• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2024

Vizioni për Liritë dhe të Drejtat e Femrës – Mbresa nga Takimi i dytë vjetor i F’Odës

July 20, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Nga datat 12 deri në 15 korrik, F’Oda mbajti takimin e dytë vjetor në UBT – University of Business and Technology, Lipjan, Kosovë. E krijuar nga një grup vajzash në diasporë, të cilat janë diplomuar në profile të ndryshme akademike, F’Oda është një koncept dhe hapësirë “për çika, nga çika” që sfidon normat patriarkale të shoqërisë shqiptare, siç është Oda e Burrave.

Tema qendrore e takimit treditor ishin të drejtat riprodhuese, të fokusuara në edukimin seksual dhe perceptimin e trupit të grave dhe vajzave. Fokusi i këtij takimi ishte autonomia fizike, mendore e shpirtërore e femrës. F’Oda ju jep një platformë femrave nga gjithë hapësira shqiptare të flasin për veten, për përvojat dhe sfidat e tyre. Samiti i këtij viti vjen pas disa tubimeve dhe protestave solidarizuese të F’Odës të mbajtura në Nju Jork për rastet tragjike të abuzimeve apo dhunës seksuale në shoqërinë shqiptare, si edhe një dukuri e rrezikshme globale.

Djellza Pulatani, Presidentja e F’Odës, në ceremoninë e hapjes tha se “Në këtë hapësirë, si fizikisht ashtu edhe simbolikisht, vajzat shihen, dëgjohen dhe vlerësohen.”

Pse ka rëndësi takimi vjetor i F’Odës?

F’Oda trajton natyrën e shumanshme të të drejtave riprodhuese, të cilat “nuk janë më probleme të grave,” por një nocion kyç për gjithë shoqërinë dhe për më tepër i lidhur ngushtë me të ardhmen e njerëzimit. Nisur nga ky këndvështrim i kristalizuar në samitin e parë vitin e kaluar, grupi themelues i F’Odës ka tashmë gjashtë studente të cilat janë ambasadore të F’Odës: Kosovare Hamiti, Fjolla Shala, Shkëndije Krasniqi, Klea Vezaj, Alketa Berisha dhe Shqipe Shala.

Ndryshimi është një proces shumë i gjatë dhe për të arritur aty “duhet të jemi të gjithë së bashku kundër pabarazisë gjinore,” vërejti Djellza.

Fjalën kryesore e mbajti Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, përkrahëse e F’Odës dhe zë i fuqishëm për të drejtat e grave. Ministrja Gërvalla paraqiti panoramën e kontrasteve që tregojnë ecurinë në kontekstin e pozitës së gruas në shoqëri dhe sa shumë duhet bërë jo vetëm për efekte numerike në këtë aspekt, por për të pasur një mendësi dhe botëkuptim të qytetëruar.

F’Oda 2024 – 2025

Pjesëmarrësit ishin mbledhur përpara hyrjes së UBT-së, Lipjan, rreth dhjetë kilometra nga Prishtina. Disa prej të pranishmëve ishin ulur në një ‘odë’ të hapur natyrore, ku ishin shtruar “tepitë” dhe minderët si edhe sofra me ushqime tradiocionale. Prezantimi ishte bashkëkohor dhe kundrëvënia vizuale ishte e qëlluar. Në sheshin e oborrit të UBT-së binte në sy aneksi i sapopërfunduar “i pagëzuar” me emrin e bamirësit dhe aktivistit të njohur shqiptar-amerikan, Jim Xhema.

Organizatoret shprehën mirënjohje për bashkëpunëtorët si edhe “për ata që e kanë sfiduar dhe nuk e kanë kuptuar punën e shoqatës.” Kryetarja e F’Odës, e sapodiplomuar nga Fordham University, Nju Jork, në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare, premtoi se “puna jonë do të vazhdojë sado e vështirë të jetë.” Si hapësirë mikpritëse e takimit të F’Odës, “UBT me misionin e nxitjes se inovacionit dhe fuqizimin e komuniteteve përputhet në mënyrë të përkryer me misionin tonë,” tha Djellza Pulatani, e cila prezantoi me radhë folëset dhe bashkëpunëtoret e F’Odës për takimin vjetor 2024: Rina Demiri Spahija, Drejtoreshë Ekzekutive e AMC Kosova, Sihana Bejtullahu, Drejtoreshë Ekzekutive e Germin, platformë vendimtare për mbledhjen e fondeve për F’Odën së bashku me Global Albanian Foundation, Erisa Jakupi dhe Janine Mehmeti, Bashkë-Kryetare Ekzekutive të Agjencisë Think B. Në fund, organizatoret falenderuan kontributorët e takimit: Dr.Elizabeta Peraj, Marku Law & Associates Gjonbalaj Family, Farida Studio, Mp Construction D Inc., Hajde Foundation, Los Noventas, Coca Cola, Radenska, Ujë Rugove, QIKA Org., Kosovo Women’s Network, Theranda Wine. Gazeta Dielli ishte e ftuar speciale në takim.

Filed Under: Reportazh

A mund të jesh i njëjti pasi ke përjetuar artin e vërtetë?

July 19, 2024 by s p

Minella Aleksi/

Jam rritur me letërsinë e Kadaresë, dëgjon të thuhet rëndom nga një numër shqiptarësh. Kam pyetur veten: ç’do me thënë të rritesh ose të formohesh nga letërsia e një shkrimtari të rëndësishëm në botë? Ndoshta të bën ose jo më të mirë? Shoqëria shqiptare e viteve të diktaturës kishte shumë zymti, trishtim, vrull revolucionar proletar me shumicë, përmbysje klasash, shumë vetmi, por edhe shumë “solidaritet revolucionar sipas parimit një për të gjithë, të gjithë për një. Zemërimi gjallonte natyrshëm në atmosferën ku suksesi kërkohej te lufta e klasave, terren xhelozie, zilie dhe cenesh të tjera njerëzore. Në vitet e gjimnazit përjetova miqësinë e një të njohuri të familjes i cili kish studjuar shkencat humane tre vjet 1940-43 në Romë, me një bibliotekë të pasur letërsi frënge dhe italiane në shtëpi. Më tregoi një libër që në faqe të parë kishte shënimin: “Ti nuk je më i njëjti pasi ke përjetuar artin e vërtetë. Sa herë e kujtoj aq herë pyes, ndodh vërtetë kështu?. A mund të shpëtohej shoqëria shqiptare nga përjetimi i artit të vërtetë, apo nga ajo që e quajmë “kultura”?

Kur u botua romani “Dimri i vetmisë së madhe” ishte koha e e grupeve të kontrollit nga klasa punëtore, rreziku i “dhjamosjes së revolucionit” prandaj lypsej lufta kundër burokratizmit. Mbizotëronte një atmosferë presioni shumë të madh dhe ankthi shoqërues psikologjik. Farmacistë të vjetër konstatonin rritjen e shitjes së valiumit në farmaci”. Deri atëherë asnjë roman apo vepër tjetër arti nuk kishte ngjallur diskutim aq gjithëpërfshirës. Shkrimtari thërritej në kolektiva të ndërmarrjeve të ndryshme, në Lidhjen e shkrimtarëve sigurisht që diskutimet ishin nga më të rreptat, etj.. U lexua më shumë sesa lexohej deri atëhere por, më të zellshmit në bisedat ishin ata që nuk e kishin lexuar romanin. Një pjesë e mirë qytetarësh në roman gjetën veten e tyre si personazhe. Në roman nuk jepeshin mesazhe, të vërtetat-faktet ishin tronditëse. Po sjell vetëm një prej tyre. Shkrimtari thotë: “Besniku mendonte për luftën midis të aftëve dhe të pa aftëve, një nga luftërat më të egra brënda për brënda socializmit. E keqja është se në këtë luftë, ata që lodhen të parët janë të aftët, tha ai me vete”. Fq,452. Ishte koha kur të aftët silleshin me përunjje ndaj të pa aftëve. Indoktrinimi vrastar komunist shprehej dhunshëm te parula “zëri i masave”. Ndërsehej turma kundër individit. Kjo e vërtetë e thënë kaq brutalisht, asnjëherë deri atëherë nuk ishte hedhur në fushën e mendimit shoqëror. Ky roman tronditës përshpejtoi një zgjim të vrullshëm visceral. Për një kohë të gjatë filluan të qarkullojnë barcaleta apo episode humoristike që pasqyronin kuptimet e ndryshme të tekstit sipas leximeve që i bënin lexues të ndryshëm. Ndodhte pikërisht ajo që Marsel Prust kish theksuar: “Ndërsa lexon, çdo lexues, është në të vërtetë lexues i vetvetes. Vepra artistike e shkrimtarit është thjeshtë një lloj instrumenti optik që ai ia ofron lexuesit, në mënyrë që lexuesi të dallojë atë që, pa këtë libër mund të mos e kishte parë kurrë te vetja”. Komuniteti shqiptar ishte ndarë në kundër dhe pro shkrimtarit Kadare.

Romani hapi një dritare komunikimi të mendimeve, zgjoi ose nxiti të menduarit kritik te lexuesit. Më vonë këtë tronditje tektonike të mendimit te shqiptarët e perceptova dhe interpretova si tronditja që pëson mushkëria kur, pas frymëmarrjes së zgjatur të ajrit me smog, merr oksigjen të pastër. Natyrisht bisedova me të njohurin e familjes që kish studjuar letërsi në Romë.

Kur i thashë që romanet e lexuar më parë nuk më kishin “lëvizur” sikurse “Dimri”, më tha: “Nuk ke faj, deri tani ke lexuar “Çlirimtarët”, “Këneta” dhe “Lumi i vdekur” të cilët i keni edhe në provimin e maturës. Akoma nuk e kanë përfshirë në tezat e provimit “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”. Ti deri tani ke lexuar gjerësisht”. Çdo me thënë kjo? e pyeta. Pas një pauze vazhdoi: “Profesori i letërsisë klasike në Romë na përsëriste: “pse të lexosh gjerësisht kur mund të lexosh thellë? Me “Dimrin” ti ke filluar të lexosh thellë, të ka zgjuar, të ka kapur për dore, të ka hapur derën e madhe të një ndërtese të mrekullueshme gjigande, dhe ti i habitur duke ecur nëpër koridoret e mëdha, hap njërën nga dyert, tjetrën më pas, mrekullohesh nga objektet mistike të së kaluarës antike dhe nis ti eksplorosh”. Ka qënë momenti kur kam ndjerë brenda meje “Uni-n individual”. Kisha ndjesinë se kisha dalë jashtë nje mjegulle. Deri tani kisha ecur brenda mjegullës si një diçka bashkë me shumë diçka-ra të tjera. Me “Uni-n individual” të kritalizuar nëpërmjet romanit fillova të kuptoja domethënien e të menduarit kritik, me syrin e mëndjes po shihja atë që e quajmë “vetja”. Po dalloja atë zërin e vogël brënda kokës sime që më thoshte se tani ti egziston si një qënie e veçantë, d.m.th. i dallueshëm nga disa gjëra, ashtu si të tjerët dallonin prej teje. Realizova së pari se “Uni” është përgjegjës për të marrë vendime në lidhje me veprimet që duhen kryer. Është motorri që më lëviz brënda kokës dy gjëra dhe që i bën lëvizjet në mënyrë të mrekullueshme, tinëzare dhe në errësirë të plotë, të fshehura nga shikimi im. Para së gjithash “Uni” im vuan. Nuk dëshiron të shihet nga vetja ime, urren të shihet dhe më fshihet. Gjëja e dytë që bën është nxjerrja me justifikime mjeshtërore të veprimeve të tij të shëmtuara. Çdo gjë që bën egoja ime është e shëmtuar. Nuk njeh bukuri, dashuri, relaksim, kënaqësi. Vetëm gjykim, urrejtje, xhelozi, tension dhe pakënaqësi. I pëlqen hakmarrja. Egoja gjithmonë, më jep argumente jashtëzakonisht bindëse sesi çdo gjë e shëmtuar që bëj s’është për shkakun tim, është faji i dikujt tjetër. Kështu leximi dhe rileximet e romaneve trillues më fuqizuan mprehtësinë e mëndjes për të zbuluar brënda vetes dy gjëra, antidotët. Së pari të zbuloja se ku zakonisht brënda meje egoja i fshihej vëzhgimit tim dhe së dyti, të zbuloj se në shumicën e rasteve faji ishte i imi dhe jo i dikujt tjetër. Këto dy zbulime më çliruan nga ankthet e Unit, kuptova identitetin tim, se cili jam unë. Më mprehën gjykimin kritik ndaj vetes për zgjidhjen e konflikit tim të përditshëm mes meje dhe Unit tim.

Te “Dimri” Ismaili ka shpesh referenca dhe kthime komplekse te tragjikët grekë e latinë, te simfonitë e Bethovenit, etj.. Mbas “Dimrit” natyrshëm nisa të lexoj “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” që ish botuar kur isha fëmijë. Ishte koha kur atmosfera kulturore përshkohej nga realizmi socialist. Në roman nuk përmëndej as partia, as slloganet revolucionare komuniste, dhe ndryshe nga atmosfera me diellin komunist e qiellin blu socialist, ngjarjet në roman zhvillohen nën një qiell plot re dhe shi që rrallë pushon. Romani u konsiderua jashtë normave të realizmit socialist dhe sigurisht u kritikua nga kritika zyrtare. Mirëpo në mëndjet e lexuesve romani ishte një alternativë tjetër nga ajo zyrtare, mbizotëronte ideja e rizbulimit të kodit humanist. Më solli në mend frymën humaniste të Rilindjes europiane. Çvarrosja e viktimave të luftës, njerëzimit i kujtonte mësimin universal se, asgjë nuk është më e çmuar se paqja, si pikënisja më themelore për përparimin e njerëzimit. Përjetova emocionet e artit të vërtetë, Më dukej sikur mëndja më ishte shtuar. Luftën dhe pasojat e saj po i shikoja nëpërmjet thjerëzave të romanit. Ashtu si me “Dimrin” shqiptarët që e kuptuan domethënien e romanit nuk ishin më të nëjtët.

Një herë mësuesi i letërsisë, miku i familjes, më shprehu keqardhjen e thellë që në bibliotekën e qytetit kish lexuar te “Nëntori” vetëm pjesën e fillimit të romanit “Përbindëshi”. Në konfidencë më tha se nuk ia kishin dhënë vazhdimin e “Përbindëshit” ngaqë tashmë ishte nxjerrë nga qarkullimi. Mendonte se Ismaili ishte një shkrimtar shumë i fuqishëm. Ai e quante, shkrimtar me një mëndje dhe stil të kthjellët, imagjinata e të cilit të hapte dyer atje ku nuk egzistonin. Nga këta të tanët nuk ka tjetër të krahasueshëm me të. Më përsëriste se letërsia e Ismailit më sjell në mend këshillat e profesorit që na thoshte: “Nga librat e shkencave egzakte lexoni botimet më të reja, sipas fushës përkatëse dhe sipas preferencave vetjake, ndërsa në letërsi është ndryshe, lexoni ata më të vjetrit”. Nga sa kuptoj Ismaili duket që këtë e bën mirë. Kam bindjen se në thellësinë e mëndjes së tij e ka kuptuar thellësisht se letërsia antike është gjithmonë moderne. Ose ndoshta këtë ia ka këshilluar ndonjë mik i ditur që ka ndjerë te ai shkrimtarin e fuqishëm. Kjo më mundon, këtë jam shumë kurioz ta di”. Vonë, shumë vonë mësova prej vet shkrimtarit që mëndja e tij gjeniale që herët në moshë, kishte zgjedhur të lexonte jo gjerësisht, por shumë thellë. Prandaj e theksonte që, në BS mësova sesi nuk duhej të shkruaja. “Prilli i thyer”, “Kronikë në gurë”, “Dosja H”, “Pallati i ëndrrave” etj, etj,., erdhën në veprën e tij si një gjerdan vlerash botërore.

Në çdo roman të Kadaresë, referencat nga autorët e vjetër të antikitetit grek e romak, ishin shumë të pranishme. Pas ndryshimit të sistemi shoqëror disa shqiptarë që ranë në kontakt me letërsitë e mëdha arritën të kuptojnë një gjë shumë të rëndësishme se, letërsia që botohet në kohët moderne ringjall dhe ri-dekoron (ri-organizon) idetë e vjetra humaniste, ndryshe nga letërsitë antike greko-romake që vazhdojnë të sugjerojnë dhe të gjallërojnë ide të reja. Shumë kohë më parë më ra në dorë një album që tregonte në oborrin e Tempullit të Apollonit në Greqi një gur të gdhëndur me fjalët “Njih Veten”. Te “Përbindëshi” dhe “Kush e solli Doruntinën” shkrimtari prekte rrënjët e civilizimit perëndimor, themelet emancipuese të shoqërisë njerëzore. Ishte koha që shteti komunist na kishte shpurë në stepat e Siberisë dhe Azinë e largët, sa më larg civilizimit perëndimor i cili kishte në qëndër njeriun. Lënda e letërsisë është njeriu, leximi i saj na ndihmon të njohim veten, shkurt të kuptojmë njeriun.

E kaluara e largët e antikiteti grek e romak ishte rikthyer në tavolinën e kohës moderne nëpërmjet një porte tjetër. Ata që e lexuan dhe e kuptuan romanin ndjenë edhe një herë se leximi i letërsisë mbetet mjeti më i sigurtë për të arritur të jetosh jetën që filozofi antik grek Sokrati e shpalli të vetmen që ia vlen të jetohet, “Jetën e ekzaminuar”. Sokrati në thelb fliste për vet-reflektim, duke egzaminuar personin që jemi, zgjedhjet që bëjmë dhe llojin e jetës që duam të jetojmë. Kam arsye të pyes: po ata që Kadarenë nuk e kanë lexuar dhe sharjen e tij e kanë qëllim të jetës së tyre, apo ata që e kanë lexuar dhe nuk e kanë kuptuar e po ashtu e shajnë, si dhe ai, sëbashku me ata që kanë thënë të pavërteta si ajo e “Jashtëqitjeve të Kombi” a e kanë pyetur ndonjëherë veten se çfarë njeriu janë dhe a e kanë egzaminuar ndonjëherë jetën e jetuar? A kanë mundur ndonjëherë që të zbulojnë brenda vetes Unin që rri fshehur në shpirtin e tyre, a e kuptojnë se janë të zënë në kurthin e konfliktit midis Unit narcisist, personit dhe vetes që ua mpin aftësinë për autogjykim prandaj dhe fajin kërkojnë gjithmonë t’a gjejnë te të tjerët? Pa aftësia e njeriut për të njohur veten, për të egzaminuar jetën që bën e ka bërë një njeri të ditur që të thotë se ritmi me të cilin maturohet njeriu është në proporcion të drejtë me masën e paturpësisë që i toleron vetes.

Ndaj dyshoj se asnjëherë nuk kanë ndjerë brenda veten “Uni-n individual”. Vazhdojnë të jenë mjegull, të ecin si mjegull bashkë me shumë gjëra të tjera brenda saj, të pa dallueshme nga njëra tjetra. Nuk thonë kot që mjegulla e turmave e rrudh individualitetin, ndërsa individualiteti e çliron intelektin.

Për këto gjëra na fliste shkrimtari në kohën kur regjimi diktatorial ëndërronte krijimin e njeriut të ri. Prandaj na solli “Eskili, ky humbës i madh” që të befason me thellësinë e njohjes dhe të interpretimit të tragjedive eskiliane. Mes të tjerash, të lë pa frymë kur pyet mbi një të vërtetë tronditëse: “Si u bë e mundur zhdukja e tragjedive antike? Atë që s’e bëri dot lobi anti-tragjedian në lashtësi, e kreu mesjeta europiane-aziatike. Letërsia e fuqishme antike i bënte konkurencë “Biblës” që feja e kishte shpallur librin e botës. Mirëpo përpara fjalës gjeniale të grekëve të vjetër, “Bibla” nuk qe veçse një libër i rëndomtë. Siç ishte Jezu Krishti përpara heronjve bubullues antik të tipit të Prometeut. Disa tragjedi që kishin mbetur pa djegur në Bibliotekën e Aleksandrisë ishte një tjetër fe që i dogji kësaj here në emër të biblës së vet “Kuranit”. Lënda e tragjedive antike ishte Natyra njerëzore. E drejta e njeriut dhe kundërvënia konfliktit kapital për njeriun e ri”. Letërsia e Kadaresë është interpretim domethënës i shprehjes: Në letërsi mund të gjendet jeta e vërtetë dhe është nën maskën e trillimit që mund të thuash të vërtetën. Me veprën e Kadaresë hipoteka e kulturës shqiptare ka shtuar një pasuri të patundëshme me vlerë për të gjithë njerëzimin. Në atmosferën e suksesit të një artisti të madh pjesa më e vështirë është të përpiqesh të gjesh dikë që është i lumtur për artistin. Përse? Përgjigja është se fama e autorëve të jashtëzakonshëm është plotësisht e pavarur nga shumica e njerëzve të zakonshëm. Besoni se nëse fama e Shekspirit do të varej nga njeriu në rrugë, ajo do të mbijetonte 3-4 javë? Një klasik nuk mbijeton për asnjë arsye etike. Nuk dyshoj se fama e autorëve të mëdhenj fillimisht është bërë dhe ruhet nga disa pasionantë. Shumica, turma mund të bëjë një reputacion, por është shumë e pakujdesshme për ta ruajtur atë. Edhe kur një autor i klasit të parë ka gëzuar sukses të jashtëzakonshëm gjatë jetës së tij, shumica kurrë nuk e kanë vlerësuar atë aq sinqerisht sa kanë vlerësuar krijuesit e klasit të dytë. Pse? Arsyeja është se nuk kanë arritur t’a kuptojnë dhe shijojnë mrekullinë. Pak pasionantë janë që fama e gjeniut mbahet gjallë nga njëri brez në tjetrin, gjithmonë duke rizbuluar gjeniun. Pa atë udhëtim të vazhdueshëm të kujtesës, reputacioni do të binte shpejt në harresë.  Një klasik është një vepër që i jep kënaqësi pakicës, e cila interesohet intensivisht dhe përgjithmonë për letërsinë. Jeton për shkak se pakica, e etur për të ripërtërirë ndjesinë e kënaqësisë, është përjetësisht kurioze dhe për këtë arsye është e angazhuar në një proçes të përjetshëm të rizbulimit. Pasionantët e artit të madh kënaqen me letërsinë ashtu si disa burra i gëzohen pijeve të mira në shoqëri të cigareve të zgjedhura, ashtu si femrat adhurojnë pa pushim bizhutë e parfumet e tyre të preferuara. Përsëritja e kësaj kënaqësie natyrshëm e mban shumë të gjallë interesin e tyre për letërsinë. Një klasik është një i tillë sepse i ka qëndruar provës proverbiale të kohës dhe për ta bërë atë, ka thënë  diçka të thellë për jetën, që na ndihmon të kuptojmë disa të vërteta themelore për njerëzit dhe botën tonë. Shkrimtari Ismail Kadare këtë e bëri si rrallë njerëz në botë. Prandaj Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë më të njëjtët.

Filed Under: LETERSI

Errësira që tremb lexuesin…

July 19, 2024 by s p

Hasan Gremi intervistë me Prof.Dr. Klara Kodra/

 Në  dallgëzimin e peizazhit të poezisë sotme shqipe ka prurje vlerash deri në nivel europian, po ka edhe cilësisht të dobëta. Prandaj, për të patur një pamje më të qartë në këtë horizont letrar, i bëmë një intervistë specialistes dhe studiuses së njohur për poezinë, Profesore Klara Kodrës.   

– Hasan Gremi. Profesore Klara, ju jeni e specializuar për poezinë dhe ç’ mund të na thoni për gjendjen e saj sot?                                                                                                                                           – Klara Kodra. Po, në fakt jam specialzuar për poezinë e traditës dhe në mënyrë të veçantë për poezinë e diasporës arbëreshe, po kam ndjekur me shumë kujdes edhe poezinë bashkëkohore, meqënëse nuk e shoh veten si kritike dhe studiuese, po si pjesëmarrëse. Ndofta e dini se fillova me poezinë e mandej u hodha në shkencë…    

– Hasan Gremi. E filluat me poezinë, u bëtë e njohur si studiuese, po pasioni për poezinë nuk u shua.                                                                                                                                                                 — Klara Kodra. E di, po poezia ka qenë gjithnjë dashuria ime e paligjshme siç më thoshnin kolegët studiues.   

 – Hasan Gremi. Dashuritë e paligjshme janë më të zjarrta, po a ndikon kjo te Ju në vlerësimin e vlerave?                                                                                                                                                           – Klara Kodra.  Ka një rrezik subjektivizmi se poetët kur merren me kritikë pëlqejnë atë lloj poezie që  përshtatet me shijet e tyre. Nejse, do të përpiqem të jem sa më objektive.      

 – Hasan Gremi.  Atëherë, cila është  gjendja e poezisë sot?                                                                            – Klara Kodra. Nuk është e shkëlqyer, po as kritike. Jo aq sa gjendja e kritikës. Ka avantazhet dhe kufizimet e veta. Po ta shohësh në këndvështrim të caktuar duket sikur lulëzon. Po botohen shumë vëllime me poezi, ka shumë emra poetësh…     

 – Hasan Gremi. A janë poetë të vërtetë apo vargëzues?                                                                                      – Klara Kodra.  Është një pyetje që të intrigon. Ka shumë vargëzues,.po edhe shumë poetë në kuptimin e plotë të fjalës. Nga të gjithë brezat, nga qytete e fshatra të ndryshëm, nga të dyja gjinitë…         

– Hasan Gremi. Pra, mund të thoni se poezia e sotme po lulëzon?                                                               – Klara Kodra.  Mund ta thuash, po ka aq lule, sa edhe ferra.            

– Hasan Gremi. Seleksionimi u takon juve kritikëve, ta bëni këtë.                                                                               – Klara Kodra. Në të vërtetë jam historiane letërsie, po në këtë kohë krize na duhet të luajmë edhe rolin e kritikëve. S’është aq e lehtë me një poezi të gjallë që ndryshon çdo ditë, dhe aq më tepër me poetë të gjallë dhe me sedër delikate siç janë në thelb poetët.    

– Hasan gremi.  Mund të përmendni disa emra?                                                                                                – Klara Kodra.  Mund të përmend shumë, po mund të keqkuptohem si për emrat që do të kujtojë, ashtu edhe për ata për të cilët do të hesht. Mund të flisja për poezitë erudite të Moikom Zeqos, për pasurinë dhe forcën shprehëse të metaforave të Mujo Buçpapës, për paradokset karakteristike të Faslli Halitit, për trishet origjinale të Pandeli Koçit, për poezinë rrebele të Mimoza Ahmetit, për figuracionin e vecantë të Luljeta Lleshanakut, për lirizmin e përmbajtur të Agim Matos etj. Ka shumë për të thënë, veçanërisht për përfaqësuesit e avangardës së dikurshme që janë sot veteranë si Dritëro Agolli dhe Fatos Arapi që e kanë përtëritur vetveten pas rënies së drejtimit të “realizmit socialist”. Mund të jepen mendime edhe për poetët e rinj, të lindur dhe të rritur në një klimë, kur s’ ka më rregulla të ngurta dhe kur gjallojnë drejtime letrare nga më të ndryshmet. Mund të kujtoja një poet të ri në moshë dhe në krijimtari, Evis Prokon që sapo nxori vëllimin me titullin kuptimplotë “Axis Nullae” që anon nga pasmodernizmi, ka një errësi që ndiçohet nga një figuracion fosforeshent dhe një frymë, në dukje pesimiste, që shpreh nostalgjinë për vlerat. Ç’ të them më? Qielli ka shumë yje dhe secili ka dritën e vet të papërsëritëshme. Këtë duhet ta kenë parasysh si poetët që duhet ta rrisin gjithnjë dritën e vet dhe jo të errësojnë të tjerët, edhe kritikët që duhet t’i shohin ata si bashkëveprues në një gjithësi letrare të caktuar dhe jo të shkëputur njeri nga tjetri.         

 – Hasan Gremi. Ç’mund t’i thoni lexuesit për poetët e persekutuar nga diktatura, të gjallë e të vdekur?                                                                                                                                         – Klara Kodra.  Duhet bërë dallim midis atyre që janë persekutuar vërtet dhe atyre që vetëpërkufizohen të tillë. Duhen dalluar gjithashtu ata që kanë krijuar një poezi të vërtetë dhe nuk kanë thjeshtë meritën qytetare të kundërvënies ndaj diktaturës. disidencë të vërtetë, sipas mendimit tim, nuk ka pasur nga që barriera e censurës dhe vetëcensurës ka qenë tepër e fortë dhe redaktorët, si roje të Partisë, tepër vigjilentë. Poetët që i janë kundërvënë hapur diktaturës e kanë paguar, disa me jetën a lirinë, disa me humbjen e së drejtës për të shkruar, një lloj vdekjeje në jetë, prandaj s’kanë mundur në përgjithësi të komunikojnë me publikun. Ka pasur vetëm disa raste, kur poetët kanë mundur të botojnë krijimet e tyre “para” goditjes ideologjike, si Kadareja, Agolli ose Arapi në disa kriijime të veçanta ose poetë të një kohe më të vonshme si Faslli Haliti me poemën “Dielli dhe rrëkerat” vjershat “Njeriu me kobure” dhe “Djali i sekretarit” (shefit), Xhevahir Spahiu me vjershën e famshme “Jam ai që s’ kam qenë” që u akuzua për ndikim nga Sartri. Janë të gjitha raste, përpjekje për ta marrë kalanë nga brenda. Poetët e tjerë nuk kanë mundur të komunikojnë me publikun e atëhershëm dhe i kanë botuar në një atmosferë tjetër, me një horizont pritjeje tjetër.       

– Hasan Gremi. Në këtë prurje botimesh, cilat drejtime letrare mbizotërojnë në poezinë e sotme?                                                                                                                                               – Klara Kodra. Do të thoshja natyrisht modernizimi dhe pasmodernizmi që shpesh ndërthuren midis tyre. Po ka edhe një prirje realiste që mbijeton.    

 – Hasan Gremi. Ç’ mund të na thoni për ndihmesën e grave krijuese në poezi?                                               – Klara Kodra. Është shtuar shumë, jo vetëm në sasi, por edhe në cilësi. Përmenda më lart nja dy emra cilësorë, po mund të flitet gjatë duke përmendur edhe F. Açkën, M. Sulën, L. Danaj, V. Mustën, F. Kullin, R. Petron, R. Çobën. Mund të kujtojmë edhe disa emra që kanë botuar në kohën e diktaturës, po e gjetën vetëm tani rrugën e tyre të vërtetë si Zh. Jorganxhi ose J. Naçi (Gjika). Këtyre mund t’u shtohen emra të rinj si A. Dahriu, E. Skënderi, M. Pulaj. Poeteshat që përmenda, nuk i përmenda thjesht, për shkak të gjinisë së tyre, në frymë feministe, po ngaqë i quaj si poete të mirëfillta dhe jo si pseudopoete. Secila prej tyre e ka shkëndijën e poezisë së vërtetë, jo në të njëjtën masë, por e ka. Nuk jam për një butësi të tepruar të kritikës ndaj poeteshave, pavarësisht nga fakti se rruga e tyre është më e vështirë nga ajo e kolegëve meshkuj. Mendoj se sot janë shfaqur më shumë talente të mirëfillta që e shprehin  në mënyrë më të plotë potencialin e tyre, ashtu si vëllezërit meshkuj, tani që janë zhdukur “vijat e bardha” ideologjike. Mendojmë se tani është ngritur një dallgë krijuese e ndryshme nga dallgët e tjera nga ana e poeteve femra në brigjet e poezisë shqiptare ku këto krijuese erdhën vonë. Poeteshat e sotme janë afirmuar si të afta për të trajtuar tema sociale dhe universale (mund të kuijtojmë kritikat e guximshme politiko-shoqërore të E. Skënderit, poezitë filozofike të R. Çobës, gjerësinë tematike të F. Açkës dhe L. Lleshanakut, lirikën mesdhetare të M. Sulës), po njëkohësisht ato e pasurojnë poezinë shqiptare me një ngjyrë të re të panjohur, një lloj ngjyre ultravioletë në gamën e ndjenjave, duke gërmuar thellë në tema ku mund të zbukurojnë aspekte të panjohura për poetët burra, temat e dashurisë (femërore) dhe të amësisë. Mund të ndaleshim, këtu në krijimtarinë poetike të F. Kullit, R. Petros dhe R. Çobës. Ato kanë treguar guxim të veçantë në trajtimin e temave erotike, duke e parë atë në kompleksitetin e saj, në aspektin shpirtëror, po edhe në atë fizik duke shtuar disa elementë sensualiteti dhe duke shkelur kështu tabutë shekullore.

– Hasan Gremi. Ju si studiuese dhe krijuese, e miratoni këtë.guxim nga ana e poeteve femra?                                                                                                              – Klara Kodra.  E miratoj plotësisht. Në art s’duhet të ketë tela me gjemba. Natyrisht duhet të mbetesh në caqet e poezisë.         

 – Hasan Gremi. Në lidhje me vëllimin e fundit të Rita Petros që pati një diskutim të ndezur në shtyp, cili është  mendimi Juaj?                                                                                                                               – Klara Kodra. E kam ndjekur këtë diskutim. Rita Petro është një poete me talent dhe ka shkruar lirika erotike të bukura, po në vëllimin e saj të fundit ka pasur edhe teprime. Megjithatë s’është e lehtë të përcaktohet kufiri midis erotikës dhe pornografisë.      

 – Hasan Gremi. A u lejohet poetëve dhe poeteshave që në emër të artit të thonë gjithçka?                                                                                                                        – Klara Kodra.  Poetë të mëdhenjë dekadentë si Charles Baudelaire e Edmondo de Amicis i kanë akuzuar në kohën e tyre si imoralë. Sot i shohim me sy tjetër.              

 – Hasan Gremi. Po. Gjeniut të poezisë franceze Charles Baudelaire jo vetëm ia hoqën 6 poezi nga vëllimi, por gjykata e dënoi me 300 franga, mos është distanca në kohë dhe në konceptet estetike apo ndryshimet në ide që na bëjnë më të butë?                                                                                                                                    – Klara Kodra.  S’ e di.                                                                                                                                       – Hasan Gremi. Cila problematikë mbizotëron sot në poezi?                                                                              –  Klara Kodra. Mendoj se është mënjanuar disi poezia qytetare që i ka pas si antenë problemet e kohës, mbizotëron poezia pannjerëzore, heroi lirik mendimtar ose liriku intim që i shpalos hapur ndjenjat e veta. E kuptoj se kjo ndodhi si reagim ndaj “poezisë së angazhuar të detyruar të realizmit socialist” (se letërsia shqiptare ka qënë gjithnjë qëllimore). Megjithatë, për mendimin tim, s’ mund të lihet mënjanë ky aspekt i poezisë duke e shkëputur nga problemet e mprehta të realitetit shqiptar. Poetit s’i takon të jetë zëdhënës i një partie politike, ose një ideologjie, po ai s’mund (edhe po të dojë) të jetë indiferent ndaj realitetit të kohës se “vijimi i jetës” bën pjesë në art. Ky është thjesht mendim, meqenëse kritika s’mund të pretendojë për rol ligjvënës (edhe në diktaturë e luante këtë rol  artificialisht).                    

 – Hasan Gremi. Ç raport ka midis poezisë për të rritur dhe poezisë për fëmijë?                                              –  Klara Kodra. Vihet re një dukuri me interes, bashkëveprimi dhe kalimi nga një fushë te tjetra. Ka poetë që lëvrojnë pralelisht të dyja këto degë të poezisë si Faslli.Haliti, Pandeli Koçi, si dhe poetë, pasi formohen si të tillë në letërsinë për fëmijë, kalojnë në poezinë për të rritur si Shkëlzen Zalli i cili pasi u shqua në poezinë për fëmijë, ka shkruar vëllimet poetike për të rritur “Dielli nën mjegull” dhe “Perëndimi i vesës”, vëllime qe kanë veçanësinë e tyre dhe çuditërisht e rreshtojnë këtë poet aq të qartë në poezinë për fëmijë ndër hermetikët.    

 – Hasan Gremi. Theksoj se edhe Ju jeni shquar në këtë fushë, por nuk e thoni për modesti… Meqë ra fjala te hermetizimi, ç’ mendoni për errësinë e poezisë së sotme?                                         – Klara Kodra. Është si shpata me dy teha: mund të tregojë vërtet thellësi, por mund të fshehë edhe mungesën e thellësisë, si në ato piktura mediokre ku ngjyrat e forta përpiqen të mbulojnë mungesën e frymëzimit krijues.      

 – Hasan Gremi. Flitet edhe për një lloj ndikimi nga poezia orientale në poezinë tonë  bashkëkohore…                                                                                                                           – Klara Kodra. Më saktë nga poezia japoneze, “Haiku” i saj, ku krijimi trevargësh, po lëvrohet shumë dhe me sukses. Për më tepër çdo poet e lëvron sipas mënyrës së vet. Sa i ndryshëm është “haiku” i rrjedhshëm i Milianov Kallupit nga “haiku” i Reshida Çobës që varion nga trevargëshi në dyvargëshin dhe njëvargëshin dhe nga “haiku” plot finesë dhe zjarr të brendshëm të Nasho Jorgaqit (një shpërthim i  veçantë krijues i këtij autori në moshë të vonë, duke kaluar nga proza në poezi dhe duke i dhënë jetë kështu katër vëllimeve me haikun, njeri më i bukur se tjetri, plot vjersha për dashurinë, me lëng jete e rrënjë mendimi dhe enigmat e jetës). Ka qenë vërtet një shartim i goditur që solli një risi tipologjike në poezinë shqiptare.       

– Hasan Gremi. Si komunikon poezia sot me publikun?                                                                                       – Klara Kodra. Ah, ky është vërtet problem. Për çudi, në kohën e “realizmit socialist” poezia thithej më tepër nga publiku (natyrisht s’e kam fjalën për vargëzimin konformist, po me poezinë që i shpëtonte censurës). Sot kriza e përgjithshme e leximit ka përfshirë edhe poezinë. Kështu që poezia s’ para shitet dhe ky problem përfshin edhe aspektin shpirtëror edhe atë ekonomik. Shtëpitë botuese nuk guxojnë të marrin përsipër botimin e vëllimeve poetike me shpenzimet e tyre (veçse po të jetë fjala për autorë të afirmuar). Kështu që autorët detyrohen t’i financojnë vetë, gjë që vë faktorin ekonomik mbi atë estetik dhe privilegjon një shtresë shoqërore në dëm të të tjerëve. Edhe këto vëllime në më të shumtën e rasteve nuk shiten dhe qarkullojnë në rrethin e ngushtë të miqve të autorit. Kështu krijohet një rreth vicioz. Vëllime vërtet me vlerë pengohen nga faktori ekonomik dhe nuk arrijnë të komunikojnë me publikun. Dalja në dritë e shumë vëllimeve me vargje mediokër apo fare të dobëta i largon edhe më lexuesit, (tashmë të prirur nga interneti ose paraletërsia) nga leximi i poezisë.                                                                                                                                               Një shkak tjetër që poezia e sotme shqipe s’ është “popullore”, është errësia që e tremb lexuesin e zakonshëm. Autorët presin një lexues model që nuk shfaqet dhe pretendojnë se shkruajnë për brezin e ardhshëm ose brezat e ardhshme. Ky rreth i mbyllur mund te thyhej nga një shtesim më i madh për poezinë nga ana e institucioneve kulturore. Ndonjë shtëpi botuese mund të rrezikonte të përkrahte vlerat (për të dallur vlerat nga antivlerat. çdo shtëpi botuese duhet të mbante recensentë seriozë), gjë që shpesh nuk ndodh.                                                                                                                              Ministria e Kulturës, nga ana e vet, mund të shpallte çdo vit konkurse për të inkurajuar autorët e rinj të poezisë.shqiptare (ose të vjetrit që kanë ende fjalë për të thënë), ashtu  si ka shpallur vitet e fundit konkurse për përkthimet. Mund të shtoja si shembull të vlefshëm nja dy shtëpi botuese që i ndihmojnë poetët me çmime të lira, “Nacional” dhe “Ada”. Mund të përmend edhe një fondacion, Fondacionin “Harpa” në Fier që ka luajtur  një rol veçanërisht pozitiv.   

 – Hasan Gremi. Jeni optimiste për të ardhmen e poezisë shqiptare?                                                                 – Klara Kodra. Pa dyshim që jam. Poezia është quajtur dikur “mbretëresha e gjinisë”, (një përkufizim idealizues, po që shpreh mundësitë e mëdha të saj). Poezitë që na kanë ushqyer që fëmijë kanë formuar shijen estetike dhe kanë ndikuar te ne. Poezia shqiptare ka një traditë të shkëlqyer. Gjykatsja më e mirë, koha, do të qërojë ferrat dhe do të mbajë gjallë lulet e poezisë. Sot kemi poetë në nivelin e poezisë së denjë europiane. Duhen shtuar përkthimet në mënyrë që poezia shqiptare të bëhet e njohur në Europë. Duhen inkurajuar edhe përkthyesit e zotë duke vënë cilësinë mbi sasinë dhe shpejtësinë. Kam qenë gjithnjë e mendimit që poezia shqiptare ka pasur dhe ka vlera europiane. Ato kanë filluar të njihen, por ende në shkallë tepër të vogla.                                                                                                                    Faleminderit dhe suksese në punën Tuaj të vyer si poete, përkthyese dhe studiuese pë t’i dhënë letërsisë shqiptare vlera dhe zë europian!    

Filed Under: Opinion

Gjenocidi grek mbi shqiptarët e Çamërisë, krimi i pa dënuar

July 19, 2024 by s p

Me rastin e 80-vjetorit të gjenocidit të shovenistëve grek kundër shqiptarëve të Çamërisë, me 27 qershor, Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minut heshtje në nderim të viktimave, ndërsa Fondacioni ALSAR organizoi një konferencë shkencore kushtuar 80-vjetorit të këtij gjenocidi, por, mungoi shënimi i këtij përvjetori jubilar nga Qeveria dhe institucionet shtetërore veprim qe nuk mund të arsyetohet me asgjë! Ndërsa ga partitë politike vetëm PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” kanë kujtuar 80- vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë në homazhin e përvitshëm në Varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer në Konispol.

Nail Draga

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht 80-vjetë me parë shqiptarët në krahinën e Çamërisë përjetuan terror dhe dhunë nga 27 qershori i vitit 1944 e deri në mars 1945, që me të drejt quhet gjenocid i realizuar nga forcat greke të Zervës qe rezultoi me vrasjen e vdekjen masive dhe shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve të përkatësisë fetare islame. Ishte ky një skenar i politikës greke në bashkëpunim me aleatet për spastrim etnik të kësaj krahine etnogjeografike shqiptare, ku në nderim të viktimave shqiptare nga viti 1994, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar datën 27 qershor si Dita e gjenocidit grek kundër shqiptarëve të Çamërisë, që përkujtohet çdo vit nga shqiptarët duke mbetur çështje e hapur, sepse krimi ende nuk është dënuar.

Çamëria krahinë shqiptare

Krahina e Çamërisë shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë së Poshtme, nga Liqeni i Butrintit e lumi i Pavllës, në gjirin e Prevezës, me rrethet e Filatit, të Gumenicës, të Margelliçit, të Paramithisë, të Pargës, të Prevezës e të Filipjadhës, me një sipërfaqe prej 5000 km2, me një vijë bregdetare prej 100 km dhe popullsi shqiptare(myslimane e ortodokse) prej me shumë së 75000 banorë(viti 1913). Në aspektin historik Çamëria ka qenë e banuar që në antikitet nga fiset ilire, ndërsa në periudhën osmane njihet si pjesë e Vilajetit të Janinës deri në vitin 1912.

Përveç krahinës së Çamërisë hapësirës etnogjeografike shqiptare iu shkeputën edhe vise të tjera ku kishte numër të madh të popullsisë shqiptare, si Janina qe kishte qenë kreqendra e Shqipërisë së Poshtme, Voshtina, Konica, rrethet e Kosturit, e të Follorinës dhe fshatra të tyre në jug të Gramozit, ku kishte gjithashtu popullsi shqiptare. Duke llogaritur dhe numrin e këtyre kazave,numri i popullsisë shqiptare në trojet qe iu dhanë Greqisë arrinte në më shumë se 120.000 frymë. Me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës në vitin 1912/13, u legalizu një padrejtësi ku pjesa më e madhe e Çamërisë iu dha Greqisë, ndërsa brenda kufijve të shtetit shqiptar mbetën 13 fshatra me popullsi myslimane dhe ortodokse nga ana e Konispolit dhe pikërisht pas këtij vendimi të kobshëm do të fillonte tragjedia për popullatën çame.

Harta e Çamërisë

Politika pushtuese greke kundër Çamërisë

Qe nga fillimi i luftërave ballkanike(1912) qe ishin pushtuese kundër popullit shqiptar ka filluar presioni i vazhdueshëm nga fqinjët tanë(sllavet dhe greket) për shpërnguljen e shqiptarëve nga hapësira e tyre etnogjeografike. Një politikë e tillë ekspansioniste u legalizu fatkeqësisht në sajë vendimeve në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913, qe përfundoi me pasoja, sepse gjysma e popullsisë dhe e hapësirës shqiptare mbeti jashtë Shqipërisë, me pasoja të mëdha deri në ditët tona.

Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme. Në këtë aspekt duhet cekur se më 1913 u krye masakra në përroin e Selanit (Paramithi) ku u likuiduan 72 krerë të Çamërisë dhe qindra të tjerë.

Masakrat në Shqipërinë Jugore

Por grekët nuk u ndalën me kaq sepse ata me 1913-14 kaluan kufirin jugor të Shqipërisë, duke bërë masakra të pa para duke djegur fshatra e vrarë popullsinë vendase, kryesisht ate të përkatësisë myslimane. Kemi të bëjmë me gjenocidin grek , kur ushtria dhe bandat greke masakruan me dhjetra mijra banorë shqiptarë në Gjirokastër, në Tepelenë, në Përmet, në Ersekë, në Korçë, në Skrapar, në Berat etj. Së paku janë djegur e rrafshuar 192 fshatra, ndërsa popullsia e shpërngulur llogaritet rreth 100.000 vetë, duke u vendosur kryesisht në Vlorë e Myzeqe dhe vendbanime tjera. Ne popull dhe në historiografi njihen: Masakra e grekëve në Panarit, Masakra e grekëve në Hormovë, Masakrat e grekëve në Frashër, Masakrat e grekëve në Kolonjë etj.

Krimet e grekëve në Shqipërinë Juglindore në vitet 1913-1914 kanë një emërtim e me të drejtë quhet Gjenocid për pastrim etnik nëpërmjet dëbimit dhe masakrimit të popullsisë civile. Pasqyrimi i krimeve greke ndaj popullsisë civile të Shqipërisë Juglindore deri në vitet 1920 nga autorë shqiptarë dhe të huaj në të gjitha botimet e tyre, libra e gazeta është bërë fjalë për këto krime, duke informuar opinionin vendas dhe të huaj për synimet pushtuese dhe krimet e grekëve në Shqipëri.

Marrëveshja e Lozanës në këmbim të popullsisë

Se pushteti grek ndaj shqiptarëve ndiqte luftë speciale, dëshmohet se në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve mijëra hektarë tokë të cilët më pas u shpërngulen në Anadolli(Turqi). Por, në këtë drejtim kulmi arriti me rastin e marrëveshjes së Lozanës në mes Turqisë e Greqisë në vitin 1923, me shpërnguljen e dhunshme të çamëve të përkatësisë së fetare islame në Turqi, që ishte në favor të spastrimit etnik të shqiptarëve në Çamëri.

Ne lidhje me këtë periudhë kohore rol pozitiv luajti Qeveria e Shqipërisë e cila arriti të ndaloj përkohësisht shpërnguljen e shqiptarëve të fesë islame, se ata ishin shqiptarë e jo turq, ku me shumë sakrificë shqiptarët mbijetuan. Por, nga viti 1936, në Greqi triumfoi fashizmi, ku nga gushti këtij viti u zyrtaru diktatura fashiste, ku të parët u viktimizua popullsia çame. Sipas të dhënave popullsia shqiptare ishte në presion të vazhdueshem ne vendbanimet e tyre, madje në Paramithi shqiptarëve iu ndalua të flasin në gjuhën shqipe. Po ashtu Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë të krishterët ndaj myslimanëve.

Vendbanimeve shqiptare iu ndryshuan emrat

Politika qeveritare greke nuk u ndal vetëm me kaq, sepse atyre iu pengonte çdo gjë shqiptare, kështu në këtë kohë iu ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spathar, Galbaq, Picar, Varfanj, Arpicë me emra grekë, respektivisht në Trikoforos, Elea, Aetos, Parapotamos, Perdhika etj., për të eliminuar identitetin shqiptarë të tyre duke i kolonizuar me pas me popullsi greke të zhvendosur nga Turqia, në këtë mjedis, për të ndryshuar strukturën etnike të popullsisë, e cila dominohej nga shqiptarët.

Çamët dhe lufta italo-greke

Në rrethana të njohura shoqërore e politike para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi një fushatë të re masakrash dhe krimesh kundër popullsisë shqiptare. Kështu dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste greke të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burra, i burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Një veprim i tillë racist është dëshmi autentike se çamët të përkatësisë fetare islame konsideroheshin armiq, ku nga ky konitigjent 350 veta u masakruan ndërsa 400 të tjerë vdiqen nga torturat dhe uria.Në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe kundër regrutëve çamë si shtetas grek në vitet 1939-1940, që në atë kohë ndodheshin në shërbim ushtarak, por me urdhër të Korparmatës së Janinës, u vunë të thyejnë gurë dhe të ndreqin rrugë në formën e punës së detyrueshme, duke i trajtuar si robër lufte. Ishte ky një diskriminim i shqiptarëve nga ana e grekëve, të cilët vepruan në këtë mënyrë për të realizuar misionin e tyre ne këtë moment të përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të Çamërisë.

Shpërthimi i Luftës Italo-Greke më 1940 thelloi tensionin politik në Çamëri. Megjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt.

Qeverisja shqiptare në Çamëri

Pasi forcat pushtuese italiane hynë në Greqi në prill të vitit 1941, për shqiptarët ishte moment i veçantë sepse u krijuan kushtet për vetëqeverisje dhe bashkim me shtetin amë-Shqipërinë. Por, ndonëse një veprim i tillë u zbatu në praktikë te shqiptarët në Mal të Zi, Kosovë e Maqedoni, diçka e tillë nuk ndodhi me Çamërinë dhe në viset tjera shqiptare te aneksuara nga Greqia, që dëshmohet në sajë të hartës në Luftën e Dytë Botërore, për këtë regjion. Një veprim i tillë nuk është lejuar në sajë të marrëveshjes gjermano-greke të 8 prillit 1941, ku kufiri shtetëror ne mes Greqisë e Shqipërisë mbetej ai i caktuari në vitin 1913, ku Çamëria mbeti bredna kufirit grek.

Te ndodhur në një situatë jo të favorshme,shqiptarëve nuk iu mbeti mundësi tjetër por të vetëorganizohen në nivel krahine. Kështu në korrik 1942 u arrit të ngrihej Këshilli i Përgjithshëm i Mbrojtjes, organizëm politik, administrativ e ushtarak me qendër në Gumenicë dhe me degë në shkallë rrethi në Filat, Margëlliç, Paramithi e Pargë. Në krye të Këshillit u zgjodh Mazar Dino dhe nënkryetar për mbrojtjen Nuri Dino. Këshilli i Përgjithshëm i Çamërisë përbëhej nga 42 vetë, dhe si organ ekzekutiv ku kishte ingerenca në gjykatë, prokurori, polici, financa, arsim, kulturë etj. U hapën shkollat në gjuhën shqipe, dhe u vendos flamuri kombëtar shqiptar, duke menjanuar ate grek. Me këto struktura qeverisëse u vendos administrata shqiptare në Çamëri për të parën herë qe paraqet qeverisjen autonome e cila zgjati vetëm tre vite(1941-1944).

Por, qeverisja shqiptare dhe vendosja e kësaj administrate në Çamëri iritoi qeveritarët e Athinës. Më 13 shkurt 1944 komanda gjermane lëshoi një dokument “ripushtimi i prefektuirës së Thesprotisë”.

Më 22 maj 1944 iu njoh Zervës të shtrihej në Epir, që nga Preveza e lart. Ishte ky një paralajmërim se fati i shqiptarëve të Çamërisë kalon në duar e kriminelit Zerva, me mundësi të mëdha për pasoja qe u dëshmua në muajt në vijim.

Me 27 qershor 1944 qyteti i Paramithisë u kthye thertore

Forcat shoviniste greke, të udhëhequra nga gjenerali Napoleon Zerva dhe të armatosura gjer në dhëmbë nga aleatët anglo-amerikanë, filluan përgatitjet për të sulmuar krahinën e Çamërisë.

Forcat e gjeneral Zervës që numëroheshin në 10.000 vetë ishin shumica me prejardhje çamësh shqiptarë, por të helenizuar nga kisha orthodhokse greke. Këto forca vepronin simbas urdhërave që merrnin nga qeveria greke në emigrim, me seli në Kajro. Përballë kësaj force agresive ndodheshin reparte të vogla çame muslimane të armatosura keq dhe të paorganizuara..

Më 27 Qershor 1944, 5000 forcat greke të komanduara nga vetë gjenerali Zerva, filluan sulmin masiv kundër fshatrave dhe qyteteve çame. Grekët me bajoneta, çanin barqet e grave shtatzëna dhe hidhnin në flakë të gjallë fëmijë dhe pleq. U dogjën xhami, shkolla dhe gjithçka që identifikonte kombësinë shqiptare.

Në një xhami në qytetin e Parathimisë u dogjën të gjallë rreth 40 gra dhe fëmijë që kishin shkuar atje për të gjetur strehim. U dogj medreseja e qytetit dhe të gjitha xhamitë në qytet dhe në fshat. Grekët vranë myftiun e Parathimisë, dijetarin Hasan Efendiun së bashku me hoxhallarët Mulla Çafaja, Haxhi Shehun dhe hafiz Esat Ademin. Vetëm në krahinën e Parathimisë dhe Margëllëçit në datën 27 qershor u vranë 782 veta. Forcat zerviste me thika ndër dhëmbë dhe ura të ndezura në duar, u vërsulën si ujq të tërbuar, drejt veriut, duke e kthyer Çamërinë në një tokë të djegur.

E vetmja rezistencë e armatosur u bë në vendin e quajtur Munin, gusht 1944 ku 72 çamë luftuan heroikisht për 24 orë kundër 5 batalioneve zerviste të përbërë prej 2500 vetash. Të 72 çamët ranë në fushën e betejës duke i shkaktuar forcave greke 400 të vrarë dhe 600 të plagosur. Forcat greke, kundër shqiptarëve i vazhduan masakrat dhe plaçkitjet edhe pas 27 qershorit deri në mars të vitit 1945.

Në lidhje me numrin e të vrarëve sipas statistikave, gjatë masakrave të viteve 1944-1945, kundër shqiptarëve në Greqi, ka të dhëna të ndryshme ku ai numër është 3829 burra, gra dhe fëmijë. Po ashtu këta kriminel me anë të urisë shkaktuan vdekjen e rreth 2.987 vetëve, kryesisht, gra, fëmijë e pleq, që gjithsej janë 6.816 vetë , apo 1/7 e krejt popullatës çame myslimane përtej kufirit shtetëror. Sipas qytetëve u vranë si vijon: Filati 1.286 vetë, Paramithi 807 vetë, Gumenicë 722 vetë, Margëlliç e Pargë 713 vetë etj.

Ky qe fati i të gjithë atyre që nuk mundën të largohen nga Çamëria. Ka dëshmitarë të gjallë të kësaj masakre të cilët i kanë shkruar në libra të ndryshëm, që mund të jenë skenar për filma dokumentar

Në Çamëri nuk mbeti asnjë shqiptar i fesë islame

Kjo kasaphanë përfundoi me shpërnguljen me forcë të afro 35.000 çamëve që erdhën me foshnje në duar e me një bohçe në krah e u strehuan si refugjatë në Shqipëri në kushte të vajtueshme. Ata lanë mbrapa pasurinë e tyre të vënë gjatë brezave qe llogaritet me vlerë 4 miliardë dollarë. U dogjën e u shkatërruan 68 katunde mbi 6500 ndërtesa banimi si dhe 85 faltore islamike.

Shtëpitë, ullishtet, kopshtijet, pyjet dhe zabelet iu dhanë grekëve dhe vllehëve të shpërngulur nga zona e Gramozit, gjatë luftës civile 1945-1949. Autoritetet greke nuk e ndalën dorën e tyre edhe ndaj varreve të çamëve muslimanë. Me buldozerë, ata rrafshuan të gjitha varret, kudo që ishin.

Përgjegjësi indirekte për këtë gjenocid, mbajnë edhe fuqitë aleate, të cilët me qëndrimin e tyre ata inkurajuan shovinistët grekë, për të kryer masakrën çame.

Aktualisht në Çamëri, zyrtarisht nuk ka mbetur asnjë çam i besimit musliman. Atje mund të gjesh vetëm ca rrënoja të xhamive dhe medreseve, që kanë ekzistuar para vitit 1945.

Po ashtu duhet cekur se nga forcat e Zervës në Çamëri janë llogaritur se janë grabitur: 17.000 kokë bagëti të holla, 1200 të trasha, 21.000 kv. bereqet, 80.000 kv. vaj; gjithashtu produkti i vitit 1944-1945 që arrijnë në 110.000 kv bereqet dhe 30.000 kv vaj. Gjatë emigracionit 110.000 bagëti të holla dhe 24.000 bagëti të trasha ngordhën dhe humbën.

Varrezë monumentale për viktimat

Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Çamërisë tregojnë se masakrat u kryen me armë të ftohta, me varje e zjarr. Mëshirë nuk patën as ndaj fëmijëve e as grave shtatzëna. Bilancin e viktimave e rënduan edhe vdekjet nga kushtet e këqija të jetesës, uria dhe vështirësitë gjatë shpërnguljes.

Në vlerësimet e historianëve, por edhe të përfaqësuesve të komunitetit çam, janë rreth 5 mijë shqiptarë të Çamërisë, civilë të pafajshëm, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë që humbën jetën nga masakrat dhe nga vuajtjet, që shënon një periudhë tragjike të fatit të popullsisë çame. Ne nderim të tyre në vitet 2012-2013 në një hapësirë prej 12.000 m2 është ndërtuar Varreza Monumentale “Trendafilat e Çamërisë” në Kllogjer të Konispolit me emrat e 2900 viktimave çame ku me 27 qershor çdo vit është bërë vend pelegrinazhi, në përkujtim të gjenocidit kundër çamëve nga zervistët grek.

U masakruan edhe shqiptarët ortodoksë

Masakrimi popullsisë shqiptare të përkatëlsisë fetare islame, përveç se kemi të bëjmë me urrejtje patologjike kundër shqiptarëve, ajo ishte porosi edhe kundër shqiptarëve të përkatësisë fetare ortodokse, qe mos të deklarohen se janë shqiptarë, por grek.

Por, ata shqiptarë ortodoks të cilët kanë pasur qendrim kombëtar e kanë pësuar me kokë, sepse edhe ata u eliminuan. Ne mënyrën me makabre nga forcat zerviste e pësoj avokati Spiro Çalluka, i cili ka qenë drejtori i arsimit shqip në Paramithi. Ate zervistët e burgosen me 30 qershor 1944 dhe pas disa ditë torturash çnjezërore në moshën 87 vjeçare, ia nxorrën sytë dhe u tërhoq zvarrë me makinë në qytet deri sa ndërroi jetë. Më pas së bashku me shqiptarë të tjerë ortodoksë të Çamërisë u la i varur për tre ditë mes qytetit për të dhënë shëmbullin se shqptarët ortodoksë do të kishin të njëjtin fat mizor nëse deklarohen shqiptarë.

Shqipëria dhe çështja çame

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, në rrrethana aspak të favorshme shoqërore, e politike me keq ardhje është konstatuar se Qeveria komuniste e Shqipërisë, i la çamët e ardhur nga Çamëria në mëshirën e fatit dhe nuk bëri asnjë përpjekje, për t’iu siguruar strehim, bukë dhe punë. Por, me angazhimin e tyre e sidomos me përkrahjen e popullsisë shqiptare, ata u vendosën si në Konispol, Sarandë, Vlorë Fier,Elbasan, Durrës, Tiranë etj. Madje çamët, shikoheshin me dyshim nga qeveria e Tiranës dhe trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë.

Dy kongrese të çamëve

Në mjedisin e ri në cilësinë e refugjatëve çamët në Shqipëri në fund të vitit 1944 krijuan Komitetin Antifashist të Emigrantëve Çamë, si pjesë e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, me mision për të lobuar për kthimin e çamëve në shtëpitë e tyre dhe për të krijuar kushte për mbijetesën e tyre, në kampet e refugjateve që u krijuan në Shqipëri.

Komiteti në kuadër të veprimtarisë së vet organizoj dy kongrese, i pari në fund të LDB në Konispol, ndërsa i dyti me 23 shtator 1945 në Vlorë. Si Kongresi i parë dhe i dytë miratoi shumë Memorandume, që iu dërguan Misioneve të ndryshme ushtarake të aleateve në Shqipëri, duke kërkuar të diskutohej çështja çame, ku si e vetmja zgjidhje ishte riatdhesimi i tyre në Çamëri dhe gjykimet e drejta për ata që i dëbuan.

Por, çdo angazhim në këtë drejtim ishte i kotë sepse aleatët heshten, duke mos treguar interesim për ta trajtuar këtë çështje me seriozitetin e duhur, ku përgjegjësi mban edhe Qeveria e Shqipërisë.

Përsekutimi i çamëve nga pushteti

Në lidhje me çamet moment i veçantë paraqet viti 1948, sepse për interesa ideologjike Qeveria e Shqipërisë urdhëroi mobilizimin e disa qindrave çamëve, për ti dërguar në Greqi që të luftonin në radhët e komunistëve grekë. Por, ndaj një urdhëri të tillë çamët refuzuan dhe s’pranuan të bëheshin mish për top, për interesat komuniste. Nga një qendrim i tillë mbi 1000 çamë u arrestuan dhe u dërguan në kampin e përqendrimit, në Lozhan. Nga trajtimi çnjerëzor, vdiqën rreth 80 vetë.

Në rethana të tilla shoqërore në vitin 1951 çamëve iu dha me dhunë shtetësia shqiptare dhe Komiteti u shpërbë, më ç´rast çështja çame mbeti në heshtje nga pushteti në Shqipëri.

Persekutimi ndaj shqiptarëve të Çamërisë nuk përfundoi me gjenocidin gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi edhe gjatë regjimit komunist në Shqipëri pjesëtarët e këtij komuniteti u përndoqën dhe u dënuan për motive të ndryshme, përfshirë edhe ato politike.

Organizatat dhe partitë që mbrojnë të drejtat e popullsisë çame, por edhe dokumentet e ndryshme arkivore të shtetit shqiptar tregojnë për persekutimin e pjesëtarëve të komunitetit çam nga regjimi komunist, ku qindra familje të shqiptarëve të Çamërisë janë përndjekur dhe persekutuar në mënyrë sistematike dhe dhjetëra personalitete me origjinë çame janë ekzekutuar.

Nuk ka të dhëna të sakta se sa mund të jetë tash numri i çamëve në Shqipëri, edhe pse ai numër llogaritet aproksimativisht rreth 200.000 çamë.

Jo heshtje ndaj çështjes çame

Në sajë të kursit ideologjik të Qeverisë së Shqipërisë dhe politikës izoluese gjatë kohës së komunizmit (1944-1991) Çamëria dhe çështja çame mbeti në heshtje. Dhe një qendrim i tillë fatkeqësisht ishte në favor të politikës greke, e cila vazhdimisht ka pasur qasje antishqiptare.

Ndërsa pas rënies së sistemit monist nga viti 1991 e më pas çështja çame nuk mbeti në heshtje por ajo trajtohet si çështje e pazgjidhur kombëtare, duke arritur te ndërkombëtarizohet. Në këtë drejtim rol të veçantë kanë luajtur kryesisht pjesëtarët çam si përmes partive politike apo nga shoqëria civile, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Nuk ka dilemë se gjenocidi grek ndaj popullsisë çame është i dokumentuar në dokumente arkivore, por edhe rrëfehet ende në ditët e sotme nga shumë shqiptarë të Çamërisë që e kanë përjetuar dhe kanë qenë dëshmitarë të masakrave, ku edhe vetë historianë çamë dhe të tjerë kanë dokumentuar dhe rrëfyer gjenocidin patologjik nga greket ndaj tyre.

Në shumë raste kemi degjuar rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Çamërisë të cilat vështirë të imagjinohen se kanë ndodhur para 80 viteve nga fqinjët e shqiptarëve, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një urrejtje patologjike sa kombëtare dhe fetare, për pastrim etnik të krahinës shqiptare të Çamërisë.

Gjenocidi kundër shqiptarëve në Çamëri e në viset tjera shqiptare në Greqi me qellimin e spastrimit etnik është identik me serbët që vepruan kundër shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit(1877/1878), të cilët i vranë dhe i shpërngulën shqiptarët nga 648 vendbanime( urbane e rurale). Ata që patën fat e shpëtuan u vendosen si muhaxherë në vendbanime të ndryshme të Kosovës, kryesisht në Prishtinë, Vushtrri, Podujevë, Gjilan etj.

Organizimi i parë nga KOASH-i

Mediat njoftuan se në këtë përvjetor në Tiranë në organizim të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në mjediset e Kishës së Metamorfozës ne prani të dhjetra besimtarëve është mbajtur një përshpirtje për shqiptarët ortodoksë të Çamërisë. Përshpirtja është liturgji ortodokse që lutet për të përkujtuar të vdekurit, ku meshtari i Kishës, At Kristo Sharko kreu përshpirtjen në kujtim të emrave të tyre.

Përshpirtja u realizua për Spiro dhe Thoma Çalluka, Gaqo Pasko, Dhimo Kasari, Ilia Nasto, Thimi Gogozoto, Petro Sharra, Ilia Konomi dhe gjithë ortodoksët e tjerë shqiptarë të vrarë nga forcat zerviste gjatë gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Të gjithë ata punuan për atdheun e tyre, Shqipërinë, deri në momentin e fundit të jetës. Ky është rasti i parë që në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kryhet një përshpirtje për shqiptarët ortodoksë të Çamërisë(!).

Dita e përkujtimit të Çamërisë

Në përkujtim të popullsisë shqiptare e cila është masakruar e shpërngulur me dhunë nga Çamëria Kuvendi i Shqipërisë, në vitin 1994 datën 27 qershor e ka shpallur si Dita e gjenocidit grek kundër shqiptarëve të Çamërisë. Por, nuk mjafton me kaq, sepse Qeveria e Shqipërisë, duhet të jetë aktive e jo inferiore apo utilitare, sepse çështja çame vazhdon te mbesë e pazgjidhur dhe temë delikate ne mes marrëdhënie shtetërore në mes Shqipërisë e Greqisë. Por, një situatë e tillë është rezultat i politikës shtetërore greke, e cila mohon çështjen çame.

Deri sa në Greqi është në fuqi ligji i luftës me Shqipërinë(1940), që është absurd se të dy vendet janë në NATO, si dhe çamët të vazhdojnë të trajtohen si bashkëpunëtor të fashizmit në Luftën e Dytë Botërore, është vështirë të priten ndryshime pozitive ndaj çështjes çame. Por, nga ajo kohë e deri në ditët tona asnjë qeveri greke nuk ka pasur guxim të iu kërkojë falje shqiptarëve të Çamërisë, për masakrat e kryera ndaj tyre, që është obligim moral nga ana tyre si dëshmi e kapacitetit demokratik dhe në favor të marrëdhënieve në mes dy popujve.

Çamëria çështje e hapur kombëtare

Dhe në fund duhet cekur ndonëse Greqia është në BE ajo iu mohon çamëve të drejtën elementare për të vizituar vendlindjen e tyre ku ende kanë pronat e tyre, si dëshmi e origjinës në Çamëri. Ne këtë aspekt diplomacia shqiptare nuk duhet të heshtë por duhet të angazhohet në ndërkombëtarizimin e çështjën çame sepse është obligim moral, kombëtar e kushtetues, sikurse vepron bota demokratike ndaj pjesëtarëve të popullit të vet. Duke marrë parasysh se nuk kemi të bëjmë me çështje partiake apo të individëve sepse Çamëria vazhdon të jetë çështje e hapur kombëtare, që kërkon zgjidhje sipas standardëve ndërkombëtare.

(Korrik 2024)

Filed Under: Politike

Në Mynih u mbajt konkursi i diturisë 2024 me nxënësit e shkollës shqipe në Bavari, me moto “ne jemi më të mirët”

July 19, 2024 by s p

Shkruan: Mustafë KrasniqiNjë imazh që përmban person, veshje, grua, mjedis i brendshëm

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

E diel më 14 korrik 2024, në Mynih të Gjermanisë u mbajt konkursi i diturisë 2024 me nxënësit e shkollës shqipe me moto  “ne jemi më të mirë”, të organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari. Të pranishëm përpos nxënësve e mësimdhënësve të shkollës shqipe me mësimit plotësuesn të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit konsullor të Republikës së Kosovës, përfaqësuesi i fondacionit “Besa” dhe prindërit e nxënësve. Ndërsa përmes konsullit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës, konsullata e Shqipërisë (konsullja e përgjithshme Genta Mburimi) dërgoi përshëndetje të përzemërta nxënësve të cilët do të jenë pjesëmarrës në konkursin e diturisë 2024.

Konkurrimi u hap në ora 11:15 me Vallen “Kosovare” nga shkolla e Freising-ut në qytetin e Mynih-ut. Por, ajo që i dha vlerë dhe emocion konkurrimit ishte çiltërsia e nxënësve, të cilët ishin të shkëlqyer dhe të angazhuar t’i demonstronin njohurit e tyre të fituara për gjatë një viti shkollor 2023/24.Një imazh që përmban veshje, mjedis i brendshëm, tavan, person

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Juria prej 4 anëtarësh: Mustafë Krasniqi, Lumni Nimani, Selim Hoti dhe Anila Xhani

Për ta përshëndetur këtë organizim moderatoria Enela Markja ftoi  kryetarin e LAPSh-it Milazim Ukaj, konsullin e përgjithshëm Afrim Nura, kryetarin e  Fondacionit Besa, Ilir Seferi dhe koordinatorin e shkollës shqipe për Bavari Mustafë Krasniqi, i cili dhe e bëri hapjen e konkursit, duke demonstruar rregullat e konkurrimit.

Pjesëmarrëja e klasave garuese ishte për të dy nivelet, ai i nivelit të parë më 19-të klasa, kurse i nivelit të dytë me 11-të klasa.  Nxënesit ishin të emocionuar, por edhe të sigurt në njohurit e tyre, që të dalin më të mirët; kështu ishte dhe logoja e konkursit “Ne jemi më të mirët”!

 Në përcjelljen dhe vlerësimin e konkurruesve ishte juria vlerësues e përbërë prej katër anëtarëve: Mustafë Krasniqi, Lumni Nimani, Anila Xhani dhe Selim Hoti, të cilët pas çdo shkalle konkurrimi ka nxjerr nxënës fitues, për të vijuar tutje konkurrimin. Prezantimi i nxënësve fitues ishte nën emocionet e mësuesve dhe prindërve, që nuk mungonin duartrokitjet, fytyrat e tyre të buzëqeshura, duke i nxitur nxënësit për të vazhduar konkurrimin tutje.

Konkurrimi  në pjesën e parë dhe të dytë u zhvilluan me shkrim, kurse në gjysmëfinale dhe në finale, përpos pyetjeve me shkrim kishte edhe pyetje me gojë dhe logjike, mes grupeve të ndara të cilët ishin përball njëri-tjetrit të emëruar me emra ilire.

Në këtë konkurrim u vlerësuan nxënësit e nivelit  të parë të cilët dolën më të mirë: Vendin e parë  e zuri shkolla -Moosach München, me mxënësit Rubina Nura dhe Rinor Morina, vendin e dytë nga shkolla e Aschaffenburg-ut, me nxënësit Jasina Bushati dhe Anissa Musliu, ndërsa vendin e tretë e zuri shkolla Grafingerschule. – München, me nxënëset Mia Memini dhe Laura Sllamniku.  Ndërsa për nivelin e dytë vendin e parë e zuri grupi i Taulantëve, me nxënësit Maurisio Topalli  -Freising  dhe Rinesa Morina -Moosach München, për vendin e dytë grupi Ardianët me nxënësit Rumajsa Berisha -Kaufbeuren dhe Xhesika Topalli -Freising, kurse vendi e tretë e fitoi grupi Albanët, me nxënësit Albina Krasniqi  -Moosach München  dhe Amir Bregaj -Landshut.

Për recitime vendim i parë iu ndan nxënëses Ambra Bardhoci nga shkolla e Fraising-ut, vendi i dytë iu nda nxënëses nga Landau Imare Bunjaku dhe çmimi i tretë iu nda nxënëses nga Dingolfing-u Tuana Jaha. Kurse për vizatim më të mirë vendi i parë iu ndan nxënëses Jonita Ismaili nga shkolla Landau, vendin e dytë nxënësit Eden Istogu nga Nyrnberg-u dhe vendi i tretë iu ndanë nxënëses ⁠Gioia  Muhameti nga Aschaffenburg-u.

Një imazh që përmban tekst

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Për të gjithë nxënësit pjesëmarrës në konkurrim u ndan certifikata dhe nga një stilolaps me logon e LAPSh-it, kurse për fituesit e vendit të parë, të dytë dhe vendin e tretë, përpos certifikatave ju ndan nga një libër nga Qendra e Botimeve për Diasporë (QBD-ja), përmes Konsullatës së Republikës së Shqipërisë, ku Kryesia e LAPSH-it e falënderoi Gentna Mburimin për librat e dhurara, për nxënësit fitues. Për finalistët kryesia e LAPSh-it, përpos certifikatave ndau edhe shpërblime tjera.

Mirënjohje u ndan edhe mësueseve të cilët/at dhanë një kontribut me punën dhe angazhimin e tyre në përgatitjen e nxënësve. Kurse skenën e zbukuroi dhe e shoqëroi programin kulturo-artistike i përgatitur nga nxënësit e shkollës shqipe në Bavari me këngë, valle e recitime, siç ishte këngë “Mora fjalë” nga Rosenheim, kënga “Albulena” nga Memmingen, “Vallja e Drenushës” nga Landau-ja, me këngën “t’fala Parisit” nga Freising-u, nga Landau, “Vallja e Pavarësisë” me “Vallen Festive” nga Landshut-i, me këngë „Gjyshi im më tha një ditë“ nga Dingolfing-u, nga shkolla shqipe Neumarkt me vallen e “Pavarësisë”, për të përfunduar me “ Vallen Festive” nga Memmingen-i.

Një imazh që përmban veshje, person, mbathje, grua

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Për përmbylljen e vitit shkollor 2023/24 u ndan edhe dëftesat për nxënësit të cilët kanë ndjekur mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Ndërsa për punën dhe suksesin e konkursit të diturisë 2024 u përshëndet Këshilli Organizues: Mustafë Krasniqi, Enela Markja, Nife Arifaj, Lume Daci Hoti dhe Anila Xhani, si dhe kryesia e LAPSh-it: Milazim Ukaj, Avdi Kolukaj, Arif Arifaj, Bashkim Halilaj dhe Lirie Begisholli. Po ashtu u përshëndetën edhe mësimdhënësit të cilët/at ishin të angazhuar që procesi i konkurrimit dhe i programit kulturo-artistik të shkoi mirë! U përshëndet edhe Faruk Raka për sigurimin e sallës dhe Safet Shaqirin për ushqimit e përgatitur enkas për nxënësit dhe pjesëmarrësit në këtë eveniment konkurrimi.

Pjesëmarrësit në fund u ndan të kënaqur dhe të emocionuar për ketë aktivitet madhështor, njëkohësisht vlerësuan punën e palodhshme të kryesisë së LAPSh-it dhe të mësimdhënësve, të cilët me kontributin e tyre po e nderojnë gjuhën amtare dhe kulturën kombëtare shqiptare.

Përpos duartrokitjeve, shkrepjeve të aparateve për fotografim doli porosia: “Shqiptarë kudo që jeni, konkretisht në Landin e Bavarisë mos hezitoni, por, dërgoni fëmijët në shkollën shqipe!

Me këtë porosi u përmbyll programi konkurrues, konkursi i diturisë 2024 “ne jemi më të mirët”!

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT