• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2024

FESTIVALI I FËMIJËVE SHQIPTARË NË TORONTO “MARLEE`S GOT TALENT (MGT)”, SI NJË KONTRIBUT PËR GJUHËN, IDENTITETIN DHE KULTURËN KOMBËTARE

June 26, 2024 by s p

Ina Kocaqi Xoxa, mësuese e Festivalit të Fëmijëve Shqiptarë të Torontos “Marlee`s Got Talent (MGT)” dhe GTA (Greater Toronto Area), në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, dhënë Editorit Sokol Paja, analizon organizimin e një spektakli pë talentet dhe fëmijët shqiptarë duke krijuar një qendër kulturore, patriotike, sociale dhe atdhetare për familjet dhe fëmijët e mërgatës së Torontos. Festivali i përvitshëm ka një rëndësi të jashtëzakonshme për ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit kulturor kombëtar  shqiptar.

HISTORIKU I FESTIVALIT TË FËMIJËVE SHQIPTARË NË TORONTO “MARLEE`S GOT TALENT (MGT)”

Marlee`s Got Talent (MGT) është një talent show ose Festival i Fëmijëve Shqiptarë të Torontos dhe GTA (Greater Toronto Area) të moshave 4 deri 18+ vjeç që organizohet vullnetarisht çdo vit në fund të Majit ose në fillim të Qershorit. Unë fillimisht e nisa aktivitetin muzikor me dy fëmijët e mi të vegjël duke u mësuar të këndojnë dhe të luajnë në piano dhe kitarë këngë shqiptare. Të dy fëmijët e mi interpretuan këngë shqiptare në Festën e Flamurit në Nëntor 2011 të organizuar nga SHBSHK Toronto. Dëshirës së shumë prindërve të lagjes Marlee Avenue në Toronto ju shtua edhe pasioni im për të punuar me fëmijë, si dhe qëllimit tim për të krijuar një arkive të zgjedhur kulturore shqiptare për fëmijët e lindur jashtë Atdheut, me krijimet më të mira foklorike e të zhanreve të tjera të muzikës sonë. Me inkurajimin e bashkëpunëtores sime të ngushtë, Gentjana Aliaj, dhe muzikanteve të talentuara Entela Galanxhi dhe Mara Cako, mora iniciativën të krijoj Korin e Fëmijëve të Torontos me 24 koristët e parë. Me ftesë të Dr. Ruki Kondaj, ish presidente e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptare të Torontos (SHBSHK) Kori i MGTsë mori pjesë në Festën e 8 Marsit 2012, në Festen e Shkollave Shqip të Torontos në Qershor 2012 si dhe në Koncertin e madh të 100 vjetorit të Pavarësisë, të gjitha të organizuara nga SHBSHK Toronto. Më pas dëshira e fëmijëve për pjesëmarrje po rritej kështu që mendova të organizoj një talent show ku fëmijët shqiptarë do të kishin mundësi të këndonin në kor këngë shqip, të kërcenin vallet tona të bukura, të luanin instrumenta, të recitonin etj me një repertor shqiptar, kanadez dhe internacional. Kështu u krijua Marlee`s Got Talent (MGT). MGT 1 është shfaqur në Maj 2014 me 20 pjesëmarrës. U quajt Marlee`s Got Talent pasi shumica e pjesëmarrësve janë nga Lagjja Marlee Ave (lagjja më e madhe me shqiptarë, në Toronto). Këtë vit në Marlee`s Got Talent 2024 plot 60 fëmijë festuan në skene 10 vjetorin e MGTsë me një program të pasur më këngë, valle, poezi etj.

ANGAZHIMI I FËMIJËVE NË RUAJTJEN E IDENTITETIT DHE KULTURËS KOMBËTARE

Suksesi i MGTsë është meritë e fëmijëve vetë por edhe e prindërve. Kemi gjetur një komunikim shumë frytdhënës falë transparencës së bashkëpunimit dhe dëshirës së përbashkët : Trashëgimi i Kulturës tonë dhe Gjuhës Shqipe! Një meritë të veçantë në suksesin 10 vjeçar të Korit dhe përformancave Instrumentale ka muzikantja/violinistja e talentuar Entela Galanxhi, mësuese ne TDSB dhe concertmaster of Greater Toronto Philharmonic Orchestra (GTPO). Entela Galanxhi e ka mbështëtur vullnetarisht korin që në krijimin e tij duke kompozuar/arranxhuar muzikën e mbi 50 këngëve shqiptare. Së bashku me të shoqin, muzikantin e talentuar Qazim Kallushi, mësues ne TDSB dhe drejtor ekzekutiv i GTPO si dhe me Mara Cakon, mësusese në TDSB dhe pianiste në GTPO, kanë shoqëruar korin dhe solistët në skenë në shfaqjet e MGTsë në vite. Gjithashtu pianistja e talentuar Sofia Papadhimitri së bashku me Mjeshtrin Jani Papadhimitri te Trio Fammus kanë shoqëruar korin e  MGTsë në disa përformanca mbresëlënëse. Entela Galanxhi & Qazim Kallushi, Mara Cako, Sofia Papadhimitri dhe Rudin Lengo kanë ndihmuar shumë anëtarë të MGTsë me përformancat e tyre në Talent show (piano, kitarë, violinë etj) dhe studentët e tyre vazhdojnë të marrin pjesë në MGT. Veçantia e korit dhe e talent show-t është se fëmijët pranohen pa audicione/përzgjedhje pasi qëllimi parësor i këtij festivali është që tu ofrojë të gjithë fëmijëve shqiptarë që kanë dëshirë, një mundësi për të mësuar këngë e valle shqiptare, folklorike e të përpunuara.

ÇFARË MËSOJNË FËMIJËT

Përzgjedhja e Programit bëhet pas një pune këmbëngulëse kërkimore që unë bëj për tu mësuar fëmijëve këngët e vallet më origjinale që përfaqësojnë të gjitha trevat në Shqipëri, Kosovë, Çameri, Arbëreshe etj. Falë sistemit arsimor të Kanadasë, fëmijët janë të familjarizuar me konceptin e origjinës, integritetit e kulturave të ndryshme në botë. Pjesëmarresit në MGT e kuptojnë qëllimin dhe rëndësinë e këtij aktiviteti që në fakt është kyçi i vazhdimësisë. Të gjithë fëmijët, pa përjashtim, këndojnë në kor dhe vallëzojnë në grupe vallesh sipas moshës. Unë punoj në detaje tekstet që fëmijët të kuptojnë çfarë do të këndojnë/recitojnë dhe ndalem pak në historinë e trevës që përfaqësojnë këngët e vallet. Për shembull fëmijët këtë vit mësuan që Vallja e Shotës është Vallja lirike e rosave pasi “shotë” i thonë rosës në dialektin Kosovar etj etj. Programi i Koncertit përbëhet nga 2 pjesë. Pjesa e parë është teresisht Folklorike Shqiptare ndërsa Pjesa e Dytë përfshin një repertor të zgjedhur ndërkombëtar (dhe shqiptare) nga të gjitha zhanret e artit përformues: Recitime, këngë, pjesë baleti, pjesë instrumentale, kërcim modern, retro, stand up, comedy etj etj.. Disa përformanca janë zgjedhje të vetë fëmijëve sipas talenteve.

PËRFITIMET E FËMIJËVE PREJ FESTIVALIT TË FËMIJËVE SHQIPTARË NË TORONTO “MARLEE`S GOT TALENT (MGT)”

MGT shërben si një qendër komunitare shqiptare për familjet dhe fëmijët. Krijohen miqësi mes anëtareve gjatë 5 muajve të provave. Rritja e vetëbesimit, përballja me “stage fright”, puna në grup dhe leadership (fëmijët me eksperiencë në talente të ndryshme ndihmojnë pjesëmarrësit e rinj). Njohja me krijimet më të mira shqiptare në këngë, valle, pjesë instrumentale, krijime letrare (një pasuri që do ti përdorin në gëzime familjare kur të rriten). Mësojnë tekstet dhe pasurojnë gjuhën nëpërmjet diskutimeve që bëjmë mësojnë për Skënderbeun, Rilindasit, kënget e prindërve të tyre në festivale etj. Fëmijët drejtojnë dhe mësohen me përgjegjësi. I përdorin “community volunteer hours” për aplikime në universitet. Mësojnë si të bëjnë fundraising dhe të mbështesin bashkëmoshatarët në Shqipëri si mbledhja e fondeve (pas termetit), pjesëmarrja në koncertin bamirës të Ervin dhe Linda Meço, fundraising në Mbrëmjet e “Shoqëria Jonë e Torontos” etj. Përfshirja e të dyja kulturave, shqiptare dhe kanadeze, në program ndihmon në vazhdimësinë e MGTsë pasi fëmijët identifikohen plotësisht në të. Ne si prindër mësojmë shumë prej fëmijëve duke parë sa të komunikueshëm janë dhe sa mbështëtes të njeri-tjetrit. Së bashku, jemi duke krijuar kujtime të mrekullueshme që do t’ju vlejnë shumë fëmijëve kur të rriten.

BASHKËPUNIMI ME KOMUNITETIN SHQIPTARË, ORGANIZATAT DHE SHOQATAT SHQIPTARE

Festivali vazhdon të organizohet çdo vit vullnetarisht, falë dëshirës së fëmijëve, punës së  palodhur të prindërve që ndihmojnë me çte munden, sponsoreve dhe dashamiresve. MGT vazhdimisht fton në social media të gjithë fëmijët nga Toronto, GTA e kudoqoshin të marrin pjesë në këtë event komunitar gjithëpërfshirës. Bashkëpunetoret më të dalluara të MGTsë që kanë ndihmuar për shumë vite me radhë në kor dhe valle janë të rejat e talentuara: Olivia Xoxa, E.A., Amanda Doku, Doreen Shtylla, Alyssa Dedelli, Elia Pasha, Ariel Doku, Eralba Hajdaraj, Eva Shtylla etj. Një brez i lë stafetën tjetrit duke ruajtur këtë traditë bashkëpunimi që është për tu admiruar. Nëe kontribut të veçante për 10 vjet me radhë, në organizimin dhe manaxhimin e shfaqjeve ka dhënë bashkëpunëtorja ime e ngushtë Gentjana Aliaj, Eva Hoxha, stilistja jonë e talentuar, Enkeleda Deda, financierja, dhe Alma Doku the graphic designer of MGT etj etj. Një mirenjohje të veçantë sponsorëve tanë që në MGT 1: Pasqyra Shqiptare (Ilir dhe Tony Lena), që me përkushtim dhe entuziazem ka xhiruar të plotë  çdo shfaqje dhe ka transmetuar çdo vit emisione të veçanta për të afruar sa më shumë anëtarë të rinj. LGH Art Photography (Genti e Lorida Hali), që kanë fotografuar çastet më të bukura të fëmijëve në skene), Entela Galanxhi, Vasil Kristaqi, Gojard Kodra,  Rrobaqepesi “Xhesi” në Sarandë, Xhesila Berberi Islamaj, atdhetare dhe patriote që ka sponsorizuar MGTnë për vite me radhë duke qepur kostumet popullore për fëmijët e të gjitha moshave, Gojard Kodra, Shoqëria Jonë e Torontos etj etj. Sponsoret dhe vullnetaret e MGT 2024 po i ndajmë me lexuesit në foto me mirënjohje dhe shumë respekt.

ARRITJET, ÇMIMET DHE PJESËMARRJET

Aktivitete të ndryshme të Korit të MGTsë: MGT talent Show çdo vit që prej vitit 2014 ka realizuar e marrë pjesë në koncerte, aktivitete të organizuara nga SHBSHK Toronto si: Koncerti i shkollave shqip të Torontos, Koncerti i 8 Marsit,  Koncerti i 100 vjetorit të Pavarësisë, Koncerti i Shenjtërimit të Nënë Terezës, Pjesëmarrje në Fundraising Concerts Ëorld Vision, Global 6K for Ëater Concert, shoqëruar nga Trio Fammus (Jani & Sofia Papadhimitri), koncerti i bamirësisë “Tinguj për vendin tim” organizuar nga Linda & Ervin Meço, fundraising me donacione nga vetë fëmijët dhe 2 këngë të korit në mbështetje të bashkëmoshaterëve në Shqipëri (Termeti 2019). Mbrëmjet e Festës së Flamurit – organizuar nga “Shoqëria Jonë e Torontos”, koncerti virtual i Festës së Flamurit 2020 organizuar nga Ambasada Shqiptare në Ottaëa, festivali i 11-të ndërkombëtar i Vjenës 2021 – Ëorld Peace Choral Festival 2021(online). Në këtë festival morën pjesë 300 kore nga 40 vende të botës. Kori i MGTsë mori pjesë me dy këngë shqiptare: “Margjelo” – Kori i të rinjve dhe “Këndo bilbil i fushave”. MGT Choir dhe Kori i të rinjve u vlerësuan me Bronze Aëard Certificate. Koncerti i MGTsë me rastin e 110 Vjetorit të Pavarësise – 19 Nëntor 2022, Forest Hill Spring Concert – nën drejtimin e Livia Simas, Koncerti “I love Çamëria” organizuar nga Gojard Kodra 30 Qershor 2024.

MIRËNJOHJE DHE RESPEKT PËR PRINDËRIT

Ne komunikojmë hapur me prindërit jemi shumë transparentë dhe mirëpresim çdo ide e formë bashkëpunimi. Programi ju dërgohet prindërve e fëmijëve që të njihen me të. Prindërit janë pjesë e MGTsë pasi ndjekin provat, sjellin gatime për fëmijët. Ata tashmë e dinë qëllimin kryesor të këtij aktiviteti që është tërësisht vullnetar, jo kompetitiv midis fëmijëve, përkundrazi është gjithëpërfshirës, si një qender komunitare e mirëfilltë.

KUSH ËSHTË INA KOCAQI XOXA?

Quhem Ina Kocaqi Xoxa, jam diplomuar si mjeke e përgjithëshme në Universitetin e Tiranës në 1997, ndërsa në Kanada jam diplomuar në arësim në vitin 2008. Punoj si mësuese e licensuar (OCT- Ontario Certified Teacher) në shkollat publike të PDSB në Ontario. Jetoj në Toronto që prej vitit 2000. Pasionin për muzikën, artin dhe punën me fëmijët e kam trashëguar nga prindërit e mi, Stefan e Shqipe Kocaqi, që kanë qenë arsimtarë të përkushtuar dhe artëdashës, dhe sidomos nga im atë që ka qenë organizator koncertesh në shkollë por edhe një aktivist i dalluar në komunitet, në Lukovë (teater dhe variete). Nga mami im dhe nga gjyshja ime, Adelajde Birjani, kam mësuar si të komunikoj me njerëzit, të jem tolerante dhe ti pranoj pa paragjykime. Kam marrë pjesë në orkestrinat (piano) në festivalet e fëmijëve në Sarandë nën drejtimin e mjeshtrit Thoma Gjoni dhe në koret e Festivaleve. Një mbështëtje të vazhdueshme në punen time vullnetare si themeluese dhe drejtuese artisike e MGTsë kam patur nga familja ime, bashkeshorti im, Vaska Xoxa dhe fëmijët e mi Scott dhe Olivia Xoxa. Vitet e fundit vajza ime, Olivia, më ka ndihmuar shumë si bashkëpunëtore në zgjedhjen e këngëve, përshtatjen e lëvizjeve koreografike të valleve si dhe në përfshirjen e ideve të brezit të ri në organizimin e shfaqjeve. Motivimin për të krijuar MGTnë e kam gjetur tek arbëreshet dhe rilindasit tanë që edhe pse larg Atdheut kanë mundur të ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare për shekuj me radhë. Motoja ime është: Lum kush sheh me sytë e të ardhmes!

Filed Under: Featured

ÇAMËRIA, KRIMI I PADËNUAR

June 26, 2024 by s p

Ndriçim Kulla/

Çamët janë shqiptarë të çamërisë, që shtrihet në Epirin e Veriut e që sot ndodhet nën juridiksionin e shtetit grek, që quhet Thesproti. Këta janë pjesë e trungut të kombit shqiptar, të cilët, për fatin tone të keq dhe arsye të tjera, u bënë kurban duke u lënë jashtë kufijve tanë për hir të një iluzioni paqësor në Ballkan nga ana e fuqive të mëdha të kohës. Grekërit, duke i dhënë gjithmonë përparësi dalimit fetar, fabrikojnë edhe sot opinione përçarëse dhe fyese, duke thenë se çamët janë të parët që përparuan drejt fesë myslimane dhe prandaj shqiptarët e tjerë nuk paten besim tek ata. Sigurisht që ata që e njohin jetën e shqiptarit, botën e tij të brendshme, mentalitetin e tij, jo vetëm që nuk e besonë këtë trillom, po e quajnë një gjë të pabesueshme që të lidhet humbja e pabesueshmërisë së shqiptarëve me shkakun e ndërrimit të besimit fetar, kur shqiptarët janë populli më tipik në botë që nuk u jep fare rëndësi diferencimeve të besimeve.

Çamët ishin një popull liridashës, luftarak dhe mjaft krenar dhe konsideroheshin nga të parët që bënë koalicion me të krishterët për të luftuar kundër pushtuesve osmanë në prag të kryengritjes popullore në Greqi, duke e nënvlerësuar fare pengesën fetare. Megjithatë, kjo tolerance e tyre nuk ka ttrreguar se ata, nuk kishin respect për besimin e tyre, se ishin fluidë në këtë drejtim apo se ndryshonin sipas drejtimit të erës. Ata respektuan besimin fetar të bashkëkombësave të tyre apo të grekërve, duke mos e ndërruar aspak besimin e tyre. Mbas çlirimit të Greqisë nga Perandoria Otomane, ngjarjet vërtetuan se në një kohë kur shumë arvanitas myslimanë e ndërruan besimin e tyre në krishterë, çamët edhe pas themelimit të shtetit të pavarur grek nuk u konvertuan në të krishterë, por ruajtën besimin e tyre të mëparshëm. Pikërisht ruajtja e këtij besimi u bë shkaku kryesor i armiqësisë dhe i diferencimit ndërmjet shtetit grek dhe klerit ortodoks të integruar plotësisht në të gjithë popullsinë e çamërisë. Grekët, duke provuar se edhe në fushat e betejës shqiptraët ishin njerëz që nuk u jepnin shumë rëndësi feve, por dallimit fisnor dhe origjinës, prezenca e çamëve u prishte gjumin në ëndrrën e gjatë bizantine, që kishin disa shekuj që po shihnin, kur Greqia ishte vetëm e gjitha e krishterë. Për ta kombi ishte i nëvlefshëm me fenë dhe jo me prejardhjen e përbashkët që kishin shqiptarë. Prandaj filluan historiçkat mbi “egërsinë e shqiptarëve”, që kishin dale nga lufta e çlirimit të Greqisë së tyre. Historiçkat e egërsisë së shqiptarëve, siç do ta tregonte më vonë historia, themeluan edeologjinë e urrejtjes midis grekëve dhe çamërve, të cilën shteti grek e kërkonte vetë, për të justifikuar më vonë krimin e programuar.

Shteti grek, gjatë ndërrimeve të njohura të popullsive me Turqinë, u bëri presione nga më të ndryshmet çamërve për të ikur në Turqinë, u bëri presione nga më të ndryshme çamërve për të ikur në Turqi, sidomos atyre që nuk ishin të krishterë, por çamët nuk pranuan të braktisin atdheun e tyre.

Ata ishin myslimanë në fe, por shqipatrë dhe jo turq në gjak. Ata ishin deri në vdekje ndaj gjithë osmanëve të Azisë së vogël, pavarësisht nga feja. Përfundimisht ia arritën të përjashtoheshin nga këmbimi dhe mbetën në atdheun e tyre. Marrëdhëniet e mëpastajme me shtetin grek dhe veçanërisht me klerin e lartë dhe dhespotët u bënë mjaft të vështira dhe torturuese dhe është mjaft e logjikshme të përfytyrosh se çfarë kanë hequr këta njerëz, ashtu siç kanë hequr të parët e tyre, ilirët, nga feja e krishterë e Lindjes, në dhjetëvjeçarët e pare të bizantizmit.

Çamët heroikë, që e lidhën vazhdimisht historinë dhe veprimtarinë e tyre me luftërat kundër osmanbëve, qëndruan gjithmonë stoikë edshe kundër fanatizmit grek dhe përpjekjev të këtij shteti për t’i asimiluar. Ata kanë vulën e tyre të forte dhe të papersëritshme, jo vetëm në historinë e Greqisë së re, por edhe në valet e papersëritshme dhe në këngët came. Vallja came është vallja më përfaqësuese e fisit arbëresh. *shtë një valle që pasqyron shpirtin krijues të popullit shqiptar që edhe e ka krijuar. Fatkeqësisht, ajo sot ka rënë në duar “të paligjshme” dhe prezantohet si pjesë e kulturës së popullit grek ajo është valle triumfale që kërcehet vetëm nga burrat. Ajo ka krenarinë, trimërinë, lehtësinë dhe bukurinë e lëvizjeve shqiptare dhe kërcehet pas betejës, por edhe gjatë armëpushimit dhe ëhtë e njohur piktura e Esit, që paraqet trimat e Kolloktronit të kërcejnë vallen came dhe në plan të pare plaku i Moresë i menduar po krijon strategjinë çlirimtare.

Pozita gjeografike e çamërisë dhe vendi i saj i begatshëm dhe pjellor kanë bërë që ajo të jetë kurdoherë një gjë e padëshiruar, një object për ta përvetësuar, për t’u arritur nga ana e grekërve.

Popullsia shqiptare që ka banuar në këto zona nuk ka patur kurrë një ditë të bardhë. Që kur e njoh ekzistencën e saj sidomos pas krijimit të shtetit grek e gjer më 1945, ajo ka qenë gjithmonë përbalë luftës për ekzistencë si popuill dhe si nocion. Kurdoherë njerëzit dhe klikat e Megalloidesë greke kanë tentuar të mos e pranojnë qenien e këtij kombi. I kanë quajutr qëllimisht grekë e turq, vetëm shqiptarë jo. Dhe këtë e kanë bërë vetëm e vetëm për t’u bërë zot të tokave të tyre e të pasurive strategjike të çamërisë.

Theodhori Spandugino Cantacuzino në histoprinë e tij rreth origjinës turke e quan Janinën kur flet për shtëpitë e Shpatajve dhe Musa Topisë si kryeqytetin e shqiptarëve. Jo vetëm autorë të vjetër, por edhe modernë, e kanë përshkruar çamërinë si pjesë të pandarë të Shqipërisë. Vetë Enciklopedia e Madhe Greke, vëll. XXII, fq. 405 provon se çamërit janë pasuesit e pare të Thesprotisë. Ajo pranon edhe nga pikëpamja gjuhësore se dy të tretat e çamëve flasin një shqipe të veçantë. Vetë grekërit, veç atyre nacionalistëve të çmendur nuk e kanë mohuar se çamëria shtrihet nga Kepi i Stillos deri në Pragë. Zakonet, gjuha, historia dhe jeta e popullit çam janë dëshmues të kundërt për njerëzit e Megaliidesë dhe njerëz të tjerë. Ata pranojnë të kundërtën. Ato kanë patur të drejtë dhe të denoncojnë përpara botës përparimtare krimet dhe masakrat e turpshme të Greqisë.

Me  mbarimin e sundimit osman në Ballkan më 1913, provinca e °amërisë, që shtrihet nga kufiri jugor i shtetit të sotëm shqiptar e gjer në Gjirin e Prevezës dhe përmban qendrat dhe rrethet e qyteteve Filat, Paramithi, Gumenicë, Margëllëç, Pargë, etj.

Ndërmjet presionit indirect administrata greke me një frymë të theksuar bizantine u orvat të kopjonte eksperiencën e Portës së Lartë për të ledhatuar shqiptarët, me përfshirjen në administratën në administratën locale dhe qëndrore në Athinë, duke u afruar poste dhe vende në gjykata, ushtri dhe polici, vetëm duke nënkuptuar ndërrimin e besimit nga mysliman në ortodoks. Me përjashtime fare të rralla, kjo armë dredharake e huazuar nga perandoria në të cilën kishin qenë për katër shekuj me radhë, edhe grekërit nuk funksionoi siç e kishin përfytyruar ata. Edhe ata çamër që ishin ortodoksë, nuk u shfaqën më pak shqiptarë se vëllezërit e tyre myslimanë që bashkëjetonin pranë njëri- tjetrit. Megjithatë, shteti grek që i kishte vënë detyrë vetes ndryshimin e hartës demografike të Greqisë së Veriut, duke i pare çamët si një rezik me një shtrirje territoriale në shtetin amë, Shqipërinë, zgjodhi rrugën e prishjes së lidhjeve midis çamëve myslimanë dhe ortodoksë dhe të largimeve të buta të tyre nga trojet e veta. Është i njohur fakti se të gjitha qeveritë greke që nga Plastira e gjer tek Pangallos, kanë bërë të pamundurën që shqiptarët myslimanë të Epirit të quhen turq edhe për arsyen e thjeshtë politike që edhe ata ta ndjenin veten si turqit dhe me ata bashkë të iknin nga atdheu i tyre. Madje, për këto qëllime të tilla djallëzore qeveritë greke dhe mbretërit grekë në periudha të ndryshme kanë krijuar edhe në fond të veçantë shtetëror, nga i cili kanë harxhuar me miliona dhrami me myftinjtë, hoxhët dhe parinë e çamërisë për të shtrënguar e bindur të mjerët shqiptarë myslimanë të mohojnë pa dashur atdheun e tyre dhe të ikin në Turqi dhe të jetonin si muhaxhirë. Dke mos i njohur as si grtekë, as si shqiptarë, klika e Athinës, më 1922, mbas një lufte të tillë psikologjike provocative dhe ngacmueses, përpiloi planin e shpërnguljes të të gjithë amëve për t’i çuar në Turqi duke i ndërruar me popullsinë ortodokse që do të vinte nga Stambolli. Por çamëria në këtë periudhë qëndroi e papërkulur, duke e mbajtur lart idealin e shenjtë të kombësisë e të lirisë dhe vendosi që më mire të vdiste në token e saj sesa të rronte, gjallë e i vdekur në një vend ku nuk pajtoheshin aspak karakteristikat kombëtare me një popull anadollak. Ankesat dhe peticionet e çamërve në komisionin mikst në Shoqërinë e Kombeve kanë provuar edhe njëherë qartë identitetin e tyre të patjetërsueshëm. Delegacioni shqiptar duke i bërë gjyq delegacionit grek e denoncoi plotësisht këtë plan satanic, duke prezantuar qartë edhe një here përpara botës fatin tragjik të çamërisë nën sundimin e Greqisë.

Kështu përfundimisht si rezultat e një prezantimi të qartë dhe sensibilizimi të mire nga delegacioni shqiptar për çështjen came, lidhja e kombeve më 1926 vendosi përfundimisht njohjen e tyre si shqiptarë dhe për kosekuencë përjashtimin kategorikisht të kësaj popullsie nga shkëmbimi (si popullsi turke me Turqinë, Turqia me popullsi greke). Ky është një vit i rëndësishëm për çamërinë, por që më tepër i përket një beteje morale. Ajo u përjashtua vërtet nga shkëmbimi zyrtar me popullsi tjetër, që nuk i përkiste, por jo nga fati i keq me të cilin Greqia çnjerëzore e kishte dënuar. Duke ndjerë frikën e opinionit dhe detyrimet që kishte ndaj diplomacies ndërkombëtare ata i lëshuan disa nga armët e fshehta të zbimit të shqiptarëve came dhe nxorrën nga depot e tyre të tjera armë. Akuzoheshin indirect si hajdujtë dhe dënoheshin me 15-20 vjet a priori dhe mbas burgut i shkonte prokurori dhe u thoshte se po të donin të shpëtonin nga vuajtja e dënimit, duhej të kërkonin vullnetarisht të largoheshin në Turqi, dhe këtë gjoja ua thoshte mëshirisht. Shikoni pra deri ku shkonte terrori i bardhë. Grabitja e tokave përpara se të largoheshin ose t’i largonin nga trojet e tyre ishte një hajditëri e hapur shtetërore. Por për t’i zbuar nga vatrat e tye për në Turqi e Shqipëri dhe vende të tjera, kundra çamëve autoritetet greke bashkëpunuan ngushtë me të arrestuarit kriminelë, të cilët përdorën kundra kësaj popullsie mjetet dhe mënyrat më barbare. Por për ta bërë zbrazjen e çamërisë sa më shpejt realitet, thikën e andartëve të Greqisë ngadalë- ngadalë filloi ta provonte tërë çamëria. Vrasjet, shnderimet, djegjet, plaçkitjet, shkatërrimet e të gjithë qyteteve dhe fshatrave të çamërisë prej Hunëve të djeshëm janë vepra që do të mbetetn të paharruara për popullin tone. Në rastet e gjakderdhjeve më të mëdha të tyre apo në momente të volitshme populata shqiptare e çamërisë ka parashtruar përpara botës së qtetëruar dhe në konferencat e ndryshme të kombeve që vendosnin atëherë mbi minoritetet në Evropë që Greqia të angazhohej për respektimin e parimit universal mbi lirinë dhe të drejtat e minoritetit shqiptar të çamërisë, por autoritetet greke rralëë kanë dëgjuar ndonjë gjë. Liritë nacionale, e drejta e pajisjes me punë në pushtet që nga drejtor e deri te funksionari më i lartë u janë mohuar krejtësisht.

Komandanti i Divizionit VIII të Epirit, gjeneral Bairas, i cili i shpëtoi luftës së Anadollit më 1921, falsifikoi një letër ku kompromentonte çamërinë për kryengritje. Kjo ishte një histori e stisur, për të cilën grekërit janë njohur në histori që do të pasohej nga të tjera më vonë. Me këtë rast u inagurua edhe terrori i hapur. Rreth 3000 çamër u burgosën të shoqëruar perms një vale të tërbuar terrori në burgjet e Paramithisë, nga ku u torturuan shtazërisht, ku një shumicë nuk dolën e gjakllë nga burgjet e Janinës. Përpjekjet greke për të larë duart masivisht me çamërinë u përsëritën egërsisht edhe njëherë kur qeveria greke u mundua me diplomacë duke favorizuar largimin e kësaj popullsie në mënyra të ndryshme për në Turqi. Por duke mos e finalizuar dot këtë qëllim, fillo presionet e tjera. Më 1938 prefekti i Gumenicës, Antonaqea ndalon rreptësisht me urdhër të folurën në gjuhën shqipe si jashtë, ashtu edhe në familje.

Zhdukja me çdo kusht e minoritetit shqiptar të çamërisë u bë një nga detyrat më të rëndësishme të grekërve për të realizuar të ashtuquajturën “Ide të madhe” të tyre, edhe pse ishte një detyrë agresive dhe kishte në thelb kryerjen e një akti çnjerëzor. Grabitjet e dhunshme të pasurisë së shqiptarëve, stimulimi i grekërve për t’u vendosur në fshatrat me popullsi came dhe për të ndryshuar strukturën e përbërjes së popullsisë dhe shfrytëzimi arbitrar i pasurisë së tyre ishin veprime të përditshme që u bënë gjithmonë me urdhëra të qeveritarëve të Athinës. Për të justifikuar këto veprime të stilit fashist nga shteti qendror grek, autoritetet greke të këtyre krahinave, qyteteve, fshatrave trilluan si argument formulëm qesharake, sipas të cilës 80% e të gjithë shqiptarëve në çdo kohë ishin të prirur të bashkëpunonin me çdo t huaj dashakeqas të Greqisë dhe 20% ishin kriminelë dhe, në bazë të ligjit absurd grek, u konfiskohej gjithë pasuria. Ky ligj çnjerëzor i kurdisur dhe i fantazuar posaçërisht për shqiptarët funksionoi aq gjatë sa ishte dhe prania e çamërve në Greqi.

Andartë! Të vrisni, të prisni dhe të bëni ç’të doni me çamët, burrat, me gra, me pleq e fëmijë, t’i përdhunoni dhe t’i turpëroni. Të tillë urdhëra barbare që nuk dha gjatë Luftës së Dytë Botërore as Hitleri, jepnin kapedanët e Napoleon Zervës, të cilët ishin të lidhur me qeveritarët e Athinës me një mijë e një fije. Asnjë shqiptar të mos mbetet gjallë, asnjë shenjë e shqiptarizmës ose fesë së tyre të mos mbetet pa u zhdukur. Nga njëra anë vazhdonte ulërima e viktimave që masakroheshin kur flaka merrte qiellin në shtëpitë dhe fshatrat e shqiptarëve, nga ana tjetër, politikanët e Edesit ursdhëronin zjarrvënësit dhe pushkatarët e tyre. Diskriminimi çam prej grekërve ka qenë sistematik që kur u pa prej tyre se shqiptarët po krijonin shtetin e tyre. Por për vetë proceset e vështira e të ndërlikuara të shtetit shqiptar, ky spekulim nuk u arrit të merrte dënimin e merituar dhe duke shfrytëzuar dhe konflikte të ndryshme rajonale dhe evropiane si puna e ujkut që kërkon gjithmonë mjegull, ai arriti sa t’u “kafshonte” dhe të drejtën për të jetuar në token e tyre çamërve të gjorë. Kur kishte filluar që të dënohej fashizmi dhe ushtria e tij, një fashizëm i ri evropian ishte ngritur në miniature dhe kishte mprehur dhëmbët për t’iu vërsulur popullsisë shqiptare të çamërisë, që jetonte në Greqi. Ky ishte fashizmi monarko- fashist grek, që me ustallëkun e gjeneralëve më të shquar të Hitlerit me demagogji shoviniste dhe gënjeshtra me bisht përgatiti dhe kreu kriminalisht pa iu dridhur dora dhe pa u penguar nga askush krimin e zbimit të çamërve shqiptarë nga trojet e tyre.ngjarjet dhe faktet tregojnë qartë se të gjitha masakrat janë kryer sipas strategjisë helenistike dhe Megalloidesë, në shtabet pranë qeverisë greke në Athinë dhe më vonë në bashkëpunim me shtabet gjermane. 

Zbimi masiv i shqiptarëve came nga trojet e tyre etnike në periudhën e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore është një spastrim i egër etnik që jo vetëm traumatizoi mizorisht jetën e dhjetra shqiptarëve, por goditi  me pasoja tepër të rënda edhe marrëdhëniet ndërmjet dy popujve, shqiptar dhe grek, për të cilat mund të thmei se kanë qenë në një nivel të besueshëm nga mosbesimi i vërtetë që ekziston sot.

Shpërngulja e organizuar kriminale u organizua me tri masakra: Qershor 1944, Gusht 1944, Mars 1945. bilanci i këtij krimi masiv është tepër dramatik, si në drejtim të vdekjeve çnjerëzore, ashtu dhe në drejtim të humbjeve materiale. Rreth 4700 frymë të vrarë, të djegur e të torturuar, si gra, burra, fëmijë, pleq janë pasojë të thikës, të pushkës dhe flakes greke. Rreth 5800 shtëpi të djegura. Grabitjet e gjësë së gjalë 127000 krerë të imëta dhe 20000 lopë. Në këtë drejtim janë për të llogaritur pasuritë e mëdha ushqimore që ndodheshin në shqëpitë e të dëbuarve, si prodhimet e vajit, vezëve, miser, grurë, si dhe stolitë e shumta të njohura prej ari dhe argjendi të çamërve, të cilët nuk paten mundësi të merrnin asgjë me vete, por mbetën në duart e andartëve të rinj të N. Zervës dhe klikave nacionaliste me në krye Komarën, Viton, Kaçon e të tjerë. Një popullsi me 250.000 banorë që jetonte në një sipërfaqe 9700 km katrorë, afërsisht sa ajo e Kosovës së sotme, u shpërngul nga terorizmi i shtetit të fqinjit tone të jugut.

Populli çam që po shpërngulej forcërisht nga shtëpia e tij deri në maj të vitit 1945 kur s’mbeti më asnjë banor i tillë prej bandave të Napoleon Zervës e të rretheve politike shoviniste në marrëveshje dhe mirëkuptim të plotë me aparatrin qendror të Papandreut e të Plastirias iu drejtua rrugëve të Shqipërisë së djegur nga lufta për të gjetur shpëtim. Foshnjat e pafajshme vdisnin nga uria dhe mbaronin me këto fjalë: bukë!, mungesa e së cilës i dërgonte të shtriheshin në krahët e dheut të ftohtë. Në rrugën e shfarosjes grate me boça në duar dhe foshnjat në krahë iknin duke lënë fëmijë të braktisur pa baballarëtë shpuar nga thika e andartëve të pabesë. Ndërsa autoritetet greke duke u tallur me kufomat e duke fërkua duart për këtë zbim shfrynin me gaz, duke u ndjerë të lehtësuar se kishin “plotësuar një detyrë patriotike”.

Grekërit e aventurave, llapodhitë e Demaskinos, kaçikokleftët e gjeneralit të improvizuar Napolon Zerva, këta antropologë të Ballkanit për të mashtruar popullin grek dhe sidomos botën e jashtme me një rafinesë të përshtatshme plotësisht për klasën e tyre nacionaliste kanë faqen e zezë të pretendojnë akoma dhe që barbarizmat e tyre mesjetare të brohoriten edhe në shekullin XX, duke shpikur përrallën, sa qesharake, aq edhe mashtruese, të fajësisë së Çamërisë për bashkëpunim me okupatorët e Greqisë.

Vullnetin për të luftuar të huaj popullata çame e tregoi edhe në minutën e fundit të rezistencës së vet në trojet e tij etnike që mbetën për fat të keq në shtetin grek. Ajo kaloi me fisnikëri edhe mbi dhimbjen e plagëve që i shkaktuan masakrat e vitit 1913 dhe shkëmbimet e dhunshme të vitit 1922, ku bashkëpunoi me vullnet me popullin grek për të luftuar armikun e përbashkët të dy popujve, fashizmin italian dhe nazizmin gjerman. Shqiptarët e Greqisë, duke përfshirë edhe çamët u lidhën me popullin liridashës grek dhe dhanë kontributin e tyre. Këtë e dinë mirë kriptofashistët e djeshëm që e bënë këtë krim, por këtë e dimë mirë edhe pasardhësit e tyre, sepse ua thonë qartë betejat e Mallusit, Qeramikës, Gramenos, Paramithisë, Filatit, Kockës dhe gjetkë. Daut Hoxha lindi dhe mbeti hero vetëm për italianët. Dhe politika e italianëve dhe gjermanëve ishte politika e italianëve dhe e gjermanëve. Këtë e di gjithë bota. Alibia ka mbetur pikërisht mbi ata që e krijuan për të krijuar Greqinë e pastër dhe në kundërshtim me përrallat dhe gënjeshtrat e tyre. Kriptofashistët grekë, duke shkelur çdo parim antifashist e njerëzor, këto veprime i bënë një pabesi dhe ujdi të plotë me Gestapon gjermane. Por edhe sikur të pranojnë absurditetin e kësaj figure juridike të Greqisë shoviniste, të zbatueshme vetëm për fashistët ku për fajin e 10 vetëve të masakrohen 200 mijë të tjerë të pafajshëm, do ishte mirë që të shohim dhe anën tjetër të medaljes, e cila na tregon se në dallgën e madhe të kësaj lufte që s’la gjë në vend të vet, shumica dërrmuese e popullit çam mbajti jo vetëm një qëndrim dinjitoz dhe i dha luftës antifashiste qindra luftëtar të maleve, kur banditët e Zervës ishin në paqe kompromisi ose në bashkëpunim të hapët me gjermanët dhe shëtitnin dhe këndonin me ta nëpër mejhanet e Janinës, Korfuzit dhe Athinës. Por nuk është kjo arsyeja e vërtetë që shteti megalloman grek të sillej aq barbarisht ndaj një popullsie punëtore e të ndershme që jetonte në trojet e saj etnike. Shkaku i vërtetë gjëndet përtej këtij pretendimi, përtej këtij shkaku të shpifur, te dëshira kriminale dhe grabitqare që të zhduknin në një mënyrë ose në tjetrën menjëherë dhe përgjithëmonë elementin shqiptar të Çamërisë, të përvetësonin tokat dhe pasuritë e mëdha të tyre dhe të realizonin një nga ëndrrat e tyre të vjetra nacionaliste, pastrimin e Greqisë nga shqiptarët. Dhe kjo ëndërr kriminale u realizua në një rrugë tepër kriminale. Sot rreth 9600 km katror të Çamërisë janë pa çamër. Pronat, shtëpitë, tokat dhe të gjithë hapësirën e banorëve shqiptar e kanë okupuar dhe e shfrytëzojnë grekët dhe kombësitë e tjera të Greqisë, të ardhura nga krahina të ndryshme të saj. Krimi, që ka triumfuar plotësisht, por mos vallë edhe përjetësisht? 

Periudha në të cilën e krye kjo masakër çnjerëzore nuk e favorizoi publikimin dhe dënimin e saj. Diplomacia përfundimtare botërore, por sidomos fuqitë e mëdha, mbrojtëse të vlerave njerëzore të okupuara me gjeopolitikën e re mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, nuk i kushtuan dot vëmendjen e duhur, ndërsa ndarja strategjike e botës në dy kampe, sidomos lufta e ftohtë, jo vetëm që nuk ofroi dot asnjë mundësi për ta zgjidhur këtë problem, por u bë shkas edhe për t’u harruar.

Shumë herë shqiptarët e Çamërisë të strehuar masivisht në Shqipëri dhe në vende të tjera të Evropës Perëndimore iu drejtuan Lidhjes së Kombeve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut, për të fituar të drejtat e tyre të rrëmbyera me forcë nga ana e grekërve. Qeveria e Enver Hoxhës e shiti Çamërinë. Ajo nuk ndërmori asnjë inisiativë serioze për ta bërë problem të kampit që Shqipëria u bë pjestare aktive e tij. Që në luftën nacionalçlirimtare ajo e braktisi problemin çam, ku duke patur edhe influencë në zonat e Çamërisë, në vend që të lidhej me elementin nacionalist, u lidh qëllimisht me Partinë Komuniste Greke. Pra nuk bëri asgjë për organizimin e luftës dhe për shkëputjen e Çamërisë nga Greqia. Si dora e djathtë e sovjetikëve dhe jugosllavëve në Ballkan, ndihmoi drejtpërdrejtë dhe indirekt luftën civile në Greqi, duke ndihmuar krahun komunist e duke vënë kështu ideologjinë komuniste mbi atdheun. 

Si streha e shumë komunistëve grekë territori i Shqipërisë me urdhër të sovjetikëve u bë bazë armatimi për 50 mijë ushtarë grekë. Qeveria komuniste nuk e përkrahu kurrë sinqerisht problemin çam. Ajo asnjëherë nuk e bëri atë problem të aleatëve të saj dhe në ato raste kur SHBA dhe Perëndimi kritikoi Greqinë për krimin që kishte bërë. Dy nga faktet më flagrante që tregojnë se qeveria komuniste kishte si qëllim jo zgjidhjen e problemit çam, por humbjen përjetësisht të këtij problemi janë, koha kur Enver Hoxha me një dekret të veçantë ua hoqi fare pa i pyetur nënshtetësinë greke çamërve të shpërngulur me forcë nga Greqia e të ardhur në Shqipëri, duke zvogëluar një nga argumentet më të fuqishme të kësaj popullsie për t’u rikthyer sërisht në tokat e tyre: dhe koha kur me një  dekret tjetër të veçantë mbas Konferencës së Paqes në Paris më 1946, Enver Hoxha në pazarllëk me grekërisht shpërndau Komitetin antifashist të emigrantëve çamë në shqipëri. Dhe për pesëdhjetë vjetë e sundimit komunist trajtimi i problemit çam nga Shqipëria provoi një injorim të paimagjinueshëm. Qeveritarët më të lartë komunistë herë pas here lëshonin ndonjë tullumbace sipas rastit për Çamërinë, të cilës me siguri që nuk i besonin as vetë, ndërsa e drejta e popullit çam të shpërngulur në Shqipëri për t’u organizuar për zgjidhjen  e këtij problemi ishte e ndaluar. Kështu që krimi vrau e preu, krimi që zboi dhe grabiti shqiptarë, krimi që palosi përdhe gra, pleq dhe fëmijë dhe cilindo që gjente përpara mjafton të ishte shqiptar “jetoi” në  qetësinë e tij olimpike të erësirës që e futi qeveria e Enver Hoxhës.

Është e paarsyeshme që një popullsi e tërë, e cila përveç mortit dhe masakrave vazhdon ende e dënuar larg vatrave të tyre të shenjta për hir të epsheve çnjerëzore të një klike fashiste. Nuk është e drejtë të tolerohet një situatë e tillë tragjike që mbajnë në zemër dhe në shpirt shqiptarët e çamërisë.

Këto që themi nuk janë fantazi e krijuar për dëshira fallco të destinuara për kombinacione politike, por janë pasojat e një realiteti të hidhur prej një rendi fashist të padënuar, për të cilin ashtu si dje politikanët e Athinës bëjnë rolin e të papërgjegjshmit, ndërsa shumica e politikanëve tanë të sotëm bëjnë rolin e të paditurit naiv.

Ne kemi besuar dhe vazhdojmë të besojmë në realizimin e njëpaqe të drejtë dhe është pikërisht kjo që ne u drejtohemi sërisht kombeve të përparuara për të dënuar këtë krim e për t’u rikthyer çamërve të drejtat e grabitura. Koha ka provuar se morali i diplomacisë ndërkombëtare nuk mund të shkojë kaq larg sa të qëndrojë indiferent ndaj një krimi të tillë.

Historia e viteve të fundit tregon se fatkeqësisht shumë intelektualë e qeveritarë të shkollave të mykura të vjetra diturinë që bota dhe shkolla ua dhanë, po ia shesin mbrojtjes së krimit. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për megallomanët ekstremistë grekë që përfaqësojnë qarqet nacionaliste, por edhe për ata qeveritarë të flaktë që bëhen partizanë të mosnjohjes së këtij problemi.

Sot në Çamëri nuk ka më asnjë shqiptar të vetëm etnik, sepse dhe ata që kanë shpëtuar nga vrasja dhe zbimi janë shpërndarë nëpër Greqi, duke vazhduar të jetojnë të frikësuar nën hijen e përndjekjes dhe të izolimit. Atje ekziston vetëm krimi i mbuluar me jetën e banorëve ardhacakë dhe të monumenteve të gjeneralëve dhe strategëve të cilët realizuan këtë spastrim të egër, kur mbarë bota po përgatitej të dënonte krimin. Sigurisht që qeveritarët e Athinës, të cilët mendonin se ky problem qe harruar, sot e shikojnë me ç’interesim të madh, sepse orkestra që sot ndërrohen në Akropol kanë të tjera preokupime, që në thelb janë të pakuptueshme për botën demokratike, napolon Zerva është një nga përfaqësuesit e tendencave më negative dhe çnjerëzore, por të gjitha qeveritë greke që e kanë pasur qeverisjen mbas krimit që bëri ai kundër shqiptarëve, monumentin e tij, jo vetëm që s’e kanë lëvizur nga vendi, por e ruajnë si vlera historiko-kulturore… Bota e sotme demokratike në raport me krime të tilla të përafërta, të afron qëndrime të ndryshme nga Greqia e pasionevenacionaliste. Kështu, të gjitha qeveritë gjermane që kanë pasur zëvendësimin e Hitlerit kërkojnë vazhdimisht të falur në emër të një morali për masakrat që janë bërë nga ana e fashizmit kundra të gjitha popullsive tëpafajshme dhe sidomos kundra hebrenjve, duke nderuar viktimat e duke dënuar krimin. Shteti gjerman, herë pas here, në mënyrë të vazhdueshme bëhet “aktori” kryesor i materializimit të kujtesës historike, duke kontribuar me pjesmarrjen e tij fisnike në mënyrë materiale dhe morale në përjetësimin e dëmit të krimeve të kryera nga  paraardhësi i tyre Hitleri. Akte të tilla morale, por edhe dëmshpërblime materiale shteti i sotëm gjerman ka kryer mëse një herë edhe ndaj popullit grek. Ndërsa dënimi i spastrimit  etnik i popullit çam nga ana e Greqisë vazhdon të ketë një pamje tjetër, një moral tjetër, që ecën në drejtim të kundërt me moralin e lartë që ka Perëndimi i sotëm, brenda të cilit aktualisht ndodhet dhe Greqia. Greqia e sotme, e cila pretendon se është demokratike, jo vetëm që nuk u ka kërkuar kurrë të falur shqiptarëve për këtë plagë të madhe që u ka hapur, por nuk merr përsipër asnjë lloj përgjegjësie.

Napolon Zervën, këtë nekrofil, i cili arrin deri atje sa t’u fuste bajonetën në bark grave shtatzëna çame, duke vrarë njëherësh nënën dhe krijesën që kishte filluar të rritej në barkun e saj, grekët nuk e kanë lënë të vdesi dhe të harrohet si kriminel lufte. Shoqëria greke e manipuluar nga ideologjia nacionaliste e “Megalloidesë” e ruan në kujtesë këtë armik të gjithë njerëzimit si hero të rrallë, sepse vrau, preu dhe hodhi përtej kufirit të gjithë shqiptarët. Dhe “trimëria” mbi foshnjat, gratë pleqtë dhe të pambrojturit i ka ndërtuar lapidar me fytyrë nga Shqipëria në Janinë, ku shkojnë dhe e mbushin me karafila jo vetëm nacionalistët ekstremistë, por dhe qeveritarë të ndryshëm, lokalë dhe qendrorë të administratave të ndryshme të Greqisë, e cila në të vërtetë ka probleme serioze me moralin e saj. Ajo vazhdon me ngulm që të mos japë shenja pendimi dhe bën sikur nuk i kujtohet fare tragjedia e popullit çam. Kjo histori tragjike e këtij populli i duket se nuk ka të bëjë me një klikë fashiste në Greqi, por me një klikë tjetër jashtë kontinentit tonë. Mirë do të ishte që fqinji ynë me të cilin nuk na bashkon dhe aq shumë kjo ngjarje e rëndë ta marrë hapur përsipër këtë fajësi dhe ta fillojë qëndrimin ndaj saj duke dënuar kriminelët. Të ndjekë penalisht ata dhe t’u prishë lapidarët, se ata janë kriminelë dhe jo heronj të njerëzimit. Megjithatë, kjo është një punë që i përket Greqisë. Ne na takon detyra e vazhdimit të një gjyqi të madh për dënimin e krimit dhe për mbrojtjen e këtij populli të zbuar e të ndaluar, që është pjesë e trungut tonë. Sigurisht që vështirësitë që paraqet problemi nga largësia në kohë, që kanë bërë vitet prej tij shoqëruar me një harresë të qëllimshme nga qeveria komuniste, janë vështirësi. Por prapëseprapë liria të jep mundësi të gjesh rrugë të reja. Dimë se grekërit i kanë falur jurisprudencës Legjislacionin bizantin, i cili është brenda në kallëpet e principeve të përgjithshme të drejtësisë. Por grekët e sotëm duan që t’i falin drejtësisë si dhuratë edhe prioncipin e Grabitjes shtetërore. Natyrisht që një princip i tillë nuk duhej që të ishte shembull nga pasardhësit e gjenis së lashtë, por s’ke se çfarë të bësh, kur në fakt është prej tyre kjo gjë. Si nga pikëpamja juridike, ashtu dhe nga ajo morale, grekët i kanë popullsisë së sotme çame kudo që janë të shpërndarë, edhe një borxh të  madh tjetër, sepse përpara se t’i zbonin nga trojet e tyre u grabitën tokat dhe pasuritë, e cila është një grabitjke e pastër shtetërore.

Shkaqet e padukshme që i bënë grekërit të kryejnë kaq krime dhe paturpësi njerëzore mbi piopullin shqiptar të Çamërisë tregojnë falsitetin e pretendimeve greke që i paraqitin si justifikime për padrejtësinë që kanë bërë. Gjithashtu, ato tregojnë qartë mungesën e dëshirës nga ana e autoriteteve të sotme greke për të drejtën elementare që kanë çamërit për t’u kthyer në tokat e tyre, të rrojnë e të gëzojnë në vendin e tyre të gjitha liritë dhe garancitë e neviojshme, për të vendosur harmoni dhe paqe në Ballkan dhe për t’i fshirë historisë një njollë të zezë që i kanë vënë në ballë Greqisë disa njerëz dhe një klikë fashiste.

Është e paarsyeshme që një popullsi e tërë përveç mortit dhe masakrave të vazhdojë e dënuar larg vatrave të tyre të shenjta. Problemi çam sot qëndron si një problem që lidhet me krimin dhe viktimën. E pabesueshme, por krimi ende vazhdon që të jetë padënuar, ndërsa viktima e dënuar me vuajtjet e saj. Ata që e kanë krijuar këtë krim në të vërtetë janë pasardhësit e rremë të atyre që dhanë provat e mëdha të demokracisë, qytetërimit dhe tolerancës. Dhe për fat të keq, trashëgimia e lashtësisë në këtë tokë duket se është harruar, sepse në vend që kjo të bëhej streha e një katarsi, ku krimineli të futej dhe të dilte andej i penduar, në fakt po shfrytëzohet si streha e çfajësimit, fshehjes dhe justifikimit. Zbimi masiv i çamëve nga tokat e tyre etnike prej grekërve është problemi më i madh që ekziston sot mes kombit shqiptar dhe kombit grek, por në të njëjtën kohë ai është si një problem që ka Greqia me njerëzimin. Për arsye dhe rrethana që dihen, në territorin e Çamërisë nuk ka më njerëz që të ngrihen e të protestojnë për të drejtat e tyre. Dhe megjithëse Greqia në shtetin e saj e ka kthyer në një problem hipotetik, me zjarr dhe me gjak Çamërinë, popullsia e dhunuar e kësaj krahine shqiptare përtej kufijve të saj me tapi në duar pret që të rikthehet në shtëpitë e tyre. Dhe megjithëse banorët e kësaj treve, zotërit e vërtetë të tokave të tyre vazhdojnë të ndodhen si refugjatë në shtetin e vogël amë, në shtete të tjera perëndimore dhe Turqi, nuk është kujtuar askush që ta shtrojë me seriozitet hallin e tyre. Në qarqe të ndryshme politike dhe intelektuale në Greqi njihet dhe njihet mirë, por trajtohet me shumë fshehtësi, si problem kujtese. Qeveritë e njëpasnjëshme të Greqisë, që nga koha që ka ndodhur kjo tragjedi, pas çdo kërkese dhe denoncimi që u është bërë kanë treguar se janë shumë të interesuara që ky problem të mbyllet dhe të shmanget, sepse ekziston frika e përballjes me një proces të madh ndërkombëtar juridiko-moral. Z.Grappa dhe Lefkadha, një ish-funksionar i lartë në zyrën politike të Qeverisë së Papandreut i pati deklaruar në konfidencë njëanëteri të komisionit shqiptar në Athinë, që kishte shkruar për të shqyrtuar çështjen çame në vitin 1946 se në dukje është Zerva për krimet në Çamëri, por qeveria është ajo që nuk do që të ktheheni ju çamët në Çamëri.

Në akordin e heshtjes e të fshehjes të së vërtetës në Greqi për këtë problem janë edhe shtypi grek dhe gjithë mjetet e tjera të informacionit, që ndërtojnë opinionin publik. Ata shkelin vend dhe pa vend në shumë probleme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, por kur është fjala për problemin çam refuzojnë kategorikisht që të vendosin dorën mbi plagë.

Edhe pse shtiret me një indiferencë të rreme se nuk e njeh dhe nuk e shqetëson shumë, Greqia i di mirë përmasat që ka ky problem delikat dhe prandaj bën investime të mëdha sidomos ndaj shqipërisë për ta mbajtur këtë front të mbyllur, duke fituar indiferentizmin e qeveritarëve të saj. Një problem kujtese, ky krim barbar sigurisht që është, sepse tregon fytyrën kriminale të një Greqie që lyhet e pudroset me makiazhin e lashtësisë, por ndërkohë, ky është edhe njëproblem i madh, që lidhet me një realitet që ekziston. Dëshmitari më i qartë i ekzistencës së këtij realiteti është prezenca e kësaj popullsie të martirizuar, e cila vazhdon që të jetojë si muhazhire në tokat e të tjerëve, kur tapitë dhe tokat e tyre ndodhen në duart e grabitqarëve. Shteti i sotëm i vendit që e ka kryer këtë veprim të rëndë e ndjen dhe di çfarë ka mbi vete. Evropa e Bashkuar, e themeluar mbi vlera të larta humanitare dhe njerëzore nga strategët e saj, s’ka si të qëndrojë mbi themele krimi e gjaku. Greqia ka treguar se nuk mund të bëhet si memorjua gjermane e të tregojë se ç’është fisnikëria. Deri më sot ajo s’ka thënë asnjë të falur dhe me sa duket nuk ka për të thënë as nesër. Ligji absurd i luftës me Shqipërinë i vidhos posaçërisht për problemin çam që ajo vazhdon ta mbajë ende në fuqi me një vend fqinj, që pretendon se ka jo vetëm marrëdhënie diplomatike, por edhe miqësore, tregon qartë se çfarë barrierash janë vendosur që ky problem të mos trajtohet kurrë prej saj. Por fabrikimi i marrëzive (pretendimeve) greke këto kohët e fundit na ka nxjerrë dhe një simite me thekër (thonë grekërit); “Se si kanë rrjedhur punët ne kemi menduar se ky problem është harruar”. Dhe këtë e thotë Karolos Papulias, një nga përfaqësuesit kryesore të diplomacisë greke. Kjo mënyrë justifikimi tregon barbarizmën e premidetuar të reaksionit grek që gjendet edhe në pushtetin e sotëm të Athinës dhe na kujton jo vetëm riteratet elastike alla gjermane, por dhe një mungesë reflektimi për këtë krim të madh historik nga udhëheqës të sotëm të politikës greke. Si duket ata janë ëmbëlsuar me grabitjet e pasurive të tundshme dhe të patundshme të tyre. Ky problem derisa nuk ka dëshirën dhe mirëkuptimin e Greqisë sot, mund të zgjidhet vetëm duke tërhequr interesin dhe angazhimin e komunitetit ndërkombëtar. Dhe ky objektiv i rëndësishëm mund të realizohet nëpërmjet një lëvizjeje të gjatë kulturore dhe të një periudhe sensibilizimi. Problemi çam kërkon kurajë, gjakftohtësi dhe sinqeritet. Ai nuk duhet të kthehet në një objekt shfrytëzimi nga qeveritë e të dy palëve shqiptare dhe greke për të shuar gjakrat e për të zhdukur keqkuptimet, sepse ai është një problem në vetvete dhe një problem i madh.

Tërë opinioni shqiptar për këtë problem ka një ndjeshmëri të lartë dhe me gjithë vështirësitë e mëdha ekonomiko-sociale të tranzicionit e ka idealizmin për ta mbështetur, por për fat të keq ende gjendemi në problemet e mëdha të organizmit për të drejtuar këtë proces.

Ata që kanë në dorë drejtimin e fatit të vendit nuk kanë patur guximin dhe lartësinë morale të përballen me nevojën epokale, parrug ë të mesme dhe të verbëra për t’iu drejtuar këtij problemi. Ndonjëherë më të rrallë shteti ynë e ka bërë prezent problemin çam përpara qeveritarëve grekë, si i vdekuri para të gjallit. Problemi çam nuk është një problem nacionalist, por një e drejtë njerëzore që duhet zgjuar e mbrojtur. Është e drejta për të mbrojtur një viktimë e për të vënë në vend një  padrejtësi, tek i cili qeveritarët tanë nisen si gjuetari në pyll, çfarë u del përpara, të papërgatitur. Për fat të keq, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë nuk ekziston një dosje e kompletuar me fakte dhe kërkesa. Nuk ekziston një praktikë administrative profesionale, në të cilën duhej të ishin pajtuar ekspertë, avokatë, akademikë, studiues, politikanë me eksperiencë dhe njerëz të tjerë të përkushtuar.

 Memorja evropiane vazhdon të dënojë vazhdimisht krimin e organizuar nazisto-fashist, duke respektuar viktimat e pafajshme e duke i dhënë një siguri qytetërimit se krimi nuk do të mbetet kurrë pa u dënuar. Këto qëndrime nuk mund të na përjashtojnë kurrë edhe ne, që jemi kontribues të vlerave njerëzore. Zbimi masivisht i çamërve nga trojet e tyre në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore ishte një spastrim i qartë etnik, një krim i padënuar. Ai është një detyrë e vështirë që na përket ne shqiptarëve për ta zgjidhur. Por për ta bërë të mundur këtë na duhet të përgatitim opinionin për krimin që ka ndodhur, të bindim botën, me një strategji të përcaktuar qartë e të koordinuar mirë dhe me mirëkuptim me njeri-tjetrin shoqata, akademikë, historianë, juristë dhe gazetarë, problemi fiton rrugën e qartë që duhet të marrë për të zgjidhur.   

Marrë nga libri autorit “Dritëhije-shqiptaro-Greke”

Filed Under: Politike

Pse çiftet e reja hezitojnë të bëjnë fëmijë?

June 26, 2024 by s p

Studim socio-psikologjik nga Rafael Floqi

birth rates are declining

Sot në botë në vendet e zhvilluara po shkojmë thellë në psikologjinë e të pasurit apo të mos pasurit fëmijë dhe drejt farë revolucioni kulturor në mentalitetin e të rinjve, që po çon drejt rënies së nivelit të lindjeve në Amerikë dhe në pjesën tjetër të botës, po pse, qysh, si?

Mënyra se si ne mendojmë për takimet, martesën, fëmijët dhe familjen po ndryshon rrënjësisht në një periudhë shumë të shkurtër kohore dhe jo vetëm në vendet e zhvilluara si në SHBA, Gjermani, Itali, etj.   por edhe në vendin tonë, edhe megjithatë se shkaqet nuk janë gjithnjë të njëjta, dhe pse shoqëria aktuale, sapo ka filluar t’i llogarisë shkaqet dhe pasojat e këtij ndryshimi. 

Në librin e tyre të ri “Për çfarë ja vlejnë fëmijët?”, Anastasia Berg dhe Rachel Wiseman thonë tani. se në botë është krijuar një “ambivalencë e re prindërore” e cila po përfshin gjithë botën. Kjo çështje është diçka më shumë se tendencat e gjendjes ekonomike dhe po shfaqet si dukuri psikologjike dhe sociale bashkohore, kur tenton të fokusohesh dhe ta analizosh dhe ta diskutosh thellë këtë çështje nga pikëpamja: ekonomike, sociologjike dhe psikologjike.

Por pse po ndodh rënia e lindjeve në mbarë botën, dhe, veçanërisht në Perëndim dhe SHBA, por madje edhe në Shqipëri, cili është efekti i saj në ekonomi, efekti i saj në emigrim, në gjeopolitikë dhe në zhvillimet e së ardhmes, duke parë këtu edhe luftërave e përplasjet gjeopolitike. Dhe kështu kjo temë në pamje të parë intime e personale zgjerohet dhe kthehet në një temë kaq e madhe dhe të pasur.

Rachel Wiseman thotë se ato e zgjodhën këtë titull për librin e tyre pasi ai tregon për një vështirësi themelore që shumë njerëz kanë sot, kur vjen puna për t’iu përgjigjur sinqerisht pyetjes se, Pse mundet dhe nëse duan të kenë fëmijë sot apo jo?

Pra, është e vetëkuptueshme për shumicën e njerëzve, veçanërisht në shoqërinë progresive, laike, pse dikush mund të dëshirojë të shkojë në universitet ose të ndjekë një karrierë përmbushëse ose të dashurohet. Por është shumë më pak e qartë për ta, pse dikush duhet të ketë fëmijë, veçanërisht nëse merr parasysh të gjitha sakrificat, burimet financiare dhe kohën që ata kërkojnë.

Dhe gjëja e dytë në lidhje me atë se çfarë janë fëmijët, jep karakterin filozofik të pyetjes, sepse nuk mund ta dish vërtet, pse po ndodh kjo tendencë e gjerë e rënies të numrit të lindjeve, pa u kthyer më parë, dhe pa pyetur për gjënë kryesore “ Pra, pse duhet të kemi fëmijë? Çfarë roli luajnë ata? Si mund të përshtaten ata në një jetë moderne për të jetuar mirë?

Thelbi i vërtetë ishte shprehja e pakënaqësisë rreth asaj se pse mijëvjeçarët (millenians, të lindur pas vitit 2000), nuk kanë fëmijë sot dhe nëse kjo gjë është në rregull, veçanërisht kur duket në përputhje me teoritë e majta ekstreme të ndryshimeve klimatike.

Ç’ ndodh kur çiftet që janë pa fëmijë pyeten: “Pse nuk bëtë ndonjë fëmijë?”

Kur njerëzit që janë pa fëmijë pyeten: “Pse nuk bëtë ndonjë fëmijë?” Arsyeja e dytë më e zakonshme që ata japin, dhe kjo është e vërtetë si në SHBA ashtu edhe në Evropë është, pasi “nuk doja” ose pse “Nuk arrita të gjeja një partner të gatshëm dhe të përshtatshëm”. Kjo është në të vërtetë më shumë për burrat dhe për gratë në pothuajse të njëjtën masë. Dhe ka sociologë dhe ekspertë që i përgjigjen kësaj duke thënë: “Oh, kjo është për shkak të mungesës së të drejtave të grave. Apo se ekziston një problem për të gjetur burra të arsimuar.” 

Statistikat tregojnë se burrat nuk po diplomohen me të njëjtat ritme nga universitetet sa gratë. “Punët e tyre nuk janë aq të mira, kështu që ato gratë nuk mund të gjejmë më burra të mirë.”

Tani, ky duket si një supozim interesant, po të eksplorosh si skriptet aktuale të takimeve on-line që përfshijnë eksplorime shumë të gjata në tregun e lidhjes së martesave, ato përfshijnë çështje si për kushtimin për këtë çështje të së gjithë grup-moshave mes  20-ave dhe të 30-tave dhe janë të dhëna pak a shumë rastësore , të nxjerra nga takimet, sigurisht jo nga takimet me synimin për krijuar familje. 

Ato përfshijnë një verifikim të pafund të partnerit të mundshëm përmes takimeve të gjata, jo ekskluzive, më pas takime të gjata ekskluzive, më pas bashkëjetesë, pastaj prova prindërimi të një kafshe, përpara se dikush të jetë i gatshëm të mendojë të ketë fëmijë. Në këtë rast, shkruajnë autoret ne i ftojmë njerëzit të pyesin, nëse kjo logjikë e vetëkuptueshme e shtyrjes të lindjes së fëmijëve brenda jetës profesionale, brenda jetës romantike, brenda jetës personale të njeriut është në fakt, një gjë e mirë apo jo?

Korrelacioni i parë si shkak për rënien e lindshmërisë vjen nga rritja e nivelit të arsimimit të grave dhe rritja e pjesëmarrjes së tyre në fuqinë punëtore. Pra, në përgjithësi, le të themi se kjo ka të bëjë, kryesisht, me atë që gratë që lëvizin nga punët  brenda shtëpisë, nga puna për kujdesin e fëmijëve e përgatitja e shtëpisë, tek gratë që punojnë krah për krah me burrat. Dhe ju po thoni, pse ne duhet t’i lidhim këto arritje madhështore historike të së drejtave të grave me histori personale, me psikologjinë e prindërimit; gjithnjë duke marrë kemi parasysh edhe ndryshimet për shkak të kulturës dhe etnisë. 

Rënia e lindjeve tek brezi i ri, efekt psikologjik

E të jeni të sigurt që kjo është kryesisht një histori kulturore? Brenda kuadrit të SHBA-së, për shembull dhe gjatë bisedës me njerëzit, dikush do të synonte të besonte se ekonomia luan një rol të jashtëzakonshëm në vendimin e njerëzve, nëse ata do të kenë apo jo fëmijë dhe sa. Por, para së gjithash, për kuptimin e sotëm të millenials si një brez i pas viteve 2000 rrënjësisht i pasigurt që është sfiduar shumë ka disa veçori. Nëse po shohim masa të panumërta ekonomike, nga pagat e tyre te kursimet e tyre, deri te pronësia e tyre e shtëpisë, për të mos përmendur se sa shumë ata do të trashëgojnë, dhe a e dinë ata këtë. Historia e tyre e parë si një brez i humbur që është braktisur plotësisht ekonomikisht është një gjë që është e pasaktë.

Por shumë më e rëndësishmja, del duke parë vendet ku të kesh fëmijë është e më lehtë, më e përballueshme, në fakt disi e leverdishme financiarisht edhe se sepse ato po subvencionojnë lindjen e fëmijëve, shohim se nivelet e tyre të lindjeve janë po aq të ulëta. Dhe kështu, këtu shpjegimi material nuk qëndron, pasi faktorët materialë nuk mund të shpjegojnë ndryshimet që po shohim, ne duhet t’i drejtohemi asaj që njerëzit po mendojnë, e po përjetojnë, në mënyrë që të kuptojmë se çfarë e shtyn vendimmarrjen e tyre për të pasur trashëgimtarë ose jo.

Rënia e lindjeve në Shqipëri 

Edhe në Shqipëri, lindjet vijojnë të bien në mënyrë të vazhdueshme. Në Shqipëri lindshmëria po shënon nivele gjithnjë e më të ulëta dhe që prej vitit 1990 lindjet janë tkurrur me 71%, në dekadën e fundit me 31% dhe në vitin 2022 shënuan një rënie me 13% krahasuar me vitin paraardhës, duke ju referuar të dhënave të INSTAT. Njohës të fushës së demografisë, mjekë dhe zyrtarë shohin me shqetësim edhe rënien e numrit të lindjeve për një grua në moshë riprodhuese. Gratë sot po lindin gjithnjë e më pak, por mes tyre ka dhe nga ato që i sfidojnë këto statistika. Studiues, zyrtarë dhe mjekë e shohin me shqetësim këtë fenomen, pasi lindjet prej dy dekadash janë nën normën 2.1 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, që cilësohet si kufiri i nevojshëm, për të ruajtur popullsinë.

Një nënë e re nga Tropoja Ajlin Alfredaj, ka sjellë në jetë 7 fëmijë në 4 lindje, në tre prej të cilave binjakë. Ajo përpiqet çdo ditë, bashkë me bashkëshortin të ngrihet mbi vështirësitë dhe pengesat që hasin në rritjen e tyre. 

“Terreni ku jetojmë nuk është komod për një nënë të re, që të kesh një familje të madhe, t’i dedikohesh vetes dhe të krijosh të ardhura. Familja e madhe do kushte, do ekonomi të mirë për t’i rritur fëmijët dhe për t’i shkolluar. Por dhe për veten si një grua, si një nënë të ndjehesh e realizuar. Kjo është kosto, është lodhje, është stërmundim”-i tha ajo Zërit të Amerikës.

Tashmë trendi rënës i lindjeve është i dukshëm. 6,8% bebe më pak kemi në raport me vitin 2023. Por cilët janë faktorët që po çojnë në familje gjithmonë e më të vogla.

Fakti që vdekjet në këto 3 muaj janë më të larta se lindjet, bën që shtesa natyrore e popullsisë të jetë negative. Sociologët thotë se kjo është një kambanë alarmi që duhet të merren masa. Krahas familjes, dhe  fëmijës, mbështetje më të mëdha i duhen dhënë nënës.  5,056 bebe kanë ardhur në jetë në 3 muajt e parë të vitit 2024, shifër kjo më e ulëta në nivel historik. Sociologët e shohin rënien e lindshmërisë në vend të lidhur me një sërë faktorësh, duke nisur që nga forcimi i rolit të grave dhe vajzave në shoqëri, fokusimi i tyre drejt arritjeve profesionale dhe karrierës, rritja e numrit të divorceve, emigrimi i  200 mijë shtetasve në dekadën e fundit, pasiguritë ekonomike të çifteve apo përdorimi i substancave narkotike, dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. 

Drejtoresha e spitalit Obsetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë në Tiranë Eliona Demaliaj, e sheh rënien e lindshmërisë të lidhur me disa faktorë, ku kryesorja mbetet sipas saj, ndryshimi i koncepteve për jetën tek të rinjtë, si dhe dëshira e tyre në rritje për t’i dhënë fëmijës më shumë mundësi ekonomike.  “Mosha e vendosjes për të krijuar familje është rritur. Vajzat arsimohen më shumë, kanë dëshirë më të madhe për të bërë karrierë. Kjo bën që lindjen e parë ato ta bëjnë në një moshë pak më të madhe. Kjo në mënyrë direkte dhe indirekte bën që dhe numri i fëmijëve që ato vendosin për të pasur në familjen e tyre të jetë më vogël se i nënave apo gjysheve të tyre”- tha për Zërin e Amerikës Eliona Demaliaj, Drejtore e spitalit Obstetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë në Tiranë. 

Rënia e lindshmërisë nën normën e zëvendësimit të popullsisë është një problem shqetësues edhe në vendet evropiane, por në këtë panoramë të errët, Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Evropë dhe rajon, me një normë lindshmërie 1.32 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, më e ulëta që prej 60 vitesh. Këto statistika sipas ekspertëve e vendosin Shqipërinë në pozita më të dobëta se vendet e tjera në proceset demografike ndaj dhe masat e ndërmarra, sipas tyre kanë ndikim të ulët dhe nuk arrijnë të prodhojnë rezultate pozitive.  

Pse Kina ndryshoi ligjin e lindjes për vetëm dy fëmijë 

Në fund të majit, qeveria kineze njoftoi se prindërit në Kinë tani do të lejohen të kenë deri në tre fëmijë. Ky njoftim erdhi vetëm pesë vjet pas përmbysjes mahnitëse të politikës së një fëmije të vitit 1980. Kjo është diçka që Kina ka përjetuar një kolaps të fertilitetit. Sipas regjistrimit të fundit të publikuar në maj, Kina po humbet afërsisht 400,000 njerëz çdo vit. Kina ende pretendon se popullsia e saj po rritet, por edhe nëse këto parashikime merren në vlerë nominale, rënia e popullsisë e parashikuar më parë të fillojë nga mesi i shekullit tani mund të fillojë që në vitin 2030. Kjo do të thotë se Kina mund të humbasë midis 600 dhe 700 milionë njerëz nga popullsia e saj deri në vitin 2100. 

Ndryshimet e popullsisë në Kinë nuk janë unike midis superfuqive. Sipas regjistrimit më të fundit të Shteteve të Bashkuara, niveli i lindjeve në SHBA ka rënë për gjashtë vjet rresht dhe 19% që nga viti 2007 në total. Ashtu si Kina, niveli i lindjeve në SHBA tani është shumë më poshtë se norma e zëvendësimit në 1.6. (Kina është tani në 1.3.) Që një vend të zëvendësojë natyrshëm popullsinë e tij, lindshmëria e tij duhet të jetë së paku 2.1.   Kjo është e drejtë: 600 dhe 700 milionë njerëz, ose rreth gjysma e popullsisë së përgjithshme të saj sot. Ju gjithashtu mund të shtoni vendin e dytë më të populluar në botë, Indinë, në listën e vendeve me fertilitet të ulët, me një normë lindjeje në shkallë zëvendësimi (2.1). Përfshijnë gjithashtu Japoninë (1.3), Rusinë (1.6), Brazilin (1.8), Bangladeshin (1.7) dhe Indonezinë (2.0). Ka ende vende të mëdha me lindje të lartë, si Pakistani (3.4) dhe Nigeria (5.1). Por edhe këto shifra janë më të ulëta se sa ishin në vitin 1960 – kur Pakistani ishte në 6.6 dhe Nigeria në 6.4 – dhe po bien çdo vit.

Por edhe një mini-bebe boom nuk pati gjasa të kompensojë plotësisht rënien e lindjeve gjatë pandemisë Përvoja tregon se kur një çift e shtyn në kohë që të ketë një fëmijë, për çfarëdo arsye, ata zakonisht nuk e kompensojnë atë më vonë. 

Foshnja e palindur mbetet e palindur 

Forca më e madhe është urbanizimi. Migrimi më i madh në historinë e njerëzimit ka ndodhur gjatë shekullit të kaluar dhe ai vazhdon edhe sot ndërsa njerëzit lëvizin nga vendi në qytet. Në vitin 1960, një e treta e njerëzimit jetonte në një qytet. Sot, është pothuajse 60%. Lëvizja nga vendi në qytet ndryshon shpërblimet ekonomike dhe ndëshkimet për të pasur familje të mëdha. Shumë fëmijë në fermë do të thotë shumë duar të lira për të bërë punën. Shumë fëmijë në qytet do të thotë shumë gojë për të ushqyer.  

Tregjet e punës kanë nisur të sforcohen për krah pune, sidomos sektori i bujqësisë. Teksa sistemet e pensioneve dhe sigurimeve në tërësi do të përballen me deficite të larta nga rënia e numrit të punonjësve që paguajnë sigurimeve dhe atyre që përfitojnë pension. Një popullsi e plakur ul produktivitetin demografik dhe e ndikon për keq rritjen e qëndrueshme të ekonomisë. 

Psikologjia kundër amësisë 

Sot ne po shikojmë ngritjen e një zhanri të tërë letrar psikologjik që eksploron ambivalencën e qëndrimeve të grave rreth lindjes së fëmijëve, kjo atëherë tregon se diçka po ndodh. 

Nëse po shikojmë një pyetje filozofike që është ngritur për dy mijëvjeçarë, por që është ngritur në mënyrë abstrakte, është ngritur nga filozofë, është ngritur nga ndonjë poet i vetmuar, dhe ju shihni se si e njëjta pyetje ngrihet sot çdo herë. 

A është jeta njerëzore kaq e mbushur me vuajtje dhe aq e dëmshme sa ndoshta nuk duhet ta përjetësojmë atë?”, atëherë mendoj se do të jemi të çliruar që mund ta bëjmë këtë pyetje në një regjistër kulturor.

Dhe në këtë lloj momenti, le t’u drejtohemi artefakteve kulturore, jo vetëm si reflektim i asaj që njerëzit mendojnë, por edhe sepse këto janë lloji i objekteve që njerëzit i drejtohen për udhëzime dhe shembuj dhe për një interpretim të përvojës së tyre. Kështu, për shembull, nëse shikoni një shfaqje televizive, pas dekadave e dekadave të suksesit të sitcom-it familjar, kur shikoni atë sot nuk jeni në gjendje të gjeni një portret të një gruaje të vetme që të shkëlqejnë në çdo gjë jo vetëm si grua por dhe si nënë. 

Gjithçka që ajo po bën ajo në filma , nëse ajo është një spiune, biznesëoman ose një avokate, dhe në të njëjtën kohë duke qenë asgjë një tjetër, veçse një nënë e dështuar, atëherë ju keni atë skenar social që sugjeron se :

Amësia është e papajtueshme me kërkimin e përsosmërisë

Duhet një mbështetje e zgjeruar për prindërit: Vendet mund ta bëjnë më të lehtë për gratë që të kenë fëmijë duke ofruar dispozita më bujare për kujdesin ndaj fëmijëve, të tilla si lehtësirat tatimore dhe pushimet e zgjatura dhe plotësisht të paguara të lehonisë. Për më tepër, kompanitë mund t’u ofrojnë prindërve të rinj orë pune më fleksibël dhe çerdhe në vendin e punës. 

Duke adoptuar një qasje holistike që integron ndërhyrjet e politikave, arsimin, fuqizimin ekonomik dhe mekanizmat e mbështetjes sociale, shoqëritë mund të lundrojnë në sfidat e paraqitura nga rënia e lindjeve. Fuqizimi i individëve për të ndërtuar jetë të kënaqshme dhe për të rritur familje është thelbësor. Reformimi i sistemeve të stresit: Në vend që të ndjekin politika nga lart-poshtë, të orientuara nga objektivi për të inkurajuar lindjen e fëmijëve, qeveritë duhet të konsiderojnë reformimin e sistemeve të stresuara përmes masave si ndryshimi i moshës së pensionit ose rritja e taksave. Këto zgjidhje demografike duhet të kenë prioritet shëndetin seksual dhe riprodhues, të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore. Mbani mend, nuk ka zgjidhje të vetme për të gjithë dhe një qasje e shumanshme është thelbësore të ruajmë jetën mbi tokë.

Filed Under: Ekonomi

NJË KUJTIM DHE NJË NGUSHËLLIM NGA AMERIKA: PUSHOFSH NË PAQË I MADHI AGIM DOÇI 

June 26, 2024 by s p

     “I paharrueshëm ashtë At Gjergj Fishta për atë që i thotë vetes shqiptar!”

                                            Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generatedPoeti i mirënjohur shqiptar Agim Doçi u varros sot pasi u nda nga kjo jetë në moshën 76-vjeçare. Ai pësoi të shtunën e kaluar hemorragji celebrale pas disa ditësh që ndodhej në reanimacion. Lajmin për humbjen e poetit dhe shkrimtarit e kanë dhënë familjarët e tij me anë të rrjeteve sociale. Reagimet plot trishtim e hidhërim për kalimin e tij në amshim u regjistruan nga mbarë trojet shqiptare dhe përtej – por për fat të keq, siç duket deri tani, jo edhe nga autoritetet zyrtare në Tiranë e në Prishtinë. Nuk munguan ngushëllimet nga njerëz të thjesht dhe nga kolegë e bashkpuntorë të Agim Doçit gjatë dekadave, dërguar familjes për ndarjen e tij të parakohëshme nga kjo jetë.  Me këtë rast po hedh në letër disa kujtime, me mall e respekt, për vizitën e paharrueshme të Agim Doçit në Amerikë, dhe mesazhet e tij me atë rast, pesë vjet më parë.

Ishte Nentori i vitit 2019, kur Agim Doçi erdhi në Amerikë për herë të parë. Siç qe shprehur ai atëherë, “Në Amerikë më pruri At Gjergj Fishta”.  Rasti ka qenë mbajtja e një simpoziumi shkencor, organizuar me 2 Nëntor, 2019, nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej” në bashkëpunim me Kishën Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës”.  Simpoziumi ka zhvilluar punimet në Qendrën Kulturore, “Nënë Tereza” pranë kishës “Zoja e Shkodrës”, në Scarsdale të Nju Jorkut. I ftuar për të marrë pjesë në atë simpozium ishte edhe poeti e “Mjeshtëri i Madh” — Agim Doçi me bashkëshorten Yllka.

Duke thenë se tanimë ai ka marrë titullin, “Zani i Fishtës”, për interpretimet e tija të At Gjergj Fishtës — autori i mbi 3000 teksteve dhe këngëve ndër më të njohurat, anë e mbanë trojeve shqiptare, sidomos ato kushtuar Kosovës, lirisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Agim Doçi tha se, megjithkëtë, “nuk është kollaj me recitue At Gjergj Fishtën”.

 Nga sa mbaj mend, ndonëse kanë kaluar 5 vjetë nga ai organizim, por më kujtohet se poeti Agim Doçi – admirues i madh i lahutës dhe i Fishtës — me atë rast është treguar shumë kritik dhe i zemëruar ndaj Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, që nuk kishte kundështuar në atë kohë — duke lejuar që lahuta të shpallej instrument i Serbisë, i mbrojtur nga UNESCO.  “Më vjen shumë keq”, ka thënë ai se, “nuk mund të rrij pa folë: Një ambasadore shqiptare që nuk ka ditur kurrë shqip, as ajo as babai, as gjyshi i saj — në UNESCO ia shiti lahutën e shqiptarëve dhe ia dhanë dhuratë “gusles”.  “Gusla” është një vegël qorre e shkive”, u shpreh poeti Agim Doçi, duke pasqyruar, atëherë dhe sot, zemërimin dhe zhgënjimin e vazhdueshëm të shumë shqiptarëve ndaj vendimit të autoriteteve shqiptare – që me atë rast heshten ndaj vjedhjes së një prej instrumenteve më identifikuese të shqiptarëve – lahutës së vjetër. 

Më kujtohet se Agim Doçi, shprehu gjithashtu, me atë rast, krenarinë e tij për prejardhjen e tij nga Mirdita, duke thënë, pak me humor, ndoshta, por seriozisht, se nuk kërkonte nga askush të shpallej qytetar nderi – “jo vetëm Shkodra po edhe Nju Jorku të më bejnë qytetar nderi, unë jam mirditas, diku atje, ku foshnja plaket nga hallet, atje ku plaku bën si fëmia, atje ku shteti me njerzit tallet…”, shtoi ai. Kështu foli poeti i mbi 50-çmimeve dhe mijëra teksteve e këngëve, si dhe adhuruesi i dashuruar me Kosovën dhe me veprën e At Gjergj Fishtës.

Si pjesë e përshëndetjes dhe interpretimit të veprave të Fishtës – frymëzimi i tij jetësor — poeti Agim Doçi në vizitën e parë të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ftuar nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej”, në bashkëpunim me Kishën Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës” – ndër të tjera recitoi edhe këtë vjershë të Poetit të Madh Kombëtar, At Gjergj Fishtës:

SE SHQYPNIA U RRUDH E VOGEL

 Poezi Për Atdheun

Kishin Hyp Nji Rreze Dielli
Ai Shën Pjetri e Ai Shën Mhilli
E Po Flisnin Për i Hall Të Vjetër
Ai Shën Mhill Me Njat Shën Pjetër
Se Shqypnia U Rrudh e Vogël
Për Shqyptartë Sa Nji Gogël
Lene T`shëjt e Mos Ta Zgjasim
Zbresin N`tokë Shqypninë e Masin

Morën T`shëjt Nji Lamsh T`mashit
Nisën Matjen N`Prevezë T`tashin
Mirpo Lamshi u Ka Mej
Porsa Mbrin T`shejtnit Në Qafë Pejë

Edhe Nejse Mos Me u Zgjat
Si Me Mat Shqypninë e Ngrat

Peni i Mashit Asht Mbaru
Vrik Kalon Dreqi Mallku


I kanë Pre Kryet, Lëkurën i Kanë Rru
E Me Ate Lesh Kan Ba Nji Dredhë T`Djallit
Qysh Se u Mat Me Dredhë T`Djallit
Asnji Punë S`na Shkon Për S`marit

Sesa Nisim Nji Punë T`re
T`parët Që e Prishim Jemi Ne

Troç Dy Fjalë Kombit Mbarë
Sy Më Sy Me Ja Thanë Deshta
Ma Zor Mblidhen Dy Shqiptarë
Sesa Mblidhet Nji Thes Me Pleshta 

(At Gjergj Fishta)

Është e vështirë të merret me mend pse-ja e heshtjes zyrtare në Tiranë për kalimin në amshim të këtij kolosi të artit e të kulturës kombëtare. Më habit, sidomos, heshtja zyrtare — të pakën për aq sa kam lexuar deri tani, edhe në Prishtinë. Sa shpejt u harrua veprimtaria e tij.  Kontributi i Agim Doçit, në bashkëpunim me kompozitorin e njohur Edmond Zhulali në thurjen dhe kompozimin e shumë këngëve të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës do mbeteen përgjithmonë trashëgimi e tij. Si mund të harrohen këngët aq shumë të njohura si “Marrshi i UÇK-së”, “A vritet pafajësia”, e shumë e shumë të tjera si këto?!  Bashkshortja e Agim Doçit, Zonja Yllka citohet në media të ketë thenë se shoqi i saj i jetës, jo vetëm që nuk vlerësohej sa duhej nga entet zyrtare, por atij, nuk i është dhenë as pensioni që i takonte që prej 11-vitesh.  Është e vërtetë se Agim Doçi nuk i preferonte shumë institucionet zyrtare, prandaj ndoshta nuk është për tu habitur heshtja zyrtare me rastin e kalimit të tij në amshim. Një zë kritik më pak! Nga ana tjetër, si mund të nderojnë e të respektojnë – madje edhe në vdekje — institucionet zyrtare në Tiranë e Prishtinë, një adhurues të At Gjergj Fishtës siç ishte Agim Doçi – ndërkohë që ata për më shumë se tre dekada vazhdojnë politikat komuniste të përjashtimit zrytar të veprave dhe kontributit të Fishtës.

“I paharrueshëm ashtë At Gjergj Fishta për atë që i thotë vetes shqiptar!”, ishin fjalët përmbyllse të përshëndetjes së Agim Doçit në simpoziumin kushtuar At Gjergj Fishtës në Nju Jork, në nëntor, të vitit 2019.  Pa asnjë dyshim, kalimi në amshim i poetit Agim Doçi le një zbrazti të madhe në fushën e kulturës shqiptare në përgjithsi — një mungesë që do të ndjehet për një kohë të gjatë, anë e mbanë trojeve shqiptare, por edhe këtu në Amerikë, ku 5-vjet më parë patëm fatin ta kishim atë në mesin tonë. Vdekja e tij varfëron tmersisht leterësinë shqipe dhe le një zbrasti të thellë në mesin e miqëve e kolegëve të tij — e sidomos në rrethin e tij të ngusht familjar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë humbje të rëndë me ndjenjat më të thella përdhimtimi dhe me lutjen që Zoti t’u japë forcë.

Me nderim e respekt përulemi përpara kujtimit të këtij patrioti të ndershëm, poetit të madh, Agim Doçi. Sado që të duan kundërshtarët e At Gjergj Fishtës dhe të adhuruesit të tij Agim Doçit, të mundohen të vrasin pafajësinë e Fishtës dhe të Agim Doçit me harresë– ata nuk do ia dalin.  I Përjetshëm dhe i paharrueshëm qoftë kujtimi i tyre në radhët e brezave të shqiptarëve, ndër shekuj.  

Frank Shkreli

A group of people standing in a room

Description automatically generated Ditë e shtunë, më 2 Nëntor, 2019 në Qendrën “Nënë Tereza” në mjediset e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” NY, është mbajtur simpoziumi shkencor për At Gjergj Fishtën, ku mori pjesë edhe poeti Agim Doçi, në përvjetorin e 148 të lindjes së Poetit Kombëtar. 

A group of people sitting at a table

Description automatically generated

Simpoziumi ishte në nderim të At Gjergj Fishtës në 148-vjetorin e lindjes së tij, organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej” Inc. në bashkpunim me Kishën Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës”  

A person speaking at a podium

Description automatically generated

Përshëndetje dhe interpretim nga Agim Doçi: “Mjeshtër i Madh”, dhe Qytetar Nderi i Qarkut Shkodër, shkrimtar dhe poet i shquar i kombit – I njohur edhe si, “Zani i Fishtës”.

A group of people sitting at a podium

Description automatically generated

Programi ishte me kumtesa plot vlerë studimore ku nderonin me ligjërimin e tyre të ftuarit nga Shqipëria, poeti i mirënjohur Z. Agim Doçi, Dr. Rovena Vata dhe Z. Paulin Zefi, si dhe autori i këtij kujtimi modest me kumtesën: “At Gjergj Fishta në Amerikë”.

A group of people sitting in chairs

Description automatically generated

 Salla Nënë Tereza ishte plot-e-për-plot në pritje të fjalës së poetit të shquar dhe adhuruesit të At Gjergj Fishtës, Agim Doçi me bashkshorten Yllka, të ardhur nga Shqipëria — të ftuar veçanërisht, për atë organizim, kushtuar Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës në 148-vjetorin e lindjes.

A person holding a cigarette

Description automatically generated
A piece of paper with writing on it

Description automatically generated

Një kujtim i mrekullueshëm i para 5-viteve në Nju Jork — një vëllim me poezi, dhuratë nga i madhi poet Agim Doçi. Duke bërë   dedikimin e librit, “Hajde dru me pre”, më tha: Fran këto janë vjersha që besoj se do të pëlqejnë ty, sidomos ajo e titulluar, “Të Akuzoj!!!! — poemë për Enver Hoxhën, një ndër vjershat e vëllimit të poemave: “Hajde dru me pre”, me 24 strofa, shkruar në gusht, 1989:

                                    Ti arrestove Lirinë e Kombit!

                                     Prishe faltoret e Perëndisë!

                                     Nuk e marr vesh nga ç’anë e globit

                                     I re mallkim ti Shqipërisë?!….

                                     Ti ia more nderin shqiptarit

                                     Ti që ia zhduke vlerat që kish

                                     Ti që mban emrin e kryetradhtarit

                                     Ti që Sërbia të pat kulish….

Filed Under: Kulture

Pse Putini do/po gjunjëzohet nga Perëndimi dhe Ukraina?

June 26, 2024 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Në kapacitetin e ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-n, kam ndjekur me interes të shtuar rreth 850 ditë/netët e fushëbetejës së përgjakshme të Rusisë – Putiniste ndaj Ukrainës si dhe interesave të Aleancës Euroatlantike dhe vlerave perëndimore. Në të njëjtën kohë kam publikuar 10-ra vlerësime strategjike si dhe i kam ndarë ato me koleg/personalitete të sigurisë të Këshillit të Atlantikut dhe Institutit të Luftës në Washington; Qëndrën Marshall, Gjermani; Bruksel, Kolegjin e NATO-s, Romë, etj.

Pa pretenduar kurrësesi të “privatizoj të vërtetën shteruese” kam refuzuar me vetëdije të bëhem pjesë e “revanisë konspiracioniste”, pasi nuk kam kohë të shpërdoroj me mjerimin e kuvendarëve të emëruar, dalldisjet analistëve të gjithëditur dhe sekserëve të vetë (de)graduar Gjeneral, që turfullojnë nëpër banaqe mediatike për skenarë ogurzi, avionë, tanke, raketa; “pronarin e çelësit të valixhes atomike, për ditën e qametit”, duke e trajtuar kështu, “luftën jo vetëm për Ukrainën” me rrethanat e Luftës së II-të Botërore; të luftës së ftohtë apo fushatave kriminale të Bollshevikëve, Nazistëve, Stalinistëve, Putinisteve, etj.

28 muaj pas nisjes së fushatës ushtarake të Kremlinit ndaj sovranitetit të Ukrainës, më duhet të ri-sjell në vetëdijen strategjike si dhe atë publike njeherësh, se udhëheqës të deformuar nga paranojat e përjetësisë së (mbi) pushtetit, nostalgjikë të “lavdisë së ushtrisë së kuqe”; politikanë mëndjendryshkur dhe kamikazë anti-perëndimor/USA, në Kremlin, Teheran, Phenian, Beograd, e gjetkë, ose “fërkojnë duart” ose vijojnë të mbivlerësojnë fuqinë ushtarake të Rusisë me peshoren tradicionale [numër mercenarësh, tankesh; Mig/29, raketa, armë bërthamore etj], si dhe me fuqinë e helmit të prapagandës bollshevike.

Gjithësesi, në respekt të opinionit mbarëkombëtar, Rajonal, NATO-s, etj si dhe këdo të frymëzuar apo të frikësuar nga “hija e rëndë e Kremlinit”, që parashikuan skenarin më të zi: “maksimumi 3-4 muaj, (9 Maj-22) Rusia do ta celebronte me valle në Kiev fitoren e lavdishme të pushtimit të Ukrainës si dhe triumfin ndaj Aleancës Euroatlantike”, më duhet “t’i qetësoj me 6 mesazhe gjeostrategjike:

Pikësëpari, në dhjetra opinione, jam përpjekur të ndaj këndvështrime por edhe të përcjell mesazhe euro-atlantike, sigurisht dhe optimiste. Thënë këtë: “kurrësesi nuk e kam menduar, as shkruar, që përballja me një superfuqi të pushtuar nga oshilacionet staliniste, do ishte e lehtë, as që Rusia do gjunjëzohej për 24 orë apo 14 muaj”. Në të kundërt, që në krye të herës si dhe në vijim kam përsëritur se: “do të jetë një luftë e përgjakshme, relativisht e gjatë, por që do ta rraskapisë dhe gjunjëzojë Rusinë – Putiniste. Por sigurisht Luftën do ta fitojë Ukraina martire dhe vendosmëria e Perëndimit”.

Dhe ja ku jemi, mbas 850 ditë/netë luftime. Falë sakrificave dhe rezistencës sublime të Ukrainës, falë mbështetjes së fuqishme dhe të pakushtëzuar të Aleancës Euro-Atlantike si dhe përtej prapagandës dëshpëruese të Kremlinit, Rusia-Putiniste mbasi në 28 muaj ka dështuar për të arritur objektivin strategjik: “pushtimin e Ukrainës” po përpëlitet dhe rrokulliset drejt humbjes turpëruese të Luftës.

Mbas 28 muaj luftime: “Kremlini ka humbur iniciativën strategjike të luftës. E vërtetë, ka disa përparime të sforcuara në rrafshin taktik dhe po bën gjithka të ri-marrë epërsinë operacionale në fushëbetejë”. Por, pavarësisht bombardimeve si shtet terrorist ndaj popullsisë civile, Spitaleve, Shkollave, Hidrocentraleve, tubacionit ndërkombëtar të amoniakut; avantazheve nga mbrojtja në transhe për të penguar kundërofensivën e Ukrainës, Rusia ka “ humbur mbi 50 % të territoreve të pushuara; mbi 500 mijë të vrarë dhe plagosur; më shumë se 11 Trilion € shpenzime për luftën, (ose 6 vjet të GDPse Neto), duke rrënuar kështu moralin e ushtrisë si dhe kombit rus rreth luftës !

Ndërsa për borizanët e “suksesit ekonomik gjatë luftës në Ukrainë”, referuar Bankës Botërore konfirmohet se: “në listën e GDP-së për 2023, Rusia është e rreshtuar e 11 me 1, 860 trilionë €, 14 herë më pak se USA (26,954); shumë mbas Gjermanisë (4,430), Francës (3,052), Italisë (2,190), etj”.

Së dyti, Pse Rusia e ka dështuar për të sfiduar fuqinë ushtarake, kufijtë dhe interesat e Aleancës Euro-Atlantike ? Pse lufta e ka forcuar “përtej çdo pritshmërie” solidaritetin për mbështetjen e Ukrainës si dhe kohezionin mes 32 vendeve të NATO-s ?

Për shkak të kësaj lufte neonaziste, është konfirmuar anëtarësimin de-jure i Ukrainës në BE ndërsa me Finlandën dhe Suedinë, NATO u zgjerua me 2-fishin që trashëgoi nga lufta e ftohtë (16/32). Po ashtu nga vetëm 5 vende para luftës (02/2022), sot 23 prej tyre (përfshi RSh) kanë arritur 2 % të GDP-së për buxhetin e mbrojtjes. Statusi Ukrainës në Samitin e Vilnus (para 1 viti), u ri-formalizua në nivelin e “Komitetit NATO – Ukrainë”, pra edhe më afër derës së anëtarësimit. Në më pak se 1 muaj para Samitit të Washingtonit, Sekretari Stoltenberg, konfirmoi se: “bashkë me fitoren e luftës, Ukraina do të jetë vendi 33 i Aleancës”.

Pra 850 ditë luftime të përgjakshme vërtetuan (me 2-3 përjashtime nga aktorë kontrovers), se Rusia-Putiniste e ka humbur edhe shpresat për të minuar kohezionin mes NATO-s dhe BE, duke përdorur “gazin si armë gjeopolitike” apo duke kërcënuar (si shtet terrorist) me fuqinë bërthamore.

Miratimi i paketës shtesë (250 miliard) nga Senatit USA dhe 55 Miliard Euro nga BE; ndërsa në “takimin e G-7 për Ukrainën” u vendos përdorimi i aseteve (+1 miliard euro) nga saksionet e Rusisë për armatosjen e Ukrainës, etj. Kjo vendosmëri do të konfirmohet edhe në Samitin Washingtonit (9-11 Korrik 2024) si prova të forta se për Aleancen Euro-atlantike (USA/NATO/BE): “nuk ka asnjë opsion tjetër përveçse fitores me çdo çmim të luftës”!

Në planin e mbështetjes ushtarake, në terren kanë mbërritur paketa e zgjeruar e armatimeve të gjeneratës së fundit nga SHBA, UK, Gjermania dhe pothuaj të gjitha vendet e NATO-s (tanke Abrams, Challenger, Leopard, sistemeve Patriot, Dronë, Avion F-16, Helikopter luftimi, municione artilerie, etj), që janë garanci e mbështetjes deri në fitoren e Ukrainës me të keqen e përbashkët (Rusisë – Putiniste).

Shtojmë, se “kërcënimi delikuent i Putinit që Rusia do sulmojë çdo vend që armatos Ukrainën (duke nënkuptuar, USA, UK, Gjermani, Poloni, etj)”, ndërkohe që është e provuar botërisht që vetë Rusia – Putiniste po furnizon me armë shtetet dhe grupet terroriste: “këtë deklaratë e gjej edhe më cinike se e gjithë ndërmarrja e tij kriminale”. Përgjigjen me herët e ka marrë nga USA, UK, Gjermani, etj, ndërsa së fundi përgjigjen e fuqisë së forcës ushtarake e mori edhe nga Franca zyrtare, me “propozimin për ndërhyrjen edhe me trupa në Ukrainë”. Kjo vendosmëri e imponoi Putinin për të bërë “dhelprën”, pra nga kërcënimet te oferta për “marreveshje për paqen” dmth të nënështrimit të Ukrainës dhe Perëndimit për statuskuonë e territoreve e pushtuara, përfshi Krimenë. Marrëveshje (!) që jo vetëm askush nuk do ta pranojë, por as Lavrovi-Tij nuk do e besonte si ofertë për paqe të qëndrueshme!

Për sa pasojat fatale në rast përdorimi të armëve bërthamore (Rusia 5977 njësi kundrejt 5428 USA; 290 Franca; 225 UK) me të cilat Putini kërcënon se do “ti bëjë gjëmën qytetërimit”, përgjigja e perëndimit mbetet e ftohte: “nëse vetëm do të guxonte”, Rusia jo vetëm do të damkosej përjetësisht si “shtet terrorist” por edhe do të ndëshkohej/t në mënyrë shëmbullore nga fuqia e pamposhtur e USA/NATO/UK, ndërsa Putinistët do dënoheshin si nazistët: “për krime kundër njerëzimit”!

Së treti, Kremlini është vetëdemaskuar në luftën për të tronditur rendin e sigurisë globale. Që në krye të herës, (por edhe në mbi 28 muaj luftime) u konfirmua se agresioni ushtarak, nuk ishte vetëm kundër sovranitetit të Ukrainës por edhe: “kërcënim serioz ndaj rendit global të sigurisë, kufijve të demokracisë, si dhe ndaj interesave dhe vlerave Trans-atlantike (USA/UN/NATO/BE)” !

Prandaj, pas 28 muaj luftimesh Rusia – Putiniste gjendet edhe më e izoluar por dhe më e diskredituar se asnjëherë më parë në historinë e saj gjeopolitike. Për shkak të kësaj lufte rrezikon potencialisht përjashtimin nga 5-shja vendimmarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare është lëshuar “urdhër arresti për krime lufte” ndaj Putinit si dhe për listën e Gjeneralëve dhe zullumqarëve rreth tij; nga 195 (përfshi Kosovën) vetëm 4 shtete terroriste e njohën këtë aventure neo-naziste; është përjashtuar nga Samitet G-8/7 (me miratimin edhe të Kinës…), nga Kampionati i Futbollit (Euro-2024), si dhe i janë ngrirë mbi 200 miliard € asete përr shkak të saksioneve ndaj Rusisë.

Vëtëm për shkak të kësaj lufte-neonaziste, Putinit refuzojnë t’i japin dorën edhe autokratët e Azis Jug-lindore. Për më qartë, ndërsa Putini pritet në bunkerin e Kim Jong-ut, në të kundërt, Presidenti Zelenski pritet “si hero” nga të gjitha kancelaritë dhe kryeqytetet e aleancës euroatlantike si dhe botës së qytetëruar.

Së katërti: megjithë jargavitjen dëshpëruese dhe ndihma të kufizuara në industrinë ushtarake, Rusia ka mbetur e “keq-zhgënjyer”, për të tërhequr Pekinin në një aventurë gjeostrategjike duke përfshirë Kinën në një front lufte ndaj Tajvanit. Në të kundërt, që në fillim të kësaj ndërmarrje kriminale, me qetësinë Aziatike, Pekini paralajmëroi Moskën për mos-vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi.

Kanë dështuar edhe llogaritë e pinjollit të KGB-së si dhe “diplomatët dhe gjeneralët e lemerisur” nga Putini, të cilët nga “deliri i fitores së padiskutueshme” as nuk e kishin konsideruan që: “kur vjen fjala për interesa gjeopolitike, Kina nuk mund të jetë kurrësesi aleate e natyrshme me Rusinë në luftën kundër USA dhe BE”.

Së pesti: me gjithë perden e hekurt diçitale, putinistët e kanë humbur edhe betejën për të mbajtur gjallë kohezionin e kombit Rus. Në të kundërt, mbi 500 mijë të vrarë dhe plagosur në fushëbetejë; më shumë se 11 trilionë € kosto në 850 ditë/natë lufte, ose mbi 5 herë më shumë se Prodhimi i Përgjithshëm vjetor Neto i Rusisë (2023 = 1, 860 trilionë €); etj e kanë leqendisur moralin e ushtrisë, epërsinë strategjike, peshën gjeopolitike dhe bashkë me këto edhe krenarinë dhe kohezionin e kombit Rus.

Ndoshta për “meritë të armës bollshevike të dezinformimit” krijuan një mjegullnajë rreth shpërdorimit (si limon i shtrydhur) të mercenarit të salsiçeve (Progozhin) dhe Dodikut në Ballkan, si ndër përpjekjet për të rikuperuar kohezionin, ndërsa Moska i ka mbështetur shpresat te rekrutimi mijra mercenare/fukarenj (që luftojne për para dhe jo për Rusinë) për të mbajtur dhe avancuar vijën e frontit në fushëbetejë.

Së gjashti: Rusia – Putiniste, fatëmiresisht ka humbur edhe betejën për të ndezur një front lufte duke frymëzuar grupet kriminale, axhendën e politikanëve të korruptuar, oshilacionet e neo-Millosheviçëve në Beograd apo ekstremistët e tipit Dodik në Ballkan, duke kërcënuar “deri me agresion ushtarak” jo vetëm sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës, por edhe prezencën e KFOR-t si dhe paqen, statuskuone dhe interest gjeopolitike të Aleancës Euroalantike në rajon.

E thënë edhe me gjuhën popullore, në këtë përballje të përgjakshme: “njëra veze do të thyhet”. Prandaj nuk besoj se edhe mendjet më të ndryshkura dhe ata që hanë nga sallata/prapaganda Ruse, mendojnë se: “është opsion që perëndimi ta humbasë këtë luftë për jetë a vdekje me të keqen e përbashkët”. Konsideruar këto, jam edhe më i bindur se bashkë me humbjen turpëruese të luftës neo-naziste për pushtimin e një vendi sovran, Ukrainës stoike, Rusia – Putinste do të gjynjëzohet në përballjen edhe fuqinë e pakonkurueshme ushtarake të USA/NATO-s, si dhe dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/BE)!

Në shtesë, faktorët me peshë politike (jo vulëhumbur dhe egocentrikë të sëmurë, që premtojnë parajsa piramidale, si 50 milion për FSK, toka në Mars për ish-pronarët, etj përralla si këto që do turpëronin edhe Ali Komikun e Bagdatit) si dhe aktorët shtetërorë të Tiranës do i këshilloja që: “humbja e luftës, kolapsi ekonomik dhe diskreditimi ndërkombëtar që e pret mbas lufte Rusinë (përfshi në Ballkan), mbart një rrethanë të favorshme gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha (SHBA/NATO/UN) si dhe për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat mbarëkombëtare në Rajon, Mesdhe, etj”.

* Autori, Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit Atlantikut; & ish:

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,

Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT