• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2024

25-vjet çlirim, e përjetshme mirënjohja kombëtare ndaj ShBA/NATO!

June 12, 2024 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Pikërisht si sot, 25-vjet ose plotë një çerek shekulli më parë, nisi zbarkimi i trupave tokësore të NATO-s në Kosovë. Prandaj 12 Qershori 1999 mbetet përjetësisht i skalitur në memorien e historisë sonë kombëtare, si data zyrtare e çlirimit të Rëpublikës së Kosovës nga ushtria barbare e Millosheviçit. 

Para së gjithash, si për çdo 12 qershor, dëshiroj t’ju përcjell mbarëshqiptareve, urimet më të përzemërta për 25 vjetorin e çlirimit nga pushtuesit sllav të gjysmës së kombit, Kosovës sonë martire.  

Me këtë rast, na duhet ta përsërisim edhe më fortë që12 Qershori 1999 është jo vetëm një datë e përuljes së mbarëshqiptareve ndaj të rënëve/Dëshmorëve të Atdheut, por mbetet edhe një datë e nderimit të merituar ndaj luftëtarëve si dhe sakrificat popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi në shekuj.

Por 25 vjet mbas çlirimit të Kosovës nga pushtimi Serb, shpresoj edhe më shumë që memorien Institucionale dhe kombëtare do të mbetet përjetësisht e kthjellët, që: “çlirimi i Kosovës dhe realiteti i ri gjeopolitik, nuk erdhën brenda një date të vetme (12 Qershor 1999)”, pasi ashtu si edhe njihet botërisht: “çlirimi nga pushtimi Serb në12 Qershor 1999, nuk u arrit vetëm nga luftrat, gjaku i derdhur, qëndresa si dhe sakrificat sublime në shekuj të popullit të Kosovës”! 

Prandaj, për shkak të së vërtetave, shpresoj që Ne si Komb ta “pranojmë fisnikërisht” se kryesisht (sigurisht jo vetëm) falë ndërhyrjes së fuqisë ajrore të NATO-s, Millosheviçi u imponua të nënshkruaj kapitullimin dhe tërheqjen e forcave pushtuese (ushtarake dhe policore) deri në kufijtë e përcaktuar nga rezoluta 1244, kufij që u shenjtëruan edhe në Flamurin e Republikes se Kosovës nga Sh.T. Presidenti Ibrahim Rugova. 

Po ashtu, do të mbetet përjetësisht e mirënjohur se, që para datës 12 Qershor, pra nga 24 Marsi historik deri në 10 Qershor 1999 (kur Sekretari i Përgjithshëm z. Solana, urdhëroi ndalimin e bombardimeve ndaj Serbisë); SHBA/UK dhe NATO u angazhuan për herë të parë në një fushatë ajrore ose në luftë “jashtë artikullit 5” (pa miratimin e KS/OKB) por ndërsa gjykata e legjetimoi, historia e ri-konfirmoi NATO-n si: “Aleancën më të fuqishme ushtarake si dhe e besimit te liria, paqja dhe vlerat demkratike në mbarëbotën”.  

Së dyti, përtej definicioneve në doktrinat e luftës (mbi pushtimin dhe çlirimin), në vijim po paraqes fakte dhe konsiderate strategjike: “pse 12 Qershori 1999 është zyrtarizuar si data e çlirimit të Kosovës”?  

Më 9 Qershor 1999 (pra 3 ditë para datës 12) në Kumanovë të MV ishte nënshkruar Marrëveshja Teknike Ushtarake ndërmjet palës fituese/NATO dhe palës humbëse/RFJ, marrëveshtje që hyri në, hyri në fuqi më 11 Qershor 1999 duke legjitimuar ndërhyrjen me trupa tokësore ditën tjetër, 12 Qershor 1999.  Me Marrëveshjen e Kumanovës, NATO ndaloi bombardimet ndërsa Serbia detyrohej të terhiqte të gjitha forcat policore dhe ushtarake nga territori i Kosovës. Por, në Kumanovë përfaqësuesit e UÇK-së nuk ishin as palë nënëshkruese, as presente, ndërsa u vendos shndërrimin i UÇK-së në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Pra, më 12 Qershor 1999, NATO nisi zbarkimi i trupave të këmbësorisë në Kosovë, dy ditë më parë (10 Qershor) Këshilli i Sigurisë së OKB-Së, kishte miratuar Rezolutën e Anthisarit nr. 1244, sipas të cilës në Kosovë u legjitimua dërgimi i 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.  Thënë këto, ndërhyrja e NATO-s me trupa tokësore, konfirmoi vendosmërinë e perëndimit për të gjunjëzuar një kriminel lufte si Millosheviçi, si dhe megjithë përpëlitjet e Ariut të plagosur/Rusisë, kjo ngjarje ndryshoi përjetësisht hartën gjeopolitike të rajonit, në favor Aleancës Euroatlantike si dhe të kombit Shqiptar. 

Së treti, pa mëdyshje, që edhe 25 vitet pas çlirimit të Kosovës apo 30 muajt e luftës neo-naziste të Rusise-Putiniste në Ukrainë: “qëndrimet dhe veprimet e Beogradit Zyrtar, i gjej të sikronizuara me endrrat dhe interesat gjeopolitike të Rusisë në Ballkan”. Gjithësesi, Moska ka dështuar për të ndezur një front të ri lufte, duke frymëzuar dhe armatosur grupet kriminale në veri të Kosovës si dhe për të mbajtur ndezur frymën antiperëndimore/USA në rajon. 

Pavarësisht kësaj, ndër aktorëtrajonale në krye qëndron presidenti serb Vuçiç i cili pasi ka dështuar për të bërë viktimën apo për të pirë nga 4 nëna (Moskë, Washington, Bruksel, Pekin), së fundmi dalldisi se: “solidariteti i BE-së është një përrallë“, si dhe bëri thirrje për “miqësi prej çeliku” me Kinën! Po ashtu ka keq-dështuar edhe trimërimi Tij mbas lufte mbi: “Kufijtë e rinj shtetëror në Ballkan apo (mos) njohjen e Kosovës”, të cilat vetëm minojnë dialogun dhe rrezikojnë axhendën e integrimit të Serbisë drejt BE. 

Ndërsa, 15 vitet e fundit: “shqetësimet strategjike mbi armatosjen deri në dhëmbë dhe (keq) shpërdorimin e Beogradit nga Kremlini”, i kam adresuar si pyetje të publike, ndaj z.Vuçiç: “përse shpenzon më shumë se 1 miliard € në vit për armatatosjen nga Rusia me Tanke; Mig-29, Helikopter luftimi, raketa Pantsir-S, etj ? Përse 3/4 e strukturave dhe fuqisë ushtarake ofensive i ka dislokuar në kufijtë shtetërorë të Kosovës (?); nga cili vend apo Aleancë rrezikohet tërësia territoriale e Serbisë (?); apo integritetin e cilit vend sovran, përveçse të Kosovës kërcënon Serbia”? Thënë këto, më duhet ta përsëris qartë, përfshi për gjeneralet dhe mëndjet putiniste jo vetëm në Beograd: “përsa kohë të ketë prezencë të SHBA/NATO në terren, agresioni ushtarak kundër tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, përveçse nje aventurë vetëvrasëse e Serbisë mbetet një mision tërësisht i pamundur!

Së katërti, megjithë përpjekjet dhe progresin 25 vjeçar për tu larguar nga urrejtja dhe gjakëderdhja shekullore, paqja, siguria, stabiliteti demokratik dhe ardhmëria euroatlantike për 6 vendet e ballanit perëndimor mbetet ende një sfide serioze. Edhe përgjatë çerek shekullit të fundit: “Ambicjet geopolitike të Rusisë – Putiniste; ushtarët e oshilacioneve të Millosheviçit në Beograd apo Dodikët e droguar nga Moska”, jo vetëm kërcënojnë sovranitetin e Kosovës, por edhe stabilitetin dhe axhendën e integrimit të 6 vendeve te ballkanit perëndimor (përfshi Serbinë), si dhe sfidojnë vlerat demokratike, fuqinë ushtarake, kohezionin dhe interesat e Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/UK/BE) në rajon.  

Gjithësesi, përkundër riciklimit të rrënjve të konfliktit besoj edhe më fort se paqja mbetet opsion dhe misioni i vetëm, në mënyrë që siguria të perceptohet dhe konsumohet përtej historisë së përgjakshme, në interes të sigurisë së jetës, pronës, prosperitetit të qytetareve edhe në vendet e ballkanit ende të pa integruara në BE.

Nga ana tjetër, historia e mbas-konflikteve na ka treguar, se marrëveshjet e Paqes dhe nuk kanë për të funksionuar, pa shtruar themelet e mirëbesimit reciprok mes popujve. Krimea, është shëmbull i gjallë, ku arritjet nga Marrëveshja e Paqes-2014, po shpaguhen me gjakun e qytetarëve Ukrainas dhe Rus. 

Së pesti, fatëkëqesisht për 25 vjet, palët ende nuk po i zgjidhën dot mosmarreveshjet ndërshtetërore dhe ndërkufitare, ndërsa Serbia dhe Kosova do duhet të tregohen seriozë për të zhvilluar masat e mirëbesimit reciprok dhe bashkëjetesës paqësore mes popujve. Në kapacitetin e ekspertit, në vijim gjeni përmbledhje me “5 rekomandime strategjike” për sigurinë afatgjatë dhe ardhmërinë Euroatlantike rajonit:

1. Beogradit zyrtar i duhet “t’i harrojë kërcënimet-neo-Staliniste” për valëvitjen e flamurit Serb në Kosovë si dhe riciklimin e fushatave të përgjakshme ndaj popullit Shqiptar. Për të mirën e Serbisë, të mos shpenzoj kot 1 miliard € në vit nga taksat/mundi i popullit serb, pasi ka ZERO, aftësi, ose këllqe të përballet me fuqinë ushtarake të USA/NATO-s dhe aftesite e përmiresuara të FSK; të heqë dorë nga ëndrrat për “të pirë” nga 4 nëna (Moska, Brukseli,Washingtoni & Pekini). Ndërsa, z.Vuçiç të mos riciklojë oshilacionet e Millosheviçit dhe as të bejë trimin tërbuar duke kërcënuar perëndimin (ose me Serbinë ose me Kosovën..!); por as viktimën dhe as të irrituarin, pasi, siç është konfirmuar nga Pentagoni edhe 246 raketat Javelin të miratuara nga DASH/SHBA për FSK, nuk janë kapacitete sulmuese por për të ushtruar të drejtën sovrane të vetë-mbrojtjes territoriale të Kosovës nga çdo armik potencial, që në fakt mbetet vetëm Serbia, apo Jo?

3. Prishtina Zyrtare, pa u konsultuar me ShBA, kurrësesi nuk do duhej/t të marrë vendimmarrje me impakte strategjike, që minojnë themelet e besimit me “çlirimitarët e vërtetë/USA/NATO, që prej 25 vitesh vijojnë të mbajnë peshë kritike për sigurinë dhe ardhmërinë e Kosovës”. Për më shumë, do t’i këshilloja vllazërisht aktorët mëndjehapur të Prishtinës që: “riciklimin e kërcënimeve ushtarake të Beogradit ndaj Kosovës”, të mos i konsiderojnë me triumfalizëm populist, por si “përgjegjësi e lartë shtetërore për të ndërtuar Kosovën moderne”, përtej prezencës së NATO-s (që nuk do të jetë e përjetshme); vendin ku, qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të ndihen të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin e Kosovës nga konsumatore në kontribuese për sigurinë si dhe integrimin e rajonit në NATO dhe BE!

3. Ndërsa, parnerëve strategjik, aktorëve dhe Ekspertëve/kolegëve në rajon, Washington, Bruksel, etj do t’i ri-sugjeroja që perspektivën e paqes dhe stabilitetin e Rajonit, ta para-kushtëzojnë me rikthimin e vetëm dy Masave të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave Beogradi “të imponohet” se: (A) do të ruajë balancat e fuqisë ushtarake duke mos kërcënuar integritetin teritorial të Kosovës; (B) nuk do të vendos instalime dhe as aktivitete ushtarake (25 km distancë ajrore dhe 10 km tokësorë), në kufijtë shtetërore mes vendeve, dy kushte që gjithësesi duhen të monitorohen nga USA/NATO/BE, që mbeten faktor kritik për paqen në rajon. 

4. Faktorët institucional në Tiranë dhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare të lëne me mënjanë krenarinë primitivo-bollshevike, por të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe përgjegjësive shtetërore duke jetësuar një Patformë Strategjike: “2Shtete sovrane 1Komb i vetëm” si dhe konceptit “Smart/mënçur” mbi sovranitetin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. Sigurisht që: “ky projekt nuk ka kurrësesi lidhje me dalldisjen bollshevike që buron nga fuqia elektorale e mbi-Pushtetit dhe as me pushtetarë kusarë që dridhen në SPAK; por as me pluralizmin fasadë dhe as me aguridhet 50 milioneshe € për FSK, të ish-Kryetarit vulëhumbur (nga dje) si dhe vetëm një grushti egocentrikësh të sëmurë rreth tij”.

5. Përkundër: “vendimarrjeve të pakonsultuara dhe kakofonisë internacionaliste”, Tirana dhe Prishtina zyrtare, e kanë përgjegjësi të lartë shtetërore të demostrojnë mirënjohje kombëtare ndaj ShBA/NATO/UK, ndërsa për projektin “2Shtete Sovrane, 1Komb i vetëm” duhe te garantojne SHBA/NATO/BE se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon por do të kontribuojë për paqen afatgjatë në 6 vendet e rajonit, përfshi Serbinë.   

Në vënd të përmbledhjes, përsëris që, 12 Qershori 1999 mbetet një datë për të na kujtuar Ne si Komb jo vetëm çlirimin e Kosovës nga pushtuesit Serb, si ngjarje që meriton të skalitet edhe si datë e mirënjohjes mbarë-Kombëtare ndaj USA/NATO-s por si dhe dita e falënderimeve ndaj 36 vendeve si dhe emër për emër mbi 500 mijë ushtarakëve të KFOR-it, që për 25 vjet vijojnë të mbrojnë paqen në Kosovë dhe Rajon.

Ndërsa, përkundër riciklimit të urrejtjes dhe gjakëderdhjes shekullore, besoj edhe më fortë se 12 Qershori 1999 do të mbetet një këmbanë për të mbajtur zgjuar kujtesën e popujve të ballkanit perëndimor: “paqja mbetet misioni i vetëm, në interes të sigurisë së jetës, pronës, mirëqënies së qytetarëve si dhe ardhmërisë euroatlatike të Shqiperisë, Kosovës, MV, Malit të Zi, Bonje-Hercegovinës dhe Serbisë”!

* Autori, Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit Atlantikut; & ish:
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.

Filed Under: Opinion

NDIKIMI I LIDHJES SË PRIZRENIT MBI MENDIMIN DHE PUBLICISTIKËN SHQIPTARE

June 11, 2024 by s p

Milazim KRASNIQI/

Lidhja e Prizrenit është ngjarja më e rëndësishme në historinë e re të shqiptarëve sepse i nxjerrë për herë të parë qartë kërkesat politike e kulturore të shqiptarëve për të krijuar identitetin kombëtar e rrjedhimisht edhe shtetin kombëtar shqiptar. Programi i saj kryesor filloi si program politik dhe format e organizimit si një organizatë politiko-ushtarake. Këtë model të organizimit e imponuan ngjarjet që u zhvilluan në Perandorinë Osmane (imponimi nga ana e Rusisë i Traktatit të Shën Stefanit, që copëtonte territoret shqiptare) dhe Kongresi i Berlinit i vitit 1878, i cili edhe legjitimoi gllabërimin e tokave të banuara me shqiptarë nga shtetet e reja ballkanike, Serbia e Mali i Zi. Pas shpërbërjes së Lidhjes së Prizrenit, si organizatë politike-ushtarake, shqiptarët iu kthyen organizimit kulturor, duke gjetur hapësira të reja të mobilizimit kombëtar e të afirmimit të ideve komb-formuese e shtet-formuese.

Ky rend i lëvizjeve në kuadër të Rilindjes Kombëtare, fillimisht si lëvizje politiko-ushtarake e më vonë kulturore, ishte i imponuar nga rrethanat e pafavorshme me të cilat u ballafaquan shqiptarët në shekullin XIX. Natyrisht, mobilizimi politik e ushtarak në atë përmasë kombëtare ka qenë i frymëzuar edhe nga frytet e lëvizjes kulturore që ekzistonte edhe më herët në gjirin e lëvizjes, por që ishte më e zbehtë dhe në një proces më të ngadaltë konsolidimi. Zhvillimet politike ndikuan si katalizatorë edhe për dinamizmin e lëvizjes kulturore shqiptare. Urgjenca e zhvillimeve politike ia imponoi edhe lëvizjes kulturore tonin dhe tematikën kryesore që do të trajtohej prej saj. Ishte fjala për një reagim urgjent, ndaj faktorëve të jashtëm që po e kërcënonin kombin shqiptar me zhbërje. E para, pasi Perandoria Osmane u detyrua pas disfatës në luftën ruso-turke që të pranonte projektin rus të emërtuar si Traktati i Shën Stefanit (1877), kjo u përjetua si rrezik direkt për shqiptarët. Lëshimet territoriale të cilat po i bënte Perandoria Osmane në favor të krijimit të një shteti të madh bullgar, përfshinin një hapësirë të madhe të territoreve shqiptare. Traktati parashihte që Bullgarisë t’i jepej Maqedonia e sotme, Kosova deri në Sharr, Shqipëria e mesme, duke u zgjatur deri në bregdetin e sotëm shqiptar. Fuqitë e Mëdha evropiane nuk kanë pasur si ta pranonin këtë projekt, pasi që me të Rusia do të merrte zemrën e Ballkanit.

Si rezultat i refuzimit të Fuqive të Mëdha ndaj Traktatit të Shën Stefanit, në qershor të vitit 1878 u organizua Kongresi i Berlinit, në të cilin u anuluan vendimet e Traktati i Shën Stefanit. Edhe pse nuk u pranua krijimi i Bullgarisë së Madhe, sipas projektit rus, në Kongresin e Berlinit u bë një vizatim i ri i hartave të Ballkanit, që rezultoi me pavarësinë e Serbisë e Malit të Zi dhe me pranimin e një Bullgarie autonome. Shqipëria e Kosova bashkë me Maqedoninë e sotme mbeten edhe më tutje nën Perandorinë Osmane. Me një fjalë, Kongresi i Berlinit ligjësoi riorganizimin e territoreve shqiptare në favor të fqinjëve ballkanikë, ndërsa Perandoria Osmane u tregua e paaftë që të mbronte tërësinë e saj formale. Prandaj, kjo është periudha kur shqiptarët e kuptuan përfundimisht që Perandoria Osmane më nuk ishte e aftë për t’i mbrojtur, prandaj ata e intensifikuan organizimin politiko-ushtarak dhe kulturor, i cili merrte përsipër mbrojtjen e territoreve të veta me anën e fuqisë së vetë shqiptarëve. Ky ishte faktori i jashtëm që shqiptarët i kishte detyruar të lëviznin nga status-kuoja, ku kishin qëndruar gjatë.

Faktorët që ndikuan në formimin e Lidhjes së Prizrenit

Faktor i brendshëm shqiptar për ta formuar Lidhjen e Prizrenit ka qenë formimi i një elite shqiptare, e cila edhe pse ishte formuar në gjirin e Perandorisë Osmane, mori një kurs të fortë kombëtar, në kohën kur u shpërfaqën dobësitë e Perandorisë Osmane dhe kur u rriten pretendimet e kombeve fqinje, serbëve, bullgarëve, grekëve e malazezve, për të grabitur tokat shqiptare. Në gjirin e kësaj elite kishte diplomatë, profesorë, shkrimtarë, ushtarakë, etj., të cilët kishin mbërritur në kulmin e karrierave të tyre dhe në fazën që ishin, kishin vetëdijesimin se duhej të bënin diçka më shumë për atdheun e për kombin e vet. Ndër ta veçohen Hoxha Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Sami Frashëri, Naim Frashëri, Jani Vreto, Koto Hoxhi, Petro Poga, etj. Aktiviteti më i rëndësishëm i këtij grupimi intelektualësh u zhvillua në asociacionin “ Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip (tetor 1879) ose “Shoqëria letrare” a “Shoqëria e Kostandinopojës”, sikundër i emërton Mid’hat Frashëri. Ky ishte një organizim kulturor legal, i cili kishte lejen e veprimit nga autoritetet osmane. Nga aktivitetet e kësaj shoqërie kulturore e atdhetare, u realizua botimi i librave shkollorë, botimi i revistës letrare “Drita” (përkatësisht “Dituria”) e u iniciua edhe studimi i gjuhës shqipe. Alfabeti që përdorej nga kjo shoqëri ishte alfabeti latin, gjë që trasoi rrugën dhe e lehtësoi miratimin e alfabetit latin në Kongresin e Manastirit të vitit 1908. Mid’hat Frashëri pohon: “Shoqëria letrare zhvilloi një veprimtari mjaft të madhe për të përhapur mësimin në gjuhën shqipe dhe për ta bërë praktike studimin e gjuhës kombëtare.”(Kulla: 132)

Përderisa pikat kryesore të programit të Shoqërisë letrare ishin kultivimi dhe studimi i gjuhës shqipe, përgatitja e librave për shkolla në gjuhën shqipe, pikat kryesore të programit të Lidhjes së Prizrenit, në sfondin e procesit të rrezikshëm të copëtimit të territoreve shqiptare, kishin qenë: ruajtja e tërësisë territoriale të gjithë territoreve të tokave shqiptare, duke u përfshirë në një vilajet (entitet) të vetëm ngritja e gjuhës shqipe në gjuhë zyrtare, kryerja e shërbimit ushtarak brenda territoreve shqiptare (përveç në raste të luftërave) e kështu me radhë. Lidhja pati organizuar edhe njësitë ushtarake për mbrojtjen e Plavës, Gucisë dhe të Ulqinit.

Është me rëndësi të theksohet se Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit është mbajtur tre ditë para fillimit të punëve të Kongresit të Berlinit. Pra, ishte një ngjarje që ka pasur synimin t’i paraprijë një ngjarjeje për ta bërë me dije se ekzistojnë shqiptarët dhe se kanë kërkesat e tyre politike. Por kryetari i Kongresit të Berlinit, Otto von Bismark, citohet të ketë thënë se Shqipëria është vetëm një nocion gjeografik. Për shkak të raportit të pafavorshëm të forcave, Lidhja për fat të keq nuk i përmbushi objektivat e veta, mirëpo, rezultati më i madh i saj ka qenë që megjithatë ka mbërritur ta ndërkombëtarizojë çështjen e shqiptarëve dhe pas aktivitetit të Lidhjes, as Bismarku dhe askush tjetër nuk kanë mundur të thotë se fjala Shqipëri ekziston vetëm si një nocion gjeografik. Lidhja e Prizrenit i ka kompaktësuar shqiptarët deri në njëfarë mase pavarësisht prej përkatësive fetare dhe rajonale. Ka qenë një Lidhje në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë pa marrë parasysh përkatësitë, e cila ka ndikuar në formimin e kombit shqiptar mbi një koncept të gjuhës, prejardhjes dhe historisë së përbashkët. Ky është rezultati më i madh që ka realizuar Lidhja e Prizrenit. Pra, që ka krijuar bazat ideologjike e kulturore të formimit të kombit e të shtetit shqiptar. Rilindësit tanë kanë qenë vizionarë. Nëse marrim për analogji mënyrën e formimit të kombeve fqinje ballkanike, serbëve, kroatëve e boshnjakëve, shohim se ata ndoqën rrugën e ndarjes në vija fetare, edhe pse gjuhën, historinë e hershme dhe prejardhjen etnike i kishin të përbashkëta. Tek shqiptarët kjo për fat të mirë nuk ka ndodhur. Përkundrazi, ka ndodhur bashkimi dhe kompaktësimi në idenë e një kombi unik në bazë të historisë, gjuhës, kulturës, prejardhjes së përbashkët dhe kjo është njëra prej meritave më të mëdha që ka pasur Rilindja Kombëtare dhe Lidhja e Prizrenit që si e tillë është lëvizje që ka vënë themelet e kombit shqiptar.

Mbi këtë ideologji kombëtare janë formuar edhe mediat dhe shtypi shqiptar në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Pra, janë media dhe është një shtyp, i cili e ndjek në masën më të madhe këtë ide kombëtare të formimit të kombit dhe të shtetit mbi parimet e gjuhës, historisë, prejardhjes së përbashkët dhe vlerave që i kanë formuar Lidhja e Prizrenit dhe ideologët e saj. Tashmë kërkesat politike dhe kulturore të shqiptarëve ishin të artikuluara në atë mënyrë që tregonin se ishte formësuar një komb i veçantë, me kërkesa të veçanta politike dhe kulturore. Normalisht, edhe shtypi shqiptar i asaj periudhe ishte në masën më të madhe zëdhënës i këtyre kërkesave politike dhe kulturore kombëtare dhe si i tillë padyshim ka luajtur një rol jashtëzakonisht të madh në afirmimin e këtyre kërkesave dhe në kompaktësimin politik, kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve. Pra, shtypi ka qenë thjesht një mjet, në duart e elitës politike dhe intelektuale shqiptare në luftën e saj për identitet dhe shtet kombëtar.

Fryma romantike e publicistikës së Rilindjes Kombëtare

Një element i rëndësishëm që ka ndikuar në natyrën e shtypit shqiptar të asaj periudhe të Rilindjes, ka qenë se shtypi ka bashkëjetuar me frymën e Romantizmit, si një lëvizje letrare dhe kulturore, e cila në fokus të vetin kishte pikërisht afirmimin e vlerave kombëtare, krenarinë me të kaluarën, kultit për gjuhën e për atdheun. Prandaj, kemi të bëjmë me një shtyp që brenda vetes ka një simbiozë interesante, një shtyp që është mjet politik dhe armë ideologjike e çastit konkret jetësor e në të njëjtën kohë brenda vetes i ka disa elemente stilistike të romantizmit ëndërrimtar. Prirjet e Pashko Vasës, të Sami Frashërit, të Abdyl Frashërit, po edhe të tjerëve për ta glorifikuar të kaluarën e lashtë, prejardhjen pellazge të shqiptarëve, për të treguar se shqiptarët kanë epërsi ndaj të gjithë popujve të tjerë, se i kanë bërë shërbime të mëdha Evropës e kështu me radhë, janë projeksione romantike në esencën e tyre, sepse përmes tyre thjesht bëjnë përpjekje ta zmadhojnë rëndësinë dhe vlerën e kombit shqiptar. Kështu që gazetaria shqiptare e periudhës së Rilindjes, në një farë mënyre bashkëjeton me letërsinë romantike, sepse kanë dhënë dhe kanë marrë njëra prej tjetrës. Kjo është një karakteristikë e stilit të saj dhe e përmbajtjes së një pjese të madhe të gazetarisë shqiptare të periudhës së Rilindjes, pra, të periudhës së shek. XIX. Karakteristika kryesore e shtypit shqiptar të periudhës së Rilindjes është se është zhvilluar kryekëput në diasporë. Pra, të gjitha gazetat, revistat e përkohshme që kanë dalë prej vitit 1848 deri më 1912, janë botuar jashtë Shqipërisë. Arsyet se përse kështu ka ndodhur janë të shumta por ne do të fokusohemi vetëm në një aspekt qenësor të kësaj, dhe kjo ka të bëjë në fakt me krijimin e një elite shqiptare në kuadër të Perandorisë Osmane, e cila aktivitetin e vet e realizonte në qytetet e mëdha të Perandorisë Osmane, e më vonë edhe në qytetet e mëdha të shteteve të reja ballkanike, që u krijuan, po edhe të atyre evropiane. Kjo lidhet thjesht me statusin dhe fatin e tyre. Shumica e ideologëve të Rilindjes Kombëtare, duke përfshirë Hoxha Hasan Tahsinin, Pashko Vasën, Abdyl, Sami e Naim Frashërin, Koto Hoxhin, Petro Pogën, Jani Vreton, etj, kanë jetuar në Stamboll, në Liban, ose në Egjipt, pra në qytete apo metropole të mëdha që ishin pjesë e Perandorisë Osmane ose që kishin qenë pjesë e saj.

Larmia gjuhësore si qëllim strategjik

Një aspekt i rëndësishëm i kësaj ka të bëjë me qëllimin e tyre parësor, që të ndikojnë mbi opinionin publik të vetë Perandorisë Osmane, por edhe të shteteve tjera evropiane në mënyrë që të kuptoheshin më mirë kërkesa politike dhe kulturore të shqiptarëve. Shumë prej këtyre personaliteteve, tekstet e veta i kanë shkruar në gjuhë të tjera, frëngjisht, greqisht, turqisht, arabisht, gjermanisht, e kështu me radhë, sepse qëllimi i tyre ishte që të komunikojnë me opinionin publik të atyre shteteve në të cilët ata jetonin ose me diplomacinë të cilët merreshin me çështjen shqiptare.

Një karakteristikë tjetër e shumë revistave të asaj kohe ishte se, kanë qenë ose dy gjuhësore ose tri gjuhësore, pra dilnin edhe në shqip, por paralelisht edhe në një ose dy gjuhë të tjera dhe kjo prapë inkuadrohet në këtë ide të pasjes mundësi të komunikohet me edhe me ata që nuk dinë shqip, por që flasin gjuhë të tjera. Normalisht, këtë mundësi të komunikimit në gjuhë tjera, shumicës së këtyre intelektualëve ua ka mundësuar fakti që ata kanë qenë intelektual të formatit të lartë, kanë ditur shumë gjuhë, jo vetëm t’i flasin por edhe t’i shkruajnë dhe kjo u ka mundësuar që të shkruajnë edhe në gjuhë të tjera. Fjala vjen, Hoxha Tahsini, ka folur dhe ka shkruar njëmbëdhjetë gjuhë paralelisht, pra, ka qenë një poliglot, i cili nuk e ka pasur vështirë që të komunikojë në cilëndo prej 11 gjuhëve.

Në realitetin e zvogëluar, në horizontin e ngushtuar kulturor, ne sot na duket e çuditshme që njerëzit e asaj periudhe kanë pasur aso aftësish, që të flasin aq shumë gjuhë, por në kushtet e një aktiviteti politik, kulturor, intelektual, në një perandori siç ka qenë Perandoria Osmane, edhe në rritjen e komunikimeve siç ka qenë periudha e shek. XIX dhe XX, kjo duket një gjë shumë e natyrshme, aq më tepër që shumica e tyre kanë qenë diplomatë dhe njerëz që tërë jetën janë marrë me punë intelektuale. (Fragment nga një tekst më i gjatë)

Filed Under: Komente

South Dakota Senator Thune meets with Albanian Americans and Vatra President

June 11, 2024 by s p

Washington DC – John Randolph Thune serving as the senior US senator from South Dakota met today with representatives of the Albanian American community including prominent activist Jimmy Xhema and Elmi Berisha, President of the Pan Albanian Federation of America Vatra. A member of the Republican party, Thune is currently in his fourth Senate term and is the Senate Minority Whip since 2021.

During the meeting Mr. Berisha discussed the importance of the Republic of Kosovo full membership in NATO in the content of regional stability that ties directly to the US national security in the Balkans and globally. One of the main members of the Republican Party that is a possible favorite for the future presidency position, Thune has served three terms as the South Dakota US representative from 1997 to 2003.

Filed Under: Politike

From Skin Care to Mental Health, AFC summer event showcases holistic approach

June 11, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Albanians Fighting Cancer (AFC USA), a Boston based advocacy group and patient care service non profit, hosted its summer 2024 event at the Marriott Quincy on Saturday. Tailored as a comprehensive approach to health, “Cheers to Summer” featured career specialists with bona fide medical credentials who support the AFC that helps patients affected by the disease thanks to its sponsors, ticket sales and small donations.

In her presentation at Saturday’s event, Dr. Lorena Dollani, MD, a dermatology specialist from Washington DC, spoke about the dangers of and prevention from UVA and UVB radiation. One practical tip, she said, was to “apply two finger length worth of a broad-spectrum sunscreen (preferably mineral based formulas) on your face; rain or shine.” Going for a skin check when it is time for the annual visit at the doctor’s office or even checking the UVA index regularly on the phone should be part of our daily care routine, she added. And because sun burn does happen, especially during the summer especially at the beach, Dr. Dollani said that the Cortisone creams are very effective.

Then, getting a reading of the room where three generations of Albanians were listening attentively, she said with a smile: “Yes, yogurt works too! Provided that is full fat and sugar free.” Upon hearing the popular folk remedy applied traditionally by Albanian mothers for sun burns, the guests erupted into laughter and applause.

Transitioning to the critically important topic of mental health, Dr. Ermal Bojdani, MD, a psychiatrist with his own practices in New York, trained at Harvard Medical School and Columbia University Presbyterian Hospital, summarized his own career trajectory by stating: “If you want something done your way, then open your practice. (Hap kliniken tende!) President of the Mental health Optimization Collaborative, Dr. Bojdani opened three family-operated practices in New York in order to address the two frequent issues that he defined as individuals not knowing where to ask for help and then how to cover payments. Dr. Bojdani’s nonprofit helps people access and navigate the healthcare system, notoriously ill equipped for mental health needs.

Noela Kokomani, board member of AFC, pointed out that thanks to Telemedicine the specialists like Dr. Dollani, Dr. Bojdani and others are accessible to all patients across the country. It worth checking with your medical insurance participate with your health insurance about this beneficial feature of Telehealth.

Nicola Kasimati, a health care practicer with 3D Aesthetic Marina Bay, Quincy, invited participants to raise any specific concerns about the care routine or products they are using. Her office staff had brought samples of cremes, moisturizers that are part of the skin daily maintenance.

Having the specialists at hand for any questions and free consultations was much appreciated by the attendees, who were at ease with their inquiries including post-menoapusal spots, moles and stress related situations.

Now in its fifth year, AFC’s medical professionals, specialists and supporters span across the country and abroad.

“Last Saturday event helps with raising funds that provide more assistance and coverage for applicants who have passed hundreds by now,” said the AFC President, Roberta Nashi. Thanking the speakers, guests and sponsors, she added: “We are making strides towards fighting cancer with courage and hope.” “While we do it, we can also wear a smile on our face as we say Cheers!” said Dr. Albana Mihali, MD, FACP, the AFC Board of Directors member and initiator of the luncheon.

“Being here means talking care of one another, because hard times happen to anyone,” said Silvi Karoli Dinka of Boston. ” This is how we build a community that will be there for you when and if you need it,” said she. Silvi and her teenage daughter, Katerina came early at the venue to volunteer with setting up the white clothed tables while both of them helped lay out, by the side doors of the patio, some self help books, AFC T- shirts, hats, book notes, DVDs of last year’s fundraising concert of the renowned Albanian soprano Inva Mula and pianist Genc Tukici.

PS The author is a member of AFC USA support team

Filed Under: Sociale

MOS HARRONI GJENOCIDIN GREK MBI SHQIPTARËT E ÇAMËRISË

June 11, 2024 by s p

Ahmet Xhafo*

*Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut/

Të nderur vatranë ju falenderoj nga zemra për pjesëmarrjen në përkujtimoren e 80 vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Është një ditë e hidhur, e pa harrueshme, e pa falshme për krimet barbare të kriminelit Napoleon Zerva me bandat e tij të orkestruara nga qeveria greke mbi shqiptarët e Çamërisë. Kriminelët zgjodhën fundin e Luftës së Dytë Botërore për të spastruar një pakicë muslimane shqiptare të pambrojtur të një shteti komshi. Një krim i tmerrshëm. Grekët kanë harruar kontributin e Arvanitasve për pavarësinë e Greqisë.

Një turp për Europën që lejuan një krim të tillë mizor, e një fatkeqësi që misioni ushtarak anglez që nuk ndërhyri ta ndalonte këtë gjenocid të tmerrshëm. Edhe sot në mënyrë të pafalshme Europa, i mban sytë të mbyllura për këtë krim të pandëshkuar që një anëtare e Bashkimit Europian po vazhdon krimet e saj edhe sot në shekullin e 21-të. Muslimanët çamë padrejtësisht nuk lejohen të vizitojnë shtëpitë e tyre të sekuestruara prej shtetit grek, nuk lejohen të vizitojnë varrezat e gjyshërve e stërgjyshërve të tyre. Një hakmarrje primitive e Greqisë. Një krim gati shekullor që ndodh mu në zemër të qytetërimit europian e askush nuk reagon, fatkeqësisht as shteti shqiptar. Shteti grek vodhi e sekuestroi me dhunë pasuritë, tokat, bizneset, bagëtitë, e shtëpitë e shqiptarëve. Ende sot asnjë falje, asnjë kompensim, as asgjë, vetëm harresë, por shqiptarët e Çamërisë nuk do të harrojnë përjetë. Grekërit ca shtëpi të çamëve ua dhanë vllehëve grekë e të tjerat u sekuestruan e janë bosh, tashti si gërmalla. Një nga këto shtëpi është e familjes Xhafo, në Filat të Çamërisë.

Për të mbuluar krimet e saj, qeveria greke ka mashtruar duke akuzuar pa fakte e pa prova çamët si bashkëpunëtor me nazistët, por e verteta me fakte është që Napoleon Zerva ka bashkëpunuar me nazistët. Më poshtë është një ekperiencë e një 7 vjeçari, Ahmet Xhafo: Me qëllim nuk do t’u jap statistikat e vrasjeve e krimeve makabre greke. Në qershor të vitit 1944 është momenti më dramatik për popullin martir çam, të pafuqishëm e të pa mbrojtur. Bandat gjakatare të Zerves u sulën egërsisht me krime të papara e të padëgjuara mbi shqiptarëte pafajshëm të Çamërisë. Babai im Taip Xhafo, me familje tre djem e tre vajza, sapo dëgjoi për masakrën greke në Paramithi, herët në mëngjes, u nisen nga Filati ne drejtim të Shqipërisë. Jo nga xhadeja por nga monopatet sepse zervistët i kishin bllokuar rrugët për ti grabitur e pastaj i vrisnin shqiptarëteÇamërisë. Kriminelët grekë u prisni grave gishtat për tu marrë unazat, veshët për tu grabitur vathët, çanin barqet e grave shtatëzanë për të vrarë foshnjat e palindura. Familja jonë nëpër pyje e kodra u nisem drejtë Koskës e në Shales. U sistemuam në shtëpinë e zotit Zenel Kadriu i cili sapo ishte martuar e jetonte me nusen e nënën e tij. Na hapen dyert e me ne ndanë atë që kishin me bujari e fisnikëri.

Çamët për ti shpëtuar tmerrit vazhdonin në varg natë e ditë në këmbë, pa ngrënë, pa pirë, pa plaçka, të lodhur e të rraskapitur me fëmijë të vegjël e të sëmurë. Shumë prej tyre kanë vdekur të traumatizuar. Kur e kujton, të dhemb shpirti se çfarë vuajtjesh e persekutimesh kanë hequr mbi kurriz padrejtësishtshqiptarëte Çamërisë. Familja jonë më vonë u sistemua në shtëpinë e një mikut tonë të familjes që quhej Omer Mehmeti, i quajtur kulak, nga që ishte i lidhur me Ballin Kombëtar dhe ishte i pasur. Komunistët ja kishin konfiskuar të gjithë pasurinë, por jo bujarinë e fisnikërinë. Atë dimër shumë të egër e kaluam aty.

Në pranverën e vitit 1945 u nisëm nga Shalësi për Sarandë. Na dhanë një kalë e dy jorganë që kishim e një samar ndërronim motrat që ishin më të vogla, të tjerët në këmbë. Arritëm në Sarandë shumë vonë të lodhur e të uritur. Të nesërmen nënës së shkretë, i mori vëllai unazat, vëthët, e një varëse floriri, për ti shitur e për të blerë bukë. Motrat e vogla qanin nga uria. Të nesërmen u drejtuam drejtë portit nga niseshin çamët për Vlorë e Durrës, me benzinata, (anije transporti). Para nesh ishin nisur dy benzinata me çamë ku kishte dalë në rimorkiator grek qe i terhiqte e çonte në Korfuz. Pasdite kur po niseshim drejt nesh ishte drejtuar një rimorkiator tjetër por kapiteni u kthye në drejtim të Gjirit të Himarës, shpëtuam. U nisëm në mëngjes e arritën në Vlorë ku na dhanë bukë misri me djathë e u nisëm për Durrës, ku ndenjëm për disa muaj. Më vonë u vendosëm në Tiranë, ku jetonte halla jonë, Nazo Demi, nana e Ali Demit.

Në vitet 1947-48 në Shqipëri ishte sistemi i trisketimit e një krizë buke e madhe. Shumë herë nuk merrje dot se vinte me pakicë. Kjo e detyroi babanë tonë që me anë të një mikut të tij, Kalosh Drini, të blinte një sasi mielli misri në Fushë -Krujë. Natën e mbuluam miellin me bar, por vigjilenca e spiunëve e pikasi miellin dhe e mori shteti e babanë e arrestuan dhe e çuan në burg. U lirua pas 6 muajsh me kusht që të mos ta përsëriste më. Për arsye ekonomike mua e vëllanë Xhaferin na dërguan në strehën varfënore. Unë kam qëndruar në shkollën e fëmijëve në Tiranë, Elbasan, Lushnje e Berat.

Në muajt Tetor – Nëntor 1949 në Gramoz luftonte EAM-i, komunistët grekë, me forcat qeveritare të Greqisë. Ata i kërkuan qeverisë shqiptare që të bënte çmos që gjithë meshkujt çamë të shkonin për ndihmë. Qëllimi ishte që ata çamë që kishin mbetur të eleminoheshin. Çamët me një zë kundërshtuan të shkonin të luftonin në Greqi. Në rast se preket kufiri shqiptar, atëherë çamet ishin të gatshëm të luftonin e të mbronin tokën shqiptare. Për refuzimin e mësipërm, babai e disa burra të tjerë nga Çamëria u internuan në rrugën Gramsh-Llozhan-Korce për 11 muaj punë të rëndë.

Në 5 Mars 1953 në Moskë vdiq krimineli e diktatori rus, Stalini. Për këtë ngjarje qeveria komuniste urdhëroi popullin të dalë në sheshin Skenderbej ku u bë një ceremoni mortore për të cilin qanë e vajtuan pa pushim. Por vetëm babai tone, Taipi, nuk qau e nuk u përlot por shau Stalinin. Për këtë ai u internua një vit në fabrikën e tullave në Tiranë. Vetëm kur Stalini u shpall kult individi e liruan babanë.

Qeveria komuniste na trajtoi si qytetarë të dorës së dytë e nuk lejoi asnjë aktivitet për Çamërinë. Politikanët shqiptarë nuk guxonin ose kishin frik nga Greqia të kërkonin të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Qeveria komuniste Çamërinë e Kosovën nuk i quante si çështje kombëtare.

Edhe sot, Greqia i kërcënon me kthimin e emigrantëve shqiptarë në Shqipëri e me veto për anëtarësimin në “Bashkimin Europian”. Greqia dhe sot vazhdon të krijojë telashe për Shqipërinë e të mbajë në foëuqi “Ligjin e Luftës me Shqipërinë”. Një fatkeqësi për Shqipërinë që kemi dy komshinj të këqinj. Prandaj duhet të jemi vigjilent për atdheun e kombin tonë. Falenderoj Vatrën për këtë organizim e për bashkpunimin me organizatat çame. Unë jam krenar që jam një vatran i vjetër e i uroj kësaj organizate një shekull tjetër e më shumë në shërbim të kombit shqiptar.

Bashkatdhetarë mos e harroni kurrë Çamërinë.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT