• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2024

Letërsia si mision bashkimi dhe urë komunikimi, mes Tiranës dhe Diasporës panshqiptare

June 11, 2024 by s p

Emrije Krosi/

Me datë 8 qershor 2024, tek “Vatra” në Bronx të Nju Jorkut, u promovua libri studimor “Letërsia e pranguar e Sami Repishtit” në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Adriatic Press”. Programin e moderoi shkrimtari Mëhill Velaj dhe përshëndetën: Dr. Pashko Camaj, sekretar i Vatrës, shkrimtari Sami Mulaj, shkrimtari Gjeto Turmalaj, gazetari Sinan Kamberaj, shkrimtarja Merita Prenga, vatrani Marjan Cubi, aktivisti i njohur, Ramadan Gashi, rapsodi Hysni Kelmendi etj. Më pas, në një diskutim të lirë, nga miqtë dhe shokët e prof. Samiut, sollën kujtime mbi punën dhe aktivitetin e tij atdhetaro-kulturor, si dhe takimet e tij me kongresmenë Amerikanë të njohur. Më pas u fol, për letërsinë moderne shqipe, veçmas për poezinë dhe kohën e vështirë të saj dhe sigurisht për mungesën e kritikës, si një operacion emergjent kirurgjikal i munguar në letërsinë dhe kulturologjinë mbarëshqiptare. Një vend i veçantë pati dhe dhurata e Iliriana Sulkuqit, një penë indentike ku kanë shkruar Rilindasit tanë, por dhe Amedamenti i Kushtetutës së Amerikës nga Gerorge Uashington. Nuk mund të mos falenderoj edhe kontributin e veçantë dhe të paçmuar të Mëhill Velaj, për organizimin, moderimin si ish-kryetar i Lidhjes së Shoqatës Shqiptare-Amerikane dhe njohës i thellë i poezisë dhe letërsisë mbarëshqiptare.

Sëfundmi, një falenderim të përzemërt dhe shumë profesional, për punën titanike të Adi Mehmetit, për kohën dhe pozitivitetin e tij, për të organizuar brenda kohës së qëndrimti tim në Nju Jork, të këtij eventi letrar. Adnan Mehmeti, tashmë një emër i njohur i botës kulturore dhe letrare mes Diasporës së re dhe të vjetër të Amerikës, si drejtues dhe botues. Një falendim të përzemërt për “Vatrën” dhe vatranët poetët, shkrimtarët dhe studiuesit pjemarrës, në këtë takim të ngrohtë që më përcollët. Mirënjohje!

Filed Under: Vatra

“SHTËPIA NUK MBAHET PA MIQ” — IBRAHIM RUGOVA NË 25-VJETORIN E NDËRHYRJES SË NATO-S NË KOSOVË

June 11, 2024 by s p

Nga Frank Shkreli/

Me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat terroriste ushtrake dhe policore serbe, ndër celebrime të tjera, u organizua edhe një konferencë nga Fondacioni Ibrahim Rugova për të pasqyruar dhe celebruar trashëgiminë dhe vizionin e Presidentit Rugova si një aleat i fortë i Shteteve të Bashkuara por edhe si patriot dhe udhëheqës i madh i Kombit shqiptar. Me kënaqësi vura re se disa kritikë të hershëm dhe të ashpër të Ibrahim Rugovës, sa ishte gjallë, tani i shohin dhe i vlerësojnë më në fund vlerat dhe kontributet e tija, sidomos në arenën ndërkombëtare, por jo vetëm. Ibrahim Rugova përfaqësonte vlera dhe vizione që për ata që e njihnin prej ditëve të para, Dr. Ibrahim Rugovën — ato ishin të qarta për të gjithë, sidomos për shqiptarët e Kosovës që e kishin votuar disa herë me shumicë dërmuese votash. Ja në këndveshtrimin e sotëm dhe përball deklaratave të disa pjesëmarrësve në konferencën kushtuar Dr. Rugovës — disa mendime të hedhura e të botuara 10-vite më parë por ia vlen që t’i ribotojmë pjesërisht në 25-vetorin e ndërhyrjes së NATO_s në çlirimin e Kosovës:

Frank SHKRELI/ Ibrahim Rugova — njeriu që bëri miq për Kombin Shqiptar | Gazeta Telegraf

“Nga këndvështrimi i sotëm, mund të gjykohet se kur dr. Ibrahim Rugova u kthye në Kosovë nga vizita e tij e parë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1989, (lexoni shkrimin e plotë në linkun më sipës) me një frymëzim dhe me një ndjenjë dhe pse jo me një angazhim personal për të kontribuar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në cilindo nivel që ta hidhte fati. Fati ishte se pak kohë pas kthimit të Ibrahim Rugovës në Kosovë, ai zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në këtë detyrë ai tani siguroi një platformë legjitime nga e cila do të shpjegonte situatën ashtu siç ishte në Kosovë, do të fliste dhe do të mbronte të drejtat e shqiptarëve në mënyrën e tij të qetë, por bindëse me bashkëbiseduesit e tij në nivelet më të larta politike dhe diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare. U bë që, sidomos nga miqtë e kombit shqiptar, dr. Rugova të shikohej si një zëdhënës i denjë i interesave të shqiptarëve. Zëri i tij dëgjohej dhe respektohej dhe me këdo takohej bënte miq për veten dhe për kauzën e të drejtave të shqiptarëve. Ai nuk kishte një personalitet kërcënues dhe i shpjegonte gjërat me fakte.

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton, protagonisti kryesor i fushatës për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga terrori i Serbisë, ka pohuar se, “Si askush tjetër, dr. Ibrahim Rugova e shpjegonte çështjen shqiptare nga pikëpamja historike dhe njerëzore”. “Nuk kishte avokat më të mirë që të shpjegonte hallet e kombit shqiptar dhe të drejtat e tij”, ka thënë Presidenti Klinton.

Si askush tjetër deri atëherë, Presidenti Rugova, jo vetëm i shpjegoi botës me urtësi e durim përdhunimin historik të kombit shqiptar nga Serbia, por ai gjatë këtij procesi bëri miq për veten dhe shumë mbështetës ndërkombëtarë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve kudo në trojet e veta autoktone. Për më tepër, dr. Ibrahim Rugova si askush më parë ose më vonë, fitoi besimin dhe mbështetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan, pothuaj pa dallim dhe si rrjedhim mobilizoi shqiptaro-amerikanët që të shndërroheshin në një lëvizje lobuese të fortë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Edhe kjo është pjesë e trashëgimisë së Presidentit Rugova që e ka zanafillën në atë vizitë të vitit 1989, i ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare në Nju Jork, së bashku me akademikë të shquar shqiptarë, për të marrë pjesë në seminarin për Imzot Pjetër Bogdanin.

Nuk ka asnjë njeri ose udhëheqës pa të meta, por Presidenti Ibrahim Rugova, bazuar në aq sa e njihja gjatë pothuaj dy dekadash, posedonte një vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe të kombit shqiptar. Ai ishte i bindur se për kombin shqiptar nuk kishte rrugë tjetër, përveç radhitjes së tij, ndershmërisht, përkrah kombeve të përparuara të Perëndimit dhe si pjesë e pandashme e organizmave

Euro-Atlantike. Për të arritur këtë objektiv, ai ishte i bindur se shqiptarët kishin nevojë për të bërë miq dhe mbështetës të tyre në nivel ndërkombëtar. Ai siguroi përkrahjen e Perëndimit, e sidomos të Shteteve te Bashkuara të Amerikës për në rrugën e bashkimit dhe të integrimit të kombit shqiptar në organizmat euroatlantike me vendet perëndimore. Ai e kishte bërë të qartë prej fillimit se ku do të mbështetej më shumë, duke deklaruar “miqësinë e përhershme midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan”.

Me përpjekjet e tij ndërkombëtare, dr. Ibrahim Rugova u bë simboli i pavarësisë së Kosovës dhe si njëri ndër figurat më të shquara dhe më të njohura botërisht të kombit shqiptar. Si i tillë, ai kishte fituar besimin dhe admirimin e botës, përfshirë edhe figurat më të dalluara të politikës amerikane. Një ndër këta udhëheqës amerikanë, Presidenti George W. Bush e pat kujtuar Presidentin Rugova me rastin e vdekjes, duke thënë se “Shtetet e Bashkuara humbën një mik me të vërtetë të madh, i cili siguroi gjithashtu edhe respektin e të gjithë botës për qëndrimet e tij kundër dhunës”.

Ndërsa ish-kryeministri britanik Tony Blair ka thënë për dr. Rugovën se “ishte i qetë, një njeri shumë modest, i cili më tha të vërtetën për Kosovën, për vuajtjet e popullit të vet, për nevojën që bota të dëgjonte për fatin e shqiptarëve dhe për obligimin e botës për të ndërhyrë… Ai foli me një zë të ulët, por me sinqeritetin më të madh duke më kërkuar ndihmë për popullin e vet. Unë ia dhashë besën se Britania e Madhe do ta ndihmojë dhe besën e mbajta”, ka thënë ish-udhëheqësi britanik Tony Blair.

Rugova ishte i vetëdijshëm për dëmet që komunizmi i kishte sjellë gjatë dekadave imazhit të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në radhët e miqve të vjetër të kombit shqiptar. Dhe për të siguruar mbështetjen e miqve të kombit shqiptar siç janë Shtetet e Bashkuara, ai besonte se me shembjen e komunizmit, kombi shqiptar duhej të ndërtonte bazat e forta të ekzistencës së tij në shekullin XXI, mbi vlerat dhe trashëgiminë shpirtërore dhe patriotike të rilindësve të vërtetë. Ishin këto parime dhe kultura e tij njerëzore plotë urtësi e modesti, të gërshetuara nga vlerat më të mira të kombit shqiptar, ato që e ndihmuan atë që të bënte miq për kombin shqiptar dhe të sensibilizonte botën në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në trojet autoktone, ku kanë jetuar me shekuj. Në 70-vjetorin e lindjes dhe në 25-vjetorin e vizitës së tij të parë në Shtetet e Bahkuara të Amerikës,

Presidenti i parë i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova duhet të kujtohet për rolin e tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për kontributin e tij për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të pavarur, por edhe për rolin e tij në përforcimin e marrëdhënieve miqësore midis kombit amerikan dhe kombit shqiptar. Ai duhet të kujtohet gjithashtu, jo vetëm për miqtë e shumtë që i bëri Kosovës dhe shqiptarëve anë e mbanë botës, por edhe për shembullin e tij si njeri dhe si udhëheqës që besonte, se, mbi të gjitha, dashuria për kombin dhe mbrojtja e interesave kombëtare dëshmohet para botës, edhe duke ruajtur nderin e emrit shqiptar dhe nderin personal…”

Frank Shkreli

Filed Under: Analiza

PLAGËT E ÇAMËRISË NUK JANË MBYLLUR

June 11, 2024 by s p

-Veprimtari e degës së Shoqatës “Vatra” të Bostonit, kushtuar 80 vjetorit të genocidit ndaj popullsisë çame-

Nga Fuat Memelli/

Sivjet më 27 qershor, mbushen 80 vjet nga genocidi grek ndaj popullsisë myslimane çame në vitet 1944-1945. Është një nga genocidet më të egër ndaj kësaj popullsise të pafajshme shqiptare që jetonte prej shekujsh në trojet e saj në zonën e Çamërisë . Në përkujtim të kësaj masakre, dega e Shoqatës “Vatra” në Boston , organizoi një veprimtari përkujtimore në bibliotekën e qytetit Quincy afër Bostonit. Pas himnit shqiptar dhe amerikan, mbajti fjalën e hapjes kryetari i degës së Vatrës në Boston, Mentor Maksutaj. Më pas u shfaq një vidjo ku recitonte aktori i shquar Mirush Kabashi, poezinë e bukur “Trëndafili Çamërisë” të Fatmir Mujës, ku ndër të tjera thuhet: “Te qafa e Botës u nda bota jonë” dhe vazhdon ..”Mbase nuk di të shkruaj, por dhimbja më bëri poet”. I riu çam, Klajdi Haruni, i emocionuar tha në fillim :” As nuk e kisha ëndërruar që të flisja një ditë në Amerikë për genocidin ndaj Çamërisë.” Pastaj si të ishte një historian, ai solli një mori faktesh për krimet e bëra ndaj popullsisë çame, ku janë vrarë rreth 2300 veta, u dogjën 61 fshatra, kanë humbur jetën gjatë kthimit në Shqipëri e zona të tjera, 2400 veta, ndërsa 25.000 veta u deportuan në Shqipëri. Emocione të veçanta ngjalli për të pranishmit , dëshmitarja e këtyre masakrave, 88 vjeçarja, Ruke Klefti, lindur në Çamëri. Ajo tregoi edhe rrugëtimin e vështirë deri sa mbritën në Shqipëri. Studjuesi Agron Alibali, ndër të tjera theksoi se për mos zgjidhjen e problemit çam, një nga pengesat është ligji i luftës që Greqia mban ende me Shqipërinë. Pasi solli fakte të genocidit grek ndaj popullsisë çame, ai theksoi se duhen intervistuar burrat dhe gratë e vjetra çame që janë ende gjallë për të dëshmuar tmeret e asaj masakre. Krahas të tjerave, duhen bërë hapa pajtimi me Greqinë, pasi sot ajo nuk është Greqia e Napolon Zervas. Të krijohen lidhje edhe me komunitetin grek në Shqipëri. Vetëm me sharje të ndërsjellta, nuk zgjidhet ky problem. Vatrani Artur Vrekaj bëri një sintezë të masakrave greke ndaj popullsisë së pambrojtur çame në Paramithi dhe pjesë të tjera të Çamërisë. Kisha greke dhe nazistët gjermanë ishin bashkëpunëtorë të genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë theksoi ai. Më pas sugjeroi që me Vatrën dhe kryetarin e saj Elmi Berisha, duhet të punojmë që të arijmë të bëjmë një seancë dëgjimore në Komisionin e të Drejtave të Njeriut të Kongresit Amerikan me dëshmitarë të gjallë të genocidit. Gjithashtu të përgatitet një dokumentar me dëshmitarë të këtij genocidi, për t’u arshivuar në librarinë e Kongresit dhe në universitetet amerikane, që këto dëshmi të bëhen pjesë e studimeve. Disa prej folësve ishin bij e e bija Çamërie. Dhe i takonte ky nder atyre. Poeti e shkrimtari Namik Selmani, përshëndeti me një poezi të bukur për Çamërinë. Ai “foli” edhe me librat që kishte sjellë aty, ku një pjesë e mirë ishin për Çammërinë dhe bijtë e bijat e saj. Eva Hysi, recitoi një baladë për vendin e të parëve të saj, ndërsa Olta Muharremi solli kujtimet e përmallëshme të gjyshes. Folën edhe të tjerë si historiani Thanas Gjika, Pashko Camaj, sekretar i përgjithshëm i Vatrës i ardhur nga New Yorku, Rudina Bardhi, kryetare e degës së Shoqatës “Labëria” në Boston, Artan Rrëza nga grupimi “Çunat e Bostonit”, Roberta Nashi në emër të “Albanian’s Fighting Cancer”, ndërsa poeti e shkrimtari Mëhill Velaj recitoi një poezi të poetes çame, Arjana Fetahu Gaba. U lexuan edhe përshëndetje të ardhura nga bij Çamërie, etj.

Plagët e genocidit grek ndaj bijve e bijave të Çamërisë, megjithëse kanë kaluar 80 vjet, nuk janë mbyllur. Ato do të mbyllen kur shteti grek të kërkojë falje për këtë masakër, kur bijtë e bijat çame të shkojnë lirisht në vendin e të parëve, kur ata të marrin shtëpitë dhe pronat e tjera që kanë patur ndër shekuj. Duke mbyllur këto rradhë dua të them se nga fjalët që u thanë në këtë veprimtari, emocionet që përcollën folësit, na u duk sikur kjo sallë ishte një “copëz” Çamërie, ku ndihej zëri i bijve dhe bijave të saj, ku ndihej kënga dhe vallja çame si dhe flladi i ullinjve të Çamërisë.

Filed Under: Komunitet

Glauk Konjufca: Lidhja e Prizrenit paraqet ditëlindjen moderne të kombit shqiptar

June 11, 2024 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, deputetë të Kuvendit, ministra të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të tjerë të qeverisjes qendrore dhe lokale, mori pjesë në shënimin e 146 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u mbajt në Prizren.

Në fjalën e tij para të pranishmëve kryetari Glauk Konjufca tha se 10 qershori i vitit 1878 është njëra prej dy datave më të rëndësishme për kombin shqiptar. Ai tha se kjo datë, së bashku me 28 nëntorin e vitit 1912 përbëjnë ngjarjet më të rëndësishme historike, të cilat e konturuan fizionominë politike, kulturore, kombëtare të shqiptarëve si një komb që mëtonte të jetonte i bashkuar, fillimisht brenda një njësie të veçantë brenda Perandorisë Osmane, e pastaj si shtet sovran dhe i pavarur.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit e paraqet aksionin e parë politik dhe ideologjik të shqiptarëve, ndoshta që nga koha e Kuvendit të Lezhës, e cila promovon interesin e shqiptarëve si një komb unik, i ndryshëm nga Perandoria Osmane dhe i ndryshëm edhe nga popujt fqinj”, tha kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit shtoi se Lidhja synonte që në Kongresin që do të mbahej në Berlin në atë kohë, t’ia paraqiste fuqive të mëdha interesat e kombit shqiptar, tashmë i pjekur si një etnitet që nuk mund të përfaqësohej nga askush tjetër përpos vetvetes.

“Në këtë kontekst, 10 qershori i Lidhjes së Prizrenit paraqet ditëlindjen moderne të kombit shqiptar, sepse kërkesa e delegatëve të Lidhjes për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një vilajet të vetëm, në këndvështrimin e teorive moderniste të kombformimit paraqet edhe themelimin e atdheut politik mbi të cilën synohet të ndërtohet shteti kombëtar”, tha kryetari Konjufca, duke shtuar se përmes aspektit të unifikimit territorial, përbërja e delegatëve të Lidhjes nga të gjitha vilajetet, krahinat dhe konfesionet, paraqiste edhe një dëshmi tjetër të vetëdijes kombëtare.

Sipas kryetarit Konjufca, Lidhja Shqiptare e Prizrenit zbatoi në praktikë thënien e rilindasit Pashko Vasa se “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”, kurse motoja e himnit kombëtar “të bashkuar për shpëtim” është ajo që më së miri i shkon Lidhjes së Prizrenit.

Duke kujtuar të gjithë patriotët e kohës, si Avdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Haxhi Zeka e shumë patriotë të tjerë, kryetari Konjufca tha se Lidhja e Prizrenit është themeli në të cilën u ndërtuan ngrehinat e pavarësisë kombëtare.

“Ajo nxiti, mobilizoi dhe i mbajti gjallë të gjitha kryengritjet shqiptare deri në realizimin e pavarësisë së Shqipërisë”, tha kryetari Glauk Konjufca.

Filed Under: Ekonomi

VOA: Zgjidhet përplasja në PD, vula e partisë i kalon Berishës

June 11, 2024 by s p

  • Armand Mero

Selia e PD
Selia e PD

Në Shqipëri, ka marrë fund përplasja e gjatë mes palëve në Partinë Demokratike se kush e përfaqësonte atë zyrtarisht. Gjykata e Apelit vendosi sot të mos pranojë ankimimin e bërë nga pjesa e drejtuar nga zoti Lulzim Basha, duke lënë kështu automatikisht në fuqi, vendimin e shkallës së parë i cili njohu Kuvendin e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, në dhjetor të vitit 2021, si dhe vendimet që pasuan me ngritjen e strukturave të reja partiake dhe një proces votimi që zgjodhi në krye si drejtues, zotin Berisha.

Trupa gjykuese nuk dha shpjegime mbi vendimin e marrë, i cili pritet të zbardhet me vonë, por duket se anëtarët e saj nuk kanë patur shumë dilema. Pasi u tërhoqën, ata e njoftuan verdiktin në më pak se një orë. Gjatë seancës gjyqësore, përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit, Ivi Kaso, kërkoi pikërisht që të mos pranohej ankimimi i bërë nga zoti Enkelejd Alibeaj, duke arsyetuar se procesi në shkallën e parë kishte qenë pa palë, e për këtë arsye nuk legjitimohej në kërkesën drejtuar Apelit.

Zoti Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpe, reagoi përmes një postimi në Facebook. “Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mënxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet”, shkruajti ai.

Me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit, pozitat e zotit Basha dobësohen edhe më tej, pas rezultatit zhgënjyes që grupi i tij, i cili mbante siglën e PD-së, mori në zgjedhjet për pushtetin vendor më 14 maj të vitit të kaluar, e më tej kur në shtator humbi mbështetjen dhe të grupit parlamentar. Nën drejtimin e Gazmend Bardhit, pjesa dërrmuese e deputetëve u bashkua me mbështetësit e zotit Berisha në parlament.

Ish kryeministri Berisha, nuk humbi kohë për t’iu drejtuar me një thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohen. “Sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike, me Flamurin e saj, pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre! Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar”, shkruajti zoti Berisha.

Zoti Basha nuk ka reaguar, por ka njoftuar për një mbledhje të strukturave gjatë pasdites.

Në mars të vitit 2022, Gjykata e shkallës së parë i dha të drejtë Rithemelimit dhe lëvizjes së ndërmarrë nga zoti Berisha, si një reagim ndaj përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë me vendim të kryetarit të atëhershëm Basha për shkak të shpalljes “non grata” të ish kryeministrit, nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Vendimi u ankimua në Gjykatën e Apelit, së cilës iu desh një vit për të vendosur që çështja të rikthehej në Shkallën e parë. Por zoti Berisha e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë. Në dhjetor të vitit të kaluar, kjo Gjykatë e riktheu rastin sërish në Apel, duke urdhëruar që të kishte një tjetër trupë gjykuese.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT