• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2024

SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO – AMERIKANË PASUROHET ME PRURJE TË REJA E PERSONALITETE TË SHQUARA TË ARTIT E KULTURËS

April 23, 2024 by s p

Shkruan:  Mhill Velaj/

Këto ditë në vazhdën e pasurimit dhe angazhimeve tona kulturore në diasporën e SHBA – së shoqata jonë është pasuruar me disa emra të shquar të artit, kulturës, shkencës e veprimtarive atdhetare, të cilët falë kontributit e tyre janë një vlerë e shtuar për shoqatën dhe jetën kulturore të diasporës shqiptare në Amerikë. Anëtarësimi i tyre do ta pasuroj mozaikun kulturor dhe atdhetar, ku së bashku do shtegëtojmë e gjakojmë shtegun integrues e emancipues të kësaj pjese të etnisë sonë. Me poshtë po japim një pasqyrë të shkurtër të këtyre emrave e personoliteteve të cilët me punën e tyre në dekada japin sinjalin e mirë se etja për ruajtjen e traditës, artit, kulturës, e letërsisë sonë nuk ka të ndalur.     

Nexhmedin Syla është i lindur në Shishman të Malësisë së Gjakovës, ku e kreu shkollimin fillor. Diplomoi në Gjakovë në shkollën Normale-5 vjeçare për mësues profesional-pedagog. Studijoi në Akademinë e lartë për Teatër, Film dhe Televizion në Prishtinë, në klasën e aktorit Faruk Begolli. Studijoi edhe në fakultetin e gazetarisë. Punoi 12 vjet moderator, gazetar dhe redaktor në Programin e Parë të Radiotelevizionit të Prishtinës. Bashkë me Hys Shkrelin dhe Florin Kelmendin janë themeluesit e programit të drejtëperdrejtë 24 orësh, konkretisht; Programi i Natës dhe Programi Mëngjesit! Që nga mbyllja e RTP-së (1990) si i pavarur, bartë çertifikimin dhe librezën e anëtarësisë: “International Federation of Journalists” të çertifikuar nga qendra në Bruksel. 

Nga maji i vitit 1992 për pesë vjet ndihmoi zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe, në kantonin e St. Gallenit, në Zvicër. Pas realizimit të filmit artistik “Ankthi” shkon në SHBA për të realizuar pjesën e dytë të filmit, ku në maj të vitit 1998, vendoset në SHBA. 

Në vitet 2022 dhe 2023 botoi katër libra; tre me poezi dhe një me tregime dhe ese: “Mëllef”, “Ritme jete”, “Kulm pezmi”, “Dhe vjen në ditë” dhe “Testamenti”. Ka dhe katër përmbledhje poezishë, të gatshme për botim, dhe një roman në dorëshkrim. 

Si këngëtar ka botuar 6 audioalbume; dhe po aq dhe videoalbume muzikore. Luajti në teatër dhe film. Në Zvicër realizoi dokumentarin gjermanisht “Guri rrokullisës” dhe filmin e metrazhit të gjatë artistik “Ankthi”. Në gazetari ka në përfundim një serial të madh me reportazhe nëpër botë. Jeton mes Nju Jork-ut dhe Prishtinës. 

Gjon Frani Ivezaj është i lindur me 28.8.1953 në Keshevë të Grudës, Komuna e Tuzit. Shkollën fillore e kreu në vendlindjen e tij në Arzë. Më pas ciklin parauniversitar e fillon në Ulqin dhe e përfundon në Klinë të Kosovës, me rezultate shumë të larta në mësime nga ku i lind e drejta e studimit për në universitet. Studimet e para akademike në degën Filozofi e Përgjithshme i kreu në Prishtinë, ndërsa më vonë arrin të diplomohet në Fakultetin Filozofik të Shkupit në vitin 1980. Me ambicjen e një studiuesi të palodhur, shquhet si hulumtues në arkivat më në zë të Europes: në Athinë, Romë, Vjenë, Dubrovnik, Budapest, Zagreb, Sofje, Milano, Beograd, etj. Në vitin 1981 emërohet të punojë në qytetin e Shkupit. Pas rënies së sistemit dhe rëndimit të klimës politike në vend detyrohet të emigrojë në perendim ku sërish vazhdon studimet për inxhinieri në “John Jay College of Criminal Justice City University of New York, 1997-1999”. 

Falë pasionit dhe hulumtimeve gjatë studimeve akademike e në vazhdim, Gjon Fran Ivezaj ka hartuar një sërë materialësh shkencore historiko-filolozofike e kulturore me të cilat lexuesi është njohur me botimet e tij të herë pas hershme. 

Ka botuar: 

”Copëza historie kombëtare”, Studime historike, Shkodër, 2012. 

“Fisi Ivezaj në rrjedhat e historiesë”, Studime historike, Shkodër, 2016. 

”Giurmime historike në rrënjët kombëtare”, Studime historike, Shkodër, 2019.

“lliro-paganët dhe sfidat e Krishterimit në Shipëri”, Studime historike, Lezhë, 2020.

“Rrënjët & malet e Malësisë së Madhe”, Studime historike, Lezhë, 2020. 

“Malësorë të rritur në kullat e gurit”, Studime historike, Lezhë, 2021.

“Nën Hijen e Kullës së Baca Lulit”, Studime historike, Lezhë, 2022.

 ”T’bieshkuemit e Malsorëve dhe Bieshkët e Malsisë së Madhe”, Studime historike, Lezhë, 2022.

“Shkreli”, Studime historike, Lezhë, 2023. 

Përveç këtyre botimeve ai ka edhe një mori materialësh tjera të botuara në revistat shkencore e kulturore në formë kumtesash dhe shkrimesh burimore e arkivore.

Eva Dori është e lindur më 13 qershor 1974 në qytetin e Lushnjës. Ka kryer shkollën e mesme “18 Tetori”. Fakultetin e kreu në Universitetin e Tiranës, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Karrierën e saj profesionale e ka nisur si gazetare në Radio-Televizionin Shqiptar. Për 25 vjet rresht ushtroi profesionin e gazetares. Ka realizuar me dhjetëra emisione, ndër të tjera duhet përmendur: Grila të Grisura – Real Televizion, Ftesë për çaj – telenorbs. Faqja e parë – Tv Koha, Shtëpia e ëndrrave – TV Koha, Mëngjesi i një artisti – Tv Koha, Një ditë e re – Planet Tv, Nuk jam vetëm – TVSh, Fatma, eja në shkollë – Tvsh Mirëmengjesi – Tvsh.

Eva Dori është autore e këtyre librave: 

“Duart e fatit”, Poezi; “Ishulli i Shelgjeve të bardhë”, Poezi; “Bebi Bjond” – Tregime; “Mimozat e para” – Tregime; “Nuk jam vetëm” – Antologji.

Aurel Naqi është i lindur në qytetin e Korçës më 23 Qershor të vitit 1985. Shkollën fillore e ka kryer në, Naum Veqilharxhi’’ ku filloi dhe angazhimet në aktivitet e ndryshme, në teatrin e shkollës, duke luajtur disa role, me tema sociale. Shkollën e mesme e kreu në, “Themistokli Gërmenji ‘’ dhe më pas u largua në Greqi bashkë me familjen. Aty kaloi një periudhë të shkurtër kohe, ku u angazhua në organizatën fetare (The Followers of Jesus) ku çdo të dielë vinte në skenë shfaqje të vogla që trajtonin tema sociale, dhe nga jeta e përditshme me anëtarët e trupës dhe në mënyrë paralele ndiqte shkollën e natës në kurset për të mësuar gjuhën që të vazhdonte me pas studimet. Më pas largohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Albany, New York ku ju drejtua shkollës së filmit, por për shkak të kostos së lartë u detyrua të ndjekë alternativa të tjera, duke u angazhuar vullnetarisht në klubin e regjisorëve të pavarur, (Upstate Independent Filmmakers) për projekte filmike. Në bashkëpunim me një nga instruktorët e shkollës së filmit, arrin të kapë rolin e asistentit producent në një nga filmat historikë dokumentarë “Who Killed Hazel Drew “me regjinë e John Hasler dhe me producente Susie Griswold, emra të njohur për qytetin ku jetonte. Pasioni për letërsinë e shoqëroi dhe në vendin e huaj. 

Në vitin 2019 boton librin me poezi “Tango Nate” në Amazon. Në vitin 2020 me gjithë vështirësitë e pandemisë, xhiron filmin me metrazh të shkurtër “Your Turn” një bashkëpunim Shqiptaro-Amerikan, i zhanrit thriller dhe më pas në 2021 filmin e dytë në zhanrin romancë-dramë “The Last Kiss”. Në Tetor të 2021 boton librin e parë me proza “Në krahët e mbrëmjes fshihet puthja”. Një vit pas botimit të librit kthehet në vendlindje dhe xhiron filmin e tretë me metrazh të shkurtër, por këtë herë në gjuhën shqipe “Aroma e Trëndafilit Të Kuq “. Në tetor të vitit 2022 futet në botim vëllimi i dytë me poezi “Në Buzët e Një Gruaje “.

 Aureli vazhdon angazhimet si në fushën kinematografisë ashtu edhe në letërsi duke botuar në gazeta të ndryshme brenda dhe jashtë. 

Sami Mulaj është i lindur në Tropojë (Tropojë e Vjetër). Ka kryer shkollën e mesme, gjimnazin “Asim Vokshi” në qytetin Bajram Curri. Arsimin e lartë e ka kryer në vitet 1976-1981, në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave (degën e minierave dhe specializimin për pasurimin e mineraleve). Ka punuar inxhinier miniere në minierat e kromit e të kuarcit në rrethin e Tropojës dhe në minierën e qymyrit në Gërdec të rrethit të Tiranës. Ka bashkëpunim të hershëm me organet e shtypit periodik si në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Që në vogëli ka botuar shkrime të natyrave të ndryshme me interes shoqëror e politik, si në ‘’Zëri i Rinisë’’, ‘’Bashkimi’’, ‘’Zëri i Popullit’’, gazeta “Studenti”, Gazeta “Shkëlzeni”, “Gazeta Kosova”, “Rilindja Demokratike”, “Gazeta e Alpeve”, “VOAL” në Zvicër, “Bota Sot”, “Gazeta Illyria” dhe gazeta “Dielli” në New York. Prej vitit 1997 jeton në Amerikë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë, dy djem dhe dy nipër. Është shumë i angazhuar në rrethet patriotike dhe atdhetare të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe një zë i nderuar dhe i dashur i komunitetit, që jeton e frymon me shqetësim për fatet e atdheut tonë e të trojeve shqiptare. 

Ka botuar dy libra me poezi “Lisat e mi të diellit”,’’Buzëqeshja e se Nesermes”, dhe “Dy Anadrinët” të cilat janë pritur me interes nga lexuesit dhe komuniteti artistik. 

Nosh Mernacaj, është i lindur në Rrethin e Shkodrës, me 16 dhjetor 1976. Jeton në NY prej vitit 1999. Diplomuar në Mercy University në 2005 në degën “Shkencat computerike” – Computer Science. Diplomuar në Iona University në 2009 në MBA (Master of Business Administration) dhe eCommerce. Punon si këshilltar teknik dhe strategjik në fushën e Sigurisë Kibernitike prej 13 vitesh. Flet Italisht (Mbrojtur me diplomë nga NYU) dhe Anglisht, përveç Shqipes. Ka njohuri të Spanishtës dhe Rusishtës. Ka shkruar poezi në Shqip, Italisht, dhe Anglisht, si dhe prozë. Në vitin 2004 ka fituar vendin e parë në konkursin e poezisë të organizuar nga studentët shqiptarë të SHBA – së në NY. 

Në vitin 2021 ka botuar librin “Growing Up in Communist Albania”. Libri është shpërndarë në 10 vende të botës, deri në Brazil. Ka marrë vlerësim maximal 5/5 nga Victoria Erwin, redaktore e audiobooks.com dhe kryeredaktore e fangirlnation.com. Është duke pununar për një përmbledhje poezish dhe po punon në një novelë. 

Azgan Berbati është i lindur më 15.03.1998 në Bajram Curri dhe shkollën e mesme e kreu po aty. Aktualisht jeton në SHBA. Ka përfunduar studimet e larta bachelor dhe Master Shkencor në profilin: Inxhinier Agromjedisi. Gjatë studimeve është votëbesuar për t’i përfaqësuar studentët në Qeverinë e Universitetit (senatin akademik). Pastaj në Komisionin Institucional Zgjedhor të Universitetit, detyrë, të cilën e mban akoma. Në vitin 2017-të ka fituar çmimin e parë “Poezia më e mirë” në konkursin e zhvilluar nga Klubi Letrar Pena e Re-Tiranë. Është bashkëautor në disa antologji, revista letrare, bashkëpuntor i shtypit periodik, etj. 

Në vitin 2019-të ka botuar librin me poezi “Britma e heshtjes”. Pastaj, u përzgjodh anëtar jurie për Festivalin Kombëtar Letrar, vlerësuar me medalje dhe çertifikatë mirënjohje. Ka qenë trajner në projekte të ndryshme. Aktualisht merret me projekte të fushës që është specializuar, projekte të shoqërisë civile dhe vazhdimisht me letërsi, veçanërisht, me poezi. Ka në proces botimi librin e radhës me poezi “Tektonika e Shpirtit”.

Filed Under: Kulture

Elect Marko Kepi for NYS Senate

April 23, 2024 by s p

Please help us qualify for the matching funds so that we can win this race.

Kepi need 150 in district donations from Staten Island & Brooklyn to qualify.

Zip codes:

10310, 10305, 10304, 10303, 10302, 10301, 11234, 11235, 11214, 11223 & 11229

Your donation of $250 = $2,550 matched 10 to 1.

Join our fight and donate today.

Donate.markokepi.com

Respectfully

Mark Gjonaj

Please donate & share!

Filed Under: Komunitet

“Firore spektakolare e Izrael-USA ndaj sulmit të Iranit”

April 23, 2024 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Siç është botërisht e njohur, mbrëmjen e së premtes datë 13 duke u gdhirë e shtunë 14 Prill 2024, një sulm/shi me 300 raketa dhe dronë vrasës goditën britalisht hapësirën ajrore (teritoriale) të Izraelit. Nga ky sulm ushtarak i paralajmëruar i Shtetit Islamik të Iranit u testuan dhe sprovuan aftësitë luftarake të mbrojtjes ajrore të Izraelit, si dhe besimi te fuqia e pamposhtur e flotës ajrore të USA dhe UK. Në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s”, kam ndjekur me vëmendje të shtuar ndërsa në vijim po paraqes një përmbledhje me mësimet e nxjerra, impaktet si dhe rekomandime gjeopolitike rreth këtij sulmi ushtarak:

I. Pesë mësimet/mesazhet gjeopolitike nga humbja e Iranit dhe fitorja spektakolare e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit si dhe fuqia flotës Ajrore të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/UK/BE):

Mësimi nr.1: mbas sulmit barbar, u konfirmua se 99 % e raketave dhe dronëve vrasës të Iranit u asgjësuan nga Forcat Ajrore të Izraelit si edhe nga flota ajrore/avionët e gjeneratës së fundit të SHBA, UK, etj.

Përtej show-t mediatik mbi pjesën spektakolare të përballjes së sukseshme të Izraelit të mbështetura nga USA/UK, profesionalisht jam ende i suprizuar, pasi shifra 99 % e raketave dhe dronëve vrasës të asgjesuara në ajër, kapërcen të gjitha historitë, skenarët, pritshmëritë dhe doktrinat e luftës.

E gjej suprizuese këtë shifër (99 %) dhe profesionalisht besoj se ishte: “një kurth i mirë-planifikuar dhe mirë-koordinuar i shërbimeve të Inteligjencës së USA, Izraelit, UK, NATO, ndaj qeverisë (mëndjendryshkur) të Teheranit”, me qëllim: “për t’i demostruar 32 vendeve të NATO-s, Izraelit dhe mbarë botës, fuqinë ushtarake të pakonkurueshme, të pamposhtur dhe shkatërrimtare të Aleancës Transatlantike”.

Mësimi nr.2: Sulmi ushtarak i Iranit ndaj sovranitetit të Izraelit u dënua nga USA, NATO, UK, etj duke e konsideruar si kërcënim jo vetëm për paqen e rajonit. Kjo mbështetje demostron solildaritetin me Izraelin si dhe kohezionin mes vendeve dhe vlerave demokratike dhe botës së qytetëruar. Duhet theksuar po ashtu se edhe OKB, dhe BE kërkuan sanksione shtesë për ta izoluar Iranin nga projektet bërthamore. Ndërsa prezenca ushtarake e ShBA, UK, etj në rajon konfirmon mbështetjen pa kompromis të Izraelit edhe për shkak të një lobi të fortë Izraelit në vendimmarrjet e Washingtonit dhe Londrës.

Marrëdhëniet ShBA-Izrael meritojnë edhe një koment shtesë: “shumica dërrmuese e 195 shteteve të OKB (përfshi Kosovën) e kanë vetëshpallur ShBA aleat strategjik, ndërsa Izraeli dhe Islanda mbeten ndër të vetmet shtete të konfirmuara nga Washington-i si Aleat Strategjik”. Shifrat flasin më fort se fjalët, dhe si shëmbull të kësaj “Aleance Strategjike” përmendim se paketa e ndihmës ushtarake të USA ndaj Izraelit që prej 1948 – 2024 kap shifrën rekord me 130 miliard dollarë.

Nga ana tjetër, nga ky sulm barbar u indetifikuan edhe lista e vendeve që mbështetën Qeverinë Islamike të Iranit, si Rusia-Putiniste, Korea e Veriut, organizatat terroriste Houthi, Hezbollahu, Hamas, apo Dodikët mëndjendryshkur dhe të korruptuar në Ballkanin perëndimor, etj. Prandaj ky mësim (nr.2), mbart edhe një mesazh mbi domosdoshmërinë kritike, për të bashkëpunuar në rrafshin rajonal dhe global në luftën me të keqen e përbashkët, që mbeten shtetet apo organizatat terroriste të sipërpërmendura.

Mèsimi nr.3: ky sulm neo-nazist i Qeverisë Islamike të Iranit (300 raketa kundër një vendi sovran/Izraelit) edhe nëse nuk është planizuar “drejtpërdrejtë nga Kremlini”, është e sigurt, që i shërben përpjekjeve të dëshpëruara të Rusisë – Putiniste, për të hapur një front të ri lufte krahas asaj në Ukrainë. Por dështoi me turp, ashtu si edhe në përpjekjen për ta tërhequr Kinën në luftë me Tajvanin; apo për ta frymëzuar Beograd-in deri në aventurën e “ri-pushtimit ushtarak të Republikës së Kosovës, edhe pse prej Marrëveshjes së Kumanovës (1999) ajo mbetet ende nën përgjegjësinë e trupave të KFOR-it“!

Prandaj fitorja spektakolare e Izraelit dhe USA/UK duke asgjësuar 99 % të raketave vrasëse të Iranit, i dha nje mësim të madh posacërisht edhe Putinit, që: “nëse do të guxonte të kërcënonte dhe sulmonte qoftë edhe 1 metër të cilido nga 32 vendet anëtare do të përballej, do të mposhtej dhe do të poshtërohej nga fuqia shkatërruese e Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/UK/BE)”.

Ky mesazh spektakolar force qëndron njësoj edhe për Ish-Ministrin e prapagandës së Millosheviçit dhe ushtarin-kamikaz të Kremlinit (z. Vučič), që; “Serbia të mos armatoset duke harxhuar kot së koti mbi 1.3 miliad në vit nga mundi popullit serb. Kjo pasi asnjë nga vendet e rajonit nuk kërcënon Serbinë por ajo s’ka fuqi, pra as këllqe për t’u përballur me vendosmërinë strategjike për të rritur aftësitë mbrojtëse të Kosovës (p.sh pajisjen e FSK nga USA me 246 raketave Javelin); si dhe as me fuqinë e pamposhtur ushtarake të Aleancës Euroatlantike”.

Mësimi nr.4, përtej mendjeve të deformuara në Teheran, Kremlin, Korenë e Veriut, (përfshi në Ballkan) duke u përpjekur t’i japin dimension fetar apo “legjitimuar” sulmin barbar të Iranit ndaj Izraelit, kurrësesi nuk kanë të përbashkët me vlerat e fesë Islame. Në fakt frymëzuesit e Teheranit zyrtar dhe jo vetëm, e keqpërdorin fenë për axhendën politike , ndërsa është e mirënjohur se feja Islame mbjell paqe, tolerancë, mirëkuptim dhe bashkëjetesë paqësore, etj.

Pikërisht për këtë arsye, mbas sulmit të dështuar me 300 raketa të Iranit mbi Izraelin, SHBA, UK, NATO dhe BE, i kanë adresuar mesaxhe të qarta Jeruzalemit Zyrtar që: “të vetëpërmbahet në ushtrimin e drejtës recirpoke të shpagimit”. Kjo mbetet një “këshillë e mënçur dhe çarmatosëse për prapagandistët e Teheranit dhe jo vetëm”, që i cilësojnë sulmet e Izraelit si: “fashiste ndaj popullsisë civile”! Pikërisht për këtë, z. Netanyahu ka konfirmuar se “do të vijojnë sulme ajrore, gjithësesi të kufuzuara si dhe të preçizuara vetëm ndaj infrastrukrurave kritike/ushtarake të Iranit”! Ndërsa qëndra e gravitetit të sulmeve të Izraelit, do të vijojë ndaj terroristëve të pa fe (Hamasit, etj) që në Tetor 2023, masakruan qindara qytetarë të pafajshëm, therën si monstra femijë, morën si barbare robër pleq/gjyshër, gra, dhe vajza, etj akte çnjerëzore !

Mësimi nr.5, për të tejkalur keqkuptimet cinike, më duhet ta përsëris se përtej rrethanave specifike që i janë imponuar Izraelit për mbijetesë, “ushtrimi i të drejtës së hakmarrjes propocionale ndaj shteteve apo organizatave terroriste”, imponohet edhe si një sfidë e përbotshme, pasi: “nëse terroristët e Hamasit, apo Shteti Islamik i Iranit, do të gjunjëzonin (në mos shfarosnin) Izraelin, nuk do krijonte kjo një preçedent fatal për sistemin e sigurisë dhe vlerat e qytetërimit në nbarë botën ?!

Kështu, për këdo egocentrik mendjendryshkur por të mirëpaguar, pyetja mbetet: “nëse Izraeli dorëzohet, dhe në një akt të ngjashëm kështu do gjunjëzohej edhe Washingtoni, Londra, Berlini, Parisi dhe çdo vend tjetër demokratik ndaj shteteve ose organizatave terroriste, çfarë pasojash do të kishte kjo mbi shoqërinë njerëzore, harmoninë fetare, bashkëjetesën paqësore” ?!

Situata në terren dhe historia e pas-luftrave na mësojne se rrugëtimi drejt paqes kërkon vizion, përkushtim dhe kompromise të mëdha. Siç dihet, konflikti izraelito-Iranian është vetëm pjesë e një çështje shume komplekse, të shtrirë në dekada dhe që përfshin një mori faktorësh historikë, fetarë, kulturore, territorialë, identitetin kombëtar, interesa gjeopilitike, ekonomike, etj.

Ndërsa, për të mbjellë klimën e bashkëjetesës paqesore do duhet të prevalojnë mekanizmat e diplomacisë dhe një akt falje mes Izraelit dhe vendeve të rajonit mbi një marrëveshje me një paketë gjithëpërfshirëse masash për mirëbesimin reciprok, de-militarizimin, balancat e fuqisë ushtarake, bashkëpunimi ekonomik, etj, ku aktorët ndërkombëtarë, ShBA, OKB, NATO, BE të mbajnë peshë thelbësore.

II. Historia e konflikteve si dhe përpjekjeve për paqe në rajon:

Konfliktet dhe përpjekjet për paqe në Rajon kanë një histori të gjatë dhe i ka rrënjët në “Palestinën historike”, që përfshin Izraelin, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Edhe pse perceptohen brënda “dimensionit fetar”, konfliktet përfshijne çështje të territorit, identitetet dhe interesave kombëtare. Me këtë rast, sjellim në vëmendje listën dhe impaktet e luftrave nga fundi i shekullit të 19 fillimin e shekullit 20-të:

Në fund të shekullit të 19-të, komunitetet hebraike anembanë Europës u përballën me persekutim, ndërkohe që “Sionizmi” i udhëhequr nga Theodor Herzl, u shfaq si projekt për krijimim e një atdheu hebre në Palestinë. Pas Luftës së I-rë Botërore, OKB-ja propozoi një plan paqje me ndarjen e Palestinës në dy shtete, hebreje dhe arabe, me Jerusalemin si qytet ndërkombëtar. Ndërsa udhëheqësit hebrenj e pranuan këtë plan, arabët e refuzuan kategorikisht. Në 1948, David Ben-Gurion shpalli themelimin e Shtetit të Izraelit, ndërsa shtetet arabe, duke përfshirë Egjiptin, Jordaninë, Sirinë dhe Irakun, e kundërshtuan dhe u përfshin në Luftën e I-rë Arabo-Izraelite.

Në vitin 1956, Izraeli, së bashku me UK e pushtuan Egjiptin gjatë krizës së Suezit por presioni ndërkombëtar dhe rrethanat e luftës së ftohtë, i detyroi të tërhiqeshin. Lufta 6 ditore (1967) midis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë, përfshi Egjiptin, Jordaninë dhe Sirinë, rezultoi me pushtimin nga Izraeli të Gadishullit Sinai, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

(1973): Egjipti dhe Siria filluan një sulm të befasishëm ndaj Izraelit gjatë festës hebreje të Yom Kipur. Izraeli jo vetëm e zmbrapsi sulmin, por mori edhe më shumë territore. Marrëveshjet e Camp David (1978): të ndërmjetësuara nga SHBA, i normalizuan marrëdhënieve mes Izraelit dhe Egjiptit, i cili u bë vendi i parë arab që njohu Izraelin.

(1987) Protestat dhe kryengritjet palestineze kundër pushtimit izraelit në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës shënuan Intifadën e Parë. (1993): Negociatat sekrete të Oslos, themeluan Autoritetin Palestinez dhe siguruan një kornizë për vetëqeverisjen në pjesë të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës. Përpjekje të tjera, si Samiti i Camp David (2000), Samiti i Tabës (2001) dhe Konferencën e Annapolis (2007), nuk kanë prodhuar zgjidhje të qëndrueshme në rajon. Marrëveshjet e Abrahamit (2020): Izraeli normalizoi marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe duke thyer qëndrimin tradicional arab për mosnjohjen e Izraelit pa një zgjidhje për çështjen palestineze.

Gjithësesi, mesazhi përbashkët i pas-konfliketeve të sipërpërmendura mbetet: “Izraeli me mbështetjen e aleatëve Euratlantik, jo vetëm ka triumfuar në të gjitha rastet por edhe ka zgjeruar territorin dhe pozitat strategjike, bashkë me të ka rritur edhe peshën gjeopolitike në Rajon”.

III. Peshime krahasuese mes fuqisë ushtarake së Izraelit dhe Iranit si dhe reciprokisht vendet/aleatët:

“Irani me 90 milion banorë, 575 mijë ushtarë aktivë dhe 350 mijë rezervë kundrejt Izraelit me rreth 8 milion banorë 173 mijë ushtarë aktiv dhe 500 mije rezervë. Buxheti i mbrojtjes së Izraelit është 24.3 miliardë dollarë, ndërsa buxheti i mbrojtjes i Iranit është 9.9 miliardë dollarë. Izraeli ka 612 avionë të gjeneratës së fundit (përfshi F-35) ndërsa Irani ka 551 avionë luftimi. Izraeli ka 67 anije luftarake moderne, ndërsa Irani ka një flotë prej mbi 100 luftanijesh; Irani ka 4071 tanke, pra dyfishin e Izraelit me 2200 tanke moderne. Izraeli ka 43 mijë automjete të blinduara, ndërsa Irani 65 mijë automjete të blinduara”.

Aleati Strategjik i Izraelit, është USA (në rastin e fundit Shtëpia e Bardhë konfirmoi se mbështetja e SHBA për Izraelin mbetet e patundur, ndërsa për mbrojtjen raketore, ushtria amerikane ka dislokuar në rajon, avionë shkatërrues, falë të cilave, u shkaterruan pothuajse të gjithë (99 %) të raketave). Ndërsa befasoi edhe Jordania që afroi hapësiren ajrore për avijonet e Izraelit, USA/UK, si dhe “shtetet e gjirit Persik dhe Arabia Saudite me mbështetje llogjistike”!

Aleatët e Iranit (ashtuquajtur boshti rezistencës), janë Rusia, Siria, shtetet dhe grupet terroriste në Irak dhe Jemen, si levizja Houthi, Hezbollahu në Liban, Hamas, etj. Kështu besoj edhe Aleancat bëjnë diferencën mes fuqisë që buron nga fuqia ushtarake sovrane si dhe cilësia e mbështetja së tyre/aleateve.

Pra përtej rreshtimit të 14-in në listën e fuqisë ushtarake dhe numrave, historitë e përballjes me Izraelin, përfshi në ras I we fundit tregojnë se Irani kurrësësi nuk ka as aftësi luftimi dhe as mbështetje të konsiderueshme nga aleatët për t’u krahasuar, aq më pak për të kërcënuar mbijetesën apo mposhtur fuqinë ushtarake të një kombi sovran si Izraeli (që përveç fuqisë ushtarake nga më modernet zotëron armë bërthamore).

E thënë si konkluzion, Izraeli ka treguar se jo vetëm ka fuqi dhe aleanca për ta “mposhtur Iranin dhe grupe terroriste”, por ka kapacitete dhe aftësi operacionale, pra fuqi ushtarake dhe aleanca të qëndrueshme për t’u përballur, mundur dhe dominuar të gjitha vendet Arabe së bashku.

Në shtesë, si në çdo nga qindra vlerësimet për interesat kombëtare, edhe këtë opinion dëshiroj ta përmbyll me disa “rekomandime strategjike” për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare:

I gjej terësisht qesharake që “bollshevikët e prangosur nga sindroma e Stockholmit” i ri-sjellin opinionit kombëtar oshilacionet e Enver Hoxhës: “Izraeli një kobure në duart e SHBA/UK, një Shtet i krijuar nga imperializmi dhe sionizmi reaksionar”. Kjo pasi, për interesat gjeopolitike të Kombit tonë, nuk ka opsion tjetër përveçse ti bashkohet pa hezitim “flamurit të solidaritetit të mbarë botës së qytetëruar”. Ndërsa pushtetarët e të dy vendeve sovrane (Shqipërisë dhe Kosovës) e kanë detyrim shtetëror të dënojnë “me një zë të përbashkët” si dhe të mbështesin përballjen e Izraelit USA, UK dhe aleatëve Euroatlantik në këtë betejë ndaj Iranit, terrorizmit, pra të keqen e përbashkët.

Po ashtu, Tirana dhe Prishtina zyrtare do duhet të konfirmojnë mbështetje të pakushtëzuar për Izraelin jo vetëm për shkak të lidhjeve historike dhe reciprocitetit të mirënjohjes që ka Izraelit ndaj kombit tonë për shpëtimin e Hebrejve nga nazistët gjatë Luftës II-të botërore, por edhe për tu rreshtuar pa kompromis krah ShBA-ve (aleate strategjike e Izraelit) që ka luajtur rol përcaktues jo vetëm për çlirimin dhe faktorizimin gjeopolitik të Kosovës, por edhe specifikisht për njohjen si “surprizë e mençur” në dhomën ovale (në kuadër të Projektit të Presidentit Trump) nga Izraeli në kuadër të paketës 12 miliard €, përfshi autostradën e paqes, linjën hekurudhore, portin në ujërat e thella të Adriatikut, etj.

Në përmbyllje përsëris se “përtej luftës, paqja mbetet sigurisht mision i vështirë por opsioni i vetëm”. Prandaj mbetem besimplotë që Izraeli jo vetëm do të dalë fitimtar nga kjo përballje për mbijetesë, por paqja, vlerat demokratike, fuqia ushtarake dhe interest Euroatlantike do të triumfojnë mbi Iranin, Rusinë -Putiniste, Kim-Jong-un si dhe ndaj çdo shteti, diktarori, apo oganizate terroriste tjeter, në botë.

_______________________________

* Autori, Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit Atlantikut,

Anëtar i Bordit të “Izraeli House”; & ish:

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,

Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.

Filed Under: Analiza

NË EMËR TË KURSIMIT, I FUTEN NË HAK GJUHËS SHQIPE

April 23, 2024 by s p

Jerida Kulla/

Por, redaktorët, “mjekët e heshtur”, që kurojnë me kujdes çdo plagë apo shenjë, që ta sjellin sa më mirë te lexuesi, që ai të ndiejë bukurinë e gjuhës shqipe, magjinë e saj, harrohen, ose një person bën edhe punën e redaktorit, edhe korrektorit, edhe të shtypit. U duket e lehtë puna e redaktorit, që mund të bëjë kushdo, se mburren se e dinë të gjithë gjuhën shqipe. Por nuk është kështu. Mund të dish shumë mirë të flasësh në kafene, po se cila fjalë është e përshtatshme për këtë kontekst, që të lërë shenjë të lexuesit, atë e bën redaktori.

Sot është 23 prill, dita ndërkombëtare e librit dhe e ruajtjes së të drejtës së autorit.

Gjatë përvojës sime 20-vjeçare, si redaktore gjuhësore dhe korrektore letrare, kam kaluar nëpër duar shumë libra, shumë materiale, të tematikave dhe fushave të ndryshme. Secili libër ka pasur të veçantën e tij, si nga tematika, ashtu edh nga mënyra e të shkruarit.

Tashmë po merrem me redaktimin e librave për fëmijë. Disa mund të thonë se të merresh me librin për fëmijë është më e thjeshtë, nuk do shumë punë. Nuk është kështu.

Të redaktosh libra për fëmijë, është më e vështirë, pasi duhet ta përshtatësh stilin, gjuhën sipas nivelit të fjalorit të fëmijës apo grupmoshash që i përket x libër. Fëmija nuk di të përdorë fjalë të huaja, si mami apo babi i tij, kështu që këto fjalë të huaja ia vrasin veshin fëmijës. Në vend të tyre duhet fjala e qashtër shqipe, duke përdorur sa më shumë sinonime apo shprehje frazeologjike, duke edukuar në këtë mënyrë dashurinë për gjuhën shqipe, duke i hapur udhë mendimit se gjuha shqipe është gjuhë e pasur, me shumë mundësi shprehëse. Që në fëmijëri fillon edukimi dhe dashuria për gjuhën. Nëse një fëmijë e ushqen shëndetshëm, edhe truri i tij do të jetë i shëndetshëm; nëse e ushqen me ushqim të shpejtë, rruge, edhe truri i tij do të mendojë sikur është në rrugë. Njëjtë edhe më gjuhën shqipe.

Në Shqipëri kemi libra për fëmijë, që shkruhen nga shkrimtarë për fëmijë, të cilët janë shumë të bukur. Akoma i mbaj mend bëmat e Çufos dhe Bubit Kaçurrel apo aventurat e Kalamajve të pallatit tim. Kanë ditur të futen në zemrën e gjuhës së fëmijëve.

Ka e shkrimtarë që shkruajnë për fëmijë, por fatkeqësisht, asnjë fëmijë nuk ka për të marrë vesh se çfarë ka shkruar xhaxhi shkrimtari. Një gjuhë e fryrë me fjalë të huaja, një zhargon jo i përshtatshëm për fëmijë etj, etj.

Tashmë kur marr një libër për fëmijë, ia lexoj mbesës sime të vogël, që edhe pse nuk flet shumë mirë, arrin të dëgjojë. Madje, kur i pëlqen një libër, e merr, e hap dhe me gishtin e saj të vogël, duket sikur e lexon.

Si mbesa ime ka shumë fëmijë që, kur u pëlqen libri, e marrin kudo me vete. Prandaj shtëpitë botuese, nga mania për të kursyer sa më shumë, të mos e heqin nga lista redaktorin, pasi ai di se si ta shërojë gjuhën nga fjalët e huaja apo të shkruara gabim.

Ndiej kënaqësi, kur mbaroj së redaktuari një libër. Është bukur kur e lexoj për së dyti, po tashmë jo si redaktore (edhe pse kur mundohem të jem lexuese e thjeshtë, “sëmundja profesionale” nuk më lë ta shijoj veprën, pasi lapsi shënon ndonjë gabim, që mund t’i ketë shpëtuar redaktorit të veprës.), po si lexuese, duke u munduar të gjej fjalën e duhur, se si do të tingëllonte kjo fjalë apo kjo figurë te lexuesi, duke rregulluar strukturën e ndonjë fjalie që të dalë më mirë në pah kuptimi i saj.

Të gjithë i rrahin shpatullat shkrimtarit të librit. Dhe me të drejtë, pasi ai është burimi, ku do të shijohet e do të marrë udhë fantazia. Por, redaktorët, “mjekët e heshtur”, që kurojnë me kujdes çdo plagë apo shenjë, që ta sjellin sa më mirë te lexuesi, që ai të ndiejë bukurinë e gjuhës shqipe, magjinë e saj, harrohen, ose një person bën edhe punën e redaktorit, edhe korrektorit, edhe të shtypit. U duket e lehtë puna e redaktorit, që mund ta bëjë kushdo dhe mburren se e dinë gjuhën shqipe. Por nuk është kështu. Mund të dish shumë mirë të flasësh në kafene, po se cila fjalë është e përshtatshme për këtë kontekst, që të lërë shenjë të lexuesit, atë e bën redaktori.

Po flas për ata redaktorë profesionistë, që e kanë redaktimin frymëmarrje të tyre, jo për të ashtuquajtur redaktorë, ku që në kopertinë has gabime, ndërsa në brendësi do të duhet fshirësi i oxhaqeve, që të zezat e gabimeve, t’i bëjë të bardha.

Është edhe ana tjetër, që në kopertinë janë të gjithë emrat që duhen: shkrimtarë, redaktor, korrektor, madje edhe redaktor shkencor e vepra nuk merr dot frymë nga gabimet drejtshkrimore e ideore. Në këtë rast, kush e ka fajin?

Nga anët tona themi: “Faji u bë qyrk e s’e mori njeri”.

Libri shqip ka shumë probleme, të cilat, shumë shkurt, i preka, por, nëse do të duhet t’i shkoqis më gjatë, do t’i futesha në hak, redaktimit të librit që kam në dorë.

Foto: living.al

Filed Under: LETERSI

Këtë Ditë të Tokës, le të festojmë dhe mbrojmë liqenet tona të mëdha

April 23, 2024 by s p

Përktheu Rafael Floqi, nga Howard Learner Chicago Tribune)/

Liqenet e Mëdha janë vendi ku jetojmë, punojmë dhe luajmë. Qytetarët e Çikagos dhe Michiganit nga të gjitha komunitetet derdhen në liqenin e Miçiganit për të shkuar në piknik, për të notuar, për të luajtur futboll dhe Frisbee, peshk, varkë, kajak dhe për të luajtur në plazhe. Liqeni i Miçiganit është yni ynë – pyesni banorët e Çikagos se cila është rruga nga lindja dhe ne tregojmë nga liqeni. Ne të gjithë e duam Liqenin e Michiganit dhe të gjithë banorët e mesperëndimit i duan Liqenet e Mëdha.

Kjo është arsyeja pse në kombin tonë të polarizuar politikisht, mbrojtja e Liqeneve të Mëdha është dypartiake dhe jopartiake. Nuk ka asnjë ndarje partiake në plazhe midis hedhësve demokratë dhe republikanë të Frisbee, dhe të gjithë duan ujë të sigurt për të pirë dhe për të notuar.

Por ne nuk mund t’i marrim si të mirëqenë Liqenet tona të Mëdha. Qytetarët e Çikagos për një kohë të gjatë kujtojnë ujin e ndotur me shkumë të Liqenit të Miçiganit, të mallkuarit e mallkuar që rrëmojnë plazhet dhe ujërat e zeza industriale të papërpunuara të derdhura në liqen. Për shkak të Aktit të Ujit të Pastër dhe politikave të tjera efektive, Liqeni i Miçiganit është fatmirësisht më i pastër dhe më i këndshëm për të gjithë.

Megjithatë, Liqenet e Mëdha përballen me sfida të reja. Luhatjet më ekstreme në nivelet e ujit të nxitura nga ndryshimet klimatike, të kombinuara me erërat më intensive të stuhive që rrahin valë të rënda, po godasin dhe gërryen plazhet, ndërtesat në breg të liqenit dhe blofet. Shpërthimet e algave toksike nga cianobakteret kontaminojnë furnizimet me ujë, dëmtojnë peshkimin dhe e bëjnë notin të pakëndshëm në gjiret me ujë të cekët pranë Toledos, Ohios; Green Bay, Wisconsin; dhe Saginaw, Michigan. Zvogëlimi i mbulesës së akullit të dimrit të kaluar ndikon në ekologjinë e liqeneve.

Këtu janë pesë hapat kryesorë të veprimit për të mbrojtur Liqenet tona të Mëdha:

Mbroni bregdetin tonë të Liqenit të Miçiganit.

Bregu i liqenit të Çikagos është një perlë e parqeve, plazheve, shtigjeve për ecje dhe biçikleta, fusha sportive rekreative dhe vende të shenjta natyrore. Le ta mbajmë atë të pastër dhe të sigurt dhe të vazhdojmë të përmirësojmë aksesueshmërinë dhe objektet publike për ta përmirësuar atë. Po aq e rëndësishme: Le të ndjekim betimin e Hipokratit për “mos bëni dëm” – mos e prishni buzë liqenit. Një shembull: Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane propozon të vendoset dhe të ndërtohet një “objekt” 25 metra i lartë për mbetjet toksike të gërmuara përgjatë bregdetit të Liqenit të Miçiganit në anën juglindore të Çikagos menjëherë në veri të Calumet Park. Ky propozim i gabuar duhet të ndalet dhe Korpusi duhet t’i kushtojë ekspertizën e tij inxhinierike alternativave më të mira. Bregu i liqenit të Çikagos është për njerëzit dhe parqet, jo për depot e mbetjeve toksike.

Përshtatuni me kërkesat për ujërat në rritje që kërcënojnë ndërtesat në bregdet.

Ndryshimet klimatike po krijojnë luhatje më ekstreme në nivelet e ujit të Liqeneve të Madhe, me nivele më të larta dhe më të ulëta. Ne duhet të rimendojmë dhe përshtatim infrastrukturën bregdetare për të qenë më elastike. “Raporti i Ujërave në Rritje” i Qendrës për Ligjin dhe Politikat Mjedisore tregon se mbi 200 komunitetet bregdetare të rajonit tonë kanë shpenzuar tashmë 878 milionë dollarë në vitet e fundit për riparimin e dëmeve nga ngjarjet ekstreme të motit. Le të rivlerësojmë gatishmërinë e ndërtesave në zonën bregdetare – disa me materiale të rrezikshme – për t’i bërë ballë ujërave më të larta dhe valëve të rënda. A mund të përballojnë goditjen? Siguria e para.

Mbani përgjegjës ndotësit nëse kontaminojnë liqenin e Miçiganit

Disa vera më parë, fabrika e çelikut të Cleveland-Cliffs në Burns Harbor, Indiana, shkarkoi sasi të tepërta amoniaku dhe cianidi në liqenin Michigan, duke vrarë mijëra peshq, duke ngritur shqetësime për ujin e pijshëm të sigurt dhe duke mbyllur plazhet e Parkut Kombëtar Indiana Dunes në një fundjavë gushti. Padia për zbatimin e qytetarëve të Qendrës së Ligjit dhe Politikave Mjedisore dhe, më vonë, veprimi federal rezultoi në 3 milionë dollarë në gjoba dhe pajisje dhe praktika të përmirësuara. Padi të tjera të fundit për zbatimin e mjedisit janë ngritur kundër fabrikës së çelikut të SHBA-së dhe rafinerisë së naftës Whiting të BP-së për ndotje përgjatë bregut të liqenit. Dënimet duhet të jenë mjaft të larta për të dekurajuar shkeljet e ardhshme të ndotjes. Më mirë akoma, reduktoni ndotjen dhe mos e bëni në liqen.

Reduktimi i ndotjes bujqësore nga rrjedhjet e fosforit që shkakton shpërthime toksike të algave.

Rajoni i Çikagos u përforcua me politika dhe praktika më të mira për të reduktuar fosforin nga detergjentët, plehrat dhe burimet e tjera nga hyrja në liqenin e Miçiganit. Uji i liqenit i ndotur me shkumë kafe është kryesisht i kaluar. Politikat që ndalojnë fosfatet në detergjentë po funksionojnë dhe kufizimet e reja të lejes së Aktit të Ujit të Pastër kërkojnë që Distrikti Metropolitan i Rikuperimit të Ujit të Çikagos së Madhe të heqë fosforin nga shkarkimet e ujërave të zeza.

Në të kundërt, shumë gjire ujore të cekëta të Liqeneve të Mëdha po rrënohen gjithnjë e më shumë nga shpërthimet e algave toksike. Për fat të keq, Liqeni Erie është i njohur për shpërthimet vjetore të rënda të algave toksike dhe nuk ka asnjë dyshim për shkakun. Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Ohajos, rreth 90% e fosforit që hyn në liqenin Erie pranë Toledos shkaktohet nga ndotja nga rrjedhjet bujqësore – kryesisht plehra të tepërta nga fushat e mëdha bujqësore dhe pleh organik nga operacionet e ushqimit të përqendruar të kafshëve që kufizojnë mijëra derra, lopë dhe pula në kafaze të ngushta. Plehrat dhe plehrat derdhen në rrugët ujore lokale të pellgut të lumit Maumee dhe derdhen në liqenin Erie. Rezultati: ujërat e ndotura pothuajse çdo verë. I njëjti problem dëmton Green Bay, Saginaw Bay dhe, gjithnjë e më shumë, gjiret e Liqenit Superior.

Çfarë nevojitet?

Standarde rregullatore të detyrueshme që kërkojnë nga këta ndotës bujqësorë industrialë të pastrojnë operacionet e tyre dhe të zvogëlojnë ndotjen që dëmton cilësinë e ujit të Liqeneve të Madhe, kërcënon furnizimet e sigurta me ujë, dëmton peshkimin dhe ekosistemet ujore dhe parandalon lundrimin me varkë, notin dhe peshkimin e këndshëm për miliona njerëz.

Mbani ujërat e zeza jashtë liqenit të Miçiganit.

Ndotja nga rrjedhjet e ujërave të stuhisë e vajrave dhe kullimit të papërpunuar në sistemin e kanalizimeve gjatë stuhive të dendura të shiut që nganjëherë vërshojnë sistemin e trajtimit, duke shkaktuar ujëra të kontaminuara të liqenit dhe not të mbyllur në plazh. Infrastruktura e gjelbër që thith dhe redukton ujërat e përmbytjeve dhe ndarja e ujërave të stuhisë dhe ujërave të zeza janë të nevojshme për të mbajtur të pastër liqenin Michigan. Ky është një investim për një të ardhme uji më të pastër dhe më të sigurt.

Këtë Ditë të Tokës, le të festojmë progresin dhe gjithashtu të njohim veprimet e nevojshme të politikave dhe punën e palodhur për të qenë kujdestarë të mirë që mbrojnë Liqenet tanë të Mëdha për t’u përdorur dhe shijuar nga të gjithë.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 61
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT