• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2024

PALLATI I ЁNDRRAVE…

July 4, 2024 by s p

Kristaq  BALLI/

Herë pas here, gjatë viteve ’30 të shekullit  XX, shtypi i huaj, veçmas ai amerikan, kanë pasqyruar zhvillimet aktuale politike, ekonomike e shoqërore në Shqipëri, si një nga mbretëritë më të reja e më jetëshkurtra të Europës. Me këtë rast, revista e madhe amerikane “LIFE” e datës 22 Maj 1939 në rubrikën kryesore Speaking of Pictures (f. 6,7-9) ka botuar një shkrim të ilustruar me skica origjinale që përshkruan pallatin në ndërtim të mbretit Zog, i cili mbeti i papërfunduar për arsye të pushtimit të Shqipërisë para disa javësh nga Italia fashiste dhe të ekzilit politik të familjes mbretërore. Në artikull jepen  të dhëna interesante të panjohura deri më sot mbi situatën ndërtimore e sidomos mbi projektin funksional e mobilimin e brendshëm të tij. Këto detaje të pasqyruara nëpërmjet projekteve do t’i shtojnë historisë së këtij monumenti të dhëna të reja hipotetike për studiuesit, arkitektët dhe audiencën, por edhe për ta plotësuar atë me shumë hollësi që pasqyrojnë arkitekturën e jashtme e të brendshme, si dhe dhe nivelin e lartë shoqëror, kulturor, estetik të çiftit mbretëror. 

Skicat: Bedrich Geřstel 

…KY ËSHTË  (PALLATI) KU MUND TË KISHIN JETUAR MBRETËRESHA  GERALDINË E SHQIPËRISË DHE DJALI I SAJ

2.jpgPo të mos kishte ndodhur pushtimi i Shqipërisë nga Musolini, mbretëresha e bukur Geraldinë dhe djali i saj (vetëm një muajsh),  Princi Skënder, do të kishin jetuar në pallatin më të ri mbretëror në Europë, midis shkëlqimit mbretëror të paraqitur në  grafikat e  arkitektit Bedrich Geřstel. Me një kosto prej 1.500.000 $, Geraldina dhe mbreti Zog ishin duke ndërtuar dhe mobiluar një pallat të ri. Ndërkohë që trupat italianë arritën, pjesa e jashtme  e pallatit pothuajse kishte përfunduar.  Mermeri i bardhë e i verdhë i fasadës ngrihej mbi lulishtet e qeta dhe një liqeni artificial të freskët. Pallati zotëronte një pamje të mrekullueshme të Tiranës, kryeqyteti dhe vendi i ëndërruar që ata administronin dhe që një ditë trashëgimtari i tyre mund ta sundonte. Aty nga muaji shtator pallati do të ishte mobiluar dhe do të ishte gati për jetesë.

3.pngMbreteresha.png Për princin foshnjak do të ishte një dhomë e magjishme lojrash, me një qilim të bardhë puplash, një kalë duri kolovitës, fragmente blloqesh dhe pikturash gazmore nga Miki-Maus dhe Donald Duck nëpër mure. Ai do të shtrihej në një krevat-shtëpizë sateni blu në një dhomë gjumi të madhe me tapiceri mëndafshi ngjyrë blu të çelur, ngjyrë e pëlqyer nga nëna e tij. Dhe në dhomën e tij të madhe të bardhë të veshjes, pas banjës së tij private, do të kishte një dollap të madh e të bukur me sirtarë që do të mbanin veshje e paisje mbretërore armësh.

6 copy.png1 copy.png Për mbretin dhe mbretëreshën do të ishte në dispozicion një mjedis ngrënije për 500 të ftuar. Nën katin përdhes ata mund të prisnin miq  për koktejle në një bar apo të bënin takime në një kino-teatër me 400 vende. Në këtë sipërfaqe të pallatit trikatësh, çifti mbretëror kishte parashikuar një corridor të mermertë,  që brendashkruante ndërtesën dhe të çonte në studion zyrtare të pritjeve të mbretit (fig. 1), si dhe zyrën e punës të mbretit (fig. 3). Para tyre ndodhej  korridori me pishinë  (fig. 4) dhe  majtas një bar-kafe (fig. 5), si dhe disa mjedise konferencash. Sipër, mbretëresha do të kishte një dhomë gjumi të këndshme (fig. 6) dhe mbreti po ashtu një të ngjashme e të kushtueshme, me një kthinë që kishte pamje nga lulishtet.

5 copy.png4 copy.png Zyra e punës e mbretit do të ishte 20 yard (rreth 18m-KB) e  gjatë. Ashtu si Musolini dhe Hitleri, mbreti do të kishte tavolinën e tij në fund të saj nën një hartë të Shqipërisë, si  dhe emblemat mbretërore të armëve. Tavolina do të ishte e vetmja mobilje nga pallati i vjetër. Ajo ishte rreth 3 m e gjatë dhe Zogu ishte i fiksuar për ruajtjen e saj. Muret do të ishin veshur me dru arre tasmanie. Salloni kryesor i pritjeve ishte i ndarë në dy pjesë me kollona xhami kristal, të ndriçuara nga brenda. Mbreti dhe mbretëresha do t’i prisnin miqtë në fund të dhomës, nën një tablo pikture të Skënderbeut, heroit kombëtar të Shqipërisë, i cili shkatërroi turqit më 1457. Sixhade persiane që i ndjeri Qemal Ataturk i kishte dhënë Zogut do të shtroheshin mbi parketin prej dru të kuq mogani. Muralet  pasqyronin peizazhe dhe skena historike shqiptare. Një dritë e fshehur mund të vinte nga qirinjtë të gatshëm në rast se Tirana nuk kishte dritë. Bari do të ishte  një mjedis ”kryesisht ala amerikan”. Ai do të kishte banakun, dhjetë stola gjysmë ulur;  banaku dhe dyshemeja do të ishin prej mermeri. Ndriçimi do të ishte neon  në formë ujëvare. Bari do të vendosej në  fund të pishinës. Ndërkaq dhoma e gjumit e mbretëreshës do të  kish të varura në mure 350 m2  perde bojë qielli, një tendë mbi kokën e krevatit, i cili vendosej mbi një podium. Mbulesa e krevatit parashikohej  të ishte ngjyrë  e thellë jargavani. Dyshemeja do të ishte e kompozuar  nga 10 lloje druri. Nëpër dyer do të të vendoseshin pasqyra  të praruara, që mbretëresha e bukur të mund të shihte veten posa të zgjohej.

Pishina do të ndriçohej në mënyrë të tërthortë nga lart dhe poshtë. Ajo ishte e rrethuar në 4 qoshet nga 4 vazo kubike të mëdha  lulesh (pasqyra të praruara) dhe një mozaik koralesh e peshqish shumëngjyrësh nën ujë.

Dhoma e ndenjes e mbretëreshës parashihej të kish dy vitrina të mbushura me dhuratat e martesës. Dyshe9 copy.pngmeja prej panje të bardhë dhe arre do të ishte e vetmja shtresë amerikane e përdorur në pallat.

Zogu dhe Geraldina kishin diskutuar çdo detal të saj. Ata nuk kishin jetuar kurrë më parë në një mjedis të tillë. Midis shpurës së mbretërive europiane, mbreti ishte njëherësh përfaqësuesi kryefisnor shqiptar dhe mbretëresha, vajza e një gruaje të shoqërisë amerikane dhe e një konti hungarez, që  kishte shitur kartëpostale në muzeun e Budapestit deri sa ajo u fejua me Zogun. Pallati i vjetër në Tiranë ishte i papërshtatshëm për një mbret  dhe një mbretëreshë. I ndërtuar 40 vjet më parë, ai ishte një vilë e rrëmujshme në mes të Tiranës topitëse, me çati me tjegulla të kuqe, të pistë e me mure me llaç të rrjepur. Ajo kishte dhjetë dhoma dhe vetëm një banjë. Mobilimi ishte një konglomerat i shëmtuar i stilit perandorak  venecian i vjetër  dhe modern francez. Shumica e mobiljeve ishin blerë në një dyqan demodé të Parisit. Aty punonin vetëm gjashtë shërbyes e kamerierë dhe dreka përbëhej zakonisht nga supë (minestrone), spageti, djathë ose fruta, kafe dhe verë. Pas drekës, të ftuarit ndiqnin filma amerikanë të projektuar në një ekran të papërshtatshëm në dhomën e ndenjes.

Për të mobiluar pallatin e tyre të ri, ata kontaktuan së  pari një projektues italian, pastaj francez, britanik dhe në fund një arredues çek. Kur  mbretëresha pa projektin e italianit, ajo i kritikoi ato ashpër. “Mos i lini shteg Musolinit t’i bien në vesh fjalë të tilla,” i tha Zogu në mënyrë kritike.  Duçes nuk i bëhej vonë për Shqipërinë e pambrojtur dhe ishte mërzitur me Zogun dhe Geraldinën për shpenzimet një million dollarëshe nga fondet qeveritare (me ndihmën kryesore të huadhënësve italianë) për ndërtimin e një pallati të ri dhe të gjysëm milioni  dollarëve të tjerë nga xhepi i tyre (që rimbursoheshin me ndihmën italiane) për ta mobiluar  atë.

Dekoruesi çek i zgjedhur përfundimisht, Bedrich Geřstel, kishte mobiluar më parë një pjesë të  pallatit të shahut të Iranit, pjesë të pallatit Hradschin në Pragë, shtëpitë e  presidentëve Masaryk dhe Eenes, legatën amerikane në Pragë dhe  27 legata dhe ambasada në Evropë. Ai tashmë jetonte në Nju Jork.

Sot, pallati bosh i Zogut dhe Gderaldinës i papërfunduar, qëndron  me pamje nga vendi që dikur ata mbretëruan. Çifti mbretëror dhe djali i tyre trashëgimtar, të siguruar më në fund në mërgim në Turqi, me sa duket nuk do ta shohin kurrë më atë. Ata  kanë vetëm projektet e skicat si këto që tregohen këtu, për t’i nxitur të kujtojnë  shtëpinë e ëndërrave që ata ishin duke ndërtuar me aq entusiazëm. Si kështjellat në Spanjë, kështjella e tyre në Shqipëri zhdukej në ajrin e hollë…

▪▪▪

Skicat janë rivitalizuar nga autori i shkrimit

Filed Under: Histori

VATRA JU FTON NË PROMOVIMIN E VEPRAVE TË GJON IVEZAJ MË 7 KORRIK TE KISHA “ZOJA E SHKODRËS”

July 4, 2024 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” në bashkëpunim me Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” do të promovojë më 7 korrik 2024 në orën 2 pm në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” veprat e z.Gjon Ivezaj.

Ftohet komuniteti dhe mediat që të marrin pjesë.

Filed Under: Vatra

Please join my team as we push forward to Novembers Election!

July 4, 2024 by s p

Help our campaign with a small donation as we qualify for New York State Matching Funds: 🇺🇸

http://Donate.markokepi.com

Respectfully,

Marko Kepi

Filed Under: Ekonomi

“Dielli” Newspaper supports the urgent confirmation by the US Senate of David Kostelancik as the next US Ambassador to Albania

July 4, 2024 by s p

The approval of the nominated ambassador of the US to Albania David Kostelancik is too important to be left to politics. Given the fast approaching NATO Summit and the heightened volatility with regard to security in the Balkan region and Europe, the presence of the US ambassador in Albania is a forefront of an issue.

The Pan Albanian Federation of America Vatra is committed to reinforcing the bilateral partnership of the US with Albania and its regional leadership in the Balkans. Albania has been a steadfast partner of the US and there is no question that the strong partnership is still going strong. However, having no US ambassador in Albania for almost a year has come into focus of the Albanian leaders and public as well as our common foes. The attacks, cyber and otherwise, by Russia, Iran and China pushing back against US interests, give priority to the placement of the US ambassador in Albania.

A proven ally and partner of the US, Albania is the only NATO member without a US ambassador. Such absence has serious implications on several levels. Dielli strongly urges that the Senate move expeditiously, given the one year delay due to continued blockage by Ohio Senator JD Vance to a cloture motion and vote to confirm the nomination of David Kostelancik.

Political divisions should not and cannot prevent the US from sending a qualified career diplomat to Albania as ambassador at a critical time for the region, and in a year that is leading up to Albania’s national elections in 2025.

David Kostelancik has served at the US Embassy previously, in addition to serving at NATO and in Moscow and Washington with responsibilities for Russia, the Balkans and Europe. As an extra qualification, he also speaks Albanian. He is a career foreign service officer and a professional diplomat with experience and character that would proudly represent the US in Albania.

Filed Under: Opinion

FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 248 VJETORIN E PAVARËSISË

July 4, 2024 by s p

New York, 4 Korrik 2024- Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra me rastin e 248 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron të gjithë popullin amerikan, shqiptaro-amerikanët e vatranët: Gëzuar 4 Korrikun.

Në këtë ditë të shenjtë e madhështore për mbarë popullin e shtetin Amerikan, Federata Vatra nderon e kujton heronjtë e lirisë së shtetit e kombit amerikan dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në historinë, lirinë, zhvillimin e demokracinë e Shteteve të Bashkuara Amerikës.

Ne ndihemi me fat që jemi pjesë e këtij shteti e kombi të lavdishëm, të lirë, të fortë, të begatë, të dashur e të vlerësuar nga e gjithë bota.

Kombi shqiptar i detyrohet përjetë shtetit amerikan, popullit e kësaj toke të bekuar për gjithçka që Amerika ka bërë për Shqipërinë, Kosovën e kombin tonë në ditët tona më të vështira.

Shqiptarët në çdo cep të globit janë krenarë dhe falenderues për miqësinë e sinqertë, aleancën e pandarë dhe partneritetin jetëgjatë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Miqësia me Amerikën është vlerë e shenjtë për kombin shqiptarë.

Zoti e bekoftë Amerikën.

Zoti i bekoftë shqiptarët e Amerikës.

Gëzuar 4 Korrikun.

Gëzuar Amerikë.

Mirënjohës përjetë

Me vlerësim të veçantë

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT