• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2025

VARREZAT E VUKSANLEKEAJVE  TË HOTIT  NË AFËRSI TË TUZIT TË SHPALLEN MONUMENT KULTURE DHE TË MBROHEN NGA-UNESCO

January 9, 2025 by s p

Hysen S.Dizdari/

Autor i Librit: “Arkeologjia në pullat shqiptare 1913-2018”

Trevat që shtrihen mbi liqenin e Shkodres dhe sot janë të banuera nga fisi i Hoti, i Grudës, i Kelmendit, i Kastratit  por  edhe qytete si Shkodra, Tuzi, Meteoni (Meduni), Tivarit, Ulqini, kanë qënë të banuera që kohët të lashta nga fiset ilire. Të dhënat e autorve  antik si, Herodoti (shek.V-p.e.s.), Hekateu (shek.VI-V-p.e.s. ), Titus Livius (59 p.e.s – 17 e.s.), Straboni (shek.-I-e.s.) tregojnë se treva ku sot ndodhen varrezat e Vuksanlekajve të Hotit, në afërsi të Tuzit, Malsia e Madhe, banohej që në kohën e neolitit,bronxit e hekurit  nga fisi ilir i Labeatve.

Karakteristikë themelore e kultura ilire është se ajo ishte një kulturë autoktone që u krijua në truallin historik të ilirëve, në procesin e formimit të vetë etnosit ilir, mbi bazën e zhvillimit të brendshëm social-ekonomik të shoqërisë ilire dhe pa dyshim edhe të marrëdhënieve me popujt fqinjë.

Labeatët ishin një nga fiset ilir i cili banonte për rreth të Shkodrës. Përmenden për herë të parë nga historiani romak Tit Livi gjatë luftës III iliro-romake dhe bënte pjesë në mbretërinë ilire të Mbretit Genti me kryeqendër qytetin antik të Shkodres. Fisi ilir i Labeatve i kishin vendosur  emri liqenit Liqeni Labeatia (sot liqeni i Shkodres) dhe epiqendra e tyre ishte Keshtjella Antike e Shkodres( sot Kështjella e Rozofës). Qytetet të tyre kryesore, ishin Shkodra, që ishte edhe kryeqendra e mbretërisë Ilire, Drishti, Meteoni (Meduni i sotëm i cili sot ndodhet në Mal të Zi), Tivari, Uqini etjerë.

Keshtjella e Labeatve (sot Kështjella e Rozafës), në periudhën e ndërtimit të kësaj kështjelle, kjo  trevë banohej nga fisi Ilir i Labeatëve, Në vitin 181 p.e.s. Shkodra bëhet kryeqytet i Mbretërisë Ilire, me sundimtar Mbretin Genti, dhe kishte një shtrirje të madhe për gjatë adriatikut. Historiani grek, Herodoti (shek.-V-p.e.s.) shkruan se emri ilir shtrihej mbi një territor mjaft të gjerë, (nga adriatiku në prendim) i cili arrinte në lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravë. Një shekull më vonë, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emërtim do të përfshinte territore akoma më të gjera në veriperëndim të Ballkanit. Sipas tij ilirët shtriheshin përgjatë Adriatikut duke filluar që nga liburnët në veri e deri tek kufijtë e Kaonisë në jug. Përhapjen më të madhe dhe përfundimtare të emrit dhe të territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisë, i cili duke përmbledhur gjithë sa ishte thënë përpara tij mbi ilirëve, shkruante: “grekërit quanin ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë dhe Trakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Istër..”

Gjatë shek. II p.e.s. në kalanë e Labeatve, u zhvilluan  luftërat, iliro-romake me Romën dhe në vitin 168 p.e.s, Shkodra dhe kalaja e Labeatve, pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Kështjella Rozafa(Labeatve) është  një monumenti antik me vlera të mëdha  historike, sepse  ajo është vendosur në pikë strategjike për të kontrolluar fushat përreth, hyrjen në liqenin e Shkodrës si dhe kalimin në thellësi të vendit e të Ballkanit e në Lindje. Muret rrethuese të kalasë  përfshijnë rreth 9 ha tokë.

Fisi Ilir i Labeatëve ishin lundrimtarë e tregtarë të zotët. Në këtë kohë qyteti i Shkodrës mori një zhvillim të madh ekonomik-shoqërorë , gjë që dëshmohet nga prerja e monedhave të mbretërisë ilire  të cilat  fillojë  që në vitin 230 p.e.s.

Burime historike të autorve antike  dhe gërmimet arkeologjike në varrezat (në tumat) ilire në territorin e Shqipërisë, në territorin e Kosovës, në territorin e Maqedonisë  e deri në Glasinac të Bosnjes kanë zbulue artifakte të pa diskutueshmë mbi etno-kulturën ilire në Ballkanin Prendimorë të cilat po i tregojmë më poshtë në vijim:

Arkeologu i njohur, Aristotel Kola në Revista: “ILIRIA-Nr.1/1990, në faqe 58-59, duke analizuar artifaktet e gjetura në  Tumen (varrezat) nr.6 të Shtojit i cili ndodhet në afërsi të qytetit Shkodrës thekson:

“Gërmimet në varrezat tumulare të Shtojit, …hedhin dritë mbi aspekte të zhvillimit historiko-kulturturorë të zonës së Shkodres për prijudha të rëndësishme të pre e proto historisë së saj, siç janë ajo e kohës së bronxit e hekurit nëpër të cilat kalojë formimi i etnosit ilirë. Tuma Nr.6 e varrezave të Shtojit paraqet interest të veçantë sepse është më e hermshja e tumave të gërmuera deri tani dhe përmban varre të prijudhave të ndryshme. Kjo tumë e ngritur në faza të ndryshme përmban të gjitha elementët më karakteristike që kanë tumat ilire, siç  janë ndertimi i saj me gurë dhe dhë, unazat kufizuese, vatra dhe tipe të ndryshëm varresh.

Përveç këtyre ajo kishte dhe një elemnt të vaçant që s’është ndeshur në tumat e gërmuera deri tani, si brenda ashtu dhe jasht vendit tonë, siç janë platëforma sipër varrit qëndrorë të tumes me terrakotat antropomorfe, ku ishte kryer ceromonia e përmotshme. Nga analiza e matrialeve të kësaj tume, i përkasin prijudhave të ndryshme historike të distancuera nga njëra tjetra, asaj të bronxit të hershëm e hekurit të zhvilluar. Ato hedhin dritë mbi çeshtje të veçanta që kanë të bëjnë me karakterin e kësaj kulture, me lidhjet e saj me grupet kulturore të krahinave fqinjë apo më të largëta, dhe porblemin e përkatësisë etnike të saj.”

Arkeologu i njohur, Prof.Dr.Neritan Ceka  në Revista :“ILIRIA-Nr.3/1974, në faqe 144, duke analizuar artifaktet e zbuluera në tumen (varrezat) e Dukatit në rajonin e Vlorës theksonë: “Tuma e Dukatit bën pjesë përsa i përket mënyrës së ndërtimit, rritit të varrimit në tipin e varrezave të etnosit ilir.

Në një kuadër më të ngushtë ajo paraqet lidhje më të afërt më krahinat jugore (nën Vjosë), duke na dhënë ngjashmëri të shumta me krahinat veriore dhe lindore. Krijimi i tumes është bërë në kohën e fundit të bronxit dhe ndërtimi i saj ka vazhduar në prijudhën e hershme të hekurit.”

Arkeologu i njohur Prof. Asc.Dr.Muhamet Bela në Gazeten: “Panorama” date 3 Qershor, 2022 në shkrimin:  “Kultura tumulare dardane e Shpipërisë veriore “ thekson:

 “Kultura tumulare në verilindje të Shqipërisë, në tërë përbërësit e saj, qoftë në arkitekturën e tumave, si dhe në treguesit e tjerë, teknikës së punimit të qeramikës, formës e dekorit të saj, qoftë për objektet metalike dhe gjetjeve të stolive etj., paraqet tipare të njëllojta me zbulimet e kryera në treva të ndryshme të Ilirisë, brenda e jashtë vendit tonë, veçanërisht për krahinat veriore, qendrore, juglindore e jugore, duke qenë ngushtësisht e lidhur sidomos me mjaft qendra të zemrës së Dardanisë, territorin e Republikës së Kosovës. Shfaqjet e veçanta që vihen re në këtë mikrozonë të trevës dardane janë të karakterit lokal dhe nuk e cenojnë aspak tablonë e unitetit etnokulturor të bartësve të kulturës së tumave të Kukësit, Hasit, Tropojës, Rrafshit të Dukagjinit e Fushë Kosovës. Përmes një sërë argumentesh është provuar se kjo kulturë e Dardanisë inkuadrohet në një grup etnokulturor më të gjerë, në grupin ilir qendror Mat-Glasinac, karakteri ilir i të cilit as që mund të vihet në dyshim.”

Arkeologu i njohur Skender Aliu në Revisten: “ILIRIANr.1-1984 ,duke analizuar artifaktet e gjetura në tumen (varrezat)  e Prodnit, të  cilat ndodhet në afërsi të Ersekës , në faqe-53,theksonë: “Të gjithë elementët kulturorë dhe në mënyrë të veçant qeramika, që siç dihet është treguesi më i rëndësishëm etnik, përmbajnë tipare të mirëfillta ilire, me origjine autoktone që nga prijudha e bronxit.Karakteri etnik mund të ndiqet këtu edhe nëpërmjet riteve të varrimit i cili lidhet me koncepte të caktuera e shumë të qëndrushme.”

Arkeologija e  njohur, Zhaneta Andrea  në Revisten: “ILIRIANr.1-2,-1995 ,duke analizuar artifaktet e gjetura në tumen (varrezat)  e Bujanit në Tropojë ,në –faqe-113, theksonë: “ Vendosja e nekropolit në një terren shkëmborë u ngjanë nekropoleve të Shqipërisë Veriore dhe atyre të Fushë  Kosovës, e të rajonit të Glasinacit (Bosnje) .Gjithashtu për sa i përket mënyrës së formimit të tumave,si për Bujanin ashtu dhe në këto krahina, karakteristikë janë më tepër tumat e ndërtuera me gurë, e kjo duket se është kushtëzuar nga karakteristikat gjeografike dhe gjeologjike të terrenit, ndërsa tumat e ngritura me dhe e gurë nihen në të gjithë treven e gjerë ilire, që prej Glasinacit në veriprendim e deri në Shqipërinë jugore.”

Akademik Zef Mirdita në librin : “Studime Dardane”,Botim i vitit 1979, faqe-16-18 theksonë:

 “Nga zbulimet arkeologjike në  varrezat e Bërbicës së Poshtme, në Kosovë , të varrezave të Badovcit në Runik (përkatësisht Kishnica në afëris të Prishtinës ), Karagaçi në Mitrovicë (përkatësisht fshati, Zhitkovc) dhe varrezat në fshtin Varosh në afërsi të Ferizajt….mandej edhe varrezat në territorin e Moravës..Edhe pse të gjitha këto gjetje arkeologjike vijnë vetem nga varrezat dhe jo nga vendbanimet ,prapëseprapë mund të njihen bartësit e tyre, të cilët janë pa mëdyshje dardanët (fis ilir).

Në një përfundim të tillë na shtyn edhe zanafillae tumave të përmendura , të cilat gjenden në territorin e gjërë të Ballkanit Prendimorë, duke filluar prej Glasinacit, nëpër territorin dardan dhe paion e deri në Maqedoninë e Epërme.Kjo tregon se bartësit e  “kulturës së tumave”, janë të karakterit ilir në Ballkanin prendimorë. Aq më tepër , shfaqja e tumave në territorin qëndrorë ilir, është e kohës së bronxit të hershëm respektivisht e mijëvjeçarit të –II – p.e.s.”

Një zbulim, tjetër me interes për përcaktimin e përjudhës ndërtimit të varrezave të Vuksanlekajve është edhe një gur varri i zbuluar në Durrës i një gruaje ilire me emrim: “LEPIDIA” që  i përket shekullit-I- p.e.s., por edhe gurët e varrezave ilire të zbuluera në Kërcovë dhe Pollog të Maqedonisë  të cilët ngjasojnë shumë me simbolet e gdhendurae gdhendura në  gurët e varrezat të Vuksanlekajve të Hotit, në afërsi të Tuzit  të cilat janë vertetuar se i  përkasin etno-kulturës ilire.

Nga zbulimet arkeologjike të kryera në territorin e Shqipërisë , në Kosovë e deri në Glasinac,  në Bosnje – Hercogovinë është vertetuar plotësisht, se elementi ento-kulturorë, karakteristikë tipke e varrezave të fisve ilire janë varrezat me tuma.

Duke u bazuar në artifaktet e gjetura tek varrezat (në tumat) e fiseve ilire në Shqipëri, në  Kosovë , Maqedoni e deri në  Glasinac të  (Bosnje) ,arrim në përfundim se edhe varrezat  e Vuksan-Lekajve të Hotit,i përkasin tërësishtë, ento-kulturës ilire të fist ilir të Labeatve.

Këto varreza janë  një  monumente me  rëndësie të veçantë kulturore dhe historike të popullin shqiptarë, sepse  tregojnë se në këto treva, të Hoti, Grudes, Tuzit, Medunit e deri ne Tivar e Ulqin janë banuar që në kohën e bronxit ,në kohën e hekurit ,dhe në mesjeta e hershme e deri sot nga popullësi,  ilirë-arbërorë-shqiptarë. Në treven e Vuksanlekaj të Hotit, në afërsi të  Tuzit , falë  kujdesit të banorve shqiptarë të besimit katolik të kësaj treve edhe sot mrekullisht, gjenden  rreth 30 varre të gdhendur në gurë ,me lartësi nga 1 m deri 1,50 m të vendosura  me kokë nga perëndimi . Gdhendja është bërë në pjesën e përparme dhe të pasme , si edhe në vet pllakën mbuluese . Karakteristike e varreza të Vuksanlekajve  janë simbole të ndryshme antropomorfe të gdhendura në gurë e këtyre varreve.Këto simbole, si p.sh.simboli i diellit, i hanës, i yllësive, i gjarpërit , i shqiponjës, i luleve si tërfilit,  janë  simbole tipike pagane të fiseve ilire, të përdorura  nga banorët e vjetër të këtyrë trevave,(sot Vuksanlekajve) që në prijudhën e bronxit ,hekurit e mesjetës hershme nga fisi i ilir i Labeatve.

Në këto varreza janë gdhendura mbi gurë simbole  të ndryshmet : si dielli,hena e poltë, yllësit ,ylli me gjashtë , simbole gjometrike si rrathë , trekëndëshi , katrorët , simbole fetare si kryqi, gjysëm hëna, elemente nga bota bimore e shtazore  si zbukurime florale si tërfili, shqiponja ,gjarpëri , por edhe figura njerzore si  nëna me foshnje ,figurë burri me veshje tipike ilire si plisin,  xhamedani ilirë e  tjerë.

Ja sa me kopetencë shkencore i spjegon ,simbolet e vendosura mbi mbi varrezat pellazgo-ilire, historiani i njohur nga Kërçova , Dr.Sc.Ilmi Veliu në shkrimine publikuar në portalin //ëëë.pashtriku.org-date 11.12.2014 me titullë: “ Simbolet e besimit pellazgo-ilir mbi varret e shqiptarëve të krishterë e myslimanë. ” theksonë:

 “Diellin si simbol pagan ilir e kemi gjetur edhe tek varret e shqiptarëve të krishterë në rrethin e Kërçovës po edhe në Pollog, ku tek koka e të vdekurit qëndron kryqi i cili në të dy anët ka të gëdhendur edhe diellin. Në një fshat të Kërçovës me emrin Dupjan kam gjetur varre kristijane shumë të vjetra ku kryqi i mermertë, në pjesën e sipërme është i rrethuar me një rreth që i përngjan diellit, ose mund të themi se është dielli i cili në mes e ka kryqin, e që po ashtu jam i sigurtë se dielli nuk ka lidhje as me besimin e krishterë, sepse simboli i këtij besimi është vetëm kryqi dhe kurgjë tjetër…..dielli mbi dy koka të gjarpërit i vendosur në maje të placës së varrit tregon se ai ka qenë i përkatësisë kombëtare shqiptare, sepse dielli dhe kokat e gjarpërit i kanë takuar besimit pellazgo-ilir, i vjetër mbi 3 mijë vjet.Me anë të këtyre simboleve të lashta pellazgo-ilire, shqiptarët edhe nga varri kanë dashuar të tregojnë, argumentojnë e dëshmojnë për origjinën e tyre të lashtë pellazgo-ilire. Ata kanë dashur që varret e tyre të dalloheshin nga varret myslimane të popullatës turke, arabe apo boshnjake; dhe varret e shqiptarëve të krishterë të dalloheshin se janë varre shqiptare dhe të mos ngatërroheshin me ata greke, serbe e bullgare, me të cilët kanë qenë të detyruar të luftojnë po edhe të bashkëjetojnë deri në ditët e sotme.Dhe shqiptari duke venë mbi varrin e tij simbolet e lashta fetare pellazgo-ilire, bashkë me simbolet e fesë që ka poseduar, ka dashur që edhe pllaka e varrit të jetë argument e dokument që do tu tregojë gjeneratave ndër shekuj se ai që dergjet në atë varr është shqiptar mysliman dhe nuk është turk, persian e as arab; dhe simbolet në varrin e shqiptarit të krishterë ku dëshmon se i vdekuri është i krishterë por nuk është serb, grek, bullgr por bijë e bir shqiptari.”

Akademiku i njohur  nga qyteti i Gjakova,Fari Xhara, në një shkrim në  portalin //ëëë.27.al//,me daten,21.04.2020  duke spjeguar simboliken  ilire të lule tërfilit ai theksonë: “Historikisht , tërfili në të kaluarën tonë historike ishte edhe simbol i caktuar i parardhësve tanë, ilirëve.Në postimet “historike” të sllavëve gjendet edhe tërfili me katër petale, të cilën ata e quajnë “Stema e vulave ilire” (Pečatni grb Ilirije). Në foton e parë ju e shihni një guri të gdhendur të fisit ilir të Daorsëve i gjetur në Bosnje si dhe amfora e vitit 530 para Krishtit po me atë shenjë tërfili, i cili është në muzeun e Luvrit në Paris.Gurët e gdhendur ilir gjenden edhe në fshatin Vuksanajlekaj, të cilët e kanë të gdhendur tërfilin me katër petale, simboli ilir i zhdukur nga anët tona me qëllim të caktuar.Kalojmë më tutje, tërfili me katër fletëza u përvetësua nga Bizanti për të shprehur kryqin ortodoks e më vonë kaloi tek serbët.”

Arti ilir në periudhën e hershme të hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ të theksuar që fillon në epokës e bronzit, por lulëzimin e arrin në fillim të epokës së plotë të hekurit, d.m.th. rreth shek. VIII-VII p.e.sonë në kushtet e zhvillimit të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror të fiseve ilire.

Kjo vihet re qartë sidomos në grupin e kulturës së Devollit, në atë të Matit e Glasinacit e tjerë. Por ky stil zbukurimi, i aplikuar jo vetëm në objektet e veçanta metalike, kryesisht prej bronzi dhe në qeramikë, por edhe në gurët e varrezave e në materialet që  i rezistuan kohës si në gur, dru, kockë e tjerë, janë artifakte të rëndësishmë tipike të etno-kulturës të popullsisë ilire, që ka banuar në këto treva.

Në mitologjinë ilire simboli i gjarpëri është një kafshë e hyjnizuar nga ilirët,i cili i mbronte nga syri i keq, prandaj gjarpëri vendosej si symbol në bashin e anijeve ilire, tek monedhat ilire tek veshjet e grave ilire e tjerë.

Duke u bazuar, tek burimet e autorve antik dhe në artifaktet e gjetura në gërmimet arkeologjike të kryera në tumat (varrezat) në territorin e Shqipërisë, në Kosovës, në Maqedonin e Veriut dhe në Glasinicë (Bosnjes)   si në tumat(varrezat)  e Shtojit, Komanit, Pazhokut, Patosit, Dukatit, Vajzës, Barçit, Matit, Kuksit, Bujanit , Bërbicës së Poshtme, Badovcit, në afërsi të Prishtinës, Karagacit në Mitrovic, Varoshit në Ferizaj, Kërçovës, Pollogut, dhe Glasinacit në Bosnje , mund të arrimë në  përfundimin se varrezat e Vuksanlekajve të Hotit, në afërsi të Tuzit,në  Malsin e Madhe ( sot në Mal të Zi) janë varreza të etno-kulturës  ilire dhe i përkasin të fisit ilir të Labeatëve dhe pasardhësve të tyre popullsise ilire – arbërore – shqiptare.

Por me qenë se në këto varreza (tuma ) ilire deri sot nuk janë kryer gërmimë arkeologjike të mirëfillta, i vetmi  porblemi  i pa zgjidhur ngelet vetem,datimi i saktë i përjudhës  (vitit) të ndërtimit të këtyre varrezave.

Prandaj  është detyrë e rëndësishmë e drejtuesve të  Komunës Tuzit e cila sot drejtohet nga shqiptarë , me gjithë se  ndodhet në  Malit Zi, të bëjë përpjekjet e saj serjoze pranë organeve qëndrore si Ministrisë të Kulturës  të shtetit të Malit Zi,  por edhe organeve që ruajn e mbrojnë  kultures Europiane si -UNESKO që në këto varreza (tuma) të popullsisë ilire antik të planifikohen dhe kryhen kërkime  arkeologjike nga arkeolog shqiptarë e malazezë, ku pasi të zbulohen artifakte të cilat përcaktojnë  me saktësi, datimi i saktë të prijudhës të ndërtimit tyre dhe të shpallen Monument Kulture i ruajtur nga shtet dhe UNESKO.

Nëpërmjet këtij shkrimi falenderojë banorët që   sot banojnë  në  teven e Vuksanlekajve të Hotit në Malësisë  Madhe ,afër Tuzit  për  kujdesin, rrethimin me murë dhe ruajtjen të pa dëmtuera për mbi 200 vite  të këtyre varrezave antike tipike të kulturës ilire në këto treva ilire – arbërore – shqiptare.

Këto varreza të kulturës ilire,shumë mirë sot mund të shëndërrohen në një atraksion kulturorë e  turistikë, nga Komuna e Tuzit  për turistët vendas dhe të huaj.

Nëpërmjët këtij shkrimi ju bëjë thirrje ,intelektualve shqiptarë,  kudo ndodhen, veçanarisht arkeologve e historianve në Shqipëri, në Kosovë, në Malin e Zi, në Maqedoni, në Europë e në ShBA, të japin kontributn e tyre intelektualë që këto varreza antike , tipike të etnokulturës Ilire ,që mrekullisht falë mbrojtjes nga banorët  vendas të Vuksanlekajve të Hoti dhe Zotit ,kanë ardhur deri në ditët tona pa u dëmtuar, të kërkojnë e ndihmojnë,  pranë  Ministrisës Kulturës Malit Zi, Shqipërisë, Kosoves dhe UNESKO, që Varrezat e Vuksanlekajve të Hotit (Mali i Zi) të merren në mbrojtje  nga shteti dhe të shpallen Monument i Kulture antik Ilirë, të  mbrojtur nga-UNESKO.

LITERATURA :

Hasan Ceka: Bashkautor i Burimeve Antike mbi Ilirët, Tiranë , 1965

Skender Anamali: Bashkautor i Burimeve Antike mbi Ilirët, Tiranë, 1965

Neritan Ceka: Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme, Tiranë , 1985

Neritan Ceka: Arkeologjia: Greqia, Roma, Iliria,Tiranë, 1994

Neritan Ceka: Ilirët, Tiranë ,2001

Neritan Ceka : Udhëtim në kështjellat ilire, Tiranë,2006

Zef Mirdita : Studime Dardane, Botim ,Prishtinë, 1979

Revista : “ILIRIA-Nr.3/1974- Neritan Ceka :Tuma e Dukatit 

Revista : “ILIRIA-Nr.1/1984- Skender Aliu:Tuma e Prodonit

Revista : “ILIRIA-Nr.1/1990- Aristotel Kola :Tuma Nr.6 e Shtojit

Revista : “ILIRIA-Nr.1-2/1995- Zhaneta Andrea :Tuma e Bujanit

Mitat Dibra, Ilir Balla ,Naim Laçaj: Album-Dëshmi monumentale në Vuksanlekaj, Gusht, 2017.

Hysen Dizdari: Arkeologjia në pullat shqiptare-1913-2018 , Tiranë, 2019.

Muhamet Bela: Gazeta – “Panorama” datë 2 Qershor 2022

Ilimi Veliu: Simbolet e besimit pellazgo-ilir mbi varret e shqiptarëve të krishterë e myslimanë. /ëëë.Pashtriku.org-datë,11.121.2024

Filed Under: Histori

𝟏𝟒 𝐩𝐢𝐤𝐚𝐭 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐖𝐨𝐨𝐝𝐫𝐨𝐰 𝐖𝐢𝐥𝐬𝐨𝐧

January 9, 2025 by s p

𝐃𝐫. 𝐁𝐥𝐞𝐝𝐚𝐫 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢/

Në këtë ditë, më 8 janar 1918, Presidenti i 28-të i ShBA, Woodrow Wilson, në një fjalim në Kongresin Amerikan formuloi idetë e tij për të ardhmen e kombeve pas Luftës së Parë Botërore.

Vizioni i tij u përmblodh në atë që njihet si 14 pikat e Wilson-it, të cilat i hapën rrugën krijimit të Ligës së Kombeve e më pas Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 14 pikat e Wilson-it ndikuan në paqen botërore e shërbejnë edhe sot në ruajtjen e paqes në botë dhe marrëdhëniet më të mira e më transparente midis shteteve.

Ndër pikat më kryesore të Wilson-it dallohet Pika 1: Marrëveshjet midis shteteve duhet të jenë të hapura dhe në shërbim të paqes, të arritura përmes transparencës, pas të cilave nuk do të ketë asnjë lloj dakordësimi ndërkombëtar të fshehtë, por diplomacia duhet të vazhdojë gjithmonë haptazi dhe nën vëmendjen publike.

Gjithashtu, Pika 14: Një organizatë e përgjithshme e kombeve duhet të krijohet nën kartat specifike me qëllim që t’u ofrojë garanci reciproke pavarësisë politike dhe integritetit territorial për shtetet e mëdha ashtu edhe për ato të vogla.

Kjo pikë, sikurse edhe të tjerat çuan në OKB-në që kemi sot.

Gjatë Konferencës së Paqes në Paris, 1919, Presidenti Wilson pati ndikim të jashtëzakonshëm e vendimtar në ruajtjen e sovranitetit të Shqipërisë. Ndaj ai do kujtohet gjithmonë si miku i madh i Shqipërisë, të cilin Fan Noli e vlerësoi si “një emër që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare,” ndërsa Faik Konica cilësoi se “Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrenë Presidentit Wilson një monument të pavdekshëm në zemrat e tyre.”

“Më thuaj çfarë është e drejtë dhe unë do të luftoj për të,” tha Wilson. Dhe kjo mbetet një thirrje për çdo shtetar, drejtues apo edhe individ të thjeshtë në çdo kohë e në çdo vend.

Filed Under: Politike

“AMA”, rrjedha që buron nga thellësitë e shpirtit shqiptar

January 9, 2025 by s p

Dr. Afrim Shabani/

Kur “AMA” u themelua, nuk ishte një ide kalimtare për një recital muzikor. Ishte një përpjekje për të kapur diçka më të thellë, më madhështore – një urë mes brezash, një lidhje mes të shkuarës dhe të ardhmes, një rikthim në rrënjët tona. Fjala “AMA” mbart një domethënie të veçantë: burimi, fillimi i një rrjedhe. Si një burim që nis nga mali për të vazhduar rrugëtimin e vet, “AMA” bart traditat tona muzikore dhe kulturore, duke synuar të përshkojë kohët dhe hapësirat, deri sa të arrijë atje ku zërat tanë do të dëgjohen dhe ku vlerat tona do të çmohen.

Këtë vit, “AMA” është ndriçuar nga një frymë e re. Koordinatorja jonë, Besarta Basha, një artiste dhe një mjeshtre e çiftelisë, ka sjellë jo vetëm aftësitë e saj muzikore, por edhe një përkushtim që përshkruhet me shpirt dhe pasion. Tingulli i çiftelisë së saj, i rritur mes jehonave të maleve shqiptare, na kujton se “AMA” është më shumë se një ngjarje – është një mision për të mbajtur gjallë zërin e së kaluarës dhe për ta përkthyer atë në një trashëgimi të së ardhmes. Falë Besartës dhe energjisë së saj artistike, Recitali “AMA” këtë vit pasurohet me një dimension të ri, ku arti dhe edukimi përqafohen si një e tërë.

Sot, “AMA” është një zë i gjallë në një botë ku shumëkush rrezikon të humbasë lidhjen me origjinën e tij. Përmes Recitalit “AMA”, edicionit të tij të 12-të, Recitali “AMA” fton fëmijët, nipërit dhe mbesat tuaja që të jenë pjesë e këtij rrugëtimi. Ky recital nuk është vetëm një përjetim muzikor, por edhe një kuptim i thellë i vlerës së një kënge, i forcës së një melodie dhe i rrënjëve që ato bartin.

Këtu, në këtë recital, përzihen meloditë klasike me tingujt e këngës shqiptare. Këtu tradita dhe moderniteti bashkohen në një dialog që mbështjell kohërat. “AMA” është një thirrje për të ruajtur atë që jemi dhe për ta treguar botës.

Recitali “AMA” ju fton të regjistroni fëmijët tuaj, nipërit dhe mbesat. Le t’i mësojmë atyre se një këngë është shumë më tepër se nota muzikore – është histori, është krenari, është trashëgimi.

📩 Për pyetje dhe regjistrime: Besap21@yahoo.com

Bashkohuni me Recitalin “AMA” dhe le të ndërtojmë së bashku një frymë që do të mbetet e gjallë për shumë vite.

Filed Under: Kulture

Trashëgimia e Biden, “Një urë drejt askundit…”

January 9, 2025 by s p

Opinion nga Rafael Floqi/

Duke parë trashëgiminë e Joe Biden, ajo mund të përfundojë duke u parë si “një urë drejt askundit.” Në historinë amerikane, presidentët me një mandat shpesh herë kujtohen më shumë për qëndrimet e tyre parimore sesa për dështimet e tyre të dukshme. Gerald Ford fitoi respekt me kalimin e kohës, për faljen e Ricard Nikson-it, një veprim që shumë tani e konsiderojnë akt sakrifice. Xhimi Karter është vlerësuar nga historianët e fundit për përpjekjet e tij për të sfiduar amerikanët të përmirësohen. Dhe Xhorxh H. Bush mbahet mend me simpati, të paktën nga demokratët, për guximin e tij për të rritur taksat pavarësisht pasojave politike.

“Unë e shoh veten si një urë, jo si ndonjë gjë tjetër”, tha Biden gjatë fushatës së tij 2020. “Ka një brez të tërë liderësh siç e patë që qëndronin pas meje. Ata janë e ardhmja e këtij vendi.”

Por, pasi ai ishte në detyrë, thanë ndihmësit, ai kurrë nuk mendoi seriozisht të kalonte një mandat të dytë. Por edhe tani ai vazhdon ta shohë veten si kandidati i vetëm që kishte dëshmuar se mund ta mposhtte Trumpin dhe po deklaron këtë edhe në ditët e fundit. Dhe atëherë kur demokratët dolën relativisht mirë në zgjedhjet e kongresit të vitit 2022, ai e pa rezultatin si një konfirmim se qasja e tij po funksiononte.

80-vjetori i tij erdhi 12 ditë më vonë – dhe, pavarësisht mohimeve të tij, kishte filluar të shfaqej. Nga mesi i vitit 2023, 77% e votuesve thanë se mendonin se Biden ishte shumë i vjetër për të shërbyer një mandat tjetër, duke përfshirë një numër 69% mahnitës e për demokratët. Të cilët deri para debatit me Trump vazhdonin ta mbronin atë pavarësisht shfaqjeve senile dhe demencës të dukshme. Demokratët u treguan falso, duke akuzuar për “fake news” atë që gjithë bota e shihte.

Vendimi i tij për të kandiduar ishte një akt me pasoja masive. Një kandidat më i ri mund të ketë qenë në gjendje të ndryshojë rrjedhën e zgjedhjeve. Dhe “grushti i pallatit” dhe zëvendësimi me Kamalan prodhoi një shpenzim prej 1.5 miliard dollarësh, dhe shfaqje me artistë Hollivudi dhe dështime totale dhe një efekt fitoreje trifekta, Presidencën, Senatin dhe Kongresin një fitore për republikanët e MAGA-s.

Por ironia tani është se trashëgimia e Bidenit tani qëndron në duart e Trumpit.

Njësoj ndoshta si paraardhësit e tij , Biden mund të përfundojë duke u rivlerësuar më vonë për “idealizmin dhe përpjekjet e tij”, edhe pse dështimet e tij mund të dominojnë perceptimin publik në të tashmen. Satira, në këtë rast, do të shtonte se përpjekjet e tij për të ndërtuar një të ardhme më të mirë kanë krijuar më shumë pyetje sesa përgjigje.

Dhe veprimet e tij të fundit, falja e Hunter Biden, dekorimet e Sorosit, Klintonit dhe pengesat e tij të fundit për industrinë e naftës e tregojnë ata me shumë se një plak inatçor që mbetet duke u grindur. “Drill, Baby, Drill” qe parulla gjatë fushatës së tij, që Donald Trump premtoi të kryente më shumë shpime për naftë dhe gaz. Tani Joe Biden i kundërpërgjigjet – duke ndaluar këto projekte në zona të mëdha. Çfarë do të thotë kjo për presidentin e zgjedhur? Më pak se dy javë para se Joe Biden të largohet nga Zyra Ovale dhe Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, presidenti në largim duket se po i shfrytëzon ditët e fundit për t’i vendosur pengesa pasardhësit të tij – dhe për ta zemëruar seriozisht.

Epo, duke ndjekur të gjitha standardet që vetë Joe Biden vendosi, presidenca e tij duket si një shaka e hidhur historike. Ai hyri me një premtim madhështor për shpëtimin e “shpirtit të kombit.” Por tani, shpëtimtari është kthyer në spektator, dhe tragjikisht, Donald Trump duket sikur po përgatitet ta vendosë vulën e tij përfundimtare – tamam atë, që Biden premtoi se do ta ndalonte dhe që ende mendon se mund ta kishte ndaluar me gjithë 2 atentate dhe gjashtë gjyqe kundër Trump. Tani demokratët po mburren se po i dorëzojnë paqësisht pushtetin atij që e quajtën “fashist”.

Joe Biden, misionari i madh i moralit dhe shpëtimit, qëndron tani përballë një ironie monumentale: misioni i tij historik ka përfunduar si një trampolinë për kundërshtarin që ai deshi ta ç’ rrënjoste. Imagjinoni një president që për dy vite miratoi “ligje kolosale për të ardhmen” – sipas demokratëve, por që amerikanët, në vend që t’i duartrokasin, e pyetën: “A mund të na ndihmosh të paguajmë qiranë këtë muaj?”

Ndërsa ai vetë e shihte veten si “urë,” shumë mendojnë se kjo urë i dërgoi demokratët drejt një humbjeje të pashmangshme.

Administrata e Joe Biden ka pasur arritje të rëndësishme, si zgjerimi i NATO-s, miratimi i projektligjit dypartiak për infrastrukturën, mbrojtja e Ukrainës dhe Izraelit, si dhe forcimi i aleancave në rajonin e Paqësorit. Megjithatë, presidenca e tij është shoqëruar edhe me katër iluzione të mëdha dhe po aq mashtrime, të cilat rrezikojnë trashëgiminë e tij. Këto iluzione përfshijnë: rritjen e emigracionit në vitin 2021, që ai e quajti “sezonal”; supozimin se talebanët nuk do të pushtonin shpejt Afganistanin, pavarësisht paralajmërimeve të Pentagonit; këmbënguljen se inflacioni ishte kalimtar, edhe kur ekonomistët si Larry Summers paralajmëronin për të kundërtën; dhe idenë se ai ishte kandidati më i mirë demokrat për të mposhtur Donald Trump.

Gabimet në gjykim, shpesh të bazuara në vetëbesim të tepërt, dëmtuan besueshmërinë e Biden. Për shembull, administrata e tij refuzoi të përshkruante krizën e emigracionit si “krizë”, duke e quajtur atë një “sfidë”. Tërheqja kaotike nga Afganistani, që rezultoi në rënien e qeverisë afgane, ishte një tjetër pikë kthese që uli vlerësimet e tij. Këto vendime e dëmtuan presidencën e Biden, e cila nuk arriti të rimarrë mbështetje pozitive pas vitit 2021. Ndoshta demokratët, përfshirë figura të shquara si Nancy Pelosi, mund të kishin ndikuar më herët në vendimin e tij për të mos kandiduar sërish, duke shmangur kështu një situatë që u përball më vonë nga të tjerë si Dean Phillips, i cili guxoi të vinte në pikëpyetje lidershipin e Biden.

Pas këtyre gjykimeve të gabuara qëndrojnë mashtrimet kryesore të presidencës. Së pari, Biden kandidoi në vitin 2020 duke dhënë të kuptohet se do të shërbente vetëm një mandat, gjë që më pas ndryshoi. Së dyti, ai premtoi një qeverisje bipartizane dhe të moderuar, por më pas ndërmori politika që përqafonin shpenzime të mëdha dhe polarizime politike. Së treti, administrata e tij këmbënguli se presidenti ishte i aftë mendërisht dhe fizikisht për të shërbyer një mandat të dytë, megjithëse raporte si ato të “The Wall Street Journal” kanë ngritur dyshime serioze mbi shëndetin e tij. Së fundi, Biden premtoi se nuk do ta falte djalin e tij, Hunter Biden, nëse ai dënohej për krime.

Ndërsa vendimi i tij për të mos u tërhequr nga gara presidenciale erdhi tepër vonë për të demonstruar një akt të mirëfilltë burrështetasi, mashtrimet e tjera mbeten më pak të falshme. Votuesit që e përkrahën për një qeverisje të qetë dhe të sigurt u zhgënjyen kur Biden zgjodhi të ndiqte një qasje më radikale, duke promovuar shpenzime të mëdha dhe duke demonizuar opozitën si kërcënim për demokracinë. Si rezultat, reagimi i republikanëve ndaj kësaj qasjeje kontribuoi në rigjallërimin e bazës së Donald Trump, duke e bërë të mundur rikandidimin e tij.

Raportet mbi gjendjen shëndetësore të Biden, të cilat tregojnë për ditë të mira dhe të këqija në funksionimin e tij, e shtojnë shqetësimin për aftësinë e tij për të udhëhequr. Nëse presidenti vetë nuk ka qenë i vetëdijshëm për rënien e tij, atëherë përgjegjësia bie mbi stafin e tij, që me sa duket e shfrytëzoi këtë situatë për përfitime personale. Ky është një skandal që meriton një hetim të gjerë nga Kongresi.

Trashëgimia e Joe Biden, me gjithë disa suksese të pamohueshme, mbetet e njollosur nga vendime të gabuara dhe mashtrime që e dëmtojnë rëndë pozitën e tij në kujtesën kombëtare. Dështimi për të ndjekur një qasje më realiste dhe të ndershme në presidencën e tij do të mbetet një pengesë e madhe për vlerësimin e tij historik Dhe jo vetëm mosha? Oh, Biden ka qenë simboli i urtësisë, por në vitin 2023, kur 77% e amerikanëve menduan se ai ishte shumë i vjetër për të shërbyer, u duk sikur vetë historia i thoshte: “Koha për ta lënë karrocën, Joe!”

Ironia e madhe qëndron te trashëgimia e tij.

Nëse Trump arrin të çmontojë gjithçka që Biden ndërtoi, atëherë presidenca e tij do të mbetet si një fusnotë e harruar në histori – një Karter pa Habitat for Humanity.

Në këtë pikë, Biden nuk ka më në dorë asgjë përveç qëndrimit dhe shikimit, duke ndjekur zhvillimet nga një kolltuk në Delaware siç bëri 40 për qind të kohës.

Një president që hyri si kalorësi i shpëtimit, tani mbetet si filozofi i ndonjë tragjedie greke: një simbol i madhësisë që mund të kishte qenë… por nuk qe!

Filed Under: Komente

TEATRI I DIASPORËS

January 9, 2025 by s p

Ka disa muaj që komuniteti shqiptar në Amerikë po prezantohet me një entitet të ri në fushën e argëtimit. Pikërisht me “Teatrin e diasporës ” i themeluar në korrik të vitit 2024 nga Elisabeta Gace dhe Erand Sojli. Kjo nisëm e jashtëzakonshme ka sjellë në komunitet një frymë të re e cila ka aktivizuar aktorë të spikatur të cilët kanë kohë që jetojnë në Amerikë por që nuk kanë qenë aktiv deri para themelimit të këtij Teatri.

Gazeta Dielli si një lajmëtare e së bukurës dhe risive që burojnë nga komuniteti shqiptaro-amerikan, vlerëson dhe promovon këtë përpjekje kolosale të dy njerëzve që po japin kohën dhe energjinë e tyre në emër të kulturës. Elisabeta Gace si një marketing Event Manager që ka punuar për kompani të fuqishme si IBM dhe me një eksperiencë të suksesshme në fushën e menaxhimit është bërë promotori i këtij teatri dhe me nuhatjen e saj ka arritur të tërheqë në këtë ide edhe Erand Sojlin e Portokallisë dhe të dhjetëra shfaqjeve teatrale që kanë lënë gjurmë në historinë e teatrit postkomunist në Shqipëri.

Është shumë e rëndësishme për një komunitet të ketë alternativë argëtimi një shfaqje teatri. Dhe pikërisht ky është dhe qëllimi! Sipas Elisabetës, komuniteti shqiptar në Amerikë ka nevojë për alternativa argëtuese ku njerëzit të qeshin po pse jo dhe të kenë mundësinë të shikojnë një histori që ti bëjë të mendojnë e më pas të reflektojnë. Dhe pikërisht këtu është dhe qëllimi kryesor i teatrit të diasporës. Siç e dijmë teatri është një zhanër me të cilin shqiptarët janë edukuar, janë frymëzuar dhe kanë qeshur dhe qarë! Shpesh herë me dashje ose pa dashje i lëmë në hije artistët e mëdhenj që jetojnë dhe punojnë këtu, dhe ende kanë për të dhënë në të gjitha zhanret! Prandaj është e rëndësishme që ti mbështesim në çdo lloj forme! Sepse janë artistë të cilët na kanë dhënë kënaqësi nëpërmjet artit të tyre në e televizione, në skena nëpër galeri etj

Një veçanti specifike që e dallon teatrin e diasporës është edhe dramaturgjia ose pjesa teatrale që vihet në skenë. Sojli thotë se është i dedikuar që krijimtaria e tij ti dedikohet jetës shqiptaro-amerikane këtu në SHBA. Problematikat ngjarjet dhe ndjesitë që na pushtojnë çdo ditë në raport me njëri-tjetrin, me atdheun, me politikën, me dashurinë etj.

Shfaqja e parë e teatrit të diasporës me titull “BURRË E GRUA MISH E THUA” nga ku nisi dhe rrugëtimin kjo nisëm, me aktorët Erand Sojli dhe Mariza Ikonomi i dedikohej jetës në çift dhe përmbysjes së ëndrrës amerikane të një çifti që vjen në Amerikë për të jetuar në qiellgërvishtësit e Manhattan-it dhe përfundojnë në bodrumet e Bostonit. Nëpërmjet lojës aktoreske dhe muzikës kjo komedi solli gëzim dhe të qeshura pa fund për komunitetin shqiptaro-amerikan në disa shtete të Amerikës su Massachusetts, New York, Philadelphia etj. Në këto momente #theatridiasporës vjen me komedinë e dytë “Femrat e Mia” me aktore të komunitetit tonë që përfshijnë deri në 3 breza.

Një djalë i dashuruar me një stjuardesë e ka problem ti prezantojë të dashurën e tij të huaj mamasë e cila i ka vënë kusht që nusen ta marrë shqiptare! Nëna e interpretuar nga aktorja Mariana Kondi e cila interpreton rolin e nënës bashkë me Kieda Budini një aktore shqiptare e re që jeton në diasporë (në Vjenë) bashke Grupin e Dea Band (Arian Kerliu Did Tezha dhe Elis Lloshi) dhe 3 Balerinat e vogla Lauren, Julia dhe Gabrielle Gace plotësojnë kuadrin e tre brezave të komunitetit tonë. Duke na sjellë në skenë traditat tona të dasmës dhe humorin për të cilin komuniteti ynë ka kaq shumë nevojë. Komedia “Femrat e Mia” pas premierës në Worcester dhe New Jersey vjen në datë 11 Janar 2025 ditë e shtunë në Oren 9 pm në New York Soho Playhousë dhe në datë 12 Janar në Philadelphia në orën 6pm. Në i ftojmë të gjithë bashkombasit tanë ta shikojnë këtë komedi e cila nuk do ju zhgënjejë. I urojmë shumë suksese #theatridiasporës për më tepër biletat mund ti gjeni online në eventbrite ose në numrin e telefonit +1 (617) 818-1423 Mos e humbisni.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT