• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2024

March is Colorectal Cancer(CRC) awareness month

March 29, 2024 by s p

Dr. Zana Nikolla/

This week the Princess of Wales made public her diagnosis with cancer. This announcement coincides with the awareness month during which Gastroenterologists and internists and all medical community focuses in educating the general population in regards to this deadly, but preventable disease.

Colon cancer is a very common disease.

In USA colon cancer ranks as top three most common cancers in both men and women. It can affect everyone and recently there has been in increase in incidence in young people.

Multiple celebrities and politicians, have had colon cancer and for some of them colon cancer has been the cause of death. Audrey Hepburn, Darryl Strawberry, Ronald Reagan, Sharon Ousbourne, Ruth Bader Ginsburg, Kristie Alley are only just a few.

When Katie Curic, the co-host of “Today’s Show”, lost her husband from colorectal cancer in 1998 at age of 43, she started a campaign in educating people about the life saving procedure called colonoscopy. She was so determined to make the public aware of this preventable disease, that she underwent a live screening colonoscopy on national television in year 2000.

Following the livestream, a study out of University of Michigan , found a 20% increase in the rates of people getting screened.

This is known as “Katie Couric effect”.

Celebrities can affect people’s behavior and can educate and help improve population’s health.

What is Colo rectal cancer

Colorectal cancer can affect anyone, especially those with a family history of the disease, specific genetic traits, or conditions that affect the large and small intestine.

However, it can also develop in individuals without these risk factors. Unhealthy lifestyle choices such as a diet high in animal fats, low in fiber and fruits and vegetables, obesity, diabetes, and smoking , along with heavy alcohol consumption, increase the risk.

The cancer usually starts as a precancerous growth known as a polyp. Detecting and removing these growths early can prevent cancer from developing.

What tests can be used to screen for CRC

Screening tests for colorectal cancer include stool-based tests, endoscopy, and radiologic imaging.

Stool-based tests like the fecal immunochemical test (FIT) detect blood in the stool, but sensitivity in detecting cancer is low.

Guaiac-based fecal occult blood test (gFOBT) is another option. This test requires careful attention to medication or diet prior to performing it.

Although the rate of detecting CRC is low, the tests are convenient and low cost. They can be performed frequently as well increasing the rate of detection.

Multitarget stool DNA tests like Cologuard combine molecular assays and immunochemical tests to detect DNA mutations and blood in the stool. They have higher accuracy on detecting polyps or cancer and they are also convenient.

Colonoscopy is the most thorough screening method. It involves a clinician examining the colon using a flexible scope, allowing for the detection and removal of polyps and early cancers.In majority of places colonoscopy is performed under sedation making it a very comfortable test.

Sigmoidoscopy examines only the lower part of the colon, reducing its effectiveness compared to colonoscopy.

Computed tomography colonography (CTC) is a less invasive alternative, but it exposes patients to radiation.

All the above tests, will need to be followed by a colonoscopy, if they are abnormal.

That’s why a colonoscopy is the best test in removing polyps and thus preventing CRC from occurring in the future.

Overall, early detection through screening significantly reduces the incidence and mortality of colorectal cancer, in 50% of the cases.

Due to an increased risk if CRC in young people, the age of starting to get Screening is lowered at 45 . If there is significant family history of CRC, other familial conditions or predisposing disease, patient should actually get screened sooner.

I would encourage everyone to talk to their doctor and get screened. The above tests are low risk, but they can prevent a deadly disease.

The same, can be said for the Albanian population that resides in USA.

Although Albanian diet is mediterranean, which is high in fiber and good fats, majority of people adjust their diets to American which makes the risks of developing CRC similar to American population. As explained above, diet is not the only risk associated with CRC, and as the others risks cannot be modified, screening for everyone at age of 45 years old or sooner remains crucial.

Dr. Zana Nikolla

Gastroenterologist with “Premier Medical Group” in New York.

She specialized at “Albert Einstein” College of Medicine in NY, was Chief resident during her training years, Specialized in gastroenterology at the Bridgeport Hospital associated with one of the best medical schools in the world “Yale School of Medicine”, followed by further specializations at “Temple University” in Pennsylvania in the field of gastrointestinal motility. Coauthor of many publications in medical field in collaboration with renown medical institutions among others Columbia University. She has practiced and worked with some of the best american doctors like Dr. Lawrence Brandt, Dr. Soloway, Dr. Taubin, etc. Recipient of “Albanian Excellence” medal of honor for her achievements in the medical field.

Fushatë sensibilizuese për parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

Dr. Zana Nikolla, doktoresha e parë shqiptare Gastroenterologe në SHBA, me një përvojë prej disa dekadash në fushën e mjekësisë dhe e specializuar në spitalet më të njohura amerikane, bën thirrje për ndërgjegjësimin e publikut në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë në muajin Mars që është muaji botëror për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Këto ditë publiku u njoh me diagnostikimin e Princeshës së Uellsit me kancer. Ky lajm përkon edhe me muajin Mars që është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e zorrës së trashë. Gjatë këtij muaji dhe jo vetëm, mjekët gastroenterologë dhe ata të përgjithshëm, e po ashtu edhe komuniteti mjekësor fokusohen në ndërgjegjësimin e publikut për këtë sëmundje vdekjeprurëse por të parandalueshme.

Sipas studimeve më të fundit diagnostikimi i kancerit në përgjithësi ka patur një rritje prej 79% nga viti 1990 deri 2019 shoqëruar me rritjen e numrit të vdekjeve me 27%. Kanceri i zorrës së trashë është një sëmundje e shpeshtë. Por të gjitha këto mund të parandalohen me diagnostikim sa më të shpejtë duke rritur shancet e shpëtimit të jetës.

Në SHBA, kanceri i zorrës së trashë, është kanceri i tretë më i shpeshtë për burrat the gratë. Mund të ndodhë tek çdokush dhe kohët e fundit ka patur një rritje të numrit në moshat e reja.

Shumë figura të njohura të artit e politikës kanë patur këtë sëmundje dhe për disa prej tyre ka qenë fatale. Mund të përmend Audrey Hepburn, Darryl Strawberry, Ronald Reagan, Sharon Ousbourne, Ruth Badder Ginsburg and Kristie Alley, disa prej tyre.

Kur Katie Curic, presantuesja e njour e televizionit amerikan, humbi bashkëshortin në moshën 43 vjeçare prej kancerit të zorrës së trashë, ajo u angazhua në një fushatë intensive për të edukuar publikun për parandalimin e kësaj sëmundjeje me procedurën e quajtur Kolonoskopi që mund t’ju shpëtojë jetën. Katie ishte aq e vendosur për të informuar publikun saqë ajo e bëri kolonoscopine drejtpërdrejt në televizionin kombëtar amerikan në vitin 2000. Pas këtij sensibilizimi të drejtëpërdrejtë në ekran, sipas studimit të Universitetit të Miçiganit, pati 20% rritje në procédurat e depistimit me kolonoscopi.

Çfarë është Kanceri i zorrës së trashë osę Kolon-it.

Ky lloj kanceri mund të prekë këdo, por më tepër ata që kanë histori në familje, që kanë predispozicion gjenetik, ose kanë sëmundje që prekin zorrën e hollë apo të trashe si Koliti ulceroz apo semundja Chrohn. Megjithatë mund të ndodhë edhe tek individë që nuk e kanë këto faktorë rreziku. Mosha, djetat e pashëndetshme me yndyrna shtazore e të pakta në fibra dhe fruta e zarzavate, obeziteti e jeta sedentare, diabeti apo pirja e duhanit bashkë me konsumin e lartë të alkoolit, mund të rrisin rrezikun.

Semundja zakonisht fillon me rritje të vogla në murin e zorrës së trashë, në formën e kërpudhave të cilat me kalimin e viteve rriten akoma më tepër e përfundojnë në kancer. Duke i zbuluar herët dhe duke i hequr këto rritje që quhen “polipe” me ndihmën e kolonoscopisë, ne mund të parandalojmë kancerin.

Parandalimi

Testet depistuese për kancerin e zorrës së trashë janë teste të feces, teste endoskopike dhe radiologjike.

Testet që bazohen në fece si Fecal immunochemical test ( FIT), edhe testi për guiac ( gFOBT) janë të lehta për tu bërë, konveniente dhe me kosto shumë të ulët. Multitarget stool DNA test- ndryshe i quajtur COLOGARD kombinon analizen molekulare me teste imunohistokimike per te kapur mutacionet e ADN dhe gjakun ne fece.

Megjithatë Kolonoskopia është metoda më e mirë për zbulimin e kancerit të kolonit.

Mjeku ekzaminon zorrën e trashë me një tub fleksibël me kamera me të cilin jo vetëm zbulohen polipet por edhe mund të hiqen në të njëjtën kohë. Në shumicën e klinikave pacienti vihet në gjumë të lehtë dhe procedura është e rehatshme dhe pa dhimbje.

Një procedurë tjetër e ngjashme Sigmoidoskopia ekzaminon vetëm pjesën e poshtme të zorrës së trashë, prą efikasiteti është i reduktuar në krahasim me kolonoskopinë.

Kolonographia (computed tomography colonography) është një alternativë më pak invazive, por i ekspozon pacientët me radiacion.

Të gjithë testet e mësipërme, përveç kolonokopisë, duhet të pasohen me kolonoskopi nëse dalin pozitive. Prandaj kolonoscopia është testi më i mirë aktualisht sepse jo vetëm zbulon polipet por na jep mundësi t’i heqim në të njëjtën kohë. Në përgjithësi zbulimi i hershëm e ul rrezikun e sëmundshmërisë dhe vdekjeve në rreth 50%.

Duke u bazuar në të dhënat e fundit dhe rrezikun e rritur tek të rinjtë, depistimi tani fillon që në moshën 45 vjeçare. Nëse pacienti ka histori në familje ose predispozicion gjenetik apo semundje si koliti ulceroz, mosha në të cilën duhet bërë kolonoskopia mund të jetë edhe më e re.

Unë do inkurajoja të gjithë njerëzit që të flasin me mjekët e tyre dhe të bëjnë testet që përmenda më sipër. Rreziqet e këtyre testeve janë shumë të vogla por ato mund të parandalojnë një sëmundje vdekjeprurëse. Të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë këtu në SHBA duhet të ndjekin të njëjtat këshilla. Ndonëse dieta jonë është mesdhetare dhe ka shumë fibra e yndyrna të mira, shumë shqiptarë e ndërrojnë pak stilin e jetesës dhe i adoptohen jetës amerikane me dietën përkatëse dhe plus ekzistojnë edhe faktorë të tjerë rreziku që nuk janë të modifikueshëm pamvarësisht se ku jeton duke bërë që rreziku të mbetet i njëjtë. Prandaj depistimi në moshën 45 vjeçare për të gjithë, dhe më herët për personat me rrezik të rritur, është shumë i rëndësishëm dhe ndihmon në ruajtjen e shëndetit.

Dr. Zana Nikolla

Gastroenterologe me klinikën private “Premier Medical Group” në shtetin e Nju Jorkut.

E specializuar pranë Kolegjit të mjekësisë “Albert Ainshtajn” në Nju Jork, Shefe e rezidentëve pranë këtij kolegji, Specializante e gastroenterologjisë në spitalin Bridgeport i asociuar me një nga shkollat më të mira në botë për mjekësinë si “Yale School of Medicine”, e specializuar më tej në “Temple University” në Pensilvani në fushën e motilitetit gastrointestinal. Bashkëautore e shumë studimeve mjekësore në fushën e gastroenterologjisë dhe në bashkëpunim me universitete të njohura si “Columbia University”. Eshtë specializuar me pedagogët më të famshëm amerikanë si Dr. Lawrence Brandt, Dr. Abdelsayed, Dr. Taubin, etj. E vlerësuar me medaljen “Albanian Excellence” si shqiptare e shkëlqyer në arritjet e saj në fushën e mjekësisë.

Filed Under: Sociale

BURGU I VLORËS

March 29, 2024 by s p

Tomë Mrijaj/

Periudha e diktaturës ateisto-komuniste në Shqipëri, gjatë vitëve të zeza 1944-1990, ka qenë një kalvar i vërtetë mundimesh të pambarim, për të gjithë ata që kanë kaluar fatkeqsisht shumë dekada brenda qelive të ftohta, plot lagështi.

Për shumë vite me radhë, historianët botërorë të ditëve tona, të cilët kanë studiuar me shumë kujdes krimet e periudhës së fashizmit dhe nazizmit, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, kanë arritur në përfundimin e saktë, se epoka fatkeqe e sundimit barbarë të komunizmit kudo në vendet ish komuniste dhe socialiste deri më sot (në Korenë e Veriut, Kubë etj.), ka qenë shumë herë më e ashpër dhe katastrofike, se ajo e fashistëve italianë, nazistëve gjermanë dhe militaristëve fashistë japonezë.

Gjatë gjithë kohës së komunizmit të zi (1941-1991), e cila fatkeqsisht për herë të parë përhapet dhe vendoset si epidemi kancerogjene në ish Rusinë Cariste në vitin 1917, nga komunistët bolshevikët kriminelë muzhikët (fshatarët barbarë) Vladimir I. Lenini dhe Josif V. Stalini, fatkeqsisht kanë vdekur mizorisht në tortura, pushkatuar me dhe pa gjyq dhe vdekur me mijëra të pafajshëm (burra, gra dhe fëmijë) në kampet e tmerrshme të përqendrimi ose të punës së detyruar deri në vdekje mbi 120 milionë anti marksistë, antibolshevikë, antisocialstë, antikomunistë etj. (sipas emërtimit politik të regjimeve në shtete dhe kontinente të ndryshme të botës), duke qenë në këtë mënyrë shifra numerike dy herë më e madhe se njerëzit e vdekur po barbarisht gjatë periudhës së pushtimeve naziste dhe fashiste të Luftës së Dytë Botërore (56 milionë).

Hetuesit dhe personeli ushtarak i burgjeve shqiptare si katilë të regjur, ishin të përzgjedhur me shumë kujdes për të tilla krime, të cilët ndiqnin me përpikmëri taktikat e burgjeve fashiste dhe nasiste të kohës, në mënyrë që t’ia bënin vazhdimisht dhe ndër vite jetën ferr të vërtetë të gjithë të burgosurve, që fatkeqsisht kishin rënë në duart e tyre si xhelatë.

Asokhe duhet thënë se vetë sistemi apo diktatura e komunizmit ishte i barabartë me burgun e madh popullor, sepse në këte gjendje ishte katandisë i gjthë populli shqiptarë, që ishte brenda një burgut gjigand për 5 dekada, rrethuar në kufi dhe brenda saj totalisht me tela me xhemba dhe bunkera betoni dhe hekuri kudo në male, fusha, qytete dhe bregdetin shqiptar.

Burgu i Vlorës ishte një ferr i vërtetë

Këto ditë po lexoja me shumë kujdes dhe emocione një libër historik me kujtime të përjetuara dhe të hidhura njëkohsisht, shkruar disa vite më parë nga ish i burgosuri politik dhe ish Kryetar i Shoqatës së ish të Perndjekurve dhe të Persekutuarve (Dënuarve) Politikë në Shqipëri, gjatë kohës së sundimit të diktaturës më të egër komuniste në botë.

Autori i kujtimeve të hidhura i burgosuri politik i ndërgjegjës Kurt Kola, në librin e tij, përshkruan jetën dhe burgjet e tmerrshme të Shqipërisë, të cilët iu desh t’i kalonte mbi shpinë ditë për ditë dhe shumë vite me radhë, duke filluar nga mosha e fëmijërisë, kur ai hyri brenda dhe deri sa u lirua me ardhjen e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri në vitin 1991.

Kryetari i Shoqatës martire Kola, ndër të tjera shkruan: “Burgu i Vlorës nuk ishte model i atij të Gjirokastrës, as si ndërtesë, as si trajtim. Komandant burgu ishte Hysen Kapllani, me gradën Major dhe njeri, disi, i moderuar. Në këtë burg nuk pati gjëra të natyrës makabre si në Gjirokastër, por ndodhën dy takime interesante që ia vlen të tregohen…

Ballafaqimi i dy të dënuarve

në lojën e Sigurimit të Shtetit

Dedë Gjonmarkaj ishte arrestuar në fillim të vitit 1945. E kishin dënuar 5 vjet, të cilat i bëri ditë më ditë. Lirohet në maj të vitit 1950 nga burgu i Tiranës. Shkon në shtëpi të Lekë Previzit, i cili nuk ishte internuar akoma. Ishte e dielë dhe rastisi ditë sporti: luante Tirana me Partizanin.

Të dy bashkë u nisën për të parë ndeshjen. Mbrapa i ndiqte një makinë e Sigurimit të Shtetit. Pa mbërritur tek stadiumi, dy civilë u presin rrugën.

Eja me ne – i thonë Dedës dhe e fusin në mes. Tre metra më tutje, hapin derën e pasme të veturës dhe e fusin brenda. Leka, i shastisur dhe shumë i trembur ndoqi me sy rrëmbimin e shokut dhe me të shpejtë u zhduk për në shtëpi. Dedën e izoluan në birucat e Ministrisë së Brendshme…

Tani fillon loja e Sigurimit të Shtetit. Në Tepelenë “lirojnë” familjen e Gjonmarkajve. E mbajnë një javë në qytet me pretekstin se nuk kishte makinë për ta çuar në Shkodër. Në krye të javës, gazeta Zëri i Popullit, në faqe të parë me germa kapitale shkruan: “Dedë Gjonmarkaj, i biri i tradhtarit Gjon Markagjoni, sapo u lirua nga burgu është arratisur.”

Diaboliku, Niqit Andoni, vjen nga Tirana dhe rikthen në kamp internimi familjen e Gjonmarkajve, duke u thënë: “Qeveria jonë ju liroi nga internimi, por u bë shkak arratisja e djalit tuaj dhe u anullua falja juaj…”

Dedë Gjonmarku sillet në birucat e Gjirokastrës, ndërsa oficeri i Ministrisë së Brendshme, mirditori Mark Dodani, i maskuar në emrin e Dedë Gjonmarkajt, futet në çetat e të arratisurve në Shqipërinë e Mesme.

Ministria e Brendshme, e instruktuar nga KGB-ja ruse, pati krijuar “Frontin e Heshtur”, – një organizatë me oficerët më të zgjedhur, të cilët kishin dalë maleve si të arratisur dhe asgjësonin të arratisurit e vërtetë, me format më të pabesa.

Disa nga të arratisurit që i kapnin të gjallë, me forma të ndryshme mashtrimi, arrinin t`i bënin bashkëpunëtorë, deri edhe tek diversantët Zenel Shehu e Hamit Matjani.

Mark Dodani, me disa oficerë të tjerë, depërtoi në çetën e Sulë Selimes nga Baldushku i Tiranës dhe u bë shumë i besuar aty, nën maskën e Dedë Gjonmarkajt, të cilin nuk e kishin parë kurrë, por e besonin si djalin e Princit të Mirditës, Gjon Markagjonit.

Ndërsa Dedë Gjonmarkaj, pa asnjë akuzë, dergjej në katakombet e Gjirokastrës, nën emrin e tij, oficeri i sigurimit, Mark Dodani, vriste dhe arrestonte në gjumë kundërshtarët politikë!

Në gjashtë vjet, 1948-1954, i ndihmuar nga KGB-ja nëpërmjet agjentit të saj, Kim Filbi, sigurimi shqiptar asgjësoi të gjithë të arratisurit brenda vendit, si edhe ata që vinin si diversantë nga jashtë për ta mbyllur me Zenel Shehun dhe Hamit Matjanin.

Çeta e Sulë Selimes, në të cilën pati hyrë oficeri i Sigurimit, Mark Dodani, u pushkatua e gjithë, përveç të birit Nazif Selimja, të cilin e dënuan 15 vjet burg. Ky tregon: “Ishim në dijeni të infiltrimit të oficerëve të sigurimit në çetat e të arratisurve dhe bënim shumë kujdes. Hetonim mjaft para se të pranonim ndonjë të arratisur të ri, por nuk arritëm dot deri tek djallëzia se mund të “përdoret” në lojë djali i Gjon Marka Gjonit…

Takim i përzemërt i dy “armiqve” në burgun e Vlorës…

Pas mbarimit të lojës, Dedë Gjonmarkajn e çojnë në spitalin e burgut në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Aty e kurojnë për dy muaj rresht me ilaçe dhe ushqim, duke ia shpëtuar jetën. Në një nga ditët e viziton Ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu, i cili i komunikon dënimin me 7 vjet burg!

– Nuk kam dalë në gjyq dhe nuk më është komunikuar asnjë akuzë, – i thotë Deda.

– Të është bërë gjyqi në mungesë, do të vij vendimi, – i tha Ministri.

– Dedën, nga spitali i burgut e çojnë në burgun e Vlorës dhe, për koincidencë apo qëllimisht, në dhomë me Nazif Selimen.

– Na preve në besë, Dedë Gjomarkaj! – i tha buzagaz Nazifi.

Deda shtangu nga ky lajm, edhe pse Nazifi e tha buzagaz. E kuptoi dhe e rroku në qafë, si për t’i kërkuar ndjesë për gabimin që bëri. Deda, edhe pse përqafimin e Nazifit po e pranonte si pendesë, nuk po çlirohej dot nga befasia e asaj që dëgjoi dhe Nazifi i tregoi gjithë poshtërsinë, që ishte luajtur në emër të tij.

KURT KOLA

Në Shqipërinë Burg

Faqe 102, 103, 104

Filed Under: Analiza

SHQIPTARËT DHE ORIENTIMI I TYRE

March 29, 2024 by s p

Shqiptarët:

Dënojnë ideologjinë totalitare dhe staliniste;

Dënojnë bolshevizmin dhe stalinizmin;

– Nuk e mbështesin sistemin dhe regjimin e pas Luftës së Dytë Botërore dhe distancohen prej tij;

Janë kundër qeverisjes autoritare, autokrate, tiranisë dhe despotizmit;

Janë kundër sistemit monist;

Mbështesin pluralizmin politik dhe demokracinë parlamentare;

Mbështesin ndërtimin e shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës;

Mbështesin ndërtimin e shoqërisë civile;

Mbështesin liritë dhe të drejtat e njeriut;

Mbështesin lirinë e fjalës dhe shtypin e pavarur;

* * *

Duhet të forcojnë dhe të ngrenë në nivel më të lartë arsimimin;

– Duhet t’i intensifikojnë veprimet e veta për t’i luftuar dukuritë negative në shoqëri – veprimet e paligjshme, trafikimin e qenieve njerëzore, të armëve, të lëndëve narkotike, korrupsionie, pasurimin brenda natës, partizimin dhe politizimin e institucioneve publike, nepotizmin, imoralitetin, abuzimet gjatë procesit zgjedhor etj.;

– Duhet të veprojnë për eliminimin e plotë të fenomenit të hakmarrjes;

– Duhet të angazhohen për parandalimin e tendencave të segmenteve të caktuara të shoqërisë për t’i lënë vatrat dhe vendlindjen dhe për të emigruar në vendet perëndimore;

– Duhet të dinë se individi, familja, shoqëria dhe shteti mund të zhvillohen dhe të forcohen vetëm me punë të ndershme;

Duhet ta rrisin përgjegjësinë në punë;

– Duhet t’i përcjellin arritjet më të reja në botë, në lëmin e shkencës, të teknikës, të teknologjisë, të informatikës, të mjekësisë etj.;

– Duhet t’i përfshijnë në procese shoqërore, politike dhe ekonomike të rinjtë e aftë dhe të shkolluar;

– Duhet të dinë se në shekullin XXI nuk jetohet me mite dhe legjenda, as me patriotizëm folklorik;

Duhet t’u kushtojnë rëndësi vlerave kombëtare dhe të rrisin vetëdijen kombëtare;

– Duhet të dinë se copëtimi i trojeve etnike të tyre është pasojë e sundimit osman dhe e rrethimit me hienat serbe, greke, malazeze dhe sllavo-maqedonase;

Duhet të dinë se ngecja e tyre është pasojë e copëtimit të trojeve etnike të tyre;

Duhet të dinë se për ngecjen e vet, janë fajtorë edhe vetë;

Duhet t’i tregojnë botës se janë popull historik dhe popull politik;

Duhet të manifestojnë kapacitet shtetformues apo shtetndërtues;

Duhet të jetësojnë ideologjinë kombëtare të rilindësve;

Duhet të ndërtojnë dhe të ndjekin politikë kombëtare dhe strategji kombëtare;

Duhet të kenë ideale madhore dhe të kenë politikanë idealistë;

* * *

– Lidhjet me papatin e Romës, të vendosura në kohën e Gjergj Kastriotit, i kultivojnë sot e kësaj dite;

Mbështesin miqësinë dhe partneritetin strategjik me ShBA-në;

Mbështesin integrimin në strukturat euro-atlantike – në NATO dhe në BE;

Kundërshtojnë fundamentalizmin dhe radikalizmin islamik;

– Janë popull që gjatë Luftës së Dytë Botërore i mori në mbrojtje hebrenjtë dhe nuk i dorëzoi gestapos gjermane asnjë hebre;

E çmojnë lartë qëndresën e Gjergj Kastriotit ndaj mësymjeve osmane;

– Me pushtimin e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, shqiptarët ranë nën një sundim shumëshekullor;

E çmojnë lartë figurën e heroit kombëtar – Gjergj Kastriotit;

Çmojnë lartë periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe rilindësit;

Çmojnë lartë Vlorën e vitit 1912;

– Çmojnë lartë dijetarët gjermanë dhe austriakë të cilët, që nga Lajbnici deri më sot, u morën me studimin e vlerave kulturore dhe historike shqiptare;

Janë shembull në botë, i harmonisë ndërfetare;

Çmojnë lartë flamurin kombëtar dhe himnin kombëtar;

Nuk njohin flamur tjetër pos shqipes me dy krerë;

Nuk njohin himn kombëtar tjetër përpos këtij që fillon me betimin për flamur;

Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën çlirimtare të saj;

Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe luftën e 2001-shit;

– Çmojnë lartë UÇPMB-në dhe luftën heroike të saj në Kosovën lindore (Preshevë, Bojanoc, Medvegjë);

– Mbështetën ndërhyrjen ushtarake të NATO-së me në krye ShBA-në, kundër forcave pushtuese serbe në Kosovë dhe makinerisë ushtarake serbe në Serbi;

Mbështetën me luftë dhe sakrifica çlirimin e Kosovës;

Mbështetën me entuziazëm shpalljen e pavarësisë së Kosovës;

Vlerësojnë lartë simbolin e qëndresës kombëtare – Adem Demaçin;

Vlerësojnë figurën e Ibrahim Rugovës, si pjesë e historisë së çlirimit të Kosovës;

– Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën heroike të saj për çlirimin e Kosovës;

– Çmojnë lartë komandantin legjendar Adem Jasharin dhe përulen para sakrificës së tij dhe të Jasharajve për lirinë e Kosovës;

– Çmojnë lartë dëshmorët e kombit që ranë në altarin e lirisë, në luftë kundër pushtuesve serbë, për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

* * *

Krenohen me nobelisten Nënë Terezë;

Çmojnë lartë figurën e Eqrem Çabejt, babait të gjuhës shqipe;

– Çmojnë lartë shkrimtarin gjenial – Ismail Kadarenë, të përkthyer dhe të botuar në 56 gjuhë të botës;

– Vlerësojnë nobelistin Ferid Muratin;

– I kanë dhënë skenës së teatrit evropian një aktor si Aleksandër Mojsiu;

– Ia kanë dhënë botës më të madhin aktor të historisë së kinematografisë amerikane në zhanrin e humorit – Xhon Belushin;

– Ia kanë dhënë botës Odiseun shqiptar – Bekim Fehmiun.

* * *

Mbështesin bashkimin kombëtar;

Janë faktor paqeje dhe qëndrueshmërie në rajon;

– E dinë se rrethohen nga fqinj grabitqarë si Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia, të cilat, me ndihmën e Rusisë, e kanë grabitur më tepër se gjysmën e territorit të tyre;

– Nuk do të kenë marrëdhënie të mira me Serbinë dhe me Greqinë, derisa këto dy vende të mos e lajnë borxhin ndaj shqiptarëve;

– Kundërshtojnë politikën antishqiptare të Rusisë dhe politikën proserbe të saj;

Nuk janë të drejtuar nga orienti, d.m.th. nga bota arabe apo persiane;

Nuk funksionojnë me sistem oriental të vlerave – arabe apo persiane;

I takojnë Evropës dhe janë pjesë e familjes së popujve të kontinentit të vjetër;

Janë popull proamerikan, përkatësisht properëndimor.

Xhelal Zejneli

Filed Under: Politike

Pashkët, në kërkim të kuptimit të sotëm

March 29, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi/

Në të kaluarën e largët, Pashkët kanë qenë festë e rëndësishme në kalendarin e shumë kulturave dhe besimeve të ndryshme. Për disa, ajo është një festë e krishterë që shënon ringjalljen e Jezu Krishtit, ndërsa për të tjerë, ajo ka kuptime të tjera simbolike që lidhen me fillimin e pranverës dhe ringjalljen e natyrës. Por, çfarë do të thotë Pashkët për ne sot, në kohën tonë të modernitetit dhe diversitetit kulturor?

Pashkët sot janë një ngjarje që shënohet nga një ndjenjë e bashkëpunimit dhe solidaritetit njerëzor. Në një botë ku dallimet kulturore, fetare dhe sociale janë gjithnjë e më të dukshme, Pashkët na kujtojnë rëndësinë e respektit dhe tolerancës ndaj njëri-tjetrit. Në vend që të fokusohemi vetëm në aspektet fetare të kësaj feste, mund të shohim Pashkët si një kohë për të përjetuar vlerat e mirësjelljes, dashurisë dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, pavarësisht nga besimet dhe traditat tona individuale.

Pashkët gjithashtu përfaqësojnë një kohë për ringjallje personale dhe për rishikim të jetës sonë. Në një botë ku shpejtësia dhe ngarkesa e jetës moderne mund të na zbatojnë nga qëllimet tona më të thella dhe ndjenjat tona më të theksuara, Pashkët ofrojnë një mundësi për të ndalur, reflektuar dhe përqendruar vëmendjen në atë që vërtetë është e rëndësishme. Ato na inkurajojnë të rivlerësojmë marrëdhëniet tona, të kujdesemi për të tjerët dhe të shprehim mirënjohje për jetën tonë dhe për dhuratat që na jep.

Në një nivel më praktik, Pashkët janë një kohë për të shkëputur prej rutinës së përditshme dhe për të festuar me familjen dhe miqtë. Ato na ofrojnë një mundësi për të krijuar kujtime të paharrueshme dhe për të përjetuar momente të veçanta së bashku. Pavarësisht nëse këndojmë këngë tradicionale, zbatojmë tradita të lashta, apo thjesht relaksohemi në një atmosferë të gëzuar dhe të qetë, Pashkët na japin një shkallë përgjegjësie për të kaluar kohën me dashuri dhe gëzim.

Në përfundim, kuptimi i sotëm i Pashkëve është një kombinim i elementëve të shumëllojshëm: është respekti për traditat dhe besimet, solidariteti ndaj njëri-tjetrit, reflektimi personal dhe përjetimi i momenteve të kënaqshme me familjen dhe miqtë. Në një botë të ndryshueshme dhe të komplikuar, Pashkët na kujtojnë se përtej dallimeve të dukshme, ne kemi shumë më shumë që na bashkon sesa ç’na ndan.

Cili është kuptimi i vërtetë i Pashkëve? Pse festohet?

Çfarë është Pashkët? Mësoni më shumë rreth kuptimit të krishterë të Pashkëve, lidhjes së saj me një festë pagane pranverore dhe pse festohet sot!

Çfarë është Pashkët? Pashka është një nga festat qendrore, ose ditët e shenjta, të krishterimit. Ajo nderon Ringjalljen e Jezusit tre ditë pas vdekjes së Tij me kryqëzim. Për shumë kisha të krishtera, Pashka është përfundimi i gëzueshëm i sezonit të Kreshmës së lutjes së përkushtuar, agjërimit dhe pendimit.

Së bashku me Lindjen e Krishtit, Pashka është një nga festimet më të rëndësishme në kalendarin e krishterë. Është kur të krishterët lavdërojnë dhe falënderojnë për Ringjalljen e Jezu Krishtit. Pas kryqëzimit, vdekjes dhe varrimit të Tij, Krishti u ngrit nga varri tre ditë më vonë. Me këtë, Ai e mundi vdekjen dhe na shpengoi nga mëkati.

Këtë vit, Pashkët do të jenë më 31 mars 2024. Zbuloni orarin e plotë të festave për Javën e Shenjtë 2024.

Për shkak se kisha nuk e festoi Pashkën deri në një moment të caktuar, për shkak të përndjekjes që përjetoi kisha në shekujt e parë, krijimi i krishterë i festës ndodhi pothuajse në të njëjtën kohë kur një festë tjetër pagane ishte në lëvizje të plotë. Megjithatë, ne përpiqemi që në këtë festë të kremtojmë fitoren e Zotit mbi varrin. Në këtë artikull, ne do të shqyrtojmë kuptimin e fjalës Pashkë, shoqatat pagane të festës dhe çfarë do të thotë festa për të krishterët sot.

Çfarë është festimi i Pashkëve?

Pashka është një festë e përvitshme e krishterë që nderon ringjalljen e Jezu Krishtit. Tradicionalisht vërehet të dielën e parë pas hënës së plotë fillestare pas ekuinoksit pranveror, me kohën e përcaktuar nga tabela specifike të lidhura me kalendarin Gregorian në kishat perëndimore dhe me kalendarin Julian në kishat ortodokse. Njihet edhe si e diela e Pashkëve, dita kushtuar përkujtimit të kësaj feste.

Enciklopedia Standarde Ndërkombëtare e Biblës jep referenca biblike për “Pashkët”, duke thënë:

“Fjala nuk gjendet siç duhet në Shkrim, megjithëse Versioni i Mbretit Xhejms e ka në Veprat e Apostujve 12:4 ku qëndron për Pashkën, siç është përkthyer me të drejtë në Versionin e Rishikuar (Britanisht dhe Amerikan). Nuk ka asnjë gjurmë të kremtimit të Pashkëve në Dhiatën e Re, megjithëse disa do të shihnin një sugjerim të tij në 1 Korintasve 5:7. Të krishterët hebrenj në kishën e hershme vazhduan të kremtonin Pashkën, duke e konsideruar Krishtin si qengjin e vërtetë të Pashkëve, dhe kjo natyrisht kaloi në një përkujtim të vdekja dhe ringjallja e Zotit tonë ose një festë e Pashkëve.”

Merrni udhëzuesin tuaj falas të Lutjeve të Pashkëve dhe Shkrimeve për të reflektuar mbi kuptimin dhe rëndësinë e ringjalljes së Jezusit.

Çfarë do të thotë “Pashkë” dhe nga erdhi?

Siç do të shqyrtojmë në këtë artikull, dita e shenjtë e Pashkëve përkoi me disa festa pagane. Ajo rrjedh nga shqiptimi i fjales Passover, në Aramaic si shqiptim i fjalës në hebraisht Pesach. Por në gjuhët saksone sipas Easton’s Bible Dictionary, emri «Pashkë» rrjedh nga «Eostre», «fillimisht një fjalë saksone (Eostre), që tregonte një perëndeshë të saksonëve, për nder të së cilës ofroheshin flijime në kohën e Pashkës.

Një probabilitet tjetër është eostur, eastur ose ostara norvegjeze, që do të thotë “stina e diellit në rritje” ose “stina e lindjes së re”. Fjala lindje vjen nga të njëjtat rrënjë. Në këtë rast, Easter Pashkët do të lidheshin me ndryshimin e stinës.

Një shpjegim më i fundit dhe kompleks vjen nga sfondi i krishterë i Pashkëve dhe jo nga pagani. Emri i hershëm latin për javën e Pashkëve ishte hebdomada alba ose “java e bardhë”, ndërsa e diela pas ditës së Pashkëve quhej Dominica në albis nga rrobat e bardha të atyre që ishin pagëzuar rishtas. Fjala alba është latine, si për të bardhë ashtu edhe për agim. Njerëzit që flisnin gjermanishten e vjetër të lartë bënë një gabim në përkthimin e tyre dhe përdorën një fjalë shumës për agim, ostarun, në vend të një shumësi për të bardhën. Nga ostarun marrim Osternin gjerman dhe Pashkën angleze.

Çfarë ngjarje ka ndodhur në Pashkë?

Pashkët festohen nga të krishterët për të përkujtuar ringjalljen e Jezu Krishtit nga të vdekurit, siç përshkruhet në Testamentin e Ri të Biblës. Sipas besimeve të krishtera, Jezusi u kryqëzua të Premten e Madhe, dhe tre ditë më vonë, të Dielën e Pashkëve, Ai u ngrit nga të vdekurit, duke simbolizuar fitoren mbi mëkatin dhe vdekjen.

Sipas rrëfimeve të Dhiatës së Re, e diela e Pashkëve filloi me agimin e një dite të re, pas kryqëzimit të trishtuar të Jezusit të Premten e Madhe. Ndërsa dielli po lindte, gratë që kishin ndjekur Jezusin, duke përfshirë Maria Magdalenën, Marinë, nënën e Jakobit dhe Salomën, shkuan drejt varrit ku ishte vendosur Jezusi. Me të mbërritur, ata zbuluan se guri ishte rrokullisur nga hyrja dhe varri bosh.

Ky zbulim i rëndësishëm u shoqërua me shfaqjen e engjëjve që shpallën lajmin befasues: “Ai nuk është këtu; ai u ringjall, ashtu siç tha” (Mateu 28:6). Të pushtuara nga frika dhe habia, gratë nxituan për të ndarë lajmin e pabesueshëm me dishepujt. Ndërkohë, vetë Jezusi iu shfaq Maria Magdalenës pranë varrit, dhe më vonë pasuesve të tjerë, duke përfshirë dy dishepuj në rrugën për në Emaus dhe dishepujve të mbledhur në Jerusalem.

Ringjallja e Jezu Krishtit të dielën e Pashkëve është gurthemeli i besimit të krishterë, duke nënkuptuar përmbushjen e planit të Perëndisë për shëlbimin dhe duke u ofruar besimtarëve premtimin e jetës së përjetshme. Është një ditë gëzimi dhe shprese të pamasë, ndërsa të krishterët festojnë fitoren e dritës mbi errësirën, jetën mbi vdekjen dhe triumfin e dashurisë së Zotit për njerëzimin. E diela e Pashkëve shërben si një kujtesë e thellë e fuqisë transformuese të besimit dhe mesazhit të qëndrueshëm të shpresës që rezonon gjatë gjithë epokave.

Pashka konsiderohet festa më e rëndësishme dhe më e gëzueshme në kalendarin liturgjik të krishterë. Është një kohë që të krishterët të reflektojnë mbi rëndësinë e sakrificës së Jezusit dhe premtimin e jetës së përjetshme. Ringjallja shihet si një doktrinë qendrore e krishterimit, duke theksuar shpresën dhe shëlbimin e ofruar nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin.

Pse të krishterët festojnë Pashkët?

Rëndësia e Pashkëve është triumfi i Jezu Krishtit mbi vdekjen. Ringjallja e tij nënkupton jetën e përjetshme që u jepet të gjithë atyre që besojnë në Të. Qëllimi i Pashkëve nënkupton gjithashtu konfirmimin e plotë të gjithçkaje që Jezusi mësoi dhe predikoi gjatë shërbesës së Tij trevjeçare. Nëse Ai nuk do të ishte ringjallur nga të vdekurit ose thjesht do të kishte vdekur dhe nuk do të ishte ringjallur, Ai do të konsiderohej vetëm si një mësues ose profet tjetër. Megjithatë, ringjallja e Tij i qortoi të gjitha këto dhe siguroi prova përfundimtare dhe të pamohueshme se Ai ishte Biri i Perëndisë dhe se Ai e kishte mposhtur vdekjen një herë e përgjithmonë.

Ringjallja e Jezu Krishtit nga të vdekurit është thelbi i ungjillit të krishterë. Shën Pali thotë se nëse Krishti nuk është ringjallur prej së vdekurish, atëherë predikimi dhe shpresa jonë janë të kota (1 Kor. 15:14). Sigurisht, pa ringjalljen, nuk do të kishte predikim apo besim të krishterë. Apostujt e Krishtit do të kishin vazhduar si grupi i dëshpëruar, të cilin Ungjilli i Gjonit e përshkruan si të fshehur nga frika e judenjve. Ata ishin në dëshpërim të plotë derisa takuan Krishtin e ringjallur (Gjoni 20:19). Pastaj ata prekën plagët e gozhdëve dhe shtizës së Krishtit; hëngrën dhe pinin me Të. Ringjallja u bë themeli i gjithçkaje që ata thanë dhe bënë (Veprat e Apostujve 2-4): “…sepse fryma nuk ka mish dhe kocka, siç e shihni se unë kam” (Luka 24:39).

Ringjallja pohon Jezusin e Nazaretit si Mesia i profetizuar i Izraelit dhe Mbret dhe Zot i një Jerusalemi të ri: një qiell të ri dhe një tokë të re.

Origjina pagane e ‘Pashkëve’

Festimi i Pashkëve ka disa lidhje me traditat parakristiane, pagane, veçanërisht në simbolikën që lidhet me pranverën dhe pjellorinë. Koha e Pashkëve, për shembull, përkon me ardhjen e pranverës në hemisferën veriore. Shumë kultura të lashta festuan ardhjen e pranverës si një kohë rinovimi, rritjeje dhe pjellorisë.

Një festë e dukshme pagane që ndan disa ngjashmëri me Pashkët është festivali i Eostre ose Ostara. Eostre ishte një perëndeshë pagane e lidhur me pranverën dhe pjellorinë, dhe festa e saj festohej rreth ekuinoksit të pranverës. Disa studiues sugjerojnë se emri “Pashkë” mund të ketë ardhur nga Eostre.

Për më tepër, disa simbole dhe zakone të lidhura me Pashkët, si vezët dhe lepujt, kanë rrënjë në traditat pagane. Vezët, për shembull, janë përdorur shpesh si simbole të pjellorisë dhe rilindjes në kultura të ndryshme antike.

Ndërsa ka ndikime pagane në simbolet dhe kohën e Pashkëve, kremtimi i krishterë i ringjalljes së Jezu Krishtit mbetet fokusi qendror dhe kryesor i festës për të krishterët. Me kalimin e kohës, ndërsa krishterimi u përhap dhe përvetësoi zakonet lokale, disa nga këto tradita u ndërthurën me festën e Pashkëve. Është e rëndësishme të theksohet se rëndësia fetare e Pashkëve për të krishterët përqendrohet në tregimin e ringjalljes nga Dhiata e Re.

Lidhja e lepurushit të Pashkëve me krishtërimin

Origjina e lepurushit të Pashkëve daton në shekullin e 13-të në Gjermani. Populli gjerman, i njohur si Teutonët, adhuronte perënditë dhe perëndeshat pagane. Një perëndeshë e tillë ishte Eostra (e njohur ndryshe si Ostara ose Eostre). Ajo u nderua si perëndeshë e pjellorisë dhe pranverës. Fjala “Pashkë” e gjen etimologjinë e saj nga emri i perëndeshës.

Për shkak të prirjeve të tij pjellore të mbarështimit, lepuri u bë një simbol për Eostrën. Në vitin 595 pas Krishtit, Papa Gregori dërgoi murgj romakë për të konvertuar anglo-saksonët. Anglo-saksonët, si paraardhësit gjermanë, festuan Eostrën. Kur u kthyen në besim, ata pranuan kremtimin e ringjalljes së Jezu Krishtit në Pashkëende vazhdon festimi i rinovimit pranveror dhe simbolika e lepurit.

Për të krishterët në mbarë botën, rëndësia e Pashkëve është lavdërimi dhe njohja e ringjalljes së Jezu Krishtit nga të vdekurit dhe sigurimet e Tij të lavdishme për jetën e përjetshme për të gjithë ata që besojnë në Të. Ndërsa ka shumë tradita jo-fetare, të tilla si lepurushi i Pashkëve, shporta me karamele dhe gjuetia e vezëve të Pashkëve, ka edhe tradita domethënëse për të krishterët sot. Disa përfshijnë: Shërbimet e lindjes së diellit – shumë kisha takohen në një kohë të veçantë shërbimi të lindjes së diellit për të festuar shpëtimtarin e ringjallur Rrotullat e ringjalljes janë një mënyrë e lezetshme për t’u mësuar fëmijëve për varrin bosh të Jezusit. Rrotullat e ringjalljes piqen me një marshmallow të madh brenda që zhduket gjatë pjekjes, duke simbolizuar varrin bosh të Jezusit!

Zambakët e Pashkëve mund të gjenden duke dekoruar kishat dhe shtëpitë si një kujtesë e pastërtisë së sakrificës së Jezusit dhe jetës së re që kemi përmes ringjalljes së tij.

Vargje biblike për Pashkët dhe Ringjalljen e Jezusit

I bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht! Sipas mëshirës së tij të madhe, ai na bëri të rilindim për një shpresë të gjallë nëpërmjet ringjalljes së Jezu Krishtit nga të vdekurit – 1 Pjetrit 1:3 ESV

Ne festojmë Pashkët sepse kjo festë pranon se ne mund të vdesim sipas mënyrës sonë të vjetër të të jetuarit dhe të ringjallemi në jetën tonë të re me Krishtin. Krishtërimi kërkon një vdekje për veten. Por ringjallja që përjetojmë në kuptimin shpirtëror dhe ringjallja e trupit që nuk duhet ta përjetojmë ende na japin arsye të mjaftueshme për të festuar.

Jezusi i tha: “Unë jam ringjallja dhe jeta. Kushdo që beson në mua, edhe sikur të vdesë, do të jetojë, – Gjoni 11:25 ESV

Ne kemi besim të plotë se çfarëdo që të ndodhë me ne në këtë Tokë, ne mund të përjetojmë gëzim të përjetshëm me Perëndinë në parajsë. Nuk është çudi që shumë vëllezër dhe motra vazhdojnë ta lavdërojnë Jezusin edhe kur përjetojnë përndjekje dhe martirizim. Sepse ne kemi një shpresë dhe premtim më të madh se jeta tokësore.

Sepse, nëse rrëfeni me gojën tuaj se Jezusi është Zot dhe besoni në zemrën tuaj se Zoti e ringjalli prej së vdekurish, do të shpëtoheni. – Romakëve 10:9

Është pjesë përbërëse e besimit tonë që ne të besojmë në Ringjallje. Besimi ynë nuk ka themel nëse nuk besojmë se Jezusi u ringjall atë të dielën e Pashkëve.

Në një nivel më praktik, Pashkët janë një kohë për të shkëputur prej rutinës së përditshme dhe për të festuar me familjen dhe miqtë. Ato na ofrojnë një mundësi për të krijuar kujtime të paharrueshme dhe për të përjetuar momente të veçanta së bashku. Pavarësisht nëse këndojmë këngë tradicionale, zbatojmë tradita të lashta, apo thjesht relaksohemi në një atmosferë të gëzuar dhe të qetë, Pashkët na japin një shkallë përgjegjësie për të kaluar kohën me dashuri dhe gëzim.

Në përfundim, kuptimi i sotëm i Pashkëve është një kombinim i elementëve të shumëllojshëm: është respekti për traditat dhe besimet, solidariteti ndaj njëri-tjetrit, reflektimi personal dhe përjetimi i momenteve të kënaqshme me familjen dhe miqtë. Në një botë të ndryshueshme dhe të komplikuar, Pashkët na kujtojnë se përtej dallimeve të dukshme, ne kemi shumë më shumë që na bashkon sesa ç’na ndan.

Filed Under: Kulture

GAZETA FRANCEZE (1948) / RIZA LUSHTA, ISH-LOJTARI SHQIPTAR I JUVENTUSIT, KA NËNSHKRUAR NË KLUBIN E KANËS

March 29, 2024 by s p


Riza Lushta (1916 – 1997)
Riza Lushta (1916 – 1997)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Mars 2024

“Le patriote de Nice et du Sud-ouest” ka botuar, të enjten e 4 nëntorit 1948, në faqen n°4, një shkrim rreth angazhimit të futbollistit shqiptar Riza Lushta asokohe në klubin e Kanës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Lushta ka nënshkruar në Kanë dhe padyshim do të luajë kundër Strasburgut

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Klubi i madh Kano-Grasua (Cannes dhe Grasses), i cili shënoi një sukses të madh në kurriz të parizienëve të Stade Red Star, sapo është forcuar në personin e qendërsulmuesit, Riza Lushta, i ardhur nga klubi i Alessandria-s.

I lindur në kufijtë e Shqipërisë dhe Jugosllavisë në vitin 1918, Lushta u kontaktua nga S.O. Montpellier në 1939, por nuk arriti të merrte autorizimet e nevojshme për të luajtur në Francë. Për pesë vjet, ai veshi në mënyrë të shkëlqyer ngjyrat e Juventus Torinos. Ai është një futbollist i kompletuar në kuptimin e plotë të fjalës, inkorporimi i të cilit në radhët e « ascegist-ëve » do t’i japë një frymë të re kuintetit sulmues Kano-Grasua (Canno-Grassois).

Dy ndeshjet e tij, të dielën tjetër në rezervë, kundër Beausoleil dhe të hënën, në jubileun e Morit, i dhanë kënaqësi të plotë trajnerit dhe drejtuesve. Për këtë arsye Lushta u mbajt në Kanë.

Kualifikimi i tij u kërkua në Paris. Nëse arrin në kohë, qendërsulmuesi i ri do të luajë të dielën e ardhshme në Strasburg.

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 58
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT