryshuar synimet, varësisht prej avancimeve apo kthimeve mbrapa që i ka pasur.“Është me rëndësi që të përmendim që synimet e Rusisë mund të zgjerohen, varësisht prej suksesit”, kanë thënë analistët e RUSI-t, dhe “duke marrë parasysh që Kremlini i ka shkelur pothuajse të gjitha marrëveshjet e rëndësishme me Ukrainën dhe NATO-n, nuk ka garanci që edhe nëse Rusia i merr të gjitha ato që ka dashur prej negociatave, ajo nuk do të ndalet derisa të pushtojë gjithë Ukrainën, apo të detyrohet të përdorë forcën diku tjetër”.

Ky konkluzion del se dy vjet pas agresionit rus në Ukrainë, duket se lufta nuk do të përfundojë së shpejti. Ndërsa vendi përballet me mungesa të furnizimeve ushtarake që po e dëmtojnë atë në fushën e betejës, udhëheqësit perëndimorë premtuan se do të mbështesin Kievin për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ekspertët thonë se pa ndihmën perëndimore, Ukraina nuk do të ketë armët, municionet dhe trajnimin që i nevojiten për të mbështetur përpjekjet e luftës, as nuk do të jetë në gjendje të mbajë në këmbë ekonominë e saj të dëmtuar nga lufta.

Filed Under: Analiza

Revistat arbërore “Lidhja”( arbëreshe), si dhe revistat arvanitase “ Dialogoi”, “Besa”,”Arvanon” dhanë një rol të rëndësishëm mbi mbështetjen e gjuhës dhe kulturës arbërore

February 27, 2024 by s p

Ornela Radovicka 

Ishin vitet 80 kur bota arbëreshe  themeloi revistën e saj  “ Lidhja” shpërndarë  falas në të pestë kontnetnet  me drejtorin e saj  Prof  Antonio Bellusci,  ndërsa bota Arvanitese themeloi revistën e saj “Dialogoi” me drejtorin e saj  inxhinierin Jorgo Marguas. Në Greqi shoqéria arvanitase“Marko Boçari,” kishin krijuar organin e saj “ Besa”. Më vonë  Aristidh Kollja në vitin  1997 themeloi revistën“ Arvanon“e cila  zgjati deri né vitin 2000 së bashku me Revistën  arbëreshe“ Lidhja“

Lidhja ishte edhe organ i Qëndrës albanologjike A. Bellusci. Gjatë  këtyre viteve në rubrikat e këtyre gazetave  shkëmbenin artikuj  midis tyre  si dhe filluan të shkruanin artikuj në gjuhën arbërore. Shumë arvanitas nisën të shkruanin gjuhën arvanitase ashtu siç e flisnin dhe  kishin edhe një rubrikë të tyre ku rrëfimet e tyre publikoheshin në varjantin arvanitase ashtu si edhe shqiptoheshin. Për rreth 20 vjet, këta vëllezër krijuan“Ura“mes tyre dhe kjo epokë  qe një akt rilindje e asaj epoke.  

Janë një numër i konsiderueshëm letrash si të arvanitasve të thjeshtë ashtu edhe figurave të rëndësishme që u publikuan në rubrikën“Mbi arvanitasit tek revista Lidhja midis At Belluscit dhe arvanitasve, por në këtë shkrim do ndalemi tek disa prej tyre. Kushdo që merr në duar ato letra, ndërsa i shfleton ato do të  ndjejë pulsin e atyre rreshtave, të cilat kthehen si kapilar që pushtojnë këtë  “diafragmë e ndarë” në shekuj,por qe  vazhdojnë të dalin tingujt arbëror. Letrat janë foto e origjinaleve.  Në vijim disa lëtër këmbimi midis botës arvanitase dhe asaj arbëreshe 

  1. Letërkëmbimi me arvanitasin Elias Demetriou  Bertoli, datë 18\2\1966, Spata 
C:\Users\iljas\AppData\Local\Packages\microsoft.windowscommunicationsapps_8wekyb3d8bbwe\LocalState\Files\S0\5395\Attachments\20210623_115919[6360].jpg

Është  letër miqësore e shkruar në vitin 1966. 

Në këtë letër mësojmë se personi që i shkruan quhet Elias, arvanitas, banues në Spata.  

Statusi i tij nuk i përket elitës akademike apo qarqeve universitare, por është një qytetar  i thjeshtë, që shkruan në gjuhën shqipe dhe përdor një shqipe të pastër. 

Që në hyrje të letrës të bie në sy menjëherë, fjala e ngrohtë  “ Vëlla” me të cilin  Ai i drejtohet arbëreshit At Antonio Bellusci. Nuk njihen, janë takuar vetëm njëherë, por arvanitasi  Elias ka kurajon ta thërras me këtë status, sepse brenda tij, ai ndihet Arbëror, vëllezër të të njëjtit gjak. 

Me një shqipe të pastër lexojmë në vijim;  “Unë jam shumë Fatmir”që mora letrën tuaj. 

Bie në sy që Ai nuk përdor fjalën “u gëzova” apo “ u lumturova”,  nuk thotë as “ Jam me fat”,por thotë  “Jam fatmir”, shprehje kjo jo vetëm e një fjalformimit korrekt, por që i jep kuptimit edhe një virtut hyjnor.

Ajo që më çudit, është kërkesa që ky arvanitas i bënë At  Belluscit në këtë letër, të shkurtër por koncize. Arvanitasi  Elias i kërkon  At Belluscit një Gramatikë shqiptare

Pyetja është;  Ku do ta gjente këtë gramatikë z Bellusci, kur edhe ai si arbëresh nuk kishte një të tillë në përdorim . Mos harrojmë që jemi në vitin 1966  dhe Kongresi i drejtshkrimit u krye në 1972. Kjo kërkesë e tij ishte pjesë e mallit, e vazhdimësisë së  gjakut i arbërit për të studiuar gjuhën e tij, rrënjët e tij, identitetin e tij! 

Ndërsa lexoj letrën e këtij arvanitasi më vijnë ndër mend studiuesi Aristidh Kollja në Leontarion, Thivon, Kaçkavel 20-07-1985, ku së bashku me At Antonio Belluscin kishin organizuar një takim. Midis të tjerava Kollja shprehet:   

“Le të jetë ky takim fillesa e vetëdijes arbërore, miqësisë dhe bashkëpunimit Arbërorët e Greqisë me Arbëreshët e Italisë. Popuj që humbën gjuhën  e tyre dhe harruan historinë e tyre. U zhdukën. Sot me ardhjen tuaj  z. Bellusci festojme Urën  këtu në  Kaskavele bashkë me katundet arbëror e këtu rreth Thives, me ju vëllezër Arbëreshë e Hora e vëllezërve në Sicili. Për ketë ditë do të ishin krenare  të parët tanë dhe do t’iu mbushehsin sytë  me lotë. 

Kudo që jenë vëllezër arbëror  ju presim duke iu thënë:“Mirë se na erdhet Vëllezër” 

Aristidh Kollja; Leontarion, Thivon, Kaçkavel 20-07-1985.  

  1. Letër këmbimi me arvanitasin Vangjeli  Lljapis 

Janë vitet 1985, dhe Revista “Lidhja” themeluar nga Z. Bellusci  ishte në kulmin e Sinergjisë. 

Flaka e saj kishte përfshirë shumë arvanitas,  njëri prej tyre ishte edhe Avokatin, studiuesin  Vangjel Lljapis 

C:\Users\iljas\AppData\Local\Packages\microsoft.windowscommunicationsapps_8wekyb3d8bbwe\LocalState\Files\S0\5395\Attachments\20210623_165132[6394].jpg

Në këtë letër, Lljapis  tregon vështirësinë që gjen në shkrimin e gjuhës shqipe, me alfabetin e Manastirit por qëllimi i kësaj ure që bënte “Lidhja” arbëreshe  kishte si qëllim  gjuhën shqipe, dhe pikërisht shkrimi e saj, të kodifikohej ndërgjegja arvanitase në  shqipen e tyre. 

Në njërën prej letrave Bellusci shkruan për Lljapis .“Ndërsa qëndronim të dy  në oxhakun e Elefsinës, Ai më rrefen se do shkruante një Novelë, por me alfabet grek-  inzistova që Ai këtë vepër  duhet ta shkruante me alfabetin e Manastirit dhe jo me alfabet grek. 

Në fakt Novella e tij  “Groja dhe Thimiama“  u realizua dhe pati një rëndësi të madhe, edhe për vet faktin se u shkrua në gjuhën shqipe dhe jo më me  alfabetin grek. 

Lljapis,  Ishte  avokat i arvanitasve, kjo për arsye se shumë arvanitas në vitet 60 \ 70 njihnin gjuhën arbërore, shpreheshin më mirë në këtë gjuhë, dhe zgjidhnin për hallet e tyre një  avokat që ti kuptonte mirë, dhe Lljapis  i kuptonte se ishte arvanitas edhe ai. Llljapis i kushtuar një pjesë të jetës së tij në mbrojtje të arvanitasve. Ai  i mbrojti në të gjitha rrethanat, ishte një mik i pa kursyer, ishte njeriu më i mençur dhe më i guximshëm midis lavdive të Helldës.

C:\Users\iljas\AppData\Local\Packages\microsoft.windowscommunicationsapps_8wekyb3d8bbwe\LocalState\Files\S0\5395\Attachments\20210623_165839[6400].jpg

Në takimin mbi relazioni e gjuhëve minoritare në Greqi, në vitin 1987, ku merrte pjesë edhe borsistë nga Italia të shoqëruar nga z.  Antoni Bellusci,   Arvanitasi \ arbërori Lljapis me një kurajo të madhe shprehet kështu  (…) Duan të na presenë gluhënë, të presenë zakonetë. Po ajo Gluha dhe zakonet me duket mua  se ajo është firma e shpirtit të njeriut. Po t’ia maresh ato shpirtit s’është me njëri. Pak kujtime, s’është njëri. Arvanitasit tanë e dinë gluhënë arvanitase dhe  dhe thonë nuk e dime,  ka edhe nga ata  që thonë ska arvanitë këtu, të kejnë turpe ata. Kanë turpe dhe frikë.  Në kemi qenë këtu para krishtit, ishin iliret, pellasgjotët. (Realacioni i Komisionit të Komunitetit Europian, visita-studime, mbi arbërorët e Greqisë.  Organizuar e suvncionuar nga  Bureau  Europeo për gjuhët minoritare, me seline në Bruksel  4-10 ottobre 1987, Rrugëtimi i një arbëreshi, Ornela Radovicka)   

  1. Letër këmbimi me  studiozin dhe avokatin arvanitasi Aristidh Kolljen 

Një tjetër arvanitas që i kushtoi jetën e tij botës arvanitas\arbërore ishte edhe Aristidh Kollja. Për kapacitetin e tij dhe intelektin e tij ishte një studiues i kalibrit arvanitas, dhe një nga figurat më  ekselent të botës arbërore . Me zotin Bellusci ai ishte një mik shumë i mirë dhe këtë e shohim edhe me letërkëmbimet e tij.

C:\Users\iljas\AppData\Local\Packages\microsoft.windowscommunicationsapps_8wekyb3d8bbwe\LocalState\Files\S0\5395\Attachments\20210623_171140[6381].jpg

Letërkëmbimi i mësipërme flet për një projekt, midis arbëreshëve të Italisë dhe arvanitasve, mbi këngën “Bukuri Strigar” (Strigari, është një katund arbëresh  në Shën Kosmo albanese, në Calabri). 

 Gjatë gjithë periudhës së letrakëmbimet  midis  Belluscit dhe Kollja, duken qartë qëëllimi i historisë, gjuhës, folklorit.  Shkëmbimet  midis botës arbëreshe dhe botës arvanitase,  ishin hallkë ku filloi të merrte oksigjen ajo flaka e heshtur midis këtyre dy popujve me të njejtën gjak   

Aristidh Kollja, ishte njëra nga figurat më të rëndësishme e botës arvanitase 

Në një prej letërkëndimeve Bellusci shkruan : 

“Kur e takova për herë të parë Aristidhin, më tërhoqi vëmendjen kultura e lartë e këtij të panjohuri, stili i të shkruarit, aftësia që ai paraqiste në shtrimin e problemeve historike shqiptare, por mbi të gjitha dashamirësia që shprehte për shqiptarët. E konsideronte veten pasardhes  pellazgo-ilir  e ne studion ku punonte, vura re praninë e simboleve tona. Ishte një studiues kerkues dhe serioz.”

Në vitet 1980 Aristidhi braktis profesionin e tij të avokatit për t’u marrë me studimet historike, folklorike dhe gjuhësore, të arvanitasve të Greqisë. Në vitin 1983 do të anëtarësohej në shoqaten “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë” (Arvanitikos Syndesmos Elladas) dhe do të zgjidhet disa herë kryetar i saj. Në vitin 1983 do botonte librin e tij të parë me titull “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, një  vepër voluminoze me mbi 500 faqe,e u dha frymëmarrje arkivale jetës kulturore-historike të arvanitasve,ringjalljes së vetëdijes për arvanitasit në Greqi, që do të ribotohej edhe nëntë herë të tjera në gjuhën greke. 

Në vitin 1989, boton librin “Gjuha e Përëndive”, dhe më 1995, Aristidhi themelon shtëpinë botuese “Thamiras”, me qëllim që të botojë veprat e autorëve arvanitas, por edhe të autorëve të tjerë shqiptar. Po atë vit do të botonte librin më të suksesshëm në gjuhën greke dhe shqipe “Greqia në kurthin e serbeve të Millosheviçit”. Një libër që tregon për komplotët dhe masakrat çnjerëzore serbe kundër kombeve të ish- Federatës Jugosllave dhe kryesisht të shqiptarëve.

Në vitin 1996, Aristidhi i nderuar do jepte dorëheqjen si kryetar i “Lidhjes Arvanitase të Greqisë” për tu marrë vetëm me studimet pellazgjike, dhe në vitin 1997, do botonte i vetëm revistën tre mujore “Arvanon”. Ku në ketë revistë, ai mbështeste shqiptarët e Kosovës në luftën e drejtë të tyre.

Në një letër shkruante: Vëlla Ndoni-   unë lexova  Kosta Rodi me titull “Arvanitët zgjohen”, 1978. Grumbullova të gjithë bibliografinë arvanitase, por nuk u mjaftova tek kjo. Fillova studimet, kuptova se duhej t’bëja një vështrim të tërë historisë greke që të kuptoja problemet e arvanitasve dhe sa munda, i përmblodha dhe dhashe mendimet e mia në librin “Arvanitasit dhe origjina e grekeve”, që u botua me 1983.  Ky Libër për arbërorët  arvanitët është si një Bibla që shumë besimtarë e kanë në shtëpiat. Kjo punë e begatëson Greqinë, fakti se arvanitë i kalojnë 3 milionë. 

Libri Magjia dhe Miti ishte libri i prof A.Belluscit që Kollja  pëlqente më shumë. 

Në maj 2000 , Kollja i shkruan z. Bellusci  dhe e fton në Athinë për  prezantimin e librit të tij të  të fundit me titullin :“Antonio Bellusci dhe Magjia e tradizionit popullor“. Në ketë libër ai trajton një matërie  shumë të vështirë dhe delikate ku vihen në pah sentimentet dhe besimet më atavike të popullit tonë arbërsh“

Z  Bellusci mbi kujtimet e tij shprhet:  

Kur arrita në Athinë në 20 maj në vitin 2000, me komunikohet nga miku Jorgo  Gerou, që  Aristidhi është shtruar në spital. Shkoj menjëherë në spital për ta vizituar dhe bisedojme me deshpërim reciprok. Ai me një dedikim me dorëzon kopjen e parë të librit :“Antonio Bellusci  dhe magjia e tradizionit popullor“, duke me thënë, që kishte dashur ta shkruante për brezat që vinin, dhe  deshironte që prezantimi i librit të bëhej edhe pa prezencen e tij. Ky promovim u bë në 24 maj  në sallën Stampa Esterea në prezencen e Ambasadorit.

C:\Users\iljas\Downloads\20210623_113758.jpg

Në Tetor Aristidhi vdiq. Vëllazërimi mes  tyre ishte shumë i fortë, dhe kishin krijuar një lëvizje popullore midis arbërorë në Greqi dhe arbëreshëve në Itali. Revista  “Lidhja” dhe revista e tij “Arvanon”  u bënë dy revista motra drejtuar nga dy vëllezër të të njëtit gjak.  

Së bashku, njëri arbëresh dhe tjetri arvanitas, punuan me diasporën, si edhe për Shqiptarë në botë. Ata mbajtën gjallë këtë urë me shqiptarët e Amerikës, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe të Shqipërisë, së bashku mbajtëm lidhje me Arbëreshët e Korsikës.  

Me humbjen e Aristidhit, Lljapi, Haxhisotiriu e  shumë të tjerë, u zhduk një epokë e lavdishme, një urë që kishim lidhur e krijuar si dy popuj vëllezër  të ndar nga aksidentet historike. Miqtë arbëror që mbetën bënë që të „vdesi“  ajo trashgimni krijuar dhe lulëzuar, sepse o për frikë, o për pa zotësi, o për mangesë kulturale, lanë të vdistë ajo  dege gjigande arbërore.  

  1. Një letërkëmbimi shumë interesante është me Jani Gjikas, studiues dhe etnolog

Arvanitasit  

Në një nga këto letrat është edhe Dëshmi interesante dhe e gjallë Jani Gjikas, që është  studiues dhe etnolog dhe  ka mundur të hyjë sa me thellë në ketë fushë. 

Ai ka arritur të shkoj me këmbët e tij edhe në ato vende që janë më të izoluara për të mbledhur materiale, dokumenta historike, folklorike. Janë mbi 16 vepra të tij të publikuara.

Sipas disa dokumentave, rezulton  mbrritja e shqiptarëve në Eubea ( Gjikas Oi Arvanitës, fq 21-26)  daton i 22-05-1402. Ndërsa një dokument tjetër  që daton ne 21-01-1426 flitet per mbrritjen e shqiptarëve në ketë  ishull, pasi ishin larguar nga Vlakia (Thesalia) e Boezia.  Sipas këtyre dokumentave konfermon që arvanitasit  janë autokton, ata kanë jetuar gjitmonë në ato troje.

  1. Arbëreshi A. Bellusci, dhe fshatari  arvanitas Athansios Bethanis 

Ky letërkëmbim është i një stili të thjesht, pak fjalë, por i shkruar në gjuhën shqipe.

Arvanitasi që i shkruan ishte një fshatar që kishte ardhur në Athinë për punë. Fliste arbërisht por nuk dinte ta shkruante. Herë pas herë i shkruante z Bellusci në gjuhen shqipe. 

Kur filloi të shkruante  për herë të parë ishin vite   1965\1966, dhe ishte rreth 65 vjeç,  ndërsa letrën e fundit është e viti 1986. 

Gjatë këtyre viteve kishte perfeksionuar gjuhën dhe për të ishte një krenari që shkruante jo me alfabet gerk

Në foto letërkëmbimi i 13 qershor 1986  

C:\Users\iljas\AppData\Local\Packages\microsoft.windowscommunicationsapps_8wekyb3d8bbwe\LocalState\Files\S0\5395\Attachments\20210623_170859[6380].jpg

Z. Bellusci ne punen e tij nuk bene diferenca. Ai vë në një paralel si personalitetin e Italisë, me malësorin e emigruar në Amerikë, kosovarin i Sanxhukut me arvanitasin e Korinthit, shqiptari i Ulqinit me shqiptarin e Ohrit, profesori i Tiranës me priftin arbëresh, sepse për z.Bellusci qëllimi i vetëm është: Vëllezër arbëreshë dhe ju vëllezër shqiptarë, kudo që jeni e kudo punoni mos e harroni rrënjën, identitetin tuaj kulturor, kombin e Shqipërisë, dhe asnjëherë  mos harroni gjakun arbëror por praktikoni, Besën, nderë, burrërinë e Skënderbeut. 

Kërkimet e tij na sjellin, rrugë të paeksploruara, intervistat me njerëzit e zakonshëm, arvanitas dhe arbëreshë,  që mbetën gjithmonë  interesante, sepse baza për këtë lidhje ishte populli.   

  1. Letërkëmbimi  me priftërinjtë arvanitas

Jo gjithëmonë Metropolitët ishin një shpatull e ngrohtë për At Belluscin, i cili krahas si një kërkues shkencor etnograf ishte edhe një prift. Shpesh herë i kishte gjetur dyert mbyllur prej “kolegëve”të tij,por kishte edhe nga ata që e ndihmuan. 

Në epistolarin e tij gjëndet edhe  një letër e lëshuar nga Stefanos Mitropollitis Trifilias, Olimpi. 

Tek libri im “Ricerche e studi tra gli arbërori dell’ Ellade” në faqen 415-416, gjendet një dokument ku thuhet:

Leja

“Stefanos Mitropollitis Trifilias nga Olimpi. 

Qiparisia, 12/09/1970-  

Priftërinjë të katundeve arbëror në: Kotomeri, Koloçi, Ano, Amfithea,Dhorion, Ajos Jorgjos, Christochorion, Haloà, Ano Psari,Dimandra, Sirizo, Stasimo, Rista, Sitochori, Arosapighi( Kokla), Kefalovrisa,Mouzaki, Aetos, Ano Sulimano, Kouvalla. 

Ju njoftojmë se: Arkimandritat Papa Jani Kaparelli dhe papa Antonio Bellusci nga Italia, do të vijnë këto ditë në katundet arbëror në More, për të mbledhur këngë, e shërbesa në gjuhën arbërorë, sepse atrat ( të parët, stërgjysherit) e tyre ishin ellino arvanitas nga Morea. 

Ata duan të njohin Dheun e Morës nga ku u larguan prindërit e tyre në vitin 1534. 

Ju bekon – Stefanos Mitropollitis Qiparisi” 

  1. Një tjetër letërkëmbim interesant e gjejmë me Papa Taqi,  

Në rreshtat e letrës së papa Taqit, gjenden vetëm disa rreshta në gjuhën arbërore, që janë pjesë e një këngë arbëreshe. Falë atyre shkëmbimve kulturore që bënin arvanitasit me arbëreshët gjatë asaj periudhe, ata njiheshin edhe me folklorin e tyre. 

C:\Users\iljas\AppData\Local\Packages\microsoft.windowscommunicationsapps_8wekyb3d8bbwe\LocalState\Files\S0\5395\Attachments\20210623_122801[6365].jpg
  1. Letërkëmbimi me artistin Thanassis Moraitis

Kjo letër është e viti 1990 kur arvaniti Moraitis ishte akoma i ri në karrjerën e tij. 

Pjesa më e madhe e letrës është e shkrar greqisht, por në mbyllje lexojmë shkrimin me alfabetin e Manastirit. Nga letërkëmbimet midis z Bellusci  dhe Moraitis, duket qart fryma arbërore e këtij arvanitasi, lindur më 1956 në Vagia, Grecia. Vitet e treguan talentin në folklorin, muzikën tradizionale të shqipatrëve të Greqisë nga arvanitasi Thanasis Moraitis që nuk mohoi kurrë origjinën e tij. 

C:\Users\iljas\AppData\Local\Packages\microsoft.windowscommunicationsapps_8wekyb3d8bbwe\LocalState\Files\S0\5395\Attachments\20210623_162505[6389].jpg
  1. Letërkëmbimet me studiues grek E. Prevelikas

Shumë studiues edhe grek u interesuan,  për këtë gërshetim të  botës arbërshe ashtu  si edhe asaj arvanitase. Një prej tyre ishte edhe  E Prevelikas,  Drejtor  i Institutit të  Historisë Neoellenica. Në vijim një letër e tij epistolare,dërguar Z. Bellushi ku duket  interesimi i këtij studiuesi mbi kërkimet e z. Bellusci  në fushë të etnografisë.  

C:\Users\iljas\AppData\Local\Packages\microsoft.windowscommunicationsapps_8wekyb3d8bbwe\LocalState\Files\S0\5395\Attachments\20210623_123113[6367].jpg
  1. Letër epistolare me historianin mbi shqiptarët e Greqisë, Kosta Biris. 

Një tjetër figurë intelektuale origjina greke, që u interesua për kerkimet shkencore etnografike, të z. Bellusci  ishte edhe historiani Kosta  Biris, histrian i shqiptarëve të Greqisë. Gjuha arbërore në këtë letër të viti 1970, lundron në fjalët  “hare” apo tek fjala “ Tatë”. Në këstë epistolare, bie në sy shkrimi i bërë në të dy gjuhët, greqisht dhe shqip. Jemi në vitet 70 ku rregjimi antishqiptar grek ishte i egër. Inetelektualët rrezikonin të bëheshin desident, nëse konsideronin si primarrje gjuhën shqipe  dhe anashkalonin, gjuhën greke. Kriteri i të shprehurit ishte gjuha greke.   

C:\Users\iljas\AppData\Local\Packages\microsoft.windowscommunicationsapps_8wekyb3d8bbwe\LocalState\Files\S0\5395\Attachments\20210623_123234[6368].jpg
  1. Letërkëmbimi me Zacharias N. Tsirpanlis

Zacharias N. Tsirpanlis,  Governatore dell- arcchivio storico  di  Salonicco, ishte një tjetër studiues  grek që ishte  interesuar për kërkimet e Z.  Bellusci në Helladën arvanitase dhe shton: Vura re  tek Ju ( At Bellusci) këtë dashuri të madhe që keni  për vendin e të parëve tuaj, Morenë. Nga këto rreshta dalin që Studiuesi me origjinë greke, nuk druhet aspak, dhe pse indirekt,  të theksoj faktin se shumë arbëresh janë të ardhur nga Korona shqipfolëse.

C:\Users\iljas\AppData\Local\Packages\microsoft.windowscommunicationsapps_8wekyb3d8bbwe\LocalState\Files\S0\5395\Attachments\20210623_123521[6405].jpg
  1. Letërkëmbimi me Ciampi Gabriele

Ciampi Gabriele, i cili nuk zihet në goje, por që  punoi disa vjet në Greqi për të kataloguar vëndet albano-folëse në Greqi  por si  Arbëreshi  Prof A. Bellusci u pengua shpesh nga autoritetet greke, të cilët  mohonin popullsinë arvanitase.  Ky studiues  nuk u step , dhe me punën e tij bëri një kryevepër  me titullin: “Selia e Greke-arvanitës, botuar në “Rivista Geografica Italiana, Firenze, 2, 1985”  ku publikoi katalogun në të cilin  janë rradhitur  900 vende arbërorë-arvaniti në gjuhën shqipe dhe greke  të cilat shtrihen në rajonin e Hellade. “Rivista Geografica”që  nuk ishte një revistë e diletantëve, ose fantazi e ndonjërit, ishte një revistë, prestigjoze, në gjuhë italiane e  kualifikuar shkencore. 

Ky katalog ishte, ishte një risi, dhe  një “bombë” për autoritetët greke, sepse per herë te pare botoheshin materiale mbi vendet  arbërorë-arvaniti, qe flasin gjuhën shqipe. 

Bellusci në një letër të tij shprehet kështu:

“ Katalogun me ndihmen e Miqëve si Jorgo Marougas, Aristidh Kolljas e publikuam edhe nga revistat “Besa” dhe “Dialogoi” të Athinës, por e  botuar  në gjuhën italiane, në një prej revistave shkencore ku do të kishte edhe  me tepër vizibilitet  jo vetëm si faktor historik por edhe si objekt studimi për shumë studiues për albanologjinë. 

Campi Gabriele ky studios frekuentoi  shpesh edhe  Bibliotekën  time,Prandaj meriton të përmendet sa herë që trajtohet bota arvanitase. (Lidhja 27, 1992, 904).

Nga letërkëmbimet e botës arbërore arvanitase dalim në konkluzion se: 

Çështjea arbërore të Greqisë nuk  mund konsiderohet asnjëherë si një mision e mbaruar.  Në letërkëmbimet evidencohen problemet e medha që kishin, si nga pala e arvanitasit por edhe nga prezenca arbëreshe e limituar. Gjatë atyre viteve ku ishte edhe prezenca arbëreshe nëpërmjet At  Belluscit këta vëllezër arvanitas kërkuan të ngrinin lart atë ndërgjegje kombëtare Arvanitase  e cila ishte zvanitur që nga koha kur në Greqi shumica e popullsia ishte shqipfolëse, dhe nuk  ishin njohës të gjuhës së sotme greke.

Lind Pyetja përse nuk u zyrtarizua gjuha shqipe, por u zyrtarizua vetëm gjuha greke? 

Përgjigjen e jep Aristidh Kollja në Relazionin mbi gjuhët minoranze në 1887:

Ne arvanitasit kemi nxjerrë sytë me gishtat tanë që nga momenti, kur fshehëm (apo mohuam) origjinën tone etnike, dhe gjuhën tonë”

 Problemet tona sipas një rendi janë kështu: 

Mos të fshehim, origjinën dhe gjuhën.

Të njohim historinë tonë.

Të mbledhim material të folklorit tonë.

Të mësohet gjuha shqipe dhe të publikohen sa më shumë libra. 

Këto pika janë prioritetet tona.” 

Historia dëshmon që shumë heronjë shqiptarë të Greqisë ranë në luftë, e shumë luftuan për çlirimin e Greqisë; Disa nga arbëroret e Greqisë  heronjë të revolucionit të 1821 ishin, Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavëlla, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitir Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitir Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellusci, Tahir Abazi, Ago Myhyrdari, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Arvanitasve iu dha mundesia, se cilën gjuhë duhet të zgjidhnin, greqishten apo shqipen!

Si arbëresh që jam – shton zoti Bellusci -pyes veten, si arriten arvanitasit, udheheqës nga toka e deti, dhe kur në 1829 në parlament u shtrua çështja se cila gjuhë do të zgjidhej si gjuhë zyrtare, midis shqipes dhe greqishtes, Parlamenti i cili përbëhej mbi 80% arvanitas zgjodhi gjuhën greke!? 

Në zyrat e Greqisë, nga ai moment do të shkruhej e flitej vetëm greqisht!

Ku ishte në ato momente, ajo krenari shqiptare, arvanitase, kur  njerëzit e thjeshtë këndonin:

“Kjo gluha arbërishte,

Ishte gluhë trimërishte

E fllit Navarko Miaulli,

Boçari dhe gjithë Suli” 

(Vargjet e mësiperme janë rregjistruar në 1969. 

Ligjëruar nga arvanitas i cili quhej Pavlos Gjannakopoulos, 65 vjeç, lindur në Sofikò (Korinth) me profesion inxhinier i cili, i ishte afruar z Bellusci dhe kishte nisur ti recitonte vargjet me krenari . “Lidhja” artikulli “Dossier albanesi di Grecia” fq 207)

Bota arbëreshe dhe ajo arvanitase që krijuan në ato vite këta studiues, por mbi të gjitha patriot të denjë, të çështjes arbërore hapën krahët, rrëfyen të vërtetën,  kërkuan Lidhje. 

“Lidhja”, kërkoi miqësi, dhe miqësia kërkoi përgjegjësi, e jo si ata etnograf vetëm rrogëtar, apo stëril akademik  në poltronat dhe jo nëpër rrugët e Greqisë. 

Termin e “miqësisë”,  me arbëroret e Greqisë e kodifikuan me arbëreshin e Italisë. Këto miqësi u gdhëndën  në revistën që u bagëzoi me emrin φιλία, “Lidhja”, koncept që do të thotë forcë e hyjnisë kozmikë  për të mbajturnë harmoni këtë raport.  

Qëllimi,  i kësaj ure midis arbëreshëve dhe arvanitasve ishte kodifikimi dhe ringjallja e arbërishtes. 

Mbi këtë urë që u lidh midis botës Arbëreshe dhe asaj Arvanitase  Schirò Di Maggio Giuseppe, tek revista “Dialogoi”,Mondo Albanese, Piana degli Albanesi,  42, 1984, 13-14 shkruan:

“Për hir të zotit Antonio Belluscit, sot arbëreshët e Greqisë që thërriten  “arvanitës”,  njohin botën arbëreshë dhe gjallërinë e saj.  Numri 41 i revistës “Dialogoi” u kushtohet tërësisht arbëreshëve. Edhe ne citohemi nga zoti Antonio Bellusci. 

Dialogoi, përmban edhe disa poezi tona. 

Falenderojmë zotin Belluscin.”

Po sot ku është kjo sinergji e botës arbëreshe lidhur me atë arvanitase dhe  mëmë Shqipëri…?

Nga vizitat që prof Bellusci bëri prej dhjetra dekadash në Greqi, vihet re se tek arvanitasi i thjeshtë ishte koshjenca e etnisë, por askush nuk i ndihmoi, sepse si regjimi grek i egër, me politikat e tij antishqiptare dënonte intelektualët arvanitas, se ata luteshin në gjuhën e mëmës, krijonin në gjuhën e mëmës, qanin në gjuhën e mëmës. Shprehja e tyre “arvaniti Besënlidhi” është shprehja më lartë dhe më e fuqishme. Njerëzit e thjeshtë arvanitas brënda tyre e ruajtën identitetin,  por jetuan nën një kulturë të ashpër greke, ku u nenshtruan . 

Në qoftë se një arvanitas do deklaronte që jam arvanitas, për kulturën greke, supozohet që ti nuk do Greqinë, dmth je anti grek, për kulturën greke ti duhet të jesh grek, se përndryshe je antigrek. gjë e cila nuk ndodhi në Itali, sepse kur unë në kulturën italiane deklaroj se; jam arbëresh, nuk përcakton që jam anti italian, unë  i përkase etnisë sime.. Ishte ky regjim, kaq i egër, që shumë arvanitas humbën gjuhën. 

Shumë intelektual arvanitas, pranonin me gojen e tyre se nuk dilnin hapur me shpatë të madhe, sepse humbnin vëndet e punës, i arrestonin, kështuqë  koshienca arbëror në Greqi u shtyp. Edhe sot egziston kjo koshiencë, por është e shtypur. Vetëm nëse ndryshojnë politikat, kjo koshjencë do të bëhet eksponente. 

Nuk mohoj faktin se është fatkeqësi e madhe për një popull i tërë që shtypet etnia e tyre në trojet e tyre,  të asimilohet me forcë e dhunë, kjo është edhe turpësi për një shtet Europian, është turp me një Europë kaq indiferente ku shkelen dhe mohohen të drejtat e njeriut!   

Të drejtat  rezervuara, Ornela Radovicka 

Bibliografia: 

  • Ricerche e studi tra gli arbërori dell’ Ellade, A. Bellusci 
  • Revista “Lidhja” 1980/2000  
  • Arkivi. Biblioteka  Antonio Bellusci, Frascineto (CS)
  • “Rrugëtimi i një arbëreshi, A. Bellusci”, Maluka,Tiranë 2015, Ornela Radovicka

Filed Under: Reportazh

Në Bashkinë e Nju Jorkut u festua 16-të Vjetori i Pavarësisë së Kosovës

February 27, 2024 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Shkolla shqipe, grupe artistike si dhe nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit ishin të ftuar dhe dhanë shfaqje në nderim të 16-të Vjetorit të Pavarësisë së Kosoves.

Njerëzit grupe grupe, shoqata, kryetar shoqatash, personalitete, nxënës, prindër, mësues, biznesmenë etj ushtarë të UÇK-së u mblodhën në Bashkinë e Nju Jorkut për të festuar me madhështi 16-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës organizuar nga z. Mark Gjonaj ish Ansmableist dhe Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut, “Nderi i Kombit” si dhe këshilltarët si: Adrienne E. Adams, Robert F. Holden, Joseph C. Borrelli, David Carr, Kristy Marmorato.

Nuk ka më krenari kur ndërtesat qeveritare shtoj këtu deri në nivelet më të larata të mirëpresin dhe hapin dyert për shqiptarët dhe çdo komunitet që punon dhe jeton në Amerikë. Këto ndjesi i marrim gjithmonë në muajin nëntor në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe në muajin shkurt në Pavarësinë e Kosovës. Festa ishte organizuar me detaje ku mirëseardhjen ta dhuronte dhe zonja Vera Mjeku shefe e kabinetit ne Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut.

Me plot emocion, respekt u mirëprit hyrja e policëve shqiptaro amerikanë, të cilët vazhdimisht janë pjesëmarrës në këto festa kombëtare shqiptare.

Të pranishmit dhe festën e bekoi Imam Tahir Kukaj.

Ceremonia festive u hap tradicionalisht me interpretimin e himneve kombëtare amerikane, shqiptare dhe të Kosovës, intepretuar nga artistja plot perspektivë dhe të ardhme Dea Kërliu, ish nxënëse e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit.

Nderonte me pjesëmarrjen e saj politikania e suksesshme amerikane, Congresistja Ocasio-Cortez e cila është gruaja më e re në moshë dhe latinja më e re që ka shërbyer ndonjëherë në Kongres. Ajo tha midis të tjerash se do t’i dënojmë krimet që ka kryer Serbia ndaj popullatës së pafajshme serbe. Fjalimi i saj u mirëprit me duartrokitje të stuhishme.

Të pranishmit i përshëndeti z. Mark Gjonaj i cili foli gjatë për historinë e dhimbshme të Kosovës, luftën heroike të saj, UÇK-në, krimet serbe, krimet e padënuara etj. Zoti Gjonaj ka mbështetur vazhdimisht çështjen e dënimit të krimeve të luftës kudo dhe kurdoherë.

Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut z.Robert F. Holden i uroi Kosovës ta gëzojë Pavarësinë e saj. Me të drejtë z. Holden tha se ata që kanë vuajtur nën shtypje diktaturash dhe pushtuesish e ndjejnë më shumë se kushdo Lirinë.

Fjalim special mbajti Ambasador Blerim Reka, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Manhattan i cili e vlerësoi lart luftën heroike të UCK-së, të popullit të Kosovës dhe shprehu mirënjohjen për Amerikën e cila dha një kontribut të çmuar në Pavarësinë e saj.

Në këtë ceremoni festive performuan këngë dhe valle të ndryshme si: Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, në Bronx, “Mëso Shqip”, Albanian School-Rrënjët Shqiptare.

Z. Robert F. Holden ndau proklamata mirënjohjeje për punën e pakursyer në ndihmë të Kosovës, të popullit të saj martir si: z. Ismet Dedushaj, Albana Krasniqi, Imam Ferid Bedrolli.

Ceremonia u mbyll me këngën hymn Adem Jashari interpretuar mjeshtërisht nga Dea Kërliu e cila ndezi zemrat e shqiptarëve duke u cuar në këmbë dhe duke e kënduar bashkë me të.

Zoti Mark Gjonaj dhe z. Robert F. Holden falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për këtë mbrëmje të bukur festive duke e mbyllur me sukses këtë ceremoni mbresëlënëse dhe duke mirëpritur festa të tjera atdhetare dhe kombëtare.

26 shkurt, 2024

Manhattan, New York

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT