• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2024

Kuvendi i Shqipërisë miraton me 96 vota heqjen e ligjit të luftës me Greqinë

July 18, 2024 by s p

Projektdeklarata/

Kuvendi i Shqipërisë, duke vlerësuar rëndësinë e madhe dhe nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe strategjike me Greqinë, ka marrë iniciativën e veprimeve konkrete, me qëllim shfuqizimin e ligjit për luftën me Greqinë. Parlamenti i Shqipërisë kërkon që të dyja parlamentet, ai shqiptar dhe ai grek, të ngrenë një grup pune për këtë çështje. “Parlamenti shqiptar fton Parlamentin e Republikës së Greqisë të mbështesin përpjekjet e qeverisë së tyre për jetësimin e vullnetit politik të shprehur më shumë se një herë nga Ministrat e Jashtëm të Republikës së Greqisë për abrogimin e Ligjit të Luftës Nr. 2636/40 me Shqipërinë, dhe në këtë frymë pozitive të marrin në konsideratë e të miratojnë çdo instrument ligjor që do ti shërbente korrigjimit të kësaj situate që nuk përputhet me realitetet e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Greqi.

Në përputhje me angazhimin ndërparlamentar të parashikuar në Traktatin e miqësisë, bashkëpunimit reciprok, sigurisë mes dy vendeve, ne bëjmë thirrje të krijohet një grup pune mes dy Parlamenteve që të kontribuojë zyrtarisht në këtë drejtim, apo në adresimin e çdo problemi të ngjashëm në marrëdhëniet mes dy vendeve tona sipas parimeve të njohura të bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Gjithashtu, Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë të bëjë çdo përpjekje me qeverinë e Greqisë për abrogimin e Ligjit Nr. 2636/40, dhe pasojat juridike që burojnë nga ky ligj.

– I kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që, në vijim të kontributeve të konfirmuara të politikës sonë të jashtme për fqinjësi të mirë, për paqe dhe për siguri, të mbajë të informuar rregullisht Kuvendin e Shqipërisë dhe partnerët tanë euroatlantikë Nato dhe BE për përpjekjet sistematike të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me qeverinë e Republikës së Greqisë, për zgjidhjen e kësaj çështje të bartur nga e kaluara.

Çfarë përmban ligji i luftës me Greqinë

Më 28 tetor 1940, Italia i shpalli luftë Greqisë dhe e sulmoi territorin e saj përmes territorit të aneksuar të shtetit shqiptar. Më 10 nëntor 1940 shpallet dekreti mbretëror grek nr. 2636 “mbi veprimet juridike të armiqve dhe konfiskimin konservativ të pasurive armike”. Në bazë të këtij ligji, pasuritë e shqiptarëve anembanë Greqisë u vunë nën sekuestrimin konservativ dhe si pasojë, ato do të administroheshin nga shteti grek.

Më 28 gusht 1987, qeveria greke vendos për heqjen e ligjit të luftës, mirëpo pa e botuar në gazetën zyrtare. Ekzistojnë disa akte nënligjore që bazohen te ligji i luftës. Greqia me dy akte nënligjore të Ministrisë së Financave (nr. 14882) dhe Ministrisë së Ekonomisë (nr. 3574), si dhe me ligjin nr. 4506/1965, ka bërë përjashtim për shtetasit shqiptarë me kombësi greke, duke iu dhënë të drejtën e rifitimit të pronave të sekuestruara.

Këtë aktsekuestro e ka mbrojtur Gjykata Kushtetuese greke edhe në vitin 1970, duke shpallur vazhdimin e sekuestros së pronave të shqiptarëve me kombësi jogreke, deri në momentin e shfuqizimit të Ligjit të Luftës dhe të nënshkrimit të traktatit të paqes mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Më 29 shtator 1976, prokurori apelit në Janinë, Vasilios Xhavellas, i shkruan Ministrisë së Drejtësisë së Greqisë që ishte detyruar nga po kjo ministri të zhdukte të gjitha dosjet me çështjet penale që shteti grek kishte hartuar ndaj popullsisë çame. Deri më sot, dekreti i gjendjes së luftës me Shqipërinë dhe ligji i sekuestros për pronat e shqiptarëve nuk janë shfuqizuar.

Filed Under: Politike

RA KY MORT E U PAMË

July 18, 2024 by s p

Kastriot Fetahu/

Nuk do të shkruaja një kronikë për ty, jo se nuk di, por se ti je “KRONIKA” jonë në faqen e universit. E di që ke shkruar edhe “Ku ti kërkoj rrënjët e tua parti,” por nuk harroj se ke shkruar edhe “Pashallarët e kuq.” Mbaj mend që isha i katërti në rradhë për të lexuar “Dimri i vetmisë së madhe” dhe nuk e harroj si brofja nga gëzimi se po afrohej dita ta kisha në dorë atë libër, që i ngjante një “Bible” të kohës së atëherëshme, pasi flitej se ishte “perëndimor” si roman dhe i goditur në mbledhjen e Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve në Tiranë. Edhe për filmin “Ballë për ballë” biletën e gjeta “me mik” dhe gjithmonë emri yt aty. A ka pasur poet si njeriu më antipatik se Sharl Bodler, Franca? Dhe ai është Bodler i Panteonit botëror…

Po John Steinbeck a nuk ka qënë një emër pa tingull në vendin e tij, SHBA? Steinbeck, që shkroi romanin e famshëm “Vilet e zemërimit.” Ezra Pound, një mbështetës i Musolinit, është një gjigand botëror i letërsisë dhe Hemingueji e kishte mikun e tij më të ngushtë. Po kështu edhe Shollohovi apo Majakovski, adhurues të Stalinit dhe komunizmit, por janë shkrimtarë dhe poetë të klasit botëror. Sartre, që refuzoi çmimin Nobel, ishte një simpatizant i hapur i komunizmit sovjetik, gjë që e ndau dhe nga miku i tij më i ngushte, (Kamy) dhe Sartre një francez që jetonte në vendin me lirinë “bastijane,” kurse Kadare mbijetonte në një antipod të Francës.

Cili do të ishte fati i Kadaresë nëse do të ndërronte vendlindjen me Sartre? Mendoni se “Mosha e arsyes” apo “Fjalët,” e vepra të tjera të tij, qëndrojnë më lart se romanet e Kadaresë?

Kadare, ky i pafat, që ishte fati ynë për letërsinë që shkroi nën siglën “Shqiptar”…Ajo që çmoj është se pa atë lloj sjellje taktike inteligjente, nuk do të kishim sot një shqiptar të nominuar 15 herë për “Nobel,” në të njëjtën kohë “Komandant i Legjionit të Nderit” në Francë, “Princ i Asturias” në Spanjë e plot tituj e dekorata të tjera… botuar në 52 gjuhë të botës.

Në “Ftesë në studio” jam “ngritur në këmbë” kur lexova se “Gjuha Serbe është një shërbëtore me ngjyrë e Shqipes.” Një akademi nuk mund ta shprehë dot kështu idenë për vlerat e kombit.

Ndaj je madhështor dhe qiellor…

Kam pyetur veten ndonjëherë se cila është diferenca midis luftës nga një ushtri reale dhe “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” në historinë e kombit tonë nga gjurmët që lenë ato në shpirtin e një populli?

Ne, tokësorët, po bëjmë një gabim tokësor, duke gjykuar një qiellor. Shkrimtarët e këtij kalibri janë vetëm yje që na dhurojnë dritë dhe dihet që yjeve nuk ju shikojmë kurrë gropat në sipërfaqen e tyre.

Ne nuk jemi astronautë…Ezopi është universal dhe gjithmonë në anën tënde.

Në rininë time të krahasoja me William Theker me romanin legjendar “Panairi i kotësive” për nga trajtimi elegant dhe stili i natyrës së personazheve që zgjidhje dhe sa nuk dua “të jem subjekt” i këtij titulli sot…

Edhe pse “Ra ky mort e u pamë,” në Panteon ka dritë dhe paqe…

Filed Under: LETERSI

“Një mendim ushtarak ndryshe”…

July 18, 2024 by s p

Eksperti i sigurisë dhe ushtaraku i lartë z.Asllan Bushati sjell para publikut shqiptaro-amerikan botimin e tij më të fundit në fushën e sigurisë kombëtare “Një mendim ushtarak ndryshe”. Mbi 40 artikuj të shkruar në një hark kohor prej 10 vitesh, botuar në gazetën “Dielli” e media të tjera, paraqesin një kontribut të vyer të një prej ekspertëve me shumë eksperiencë në ushtrinë shqiptare. Autori Bushati sqaron se miqtë që i dhanë shtysë në botimin e librit janë: Armand Vinçani, Bashkim Shehu, Idriz Lamaj, Bujar Verzivolli, Hasan Ademaj, Muharrem Dezhgiu, Fatos Valteri, Lekë Përlleshi etj. Në botimin e këtij libri autori falenderon miqtë e ndjerë: Dalip Greca, Zef Balaj, Gjon Bucaj, Zef Përnocaj, Jonuz Ndreu dhe Musli Mulosmani.

Autori sqaron se baza shkencore dhe publicistike ku janë bazuar citimet në libër janë: Stefan Zanovic (Stephan Zannovich), Prof. Kristo Frashëri, Prof. as. Bernard Zotaj, Dr. Paulin Marku, Uran Butka, Julian Amery, David Smajli etj. Çështja e parë që autori trajton me profesionalizëm në libër është: “Kodi moral i Gjergj Kastriotit- Skënderbeu princi i Matit dhe mbreti i shqiptarëve” pasuar nga shkrimi “Drejtimet nga erdhën pushtuesit osmanë” apo shkrimi “Pjesë nga veprimtaria ushtarake e Lidhjes së Prizrenit” etj. Një vend shumë të rëndësishëm në libër zë çështja e Kosovës, NATO, UÇK, Batalioni “Atlantiku”, lufta në Ukrainë, konflikti Izrael-Hamas, armët bërthamore si katastrofa globale etj. Në shkrimin “Rusia një dashakeqe e përhershme e kombit shqiptar” autori shprehet se Shqipëria nën ombrellën sovjetike erdhi pas prishjes me jugosllavët ku Shqipëria komuniste në çdo segment të jetës u “pushtua” nga sovjetikët. Ata nëpërmjet këshilltarëve të tyre të vendosur pranë çdo posti ushtarak e civil, për dymbëdhjetë vite, drejtuan shtetin shqiptar në funksion të interesave të tyre, sikur të ishte një republikë shtesë e BS-së. Kjo ka lënë gjurmë të rënda në mënyrën e politikëbërje, drejtimin e shtetit, diplomaci, punën e shërbimeve inteligjente, në ushtri, metodën e punës në drejtim e vendim, madje deri në ditët e sotme në Shqipëri, ngulmon autori Bushati. Me punën e tij, rezultatet, përkushtimin, dinjitetin dhe integritetin e lartë në shërbim të atdheut z.Asllan Bushati ka krijuar një emër të nderuar në radhët e drejtuesve më të suksesshëm të ushtrisë shqiptare në të gjitha pozicionet që ka mbajtur me nder e krenari si Drejtor i Kimisë e Armkontrollite Komandant Divizioni etj. Libri “Një mendim ushtarak ndryshe” përbën një kontribut publicistiko-shkencor të rëndësishëm për forcat e armatosura, agjencitë inteligjente dhe katedrat e fushës së sigurisë dhe mbrojtjes. Z.Bushati la pas një trashëgimi të shkëlqyer teksa shërbeu me përkushtim e profesionalizëm për 28 vite si komandues në strukturat e kimisë ushtarake dhe gjithëarmëshe. Kontributi i Asllan Bushatit në Federatën Vatra, gazetën Dielli, Ligën Shqiptaro-Amerikane, Shoqatën Skenderbej dhe komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës meriton respekt dhe mirënjohje.

Sokol Paja

Filed Under: Analiza

ALBANIAN YOUTH BEACH DAY

July 18, 2024 by s p

Although we live in the greatest country in the world, where our community continues to flourish and prosper, we cannot deny that assimilation is a reality.

Keeping our identity, language, culture, and traditions alive requires that we focus on the next generation.

This simple gathering of youth can serve to create new bonds, strengthen friendships, and preserve our beautiful heritage.

Please share and circulate the flyer encouraging your families, friends, and organization members to attend.

Respectfully,

Mark Gjonaj

Please join us for an ALBANIAN YOUTH BEACH DAY 🏖️

🗓️ Sunday, July 21st

📍Robert Moses Beach, Field 2

☀️ Join us for a beach day filled with games, music, & fun!

🐚 Let us create an environment for our youth to connect with each other and make lasting friendships.

“Dedikuar për brezin e ri!”

Filed Under: Komunitet

Rritja e turizmit në qytetet bregdetare të Shqipërisë

July 18, 2024 by s p

Shqipëria xhevahir i ri në Mesdhe…

Shqipëria, e lënë në hije prej fqinjëve të saj më të famshëm mesdhetarë, po del si një destinacion i ri për udhëtarët që kërkojnë bukuri të paprekur, histori të pasur dhe kulturë të gjallë. Vija bregdetare e vendit, që shtrihet përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, mburret me plazhe të pacenuara, qytete të këndshme dhe një përzierje unike të ndikimeve historike. Në vitet e fundit, qytetet bregdetare shqiptare kanë parë një rritje të konsiderueshme të turizmit, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota.

Zbulimi i Perlave të Rivierës Shqiptare

Riviera Shqiptare,ka një shtrirje mahnitëse e vijës bregdetare përgjatë detit Adriatic dheJon ,dhe është në zemër të këtij bumi turistik. Qytetet si Saranda, Himara dhe Dhërmi janë bërë destinacione të njohura për ujërat e tyre të kristalta, plazhet me rërë të bardhë dhe peizazhet piktoreske. Saranda , shpesh konsideruar si porta hyrëse e Rivierës Shqiptare, është një qytet i gjallë që ofron një përzierje të relaksimit dhe aventurës. Vizitorët mund të eksplorojnë rrënojat antike të Butrintit, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ose të marrin një traget të shkurtër për në ishullin grek të Korfuzit. Jeta e natës së gjallë e Sarandës, shëtitoret buzë detit dhe kuzhina lokale shtojnë atraksionin e saj. Himara është një destinacion më i vogël dhe më i qetë që tërheq vizitorët me plazhet e saj të qeta dhe bukurinë tradicionale. Qyteti është i rrethuar nga male dramatike, duke ofruar mundësi për ecje dhe eksplorim të gjireve të fshehta. Kalaja mesjetare e Himarës dhe kalaja historike e Ali Pashë Tepelenës afër ofrojnë pamje të së kaluarës së pasur të rajonit.

Dhermi është i njohur për plazhet e tij mahnitëse dhe festivalet e gjalla verore. Qyteti tërheq një turmë më të re, veçanërisht gjatë sezonit të pikut, me festat e tij në plazh, festivalet muzikore dhe aktivitetet në natyrë. Ujërat me ngjyrë të kaltër të plazhit të Dhërmiut dhe kanioni i afërt i Gjipesë janë pika kryesore për dashamirësit e natyrës.

Bukuria e Qyteteve Bregdetare Veriore

Bregu verior i Shqipërisë gjithashtu ka atraksionet e veta. Vlora, ku takohen detet Adriatik dhe Jon, është një qytet historik me monumente kulturore të rëndësishme. Monumenti i Pavarësisë, Muzeu i Pavarësisë dhe kalaja e Llogarasë afër, që ofron pamje mahnitëse, janë vende që duhet vizituar.

Shkodra , afër kufirit me Malin e Zi, është një qytet tjetër që po fiton popullaritet. I njohur si kryeqyteti kulturor i Shqipërisë, Shkodra ofron një përzierje të historisë, artit dhe bukurisë natyrore. Kalaja e Rozafës, që ofron pamje panoramike dhe një pasqyrim në të kaluarën e pasur të rajonit, është një vend që duhet vizituar.

Faktorët që Ndikojnë në Rritjen e Turizmit

Disa faktorë kontribuojnë në rritjen e turizmit në qytetet bregdetare shqiptare:

1. Bukuria Natyrale: Vija bregdetare e Shqipërisë është relativisht e paprekur, duke ofruar vizitorëve një përvojë autentike mesdhetare.

Peizazhet e ndryshme, nga plazhet deri te malet, i përshtaten interesave të ndryshme.

2. Përballueshmëria: Krahasuar me vendet fqinje, Shqipëria ofron mundësi më të përballueshme për udhëtim. Akomodimi, ushqimi dhe aktivitetet janë buxhetore, duke e bërë atë një destinacion tërheqës për udhëtarët që kërkojnë vlerë.

3. Pasuria Kulturore: Historia e vendit pasqyrohet në arkitekturën, kuzhinën dhe traditat e tij. Vizitorët mund të përjetojnë një përzierje të ndikimeve greke, romake, osmane dhe shqiptare, duke shtuar thellësi në përvojën e tyre të udhëtimit.

4. Përmirësimi i Infrastrukturës: Investimet e fundit në infrastrukturë, duke përfshirë rrugët, aeroportet dhe shërbimet e mikpritjes, kanë bërë që udhëtimi në dhe brenda Shqipërisë të jetë më i përshtatshëm.

5. Mikpritja e Ngrohtë: Shqiptarët janë të njohur për mikpritjen dhe miqësinë e tyre ndaj turistëve. Atmosfera e mirëseardhjes përmirëson përvojën e përgjithshme të udhëtimit.

Zhvillimi i Turizmit të Qëndrueshëm

Deri sa turizmi po rritet, gjithnjë ka një përpjekje të vetëdijshme për të promovuar praktika të qëndrueshme dhe për të ruajtur bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të qyteteve bregdetare të Shqipërisë. Iniciativat përfshijnë mbrojtjen e mjediseve detare, promovimin e akomodimeve miqësore me mjedisin dhe përfshirjen e komuniteteve lokale në zhvillimin e turizmit.

Duke Parë Përpara

E ardhmja e turizmit në qytetet bregdetare shqiptare duket premtuese. Me investime të vazhdueshme në infrastrukturë, marketing dhe praktika të qëndrueshme, Shqipëria është e vendosur të bëhet një destinacion i lartë mesdhetar. Deri sa më shumë udhëtarë po zbulojnë perlat e fshehura përgjatë bregdetit shqiptar, reputacioni i vendit si një vend që duhet vizituar do të vazhdojë të rritet.

Në përfundim, qytetet bregdetare të Shqipërisë ofrojnë një përzierje unike të bukurisë natyrore, pasurisë kulturore dhe përballueshmërisë, duke i bërë ato një zgjedhje gjithnjë e më të njohur për udhëtarët që kërkojnë një përvojë mesdhetare të ndryshme. Qoftë plazhet e gjalla të Rivierës apo bukuria historike e bregdetit verior, Shqipëria ka diçka për çdo udhëtar.

Nga Shaban Zenuni

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT