• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2025

Roli dhe rëndësia e Federatës Vatra gjatë udhëheqjes së Fan S. Nolit

January 27, 2025 by s p

Prof.Dr.Fejzulla BERISHA/

Vatra (Federata Pan-Shqiptare e Amerikës) është organizata më e rëndësishme të diasporës shqiptare në Amerikë dhe ka luajtur një rol kyç për çështjen kombëtare sidomos gjatë periudhës së udhëheqjes së Fan S. Nolit në vitet 1910-1920. Kjo organizatë është themeluar në vitin 1912 dhe pati një ndikim të madh në çështjet kombëtare shqiptare, si dhe në forcimin e lidhjeve midis shqiptarëve të diasporës dhe atdheut. Fan Noli, si udhëheqës shpirtëror, intelektual dhe politikan, e përdori Vatren si një mjet të fuqishëm për të mbështetur aspiratat për pavarësi dhe zhvillim të Shqipërisë.

Roli i Vatrës në periudhën e Fan S. Nolit:

•Mbështetje politike dhe diplomatike:

Një nga objektivat kryesore të Vatrës ishte sigurimi i mbështetjes ndërkombëtare për Shqipërinë e re. Vatra, nën udhëheqjen e Fan Nolit, ndërmori aktivitete diplomatike për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Pjesë e kësaj ishte angazhimi i madh në Shtetet e Bashkuara dhe organizimi i takimeve me autoritete amerikane për të krijuar presion mbi qeverinë amerikane që të njihej pavarësia e Shqipërisë pas shpalljes së saj në vitin 1912. Për shembull, Noli organizoi takime me figura të larta politike, përfshirë senatoren e njohur të Nju Jorkut, Elihu Root, dhe diplomatë të tjerë amerikanë, për të promovuar kauzën shqiptare.

Një moment i rëndësishëm ishte angazhimi i Vatrës në vitin 1919, gjatë Konferencës së Paqes në Paris, ku përfaqësuesit e Vatrës, si Fan Noli dhe të tjerë, kërkuan të siguronin njohjen ndërkombëtare të shtetit shqiptar dhe të parandalonin ndarjen e Shqipërisë nga fuqitë e mëdha evropiane. Vatra loboi fuqishëm kundër planeve të tilla dhe për një Shqipëri të pavarur.

•Mbështetje financiare:

Një tjetër kontribut i rëndësishëm i Vatrës ishte mbledhja e fondeve për të mbështetur luftën për pavarësinë e Shqipërisë. Pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912, Shqipëria kishte nevojë për ndihma financiare për të mbështetur ushtarakët dhe për të stabilizuar ekonominë. Vatra, nën drejtimin e Fan Nolit, organizoi shumë aktivitete dhe ngjarje për të mbledhur para, si koncerte, mbrëmje kulturore, dhe ngjarje të tjera që ndihmuan në financimin e luftës dhe në mbështetje të qeverisë shqiptare. Noli dhe Vatra i përdorën këto fonde për të blerë armë dhe për të ndihmuar forcat luftarake shqiptare, si dhe për të ndihmuar shqiptarët e dëbuar nga trojet e tyre në Ballkan.

•Promovimi i kulturës dhe arsimit shqiptar:

Vatra, nën udhëheqjen e Fan Nolit, ishte gjithashtu një forcë e fuqishme për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës shqiptare në Amerikë. Ajo organizoi shkolla, biblioteka dhe aktivitete kulturore për të mësuar shqiptarët e rinj të diasporës për historinë, gjuhën dhe traditat e kombit të tyre. Noli e kuptoi rëndësinë e arsimit dhe të ruajtjes së identitetit kulturor dhe nën drejtimin e tij, Vatra ishte e angazhuar në ngritjen e shoqatave kulturore dhe shkollave që ofronin mësime në gjuhën shqipe dhe që përhapnin kulturën dhe traditat shqiptare.

Një shembull konkret i këtij angazhimi ishte hapja e shkollave në qytetet e mëdha të SHBA-së, ku shqiptarët jetonin. Shumë fëmijë të emigrantëve shqiptarë kishin mundësi të mësonin gjuhën shqipe dhe të rriteshin me ndjenjën e identitetit kombëtar.

•Aktivizmi dhe lobimi për të drejtat e shqiptarëve në rajon:

Vatra, nën udhëheqjen e Fan Nolit, ishte gjithashtu e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve në viset e tjera që ndodheshin nën sundimin e shteteve të tjera pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Noli dhe Vatra lobuan fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, Çameri dhe Maqedoni, të cilat në atë kohë ishin nën sundimin e Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë. Noli, duke qenë një intelektual i angazhuar për çështjen kombëtare, e shihte si detyrë të tij të përhapte informacion për trajtimin e shqiptarëve në këto zona dhe të sigurojë mbështetje ndërkombëtare për kauzën e tyre.

Një nga momentet e veçanta të angazhimit të Vatrës në këtë drejtim ishte angazhimi për të ndihmuar shqiptarët në Çameri, një rajon i cili ishte shumë i ndjeshëm për shkak të gjenocidit dhe shpërnguljes së shqiptarëve nga Greqia pas Luftës së Parë Botërore. Vatra, përmes lobimeve dhe mobilizimit të diasporës, tentoi të ndikonte në opinionin ndërkombëtar dhe të siguronte mbështetje për të drejtat e shqiptarëve në këto rajone.

Roli i Vatrës dhe i Fan Nolit gjatë periudhës 1912-1920 ishte shumëdimensional dhe i rëndësishëm për çështjen kombëtare shqiptare. Vatra, përmes mbështetjes politike, financiare dhe kulturore, ndihmoi në konsolidimin e shtetit shqiptar të pavarur dhe në forcimin e lidhjeve midis shqiptarëve të diasporës dhe atdheut. Kjo Federatë dhe Fan Noli, si lider i saj, kanë lënë një trashëgimi të vyer në historinë e shqiptarëve, duke kontribuar në realizimin e shumë objektivave kombëtare, përfshirë njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë dhe mbështetje për shqiptarët në viset e tjera të banuara me shqiptarë.

Filed Under: Politike

E FSHEHTA E KRIZËS NË SERBI

January 27, 2025 by s p

Milazim KRASNIQI/

Serbia ka hyrë në fazën e pakthyeshme të konfliktit civil. Pasi ka kryer krime monstruoze në Kroaci, në Bosnje e në Kosovë dhe ka humbur tri luftëra në vitet e nëntëdhjetë të shekullit të kluar, Serbia e pati filluar me Gjingjiqin një proces denazifikiimi por ai dështoi shpejt, sepse Gjingjiqin e vranë. Regjimi Nikoliq-Vuçiq-Daçiq e riktheu shpejt politikën imperiale dhe rusofile. Vuçiqi e ka cimentuar tashmë. Me zgjedhje ai regjim më nuk çmonohet. E vetmja mënyrë e çmontimit u ka mbetur padëgjueshmëria qytetare, revolucioni, dhuna.

Jo rastësisht studentë e nxënës, kanë dalë në ballë të protestave, sepse ata e ndiejnë se edhe jetët e tyre do të jenë të shkatërruara, si të baballarëve e nënave të tyre. Por, protestat e tyre nuk janë të mjaftueshme. Nuk janë të mjaftueshme as protestat e punëtorëve. Pse? Në Serbi problem paraqesin shërbimet sekrete dhe ushtria, që nuk janë reformuar që nga koha e Rankoviqit. Aty fshihet fuqia e regjimit. Ato struktura kriminale e terroriste kanë kapacitete për të ushtruar terror brenda Serbisë, po edhe për të destabilizuar Bosnjen e Kosovën. Prandaj, në këtë format ekzistues konflikti civil në Serbi mund të zgjasë dhe mund të prodhojë jostabilitet e viktima, por epilogu mbetet i paqartë. Fati i Vuçiqit mund të jetë diçka ndërmjet Llukashenkos dhe Asadit.

Çka duhet të bëjë Kosova në raport me ato zhvillime në Serbi? Kosova duhet të rreshtohet qartë me SHBA-në e NATO-n, që duan shkëputjen e Serbisë nga influenca ruse. Asnjë veprim të njëanshëm nuk duhet ta ndërmarrë askush nga Kosova. Sidomos jo në veri. Ka shumë mundësi që po të mos inicohej ajo kriza me targa në veri, Vuçiqi mund të ishte ballafaquar me rrëzimin e tij me zgjedhjet lokale në Serbi, të cilat ai i vodhi masivisht. Por, kriza për targat në veriun e Kosovës frenoi akterët, që ta shtynin përpara projektin e rrëzimit të regjimit të Vuçiqit. U shndërrua në favor për regjimin e Vuçiqit. Prandaj nga administrata e re nuk do të lejohet të përsëritet më ai budallallëk.

Problemi i veriut të Kosovës, nga ana jonë duhet të minimizohet, jo të ekzagjerohet siç e ka zakon ta ekzagjerojë qeveria Kurti. Interesi strategjik i Kosovës është që veriu i vendit tonë në asnjë rast të mos ketë ndikim në stabilitetin dhe në rrugën euro-atlantike të Kosovës.

Filed Under: Analiza

BETEJA E NOKSHIQIT, SPROVA MË E SUKSESSHME USHTARAKE E LIDHJES SHQIPTARE

January 27, 2025 by s p

Prof. Dr. Skender Asani/

Vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit, që i njihnin Malit të Zi të drejtën për të aneksuar vise shqiptare, përfshirë Plavën dhe Gucinë, mobilizuan shqiptarët për të mbrojtur tokat e tyre stërgjyshore. Kjo rezistencë u udhëhoq nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila organizoi një qëndresë të fuqishme politike dhe ushtarake kundër vendimeve arbitrare të Fuqive të Mëdha. Beteja e Plavës dhe Gucisë, e zhvilluar në Nokshiq gjatë dhjetorit 1879 dhe janarit 1880, ishte një nga momentet kulmore të kësaj rezistence, duke u shtrirë edhe në disa pika strategjike të caktuara nga komandantët shqiptarë.

Kjo betejë e lavdishme shënoi dy fitore të rëndësishme për shqiptarët: zmbrapsi përpjekjet e Malit të Zi për aneksimin e këtyre tokave dhe ndërkombëtarizoi çështjen shqiptare, duke e kthyer atë në një luftë për autonomi brenda Perandorisë Osmane. Korrespondentët e huaj të kohës raportuan për heroizmin e shqiptarëve, duke e paraqitur atë si një përpjekje titanike për mbrojtjen e integritetit territorial, ndërsa dënonin vendimet e Kongresit të Berlinit si shpërfillje e të drejtave të shqiptarëve për liri dhe pavarësi.

Ndërsa historia njeh shumë beteja, ajo e Nokshiqit mbetet një shembull unik i suksesit, ku shqiptarët, pa aleatë të jashtëm, u përballën me një makineri diplomatike dhe ushtarake të fuqishme. Heroizmi i tyre ishte mbështetur vetëm nga vendosmëria për të mos lejuar padrejtësi. Në këtë betejë spikatën figura të shquara si Ali Pashë Gucia, Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka dhe Jusuf Sokoli, të cilët përfaqësuan shpirtin e pamposhtur të kombit shqiptar.

Beteja e Nokshiqit mbetet një mesazh aktual për politikën ndërkombëtare, duke dëshmuar se vendimet diplomatike që injorojnë vullnetin e popujve nuk mund të kenë sukses. Kjo është vërtetuar edhe nga raportet e diplomatëve të huaj, si ai i konsullit austro-hungarez në Shkodër, i cili shkruante se shqiptarët luftuan me një shpirt të vërtetë kombëtar dhe zmbrapsën forcat malazeze.

Në përvjetorin të kësaj beteje, historiografia shqiptare duhet të kalojë nga qasjet deskriptive drejt një studimi më të thelluar dhe të bazuar në analiza të mirëargumentuara. Kjo qasje do ta vendoste këtë ngjarje në vëmendjen e studiuesve ndërkombëtarë, duke nxjerrë në pah rëndësinë e saj në historinë kombëtare dhe më gjerë.

Filed Under: Fejton

Shkolla Shqipe “Gjergj Fishta” u vizitua nga shkrimtarët e komunitetit Prend Ndoja dhe Shpend Gjocaj

January 26, 2025 by s p

Mesuese Fabjola Gjinaj/

Shkolla Shqipe “Gjergj Fishta” në Long Island, New York u vizitua nga shkrimtarët e komunitetit shqiptar në New York z.Prend Ndoja dhe z.Shpend Gjocaj. Publicisti, autor i disa librave z. Prend Ndoja shoqërohej nga bashkëshortja znj. Palina Ndoja, ndersa veprimtari i njohur, autor i disa librave, z. Shpend Gjocaj erdhi bashkë me bashkëshorten, znj. Vjollca Shyti. Ata u pritën nga themeluesit e shkollës shqipe “Gjergj Fishta” L.I. New York, Dr. Paulin Marku dhe mesuese Fabjola Gjinaj. Gjatë vizitës në shkollën shqipe, mesuese Fabjola iu bëri të njohur mysafirëve aktivitetet e shkollës që janë organizuar me nxënësit tanë: organizimi muzikor në ditën e themelimit të shkollës shqipe “Gjergj Fishta”, tetor 2024; koncerti me këngë, valle e recitime organizuar me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe festat e fundvitit shoqëruar me shkëmbim dhuratash e muzikë shqiptare. Gjithashtu u foli edhe për programin e mësimit që aplikon shkolla konform standarteve që përdoret në Shqiperi e Kosovë. Mësuese Fabjola Gjinaj ne mbyllje të fjalës së falënderoi mysafirët per vizitën dhe dhuratat dhe i ftoi ata ti bashkohen festes që shkolla shqipe po organizon me rastin e Pavarësisë së Kosovës me nxenesit tonë që do të mbahet në shkurt 2025.

Autorët e librave, z.Prend Ndoja dhe z.Shpend Gjocaj dhuruan disa kopje të botimeve të tyre për shkollën shqipe “Gjergj Fishta”, si dhe për çdo nxënës dhuruan stilolapsa me logo të Flamurit kombëtar shqiptar.

Mysafirët shprehen mirënjohje për mikpritjen, vlerësuan punën e stafit të shkollës për ruajtjen e vlerave kombëtare shqiptare, identitetit, historisë si dhe për kultivimin e gjuhës shqipe në diasporë. Ata u emocionuan me këngët e vallet e nxënësve të shkollës shqipe që krijuan emocione të bukura. Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” i ka dyert e hapura për fëmijët që jetojnë në Long Island, N.Y dhe mirëpresim regjistrime falas. Jemi në kerkim të stafit petagogjik për mësimdhënie pasi numri i nxënësve është rritur. Gjithashtu, ftojmë komunitetin shqiptar të Long Island, New York që ti bashkohet nismës tonë “Një komb, një gjuhë, një histori, një kulturë” që të organizojmë edhe projekte të tjera se bashku me “Vatren” Long Island N.Y. Jeni të mirëpritur!

Filed Under: Opinion

5 sfidat ekonomike që mund të ndikojnë vitin e parë të presidencës së Trump

January 26, 2025 by s p

Perktheu nga AP Rafael Floqi/

Ashtu si shumica e presidentëve, Donald Trump përballet me një ekonomi që rrallë përkulet ndaj ambicieve politike. Republikani ka premtuar rritje të fortë, tarifa të larta, ulje të taksave mbi të ardhurat dhe lulëzim të fushave të naftës. Por pavarësisht nga tregu solid i punës dhe niveli i ulët i papunësisë prej 4.1%, ai duhet të përballet me erërat e kundërta si inflacioni, deficiti buxhetor, tensionet në rritje mbi tregtinë, pasojat e planeve të tij për të zvogëluar imigracionin dhe një hendek të vazhdueshëm të pasurisë.

Secila prej këtyre çështjeve mund të ndihmojë në formimin e mënyrës se si votuesit ndihen për një president që e kthyen në Shtëpinë e Bardhë me qëllimin specifik të rregullimit të ekonomisë.

Nga ana e tij, Trump dëshiron t’i fajësojë të gjitha sfidat para tij paraardhësit të tij, Joe Biden, i cili nga ana e tij fajësoi Trump në vitin 2021 për problemet që duhej të zgjidhte administrata e tij.

“Kjo fillon me përballjen me kaosin ekonomik të shkaktuar nga politikat e dështuara të administratës së kaluar”, tha Trump në Forumin Ekonomik Botëror të enjten.

Këtu janë pesë forcat ekonomike që mund të formojnë vitin e parë të presidencës së Trump:

Për votuesit, çmimi ende nuk është i duhuri

Ulja e inflacionit është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.

Në AP VoteCast, një studim i gjerë i elektoratit të vitit të kaluar, 4 në 10 votues e quajtën inflacionin “faktorin e vetëm më të rëndësishëm” në zgjedhjen e tyre për president. Rreth dy të tretat e këtij grupi votuan për Trump – një shenjë që ai ia detyron fitoren e tij në një pjesë të madhe kostos së lartë të sendeve ushqimore, benzinës, banesave, makinave dhe mallrave të tjera.

Në vazhdim, raportet mujore mbi indeksin e çmimeve të konsumit do të jenë një masë e qartë nëse Trump mund të japë. Por inflacioni në fakt është rritur muajt e fundit. Çmimet e konsumit u rritën me një normë të shëndetshme vjetore prej 2.4% në shtator, krahasuar me 2.9% në dhjetor. Ekonomistët thonë se inflacioni mund të përkeqësohet nëse Trump vendos tarifa dhe përdor shkurtime të taksave mbi të ardhurat e financuara nga deficiti.

Republikanët shpesh e godasin ashpër Bidenin për çmimet e vezëve. Por demokratët mund të përdorin sulme të ngjashme ndaj Trump. Gjatë vitit të kaluar, kostot e kafesë janë rritur vetëm 1% për SHBA. konsumatorët, por Fondi Monetar Ndërkombëtar ka çmimin e fasuleve aktuale duke u rritur me 55% në një shenjë që latte, ekspres dhe gota të thjeshta së shpejti mund të kushtojnë më shumë.

Pastaj ka strehimim. Votuesit janë ende të frustruar nga normat e larta të hipotekave dhe çmimet e mbetura të larta për shkak të mungesës së pronave. Strehimi është 37% e indeksit të çmimeve të konsumit. Rritjet e çmimeve për banesat janë lehtësuar, por kostot e strehimit janë ende në rritje me 4.6% në vit, krahasuar me rritjet vjetore mesatarisht 3.3% para pandemisë.

Trump po vë bast se më shumë prodhim i energjie mund të ulë normat e inflacionit, por prodhimi vendas tashmë është afër niveleve rekord, sipas qeverisë.

Cilat tarifa ja vlejnë vërtet?

Trump thotë se tarifat 25% do të vijnë për importet meksikane dhe kanadeze në shkurt. 1. Ai foli edhe për tarifa shtesë prej 10% për mallrat kineze. Qëllimi i tij i deklaruar është të ndalojë kalimet e paligjshme të kufirit dhe rrjedhën e kimikateve të përdorura për të prodhuar droga të tilla si fentanil.

Për Trumpin, tarifat janë një mjet diplomatik për qëllimet e tij politike. Por ato janë gjithashtu një kërcënim që ndoshta synon të fillojë bisedimet tregtare. Ato janë gjithashtu një grumbullues i të ardhurave që ai pretendon se mund të sjellë triliona dollarë në thesar.

Trump rriti tarifat gjatë mandatit të tij të parë, me mbledhjen e të ardhurave më shumë se dyfishuar në një normë vjetore prej 85.4 miliardë dollarësh, që mund të tingëllojë si shumë, por ishte e barabartë me vetëm 0.4% të produktit të brendshëm bruto. Analiza të shumta nga Laboratori i Buxhetit në Yale dhe Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, ndër të tjera, thonë se tarifat e kërcënuara do të rrisnin kostot për një familje tipike në një mënyrë që rrit efektivisht taksat.

Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është nëse Trump i përmbush kërcënimet e tij. Kjo është arsyeja pse Ben Harris, një ish-këshilltar i Bidenit, i cili tani është drejtor i studimeve ekonomike në Institutin Brookings, thotë se votuesit duhet të fokusohen në tarifat mesatare.

“Tregtia është vërtet e ndërlikuar,” tha Harris. “Por në terma të gjerë, shikoni atë që ai bën dhe jo atë që thotë.”

Çfarë ndodh me borxhin kombëtar?

Trump pëlqen të fajësojë borxhin kombëtar për inflacionin, duke thënë se politikat e Biden-it përmbytën SHBA-në. ekonomi me më shumë para se sa mund të thithte. Por rreth 22% e borxhit total të papaguar prej 36 trilion dollarësh e ka origjinën nga politikat e mandatit të parë të Trump, sipas Komitetit për Buxhetin Federal të Përgjegjshëm, një mbikëqyrës fiskal.

Paul Winfree, një ish-punonjës i Trump, i cili tani është president dhe CEO i Econo mic Policy Innovation Center, paralajmëroi në një analizë të fundit se U.S. po afrohet shumë me kufijtë e saj fiskalë. Analiza e tij sugjeron se nëse Trump mund të ruajë rritjen prej 3%, ai mund të zgjasë shkurtimet e taksave të 2017-ës, duke e mbajtur borxhin mjaftueshëm të qëndrueshëm duke shkurtuar shpenzimet prej 100 miliardë dollarë në 140 miliardë dollarë në vit.

Rreziku është se kostot më të larta të huamarrjes dhe borxhi mund të kufizojnë atë që bën Trump duke mbajtur kostot e huamarrjes të larta për konsumatorët. Ligjvënësit që dikur e shihnin borxhin si një problem për t’u zgjidhur vite më vonë, gjithnjë e më shumë e shohin atë si diçka për t’u trajtuar tani.

“Një nga ndryshimet më të mëdha të atmosferës që po marr tani midis politikëbërësve është se ata kanë filluar të kuptojnë se afati është sot,” tha Winfree.

Winfree tha se numri kryesor për t’u parë është normat e interesit të ngarkuara në U.S. borxhi – i cili do t’i tregojë publikut nëse investitorët mendojnë se shuma e huamarrjes është problematike. Interesi për 10-vjeçarin U.S. Bonot e thesarit janë afërsisht 4.6%, me një pikë përqindje të plotë që nga shtatori.

Emigrantët janë ende të nevojshëm për të plotësuar vendet e punës

Urdhrat ekzekutivë të Trump janë një goditje e qartë e imigracionit – dhe kjo mund të jetë një zvarritje e rritjes ekonomike dhe të shkaktojë ngadalësimin e fitimeve mujore të vendeve të punës. Trump shpesh e cilëson imigracionin si një çështje kriminale dhe të sigurisë kombëtare duke u fokusuar te njerëzit që kalojnë kufirin ilegalisht.

Por ekonomitë që nuk mund të shtojnë punëtorë të mjaftueshëm janë në rrezik të stagnimit – dhe SHBA. Tregu i punës në këtë fazë ka nevojë për emigrantë si pjesë e përzierjes së punës. Rreth 84% e rritjes neto të popullsisë së Amerikës vitin e kaluar erdhi nga emigrantët, sipas Byrosë së Regjistrimit. Bëhet fjalë për 2.8 milionë emigrantë.

“Ata jo vetëm që punojnë në ekonomi, por ata shpenzojnë në ekonomi,” tha Satyam Panday, shefi i SHBA. ekonomist në S&P Global Ratings. “Shpenzimet e tyre janë të ardhurat e dikujt tjetër në ekonomi.”

Nëse Trump thjesht do ta kthente imigracionin në mesataret e tij të 2017 dhe 2019 prej 750,000 emigrantësh në vit, rritja mund të ngadalësohej nga 2.7% e vlerësuar vitin e kaluar në 2% në vazhdim, zbuloi analiza e Panday. Industritë e ndërtimit, bujqësisë dhe kohës së lirë dhe mikpritjes ndoshta do të kishin vështirësi për të gjetur punonjës.

Me fjalë të tjera, ia vlen të monitorohet raporti mujor i vendeve të punës dhe flukset e imigracionit.

Kini parasysh hendekun e pasurisë

Trump do të duhet të kuptojë se si të balancojë interesat e miliarderëve me ato të votuesve të tij me jaka blu. Ngjarjet e tij inauguruese përfshinin disa nga njerëzit më të pasur në botë: Elon Musk i Tesla-s, Jeff Bezos i Amazon, Mark Zuckerberg i Metës dhe Bernard Arnault i LVMH. Secila vlen rreth 200 miliardë dollarë ose më shumë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg.

Scott Ellis, një anëtar i grupit Milionerët Patriotikë, tha se ia vlen të monitorohet se sa rritet pasuria e tyre nën Trump. Këtë vit, që nga e premtja, pasuria neto e Arnault është rritur me 23 miliardë dollarë, Bezos është rritur me 15 miliardë dollarë, Zuckerberg është rritur me 18 miliardë dollarë dhe pasuria e Musk është rritur me 6 miliardë dollarë. Këto janë të gjitha rritje mujore.

Në të kundërt, të dhënat më të fundit të disponueshme të Byrosë së Regjistrimit tregojnë se mesatarja e U.S. Pasuria e familjes u rrit 9,600 dollarë në 2021-2022, në 176,500 dollarë.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT