• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2025

SHËN MITER KORONA DHE HEVZI NUHIU, SKULPTORI DUARARTË   

January 20, 2025 by s p

qrf

Hazir Mehmeti, Vjenë/

Ishte rrugëtimi im i parë në jug të Italisë me grupin e Prof. Rexhep Rifati. Avioni nga Vjena për në Lamezia Terme  arriti me lehtësi jugun e ngrohtë në mes tetori. Afrimi i avionit me pranë pistës ishte aq e ul sa instinktivisht rrudhja këmbët të mos më preknin në ujin lemeristë të detit. U gëzuam që prekëm tokën, shoqëruar me zërin e stjuardesës e cila uroi udhëtarët për zgjedhje udhëtimi të kompanisë Ryanair në anglisht dhe italisht, kurse unë isha kureshtar të shihja tokën e jugut pranë Detit Mesdhe nga e mendoja se mund të dukej Afrika e nxehtë. Kisha kohë të shijoi rrezet e ngrohta me pamje të bukura të natyrës ku bashkoheshin kaltërsia e qiellit me kaltërsinë e detit.  Duhej të prisja derisa do të vinte grupi tjetër nga Zvicra, Rexhepi, Osmani dhe Agroni. Për Italinë kisha lexuar shumë por jo edhe për jugun e saj të varfër, siç e cilësonin.   Kohëve të fundit mësova edhe për pjesët  jugore të saj me theks të veçantë për Kozencën, Palermon dhe fshatrat arbëresh rreth tyre. Nga mësimet e kohës del se Kalabria e Sicilia ishin dhe mbeten një Shqipëri e dytë në kulturën, artin, gjuhën dhe historinë e saj krenare. Ajo mbetet përgjithmonë malli i pashuar i vendlindjes së robëruar përtej detit nga perandoria osmane e njohur me agresivitetin e saj shkatërrues të trevave shqiptare; kulturën, gjuhën traditat, besimit, çdo gjëje.  Ngulimet arbëreshe në Kalabri me histori gjashtë shekullore janë histori gjuhe kulture, besimi dhe atdhetarie që askund në botë s’mund t’ua gjesh të vetmin shembull.  Derisa pushtuesit osman shkatërronin traditat, zakonet, gjuhën e bukur shqipe, në fshatrat arbëreshe mësohej gjuha arbëreshe, shkruhej gjuha dhe mbaheshin kongrese mbi gjuhën shqipe siç ishte kongresi në Lungra i organizuar nga Jeronim De Rada dhe intelektualet e njohur arbëresh e shqiptarë në Kalabri e Sicili dhe në Europë.

Shën Miter Korona (San Demetrio Corone) dhe
Shën Sofia (Santa Sofje d’Epiro) 
    Nga Lamezia  gjerë në Kalabrinë arbëreshe kishte dy orë rrugë autostradës dhe rrugëve lokale.  Do ndaj këtu nga vizita një javore, atë në Shën Miter Korana, Shën Sofia.. që  dallohen me arkitekturë dhe banorët e tyre të vyer të cilët kanë ruajtur gjuhën arbërishte, traditat dhe ritet e tyre të lashta gjashtë shekuj.
        Do thoni si është e mundur, kur sot brenda pak viteve mërgimtarët shqiptarë e humbin gjuhën, zakonet, kulturën e tyre? 
        Për ta kuptuar këtë duhet lexuar e mësuar mbi organizimin e jetës arbëreshe në fshatrat e tyre, historinë e tyre të dhembshme, por mbi të gjitha, për t’u bindur në gjithë këtë duhet vizituar dhe prekur nga afër ato shtëpi, ato rrugë që flasin me gjuhën e tyre.  Sapo mbërrimë në fshatin Shën Sofia, qytetarët të përshëndetnin sikur të ishin takuar dhjetëra herë me ne, sikur të ishim të njohur më parë. Nga vjen kjo, e pyeta veten time disa herë pa e ditur se vet isha thelluar në ambientin e ngrohtë vëllazëror ku të dukej se je midis vendlindjes sate e jo në një vend që kurrë nuk e kishe parë as takuar njerëzit e tij.  

    Në Sheshin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ulemi për pak pushim. Porosisim pije, presim pak derisa kamerieri arrin i buzëqeshur para nesh. 
            O, tungjatjeta  skulptori ynë. Si jeni?  Po, jemi aty ku u takuam herën e fundit. Të presim, – përfundoi bisedën Rexha me skulptorin të cilin e njihte shumë vjet më parë.   
  Nuk vonoi shumë skulptori arrin, le çadrën anash dhe përshëndetemi vëllazërisht.  Ai njihte vetëm drejtuesin e grupit, Prof. Rexhep Rifatin, kurse ne u prezantuam shkurtimisht,  pasi kishim kohë të flasim dhe njihemi më vonë.  

   E takova Shotë Galicën dhe të bëri të fala, – i them në shaka me respekt për skulpturën e tij të bukur në fillim të katundit, për të cilat  Rexha na foli mbi skulptorin dhe skulpturën e tij kushtua heroinës së kombit.  Heroina shqiptare sokoleshë e skalitur skulpturë qëndronte krenare me gërshetin e saj madhështor mbi të cilin shkëlqente plisi i bardhë me historinë e tij mijëra vjeçare.  Sa u gëzova! Sa u ndjeva krenar! Nga brenda shfletoja fjalët e gjyshes sime Nëna Qamë, e cila kujtonte Shotën në Kollën tonë, kujtonte historinë e Azem Bejtës, madhështinë e trimërisë së tij, kujtonte plagët e fundit të tij dhe xhamadanin e tij të larë në gjak të ruajtur në arkën e saj.  Nuk e kisha dëgjuar e as pritur një befasi kaq të këndshme.
        Hevzi Nuhiu,  qeshi dhe falënderoi. Është skulpturë që doli nga frymëzimi nga heroina, gruan sokoleshë shqiptare besnike në luftë me burrin. O, sa i ka hije plisi mbi gërshetat dhe bistakun e zi, a ka skulptor që nuk do frymëzohej! Atë kohë kisha mall të madh për vendlindjen matan detit, – tha i emocionuar Hevziu pa zënë mirë vend në karrigen e drunjtë. 

          Hevziu është arbëreshi më i ri nga Presheva, – e prezantoi me shaka Rexha, mikun e tij me të cilin ishte takuar disa herë më parë në udhëtimet e tij.
        Hevziu fjalëpakë dhe i matur na shikonte i buzëqeshur m radhë secilin sikur donte të na pyeste të gjithëve për Preshevën, Kosovën për hallet e tyre të shumta.  Xhaketa e tij e  lagur pikonte mbi tokën e sheshit qendror kurse mbulesa rrapëllinte nga shiu që binte. 
          Takimi ynë, biseda nuk do mbaronte kurrë për çka agjenda jonë nuk  priste. Na priste bujtina, pushimi nga rruga, qetësimi dhe përshtatja në ambientin e ri, na priste Shën Adriani historik.  Mot me shi i cili lagte çdo cep dheu, çdo qime floku dhe depërtonte thellë në palcën e dheut. Të nesërmen, 23 tetor 2021, u takuam sërish me skulptorin. Vetura që kishim huazuar në aeroport ishte e vogël por e përshtatshme për rrugët kodrinore të Kalabrisë me shumë lakesa. Veturën ngiste më i riu prej nesh, Agroni me kujdes dhe ne kishim kohë të mahiteshim me te që t’i jepnim sado pak freski, zaten ai e mbante në timon suksesin e udhëtimit tonë. Pas kafes së mëngjesit në shesh, me dëshirën e Hevziut  e shoqërova në veturën e tij, ishte nderim të mos e lë vetëm.  Pas disa minutash arritëm në oborrin e liceut Shën Mitër, (San Demetrio Corone), një lokalitet i njohur me histori të veçantë jo vetëm në Kalabri e Itali, por edhe për shqiptarët e Shqipërinë me kolegjin e famshëm të Shën Adrianit ku punoi dhe veproi Rilindësi ynë i madh Jeronim De Rada      Shiu që binte pengonte fotografimin ashtu siç ne dëshironim të ngritur në këmbë secili me celularët e tija, kurse Rexha përveç celularit kishte dy kamera tjera, njëra e vogël e ngjashme me celular, kurse tjetra fotoaparat me objektiv të fuqishëm që nuk lejonte dyshim. Edhe, ashtu ne fotografonim, por Rexha ishte mjeshtri nga i cili pritnim pamjet e bukura. Muret e lashta të liceut dallonin nga pjesa e ndërtesës së re ku lexuam mbishkrimi mbi të cilin valëvitnin rëndë flamujt e lagur.  Derisa Rexha fotografonte sikur të ishte për të parën herë këtu, ne pritnim fjalët e skulptorit tani vendës, arbëreshit më të ri në Kalabri,  Hevzi Nuhiut. Shpjegimi i tij ishte  me shumë respekt  mbi liceun e njohur historinë, rëndësinë e tij, namin e tij i cilit mori dheun shekujve.   Pragu i vjetër shekullor i liceut, një gur kalabrez,  kishte gjurmë nga hapat e mijëra studentëve shekujve. “Ja, e shihni këtë gur pragun nën portën shekullore të drunjtë? Këtu ka shkelur këmba e Avni Rrustemit, student së bashku me shokun e tij të klasës, nga këtu ata u nisën në rrugën e tyre për të vrarë pashallarë e mbretër antikombëtar, – tha Hevziu i emocionuar dhe vazhdoi me historinë pa harruar të Heroit të Kombit, Avni Rrustemi dhe figurave tjera madhore kombëtare student të liceut.

         Në mbrëmje Hevziu na ftoi në atelienë e tij pjesë e kompleksit të  restorantit dhe bujtinave ku shijuam darkë të shijshme me specialitete kalabreze shoqëruar me pije të njohura vendore.  Mbi të gjitha shijuam artin e skulptorit viteve i skalitur në skulpturat e drurit e gurit.  Pamjet e tyre të punuara me shije të mbanin afër, format e tyre të shtonin fantazinë dhe kënaqësinë shpirtërore. Elementet kombëtare shqiptare i gjeje në secilën prej tyre, aty fliste malli i artistit për vendlindjen e tij, Preshevën e bukur.  Ishte mbresëlënëse biseda me pronarin e restorantit dhe kompleksit të bujtinave, kjo i  pasuroj njohurit tona mbi jetën arbëreshe dhe Kalabrinë. Mësuam se vaji i ullirit dhe vera kalabreze janë të njohura jo vetëm në Itali, por edhe më gjerë.   Vizita në atelienë  e Hivziut  ishte mbresëlënëse e pa harruar e cila e pasuroi qëllimin e vizitës sonë. Fotografitë e shumta artistike do mbesin albumeve të freskuara me artin gjenial në skulpturat e veçanta dhe të rralla në Itali dhe Evropë.      

     Nuk mund të kaloje hapin pa e prekur miqësinë e madhe të dy gjenive të artit, miq të pandarë mbi tridhjetë vjeçare; Ibrahim Kodra dhe Hevzi Nuhiu.   “Mbi tridhjetë vjet ishim në shoqëri të ngushtë me Ibrahim Kodren takoheshim çdo ditë. Nuk kishte festë apo program ku ishte i ftuar dhe të shkonte vetëm, por gjithnjë me mua. Kur vonohesha rastësisht, e gjeja të mërzitur pranë karriges sime boshe me ushqimin para të pa prekur, nuk e fillonte pa qenë ynë aty të fillonim së bashku.   Më pyeste për çdo gjë. Më tregonte gjëra nga jeta, nga mendimet e tij që kurrë nuk do i harroi. Edhe tani pas disa viteve me mungon shumë në jetë, ishte një gjeni,”- thoshte i mallëngjyer për mikun e tij, piktorin gjenial me kubizmin e tij të cilin e njohu Italia dhe Evropa.  Kubizëm i lindur frymëzim nga ndërtesat shekullore katundeve arbëreshe ku e kaloi jetën e tij. Rexhep Rifati, drejtues i ekipit i dinte saktësisht shtëpitë karakteristike arbëreshe në fshatra dhe pa përtim si djalosh i ri, vraponte para neve drejt tyre dhe sërish i fotografonte nga kënde të ndryshme, në Ungra, Çifti e fshatra tjerë arbëresh shijuam pamjet e shtëpive frymëzuese të gjeniut  tonë. Ato shtëpi nuk ishin vetëm mure, ato ishin më shumë se aq, ato flisnin me gjuhën e shpirtit dhe jetës së  banorëve të tyre. Ato lotonin së bashku me shpirtrat e banorëve nga malli për mëmëdheun për tej detit, për Morenë e bukur ku preheshin të parët e tyre, shpirtra e tyre që flisnin porosi gjithandej fushave, kodrave e bjeshkëve shqiptare të mos harrohen.  Flisnin dhe këndonin në partiturë loti Himnin Arbëresh “Moj e bukura More”. Këngë e lot, lot e këngë ishte jeta larg Mëmëdheut shekujve. Atje kam, atje kam. Atje kam unë zonjën nan.  Moj e bukura more. Si te lash e me ste pash.”  Në qendër të Shën Sofisë ngritët vepra e artit kushtuar lotit Loti Arbëresh një vepër origjinale arbëreshe në shpirt e zemër.  Ku ka vend tjetër që ka një vepër aq kuptimplote shekujve? 
    Hevziu asnjëherë nuk e harroi vendlindjen e tij, por e kujtoj dhe nderoi me veprën e tij. Kudo në takime, ekspozita, projekte arti e projekte tjera ai e afirmoj çështjen shqiptare. Shpesh shpirti i tij prej artisti, hidhërohet e vuan nga dobësitë tona që e pengojnë ecjen e shoqërisë shqiptare drejtë progresit, pengojnë afrimin e kombit me civilizimin evropian. Jo njollosjen e kulturës kombëtare nga kulturat e pushtueseve aziatik e sllav.  Shpirti i tij krijues gjeti burim frymëzimi nga veprat e figurave kombëtare që dhanë shumë për lirinë dhe prosperitetin e kombit.  Kjo shihet kudo në skulpturat e tij në dru e gurë.   Ishte viti 2006 kur Hevziu sapo arrin në grykën e Preshevës, aty ku shkëmbinjtë qëndruan krenar në stuhitë shekujve, ai e sheh fytyrën e Shën Terezes dhe ndalet.
        Po shoh diç apo më mashtrojnë sytë, – pyeti pasi u qetësua ca.
        Është Shkëmbi i Grykës, – i tha bashkudhëtari, një bashkëfshatar i afërt që e kishte pritur në aeroport.
        Pas gjashtë muajsh, shkëmbi i madh mori fytyrën e Nënë Terezës – Shenjtores sonë zemërmadhe. Me 16 nëntor të vitit 2006, zbulohet portreti i saj në shkëmbin e grykës që përcjell ardhje e shkuarje nga Presheva  shqiptare.  Të gjithë u mrekulluan me idenë, veprën dhe sakrificën e skulptorit mendje ndritur.  Në përurim, mysafir  rasti ishte Dr. Dom Lush Gjergji, njeriu e fjalës atdhetare që bashkon e fisnikëron. Njeriu që mësoi e mëson tjerët me frymën njerëzore e kombëtare të Shën Terezes. Po japim disa fjalë të tij me rastin e hapjes solemne.  Dr. Dom Lush Gjergji:  “Hevzi Nuhiu, i cili e pati këtë frymëzim, e pa këtë shkëmb, këtë gur, sikur gjithë ne, por në gurë, sikurse Mikelangjelo i famshëm dikur i cili e pa Moisiun e robëruar, ashtu edhe Hivziu e pa Nënë Terezen në këtë gurë dhe na e dhuroi portretin e saj që me buzëqeshje, me mirësi, me dashuri, uratë të na mbron para  zotit prej çdo të lige e prej çdo të keqeje.” 
        Në njërin nga këndet e sheshit, Fevziu skalit Shotë Galicën heroinën shqiptare në zemër të Kalabrisë, në Shën Sofia, aty jo larg ateliesë së tij. I duhet, frymëzimi merr formë nga kënaqësia e shpirtit që përjeton nga mundi i mendjes dhe duarve të tij. Ai vet është skulptor e poet që i jep shpirt personazheve që ngushëllojnë sadopak kur gërryen malli për legjendat e mësuara nga gjyshërit. 
        Nuk kanë të ndalur frymëzimet dhe veprat artistike të Hevziut derisa shumë nga ato do jenë pjesë koleksionistë e Henry Moore-së  i njohur me koleksionet artistike në gjithë globin. Disa nga emrat e veprave: Kosova e zbrazët, Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dashuria e Nënës, Nëna Terezë, Gruaja me veshje kombëtare, Përqafimi, Shotë Galica, Lodhja e jetës, Të përndjekurit, Familja, Pamja poetike, Gruaja ulur, Meditimi e shumë tjera punime anë e këndë Kalabrisë, Italisë e më gjerë.  Ai mori pjesë me veprat e tij të artit në shumë ekspozita në Kalabri, Itali dhe qendra tjera në kontinent.                                                  Nga gjithë këto që përjetova nga shumë vizita në Kalabri e Sicili është,  se të vizitosh Shën Sofinë e Shën Mitrin pa e takuar Hevzi Nuhiun është mangësi e pa falshme. 

   Mjeshtri i madh, Ibrahim Kodra thotë: Ai në veprat e tij jep një liri poetike të veçantë për t’u trajtuar , si një nxënës primar i Henry Moore-ust”.  Kur gjeniu i pikturës jep një vlerësim, kjo është vula e madhërisë së autorit.  Përmes artit të tij tregon gjendjen e tij shpirtërore si pjesë e tërësisë kulturore e historike të popullit të tij. Këtë do ta shprehë Zoti Giuseppe Maadoi: “Në veprat artistike të Hevzi Nuhiut rrezaton shenjtëria për vlerat e etnisë së tij të cilat zgjerohen natyrshëm dhe përfshijnë në mënyrë tërësore njeriun”
          Si pjesë e grupit të Prof. Rexhep Rifatit  Shën Sofinë dhe Shën Mitrin e vizituam tri herë ku gjithnjë shoqërues e kishim skulptorin Hevzi Nuhiu. Dhe çuditërisht, në tri vizitat moti ishte me shi. E fundit ishte me grupin e studentëve shqiptarë nga Zvicra. Hevziu me shpjegimet e tij të lente përshtypje të një cicëroni profesionist.  
        Hevzi Nuhiu u lind në fshatin Çerevajkë në malësinë e  Karadakut të Preshevës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, gjimnazin në Preshevë ndërsa studimet  në gjuhën shqipe dhe Letërsi në Akademinë e Shkupit.  Nga viti 1983 jeton dhe vepron në Shën Mitër Korona ( San Dometrio Corone), rrethina e  Kozencës, pjesa e Kalabrisë ku dallohet me fshatrat  arbëreshe në Itali. Hvziu ka gjetur një ambient të rehatshëm për punë,  ku ruhet arbërishtja me ritet e veçanta të cilat arbëreshët morën nga atdheu, Arbëria e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Filed Under: Kulture

Teoria kritike e racës dhe fjalimi i Martin Luther King, Jr.

January 20, 2025 by s p

Nga Rafael Floqi*/

“Unë kam një ëndërr” të King kthehet në të kundërtën e asaj për një të ardhme në të cilën katër fëmijët e tij nuk do të gjykoheshin ” nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga përmbajtja e karakterit të tyre.” Martin Luter King Jr

Sot, është festa e Martin Luter King Jr dhe ajo shërben për qëllime të shumta: Ajo nderon trashëgiminë totale të King; fokusohet në çështjen e të drejtave civile; thekson përdorimin e jo dhunës për të nxitur ndryshimin; dhe i thërret njerëzit të vihen në shërbimin publik dhe të mos harrojnë ëndrrën e tij.

Aktivistët zezakë po synojnë Teorinë Kritike të Racës ndërsa kombi feston Ditën e Martin Luther King Jr., duke argumentuar se teoria që është përhapur në të gjithë vendin është e kundërta e asaj për të cilën King luftoi gjatë jetës së tij.

“Teoria kritike e racës vë në dukje se vetëm një grup ose racë është sistematikisht raciste dhe se ato janë të pariparueshme dhe nuk mund të falen kurrë,” tha Emery McClendon, një anëtar i këshillit këshillimor kombëtar të Projektit 21, të dielën. “Ky koncept kundërshton plotësisht shkrimin dhe moralin e shoqërisë së qytetëruar.

Për herë të parë, ne po nderojmë festën e Rev. Martin Luther King Jr. sipas ligjeve të reja në shumë shtete që ndalojnë udhëzimin e interpretimeve “përçarëse” të së kaluarës. Vetë King është një viktimë kryesore e këtyre përpjekjeve. Teoricienët kritike të racës, një teori marksiste që barazon pozicionin social me racën e kanë shfrytëzuar atë duke e reduktuar në një linjë të vetmuar, të dekontekstualizuar nga fjalimi “Unë kam një ëndërr” për një të ardhme në të cilën katër fëmijët e tij nuk do të gjykoheshin ” nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga përmbajtja e karakterit të tyre.”

Por si depërtoi kjo ideologji marksiste në shoqërinë amerikane?

Kur Horkheimer dhe shokët e tij marksistë “ Të shkollës se Frankfurtit” u larguan nga Gjermania për t’i shpëtuar nazistëve, ata gjetën strehim në Universitetin e Columbias. Horkheimer u kthye në Gjermani pasi bota mundi nazistët, por la pas bashkëpunëtorin e tij, Herbert Marcuse. Ishte Marcuse ai që ndihmoi në shndërrimin e teorisë kritike, në teorinë kritike të racës në Shtetet e Bashkuara, duke identifikuar një “punëtor” të ri për revolucionin, që mund të riedukohej për të përmbysur normat shoqërore: pakicat racore.

Meqenëse një revolucion i udhëhequr nga punëtorët nuk po ndodhte, ata kishin nevojë për një klasë tjetër “të shtypur” për t’i shërbyer qëllimit të tyre. Ky qëllim ishte të shembte institucionet perëndimore që qëndronin në rrugën e revoltës dhe të organizonin një revolucion marksist. Përdorimi i pakicave racore si pararoja e tyre e re do të ishte ide e shkëlqyer.

Kush mund të riedukohet më mirë sesa një demografi njerëzish, paraardhësit e të cilëve kishin vuajtur shtypje në Amerikë, bazuar në ngjyrën e lëkurës së tyre? Kush më mirë mund të pikturohej si viktima e një sistemi besimi të “shtypësve” dhe të pretendonte se e vetmja rrugë e çlirimit ishte prishja e institucioneve të shtypësve? Me fjalë të tjera, projektuesit dhe adhuruesit e teorisë kritike pranuan qëllimin e tyre të vërtetë. Jo barazi para ligjit. Jo të drejtat civile. Jo liri, liri dhe drejtësi për të gjithë. Jo një jetë më e mirë për pakicat racore. Teoricienët kritikë pranojnë se qëllimi i tyre është të përdorin pakicat racore si pararojë për një revolucion marksist. Kështu, lindi teoria kritike e racës.

Por imponim i një tregimi përrallor të Amerikës e bën sakrificën e Kingut krejtësisht të palexueshme, thonë mbështetësit e CRT. Është një vizion i së kaluarës i mbytur nga kujtesa, që i përshtatet më mirë përfytyrimeve distopike të George Orëell-it sesa një kombi që kërkon të shpengojë premtimin e tij për vetëqeverisje të vërtetë, të shtrirë dhe demokratike. Rikthimi i trashëgimisë së tij është të kuptosh se nuk ka dritë mes një shoqërie vërtet demokratike dhe një shoqërie të drejtë racore.

Por pyetja mbetet.

Ku ndryshojnë mësimet e Kingut në krahasim me teorinë kritike të racës?

Për të filluar, është e nevojshme të kuptohet se brenda botimit të vitit 2016 të “Një hyrje në Teorinë kritike të racës: një hyrje”, i Richard Delgado dhe Jean Stefancic argumentuan se CRT ndoqi “traditën radikale amerikane” të Martin Luther King, Jr. Ata e pozicionuan teorinë kritike të racës si një pasardhës të filozofisë së tij të drejtësisë sociale që dënonte imperializmin amerikan, klasizmin dhe racizmin anti-zezak, duke vënë në dukje se trashëgimia e Kingut ishte kooptuar nga “një konservatorizëm i shfrenuar, në fytyrën tuaj” i krijuar për të penguar përparimi racor.

Por si mund të kuptohet përparimi i zhvillimit racor me të njëjtën mendësi të përmbysjes të pushtetit dhe të përcaktimit krejtësisht racist se po je me ngjyrë je i destinuar të jesh i persekutuar dhe po të jesh i bardhë je persekutor, një teori që synon indoktrinimin e fëmijëve synohet tu imponohet atyre që nga shkolla. Këtu ideja e fjalimit “Unë kam një ëndërr” të King kthehet në të kundërtën e asaj për një të ardhme në të cilën katër fëmijët e tij nuk do të gjykoheshin ” nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga përmbajtja e karakterit të tyre.”

Udhëheqësit nga Projekti 21, një rrjet lidershipi i zi i sponsorizuar nga Qendra Kombëtare për Kërkimin e Politikave Publike, thonë se teoria kritike e racës largon kombin nga trashëgimia e Kingut duke politizuar racën ndërkohë kur lideri i ndjerë i të drejtave civile predikoi një mesazh uniteti. Anëtarët e Projektit 21 vunë në dukje shembuj të tillë si Projekti 1619, për të cilin ata argumentuan se mëson ndarjen në vend të unitetit aspironte që King.

Projekti 1619

Projekti 1619 duke shtrembëruar historinë e Amerikës thotë se SHBA nuk është toka e lirisë [por ajo ka lindur nga një mëkat kapital është toka e skllavërisë . Anëtarët e Projektit 1619 Inc. kanë qenë katalizatori për të ndryshuar narrativën e zbarkimit të afrikanëve të parë të skllavëruar që arritën në koloninë e Virxhinias në Point Comfort, Fort Monroe e sotme, në Hampton, VA dhe kjo sipas tyre shënoi mëkatin e pashlyer të Amerikës.

Në zemër të trajnimit të nuancuar të drejtësisë sociale qëndron një nëngrup i ideologjive të përafruara më famëkeq me Teorinë Kritike të Racës dhe lëvizjen Marksiste. Ky trajnim njihet si Projekti 1619, dhe ideologjitë e dukshme marksiste që mbështesin parimet e tij themeluese do ta bënin çdo studiues të lexuar mirë ta fshinte projektin si doktrinë politike që nuk mund të ekzistojë jashtë sferës së fiksionit metaforik.

Pavarësisht mungesës së saktësisë historike, doktrina është prezantuar akademikisht dhe profesionalisht në të gjithë Amerikën. Ndërsa prindërit protestojnë për miratimin e këtij materiali nga shkollat e tyre lokale, nxënësit e shkollave po marrin një shije të synimeve të vërteta pas lëvizjes për drejtësi sociale. Projekti 1619 u themelua nga Nikole Hannah-Jones, një gazetare hulumtuese amerikane dhe shkrimtare kontribues për Neë York Times. Në të kaluarën e afërt, Hannah-Jones ka qenë shumë e zëshme në lidhje me opinionet e saj për çështjet bashkëkohore të të drejtave civile dhe madje ka shkuar aq larg sa të kërkojë publikisht dëmshpërblime për pakicat amerikane, përfshirë edhe veten. Kjo doktrinë e favorshme politikisht supozon shumë më tepër se çdo çështje revolucionare e të drejtave civile. Në fakt, një përmbysje e plotë e historisë amerikane është më shumë në të njëjtin nivel me këtë prirje.

«Shumica e nxënësve të shkollës mund të lexojnë datën e themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: 4 korrik 1776. Por një projekt i zjarrtë nga Revista Neë York Times e ndryshon këtë datë në 20 gusht 1619—ditën kur 20 afrikanë të skllavëruar mbërritën për herë të parë në tokën e Virxhinias. “NYT e mbuloi këtë ese nga Hannah-Jones, duke e përshkruar Projektin 1619 si “një iniciativë e vazhdueshme nga The Neë York Times Magazine që filloi në gusht 2019, në 400 vjetorin e fillimit të skllavërisë amerikane. Ai synon të riformulojë historinë e vendit duke i vendosur pasojat e skllavërisë dhe kontributet e amerikanëve me ngjyrë në qendër të narrativës sonë kombëtare.”

“Për shkak se Projekti i vitit 1619 dhe Teorisë Kritike të Racës kanë përjetësuar një narrativë të ‘racizmit sistemik’, është edhe më e domosdoshme që të ri përqendrojmë përpjekjet tona në arsyen pse është e rëndësishme të arrijmë ëndrrën e Dr. King për t’u ngjitur në majë të malit, Ndërsa mbrojtësit e teorisë kritike të racës thonë se po përpiqen të mësojnë një pjesë të rëndësishme të historisë amerikane që shpesh injorohet, McClendon kundërshton se në fakt ajo bën më shumë dëm sesa mirë.

Pse Teoria Kritike e Racës është raciste?

CRT është një doktrinë shumë e dëmshme dhe në fillimin e trajnimit të saj, bën që studentët me ngjyrë dhe të tjerët ta shohin veten gjithmonë si viktima inferiore dhe të pafuqishme që diskriminohen pa asnjë zgjidhje të mundshme për ndryshim ose përparim. Teoria “mëson se racizmi është në zemër të themelit të Amerikës”, ndërsa në të njëjtën kohë mëson se “i gjithë sistemi ynë amerikan duhet të shkatërrohet” për të mposhtur racizmin.

“Pas shkatërrimit të tij, ata nuk kanë asnjë rrugë të qartë drejt Rindërtimit, përveçse ta shtyjnë qeverinë tonë drejt marksizmit dhe politikave socialiste” “Nuk është çudi, sepse CRT i ka rrënjët në Teorinë Kritike Marksiste të modifikuar për të depërtuar në sistemin kapitalist.”

Vendi duhet t’i kthehet mesazhit të Kingut, i cili ai tha se i mëson njerëzit të shohin njëri-tjetrin si individë dhe jo t’i përcaktojnë sipas racës së tyre. Ne duhet të theksojmë se çdo individ është i aftë të arrijë suksesin dhe ndjekjen e ëndrrës amerikane përmes punës së palodhur dhe vendosmërisë. Ne nuk duhet të lëmë mënjanë grupe të caktuara dhe t’i bëjmë ata të ndihen sikur nuk mund t’i arrijnë qëllimet e tyre të jetës, nëse nuk ushqehen me lugë dhe nuk u jepet një mënyrë jetese që i bën ata të varur nga qeveria për gjithë jetën. Ata gjithashtu duhet të kuptojnë se mundësitë e barabarta nuk do të thotë të barabarta. Nuk mund të luftosh racizmin me një anti racizëm që është racizëm në kahun tjetër.

Nga na tjetër kundërshtarët “anti-CRT”, e cila kërkon të ndalojë kurrikulat, librat ose trajnimet e lidhura me racën që ofrojnë një pamje të pakëndshme të së kaluarës sonë dhe implikimeve të saj aktuale. King i ka të ngjarë të marrë parasysh me hidhërim dinamikën shumë të njohur pas reagimit të sotëm. Pas lëvizjes globale të vitit 2020 për drejtësi racore në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë, pas vrasjes së egër policore të George Floyd, legjislaturat në 32 shtete janë mbështetur në atë që – se antiracizmi është kundër të bardhëve – për të nxitur kryqëzatën antidemokratike kundër atë që ata e quajnë “teori kritike e racës”. Po a është kështu ?

Për më shumë se 30 vjet, studiuesit kanë përdorur teorinë kritike të racës si një mjet analitik kjo mund të jetë e pranueshme po të jemi në fushën e teorisë. E djathta e ka riemëruar atë si racizmin e ri, pasi zgjimi rrëmbehet, si një kërcënim për nxënësit e pafajshëm të shkollës dhe si përndjekës për vdekjen e vetë “qytetërimit perëndimor”.

Teoria është bërë objektivi i përpjekjeve të koordinuara për të stigmatizuar dhe fshirë breza të njohurive, avokimit dhe historisë antiraciste. Objektivi është edhe zhdukja e historisë së antiracizmit dhe mohimi i rëndësisë së tij bashkëkohore thonë të majtët. Në fakt, teoria kritike e racës nuk është aspak një teori. Nuk është as një “perspektivë” e mësimdhënies së historisë. Është racizëm dhe fanatizëm, dhe jo vetëm kaq – është një përpjekje për të ringjallur një axhendë të dështuar marksiste.

Teoria kritike e racës është një degë e teorisë kritike, ideja e Shkollës së Frankfurtit, një grup marksistësh të shekullit të 20-të të lidhur me Institutin për Kërkime Sociale. (Fakt argëtues: themeluesi i Institutit për Kërkime Sociale donte që ai të quhej Institut fur Marxismus, që përkthehet në “Instituti për Marksizmin”. Ky emër u hoq nga frika se do të tjetërsonte publikun.)

Sigurisht, është e pamundur të përmblidhen shkrimet e shumta të studiuesve të racës kritike së bashku me ato të Dr. Kingut pjellor në disa paragrafë, por ne mund të identifikojmë disa besime thelbësore midis tyre për të përcaktuar se si ato përputhen me njëri-tjetrin.

Në esenë e rëndësishme të Derrick Bell të vitit 1995 “Kush ka frikë nga teoria kritike e racës”, ai shqyrtoi se si CRT ishte një mjet i nevojshëm për ekspozimin e racizmit sistemik në shoqërinë amerikane, duke pohuar troç:

“Siç e shoh unë, teoria kritike e racës pranon se revolucionarizimi i një kulture fillon me një rivlerësim rrënjësor i tij”. Artikulli vëren se si CRT është veçanërisht i dobishëm në kritikimin e diskurseve të verbërisë së ngjyrave në epokën pas të Drejtave Civile, duke vënë në dukje se adhuruesit e kësaj metode kërkon të “prish” dhe të shkojë përtej politikave ligjore si “integrimi, veprimi afirmativ dhe masa të tjera liberale”, duke shtuar se këta studiues janë shumë dyshues për “agjendën liberale”. Referenca për një axhendë “liberale” duket se kritikon ata në establishment që ishin të kënaqur me ndryshimet legjislative të viteve 1960 dhe mbetën të vetëkënaqur pasi padrejtësitë racore shkatërruan komunitetet e zezakëve në epokën e “daltonizmit”.

Në të vërtetë, CRT u zhvillua midis studiuesve të gjeneratës pas të drejtave civile si një lente për zbulimin e metodave të fshehta përmes të cilave amerikanët zezakë margjinalizoheshin vazhdimisht në shoqërinë amerikane. Teoricienët e racës kritike përdorin një sërë metodash për të kritikuar qëndrueshmërinë e racizmit strukturor në epokën e supozuar pas racore të shoqërisë amerikane, duke ekspozuar sesi aparatet ligjore përjetësojnë vazhdimisht politikat raciste dhe padrejtësitë racore edhe pas fitoreve legjislative të viteve 1950 dhe 1960. Ata lëshojnë gjithashtu thirrje për praktika anti-raciste që përballen dhe çmontojnë strukturat e supremacisë së bardhë që vazhduan deri në të tashmen.

Për Martin Luther King, Jr., një nga veprat e tij të fundit, Ku shkojmë nga këtu: kaos apo komunitet?, botuar në vitin 1967, përcakton qartë mendimet e tij rreth asaj se si Amerika e bardhë braktisi kryesisht Lëvizjen për të Drejtat Civile pas fitoreve të saj legjislative në mesi i viteve 1960 dhe diskuton nevojën për të investuar drejtpërdrejt në komunitetin amerikan të zi për të arritur ngritjen kolektive.

Në ngjashmëri me “rivlerësimin radikal” të mbështetur në esenë e Bell-it, King tha troç: “si hapi i parë drejt rrugëtimit drejt barazisë së plotë, ne do të duhet të përfshihemi në një rirenditje radikale të prioriteteve kombëtare”. Në ngjashmëri me shumë studiues të CRT-së, King kritikon njerëzit e bardhë të vetëkënaqur që përfitojnë nga racizmi strukturor, ndërkohë që mohon se ata janë vetë “racistë” ai vëren se Amerika ka ende një “borxh drejtësie” që duhet t’i paguajë popullatës së saj zezake ; ai mbrojti një “të ardhur të garantuar” dhe ai pohoi se një komb i tillë i pasur ka një imperativ moral për të siguruar që të gjithë qytetarët e tij të kenë akses në “një shtëpi të mirë, një arsim të mjaftueshëm dhe para të mjaftueshme për të siguruar nevojat themelore për dikë në familje.

Në realitet, debati i KDF-së është vetëm një moment tjetër në traditën amerikane të keqpërdorimit të MLK-së, duke filluar nga kontestet mbi veprimet afirmative; ngritja e lëvizjes Black Lives Matter; dhe debatet mbi socializmin kundër kapitalizmit, sa për të përmendur disa. Dhe kjo nuk bëhet me reparacione por me krijimin e mundësisë që të gjithë të jenë të barabartë, equality dhe jo equity.

Equality dhe jo equity

Dhe pse këto terma në shqip përkthehen një soj janë të ndryshëm. Equality do të thotë që çdo individi ose grupi njerëzish i jepen të njëjtat burime ose mundësitë. Equity njeh se çdo person ka rrethana të ndryshme dhe shpërndan burimet dhe mundësitë e sakta të nevojshme për të arritur një rezultat të barabartë. Rruga drejt arritjes së barazisë nuk do të arrihet duke trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë. Do të arrihet duke trajtuar të gjithë me drejtësi sipas rrethanave të tyre. Kjo nuk është gjë tjetër veç një teori marksiste që e tregoi vetë rënia e sistemit komunist , jo për parimi i zhvillimit të individëve por frenimi i tyre për të qenë të gjithë të barabartë, një utopizëm marksist i vërtetë, komunizmi shqiptar e vërtetoi këtë.

“Unë kam guximin të besoj se njerëzit kudo mund të hanë tre vakte në ditë për ushqimin e trupit të tyre, të kenë arsimin dhe kulturën për mendjen e tyre dhe dinjitetin, barazinë dhe lirinë për shpirtrat e tyre” pat deklaruar King në fjalimin për pranimin e Çmimit Nobel për Paqe, Oslo, Norvegji, 1964

Rev. Dr. Martin Luther King besonte se arritja e një shoqërie më të mirë kërkon një llogari të ndershme me historinë; që lufton pa falje për të shtypurit dhe të varfrit; dhe që parashikonte një “revolucion të vërtetë në vlera” në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë, që njerëzit të mos gjykoheshin “nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga përmbajtja e karakterit të tyre.”

*Ribotim.

Filed Under: Opinion

NJË LIMONADË QË TRANSFORMOHET NË BITTER

January 20, 2025 by s p

KOSTA NAKE/

(Romani “Stinë epindemie” i Fatos Kongoli, Toena, 2020)

Një roman që fillon dhe mbaron si një histori familjare, një format i kursyer në përmasa dhe numër faqesh, që e bën joshës dhe lehtësisht të asimilueshëm në faqet e para. Por mjaftojnë vetëm dhjetë faqe, derisa shfaqet Xhoda i Marrë, që të formësohet përshtypja e parë: Prof. Dr. Shaban Demiraj në leksionet e veta për kursin pasuniversitar të gjuhës shqipe hapte shumë paranteza, madje edhe paranteza brenda parantezave. Këtë gjë bën pak a shumë edhe Kongoli  me shprehje të tipit “afro tridhjetë vjet më parë”, “këto shënime, që po nis të hedh sot…”, “ndërlikimet e mia lidhen me atë që në qytezë u quajt lagjja e Ardhacakëve… Por më parë, diçka për marrëdhëniet e mia për këtë të fundit”, “me që ra fjala”, “me këtë rast” dhe kulmon me “dëshiroj të bëj një sqarim, në formë paranteze…” Për rrjedhojë, autori i fillon gjashtë herë kapitujt me inkuadrimin kohor: Mars 2020 për t’u rikthyer në bashkëkohësi. 

Romani ka një kornizë kohore të saktë dhe të vërtetë, fillon më 8 mars 2020 me një telefonatë që shtyn festën e ditëlindjes së 70-vjeçarit, së bashku me surprizën që premtohet vazhdimisht, por që nuk përmbushet asnjëherë brenda kohës romanore, – është shpallur kufizimi dhe ndalimi i lëvizjeve, rrjedhojë e shpërthimit të pandemisë. Te ai kufizim, sa i kushtëzuar nga paniku, aq edhe absurd, kanë ndodhur gjëra të çuditshme, njëra prej të cilave vjen te thyerja e rregullave dhe shpërthimi i Thesar Lumit: “Po mua që jetoj i vetëm, që s’ka kush më gjendet, mos do të vijë ndonjë ministër, apo ndonjë zonjë ministreshë, të m’i bëjë pazaret?”

Katër kapituj janë përkohësisht të  mjaftueshëm për të prezantuar personazhet e veprës, pastaj ka një kthim pas në kohë, saktësisht më 7 dhjetor të vitit që kishte një njësh dhe tri nënta i cili do t’ia linte vendin vitit me një dysh dhe tri zero, ndryshim që pritej të sillte ngjarje të jashtëzakonshme, përfshi edhe përmbysjen e botës, kohë kur fillon njohja e Thesar Lumit me pianisten Nertila.

Fillimi i shkrimit të kujtimeve, të cilat Thesari i quan testament, krijon një paralele që e përshkon veprën deri në fund me një alternim të rrëfimit në vetën e parë dhe të tretë, kurse dëgjimi i “Sonatës së hënës” kthehet në një refren pritjeje për të ringjitur kulaçin e thyer familjar.  Atëherë kur duket sikur jemi futur në mjedisin e një drame familjare, mbyllja e detyruar brenda mureve të banesës i jep një rol të ri dritares nga ku duket lagjja e Ardhacakëve, atje ku ndodhet kafe-bilardo “Tymi”, pronari i së cilës është Dhurimi. Fillon e zbehet linja e parë e subjektit për të ndriçuar një linjë të dytë, e cila, edhe pse autori që në fillim deklaron se çdo gjashmëri me persona, mjedise dhe ngjarje është e rastit, mua më kujton Astirin e kryeqytetit. Një thashethemnajë për prishjen e banesave për t’i hapur udhë superstradës, është indicja e një drame për shumë familjarë që kanë bërë investimin madhor të jetës së tyre, por protesta e tyre thyhet për shkak të indiferencës së shoqërisë. Autori bëhet ironik kur tregon se në ngjarjet e lagjes së Ardhacakëve për shumë muaj u përfshinë politika, zyrtarë të lartë, partiakë e shtetërorë, mediet e shkruara, mediet televizive, gazetarë, juristë, studiues e analistë. Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare aty ishte shfaqur edhe Mister Timoni, që më kujton Kryeministrin me thirrjet e përsëritura “na jepni mundësi që ta kemi vetë timonin.” Pas zgjedhjeve del afera e autostradës, 2 km të së cilës do të ndërtoheshin për 40 milionë euro. Thesari konstaton se “askujt nuk i bëhej vonë për hallin e protestuesve” dhe pasohet nga sarkazma “banorët le të protestonin  sa të kishin qejf, ama duke qëndruar në trotuar, jo në rrugë.” Megjithkëtë, pasqyrimi i ngjarjeve, duke mos patur asnjë lidhje me familjen e Thesar Lumit, duket më shumë si një saldim që nuk ta kënaq vështrimin.

Një linjë e re subjekti hapet me ardhjen e Sonjës nga emigracioni për të takuar shkrimtarin Katos Fongoli, (që unë s’di pse e lexoj Fatos Kongoli), dhe për të shkuar në S. ku janë varret e prindërve të saj. Kanë kaluar dyzet vjet nga vdekja e tyre dhe ajo gjendet përpara një kontrasti të fortë: rruga ka mbetur siç ka qenë, por varreza është zhvendosur dhe varret e prindërve të saj kanë humbur nën themelet e fabrikës së qumështit ngritur mbi ta. Kjo ndërhyrje e dhunshme në atë që përbën traditë, do të marrë përmasa edhe më të mëdha duke sjellë brutalisht atë që quhet masakër urbane dhe që personazhet e shohin te rrafshimi i kafe “Kursal” dhe i bashkisë së dikurshme të kryeqytetit.

Sonja mbart me vete edhe dramën e vet të kaluar që ka lidhje me jetën në Bllok, me internimin dhe vdekjen aksidentale të burrit. Në vend të shkrimtarit ajo takon njeriun real që pati shërbyer si model për heroin e veprës së vet dhe që në rininë e hershme kanë patur një raport intim. Këtu fillon intriga që është e domosdoshme për një vepër letrare, e cila zbulon njëkohësisht aftësinë e shkrimtarit për të gërshetuar jetën familjare me problemet e shoqërisë. Pas një qëndrimi dy-tre ditor, Sonja largohet sërish në Hollandë me deklarimin e hidhur: “Erdha këtu me iluzionin se do të gjeja ndonjë gjurmë fëmijërie… Mirëpo këtu nuk ka mbetur asgjë, gjithçka është prishur. Këto dy ditë jam ndier e huaj në vendin tim.”

Ndoshta autori do ketë ndonjë përvojë jo të këndshme me policinë sepse aksioni i saj për të nxjerrë banorët ardhacakë nga shtëpitë e tyre, fillimi i tij në orët e hershme të mëngjesit, konceptimi luftarak, dhuna, përçarja e demonstruesve kalojnë përmes një filtri sarkastik, e ironizon policinë si krah i armatosur i shtetit me ca ndërkallje të përsëritura në kllapa: (Vallë, ta dinte policia këtë fakt?), (Këtë fakt, policia, me siguri duhej ta dinte, përderisa…) duke u lartuar deri në grotesk: “mendoja se ai dreq Gazi…ishte një terrorist i rrezikshëm”, do plotësohet më vonë “i shquar për oratorinë e tij lënduese ndaj autoriteteve” dhe Thesari që shikon policët nga dritarja dhe mërmërit: “Bravo, djema, bravo!” Përplasjet e dhunshme të policisë me banorët shkaktojnë trandje shpirtërore edhe te punonjësit e rendit, prandaj do të doja të gjeja edhe këtu një polic si Arben Guja i tregimit surealist “Kapelja” të Mehmet Elezit, botuar te gazeta “ExLibris” e datës 17 qershor 2023. Për ta zbutur këtë qasje të pakëndshme, bitter, Kongoli sjell policin Ylli që logjika e çon drejt kompromisit dhe e kalon me shprehjen ngushëlluese “nuk ka pyll pa derra.”

Linja e katërt është ajo e oligarkisë së përfolur që vjen nëpërmjet figurës së Arsen Mjaltit, atij djalit që kishte qenë “ndër nxënësit më të prapë të qytezës”, që u rrit si pronar i hotelit “Kondor” dhe përfundoi si deputet, pasi e kërkojnë “të përfshihet në politikë sepse janë pjekur kushtet… Ç’më ka hipur të futem në politikë? E thjeshtë, miku im, politika është biznesi më fitimprurës.” Mirënjohja që ruan Thesar Lumi ndaj tij është një pelerinë mbrojtëse për të mos i parë oligarkët si armiq, por si pjesë e këtij realiteti problematik.

Mesazhi më i rëndësishëm që përcjell autori është ftesa e opinionit publik për t’u shkundur nga indiferenca dhe për t’u ngritur kundër autoritarizmit të identifikuar me dhunën policore, kundër padrejtësive dhe korrupsionit shtetëror. Artistikisht kjo është realizuar me figurën e Thesar Lumit që fillon si spektator i ngjarjeve te lagjja e Ardhacakëve, vazhdon me pjesëmarrjen aktive në protestë për shkak “të heshtjes bërtitëse të Prokurorisë, indiferencës së publikut të gjerë” dhe, duke thirrur “Lironi djemtë tanë!” kulmon me arrestimin dhe futjen në birucë duke i thënë vetes: “Derdimen, je person me rrezikshmëri të lartë.” Ai kthehet në burizan të opinionit të shëndoshë publik kur shpërthen: “Lapangjozë! Keni 30 vjet që vini dhe ikni nga pushteti, e njerëzit po kështu, herë me ujë, herë pa ujë, herë me drita, herë pa drita… Mirë na e bëni, qindin të na punoni, përderisa ky milet di të lehë vetëm si puna ime… mjafton të recitoni me raste fushatash, dhe jo vetëm, të njëjtat premtime mashtruese, që nuk i mbajtët kurrë!” Në paraburgim ndodh më e pabesueshmja: hetues është i biri ish-hetuesit pervers sybardhë A.P. që deklaron “Jemi dhe do të jemi gjallë, kurdoherë!” Pra, vazhdojnë të drejtojnë pasardhësit e Bllokut.

Filed Under: LETERSI

“Trump 2, urime, shpresa dhe mirënjohje kombëtare”

January 20, 2025 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Sot, datë 20 Janar 2025, në hollin e Capitol Hill, Washington, do të zhvillohet ceremonia e betimit të Presidentit të 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z Donald Trump , i cili kundër pothuaj të gjithëve (Deep state, fake-news dhe exit polleve fake), i fitoi të gjitha (Shtëpinë e Bardhë, Senatin, Kongresin dhe votën popullor)), duke u ri-kthyer triumfalisht për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Në pamundësi të pjesëmarrjes fizikisht (përgjigjur ftesës Senatorit Republikan Roger Wicker, Chairman of ASC), në statusin e Senior Ekpertit të Sigurisë, që në dy fushatat (16/2024) ka konfirmuar publikisht besimin dhe mbështetjen në projektin e Tij për: “Amerikën përsëri të madhe” (e shqipëruar edhe më të fortë), ose një superfuqi të pakonkurueshme dhe të pamposhtur, nëpërmjet gazetës Panorama i shpreh urimet më të përzemërta dhe i uroj suksese në 4 vitet në vijim, Presidentit Trump.

Po ashtu, i uroj përzemërisht suksese si dhe mbetem besimplotë se Trump-2 do ta shpëtojë/shërojë ShBA nga “Deep State; demokracia fasadë, korrupsioni i politikaneve të lartë; ushtria e burokratëve me kullaro demokratike, si dhe interesat e filantropistëve” që kanë pushtuar jo vëtem shtetin Amerikan, por edhe Kombin tonë të ndarë në dy shtete sovrane (Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës).
Nga ana tjetër, mbetem shpresëplotë, seTrump2 do të shërbejë edhe për Paqe dhe botë, europë, rajone, etj më të sigurt. E thënë më qartë, pa fuqinë e pakonkurueshme të SHBA, nuk ka as NATO, as Paqe as Stabilitet dhe as besim te rendi dhe mekanizmat e sigurisë gloale.

Prandaj, pa hyrë në detaje që nuk janë subjekt i ketij shkrim-urimi, mbetem shprëseplotë se Trump-2 duke përdor forcën e Leadership-it të Tij, të integruar me fuqinë e pakonkurueshme ushtarake, diplomatike dhe ekonomike të ShBA, do të triumfojë në Ukrainë, Lindjen e Mesme, etj, duke i gjunjëzuar, Rusinë-Putiniste, Kinën, Iranin, Kim-Jongun, veçmas apo edhe në Aleanca të mundshme.
Por, pse jam besimplotë se Presidenca Trump-2 do të jetë mbështetje e fortë për interesat (mbarë) Kombëtare, të cilat fatmirësisht i gjej të konvergojnë edhe me interesat gjeopolitike të ShBA në Ballkan:

Së pari, në statusin e Ekpertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe marrëdhënieve me ShBA/NATO dhe si i privilegjuar/ftuar të ndaj: “vleresime strategjike për rreziqet e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perendimor” në forumet/Institutet dhe kokegët e Senatit të USA në fundvitin e 2024, etj, ripërsëris mirënjohjen kombëtare për Presidencën Trump-1, konkretisht për Marrëvëshjen e Paqes, nënshkruar nën përkujdesjen/imponimin e Tij në Dhomën Ovale, (shtator 2020)” nga Kryetarët e Weveribe të dy vendet sovrane (Kosovë-Serbi), si dhe “qershinë mbi tortē”, njohjen nga Izraeli të Kosovës.

Së dyti, mbetem sigurisht shpresëplotë se, Trump-2 do të “ri-investohet personalisht”, për të përmbyllur Projektin e Tij/Marrëvëshjen e Paqes (2020), të përmirësuar përkundër: “oshilacioneve të Millosheviçit dhe interesave gjeopolitike të Rusisë-Putiniste në Rajon; riciklimit te frikshëm të garës së armatimeve dhe axhendes bolshevike e përjetësisë së pushtetit të Dodik-ëve të korruptuar ne Rajon”, pra për imponimin e zbatimit të një: “paketë me investime gjeostrategjike si autostrada e paqes Beograd-Prishtinë dhe lidhje me koridorin 8; port rajonal në ujërat e thella të Adriatikut (RSh), si dhe njohje të reja për Kosovës”.

Së treti, ndërkohë që janë tërhequr “me zvarritje” nga deliret e (mbi) Pushtetit se: “Trump-1, përbënte kërcënim për ShBA dhe marrëdhëniet me RSh”, edhe gjatë Trump-2 do të (keq) zhgënjehen sovranistët e Prishtinës edhe pashallarët e Tiranës zyrtare, pasi edhe Presidenca-2 ka për të provuar se prioritet i Presidentit Trump nuk janë emrat e pushtetarëve të radhës as partitë politike (u thënçin), por: “vetëm konvergjenca e interesave gjeopolitike Amerikane me ato Kombetarë/RSh në rajon, Adriatik dhe mesdhe”.

Së fundmi, mësimi i përbotshëm nga fitoria historike e Trump-2, është se krizat e nuk zgjidhen vetë, as vetem me fjalime cinike, as me peshqeshe “alla-Sulltanatë”, por as se “do na vijë vetë Domald Trump të shpëtojë Shqipërinë” e (keq) gjunjëzuar nga demokracia fasadë, shteti i kapur nga korrupsioni në çdo qelizë si dhe fuqia elektorale/kriminale e mbipushtetit”.

Parë kështu, j’u i bej thirrje vllazërore bashkë-qytetarëve (sigurisht edhe emigrantëve), që në zgjedhjet 11 Majit 2025 t’i përbashkohemi misionit historik të 1990 “për Shqipërinë demokratike si gjithë Europa”, duke j’u rikthyer shqiptarëve besimin te vlerat e të djathtës: “Familja, Atdheu, Tregu, Interesat Kombëtare, balancat demokratike të pushteteve dhe orientimi Euroatlantik i Kombit tonë të bekuar”!

Zoti e bekoftë Presidencën Trump-2, interesat kombëtare dhe partneritetin strategjik me ShBA-të si dhe aspiratën e Shqiptarëve, për ti bërë RSh dhe Kosovën si USA dhe gjithë Europa demokratike.

Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Senior Expert për SK, Rajonin dhe USA/NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut; & ish:
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.

Filed Under: Politike

Dr. Ibrahim Rugova Presidenti historik dhe i Pavarësisë së përjetshme të Kosovës

January 20, 2025 by s p

-U shua para 19 viteve në 21 Janar 2006/

-Intervistat ekskluzive që kam zhvilluar me Presidentin historik të Kosovës,  Dr. Ibrahim Rugova që nga e para e Shtatorit 1994 deri te e fundit në Shkurt 2005 dhe deklarata tjera/

  -Disa nga raportimet që kam bërë në Janar 2006/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË,  Janar 2025/ Dr. Ibrahim Rugova – Presidenti historik dhe i Pavarësisë së përjetshme të Kosovës, ideator dhe arkitekt i së cilës ishte, u shua para 19 viteve në 21 Janar 2006. 

Në këtë vit 2025 të 26 vjetorit të Lirisë së Kosovës, veprimtaritë përkujtimore zhvillohen në prag të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të shpallur në 17 Shkurtin historik 2008. Në veprimtaritë përkujtimore theksohet se  në Lëvizjen për Liri e Pavarësi Dr. Ibrahim Rugova u bë simbol i rezistencës me përkrahjen e popullit të Kosovës, elitës intelektuale, patriotëve dhe të botës demokratike perëndimore.

  Që para më shumë se tre dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet të pavarur. “Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkobëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte ai.

Dr. Ibrahim Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, në 23 Dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

Pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, që shpallte Kosovën Republikë, si dhe Referendumit për Pavarësi të fundshtatorit 1991, në 24 Maj 1992 Rugova në zgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh President i Republikës së Kosovës, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Si gjithmonë, edhe në 4 Mars 2002, duke u inauguruar në Parlamentin e Kosovës President i pas zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës – në liri, Rugova shprehej: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”.

Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.

 “I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Ibrahim Rugova në  6 Tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në intervistën e parë ekskluzive që kam zhvilluar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) ditën e enjëte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, po edhe në raste të tjera, e falënderonte e vlerësonte shumë Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, korrespondent i së cilës isha mëse çerek shekulli, nga dita e 24 Majit 1992 kur u zgjodh President.

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti Rugova në intervistë.

Ajo intervistë e parë e një Presidenti të Kosovës për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë zhvillohej në kohë të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova, në intervistën ku fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Në intervistë, Presidenti Rugova tek fliste atëherë si për ëndërra parashikonte ngjarjet që pasuan, theksonte se “kishte kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta dhe më pas të bisedohej me serbët për ardhmërinë e Kosovës”. 
“Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë. Kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, theksonte Rugova. 
Ai besonte se mbrojtja ndërkombëtare në Kosovë do të mbërrinte. 

“Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim”, shprehej Presidenti Rugova.
Pyetjes se çfarë do të thotë politikë globale shqiptare dhe si mund të realizohet ajo në praktikë, në kushtet e ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij, Presidenti Rugova iu përgjigj: “Kjo politikë do të shembë muret mes shqiptarëve”.

“Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët po bashkëpunojmë në planin politik”, theksonte Presidenti historik i Kosovës. 
 “Në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Do të thotë se kemi një vizion se ç’duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se politika globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte”, shprehej ai. 
Rugova vlerësonte se, “politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në planin ndërkombëtar”. 

“Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj, brenda dhe jashtë, e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje, që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët”, vijonte ai. 

Në 11 Tetor 1991, në Prishtinë, ishte miratuar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.  Deklarata kishte tre opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare.

Presidenti Rugova në intervistën për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë vlerësonte se, “ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar”, se “opcioni i parë ishte një Kosovë e pavarur e neutrale”, dhe “që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale”.

Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në konferencën për shtyp të 6 Shkurtit 1998 duke u përgjigjur në pyetjet që i bëja theksonte se Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë në Kosovë para se të ndodhë konflikti, ndërsa reagimi si komb i shqiptarëve është normal dhe e drejtë e çdo populli të rrezikuar.

E pyeta se, duke pasur parasysh intensitetin e shpejtësinë e zhvillimeve të rrezikshme në Kosovë, a priten masa të mjaftueshme e me kohë të bashkësisë ndërkombëtare për parandalimin e konfliktit, ndërsa Presidenti Rugova u përgegjegj:

“Ne kemi kërkuar që bashkësia ndërkombatare të intervenojë në Kosovë para se të ndodhin konfrontimet, e jo pasi të ndodhin, sepse do të bëhej vonë, dhe kemi bërë apel që të çmohet ajo që ka sakrifikuar populli i Kosovës për shumë vite që ta evitojë konfliktin. Masat parandaluese ndërkombëtare në radhë të parë duhet të jenë një presion shumë më i madh mbi Beogradin që ka përqëndruar forca të mëdh dhe kërcënon që edhe ushtarakisht ta godasë Kosovën”.

Në pyetjen tjetër që i bëra, se si i komenton deklaratat e politikanëve shqiptarë në Shqipëri, Maqedoni, etj., për reagim si komb në rast konflikti në Kosovë, presidenti Rugova u përgjegj:  “Është i natyrshëm dhe mëse normal ky qëndrim i Shqipërisë, përkundër vështirësive që ka ajo sot. Shqiptarët janë të organizuar si shtet e si shoqëri edhe në Kosovë, edhe pse nën okupim. Edhe shqiptarët në Maqedoni kanë një organizim, që dita-ditës po përparon më shumë. Kemi tërhequr vërejtjen dhe të gjithëve u është bërë e ditur se po të fillojë diçka, më e keqja, në Kosovë, atëherë i gjithë rajoni do përfshihej, edhe Shqipëria, Maqedonia, Greqia, gjithësesi Serbia,  Mali i Zi dhe vende të tjera. Prandaj, është një kujdes i shtuar i bashkësisë ndërkombëtare”.

Presidenti Rugova i bëri thirrje Beogradit që t’i kthehet dialogut me ndërmjetësim ndërkombëtar për Kosovën, që të  mos e provokojë edhe më tej situatën dhe të ndërpresë dhunën. Ai tërhoqi vërejtjen edhe për seriozitetin e pohimeve se në Vojvodinë (krahinë në Serbi) regjimi serb po rekruton rezervistë për t’i dërguar në Kosovë…

Me Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova kam zhvilluar intervista ekskluzive, së pari për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë e pastaj të tjera për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, isha edhe në konferencat e shumëta për shtyp që mbante para, gjatë e pas luftës në Kosovë, ku bëja pyetje e merrja përgjigje, jam takuar edhe në raste të tjera.

Në dokumentarin televiziv “Fakte – Konferencat për Shtyp të Presidentit Rugova”, autori Adnan Merovci – udhëheqësi i Protokollit të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova gjatë viteve ’90-ta dhe deri në vitin 2000, mes gazetarëve të rregulltë që vendin ku do uleshin e kishin thuese të paracaktuar të parin më përmend mua…

Në 5 Mars 1999, një takim i Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova me Senatorin Amerikan Robert Doll – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të SHBA Bill Clinton, ishte edhe një paralajmërim lirie. Takimi shumë i rëndësishëm u mbajt në Shkup, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë.

Ishte koha kur konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999,  u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.

Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova,  në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit në një konferencë shtypi në 5 Mars paralajmëronte nënshkrimin  para 15 Marsit 1999 të Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990. Në konferencën për shtyp ku isha atëherë korrespondent i Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë,  tani korrespondent i Gazetës DIELLI – organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…

Dhe, vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i  Ditës së Lirisë -12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë,  në vendin që në 2025-tën feston 26 vjetorin e Lirisë e 17 vjetorin e Pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.

Ashtu si paralajmëronte Presidenti Rugova, në mes të marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën, ndërsa Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake për Kosovën të NATO-s, forcës ushtarake më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Në 29 Maj 1998, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…

Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s…

 Njëmbëdhjetë vite pas takimit në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës kosovare, por edhe në Sheshin me Emrin e Shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar. 
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton. 
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.

Me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit historik të Kosovës Rugova, Presidenti Amerikan Clinton shprehej: “Kam pasur nder ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…

 
Në Kosovën e lirë nga Qershori 1999 i hyrjes së NATO-s në Kosovë,  për Presidentin historik e kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ngjarje e vitit 2000 ishin zgjedhjet lokale të 28 Tetorit në Kosovë, ndërsa ngjarja që do ta shënojë vitin 2001 do të jetë mbajtja e zgjedhjeve nacionale presidenciale e parlamentare.

“Të mira, të mira…”, përsëriti disa herë Presidenti Rugova, derisa e pyeta të deklarojë për gazetën Rilindja se cilat janë parashikimet e tij, në prag të Vitit të Ri 2001, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Për njohjen e pavarësisë së Kosovës “e presim momentin më të mirë, momentin e duhur, në kohën e duhur”, theksoi Rugova duke shtuar se “vendi është, është vendi i duhur”.

Përgjigja u shoqërua me duartrokitje të gazetarëve të pranishëm dhe me urime, në një atmosferë të gëzuar të pritjes së organizuar në Rezidencën e Rugovës në prag të Vitit të Ri 2001 dhe të fillimit të Milenumit të Tretë.

Ndërsa, duke u përgjigjur në një pyetje tjetër, Rugova tha: “Unë nuk i ndërroj fjalët shumë, por kur ndryshojnë gjërat i ndryshoj edhe fjalët. Jam duke punuar në ndryshimin e gjërave të mëdha, pra, si pavarësia, etj, që të njihen”.

Presidenti historik Rugova edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, edhe në Amerikë e në shtetet e Bashkimit Evropian, kudo, fliste për Pavarësinë e Kosovës si zgjidhja më e mirë dhe kompromisi i shqiptarëve.

 “Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, citoja kështu Presidentin Dr. Ibrahim Rugova në kryetitull të ballinës së gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në fundvitin 2002, në intervistën ekskluzive që kisha zhvilluar pas kthimit nga festimet në Vlorë të 28 Nëntorit dhe takimit që kishte me Sekretarin Amerikan të Shtetit Igëllberger.

 Në Rezidencën Presidenciale në Velani – Prishtinë Presidenti Ibrahim Rugova mbante në duarë dhe në tryezë gazetën Rilindja botim special festiv për jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të 28 Nëntorit 2002, derisa në atë kohë kur isha kryeredaktor i gazetës historike në fund të Dhjetorit 2002 zhvilloja intervistën ekskluzive për Rilindjen festive të Vitit të Ri.

Më pak se një muaj para përurimit të Shtëpisë së Pavarësisë në Prishtinë, Presidenti Rugova në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare kishte dalë me propozimin për simbolet shtetërore, për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës.

“Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës”, thoshte Rugova në intervistën ekskluzive që zhvillova në prag të Vitit të Ri 2003 për gazetën Rilindja.

Mes pyetjeve që i bëra Presidentit Rugova, në bashkëbisedim, iu drejtova: “Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13 vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet”.

Presidenti Rugova u përgjegj: “Gjithësesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual.

Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i eci këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra, të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë”.

Edhe tani dhe përjetshëm Flamuri i Dardanisë, i dizajnuar sipas idesë së Presidentit historik Rugova dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar janë në të dy anët e Flamurit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Pavarësisë me emrin e Ibrahim Rugovës.

Presidenti Rugova kaherë theksonte idenë për autostradën Shqipëri-Kosovë, Rrugën e Kombit, nëpër shtigjet e vjetra historike, derisa shprehej se, “nëpër vendin tim kalojnë rrugë të rëndësishme evropiane, sikur ishte rruga antike Via Egnatia”.

Me vendimin e Qeverisë kosovare, është emërtuar “Ibrahim Rugova” autostrada në Kosovë, e ndërtuar në vazhdim të autostradës në Shqipëri nga bregdeti shqiptar-Durrësi deri në portën kufitare në Morinë-Vërmicë, mes qytetit të Lidhjes së Prizrenit dhe Kukësit.

Në Tetorin e vitit 2005,  Presidenti Rugova në takim me projektuesit thoshte se se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Durrës tregon se, “ne jemi të aftë të bëjmë dhe mbajmë shtet, dhe se e meritojmë pavarësinë”.

 “Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e pavarësisë, të jemi një anëtar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë”, më thoshte Presidenti Dr. Ibrahim Rugova në një intervistë tjetër eksluzive në jubileun e 60 vjetorit të gazetës Rilindja, të 12 Shkurtit 2005, ku poashtu fliste edhe për autostradën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe për garancitë e shtetit të Kosovës për pakicat kombëtare, për të gjithë qytetarët.

“Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët tanë”, theksonte Rugova në intervistën eksluzive që në ballinë të gazetës Rilindja kishte kryetitullin: “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin”.

“Njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Rugova.

Ndërsa, i pyetur për marrëdhënet e realiteteve të reja mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sipas shumë vlerësimeve, shembull për rajonin dhe se si e shihte të ardhmen e këtyre dy vendeve, jo vetëm në marrëdhëniet e tyre, por edhe në integrimet euroatlantike, Rugova thoshte:

“Po, ne gjithsesi do të kemi gjithnjë e më shumë marrëdhënie të mira me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ju e dini, tashmë kemi edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, pastaj, marrëveshje të ndryshme për bashkëpunim ekonomik, kulturor, etj., dhe gjithsesi do të ndikojë pozitivisht ndërtimi, nuk është e tepërt ta themi, i Autostradës Prishtinë-Durrës, që do të hapte edhe një lidhje tjetër të Kosovës me botën. Dhe, gjithsesi synimet tona, të të dy vendeve, janë integrimi në Bashkimin Evropian, pra Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera, dhe kjo është perspektiva dhe në këtë plan po punojmë me të gjithë”.

Me rastin e pritjes që më bëri dhe intervistës ekskluzive në prag të 12 Shkurtit 2005 – ditës së 60 vjetorit të gazetës Rilindja, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues e Kryeredaktorit Presidentit Rugova i dhurova Pllakatin e Jubileut të 60 vjetorit të Rilindjes, punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku ka dalë numri i parë i gazetës tradicionale e historike të Kosovës.

Kjo ishte intervista e fundit ekskluzive që kam zhvilluar me Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nga i cili  kam regjistruar edhe deklaratën e fundit  para përfundimit të vitit 2005.

Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së,  partisë-lëvizje, që e udhëhiqte që nga fillimi, ritheksonte se pavarësia është e padiskutueshme, tek fliste jepte mesazh, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të Prishtinës, në 23 Dhjetor 2005, më pak se një muaj para se të kaloi në amshim në 21 Janar 2006.
“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit, ku  paralajmëronte formimin edhe të dy ministrive të reja – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Jashtme të Kosovës.

Në Rezidncën Presidenciale në Velani, ku regjistrova për të fundit herë deklaratat e Presidentit historik Rugova,  në 23 Dhjetorin 2005, ai kishte takime të veçanta – priti kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë dhe diasporë me rastin e 16 vjetorit të themelimit të LDK-së, e më pas kishte takim pune me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës Bajram Kosumi.

Ibrahim Rugova u lind në 2 Dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, të komunës së Istogut, në një familje të madhe që kishte prejardhjen nga krahina e Rugovës, ndërsa u shua në 21 Janar 2006.

 “Presidenti Ibrahim Rugova ndërroi jetë”, bënte të ditur Presidenca e Kosovës në komunikatën e dërguar në 21 Janar 2006, në mesditë.

 “Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, prijësi i Kosovës në vitet e mëdha të procesit për pavarësi të vendit tonë,  ndërroi jetë sot (e shtunë) në ora 11:38.

Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë”, thuhej mes tjerash në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.

GAZETA RILINDJA E 27 JANARIT 2006: BOTA NDEROI PRESIDENTIN HISTORIK TË PAVARËSISË SË KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA

  Para 19 vitesh, gazeta tradicionale e Kosovës, Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha, ka raportuar se, më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik të Pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit.

Gazeta Rilindja në botimin special, në kryelajmin lart krahas logos-emrit shkruante: 500.000 NJERËZ – MË SE 500.000 NJERËZ NËPËR RRUGËT DHE SHESHET E PRISHTINËS, NË SALLËN “1 TETORI”, TE VARREZAT E DËSHMORËVE E HERONJËVE TË KOMBIT NË LAGJEN VELANIA NË BREGUN E DIELLIT I SHPREHËN NDERIMET MË TË LARTA KOMBËTARE E NDËRKOMBËTARE PRESIDENTIT HISTORIK TË PAVARËSISË SË KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA.

Kryetitulli i ballinës në gazetën Rilindja ishte BOTA NDEROI e nëntitulli NDERIMET MË TË LARTA KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE.

Në ballinën e gazetës Rilindja paralajmëroheshin tre intervista ekskluzive të gjata që ribotoheshin në faqet e brendshme, e që i kisha zhvilluar me Presidentin historik Ibrahim Rugova në kohën e lëvizjes e luftës së Kosovës për liri, pavarësi e demokraci dhe pas luftës në Kosovën e lirë: PRESIDENTI RUGOVA PARASHIKOI DHE KRIJOI TË ARDHMEN E KOSOVËS DHE TË SHQIPTARËVE. TRI INTERVISTA EKSKLUZIVE, E PARA PARA 12 VJETËVE.

Fotoja e vetme në ballinën e gazetës Rilindja ishte pamja nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, para Kuvendit e Qeverisë, ku tash është sheshi me emrin e shtatoren e Presidentit të parë e historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në atë pamje-fotografi, në plan të parë ishte një pano-bilbord-kornizë ngjyrë ari me portretin e Presidentit historik me Flamurin e Dardanisë në anën e djathtë, nën të cilën ishte shkruar: Dr. IBRAHIM RUGOVA President i Kosovës (1944 – 2006).

DR. IBRAHIM RUGOVA PRESIDENT HISTORIK I PAVARËSISË SË KOSOVËS PËRGJITHMONË, shkruante me shkronja të mëdha gazeta Rilindja nën fotografi dhe me këtë përmbyllej imazhi i faqes së parë.

KOMEMORACION NË RILINDJE – NDERIMET MË TË LARTA PËR PRESIDENTIN E PAVARËSISË, DR. IBRAHIM RUGOVA

Prishtinë, 24 janar 2006 /TN /QIK – Ndërmarrja Rilindja në një mbledhje komemorative ka shprehur sot nderimet më të larta për Presidentin e Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Presidenti historik i Pavarësisë së Kosovës me penën, fjalën e veprën e tij madhore gjithmonë ishte dhe do të jetë në Rilindje, tha krytetari i Këshillit Drejtues e Kryeredaktori Behlul Jashari, duke përkujtuar se kishte nderin që Dr. Rugovës t’i dhuronte Pllakatin e Jubilet të 60 vjetorit të gazetës tradicionale të Kosovës, të shkruar me ar e argjend. Drejtori i Shtypshkronjës Vesel Makolli në fjalën e tij tha se Rilindja, shtypshkronja e saj, ishte botuesi më i madh i librave – veprës së madhe letrare të Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit të Kosovës.

Të pranishmit e shumtë në koomemoracion i shprehën ngushëllimet më të thella e më të sinqerta familjes Rugova.

DISA NGA RAPORTIMET E MIA PËR AGJENCINË SHTETËRORE ZYRTARE TË LAJMEVE TË SHQIPËRISË NË JANAR 2006:

PIKËLLIM I MADH NË CERRCË, TEK MOLIKA E MBJELLË NGA IBRAHIM RUGOVA

– Nga Behlul Jashari –

     PRISHTINË, 22 Janar /ATSH/ – Pikëllim i madh ka rënë në vendlindjen e Presidentit Ibrahim Rugova, në Cerrcë të Istogut, te molika që ai kishte mbjellë në oborrin e shtëpisë, kur ishte tetë vjeç. Presidenti Rugova vdiq në moshën 61-vjeçare, molika vazhdon të rritet në vendlindjen e tij edhe pas 53 vjetëve.
     Rreth asaj molike u tubuan njerëzit e fshatit, sapo morën lajmin për vdekjen e Presidenti dhe si në një vend të bekuar qëndrojnë të bashkuar edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 30 orë nga lajmi i hidhur. 
     “Me duart e veta e pat mbjellë këtë molikë”, thotë xhaxhai i Ibrahim Rugovës, Ali Rustë Rugova, njeriu që e rriti dhe e shkolloi dhe që sot pret ngushëllime. “A ende e paske molikën time?”, e kishte pyetur Rugova i lumtur xhaxhain  në vizitën e fundit që i bëri vendlindjes.
     Në luftën e fundit, forcat serbe dogjën e rrënuan shtëpitë e familjes Rugova. Aliu tregon me dorë andej ku tani nuk ka më shtëpi dhe thotë: “Në këtë vend ka lindur Ibrahimi, këtu e kemi pasur truallin e shtëpisë”.
     Por historia e familjes Rugova është edhe më e hidhur. Vetëm një muaj pasi lindi, foshnja që e kishin quajtur Ibrahim, mbeti pa babanë: Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944, ndërsa më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë i pushkatuan babanë, Ukë Rugovën dhe gjyshin, Rustë Rugovën. Ky i fundit ishte luftëtar i njohur kundër grupeve çetnike që kishin depërtuar gjatë Luftës II Botërore në krahinën e Rugovës.
     “I kanë vra në Kullën e Popit. I vrau OZNA, UDB-ja. As sot nuk ua dimë eshtrat”, tregojnë njerëzit e familjes Rugova. Më e moshuara e Cerrcës, Rabë Rugova, mbi njëqind vjeçe, tregon edhe histori të tjera. “Uka, babai i Ibrahimit, ka pasë lindë pas gjashtë vajzave dhe ishte gëzim i madh për familjen e farefisin. Kur Ukën e vranë, për Ibrahimin u kujdes vëllau im, Aliu, si për djemtë e vet”.
     Në Cerrcë tregojnë se plaka Rabë shpesh çohet edhe natën dhe e puth fotografinë e të nipit, President i Kosovës. Tregojnë edhe histori të tjera. Tregojnë se tek i biri, Uka, Ibrahim Rugova ka përtërirë emrin e të atit, Ukës së vjetër. 
     Bashkë me të tjerët, pret ngushëllime edhe Ajet Hasanaj, shok i fëmijërisë dhe i shkollës i Ibrahim Rugovës. “Ibrahimi ishte i gjithë Kosovës”, flet ai me dhembje të madhe për humbjen e madhe. “Kosova do shkojë përpara edhe pas Rugovës, se ka veprën e tij të madhe. Ibrahim Rugova do mbetet përgjithmonë President i Pavarësisë së Kosovës”, thonë njerëzit në Cerrcë, në vendlindjen e Presidentit Rugova.
/pas/s.s./

KOSOVË, 15 DITË ZI KOMBËTARE PËR PRESIDENTIN RUGOVA
 

     PRISHTINË, 22 janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Këshilli Organizativ i Varrimit të Presidentit Rugova ka shpallur 15 ditë zi kombëtare në Kosovë, duke filluar nga dita e hënë, 23 janar 2006, për nder të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili ndërroi jetë të shtunën, më 21 janar 2006. 
     Për katër ditë, prej të hënës deri të enjten, në datat 23-26 janar 2006, institucionet arsimore të të gjitha niveleve në Kosovë nuk do të zhvillojnë mësim. 
     Dita e varrimit të Presidentit Rugova, e enjte, më 26 janar 2006, do të jetë ditë kur nuk do të punohet në asnjë institucion. 
     Këshilli Organizativ i Varrimit të Presidentit Rugova njofton se homazhet publike fillojnë nesër, ditë e hënë, më 23 janar 2006, duke filluar nga ora 12:00, në Kuvendin e Kosovës.      
     Qytetarët do të mund të bëjnë homazhe deri në ora 18:00. 
     Në dy ditët e tjera, të martën dhe të mërkurën, orari për homazhe publike do të jetë prej orës 09:00 deri në ora 18:00. Homazhet bëhen edhe paraditën e së enjtes, deri para nisjes së funeralit për në ceremoninë qendrore dhe varrimin, që do të bëhet në Prishtinë. 
     Qytetarët e Kosovës do të mund të shkruhen në Librat e Zisë për Presidentin e Kosovës,  Ibrahim Rugova. 
     Librat do të vendosen në të gjitha komunat e Kosovës, në Bibilotekën Kombëtare dhe Universitare dhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Ndërkaq, Libri i Zisë për Trupin Diplomatik do të vendoset në Kuvendin e Kosovës./ a.jor. 

PRISHTINË, FLAMURI AMERIKAN ULET NË GJYSMË SHTIZË

     PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Zyra e SHBA-së në Prishtinë uli sot (e hënë) flamurin amerikan në gjysmështizë, në nderim të Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë një ceremonie të shkurtër, të drejtuar nga Shefi i Misionit, Philip Goldberg.
     Në fjalën që mbajti me këtë rast, z.Goldberg tha se me ndarjen nga jeta të Presidentit Rugova, Kosova ka humbur një udhëheqës të madh, por edhe SHBA humbi një mik të madh e të përkushtuar. 
     “Në botë nuk ka shumë udhëheqës apo popuj, të cilët kanë aq shumë dashuri dhe respekt për Shtetet e Bashkuara, siç pati Presidenti Rugova dhe siç ka populli i Kosovës. Dhe, për shkak të respektit për të, për miqësinë e tij me Shtetet e Bashkuara dhe respektit për popullin e Kosovës, unë e ndjej se është me vend që edhe ne të ulim flamurin amerikan në gjysmështizë gjatë periudhës së zisë”, tha z. Goldberg. 
     “Kjo ka një domethënie të madhe për ne dhe jam i sigurtë se do të ketë edhe për popullin e Kosovës”, theksoi ai, ndërsa komandanti i njësisë së Marinës së SHBA-së uli flamurin amerikan në gjysmë shtize. 
    Shefi i Misionit Goldberg solli dhe kujtimet e tij të 18 muajve të fundit, nga koha kur ai drejton Zyrën Amerikane në Prishtinë, si dhe të takimit të parë me Presidentitn Rugova, para njëmbëdhjetë vitesh, në Uashington.
    “Veç asaj që ai bëri si udhëheqës – dhe me të vërtetë si një simbol i Kosovës për botën – unë e njoha atë edhe si një njeri shumë të këndshëm dhe të përzemërt”, tha shefi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë, duke propozuar një minutë heshtje në nderim të Presidentit Rugova.
/klod/pas/

GEORGE W. BUSH: HUMBJA E RUGOVES NE KETE KOHE VENDIMTARE, TRAGJIKE

-Presidenti i SHBA i shkruan familjes së Rugovës dhe popullit të Kosovës-


     PRISHTINE, 23 Janar /ATSH Behlul Jashari/ – Zyra e Shtypit e SHBA-së në Prishtinë sapo ka shpërndarë për mediat letrën që Presidenti i SHBA-së George W. Bush i ka nisur  familjes së Presidentit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës. Në letrën e nisur nga Shtëpia e Bardhë shkruhet: “Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Kryetarit Ibrahim Rugova. Kryetari Rugova për shumë vite udhëhoqi fushatën për paqë dhe demokraci në Kosovë dhe fitoi respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës.
     Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë. Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovën. Më lejoni t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me gjithë njerëzit e Kosovës për ndërtimin e një ardhmërie që është stabile, demokratike dhe përparimtare. 
     Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, unë dhe Laura i shprehim ngushëllimet tona familjes së Kryetarit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës”.

AEROPORTI I PRISHTINËS DO NDIHMOHET EDHE NGA PISTA TE TJERA FQINJE

     PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Aeroportit të Prishtinës do t’i vijnë në ndihmë edhe disa aeroporte fqinjë, pasi ky i vetëm nuk mund t’i përballojë fluturimet e shumta speciale të delegacioneve që do marrin pjesë në  varrimin e Presidentit Ibrahim Rugova. 
     Zyrtarë të këtij aeroporti thanë sot (e hënë) se kanë shumë kërkesa për ulje dhe se për shkak të kapaciteteve të kufizuara, shumë fluturime do drejtohen për në aeroportin e Shkupit, në Maqedoni. Sipas të njëjtave burime, do shikohen mundësitë që për këtë qëllim të shfrytëzohet edhe një pistë tjetër uljeje afër Gjakovës.
 /pas/

KOSOVE, RRADHË TË GJATA QYTETARËSH PRESIN TË BËJNË HOMAZHE PRANË TRUPIT TË PAJETË TË  PRESIDENTIT RUGOVA 
 
     PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Shumë qytetarë kosovarë janë mbledhur sot (e Hënë) para Kuvendit të Kosovës, në pritje për t’i bërë homazhe Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.   
     Shumë prej tyre kanë ardhur nga e gjithë Kosova dhe hapësirat e tjera shqiptare dhe kanë mbushur sheshin Skënderbej dhe rrugën “Nënë Tereza” në Prishtinë.  Qindra qytetarë presin të nënshkruajnë Librat e Zisë, që janë vendosur në Bibliotekën Kombëtare e Universitare dhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
     Kosova mban zi sot për Presidentin e saj, Ibrahim Rugova, i cili vdiq të shtunën, në moshën 61 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.
/s.s./lira/  

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT