• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2024

Plani ushtarak i koduar “Patkoi”, instrumenti kryesor i doktrinës serbe për doktrinën e Serbisë së Madhe

February 26, 2024 by s p

Prof. Sylë Ukshini/

Plani ushtarak i koduar “Patkoi”, instrumenti kryesor i doktrinës serbe për doktrinën e Serbisë së Madhe. Intervistë me gazetaren e TV Dukagjini, Agnesa Hasanaj, për planin serb të koduar “Patkoi”, përmes të cilit regjimi i Milosheviqit provoi të realizonte projektin serbomadh të dëbimit të shqiptarëve jashtë Kosovës dhe serbizmit të saj. Ky plan, i hartuar në vjeshtën e vitit 1998 nga kreu ushtarak dhe politik i Beogradit, u bë i njohur në prill të vitit 1999. Në javën e Pashkëve, situata në Kosovë u ashpersua nè mènyrë dramatike. Vala e refugjatëve në Shqipëri, e nè veçanti ajo në Maqedoni, mori përmasa katastrofale, ngase ishte e qartë se forcat serbe tè sigurisè kishin filluar dëbimin sistematik te shiptarëve.

Në materialin në vazhdim do të sjellim një debat shumë interesant me ministrin e atëhershëm gjerman të Mbrojtjes, Rudol Scharping, në të cilin përfshihen edhe Ruprecht Eser, Thomas Deichman (“Novo”) dhe Dieter S. Lutz (Instituti i Kërkimeve për Paqe në Hamburg). Në këtë debat Scharping argumenton nevojën e intervenimit të NATO-s në luftën e Kosovës dhe si jep informacione për planet serbe për spastrimin etnike dhe këmbëngulë për ekzistimin e një plani të koduar serb “Patkoi”, i cili, siç shihet, filloi të jetësohen në shkallë të gjerë, sidomos në fillim të vitit muajit janar 1999, me masakrën e Reçakut dhe më pas me ritme edhe më dramatike pas dështimit të Konferencës së Rambujesë.

Ky debat, “Ditët e Maincit në kritikën televizive”, që ishte organizuar nga kanalet televizive ZDF, 3SAT dhe PHOENIX menjëherë pas luftës në Kosovë, nxjerr në pah domosdoshmërinë e intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë, kur ishte bërë e qartë edhe nga vetë goja e Milosheviqit se “mund të shkel mbi kufoma (të shqiptarëve)!”. Ishte momenti kur shqiptarëve të Kosovës po i kanosej ekzistenca civile, kur vrasja dhe dëbimi kolektiv i shqiptarëve dhe trenat e stërmbushur me civilë shqiptar, i kujtonin botës demokratike skenat e filmit “Lista e Shindlerit”, të përndjekjes së hebrenjve nga regjimi i Hitlerit.

Filed Under: Rajon

Kronikë nga “Kafja e Burrave”

February 26, 2024 by s p

Nga Orest Çipa/

Foto: Dritan Haxhia

Në Bronx, tek “Kafja e Burrave” ka tym, shumë tym…

Këtu, tymi mjegullon shtëllunga-shtëllunga pothuajse mbi ç’do tavolinë, njësoj si dikur oxhakët e konakëve tanë.

Rreth e përqark të gjithë pijnë duhan!

Vendi ka burra, shumë burra, plot e përplot me shqiptar!

Asnjë i huaj, veç “Burra”!

Ata, të cilët këmbët e tyre i kanë sjellë për herë të parë në këtë kafene, qysh nga momenti i hyrjes e deri në çastin e fundit të ikjes i shfaqen copëza kujtimesh nga e kaluara e atdheut tonë.

Ashtu si nëpër tym!

Kohë të ndryshme, por shumë të ngjashme.

Një herë e një mot, njerëzia ta “bënin gjyqin” me sy kur hyje tek pragu i kuvendores, sot të gjithë i kanë syt nga telefonat. Zakon ky i adoptuar nga ne me një indinjatë dhe shpejtësi llaftarisëse këto 20-vitet e “civilizimit” global.

Nuk shihet më njëri-tjetri në sy!

Këtë të shtunë, si për ironi të fatit, tek tryeza e “Kafes së Burrave”, ligjet e vendit tonë, duken se janë shumë herë më të mira se këto të New York-ut. Këtu, amerikanët të marrëkan jetën me lezet duke pirë kafe me duhan brenda lokaleve, ndërsa në atdhe, kafja pihet pa duhan, ndoshta kjo është edhe arsyeja që të gjithë hallakaten duke bredhur nga dera më derë e kafeneve, pra, mospasja e tymit…

Si për çudi, zjarrit ne shqiptarët si jemi ndarë kurr e as zjarri nuk na është ndar neve, ndaj edhe këtyre anëve të largëta, ky skëter në ajër është i natyrshëm dhe i domosdoshëm midis shqiposh.

Ka gjasa se unë po gabohem, por në këtë pijetore kështu duket kur je emigrant i ri apo kur je emigrant i vjetër…

E thënë ndryshe, ne, gjaku ynë fisnik, kudo që shkojmë mbetemi shqiptar, të rinj apo të vjetër, nuk ndryshojmë!

Kujt më shumë se racës tonë i duhet tymi?!

Në krye të vendit sheh flamurin kuq e zi, pak më tutje, në të majtë të tij është flamuri i Kosovës, për këdo është lehtëshisht e kuptueshme se fara jonë në SHBA është identifikuat më fuqishën se kurr, më bindshëm se në tokën e stërgjyshërve.

Këtu shqiptari jeton pa njeri mbi krye! Vishet e kapardiset pa hire të politikës edhe pse ajo është prezente në ç’do muhabet.

Këtu ne jetojmë edhe pa parti…

Në këtë pijetore, llafi shkon vaj, gota trokëllin nga tavolina në tavolinë për shëndet të filanit dhe për inat të fistekut. Shqiptarët brenda këtyre mureve “hanë bukë”, këtu blejnë punë, shesin punë, martohen, ndahen, zihen dhe pajtohen. Në këto dyer qahen e zgjidhen hallet e shumë famljeve shqiptare të ardhura nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria! Mirëpo, duhet thënë se njerzit janë ftohur, sot halli jot është mbi supet e tua. Qëmoti halli jot ishte hall edhe i mikut!

Prap se prap, për shumë arsye“Kafja e Burrave” ka diçka mistike, ka diçka të pa kuptueshme që hera-herës shfaqet si institucioni më i lartë i Kombit në mërgatë!

Kjo kafene është ndoshta e vetmja e llojit të saj në Amerikë që ri 24-orë me dyert hapur dhe në ç’do vaktë është plot!

Fyturat e ashpra dhe të vrenjtura të bashkatdhetarëve tanë kur dalin për kafe në lagjen “Morris Park“ zgrubullojnë rëndë, mirëpo tek kjo zgëqe, çlodhen e dëfrejn më shumë se askund tjetër! Në këtë lokal shqiptarët janë të lirë, janë vetvetja e tyre, rijnë si në shtëpitë e tyre. Për shtat pal qejfe!

Të vetmet femra që të zë syri dhe që marrin frymë brenda kësaj tymnaje Bronx-i, janë dy-tri kamariere. Si përherë, në çdo epokë të historisë tonë, shqiptarëve ju është bërë nga një tradhëti ose i kanë bërë vetvetes ndonjë pabesi!

Në këtë rast doja të vet-rregulloja arsyetimin tim mbi këtë çështje, pasi edhe pse kamarjeret janë nga Amerika Latine, ato e marrin porosin në shqip.

E për humor, ndonjëra prej tyre thotë se është nga Lezha! (Sikur ta njihnin aktualitetin më mirë se ne ).

Pra, shqiptari burr nuk shërben kafe ndaj burrave !

E megjithatë, ajo që të bën më shumë përshtypje në këtë ambient, është kur veshët më degjuan një të pa dëgjuar ndonjëherë. “Kamariere ma bëj një çaj tek filxhani i Enverit”- tha një xhaje me një etje sikur “largëqofti” do e shpëtonte nga i ftohtit!

Atë që diktatori se bëri dot në të gjallë këtu në Amerikë po e bën tani në të vdekur… Po u futet shqiptarëve në bark!

E kështu, pa kaluar ende dy minut u degjua “çudia” e rradhës, dikush ja plasi me të madhe. Një zë kumbues, që me siguri personi duhet të jetë me orgjinë nga Malsia e Shkodrës, tha: “A e ka kush një Benz të zi se ma ka zënë rrugën”?! Edhe këtu Benzi i shqiptarit ta zë rrugën!

Askush nuk foli, por u pa se dy djelmosha me shpejtësi u çuan dhe shkuan tek banaku për të paguar dhe po shtyheshin si “burra”, se kush do ja bënte borxh tjetrit. Siç e kemi për “huq” kudo që ndodhemi !

Siç e gjetëm kur hyjm, ashtu dhe po e lëmë “Kafen e Burrave” , ashtu si nëpër tym … Vetem se në ikje morrëm me vete aromën e pakëndshme të duhanit që më siguri do të jet një sebep i mirë për kritka nga gratë e burrave këtu perëndim !

Filed Under: Reportazh

Senad Lulanaj zgjidhet kryetar i shoqatës “Malësia e Madhe” New York

February 26, 2024 by s p

Patrioti shqiptar në mërgatën e Amerikës z.Senad Lulanaj zgjidhet kryetar i shoqatës “Malësia e Madhe” New York. Ai zëvendësoi veprimtarin e çështjes kombëtare z.Shaqir Gjokaj. Njoftimi për publikun dhe mediat u dha nga shoqata “Malësia e Madhe” New York: “Më 22 shkurt 2024, në mbledhjen zyrtare të Këshillit Drejtues të Shoqatës “Malësia e Madhe” New York, u mbajtën zgjedhjet e kryesisë së re. Kjo kryesi do të ushtrojë detyrën për një mandat 2 vjeçar me këta anëtarë të kabinetit:

Kryetar: z. Senad Lulanaj, Nënkryetarë: z. Driton Sinishtaj dhe z. Kiko Çelaj

Sekretar: z. Ilir Çunmulaj

Arketare: z. Gjekë Junçaj dhe z. Nikolle Bojaj

Kryesisë i urojmë veprimtari të mbarë në interes të çështjes shqiptare, ndërsa Shoqatës “Malësia e Madhe” suksese të njëpasnjëshme në promovimin e vlerave kombëtare, mbrojtjen dhe avancimin e gjuhës, kulturës e trashëgimisë tone, avancimin e dokeve e traditave, krijimin e urave të bashkëpunimit me veprimtarë dhe organizata që fokus të veçantë kanë interesin kombëtar, mbështetjen e pakushtëzuar ndaj vendlindjes, përkujtimin e ngjarjeve dhe personazheve që janë pjesë e të kaluarës tonë, organizimin e aktivitete të shumta me karakter artistik e kulturor për komunitetin malësor në New York etj” thuhet në njoftimin zyrtar të shoqatës.

Shoqata Malësia e Madhe në New York është një ndër organizatat patriotike më serioze dhe dinjitoze në diasporën shqiptare të Amerikës.

Filed Under: Ekonomi

Shoqata e Grave Shqiptare në Connecticut festoi 8 Marsin

February 26, 2024 by s p

Miradije Rizvani Klenja/

Shoqata e Grave shqiptare në bashkëpunim me komunitetin shqiptar “Hasan Prishtina” në Connecticut edhe sivjet festoi diten ndërkombëtare të gruas. Mbrëmja festive ishte e pasur me zonja të të gjitha trojeve shqiptare nga Ilirida, Kosova dhe Shqipëria. Një festë ku celebrojmë arritjet dhe sukseset e femrës shqiptare në mërgatën e Amerikës. Të ftuar në këtë festë të.kthyer në traditë ishin yjet e muzikës shqiptare Ylli Demaj, Rovena Ibrahimi dhe Sali Malaj.Organizatorët që bënë të mundur mbrëmjen festive ishin Miradije Klenja dhe Femije Zhuta të cilat falënderojnë të te gjitha zonjat që moren pjesë në këtë mbrëmje. Ne i vlerësojmë dhe çmojmë për shembullin e tyre, angazhimin në komunitet dhe modelin në shoqëri. Komuniteti ynë në Connecticut po vazhdon traditën e festave dhe aktiviteteve kulturore për afro 40 vite me radhë. Të gjithë mbështetësve ndër vite, nderim e respekt. Një nga organizimet tradicionale që zhvillon shoqata e gruas është festivali shqiptar që mbahet çdo vit në fillim të muajit shtator ku shërbehet ushqim tradicional shqiptar, muzikë autentike shqiptare dhe këngë e valle nga vogëlushët e shkollës shqipe “Hasan Prishtina”. Synimi ynë është që puna dhe dashuria jonë për të vazhduar traditat e t’ua lëmë trashëgimi pasardhësve tanë në mërgatën e Amerikës. Shoqata e Grave “Hasan Prishtina” është themeluar 35 vite më parë dhe ka bërë vit pas viti organizime për festa tradicionale kombëtare e komunitare dhe ka dhënë mbështetje për komunitetin shqiptar në Amerikë.

Filed Under: Komunitet

Marko Kepi nis fushatën për Senatin e Nju Jorkut Mbështetur nga Përfaqësuesit Republikanë në Bruklin 

February 26, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Marko Kepi shpalli publikisht kandidaturën e tij si republikan për Senatin e shtetit të Nju Jorkut në mjediset e lokalit Tatiana Grill në lagjen Brighton Beach, në Bruklin, të dielën në mesditë. “Kepi është kandidati i cili ka zyrtarisht mbështetjen e Partisë republikane,” tha Kryetari i Degës së kësaj partie për Bruklinin, Ritchie Barsamian. Në hapjen e fushatës për garën senatoriale Marko Kepit i qëndronin në krah politikanë të cilët kanë qenë në parlamentin e Nju Jorkut për vite me radhë si Senatori Marty Golden (2003-2018), si edhe ligjvënës të rinj si anëtari i Asamblesë Alec Brook-Krasni, deputeti Michael “Misha” Novakhov i zgjedhur në nëntor 2022. 

Folësit e vlerësuan Kepin si kandidat me cilësitë dhe përgatitjen e nevojshme për të fituar një vend në Senatin e Nju Jorkut, i cili është dhoma e lartë e legjislaturës, me 63 senatorë. Kepi, i cili ka qenë i angazhuar në veprimtari politike të komunitetit shqiptar në Nju Jork, tha se ka dashur të jap kontributin e tij në realizimin e “ëndrrës amerikane” sepse beson tek ajo dhe se ai vetë ka mësuar shumë se si të përfaqësojë interesat e elektoratit qysh nga koha kur ndihmonte në zyrat e Bruklinit të Senatorit Golden. 

Sipas rregullave zgjedhore, fushata e kandidatit fillon me plotësimin e peticioneve dhe mbledhjen e fondeve që të mund të jetë në fletëvotim në zgjedhjet e nëntorit 2024. “Duke pasur një senator republikan, ne kemi mundësi të pengojmë supermaxhorancën e demokratëve në kryeqytetin tonë, Albani,” thanë folësit, duke nxitur të pranishmit të përkrahin Marko Kepin. Anëtarë të shoqatave, aktivistë të rinisë, banorë të zonës Brighton Beach, përfaqësues të komunitetit pritën me duartrokitje kandidatin republikan Marko Kepi. 

Marko Kepi është bashkëthemelues i shoqatës Rrënjët Shqiptare, e njohur për organizimin e paradës shqiptare në parakalimin vjetor të kombësive të Nju Jorkut. Ai ka kryer studimet për Drejtësi Kriminalistike në John Jay College dhe është anëtar i forcave rezerviste të marinës (USMC) nga viti 2017. Kjo është e dyta herë që garon për Senatin e Nju Jorkut. 

Kepi dhe folësit theksuan se partia republikane qëndron e bashkuar – një temë me shumë rëndësi në këtë kohë për republikanët. Mbrëmë u mbajtën primaret e partisë në Karolinën e Jugut në vazhdën e shteteve që votojnë për kandidatin presidencial. Presidenti Trump (2016-2020) kërkon mandatin e dytë në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti dhe ish-guvernatorja e këtij shteti Niki Heili mandatin e parë. Në votimet e mbrëmshme Trumpi mori 59.8 për qind dhe Heili 39.5.

Anëtari i Kryesisë së Federatës Pan Shqiptare të Amerikës Vatra, Dr. Paulin Marku, Kryetari i degës Hudson Valley, Gëzim Nika, Mjeshtër i Madh, anëtare e Këshillit të Vatrës dhe Ambasadore e Kulturës shqiptare në diasporë, Angjelina Nika, Mjeshtër i Madh, shprehën mbështetje në hapjen e fushatës sot për Marko Kepin si kandidat për Senatin e Nju Jorkut. 

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT