Ndriçim Kulla/
Çamët janë shqiptarë të çamërisë, që shtrihet në Epirin e Veriut e që sot ndodhet nën juridiksionin e shtetit grek, që quhet Thesproti. Këta janë pjesë e trungut të kombit shqiptar, të cilët, për fatin tone të keq dhe arsye të tjera, u bënë kurban duke u lënë jashtë kufijve tanë për hir të një iluzioni paqësor në Ballkan nga ana e fuqive të mëdha të kohës. Grekërit, duke i dhënë gjithmonë përparësi dalimit fetar, fabrikojnë edhe sot opinione përçarëse dhe fyese, duke thenë se çamët janë të parët që përparuan drejt fesë myslimane dhe prandaj shqiptarët e tjerë nuk paten besim tek ata. Sigurisht që ata që e njohin jetën e shqiptarit, botën e tij të brendshme, mentalitetin e tij, jo vetëm që nuk e besonë këtë trillom, po e quajnë një gjë të pabesueshme që të lidhet humbja e pabesueshmërisë së shqiptarëve me shkakun e ndërrimit të besimit fetar, kur shqiptarët janë populli më tipik në botë që nuk u jep fare rëndësi diferencimeve të besimeve.
Çamët ishin një popull liridashës, luftarak dhe mjaft krenar dhe konsideroheshin nga të parët që bënë koalicion me të krishterët për të luftuar kundër pushtuesve osmanë në prag të kryengritjes popullore në Greqi, duke e nënvlerësuar fare pengesën fetare. Megjithatë, kjo tolerance e tyre nuk ka ttrreguar se ata, nuk kishin respect për besimin e tyre, se ishin fluidë në këtë drejtim apo se ndryshonin sipas drejtimit të erës. Ata respektuan besimin fetar të bashkëkombësave të tyre apo të grekërve, duke mos e ndërruar aspak besimin e tyre. Mbas çlirimit të Greqisë nga Perandoria Otomane, ngjarjet vërtetuan se në një kohë kur shumë arvanitas myslimanë e ndërruan besimin e tyre në krishterë, çamët edhe pas themelimit të shtetit të pavarur grek nuk u konvertuan në të krishterë, por ruajtën besimin e tyre të mëparshëm. Pikërisht ruajtja e këtij besimi u bë shkaku kryesor i armiqësisë dhe i diferencimit ndërmjet shtetit grek dhe klerit ortodoks të integruar plotësisht në të gjithë popullsinë e çamërisë. Grekët, duke provuar se edhe në fushat e betejës shqiptraët ishin njerëz që nuk u jepnin shumë rëndësi feve, por dallimit fisnor dhe origjinës, prezenca e çamëve u prishte gjumin në ëndrrën e gjatë bizantine, që kishin disa shekuj që po shihnin, kur Greqia ishte vetëm e gjitha e krishterë. Për ta kombi ishte i nëvlefshëm me fenë dhe jo me prejardhjen e përbashkët që kishin shqiptarë. Prandaj filluan historiçkat mbi “egërsinë e shqiptarëve”, që kishin dale nga lufta e çlirimit të Greqisë së tyre. Historiçkat e egërsisë së shqiptarëve, siç do ta tregonte më vonë historia, themeluan edeologjinë e urrejtjes midis grekëve dhe çamërve, të cilën shteti grek e kërkonte vetë, për të justifikuar më vonë krimin e programuar.
Shteti grek, gjatë ndërrimeve të njohura të popullsive me Turqinë, u bëri presione nga më të ndryshmet çamërve për të ikur në Turqinë, u bëri presione nga më të ndryshme çamërve për të ikur në Turqi, sidomos atyre që nuk ishin të krishterë, por çamët nuk pranuan të braktisin atdheun e tyre.
Ata ishin myslimanë në fe, por shqipatrë dhe jo turq në gjak. Ata ishin deri në vdekje ndaj gjithë osmanëve të Azisë së vogël, pavarësisht nga feja. Përfundimisht ia arritën të përjashtoheshin nga këmbimi dhe mbetën në atdheun e tyre. Marrëdhëniet e mëpastajme me shtetin grek dhe veçanërisht me klerin e lartë dhe dhespotët u bënë mjaft të vështira dhe torturuese dhe është mjaft e logjikshme të përfytyrosh se çfarë kanë hequr këta njerëz, ashtu siç kanë hequr të parët e tyre, ilirët, nga feja e krishterë e Lindjes, në dhjetëvjeçarët e pare të bizantizmit.
Çamët heroikë, që e lidhën vazhdimisht historinë dhe veprimtarinë e tyre me luftërat kundër osmanbëve, qëndruan gjithmonë stoikë edshe kundër fanatizmit grek dhe përpjekjev të këtij shteti për t’i asimiluar. Ata kanë vulën e tyre të forte dhe të papersëritshme, jo vetëm në historinë e Greqisë së re, por edhe në valet e papersëritshme dhe në këngët came. Vallja came është vallja më përfaqësuese e fisit arbëresh. *shtë një valle që pasqyron shpirtin krijues të popullit shqiptar që edhe e ka krijuar. Fatkeqësisht, ajo sot ka rënë në duar “të paligjshme” dhe prezantohet si pjesë e kulturës së popullit grek ajo është valle triumfale që kërcehet vetëm nga burrat. Ajo ka krenarinë, trimërinë, lehtësinë dhe bukurinë e lëvizjeve shqiptare dhe kërcehet pas betejës, por edhe gjatë armëpushimit dhe ëhtë e njohur piktura e Esit, që paraqet trimat e Kolloktronit të kërcejnë vallen came dhe në plan të pare plaku i Moresë i menduar po krijon strategjinë çlirimtare.
Pozita gjeografike e çamërisë dhe vendi i saj i begatshëm dhe pjellor kanë bërë që ajo të jetë kurdoherë një gjë e padëshiruar, një object për ta përvetësuar, për t’u arritur nga ana e grekërve.
Popullsia shqiptare që ka banuar në këto zona nuk ka patur kurrë një ditë të bardhë. Që kur e njoh ekzistencën e saj sidomos pas krijimit të shtetit grek e gjer më 1945, ajo ka qenë gjithmonë përbalë luftës për ekzistencë si popuill dhe si nocion. Kurdoherë njerëzit dhe klikat e Megalloidesë greke kanë tentuar të mos e pranojnë qenien e këtij kombi. I kanë quajutr qëllimisht grekë e turq, vetëm shqiptarë jo. Dhe këtë e kanë bërë vetëm e vetëm për t’u bërë zot të tokave të tyre e të pasurive strategjike të çamërisë.
Theodhori Spandugino Cantacuzino në histoprinë e tij rreth origjinës turke e quan Janinën kur flet për shtëpitë e Shpatajve dhe Musa Topisë si kryeqytetin e shqiptarëve. Jo vetëm autorë të vjetër, por edhe modernë, e kanë përshkruar çamërinë si pjesë të pandarë të Shqipërisë. Vetë Enciklopedia e Madhe Greke, vëll. XXII, fq. 405 provon se çamërit janë pasuesit e pare të Thesprotisë. Ajo pranon edhe nga pikëpamja gjuhësore se dy të tretat e çamëve flasin një shqipe të veçantë. Vetë grekërit, veç atyre nacionalistëve të çmendur nuk e kanë mohuar se çamëria shtrihet nga Kepi i Stillos deri në Pragë. Zakonet, gjuha, historia dhe jeta e popullit çam janë dëshmues të kundërt për njerëzit e Megaliidesë dhe njerëz të tjerë. Ata pranojnë të kundërtën. Ato kanë patur të drejtë dhe të denoncojnë përpara botës përparimtare krimet dhe masakrat e turpshme të Greqisë.
Me mbarimin e sundimit osman në Ballkan më 1913, provinca e °amërisë, që shtrihet nga kufiri jugor i shtetit të sotëm shqiptar e gjer në Gjirin e Prevezës dhe përmban qendrat dhe rrethet e qyteteve Filat, Paramithi, Gumenicë, Margëllëç, Pargë, etj.
Ndërmjet presionit indirect administrata greke me një frymë të theksuar bizantine u orvat të kopjonte eksperiencën e Portës së Lartë për të ledhatuar shqiptarët, me përfshirjen në administratën në administratën locale dhe qëndrore në Athinë, duke u afruar poste dhe vende në gjykata, ushtri dhe polici, vetëm duke nënkuptuar ndërrimin e besimit nga mysliman në ortodoks. Me përjashtime fare të rralla, kjo armë dredharake e huazuar nga perandoria në të cilën kishin qenë për katër shekuj me radhë, edhe grekërit nuk funksionoi siç e kishin përfytyruar ata. Edhe ata çamër që ishin ortodoksë, nuk u shfaqën më pak shqiptarë se vëllezërit e tyre myslimanë që bashkëjetonin pranë njëri- tjetrit. Megjithatë, shteti grek që i kishte vënë detyrë vetes ndryshimin e hartës demografike të Greqisë së Veriut, duke i pare çamët si një rezik me një shtrirje territoriale në shtetin amë, Shqipërinë, zgjodhi rrugën e prishjes së lidhjeve midis çamëve myslimanë dhe ortodoksë dhe të largimeve të buta të tyre nga trojet e veta. Është i njohur fakti se të gjitha qeveritë greke që nga Plastira e gjer tek Pangallos, kanë bërë të pamundurën që shqiptarët myslimanë të Epirit të quhen turq edhe për arsyen e thjeshtë politike që edhe ata ta ndjenin veten si turqit dhe me ata bashkë të iknin nga atdheu i tyre. Madje, për këto qëllime të tilla djallëzore qeveritë greke dhe mbretërit grekë në periudha të ndryshme kanë krijuar edhe në fond të veçantë shtetëror, nga i cili kanë harxhuar me miliona dhrami me myftinjtë, hoxhët dhe parinë e çamërisë për të shtrënguar e bindur të mjerët shqiptarë myslimanë të mohojnë pa dashur atdheun e tyre dhe të ikin në Turqi dhe të jetonin si muhaxhirë. Dke mos i njohur as si grtekë, as si shqiptarë, klika e Athinës, më 1922, mbas një lufte të tillë psikologjike provocative dhe ngacmueses, përpiloi planin e shpërnguljes të të gjithë amëve për t’i çuar në Turqi duke i ndërruar me popullsinë ortodokse që do të vinte nga Stambolli. Por çamëria në këtë periudhë qëndroi e papërkulur, duke e mbajtur lart idealin e shenjtë të kombësisë e të lirisë dhe vendosi që më mire të vdiste në token e saj sesa të rronte, gjallë e i vdekur në një vend ku nuk pajtoheshin aspak karakteristikat kombëtare me një popull anadollak. Ankesat dhe peticionet e çamërve në komisionin mikst në Shoqërinë e Kombeve kanë provuar edhe njëherë qartë identitetin e tyre të patjetërsueshëm. Delegacioni shqiptar duke i bërë gjyq delegacionit grek e denoncoi plotësisht këtë plan satanic, duke prezantuar qartë edhe një here përpara botës fatin tragjik të çamërisë nën sundimin e Greqisë.
Kështu përfundimisht si rezultat e një prezantimi të qartë dhe sensibilizimi të mire nga delegacioni shqiptar për çështjen came, lidhja e kombeve më 1926 vendosi përfundimisht njohjen e tyre si shqiptarë dhe për kosekuencë përjashtimin kategorikisht të kësaj popullsie nga shkëmbimi (si popullsi turke me Turqinë, Turqia me popullsi greke). Ky është një vit i rëndësishëm për çamërinë, por që më tepër i përket një beteje morale. Ajo u përjashtua vërtet nga shkëmbimi zyrtar me popullsi tjetër, që nuk i përkiste, por jo nga fati i keq me të cilin Greqia çnjerëzore e kishte dënuar. Duke ndjerë frikën e opinionit dhe detyrimet që kishte ndaj diplomacies ndërkombëtare ata i lëshuan disa nga armët e fshehta të zbimit të shqiptarëve came dhe nxorrën nga depot e tyre të tjera armë. Akuzoheshin indirect si hajdujtë dhe dënoheshin me 15-20 vjet a priori dhe mbas burgut i shkonte prokurori dhe u thoshte se po të donin të shpëtonin nga vuajtja e dënimit, duhej të kërkonin vullnetarisht të largoheshin në Turqi, dhe këtë gjoja ua thoshte mëshirisht. Shikoni pra deri ku shkonte terrori i bardhë. Grabitja e tokave përpara se të largoheshin ose t’i largonin nga trojet e tyre ishte një hajditëri e hapur shtetërore. Por për t’i zbuar nga vatrat e tye për në Turqi e Shqipëri dhe vende të tjera, kundra çamëve autoritetet greke bashkëpunuan ngushtë me të arrestuarit kriminelë, të cilët përdorën kundra kësaj popullsie mjetet dhe mënyrat më barbare. Por për ta bërë zbrazjen e çamërisë sa më shpejt realitet, thikën e andartëve të Greqisë ngadalë- ngadalë filloi ta provonte tërë çamëria. Vrasjet, shnderimet, djegjet, plaçkitjet, shkatërrimet e të gjithë qyteteve dhe fshatrave të çamërisë prej Hunëve të djeshëm janë vepra që do të mbetetn të paharruara për popullin tone. Në rastet e gjakderdhjeve më të mëdha të tyre apo në momente të volitshme populata shqiptare e çamërisë ka parashtruar përpara botës së qtetëruar dhe në konferencat e ndryshme të kombeve që vendosnin atëherë mbi minoritetet në Evropë që Greqia të angazhohej për respektimin e parimit universal mbi lirinë dhe të drejtat e minoritetit shqiptar të çamërisë, por autoritetet greke rralëë kanë dëgjuar ndonjë gjë. Liritë nacionale, e drejta e pajisjes me punë në pushtet që nga drejtor e deri te funksionari më i lartë u janë mohuar krejtësisht.
Komandanti i Divizionit VIII të Epirit, gjeneral Bairas, i cili i shpëtoi luftës së Anadollit më 1921, falsifikoi një letër ku kompromentonte çamërinë për kryengritje. Kjo ishte një histori e stisur, për të cilën grekërit janë njohur në histori që do të pasohej nga të tjera më vonë. Me këtë rast u inagurua edhe terrori i hapur. Rreth 3000 çamër u burgosën të shoqëruar perms një vale të tërbuar terrori në burgjet e Paramithisë, nga ku u torturuan shtazërisht, ku një shumicë nuk dolën e gjakllë nga burgjet e Janinës. Përpjekjet greke për të larë duart masivisht me çamërinë u përsëritën egërsisht edhe njëherë kur qeveria greke u mundua me diplomacë duke favorizuar largimin e kësaj popullsie në mënyra të ndryshme për në Turqi. Por duke mos e finalizuar dot këtë qëllim, fillo presionet e tjera. Më 1938 prefekti i Gumenicës, Antonaqea ndalon rreptësisht me urdhër të folurën në gjuhën shqipe si jashtë, ashtu edhe në familje.
Zhdukja me çdo kusht e minoritetit shqiptar të çamërisë u bë një nga detyrat më të rëndësishme të grekërve për të realizuar të ashtuquajturën “Ide të madhe” të tyre, edhe pse ishte një detyrë agresive dhe kishte në thelb kryerjen e një akti çnjerëzor. Grabitjet e dhunshme të pasurisë së shqiptarëve, stimulimi i grekërve për t’u vendosur në fshatrat me popullsi came dhe për të ndryshuar strukturën e përbërjes së popullsisë dhe shfrytëzimi arbitrar i pasurisë së tyre ishin veprime të përditshme që u bënë gjithmonë me urdhëra të qeveritarëve të Athinës. Për të justifikuar këto veprime të stilit fashist nga shteti qendror grek, autoritetet greke të këtyre krahinave, qyteteve, fshatrave trilluan si argument formulëm qesharake, sipas të cilës 80% e të gjithë shqiptarëve në çdo kohë ishin të prirur të bashkëpunonin me çdo t huaj dashakeqas të Greqisë dhe 20% ishin kriminelë dhe, në bazë të ligjit absurd grek, u konfiskohej gjithë pasuria. Ky ligj çnjerëzor i kurdisur dhe i fantazuar posaçërisht për shqiptarët funksionoi aq gjatë sa ishte dhe prania e çamërve në Greqi.
Andartë! Të vrisni, të prisni dhe të bëni ç’të doni me çamët, burrat, me gra, me pleq e fëmijë, t’i përdhunoni dhe t’i turpëroni. Të tillë urdhëra barbare që nuk dha gjatë Luftës së Dytë Botërore as Hitleri, jepnin kapedanët e Napoleon Zervës, të cilët ishin të lidhur me qeveritarët e Athinës me një mijë e një fije. Asnjë shqiptar të mos mbetet gjallë, asnjë shenjë e shqiptarizmës ose fesë së tyre të mos mbetet pa u zhdukur. Nga njëra anë vazhdonte ulërima e viktimave që masakroheshin kur flaka merrte qiellin në shtëpitë dhe fshatrat e shqiptarëve, nga ana tjetër, politikanët e Edesit ursdhëronin zjarrvënësit dhe pushkatarët e tyre. Diskriminimi çam prej grekërve ka qenë sistematik që kur u pa prej tyre se shqiptarët po krijonin shtetin e tyre. Por për vetë proceset e vështira e të ndërlikuara të shtetit shqiptar, ky spekulim nuk u arrit të merrte dënimin e merituar dhe duke shfrytëzuar dhe konflikte të ndryshme rajonale dhe evropiane si puna e ujkut që kërkon gjithmonë mjegull, ai arriti sa t’u “kafshonte” dhe të drejtën për të jetuar në token e tyre çamërve të gjorë. Kur kishte filluar që të dënohej fashizmi dhe ushtria e tij, një fashizëm i ri evropian ishte ngritur në miniature dhe kishte mprehur dhëmbët për t’iu vërsulur popullsisë shqiptare të çamërisë, që jetonte në Greqi. Ky ishte fashizmi monarko- fashist grek, që me ustallëkun e gjeneralëve më të shquar të Hitlerit me demagogji shoviniste dhe gënjeshtra me bisht përgatiti dhe kreu kriminalisht pa iu dridhur dora dhe pa u penguar nga askush krimin e zbimit të çamërve shqiptarë nga trojet e tyre.ngjarjet dhe faktet tregojnë qartë se të gjitha masakrat janë kryer sipas strategjisë helenistike dhe Megalloidesë, në shtabet pranë qeverisë greke në Athinë dhe më vonë në bashkëpunim me shtabet gjermane.
Zbimi masiv i shqiptarëve came nga trojet e tyre etnike në periudhën e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore është një spastrim i egër etnik që jo vetëm traumatizoi mizorisht jetën e dhjetra shqiptarëve, por goditi me pasoja tepër të rënda edhe marrëdhëniet ndërmjet dy popujve, shqiptar dhe grek, për të cilat mund të thmei se kanë qenë në një nivel të besueshëm nga mosbesimi i vërtetë që ekziston sot.
Shpërngulja e organizuar kriminale u organizua me tri masakra: Qershor 1944, Gusht 1944, Mars 1945. bilanci i këtij krimi masiv është tepër dramatik, si në drejtim të vdekjeve çnjerëzore, ashtu dhe në drejtim të humbjeve materiale. Rreth 4700 frymë të vrarë, të djegur e të torturuar, si gra, burra, fëmijë, pleq janë pasojë të thikës, të pushkës dhe flakes greke. Rreth 5800 shtëpi të djegura. Grabitjet e gjësë së gjalë 127000 krerë të imëta dhe 20000 lopë. Në këtë drejtim janë për të llogaritur pasuritë e mëdha ushqimore që ndodheshin në shqëpitë e të dëbuarve, si prodhimet e vajit, vezëve, miser, grurë, si dhe stolitë e shumta të njohura prej ari dhe argjendi të çamërve, të cilët nuk paten mundësi të merrnin asgjë me vete, por mbetën në duart e andartëve të rinj të N. Zervës dhe klikave nacionaliste me në krye Komarën, Viton, Kaçon e të tjerë. Një popullsi me 250.000 banorë që jetonte në një sipërfaqe 9700 km katrorë, afërsisht sa ajo e Kosovës së sotme, u shpërngul nga terorizmi i shtetit të fqinjit tone të jugut.
Populli çam që po shpërngulej forcërisht nga shtëpia e tij deri në maj të vitit 1945 kur s’mbeti më asnjë banor i tillë prej bandave të Napoleon Zervës e të rretheve politike shoviniste në marrëveshje dhe mirëkuptim të plotë me aparatrin qendror të Papandreut e të Plastirias iu drejtua rrugëve të Shqipërisë së djegur nga lufta për të gjetur shpëtim. Foshnjat e pafajshme vdisnin nga uria dhe mbaronin me këto fjalë: bukë!, mungesa e së cilës i dërgonte të shtriheshin në krahët e dheut të ftohtë. Në rrugën e shfarosjes grate me boça në duar dhe foshnjat në krahë iknin duke lënë fëmijë të braktisur pa baballarëtë shpuar nga thika e andartëve të pabesë. Ndërsa autoritetet greke duke u tallur me kufomat e duke fërkua duart për këtë zbim shfrynin me gaz, duke u ndjerë të lehtësuar se kishin “plotësuar një detyrë patriotike”.
Grekërit e aventurave, llapodhitë e Demaskinos, kaçikokleftët e gjeneralit të improvizuar Napolon Zerva, këta antropologë të Ballkanit për të mashtruar popullin grek dhe sidomos botën e jashtme me një rafinesë të përshtatshme plotësisht për klasën e tyre nacionaliste kanë faqen e zezë të pretendojnë akoma dhe që barbarizmat e tyre mesjetare të brohoriten edhe në shekullin XX, duke shpikur përrallën, sa qesharake, aq edhe mashtruese, të fajësisë së Çamërisë për bashkëpunim me okupatorët e Greqisë.
Vullnetin për të luftuar të huaj popullata çame e tregoi edhe në minutën e fundit të rezistencës së vet në trojet e tij etnike që mbetën për fat të keq në shtetin grek. Ajo kaloi me fisnikëri edhe mbi dhimbjen e plagëve që i shkaktuan masakrat e vitit 1913 dhe shkëmbimet e dhunshme të vitit 1922, ku bashkëpunoi me vullnet me popullin grek për të luftuar armikun e përbashkët të dy popujve, fashizmin italian dhe nazizmin gjerman. Shqiptarët e Greqisë, duke përfshirë edhe çamët u lidhën me popullin liridashës grek dhe dhanë kontributin e tyre. Këtë e dinë mirë kriptofashistët e djeshëm që e bënë këtë krim, por këtë e dimë mirë edhe pasardhësit e tyre, sepse ua thonë qartë betejat e Mallusit, Qeramikës, Gramenos, Paramithisë, Filatit, Kockës dhe gjetkë. Daut Hoxha lindi dhe mbeti hero vetëm për italianët. Dhe politika e italianëve dhe gjermanëve ishte politika e italianëve dhe e gjermanëve. Këtë e di gjithë bota. Alibia ka mbetur pikërisht mbi ata që e krijuan për të krijuar Greqinë e pastër dhe në kundërshtim me përrallat dhe gënjeshtrat e tyre. Kriptofashistët grekë, duke shkelur çdo parim antifashist e njerëzor, këto veprime i bënë një pabesi dhe ujdi të plotë me Gestapon gjermane. Por edhe sikur të pranojnë absurditetin e kësaj figure juridike të Greqisë shoviniste, të zbatueshme vetëm për fashistët ku për fajin e 10 vetëve të masakrohen 200 mijë të tjerë të pafajshëm, do ishte mirë që të shohim dhe anën tjetër të medaljes, e cila na tregon se në dallgën e madhe të kësaj lufte që s’la gjë në vend të vet, shumica dërrmuese e popullit çam mbajti jo vetëm një qëndrim dinjitoz dhe i dha luftës antifashiste qindra luftëtar të maleve, kur banditët e Zervës ishin në paqe kompromisi ose në bashkëpunim të hapët me gjermanët dhe shëtitnin dhe këndonin me ta nëpër mejhanet e Janinës, Korfuzit dhe Athinës. Por nuk është kjo arsyeja e vërtetë që shteti megalloman grek të sillej aq barbarisht ndaj një popullsie punëtore e të ndershme që jetonte në trojet e saj etnike. Shkaku i vërtetë gjëndet përtej këtij pretendimi, përtej këtij shkaku të shpifur, te dëshira kriminale dhe grabitqare që të zhduknin në një mënyrë ose në tjetrën menjëherë dhe përgjithëmonë elementin shqiptar të Çamërisë, të përvetësonin tokat dhe pasuritë e mëdha të tyre dhe të realizonin një nga ëndrrat e tyre të vjetra nacionaliste, pastrimin e Greqisë nga shqiptarët. Dhe kjo ëndërr kriminale u realizua në një rrugë tepër kriminale. Sot rreth 9600 km katror të Çamërisë janë pa çamër. Pronat, shtëpitë, tokat dhe të gjithë hapësirën e banorëve shqiptar e kanë okupuar dhe e shfrytëzojnë grekët dhe kombësitë e tjera të Greqisë, të ardhura nga krahina të ndryshme të saj. Krimi, që ka triumfuar plotësisht, por mos vallë edhe përjetësisht?
Periudha në të cilën e krye kjo masakër çnjerëzore nuk e favorizoi publikimin dhe dënimin e saj. Diplomacia përfundimtare botërore, por sidomos fuqitë e mëdha, mbrojtëse të vlerave njerëzore të okupuara me gjeopolitikën e re mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, nuk i kushtuan dot vëmendjen e duhur, ndërsa ndarja strategjike e botës në dy kampe, sidomos lufta e ftohtë, jo vetëm që nuk ofroi dot asnjë mundësi për ta zgjidhur këtë problem, por u bë shkas edhe për t’u harruar.
Shumë herë shqiptarët e Çamërisë të strehuar masivisht në Shqipëri dhe në vende të tjera të Evropës Perëndimore iu drejtuan Lidhjes së Kombeve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut, për të fituar të drejtat e tyre të rrëmbyera me forcë nga ana e grekërve. Qeveria e Enver Hoxhës e shiti Çamërinë. Ajo nuk ndërmori asnjë inisiativë serioze për ta bërë problem të kampit që Shqipëria u bë pjestare aktive e tij. Që në luftën nacionalçlirimtare ajo e braktisi problemin çam, ku duke patur edhe influencë në zonat e Çamërisë, në vend që të lidhej me elementin nacionalist, u lidh qëllimisht me Partinë Komuniste Greke. Pra nuk bëri asgjë për organizimin e luftës dhe për shkëputjen e Çamërisë nga Greqia. Si dora e djathtë e sovjetikëve dhe jugosllavëve në Ballkan, ndihmoi drejtpërdrejtë dhe indirekt luftën civile në Greqi, duke ndihmuar krahun komunist e duke vënë kështu ideologjinë komuniste mbi atdheun.
Si streha e shumë komunistëve grekë territori i Shqipërisë me urdhër të sovjetikëve u bë bazë armatimi për 50 mijë ushtarë grekë. Qeveria komuniste nuk e përkrahu kurrë sinqerisht problemin çam. Ajo asnjëherë nuk e bëri atë problem të aleatëve të saj dhe në ato raste kur SHBA dhe Perëndimi kritikoi Greqinë për krimin që kishte bërë. Dy nga faktet më flagrante që tregojnë se qeveria komuniste kishte si qëllim jo zgjidhjen e problemit çam, por humbjen përjetësisht të këtij problemi janë, koha kur Enver Hoxha me një dekret të veçantë ua hoqi fare pa i pyetur nënshtetësinë greke çamërve të shpërngulur me forcë nga Greqia e të ardhur në Shqipëri, duke zvogëluar një nga argumentet më të fuqishme të kësaj popullsie për t’u rikthyer sërisht në tokat e tyre: dhe koha kur me një dekret tjetër të veçantë mbas Konferencës së Paqes në Paris më 1946, Enver Hoxha në pazarllëk me grekërisht shpërndau Komitetin antifashist të emigrantëve çamë në shqipëri. Dhe për pesëdhjetë vjetë e sundimit komunist trajtimi i problemit çam nga Shqipëria provoi një injorim të paimagjinueshëm. Qeveritarët më të lartë komunistë herë pas here lëshonin ndonjë tullumbace sipas rastit për Çamërinë, të cilës me siguri që nuk i besonin as vetë, ndërsa e drejta e popullit çam të shpërngulur në Shqipëri për t’u organizuar për zgjidhjen e këtij problemi ishte e ndaluar. Kështu që krimi vrau e preu, krimi që zboi dhe grabiti shqiptarë, krimi që palosi përdhe gra, pleq dhe fëmijë dhe cilindo që gjente përpara mjafton të ishte shqiptar “jetoi” në qetësinë e tij olimpike të erësirës që e futi qeveria e Enver Hoxhës.
Është e paarsyeshme që një popullsi e tërë, e cila përveç mortit dhe masakrave vazhdon ende e dënuar larg vatrave të tyre të shenjta për hir të epsheve çnjerëzore të një klike fashiste. Nuk është e drejtë të tolerohet një situatë e tillë tragjike që mbajnë në zemër dhe në shpirt shqiptarët e çamërisë.
Këto që themi nuk janë fantazi e krijuar për dëshira fallco të destinuara për kombinacione politike, por janë pasojat e një realiteti të hidhur prej një rendi fashist të padënuar, për të cilin ashtu si dje politikanët e Athinës bëjnë rolin e të papërgjegjshmit, ndërsa shumica e politikanëve tanë të sotëm bëjnë rolin e të paditurit naiv.
Ne kemi besuar dhe vazhdojmë të besojmë në realizimin e njëpaqe të drejtë dhe është pikërisht kjo që ne u drejtohemi sërisht kombeve të përparuara për të dënuar këtë krim e për t’u rikthyer çamërve të drejtat e grabitura. Koha ka provuar se morali i diplomacisë ndërkombëtare nuk mund të shkojë kaq larg sa të qëndrojë indiferent ndaj një krimi të tillë.
Historia e viteve të fundit tregon se fatkeqësisht shumë intelektualë e qeveritarë të shkollave të mykura të vjetra diturinë që bota dhe shkolla ua dhanë, po ia shesin mbrojtjes së krimit. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për megallomanët ekstremistë grekë që përfaqësojnë qarqet nacionaliste, por edhe për ata qeveritarë të flaktë që bëhen partizanë të mosnjohjes së këtij problemi.
Sot në Çamëri nuk ka më asnjë shqiptar të vetëm etnik, sepse dhe ata që kanë shpëtuar nga vrasja dhe zbimi janë shpërndarë nëpër Greqi, duke vazhduar të jetojnë të frikësuar nën hijen e përndjekjes dhe të izolimit. Atje ekziston vetëm krimi i mbuluar me jetën e banorëve ardhacakë dhe të monumenteve të gjeneralëve dhe strategëve të cilët realizuan këtë spastrim të egër, kur mbarë bota po përgatitej të dënonte krimin. Sigurisht që qeveritarët e Athinës, të cilët mendonin se ky problem qe harruar, sot e shikojnë me ç’interesim të madh, sepse orkestra që sot ndërrohen në Akropol kanë të tjera preokupime, që në thelb janë të pakuptueshme për botën demokratike, napolon Zerva është një nga përfaqësuesit e tendencave më negative dhe çnjerëzore, por të gjitha qeveritë greke që e kanë pasur qeverisjen mbas krimit që bëri ai kundër shqiptarëve, monumentin e tij, jo vetëm që s’e kanë lëvizur nga vendi, por e ruajnë si vlera historiko-kulturore… Bota e sotme demokratike në raport me krime të tilla të përafërta, të afron qëndrime të ndryshme nga Greqia e pasionevenacionaliste. Kështu, të gjitha qeveritë gjermane që kanë pasur zëvendësimin e Hitlerit kërkojnë vazhdimisht të falur në emër të një morali për masakrat që janë bërë nga ana e fashizmit kundra të gjitha popullsive tëpafajshme dhe sidomos kundra hebrenjve, duke nderuar viktimat e duke dënuar krimin. Shteti gjerman, herë pas here, në mënyrë të vazhdueshme bëhet “aktori” kryesor i materializimit të kujtesës historike, duke kontribuar me pjesmarrjen e tij fisnike në mënyrë materiale dhe morale në përjetësimin e dëmit të krimeve të kryera nga paraardhësi i tyre Hitleri. Akte të tilla morale, por edhe dëmshpërblime materiale shteti i sotëm gjerman ka kryer mëse një herë edhe ndaj popullit grek. Ndërsa dënimi i spastrimit etnik i popullit çam nga ana e Greqisë vazhdon të ketë një pamje tjetër, një moral tjetër, që ecën në drejtim të kundërt me moralin e lartë që ka Perëndimi i sotëm, brenda të cilit aktualisht ndodhet dhe Greqia. Greqia e sotme, e cila pretendon se është demokratike, jo vetëm që nuk u ka kërkuar kurrë të falur shqiptarëve për këtë plagë të madhe që u ka hapur, por nuk merr përsipër asnjë lloj përgjegjësie.
Napolon Zervën, këtë nekrofil, i cili arrin deri atje sa t’u fuste bajonetën në bark grave shtatzëna çame, duke vrarë njëherësh nënën dhe krijesën që kishte filluar të rritej në barkun e saj, grekët nuk e kanë lënë të vdesi dhe të harrohet si kriminel lufte. Shoqëria greke e manipuluar nga ideologjia nacionaliste e “Megalloidesë” e ruan në kujtesë këtë armik të gjithë njerëzimit si hero të rrallë, sepse vrau, preu dhe hodhi përtej kufirit të gjithë shqiptarët. Dhe “trimëria” mbi foshnjat, gratë pleqtë dhe të pambrojturit i ka ndërtuar lapidar me fytyrë nga Shqipëria në Janinë, ku shkojnë dhe e mbushin me karafila jo vetëm nacionalistët ekstremistë, por dhe qeveritarë të ndryshëm, lokalë dhe qendrorë të administratave të ndryshme të Greqisë, e cila në të vërtetë ka probleme serioze me moralin e saj. Ajo vazhdon me ngulm që të mos japë shenja pendimi dhe bën sikur nuk i kujtohet fare tragjedia e popullit çam. Kjo histori tragjike e këtij populli i duket se nuk ka të bëjë me një klikë fashiste në Greqi, por me një klikë tjetër jashtë kontinentit tonë. Mirë do të ishte që fqinji ynë me të cilin nuk na bashkon dhe aq shumë kjo ngjarje e rëndë ta marrë hapur përsipër këtë fajësi dhe ta fillojë qëndrimin ndaj saj duke dënuar kriminelët. Të ndjekë penalisht ata dhe t’u prishë lapidarët, se ata janë kriminelë dhe jo heronj të njerëzimit. Megjithatë, kjo është një punë që i përket Greqisë. Ne na takon detyra e vazhdimit të një gjyqi të madh për dënimin e krimit dhe për mbrojtjen e këtij populli të zbuar e të ndaluar, që është pjesë e trungut tonë. Sigurisht që vështirësitë që paraqet problemi nga largësia në kohë, që kanë bërë vitet prej tij shoqëruar me një harresë të qëllimshme nga qeveria komuniste, janë vështirësi. Por prapëseprapë liria të jep mundësi të gjesh rrugë të reja. Dimë se grekërit i kanë falur jurisprudencës Legjislacionin bizantin, i cili është brenda në kallëpet e principeve të përgjithshme të drejtësisë. Por grekët e sotëm duan që t’i falin drejtësisë si dhuratë edhe prioncipin e Grabitjes shtetërore. Natyrisht që një princip i tillë nuk duhej që të ishte shembull nga pasardhësit e gjenis së lashtë, por s’ke se çfarë të bësh, kur në fakt është prej tyre kjo gjë. Si nga pikëpamja juridike, ashtu dhe nga ajo morale, grekët i kanë popullsisë së sotme çame kudo që janë të shpërndarë, edhe një borxh të madh tjetër, sepse përpara se t’i zbonin nga trojet e tyre u grabitën tokat dhe pasuritë, e cila është një grabitjke e pastër shtetërore.
Shkaqet e padukshme që i bënë grekërit të kryejnë kaq krime dhe paturpësi njerëzore mbi piopullin shqiptar të Çamërisë tregojnë falsitetin e pretendimeve greke që i paraqitin si justifikime për padrejtësinë që kanë bërë. Gjithashtu, ato tregojnë qartë mungesën e dëshirës nga ana e autoriteteve të sotme greke për të drejtën elementare që kanë çamërit për t’u kthyer në tokat e tyre, të rrojnë e të gëzojnë në vendin e tyre të gjitha liritë dhe garancitë e neviojshme, për të vendosur harmoni dhe paqe në Ballkan dhe për t’i fshirë historisë një njollë të zezë që i kanë vënë në ballë Greqisë disa njerëz dhe një klikë fashiste.
Është e paarsyeshme që një popullsi e tërë përveç mortit dhe masakrave të vazhdojë e dënuar larg vatrave të tyre të shenjta. Problemi çam sot qëndron si një problem që lidhet me krimin dhe viktimën. E pabesueshme, por krimi ende vazhdon që të jetë padënuar, ndërsa viktima e dënuar me vuajtjet e saj. Ata që e kanë krijuar këtë krim në të vërtetë janë pasardhësit e rremë të atyre që dhanë provat e mëdha të demokracisë, qytetërimit dhe tolerancës. Dhe për fat të keq, trashëgimia e lashtësisë në këtë tokë duket se është harruar, sepse në vend që kjo të bëhej streha e një katarsi, ku krimineli të futej dhe të dilte andej i penduar, në fakt po shfrytëzohet si streha e çfajësimit, fshehjes dhe justifikimit. Zbimi masiv i çamëve nga tokat e tyre etnike prej grekërve është problemi më i madh që ekziston sot mes kombit shqiptar dhe kombit grek, por në të njëjtën kohë ai është si një problem që ka Greqia me njerëzimin. Për arsye dhe rrethana që dihen, në territorin e Çamërisë nuk ka më njerëz që të ngrihen e të protestojnë për të drejtat e tyre. Dhe megjithëse Greqia në shtetin e saj e ka kthyer në një problem hipotetik, me zjarr dhe me gjak Çamërinë, popullsia e dhunuar e kësaj krahine shqiptare përtej kufijve të saj me tapi në duar pret që të rikthehet në shtëpitë e tyre. Dhe megjithëse banorët e kësaj treve, zotërit e vërtetë të tokave të tyre vazhdojnë të ndodhen si refugjatë në shtetin e vogël amë, në shtete të tjera perëndimore dhe Turqi, nuk është kujtuar askush që ta shtrojë me seriozitet hallin e tyre. Në qarqe të ndryshme politike dhe intelektuale në Greqi njihet dhe njihet mirë, por trajtohet me shumë fshehtësi, si problem kujtese. Qeveritë e njëpasnjëshme të Greqisë, që nga koha që ka ndodhur kjo tragjedi, pas çdo kërkese dhe denoncimi që u është bërë kanë treguar se janë shumë të interesuara që ky problem të mbyllet dhe të shmanget, sepse ekziston frika e përballjes me një proces të madh ndërkombëtar juridiko-moral. Z.Grappa dhe Lefkadha, një ish-funksionar i lartë në zyrën politike të Qeverisë së Papandreut i pati deklaruar në konfidencë njëanëteri të komisionit shqiptar në Athinë, që kishte shkruar për të shqyrtuar çështjen çame në vitin 1946 se në dukje është Zerva për krimet në Çamëri, por qeveria është ajo që nuk do që të ktheheni ju çamët në Çamëri.
Në akordin e heshtjes e të fshehjes të së vërtetës në Greqi për këtë problem janë edhe shtypi grek dhe gjithë mjetet e tjera të informacionit, që ndërtojnë opinionin publik. Ata shkelin vend dhe pa vend në shumë probleme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, por kur është fjala për problemin çam refuzojnë kategorikisht që të vendosin dorën mbi plagë.
Edhe pse shtiret me një indiferencë të rreme se nuk e njeh dhe nuk e shqetëson shumë, Greqia i di mirë përmasat që ka ky problem delikat dhe prandaj bën investime të mëdha sidomos ndaj shqipërisë për ta mbajtur këtë front të mbyllur, duke fituar indiferentizmin e qeveritarëve të saj. Një problem kujtese, ky krim barbar sigurisht që është, sepse tregon fytyrën kriminale të një Greqie që lyhet e pudroset me makiazhin e lashtësisë, por ndërkohë, ky është edhe njëproblem i madh, që lidhet me një realitet që ekziston. Dëshmitari më i qartë i ekzistencës së këtij realiteti është prezenca e kësaj popullsie të martirizuar, e cila vazhdon që të jetojë si muhazhire në tokat e të tjerëve, kur tapitë dhe tokat e tyre ndodhen në duart e grabitqarëve. Shteti i sotëm i vendit që e ka kryer këtë veprim të rëndë e ndjen dhe di çfarë ka mbi vete. Evropa e Bashkuar, e themeluar mbi vlera të larta humanitare dhe njerëzore nga strategët e saj, s’ka si të qëndrojë mbi themele krimi e gjaku. Greqia ka treguar se nuk mund të bëhet si memorjua gjermane e të tregojë se ç’është fisnikëria. Deri më sot ajo s’ka thënë asnjë të falur dhe me sa duket nuk ka për të thënë as nesër. Ligji absurd i luftës me Shqipërinë i vidhos posaçërisht për problemin çam që ajo vazhdon ta mbajë ende në fuqi me një vend fqinj, që pretendon se ka jo vetëm marrëdhënie diplomatike, por edhe miqësore, tregon qartë se çfarë barrierash janë vendosur që ky problem të mos trajtohet kurrë prej saj. Por fabrikimi i marrëzive (pretendimeve) greke këto kohët e fundit na ka nxjerrë dhe një simite me thekër (thonë grekërit); “Se si kanë rrjedhur punët ne kemi menduar se ky problem është harruar”. Dhe këtë e thotë Karolos Papulias, një nga përfaqësuesit kryesore të diplomacisë greke. Kjo mënyrë justifikimi tregon barbarizmën e premidetuar të reaksionit grek që gjendet edhe në pushtetin e sotëm të Athinës dhe na kujton jo vetëm riteratet elastike alla gjermane, por dhe një mungesë reflektimi për këtë krim të madh historik nga udhëheqës të sotëm të politikës greke. Si duket ata janë ëmbëlsuar me grabitjet e pasurive të tundshme dhe të patundshme të tyre. Ky problem derisa nuk ka dëshirën dhe mirëkuptimin e Greqisë sot, mund të zgjidhet vetëm duke tërhequr interesin dhe angazhimin e komunitetit ndërkombëtar. Dhe ky objektiv i rëndësishëm mund të realizohet nëpërmjet një lëvizjeje të gjatë kulturore dhe të një periudhe sensibilizimi. Problemi çam kërkon kurajë, gjakftohtësi dhe sinqeritet. Ai nuk duhet të kthehet në një objekt shfrytëzimi nga qeveritë e të dy palëve shqiptare dhe greke për të shuar gjakrat e për të zhdukur keqkuptimet, sepse ai është një problem në vetvete dhe një problem i madh.
Tërë opinioni shqiptar për këtë problem ka një ndjeshmëri të lartë dhe me gjithë vështirësitë e mëdha ekonomiko-sociale të tranzicionit e ka idealizmin për ta mbështetur, por për fat të keq ende gjendemi në problemet e mëdha të organizmit për të drejtuar këtë proces.
Ata që kanë në dorë drejtimin e fatit të vendit nuk kanë patur guximin dhe lartësinë morale të përballen me nevojën epokale, parrug ë të mesme dhe të verbëra për t’iu drejtuar këtij problemi. Ndonjëherë më të rrallë shteti ynë e ka bërë prezent problemin çam përpara qeveritarëve grekë, si i vdekuri para të gjallit. Problemi çam nuk është një problem nacionalist, por një e drejtë njerëzore që duhet zgjuar e mbrojtur. Është e drejta për të mbrojtur një viktimë e për të vënë në vend një padrejtësi, tek i cili qeveritarët tanë nisen si gjuetari në pyll, çfarë u del përpara, të papërgatitur. Për fat të keq, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë nuk ekziston një dosje e kompletuar me fakte dhe kërkesa. Nuk ekziston një praktikë administrative profesionale, në të cilën duhej të ishin pajtuar ekspertë, avokatë, akademikë, studiues, politikanë me eksperiencë dhe njerëz të tjerë të përkushtuar.
Memorja evropiane vazhdon të dënojë vazhdimisht krimin e organizuar nazisto-fashist, duke respektuar viktimat e pafajshme e duke i dhënë një siguri qytetërimit se krimi nuk do të mbetet kurrë pa u dënuar. Këto qëndrime nuk mund të na përjashtojnë kurrë edhe ne, që jemi kontribues të vlerave njerëzore. Zbimi masivisht i çamërve nga trojet e tyre në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore ishte një spastrim i qartë etnik, një krim i padënuar. Ai është një detyrë e vështirë që na përket ne shqiptarëve për ta zgjidhur. Por për ta bërë të mundur këtë na duhet të përgatitim opinionin për krimin që ka ndodhur, të bindim botën, me një strategji të përcaktuar qartë e të koordinuar mirë dhe me mirëkuptim me njeri-tjetrin shoqata, akademikë, historianë, juristë dhe gazetarë, problemi fiton rrugën e qartë që duhet të marrë për të zgjidhur.
Marrë nga libri autorit “Dritëhije-shqiptaro-Greke”