• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2024

KRIJOHET NË BOSTON SHOQATA LABËRIA ,”NDERI I KOMBIT.”

March 28, 2024 by s p

Në vitin 1908 ,në qytetin e Vlorës u krijua Klubi Atdhetar “Labëria”, shoqata e parë patriotike në Shqipëri, nismë e një grupi patriotësh të njohur në këtë qytet . Themelimi i Klubit Atdhetar “Labëria”, është rrjedhojë e natyrshme e aktivitetit 30 vjecar të Ismail Qemalit dhe e mjaft emrave të tjerë të shquar, të lëvizjes atdhetare të fundshekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. “Klubi Labëria”, vlerësohet si pararojë e krijimit të klimës së përshtatshme për shpalljen e pavarësisë kombëtare, si përfaqësuesja më e denjë e aspiratave patriotike të kohës.

Në vijim të Klubit Labëria, në vitin 1991 u krijua Shoqata Atdhetare Kulturore LABËRIA ”Nderi i Kombit”

Në Boston, lëvizja për krijimin e kësaj shoqate filloi afro 3 muaj më parë nga Znj. Rudina Bardhi. Ajo vendosi kontakte me një grup dashamirësish nga komuniteti lab në Boston dhe qytete të tjera. U krijua një grup nismëtar që mori përsipër përgatitjen dhe organizimin e kësaj dege. Në mbledhjet dhe takimet deri në orë të vona të natës nuk kishte si të mungonte pakëz nga ajo që ndizte muhabetin e pastaj vinte natyrshëm dëshira: t’ja marrim njëherë ashtu hollë –hollë.. Lindi pa e kuptuar grupi lab që na shoqeroi në vazhdim. Ishim te “Çunat e Bostonit “, një organizim i shkëlqyer shqipëtar me një aktivitet të madh,me një ambjent që nuk I mungon asgjë nga Shqipëria, as shkolla shqipe. Ata u bënë Kumbari i grupit Lab.

Grupi nismëtar dhe ai Lab u ftuan në darken e 7-8 Marsit të organizuar nga Çunat e Bostonit.Aty do të bëhej e njohur nisma për shoqatën tonë si dhe grupi lab do të performonte tri këngë.U kalua prova e parë me sukses.

Një sallë e mbushur plot, mbi 260 vetë. Në cdo tavolinë ne vendosëm nga një listë me informacionet e nevojshme dhe me ftesën për t’ju bashkuar Shoqatës Labëria. Në përfundim nga këto lista të plotësuara individualisht prej tyre u anëtarësuan mbi 60 vetë, shumë nga këta me bazë familjare.

Data 23 Mars 2024, nuk na la të merrnim frymë, erdhi shpejt. E ku tjetër mund të mblidheshim në Kuvendin e Parë, përvecse në shtëpinë e shqipëtarisë, te Çunat e Bostonit. Radhë me flamujt e Shqipërisë , Amerikës,Çunave të Bostonit, Labërisë,e të Vatrës.Harta e Shqipërisë Etnike qëndronte hijerënde. Stema e Shoqatës Labëria me simbolin e Kaonise, demi me dy degë lisi rrethuar vezullonte. Hyrja e lirë, ndarja nepër tavolina e lire.

Me shumë vonesë e filluam, por e falëm veten si hera e parë. Nuk do ta lejojmë më të ndodhë në të ardhmen..Kishim pak frikë se kemi edhe ca zakone pak si të rënda, mos na fillonin me dolli pa mbaruar procedurën.

Tre nga të zotët e shtëpisë nuk na lanë të prisnim.Eno,Arti dhe Ardi përpara flamurëve , çelën takimin. Artian Rreza me mikrofonin në dorë shpërtheu: Po ju prezantoj një zonjë. Ajo është RUDINA BARDHI. Është një pjesë e flamurit tone. Është një shqiponjë e shqipëtarisë. Ajo me grupin e saj na bëri të mundur sonte, krijimin e Shoqatës Atdhetare, Kulturore Labëria,”Nderi i Kombit”. E ftoj ate këtu përpara jush dhe dua një duartrokitje të fortë, të fortë fare ama. Ska nevojë të shkruaj une se cfare ndodhi. Edhe duartrokitjet ishin labe, jehonë që nga malet e labërisë që hahen me retë.

Rudina Bardhi u lind dhe rrit në Vlore. Babai i saj ishte nga Vlora dhe nëna nga Progonati. Është e martuar me dy fëmije.Ajo studioi në Universitetin e Tiranës për Fizikë. U zhvendos në Boston në vitin 1999..Këtu ajo vazhdoi studimet në universitete prstigjioze si Duke University and Microsoft. Punoi në institucione të rëndësishme dhe ka mbajtur pozicione të larta në fushën e teknologjisë së informacionit dhe Compliance për kompani shumë të njohura këtu në Boston.

Edhe pse ka qënë larg Shqipërisë për një kohë të gjatë, ajo kurrë nuk i ka harruar rrënjët e saj dhe dashurinë për vendin e saj, vecanerisht Labërinë. Për vite të tëra ajo ka kontribuar për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën tonë shqipëtare këtu në Boston.Kjo është Kryetarja e parë e Shoqatës Labëria ”Nderi Kombit”, Dega Boston.

Nën peshën e emocioneve e mori fjalën Rudina. Nisi me falenderimet sipas zakonit, për miqtë. Nga dega e Vatrës, kryetari Z.Mentor Maksutaj, nga Suhareka dhe disa anëtarë të tjerë të Vatrës me familjet e tyre, Z. Faton Limani , Udhëheqës i organizatës së Studentëve Shqipëtarë të Harvardit, Çunat e Bostonit, Grupin Nismëtar, ,Familjen e saj dhe të gjithë komunitetin shqipëtar, që me thirrjen e parë erdhën në këtë festë.

Qëllimi i Shoqatës Labëria –vazhdoi ajo ,është…..më shumë dëgjoheshin në mikrofon zërat e gëzuar të fëmijëve që vraponin rrotul flamujve. Nje regji origjinale perfekte. Ky është qëllimi I shoqatës sonë, janë keta fëmijë, këta të rinj e të reja dhe familjet e tyre. Ata na kërkojnë neve t’ju mësojmë atyre, gjuhën, zakonet, traditat, veshjet tradicionale, këngët e vallet tona të bukura që dhe ata t’i trashëgojnë në breza.

Prezantoi kryesinë dhe shprehu besimin se me ata ,do të bashkojë dhe udhëheqë familjet shqipëtare në aktivitete origjinale të traditës sonë. Anëtarët e ekipit të saj janë nga Vlora, Lushnja, Nivica, Progonati, Berati e Tepelena.Lebër te denjë.Secili prej tyre do të prezantohet së shpejti në faqet e shoqatës sonë në social media

Më e reja është Izabela Xhalia nga Tepelena.Studjon në Emmanuel College për Financë , në Boston. Ashtu e bukur dhe e turpëshme ajo tha se nata e sotme është shumë impresionuese. Më besuan edhe mua të bëj dicka për labërinë si koordinatore e aktiviteteve të degës. Takova këtu Profesor Limanin që është edhe shefi i Katerdrës së Gjuhës Shqipe të Harvardit. Gjuha jonë është vendosur aty si lëndë me zgjedhje vitin e kaluar. Ai me dashamirësi më sygjeroi të stujoj fort që të arrij nivelet e duhura dhe të studjoj në Harvard. Po që Fatoni është i dashuruar me këngën labe dhe ka për grupin lab një plan të afërt.Nuk po e themi tani por ju e kuptoni vetë. Pasuri e UNESCO , nuk është një shaka.

Drejtuesi për kulturën Z. Julian Balilaj ftoi dhe prezantoi grupin lab I cili këndoi disa këngë që u duartrokitën nga pjesëmarrësit.Pa vështirësi intonohen dhe I tërheq kënga Merqezin,Haxhiun,Dritanin,Neviolin,Turin. Edhe iso ja doli këtë radhë.

Me pas, muzikë, këngë e valle. Lapçen nuk ka nevojë ta përmend se ajo të zgjon vetë. Vazhduam të shijonim ushqimet e përgatitura për këtë darkë. Për ne kishin menduar Çunat e Bostonit, JB Rock and the Wall, Art Painting, Boxford Pizza, Home Town Pizza etj.

Me duartokitje dhe me telefona në duar për foto dhe video u prit Ai, Kurbani kësaj ceremonie. Zakonet e donin aty ku mblidhet labëria. Ferma Laberia kishte menduar për këtë..Dy lebër me kostumet tradicionale e sollën nëparadë dhe bënë prerjen simbolike. Këta njerez ska nevojë t’i pyesësh se nga jane. Kurbani flet vetë, erë Labërie, një natë Shqipërie.

Na ndihmoi ligji për lokalin që duhej të mbyllej mbas mesnate në orën e caktuar se, ndryshe sabahu aty do të na zinte. Aty ne do të mblidhemi cdo herë ,për të bërë gjëra të mira , për të sjellë fëmijet në shkollën shqipe e për të shijuar një darkë “në Shqiperi”, pa paguar avion.Do të jemi bashkë gjithmonë, nuk keni nevojë t’ju dërgojmë ftesa , ejani dhe… Vllazëri të Pandarë, apo jo “Cunat e Bostonit? I madhi Noli e ka ditur mirë: Kur lëngon Shqipëria, zgjohet Labëria..

Boston MA, 23 Shkurt 2024

Teksti dhe fotot Subi Çako.

Filed Under: Komunitet

PROFILI I NAUM PRIFTIT NË LETËRSINË SHQIPE PËR FËMIJË E TË RINJ

March 28, 2024 by s p

Profesor Kastriot Gjika

Universiteti i Tiranës/

Përkujtimi e nderimi i shkrimtarëve e personaliteteve të letrave shqipe siç është rasti i Naum Priftit është njëherazi edhe një mundësi e mirë dhe e volitshme për rivlerësimin dhe ridimensionimin e trashëgimisë së tij letrare. Përgëzoj për këtë arsye organizatorët e kësaj veprimtarie dhe i falenderoj që më ftuan të sjell dhe unë kontributin tim modest. Përzgjedhja e kësaj teme erdhi, së paku, nga dy shtysa të vetëdijshme: së pari, nga shkaku i interesimeve të mia personale në studimin e Letërsisë për Fëmijë e të Rinj e së dyti, nga shkaku se shpesh, kur flasim e përkujtojmë një shkrimtar të përmasave si ato të Naum Priftit, kontributet e tij në letërsinë për fëmijë në përgjithësi i nënçmojmë e i minimizojmë, duke ia nënrenditur vlerat e tij në këtë fushë vlerave e dimensioneve të tij në letërsinë e përgjithshme. Kjo është një problematikë që haset ngado në studimet tona letrare.

Kur flasim për Naum Priftin si shkrimtar për fëmijë, gjëja e parë që mund të theksojmë është angazhimi i tij si krijues në disa zhanre e lloje letrare. Ai la vepra të spikatura në tregimtarinë për fëmijë, në novelistikë, në dramaturgji, në përrallën për fëmijë etj.

Naum Prifti erdhi në tregimtarinë për fëmijë me reputacionin e një zëri origjinal e të spikatur në tregimtarinë për të rritur. Ai u bë shpejt një mjeshtër edhe në letërsinë për fëmijë, përfaqësues i dinjitetshëm i saj. Vëllimi i parë i tij në prozën e shkurtër “Legjenda dhe rrëfime për Skënderbeun” (1979) qe me krijime të mbështetura te folklori shqiptar. Më tej, autori botoi dy përmbledhje me tregime. “Erë mali, erë fushe” (1985) është një kthim emocional në fëmijërinë e shkrimtarit Naum Prifti – një pjesë e tregimeve fokusohen te Lufta Antifashiste dhe te pjesëmarrja e fëmijëve dhe të vegjëlve në këtë epope historike. Një vit më pas vëllimi “Si ylber që vezullon” i kushtohet një grupmoshe më të re.

Kthimi dhe referenca te vetvetja, duke e konsideruar atë si fokus të rrëfimit, i ka dhënë veprës së tij tregimtare besueshmëri e intimitet. Duke ndjekur një praktikë të sprovuar në letërsinë për fëmijë, Naum Prifti ndërton një strukturë të thjeshtëzuar të tregimit. Rrëfimi në vetën e parë e bën personazhin një pjesëmarrës aktiv të ngjarjeve dhe jo thjesht një kundrues të jashtëm e të paanshëm të tyre. Personazhi rrëfimtar kalon nga njëri tregim në tjetrin, në disa prej tyre, duke bërë që vëllimi me tregime të konceptohet edhe si një vepër e unifikuar. Përmbledhja na shpërfaq një larmi tipash e karakteresh. Duket qartë që tregimtari kërkon t’iu ikë shablloneve letrarë, në kërkim të tipave e karaktereve unike. Prozat tregimtare të Naum Priftit shquajnë edhe për një tis të hollë humori që i vesh ato, zaten si krejt veprën e tij. Shkrimtari eksploron duke depërtuar në botën e brendëshme, në mendimet dhe ndjenjat e fëmijëve dhe adoleshentëve. Për një, ndër vlerat që kritika e kohës i njohu vëllimit “Erë mali, erë fushe” është ajo e zgjerimit të tematikës së tregimit për fëmijë.

Përmbledhja me tregime “Si Ylber që vezullon” (1986) duket se synon një grupmoshë pak më të vogël, shkollarë më të vegjël. Aty shkrimtari kërkon të eksplorojë letrarisht ndryshimin e hovshëm psikologjik të moshës më të njomë. N. Prifti ka ditur që në mënyrë shumë inteligjente ta nënvizojë idenë se sado më të zhvilluar të jenë brezat e sotëm, ata janë fëmijë e mendojnë, ndiejnë e përjetojnë si fëmijë. Trajtimi letrar i veçorive të fëmijëve, në fakt e adreson librin edhe te të rriturit, te prindërit dhe edukatorët etj. Temat e trajtuara në tregimet e këtij vëllimi janë tema të ditës. Situatat e treguara janë të përshkuara përherë nga humori. Naum Prifti tregimtar ka stil origjinal, ka profilin e tij vetjak si tregimtar, e njeh mirë veçantinë e tregimit si lloj letrar.

Titulli që e bëri të njohur Naum Priftin në letërsinë për fëmijë është novela “Cikua dhe Beni”. “Cikua dhe Beni” (1964, ribotuar në 1976) është një novelë që i vendos ngjarjet e bëmat e dy heronjve të saj të vegjël në vitet e Luftës Çlirimtare. Me një tis lirizmi e humori rrëfehen ngjarje të verës së vitit 1944. Heronjtë e saj, Cikua 11 vjeç e shoku i tij i ngushtë, Beni 9-vjeçar, jetojnë në një fshat të Kolonjës. Pranë tij, në Ersekë, janë vendosur gjermanët, ndërsa në anën tjetër të fshatit, në male, janë partizanët. Në fshat pllakosin herë njëra palë e herë tjetra. Cikoja, i frymëzuar nga model i një partizani që qëndroi burrërisht ndaj torturave deri në pushkatimin e tij nga armiqtë, i qëndron dhe ai rrahjeve, rrëmbimit të mushqerrës së tij të dashur, Laureshës, etj . Tregimet kanë trajtë aventurore, sepse si e tillë është trajtuar edhe qëndrimi i Cikos dhe i Benit te partizanët në mal. Pas dy ditësh qëndrimin aty, edhe pse s’i pranuan për shkak të moshës, u larguan të lumtur se kishin ç’tu rrëfenin bashkëmoshatarëve të tyre në fshat. Tematika e librit, edhe pse shumë u vlerësua në kohën kur u botua, nuk është pika më e fortë e kësaj novele. Niveli artistik i rrëfimit letrar është merita më e madhe e librit. Autori e njeh më së miri psikologjinë e fshatit, psikologjinë e fëmijëve në fshat dhe psikologjinë e familjes fshatare. Novela pretendon të jetë realiste, por ajo nuk është e çliruar nga njëfarë romanticizmi që buron nga nostalgjia për fshatin e jetesën në të, që në rastin e Naum Priftit, lidhet me përvoja e përjetime personale. Gjuha e veprës është gjithashtu mjaft tërheqëse dhe karakterizuese për ligjërimin e personazheve, si të atyre fëmijë, ashtu edhe të të rriturve.

Personazhi i Cikos është i ndërtuar bukur, me vërtetësi dhe duket që si i tillë ai është ushqyer sa nga prototipa të letërsisë botërore për fëmijë (ai është harakat dhe çapkën si ndonjë Tom Sojer apo Hakëlberri Fin), aq edhe nga vetë jeta vendore dhe letërsia shqiptare për fëmijë. Jo rastësisht ky personazh dhe dyshja e tij me Benin të kujtojnë personazhin fëmijë të Mitrush Kutelit, Çilin.

E ngjashme me novelën e sipërpërmendur është edhe drama për fëmijë “Zani partizani” (1981). E ngjashme jo vetëm për nga tematika, ajo e pjesëmarrjes së të vegjëlve në luftën partizane, por edhe nga fakti që edhe këtu në qendër janë dy djem të vegjël, Zani dhe Fatosi, që duan dhe përpiqen të bashkohen me partizanët. Fabula është e thjeshtë. Gjuha dramatike është e karakterizuar nga një dialog i shkathët, personazhet janë të individualizuar e të karakterizuar bukur. Kjo dramë u vlerësua si një nga më të sukseshmet për kohën e vet.

Është intersant qëndrimi që vetë Naum Prifti ka mbajtur ndaj letërsisë për fëmijë. Në një intervistë të tij në gazetën “Shqip”, më 2 shtator 2006, Naum Prifti pohon se “disa kohë iu shmanga letërsisë serioze, duke u marrë me letërsinë për fëmijë. […] unë letërsinë për fëmijë e përdora në atë kohë si alibi. Pasi shkruaja gjëra të tjera, të cilat nuk mund t’i botoja, i mbaja në sirtar dhe botoja vetëm letërsi për fëmijë”.

Në një kumtesë të tij, mbajtur në Simpoziumin e parë të letërsisë për fëmijë (27-28 maj 1974), Naum Prifti shprehte gjithashtu disa konsiderata që na interesojnë në lidhje me përrallën për fëmijë. Sipas mendimit të tij të shprehur në këtë kumtesë, përralla e kultivuar duhet të ketë edhe karakter njohës. Tek ajo duhet të gërshetohet harmonikisht fantazia me të vërtetën shkencore, ku mjediset dhe situatat duhet të jenë të ngjashme me ato që njohin dhe jetojnë fëmijët.

Kur në përrallë përmendet televizori, automobili, telefoni etj, kjo duhet bërë që të vijë natyrshëm ideja e bashkëkohësisë. Ai mbronte idenë se nuk është shkelje e botës së fantazisë përmendja në përrallë e vendeve dhe sendeve të njohura për fëmijët, si kinema “Partizani”, karamele “Fatosi”, bar kafe “Rozafa” etj. Në përrallën e kultivuar, sipas autorit, duhet që krahas idesë së shëndoshë dhe moralit pozitiv, të gërshetohet edhe karakteri njohës, edhe karakteri shkencor. Të gjitha këto të jepen me fantazi dhe natyrshmëri, mundësisht me një dozë të mirë humori. Saktësisht këto parime shkrimtari Naum Prifti i ndoqi e i zbatoi edhe në veprimtarinë e vet krijuese dhe konkretisht në përrallat që iu dedikoi fëmijëve.

Përmbledhja “Përralla për një muaj” (1989) përmban tridhjetë përralla, nga një për çdo natë, përgjatë një muaji të tërë. Krijimet e tij në këtë zhanër lexohen me endje, janë shkruar bukur e me doza të humorit të shëndetshëm. Lexuesi i moshës së vogël ka rastin të lexojë krijime me ide e mesazhe pozitive. Kështu, fjala vjen, përralla “Cinxëri këngëtar”, me të cilën hapet vëllimi, evokon një situatë nga fabula e njohur e La Fontenit “Gjinkalla e milingona”. Akuzës së Karkalecit se Cinxëri është treguar dembel dhe s’ka punuar gjatë verës, ai vetë i përgjigjet se në fakt, ka punuar fort e është lodhur shumë duke u përgatitur për koncertin e tij, se edhe kënga e të kënduarit është një punë e vështirë që jo kushdo e bën. Kësisoj ai e zgjeron horizontin e fëmijëve edhe me punën artistike dhe estetike, përtej asaj fizike. Përralla “Keri te dentisti” përçon edhe mësimin për kujdesin dhe higjienën e gojës e të dhëmbëve qysh në moshën e vogël. Shembull i bukur i gërshetimit harmonik të fantazisë me shkencën e faktet shekncore është përralla e mirënjohur “Pika e ujit”. Aventurat e personazhit kryesor, Pikës së ujit, në rrugëtimin e saj prej një shpelle të malit Tomorr deri në det e pastaj në qiell e përsëri në tokë, tek e ëma, në fakt janë një ilustrim i qarkullimit të ujit në natyrë. Disa nga përrallat e këtij vëllimi nisin me një situatë reale jetësore e pastaj kjo gërshetohet me një rrafsh fantastik. Kështu, p.sh., përralla “Karkaleci me paterica” nis me një vajzë, Luljetën, që niset t’i çojë bukë të vëllait, Ardit, që punonte me autokombajnë. Teksa ai ha drekën, Luljeta, merr në dorë një karkalec të çalë dhe një brumbull. Bashkëbisedimi i këtyre na çon në nivelin fantastik të përrallës.

Është veçuar si vlerë e stilit përralltar të Naum Priftit kujdesi që ai tregon për onomastikën, për emërtesat e personazheve, çka të kujton disi lojën koniciane me emrat e personazheve. Naum Prifti i formon emrat e përveçëm të personazheve me ndihmën e emrave karakterizues të përgjithshëm të kafshëve, të objekteve, të insekteve etj si Lec Karkaleci, Cin Cinxëri, Mili Milingona, Staf Koku, Strep Koku, Dip Koku, mushkonja Ana Fel, Elefandi Andi, Andre Seni (nga emri i shkrimtarit Andersen), Foka Oka, delfin Dolfi etj.

Në vazhdën e kësaj lloj krijimtarie, Naum Prifti i dha lexuesit të moshës së vogël edhe përmbledhjen “Legjenda dhe rrëfime për Skënderbeun” (1979). Në thelb ato janë rrëfime të ritreguara, të rikrijuara, duke u nisur nga një rrëfim popullor, nga një fragment balade, nga disa vargje të një kënge popullore. Përmbledhja përfshin 19 rrëfime. Të gjitha kanë në qendër të tyre Gjergj Kastriotin dhe epokën e lavdishme skënderbejane. Vëllimi ka karakter njohës, duke hedhur dritë mbi historinë dhe gojëdhënat për Skënderbeun dhe bashkëluftëtarë e bashkëkohës të tij, për betejat më të rëndësishme që ai drejtoi, për gjeografinë historike të Arbërisë etj. Libri pati edhe vlera të qenësishme edukative, sa kohë që frymëzonte e edukonte ndjenja krenarie e atdhedashurie, evokohet besa e mbajtja e fjalës së dhënë etj. Rrëfimet kanë një mbështetje aktive të fuqishme në folklor.

E së fundi, nuk mund të mos e përmendim edhe angazhimin e Naum Priftit edhe në diskutimet letrare të kohës që kanë në qendër problematikat e zhvillimit të letërsisë shqipe për fëmijë. Po sjell këtu veç disa nga artikujt që ia shkroi e botoi në vitet ’70, më së shumti si dëshmi e këtij angazhimi:

Prifti Naum – Dramaturgji për të vegjël – Drita, 15 nëntor 1970

Prifti Naum – Dramaturgjia për fëmijë ka nevojë për heronj frymëzonjës me ideale komuniste – Mësuesi, 20 Janar 1971

Prifti Naum – Çështje të brendisë socialiste në krijimet për fëmijë – Drita 24 mars 1974

Prifti Naum – Disa probleme të letërsisë për fëmijë – Zëri i popullit, 15 dhjetor 1974

Prifti Naum – Për zhvillimin e mëtejshëm të përrallës sonë – Nëntori 6, 1977

Po të shtojmë edhe përkthimet mjeshtrore prej tij të disa prej kryeveprave të letërsisë botërore për fëmijë, plotësohet në 360 gradë vendi i këtij shkrimtari të shquar në letërsinë shqiptare për fëmijë.

Filed Under: LETERSI

Si të mësuarit e një gjuhe ndryshon trurin tuaj

March 28, 2024 by s p

Përgatiti Rafael Floqi/

Zgjedhja e një gjuhe të re – në çdo moshë – krijon shtigje të reja që mund t’ju bëjnë gjithashtu një person më të mirë dhe madje mund t’ju ndihmojnë në shmangien e demencës. Nëse keni mësuar ndonjëherë një gjuhë të re – ose keni provuar – ju e dini se sa e vështirë mund të jetë. Gjuhët amtare duken pothuajse të ndërtuara. Ne i thithim ato natyrshëm kur jemi shumë të rinj. Por të mësuarit e një gjuhe të re, veçanërisht pas fëmijërisë së hershme, mund të jetë një detyrë e madhe, e ngarkuar me lista të gjata fjalorësh dhe fjalë për të mësuar përmendësh, raste komplekse dhe kohë të mundimshme për t’u zotëruar.

Sigurisht që ia vlen përpjekja. Natyrisht në botën e sotme të ndërlidhur, mësimi i një gjuhe të re mund të ndryshojë jetën tuaj. Me siguri do të ndryshojë trurin tuaj.

Rrugët alternative

Të mësuarit e çdo gjëje ndryshon trurin tuaj, natyrisht, të paktën ca. Por mësimi i një gjuhe e bën atë me shpejtësi të lartë. John Grundy, një neuroshkencëtar në Universitetin Shtetëror të Iowa-s, i specializuar në dygjuhësinë dhe trurin, shpjegon se mësimi i një gjuhe të re shkakton neuroplasticitet të gjerë në tru. Me fjalë të tjera, kur mësoni një gjuhë të re, truri juaj riorganizohet, krijohen lidhje të reja dhe formohen shtigje të reja.

Grundy dhe ekipi i tij kanë zhvilluar diçka të quajtur modeli dygjuhësor anterior në posterior dhe zhvendosjes nënkortikale. Kjo është një kafkë, kështu që e quajnë shkurt BAPSS. Modeli BAPSS tregon se në fazat e hershme të mësimit të një gjuhe të re, pjesa më e madhe e veprimit zhvillohet në lobet ballore, në pjesën e përparme ose të përparme të trurit. Por ndërsa flisni më rrjedhshëm në gjuhën tuaj të re, procesi zhvendoset në pjesë të trurit që kanë të bëjnë me atë që Grundy e quan “përpunim më automatik motorik dhe informacion automatik shqisor”. Kjo është pika ku vëreni me kënaqësi se sapo keni lexuar një frazë ose i jeni përgjigjur një pyetjeje në gjuhën tuaj të re pa pasur nevojë të përktheni me vetëdije.

Ky ndryshim është i rëndësishëm sepse përfshin krijimin e rrugëve të reja nervore. Dhe këto rrugë shtesë mund të jenë të dobishme. Grundy ofron një analogji të dobishme: Imagjinoni që gjithmonë merrni të njëjtën rrugë për në punë. Pastaj një ditë, rruga po lahet. Tani Cfare? Nëse do të ndryshonit rrugën tuaj gjatë viteve, do të kishit opsione tashmë në mendje. Ju mund të hipni në një rrugë tjetër dhe ndoshta të arrini në tryezën tuaj përpara se shefi juaj të vinte re se jeni vonë. “Është në të vërtetë vetëm një rimodelim i trurit që e lejon atë të bëhet më efikas”, thotë Grundy.

Por sa shkon një rrugë të gjatë

Një studim i vitit 2012 nga Johan Mårtensson dhe kolegët e tij zbuloi se ky rimodelim mund të jetë i rëndësishëm. Pas tre muajsh studimi intensiv të gjuhës, rekrutët në Akademinë e Përkthyesve të Forcave të Armatosura Suedeze patën rritje të trashësisë kortikale në zonat që lidhen me përpunimin e gjuhës, ndërsa një grup kontrolli, i cili studionte lëndë të vështira si mjekësia dhe shkenca njohëse, por pa gjuhë të reja, nuk kishte asnjë ndryshim.

Studimi i gjuhës nuk duhet të jetë aq intensiv për të pasur një efekt. Ashley Chung-Fat-Yim është një studiuese pas doktoraturës në Universitetin Northwestern, duke punuar në ndryshimet neurologjike midis njëgjuhëshve dhe dygjuhëshve. Ajo kujton një studim të bërë kur punonte nën Ellen Bialystok, një studiuese e njohur në këtë fushë. Një grup studentësh po ndiqnin një orë universiteti në spanjisht. Pas vetëm gjashtë muajsh të një kursi rutinë në gjuhën spanjolle në nivel kolegji, ata zbuluan se aktiviteti nervor ishte rritur në krahasim me studentët që nuk merrnin një kurs gjuhësor.

Një person më i mirë?

Këto ndryshime nuk ndihmojnë vetëm me funksionet gjuhësore. Chung-Fat-Yim thotë se ato ndikojnë në të gjithë pjesën e përpunimit ekzekutiv të trurit, atë që ajo e quan qendra e kontrollit ose CEO e trurit. “Ky është pikërisht rajoni i kontrollit ekzekutiv që përdorin dygjuhëshit për të menaxhuar konkurrencën midis gjuhëve. Ata e përdorin atë zonë për kontrollin e gjuhës, por edhe për qëllime të tjera jogjuhësore”, thotë ajo. Këto qëllime jogjuhësore përfshijnë gjëra të tilla si aftësia për të planifikuar sjelljet e ardhshme, për të monitoruar dhe ndryshuar sjelljen sipas nevojës dhe për të kaluar ndërmjet detyrave.

Të qenit dygjuhësh mund t’ju bëjë gjithashtu një person më të këndshëm. Ka, thotë Chung-Fat-Yim, një lidhje midis dygjuhësisë dhe një teorie të mendjes – aftësisë për t’i atribuar gjendjet mendore njerëzve të tjerë. Fëmijët dygjuhësh duhet të dinë se, të themi, folësi A mund t’i kuptojë të dyja gjuhët, por folësi B mund të kuptojë vetëm njërën. Personi dygjuhësh duhet të ketë “një vetëdije se njerëz të ndryshëm mund të kenë gjendje të ndryshme mendore për të njëjtën ngjarje”, thotë ajo. Autorët e një studimi të vitit 2016 mbi teorinë e mendjes dhe ndjeshmërinë tek dygjuhëshit mendojnë se ka të ngjarë që dygjuhëshit të zhvillojnë gjithashtu ndjeshmëri më të madhe.

Siguroni, Siguroni

Të kesh një gjuhë të dytë mund të ndihmojë gjithashtu për të parandaluar – ose të paktën vonuar – rënien njohjes. “Ekziston një gjetje e qëndrueshme që dygjuhëshit janë në gjendje të shmangin simptomat e demencës për rreth katër deri në gjashtë vjet në krahasim me njëgjuhëshit”, thotë Grundy. Dhe kjo është mjaft mbresëlënëse duke marrë parasysh medikamentet më të mira që kemi mund të shtyjnë simptomat për vetëm rreth një vit apo më shumë.

Nëse po mendoni se është shumë keq, ti ndoshta e ke gabim. Shpesh mendojmë se vetëm fëmijët mund të mësojnë gjuhët me lehtësi. Është e vërtetë që fëmijët e vegjël mësojnë më shpejt çfarëdo gjuhe që janë të ekspozuar. Por kur bëhet fjalë për të shtuar një gjuhë të re, të rriturit nuk janë aq në disavantazh sa mund të mendoni. Chung-Fat-Yim thotë se nuk është aq shumë mosha në të cilën mësoni një gjuhë të re sesa mënyra se si e mësoni atë. Nëse praktikoni shumë dhe zhyteni në gjuhë, mund t’i shihni përfitimet në çdo moshë, veçanërisht kur rriteni.

Filed Under: Sociale

Fotoreportazh nga promovimi i librit të Prof.dr.Nusret Pllana

March 28, 2024 by s p

Prof.dr.Nusret Pllana:” Obelisk në nderim të 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë”

“Autori i këtij libri ka qenë edhe vetë aktor në Luftën Çlirimtare, madje në një dimension dhe rol jashtëzakonisht të rëndësishëm të saj, të cilat kulmuan me çlirimin e Kosovës. Pikërisht për këtë fakt, pra për faktin e autorit-protagonist, ky libër mund të themi se nuk është i zakonshëm, duke qenë se bartë me vete edhe gjendjen emocionale, empatinë psikologjike e shpirtërore, tundimin dhe ndërgjegjen e tij”, tha ndër të tjera, Dr.Sali Sefa.

Cyrih, 23 mars

E shtuna e 23 marsit në Cyrih të Zvicrës ishte ditë shiu e me fjolla të buta bore, por, për bashkatdhetarët tanë nuk ishte pengesë, që të mos shkojnë me nderu punën e madhe të Prof.Pllanës. As agjërimi nuk i pengoi edhe pse disa agjërues duke ardhur në promovim kanë bërë iftarin. Mërgata shqiptare ishte e shpërndarë nëpër disa aktivitete, që ishim të njoftuar dhe që kishim edhe ftesa, jo se nuk ishin të rëndësishme ato, kur e dijmë se organizohen nga mërgimtarët tanë, por vendosëm të shkëpusim kohë jete në një ngjarje tjetër, në një ngjarje që do të mbetet e gravuar brez pas brezi. Ngjarje e mbështjellur me shumë emocione dhimbjeje dhe në fund krenarie. Nga katër anët e Zvicrës, ishin drejtuar bashkatdhetarë për në Cyrih, veprimtarë të dëshmuar të kauzës sonë kombëtare, për ta takuar Prof.dr.Nusret Pllanën dhe për ta dëgjuar kur flet me zërin e tij të dashur për të gjithë. Ditë më parë për këtë ngjarje u njoftuam edhe përmes disa mediave, se do të organizohet promovim libri nën patronatin e shefit të misionit konsular në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha edhe ate nga ora 20.00 në Konsulatën e Republikës së Kosovës, në shenjë kujtimi të 25-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë, manifestim i vetëm në Zvicër dhe në shenjë respekti e falënderimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, do të promovohet libri i Prof.dr. Nusret Pllanës, „INTERVENIMI I NATO-S NË KOSOVË“,“NATO intervention in Kosova” dhe filmi dokumentar „Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844-1999“ të autorëve Nusret Pllana dhe Esat Shala dhe libri i xhepit të autorëve Nuret Pllana dhe Agim Aliçkaj, Vergiss Niemals-Mos harro kurrë! Para se të përshkruaj përmes pak fjalëve ecurinë e promovimit, nuk mundem ta anashkaloj edhe realitetin tjetër, se është shefi i misionit konsular në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, që prej ditës së parë ka filluar të punojë pa u ndalur, orë pas ore, ditë pas dite në mesin e komunitetit tonë, por edhe duke pritur veprimtarë e bashkatdhetarë të shumtë në konsulatën e Kosovës në Cyrih. Kjo është për të vlerësuar lart dhe në fakt po vlerësohet. Sepse me të gjithë veprimtarët që e kanë vizituar është bërë publike dhe ka dëgjuar hallet e dëshirat e tyre drejtpërdrejt. Një punë shumë e madhe dhe e veçantë. Z.Berisha, ka takuar e po takon edhe diplomatë të huaj që jetojnë në Zvicër. Krejt ajo çka dua të them është, se i gjithë stafi i tij, duke u nisur nga Konsulja, zonja Arieta Gallapeni, zv. Avni Zejnullahu, Driton Tahiri, Betim Qorraj, shpesh ju bie që nga e hëna në të hëne të jenë në punë. Respekte për të gjithë. E shtuna e diela, si zakonisht nëpër gjithë diasporën ka aktivitete të mërgatës sonë, por Cyrihu është qendër thuajse e manifestimeve dhe në ato takime konsulata mer ftesa të shumta për ti nderuar.

Kështu ndodhi edhe këtë të shtune. Para konsulatës valonte flamuri i shtetit të Kosovës dhe shumë prej bashkatdhetarëve bënin edhe foto kujtimi në një datë të rëndësishme.

Shpesh përmendej, se nëpër promovime librash nuk ka të interesuar sa do të duhej, por kësaj here, njëra nga sallat modeste e konsulatës ishte përplot e përplot. Në koridor ishin librat e Profesor Pllanës, ato që kishte mundur ti sillte dhe shumë prej veprimtarëve bënin foto para fillimit të promovimit. Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar në ballë të konakur të kësaj ngjarjeje ishte, Z.Vigan Berisha, shef i konsulatës së Kosovës në Cyrih, znj.Arieta Gallapeni, konsule, z.Sali Sefa ish konsul dhe Prof.dr.Nusret Pllana. Të pranishëm ishin edhe Dr. Sali Sefa , PhD.Dashnim Hebibi, Prof.Dr. Fadil Çitaku, z.Riza Demaj, Esat Halilaj, Shefqet Cakolli, Qemal Musliu, Rafet Ademi, Agron Hoti, Florim Useini, Visar Robelli, Agim Pepaj, e shumë të tjerë.

Hapjen e promovimit e bëri z.Vigan Berisha, shef i konsulatës së Republikës së Kosovës, duke e përshëndetur përzemërsisht musafirin, veprimtarin, ish luftëtarin, ish të burgosurin, gazetarin, shkrimtarin, publicistin, profesorin universitar, Prof.dr.Nusret Pllana. Ai pasi përshëndeti musafirin dhe të pranishmit ndër të tjera tha: “Më kujtohet sikur sot edhe pse isha shumë i ri në ate kohë, zëri i Profesor Pllanës: “Ju flet Kosova e lirë! Ishte zëri fitues, zëri i shpresës, zëri më i ëmbël I fitores, se Kosova jonë është e lirë. Të dashur bashkëkombas, kujtojmë e do ti kujtojmë për jetë dëshmorët, invalidët e luftës dhe veteranët si dhe të gjithë veprimtarët kudo që janë edhe juve mërgatë e nderuar, sepse të mos ishim të gjithë bashkë dhe me ndihmën e SHBA-së dhe NATO-s, do të ishte shumë më e vështirë liria.

Profesor Nusret Pllana, hiq më pak se për 24 vjet ka angazhim maksimal, për t’ ia dëshmuar botës përparimtare e demokratike gjenocidin mbi shqiptarët. Nusret Pllana, është në mesin tonë në një natë të veçantë në shenjë kujtimi të 25-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë dhe në shenjë respekti e falënderimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s. Natyrisht se dua të them edhe shumë fjalë, por duke e ditur, se të gjithë dëshironi të thoni ndoj fjalë, fjalën menjëherë ia kaloi mikut tonë, ish konsulit të Repubikës së Kosovës në Cyrih, Dr.Sali Sefa. Dr.Sali Sefa me të marën fjalën tha:

“Të nderuar te pranishëm! Në fillim desha me pak fjalë ta përshkruaj një idealist, pjesëmarrës direkt i pranverës studentore e gjithëpopullore të vitit 1981, ish i burgosur politik në momentet më të vështira te kohës, një pjestarë i ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës, zëdhenës për informim dhe folësi kryesor i Radio stacionit: “Ju flet Kosova e lirë!” Fjala është për autorin e disa librave të botuara, autorin e disa filmave dokumentar të luftës, iniciatorin e ngritjes së një mauzoleu për 1432 fëmi të vrarë, autorin për grumbullimin e fakteve të krimeve e masakrave mbi popullatën civile në Kosovë te kryera nga ushtria dhe paramilitarët serb para dhe gjatë luftës, në mënyrë që të ndihmoj në pregaditjen e një Aktakuze Serbisë, për gjenocidin e kryer mbi Shqiptarët në Kosovë. Sot, këtu me në bashkë është profesori i nderuar i UP z. Nusret Pllana që e përshëndesim! Sot, jam këtu me ju për te thënë opinionet e mia në promovimin e një vepre të jashtzakonshme, poashtu të një autori të jashtzakonshëm! Intervenimi i NATO-s në Kosovë është një kapitull i lavdishëm historie të kombit tonë, ngjarje të cilat i kemi përjetuar të gjithë ne, të cilat, deshëm apo nuk deshëm, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në profilin tonë psikologjik e njerëzorë! Për më tepër kur dijmë se autori Pllana është i njohur me botime rrënqethëse dokumentare ,faktografike e fotografike, që pasqyrojnë, masakrat shekullore që Serbia fashiste ka bërë ndaj shqiptarëve. Autori, me një stil mbresëlënës, fillon me përshkrimin dhe ndërtimin e një konteksti shumë të gjerë, krejt në funksion të asaj teme bosht i këtij studimi, e që është intervenimi i NATO-s në Kosovë për 73 ditë rresht! Shikuar nga prizmi i një vlerësuesi objektiv, rëndësia e këtij libri që po e promovojmë sot del të jetë i jashtëzakonshëm siç e tham në fillim, për shumë arsye se: Autori i këtij libri ka qenë edhe vetë aktor në Luftën Çlirimtare, madje në një dimension dhe rol jashtëzakonisht të rëndësishëm të saj, të cilat kulmuan me çlirimin e Kosovës. Pikërisht për këtë fakt, pra për faktin e autorit-protagonist, ky libër mund të themi se nuk është i zakonshëm, duke qenë se bartë me vete edhe gjendjen emocionale, empatinë psikologjike e shpirtërore, tundimin dhe ndërgjegjen e tij.

Ky është privilegj për autorin -protagonist por, një privilegj i tillë sikur është rasti i Nusret Pllanës, bash këtu te ky privilegj shpeshherë qëndron edhe rreziku që, autorin mund përcjell e të rrëshqasë në ndonjë subjektivizëm, megjithate duke e njohur përmasën tragjike të rrugëtimit tonë historik, duke e ditur së vet autori është deshmitar i gjallë që me kamerën e tij dhe të Martin Çunit faktuan skemat më te tmerrshme të kryer nga regjimi serb në popullatën civiele, fëmijë gra e pleqë ruajti subjektin, është i mirëkuptueshëm dhe nuk e zbehë vlerën autentike të këtij studimi. Për në fund i nderuar Prof. Nusret Pllana, promovimi i librit tuaj në këtë objekt në shtetin Helvetik e që është pronë e shtetit të Republikës së Kosovës është nderë i dyanshëm”. Pas z.Sali Sefa, fjala iu dha, PhD.Dashnim Hebibi i cili përmes disa fjalëve foli për 24 marsin, librat e profesorit dhe për punën e shenjtë siç theksoi ai të Prof.dr.Nusret Pllanës. Po shkëpusim disa fjalë të z.Hebibi: “

„Është bërë një studim cilësor, që edhe profesor, Pllana mbrojti tezën e doktoraturës me këtë temë që e ka titull libri. Lirisht mundem t`ju them edhe ate me shumë fakte, se Profesor Pllana ka lënë një studim të veçant jo vetëm për gjenerat e gjenerata të kombit tonë por edhe për botën demokratike, ku padyshim do të përdoren referenca për të ardhmen. 24 marsi është ditë e shpëtimit kombëtar për popullin shqiptar të Kosovës, por edhe si shkëndijë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Titull i libri që po e promovojmë sonte“ INTERVENIMI I NATO-S NË KOSOVË“, është shkruar në vitin 2010 me redaktor: Prof.dr.Emin KABASHI, Redaktor gjuhësor Prof. Sanije KELMENDI dhe Recensues Prof.dr.Hajredin KUÇI si dhe Prof.dr.Etem AZIRI.Profesor Pllana në faqen 5 apo fjalën e parë të librit shkruan: “ Të gjithë Dëshmorëve të Kombit, që ranë për lirinë tonë, që hapen proceset e mëdha historike për zgjidhjen e çështjes shqiptare, që mundësuan krijimin e kombit modern shqiptar, ua kushtoj këtë vepër! Studimi “Intervenimi i NATO-s në Kosovë” merret me një luftë të mirëfilltë, të cilën e ka filluar dhe e ka zhvilluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në mars të vitit 1999, i erdhi në ndihmë Aleanca e Atlantikut të Veriut me ndërhyrjet ajrore. Shqyrtimi i materialeve ka filluar që nga konferencat ndërkombëtare për çështjen shqiptare, që nga Kongresi i Berlinit, i cili copëtoi tokat shqiptare, deri te Konferenca e Rambujesë, që ishte konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën, në të cilën filloi të zgjidhet problemi i Kosovës, në historinë njëshekullore të pushtimit të saj. Me këtë ndërhyrje NATO-ja po fillonte një mision të ri në kuadër të ekzistencës së vet pesëdhjetëvjeçare, duke krijuar një moral të ri botëror, në të cilin diktaturat fashiste luftohen edhe me armë. Prof.Pllana një jetë ia kushtoi çështjes kombëtare ku ka lënë gjurmë të pashlyera për gjenerat e gjenerate që do të vijnë.

Libri është i ndarë në 6 kapituj me 401 faqe, me mbi 60 burime nga literature kryesore si dhe me literature ndihmëse 44, pastaj me burime të tjera 22. Puna jote me fakte, do ti shërbej gjeneratave tona që do të vijnë edhe ate brez pas brezi, sepse çdo faqe e librit është një jetë, çdo shkronjë është një dhimbje dhe çdo shenjë e pikësimit është një tik tak i zemrës tënde.

Të uroj shëndet, jetë të gjatë fizikisht, sepse jetëgjatësia jote do të jetoj përjetësisht”. Fjalën e morën edhe Prof.dr.Fadil Çitaku i cili foli për librin e xhepit “Mos harro kurrë – Vergiss Niemals” ( gjermanisht – shqip) të autorëve Nuret Pllana dhe Agim Aliçkaj, libër të cilin e kishin përkthyer nga shqipja në gjermanisht me vajzën e tij. Pastaj fjaën përshëndetëse e morën edhe vepritmarë të tjerë, si Qemal Musliu, Riza Demaj. Në vazhdim u shfaqë edhe filmi i shkurtër dokumentar „Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844-1999“ të autorëve Nusret Pllana dhe Esat Shala. Krejt në fund u interpretua edhe një këngë me lahutë. Fjalën e emori edhe autori Prof.dr.Nusret Pllana, pasi përshëndeti dhe falënderoi edhe konsulin, stafin dhe të gjithë të pranishmit ai shtoi:” 1432 fëmijë të vrarë janë në librin tim me emra e mbiemra. Si duket na ka mundur virusi i bajraktarizmit. Harresa është defekti jonë. Pse po harorjmë se çka përjetuam? Të mos e harrojmë gjakun e dëshmorëve. Ti nderojmë edhe më shumë invalidët e veteranët e luftës. Faleminderit NATO! Faleminderit Amerikë! Faleminderit UÇK! Vitet po ecin dhe ne nuk kemi ende një obelisk në nderim të 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Harresa, bajraktarët dhe servilët nuk na duhen. E dini se sa të vrarë kemi. Sa të masakruar. Sa nëna, pleq, gra shtatëzona, fëmijë, këto nuk duhet harruar. Zoti do na malloj nëse i harrojmë dëshmorët. Të ruajmë dhe ta forcojmë edhe ma shumë miqësinë me SHBA-në. Kontributi i diasporës natyrisht se ishte i madh për çlirimin e Kosovës. Ju jeni pjesa më e ndritshme e shoqërisë sonë”. Z.Vigan Berisha, shef i konsulatës së Kosovës në Cyrih, falënderoi autorin dhe të gjithë të pranishmit që kishin nderuar këtë ngjarje të rëndësishme, duke ia kujtuar të gjithë mërgimtarëve, se konsulata është me dyer të hapura dhe do të jemi afër jush në çdo situatë që mendoni se duhet të jemi. Më erdhi mirë, që salla ishte përplot e mbushur. Shihemi në ngjarje të tjera gëzimi. Aty në orën 22.00 u shtrua edhe një koktej nga konsulata dhe patën mundësi të pranishmit ti mernin edhe ato libra që ishin me nënshkrim nga autori dhe të kenë edhe foto kujtimi. Prej Cyrihut, Prof.dr.Nusret Pllana u drejtua edhe në Shtutgart që ta promovoj librin në mesin e mërgatës sonë. Për fund të këtij reportazhi të gjatë, por të shkruar për ata që lexojnë, më duhet përmendur, se edhe pse libri i Profesor Pllanës ka parë dritën në vitin 2010, ai është aktual dhe do të jetë aktual përgjithmonë, brez pas brezi, gjurmë me fakte e referencë e mire për studiues. Prof.dr.Nusret Pllana, shëndet të mirë e jetë të gjatë dhe puna jote është një lloj shenjtërie. Mirënjohje. / Dashnim HEBIBI

Filed Under: Reportazh

SHQIPJA – GJUHA E VETME TRASHËGIMTARE E MËMË PELLAZGJISHTES

March 27, 2024 by s p

Prof. Muharrem Abazaj/

Ka qenë e përditëshmja jonë Dita e cila u dha një lajm shumë pritur shqiptarëve për lashtësimë e gjuhës dhe të kombit tonë. Ajo iu referua revistës prestigjioze Science e cila publikoi para pak ditësh një studim për lashtësinë e gjuhëve të realizuar nga Departamenti i Zhvillimeve të Gjuhësisë e Kulturës në Institutin Max Planck ( Institute for Evolutionary Anthropology) të SH.B.A, duke aktivizuar një grup gjuhëtarësh të përzgjedhur si dhe duke shqyrtuar të dhënat e deritanishme për të gjitha gjuhët e familjes indoevropiane, duke përdorur analizat më moderne, ato të filogjenekikës. Është arritur në përfundimin se gjuha shqipe renditet ndër tri gjuhët më të vjetra indoevropiane. Studimi ka patur një jehonë të madhe në rrethet e gjuhëtarëve shqiptarë, veçanërisht tek mbështetësit e prejardhjes së shqipes nga pellazgjishtja.
Për ne studjuesit, mbështetës të palëkundur të tezës së prejardhjes së shqipes nga pellazgjishtja, ky studim është një inkurajim i fuqiishëm për të shpënë më tej studimet tona. Tashmë është e rëndësishme të arrijmë të sqarojmë se cili është raporti midis gjuhës shqipe dhe këtyre dy gjuhëve të tjera, si dhe raporti i tyre me burmin e përbashkët. Kjo është një çëështje shumë e gjerë, por unë synoj që me këtë shkrim të hedh dritë mbi majën e ajzbergut.

Për djepin, vendin e lindjes së gjuhës parake, mëmës të gjuhëve indoevropiane, ky studim ka bërë disa ndryshime krahasuar me studimet e mëparëshme. Ai ndodhet më në Jug të hipotezës së Stepave të Kaukazit dhe më në Verilindje të hipotezës Anatolike.
Kjo gjuhë, në periudhën zanafillëse të saj, ka qenë gjuha e një komuniteti fare të vogël. Duke qenë e lindur ajo ka qenë në një stad shumë të ulët zhvillimi. Ajo është folur nga ky komunitet për një periudheë mbi 1000 vjeçare. Në këtë periudhë kaq të gjatë kohore ky komunitet do të jetë shumuar. Nga ky shumim ka lindur nevoja për të shfrytëzuar më shumë hapësira të tjera për të plotësuar më mirë nevojat bazë ushqimore. Kjo ka sjellë nisjen e ekspasionit të tyre në kërkim të tokave të reja. Grupe njerëzish me lidhje gjaku, fise, në fillim do të kenë përzgjedhur territoret më të afërta dhe gradualisht nga ky ekspasion janë krijuar venbanime të reja.Të gjithë banorët e këryre venbanimeve të reja kanë patur si gjuhë atë që patën folur para shpërnguljes, gjuhën mëmë. Duke kaluar një kohë të gjatë, larg nga vendlinda e tyre, duke patur përherë e më rrallë komunikim me vendlindjen, kanë filluar diferencat e gjuhës së tyre me atë të mëparshme, të vendlindjes, gjuhën e mëmës. Këto diferenca kanë ardhur si rezultat i vet natyres evolutive të gjuhës, por mundet edhe nga zhvillime jo të njëjta të organeve të artikulimit të tingujve midis fiseve. Diferencat e gjuhës së këtyre fiseve, me kalimin e shekujve, janë bërë aq të thekëshme sa të fitonin tiparet e një gjuhe të ndryshme nga gjuha mëmë, por duke ruajtur prej saj elemente rrënjore bazë. Procesi i eksapansionit të fiseve është zhvilluar si një proces zinxhir. Çdo fis, kur shikonte se toka që ai kishte në dispozicion nuk arrinte t’i përballone më nevojat e tij, shkëputej dhe krijnte diku tjetër venbanim të ri. Këtë eksansion të pandërprerë e favorizonte qënia bosh, e, pa populluar, e sipërfaqeve të mëdha të globit. Krijimi i këtyre venbanimeve të reja,me kalimin e një kohe shumë të gjatë, shpinte gradualisht në krijimin e gjuhëve të reja të cilat sot kanë arritur në 151 të tilla
Fisi i parë që është shkëputur del se kanë qenë ai i anatolianëve, i cili nuk ka patur nevojë të largohet shumë nga vendlindja, pasi ka gjetur kushte të përshtatshme për jetesë po aty pranë vëndlindjes, në Gadishullin e Anadollit. Në periudhën e parë, e cila ka zgjatur me shekuj, ashtu si të gjithë fiset e shkëputura, edhe anatolianët, kanë patur gjuhën e mëmës. Për gjuhët anatoliane si më përfaqësuese është gjuha hitite, e perandorisë hitite. Por edhe kjo gjuhë, me zhdukjen e këtij civilizimi, u zhduk dhe asnjë prej gjuhëve anatolike nuk flitet më sot. Nga gjuha hitite kanë mbetur mjaft mbishkrime. Ato janë shkruar me një tip alfabeti të quajtur kunieforme. Ka patur tentativa për t ’i deshifruar, por nuk kemi të dhëna se cila ka qenë natyra e kësaj gjuhe. Duke qenë një gjuhë e vdekur anatoliania nuk ndihmon aspak për të njohur gjuhën mëmë.

Fisi i dytë që shkëputet pas anatolëve ka qënë ai i tokarinëve. Tokarianët janë vendosur pak më larg vendlindjes, duke u shtrirë deri në Azinë Qendrore, në Xinjiang, territor i Kinës. Gjuha e tokarianëve, ashtu si anatoliania, ka qenë gjuha e mëmës. Gradualisht edhe ajo është larguar nga gjuha mëmë, duke u bërë një gjuhë e veçantë. Edhe tokarishtja është zhdukur. Janë gjetur mbishkrime të saj, ku është përdorur një alfabet që rrjedh nga ai sillabik i veriut indian Brahmi, dhe është quajtur brahmi dolikue. Janë bërë deshifrime, por nuk është arritur ndonjë rezulat që t ’i shërbente njohjes së gjuhës mëmë.
Duke qenë fisi i tretë që shkëputet nga gjiri i mëmës, ilirët, albanianët, shvendosen shumë më larg se dy fiset e shkëputura më parë, anatolianët dhe tokarianët. Ata lëvizin në drejtimin perëndimor, duke u shtrirë nga Mesdheu, Danubi dhe krejt Bregu Lindor i Jonit dhe Adriatikut.

Përcaktimi i gjuhës albanian ( ilirian shqip) si gjuha e tretë me një lashtësi 7ooo vjeçare, na jep mundësinë të shohim realisht lashtësinë e ilirëve në këto troje.
Hostoriografia shqiptare i është përmbajtur tezës se ilirët kanë ardhur në këto troje aty nga fundi i epokës së bronzit dhe kanë gjjetur këtu një popullsi parailire. Mbi kërë fakt historik është mbështetur edhe gjuhësia duke e parë ilirishten si një gjuhë relativisht të re, por që ka përvehtësuar një subsrtrat nga gjuha e parailirëve . Ky studim i fundit e hedh poshtë këtë tezë dhe i sheh ilirët si themelues, përurues të venbanimeve fillestare në këto troje, pra i sheh si autoktonë.
Në kohën kur ilirët janë vendosur në këto troje, ata kanë patur si gjuhë të tyre, atë që kishin edhe fiset e shkëputura para tyre, fiset anatoliane dhe tokarane, pra gjuhën mëmë.
Me kalimin e shekujve edhe ilrët shumohen dhe fillojnë të formojnë grupime sipas lidhjeve të gjakut, fise. Fise të fuqishme ilire arrijnë të bëjnë edhe shtete, mbretëri, por tendenca e përgjithëshme e tyre ka qenë pavarësia e fiseve, vetqeverisja, prandaj dhe janë krijuar shumë fise ilire. Kjo tendecë pavarësie arrinte deri në përplasje midis fiseve. Pozicioni gjeografik bregedetar, pasuritë natyrore, të qenit një urëkalimi lindje – perëndim, kanë qenë shkak i sulmeve të parreshtura të popujve të tjerë për t‘i pushtuar këto territore. Këtij rrebeshi hordhish të huaja, shumë fise ilire nuk arritën t ‘u rezistonin. Gradualisht ata u asimiluan duke mos ruajtur as gjuhën e tyre. Këtij rreziku permanent, me pushtime dhe prap çlirim, arritën t ‘ u bëjnë ballë vetëm pak fise ilire si arbërit, dardanët, përgjithësisht ata ilirë që banonin në trojet ku sot flitet shqip., duke mos u shkulur asnjëherë nga trojet e tyre, duke ruajtur kështu të paprekur edhe gjuhën e tyre.

Shumë popuj të tjerë si helënt, latinët etj, gjuha e të cilëve rridhte nga e njëjta gjuhë mëmë me fiset që përmendëm më lart, filluan të vënë dorë mbi gjuhën e tyre të mëmës. Ata përdorën mjete gjuhësore artificiale për t‘i bërë gjuhët e tyre flektive.. Vunë dorë edhe në shkrimin e saj. Hartuan alfabete të veçanta, por mbi bazën e alfabetit të gjuhës mëmë. Nuk përdorën më shkrimin linear, si të gjuhës mëmë, por fjalët i ndanin nga njëra – tjetra. Këto gjuhë u bënë gjuhë të administratës dhe kulturës. Ato mësoheshin në shkolla.
Fiset ilire, ajo pjesë e tyre që nuk iu nënshtrua asimilimit të pushtuesëve, ata që banonin territoret ku sot flitet shqip, nuk bënë ndërhyrje në gjuhën e tyre. Ilirët ruajtën po atë gjuhë të mëmës, ashtu si ishte, barbare, si e quajti atë Herodoti. Nuk arritën të bëjnë një alfabet të vetin, por për nevoja dokumentash të shkruara, kanë përdorur alfabete të gjuhëve të tjera, më shpesh të greqishtes së vjetër dhe latinishtes.

Edhe pse gjuha e arbër – dardanëve, si çdo gjuhë, ishte në evoluim të vazhdueshëm, duke mos patur ndërhyrje njerëzore, ajo vazhdoi të ruaj po ato tipare të gjuhës mëmë.për një kohë shumë të gjatë.Pa patur siguri për kohën e saktë, por edhe gjuha e arbër – dardanëvenë filloi të ketë një evoluim më të shpejtuar. Filloi të vërë në përdorim elementet gjuhësore: parashtesa, prapashtesa etj. Duhet të ketë ndodhur pas shek X. Por, ndryshe nga gjuhët e tjera, këto elemente gjuhësore të shqipes lindën natyrshëm, pa asnjën dërhyrje artificiale. të dala nga vet brumi i gjuhës së lashtë të saj. Kështu si parashtesa, prapashtesa, mbaresa etj kanë dalë nga vet fjalët njërrokëshe të vet gjuhës së saj të lashtë, të gjuhës së mëmës. Shem. Prapashtesa at e numrit shumës të emrave: ar(at), fush(at), kodr(at), pish(at) etj, ka trajtën e emrit at( baba) të gjuhës së lashtë të tyre.

Këta faktorë që përmëndëm shkurt më lart, kanë bërë atë që gjuha iliro – shqipe të ketë ruajtur një vazhdimësi të pandërprerë, të ketë mbetur një gjuhë e pavdekshme dhe të ruaj më mirë se dy simotrat e saj më të mëdha, atë anatoliane dhe tokarishte, tiparet e mëmës së tyre. Si e tillë gjuha shqipe është gjuha e vetme që trashëgon tiparet esenciale të gjuhës mëmë..
Po cila ka qenë kjo gjuha mëmë? Cili popull e ka folur atë?
Autorët më të hershëm të antikitetit, duke përfshirë edhe Homeri, janë shprehur se poulli më i vjetër është ai pellazg. Mbi këtë bazë, termi pellazg dhe gjuha pellazgjishte, kanë zënë vend prej kohësh në leteraturën botërore. Nisur nga kjo edhe ne i përmbahemi tezës se gjuha parake, gjuha mëmë, ka qenë ajo pellazge.
Duke qenë se gjuha iliro – shqipe është e vetmja gjuhë e vjetër që vazhdon të jetë e gjallë, na jep mudësi reale për ta njohur gjuhën mëmë, pellazgjishten e lashtë.
Prej kohësh shumë studjues kanë arritur në përfundimin se emërtime venbanimesh, malesh, lumejsh, fisesh, prendish, personash etj të një hapësire territoriale shumë të gjerë, të banuar nga fiset e para të shkëputur nga trungu mëmë, të cilët flisnin të njëjtën gjuhë, atë pellazge.në vendeve të ndyshme dhe periudha shumë të lashta, kuptohen vetëm me anën e gjuhës së sotme shqipe.

Por këto fakte, edhe pse e përmbajnë në vetvete këtë të vërtetë, nuk janë të mjaftueshme për ta provuar plotësisht vazhdimësinë pellazgo – iliro – shqipe. Duhen materiale të shkruara, vetëm ato e kanë të rregjistruar saktësisht natyrën e pellazgjishtes së lashtë. Dhe fatmirësisht, materiale të tilla ekzistojnë. Në shumë vende janë në ruajtje një numër i madh mbishkrimesh të lashta.dhe kemi mundur të deshifrojmë mjaft prej tyre. Këto mbishkrime janë gjetur në një hapësirë të gjerë duke filluar nga Azia e Vogël,( mbishkrimet frige) Pellgu i Mesdheut, Gadishulli Ballkanik, në Itali( mbishkrimet etruske) e gjetkë. Mjaft nga këto mbishkrime kemi arritur t ‘ i deshifrojmë me gjuhën tonë, sidomos duke u mbështetur në trajtat arkaike të fjalëve të dialektit të gegënishtes..Një fakt i tillë tregon se në të gjithë këtë territor në lashtësi të gjitha fiset që janë ndarë nga trungu ëmë, kanë folur të njëjtën gjuhë, atë të mëmës, pellazgjishten. Tek të gjitha këto mbishkrime është përdorur një shkrim linear, pa ndarje midis fjalëve. Alfabet që është përdorur njihet në leteraturë si alfabeti fenikas. Mbi bazën e këtij alfabeti, me disa ndryshime grafike, janë ndërtuar alfabetet e greqishtes së vjetër, latinishtes, sllavishtes së vjetër etj..
Materiali gjuhësor i këtyre mbishkrimeve na ka dhënë mundësinë të dallojmë qartë tiparet kryesore të pellazgjishtes. Pellazgjishtja i ka patur fjalët njërrokjore. Trajtat e tyre kanë qenë të ngurta, pasi ajo nuk i ka përdorur mjetet gjuhësore të cilat u jain fjalëve ndryshueshmëri, siç janë parashtesat, prapashtesat, mbaresat, nyjet. Këto fjalë njërrokëshe të pellazgjishtes i kemi sot në gjuhën shqipe ose gati identike, ose si rrenjë të fjalëve. shem: a ( asht), at( baba), am ( nënë),ar ( arë) ur ( urë), di ( me ditë), zi ( i zi) keq ( keq) . Një pasqyrë të plotë të këtyre fjalëve njëokëshe të pellazgjishtes i gjeni në Fjalorin Pellazgjisht – Shqip, të botuar kohët e fundit.
Si konkluzion themi se kemi të bëjmë me një gjuhë të vetme.pellazgo – iliro- shqipe. Në zanafillë, në lindje të saj, ajo është quajtur pellazgjishte, nga emërtimi pellagë i folësve të saj. Po këtë gjuhë, pellazgjishten, e folën ilirët, prandaj u quajt ilirishte. Gjuhën e ilirëve folën arbërit dhe më pas shqiptarët, prandaj u quajt arbërishte – shqipe. Por kjo vijimësi e pandërprerë gjuhësore pellazgo – ilirro – shqipe, ka qenë në një evoluim të pandërprerë , që ka arritur në trajtën që ka sot gjuha jon ëshqipe. Kjo na jep të drejtën që ta quajmë gjuhën tonë shqipe si trahëgimtaren legjitime të pellazgjishtes, të mëmës së gjuhëve
Për albanologjinë zyrtare, ky studim qe si një rrufe në qiell të pastër.Ai i ka hutuar sepse ja u plasi atë tollombace skepticizmi dhe mosbesimi për lashtësinë e gjuhës dhe të kombit tonë. Me kokën ulur, ata nuk duhet të mos humbasin më kohë, por të marrin masa për të oranizuar sa më shpejt të jetë e mundur, një Kuvend të përmasave Ndërkombëtare me qëllim konfirmimin e kësaj lashtësie të gjuhës dhe kombit tonë të vonuar kaq shumë kohë vetëm për faj të tyre.
Foto: orakujtetomorrit.al

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 58
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT