• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2025

Konferenca e parë shkencore për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, organizuar nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

February 18, 2025 by s p

Organizuar nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, në ambientet e amfiteatrit të Institutit të Historisë, sot nisi Konferenca e parë shkencore për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, në të cilën mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryeministri Kurti ishte folës kryesor në hapjen e kësaj konference të IKKL-së e cila ka për qëllim të trajtojë përmasat, pasojat, dokumentimin dhe ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës së viteve 1998-99 në vendin tonë.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti potencoi para të pranishmëve se kjo konferencë është një dëshmi e vendosmërisë sonë për të mos harruar ata që ranë në rrugën e çlirimit, ata që ende kërkojnë të afërmit e tyre të zhdukur me dhunë, për të cilët kemi përgjegjësi morale, shoqërore dhe institucionale që krimet të mos mbeten të pandëshkuara dhe të mos përsëriten kurrë më. Më tej, ai shtoi se konferenca e sotme dhe vëllimi akademik që do të pasojë, dëshmojnë përkushtimin tonë për ta adresuar të kaluarën me fakte dhe përgjegjësi.

“Shteti i Kosovës mbetet i palëkundur për të zbardhur të vërtetën, për të ruajtur kujtesën kolektive dhe për të garantuar që drejtësia do të vihet në vend.

Institutin për krimet e Kryera Gjatë Luftës e kemi themeluar me misionin fisnik, dokumentimin e të vërtetës historike. Konferenca e sotme dhe vëllimi akademik që do të pasojë, dëshmojnë përkushtimin tonë për ta adresuar të kaluarën me fakte dhe përgjegjësi”, tha ai.

Kryeministri theksoi se krimet nuk mund të mbeten në heshtje, e as të mbulohen me harresë, andaj ne vazhdojmë të flasim, të shkruajmë dhe të dëshmojmë, derisa çdo krim të dokumentohet e ndëshkohet, e çdo viktimë të ketë drejtësi.

Kjo konferencë ndërkombëtare e organizuar nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë do të zgjasë tri ditë dhe do të mbledhë për diskutim pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, përfshirë profesorë, akademikë, studiues, drejtues e përfaqësues të institucioneve dhe të organizatave të shoqërisë civile.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Është nder që sot të jem pjesë e hapjes së kësaj konference ndërkombëtare, e cila ka për qëllim të trajtojë përmasat, pasojat, dokumentimin dhe ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës së viteve 1998-99 në vendin tonë.

Kosova ka përjetuar një periudhë të errët, me dhunë, me krime të rënda të luftës dhe krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat e ndryshme të armatosura të shtetit të njëjtë, Serbisë. Populli ynë i ka mbijetuar gjenocidit, spastrimit etnik dhe shkatërrimeve masive.

Me mijëra të vrarë, të zhdukur dhe të dëbuar, me viktima e të mbijetuar të dhunës seksuale, me dënime të pamatshme materiale e shpirtërore, pasojat e luftës ndjehen ende. Familjarët e viktimave e dinë dhembjen më mirë se kushdo. Çdo ditë jetojnë me kujtimet që dhembin, me mungesën që nuk mbushet.

Krimet nuk mund të mbeten në heshtje, e as të mbulohen me harresë. Andaj ne po vazhdojmë të flasim, të shkruajmë dhe të dëshmojmë. Derisa çdo krim të dokumentohet e ndëshkohet. Derisa çdo viktimë të ketë drejtësi.

Shteti i Kosovës mbetet i palëkundur për të zbardhur të vërtetën, për të ruajtur kujtesën kolektive dhe për të garantuar që drejtësia do të vihet në vend.

Institutin për krimet e Kryera Gjatë Luftës e kemi themeluar me misionin fisnik, dokumentimin e të vërtetës historike. Konferenca e sotme dhe vëllimi akademik që do të pasojë, dëshmojnë përkushtimin tonë për ta adresuar të kaluarën me fakte dhe përgjegjësi.

Ne po e çojmë përpara këtë përpjekje duke ngritur kërkimin shkencor dhe duke ndërtuar mekanizma të qëndrueshëm për dokumentim. Sepse përgjegjësi të përbashkët kemi që të gjithë: institucionet e Republikës së Kosovës, akademia e universiteti, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Të nderuar pjesëmarrës,

Kjo konferencë është edhe një dëshmi e vendosmërisë sonë për të mos harruar. Për ata që ranë në rrugën e çlirimit, për ata që ende kërkojnë të afërmit e tyre të zhdukur me dhunë, ne kemi përgjegjësi morale, shoqërore dhe institucionale që këto krime të mos mbeten të pandëshkuara, dhe të mos përsëriten kurrë më.

Në emër të Republikës së Kosovës, ju falënderoj për përkushtimin dhe për dashurinë që tregoni e dëshmoni për të vërtetën. Me mirënjohje për punën tuaj, ju uroj suksese në këtë konferencë.

Gëzuar Dita e Pavarësisë!

Lavdi të rënëve për liri! Rroftë Kosova Republikë, e pavarur dhe sovrane!

Filed Under: Analiza

Nga pritja për korin diplomatik dhe bashkëatdhetarë tanë, mbrëmë në Nju Jork, për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 18, 2025 by s p

Ambasador Blerim Reka/

Në eventin festiv të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, morën pjesë rreth 200 mysafirë; nga të cilët 50 ambasador dhe diplomatë të shteteve anëtare të OKB-së, (përfshirë edhe shtete jo-njohëse), zyrtarë amerikanë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Në fjalën time, fola per rrëfimin e sukseshëm të shtet-ndërtimit demokratik të Kosovës, pas luftes çlirimtare kundër kolonijalizmit, aparthejdit dhe gjenocidit të Serbisë kundër shqiptarëve. Lavdi UÇK-së dhe Kryekomandantit Adem Jasharit, falënderim i përjetshëm SHBA-ve dhe NATO-s.

Në emër të SHBA-ve uroi John Kelly, nga Misioni i Përhershëm i SHBA-ve në OKB, i cili ne fjalën e tij, tha se është nder të festojmë bashkë ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Në emër të popullit të SHBA-ve ju lutem pranoni urimet më të ngrohta për ditën e Pavarësisë. Lidhjet midis popujve tanë janë të forta. Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, është momenti për të nderuar të arriturat e kaluara dhe për të shikuar drejt të ardhmes së ndritshme dhe lidhjet më të ngushta midis shteteve tona”.

Urime Kosovë nga Nju Jorku!

Filed Under: Politike

Konsullata e Republikës së Kosovës kremton 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës me pritje diplomatike në Nju Jork

February 18, 2025 by s p

Rafaela Prifti/

“Në ditën e rëndësishme të përvjetorit të 17 të pavarësisë së Kosovës, ju urojmë juve që ishit ambasadorë të saj kur Kosova nuk kishte ambasadë, ju që e mbajtët kurdoherë aktuale dhe në vëmendje çështjen e Kosovës në Nju Jork e Uashington ,” tha në fjalën e tij përshëndetëse Ambasadori Blerim Reka në pritjen diplomatike të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës që u dha me këtë rast në restorantin Empire Steakhouse në Manhattan, mbrëmjen e ditës së hënë.

“Para së gjithash, lavdi dëshmorëve që çliruan Kosovën, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me në krye komandantin Adem Jashari, dhe mirënjohje të përjetshme Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s,” deklaroi drejtuesi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.

“Festimet janë të shoqëruara gjithmonë edhe me evokim e reflektim për rrugën e gjatë të përpjekjeve që e sollën këtë ditë,” tha në bisedë Dr. Pashko Camaj, Sekretari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA.

“Po mendoja sesa e re është një demokraci 17 vjeçare,” përsiati Harry Bajraktari, themeluesi i gazetës Illyria dhe aktivist i respektuar në bashkësinë shqiptare, “është si të jemi në vitin 1929 pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe në fund të viteve 1700 për Amerikën.”

Diplmati John Kelley ushtrues detyre i Misionit te Përhershëm të Amerikës në OKB përshëndeti festimin duke cilësuar se “rrugëtimi i Kosovës është shquar për nga vendosmëria dhe qëndrueshmëria. “Lidhjet midis dy popujve tanë janë të forta,” tha Kelley, dhe duke parashtruar perspektivat përfshirë ato ekonomike shprehu sigurinë se këto lidhje do të forcohen edhe më tej.

Organizatorët thanë se në pritjen diplomatike ishin rreth dyqind mysafirë prej të cilëve pesëdhjetë ambasadorë dhe diplomatë të shteteve anëtare të OKB-së, midis tyre edhe shtete që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Midis pjesëmarrësve ishin veprimtarë të njohur dhe përfaqësues të shoqatave patriotike shqiptare dhe kulturore, anëtarë të trupit diplomatik, sipërmarrës shqiptarë-amerikanë, avokatë, profesorë dhe akademikë, artistë, publicistë etj.

E ardhur për herë të parë në një kremtim të tillë, Maya, duke qëndruar pranë gjyshes së saj Fadilja Çunmulaj tha se ishte e gëzuar që mori pjesë në festimin e 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Filed Under: Reportazh

Dita e Presidentëve dhe Trump

February 18, 2025 by s p

Nga Rafael Floqi/

Këtë Ditë të Presidentëve, mbani mend se çfarë mund të na mësojë George Washingtoni – edhe për Trumpin.

Dita e Presidentëve festohet të hënën e tretë të shkurtit. Edhe pse rrallëherë nderohet këto ditë pikërisht në shkurt. 22, datëlindja e tij aktuale, “Dita e Presidentëve” është zyrtarisht ende ditëlindja e Uashingtonit. Dhe kjo është plotësisht e drejtë dhe e duhur, pasi çdo amerikan duhet të nderojë me kënaqësi shefin tonë të parë ekzekutiv. Uashingtoni ishte një njeri për shekuj. I lindur si aristokrat i Virxhinias, ai kultivoi me kujdes virtytet e tij – vetëkontroll, moderim, qytetërim; forcat e tij fizike dhe morale – të bëhet prania më e admiruar së pari në 13 kolonitë, pastaj në kombin e ri. Si president, ai gjithashtu përcaktoi kursin e ardhshëm të vetë qeverisë amerikane. Ai e kuptoi se po krijonte precedentë që duhej të zgjasnin – edhe pse shumë nuk ishin dakord se çfarë forme të saktë duhet të merrte qeveria jonë. Ishte Uashingtoni ai që theksoi se Amerika ishte një republikë kur qortonte ata që donin një monarki ose një president të lartësuar.

Ndërsa kalojmë nëpër pasojat e një zgjedhjeje presidenciale të luftuar ashpër, është e rëndësishme të kujtojmë shembullin e Uashingtonit. Po, ai – dhe i gjithë brezi i Themeluesve – arriti madhështinë që asnjë nga pasardhësit e tyre nuk mund të shpresonte të arrinte. o është pjesërisht për shkak të cilësive të tij personale, pjesërisht të fermentimit historik që ai jetoi.

Por, siç na thotë biografi i tij Richard Brookhiser, “Jeta e tij ka ende fuqinë për të frymëzuar këdo që e studion atë.”

Dhe Presidenti Donald Trump ka ende shumë për të mësuar nga babai i vendit tonë.

Axhenda e Trump në shumë vende është dëshpërimisht e nevojshme, në të tjera e gabuar.

Në fjalimin e tij të lamtumirës, ​​Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Uashington paralajmëroi se, “Fryma e cënimit tenton të konsolidojë fuqitë e të gjitha departamenteve në një, dhe kështu të krijojë çfarëdo forme qeverisjeje, një despotizëm të vërtetë”.

Ndërsa nderojmë Ditën e Presidentëve 2025, ne duhet të përballemi edhe me pasojat e një rrëmbimi të pushtetit të kryer nga miliarderi i pazgjedhur Elon Musk dhe fuqizuesi i tij Donald Trump ,thonë demokratët. Është më e rëndësishme se kurrë që ne njerëzit të bashkohemi për të mbrojtur shenjtërinë e lirive tona dhe të kërkojmë që të privilegjuarit të qeverisin në emrin tonë të respektojnë demokracinë tonë. Dhe pasqyrohen aq keq me këngë e qarje kalamajsh që u kanë marrë lodrat.

Kushtetuta jonë e Shteteve të Bashkuara është ndërtuar mbi parimin që tre degë të barabarta të qeverisë punojnë në emër të nesh, popullit – për të mbrojtur liritë tona dhe për të na mbështetur teksa punojmë për të ndërtuar komunitete të forta, të sigurta dhe të begata.

Sjellja e RFK Jr. në kabinet, për shembull, krijon një precedent të rrezikshëm dhe të dëmshëm për vendin. Është diçka që Uashingtoni nuk do ta kishte bërë kurrë: Ngritja e një makine të turbullt moralisht në një pozicion me fuqi të jashtëzakonshme. Ose të ndërmarrë lëvizjen e tij të rrezikshme për zgjidhjen e rezultateve për të hequr mbrojtjen për shtetarët si Mike Pompeo që vënë jetën e tyre në rrezik për të dhe vendin e tyre.

Dhe madje edhe kur Trump është i duhuri për meritat, ai priret drejt shumicës së sulmeve jo-Uashingtoniane. Merrni idenë e tij “Mar-a-Gaza”.

Në pamje të parë nuk është më fantastike sesa trojet standarde të “planeve të paqes në Lindjen e Mesme”, të tilla si të imagjinosh Autoritetin Palestinez dhe Mahmud Abbas në krye, ose që në njëfarë mënyre Hamasi mund të lihet të qeverisë.

Por, të shpallësh një ndryshim drastik të qëndrimit të politikës, me zero specifika, dhe qartësisht gjysmë të hapur, është në vetvete e rrezikshme.

Dhe maksimalizmi i lindur i propozimit sugjeron se pikëpamja e tij për presidencën është e ngjyrosur me idetë e perandorit. Kjo pengon më së shumti mësimin politik qendror që na ka lënë trashëgim Uashingtoni.

Trump është larg nga presidenti i parë që të kënaqet me ide të tilla.

Pas Uashingtonit dhe pjesës tjetër të brezit të tij, Amerika pa një varg presidentësh gjithnjë e më mediokër – një mediokritet i shpenguar nga pamja e mrekullueshme e pasardhësit të tij më të madh, Abraham Lincoln, dhe në të cilin zyra u fundos përsëri menjëherë pas vdekjes së tij.

Megjithatë, për çdo mbajtës posti të njëpasnjëshëm, pyetja mbetet e hapur: A do të bëni më të mirën tuaj për të qeverisur siç bënë ata burra të mëdhenj?

Apo do të lejoni që pakënaqësia e politikës së përditshme t’ju shtrëngojë?

Trump ka treguar disa prova se të paktën po përpiqet të bëjë të parën. Por gjithnjë në formën deklaratëve të Trump” duhet të dallojmë sinjalin nga zhurma.

Dëshmitari i tij me grusht të ngritur në këmbë në Butler; Kjo kërkonte guxim të vërtetë.

Ose tema qendrore e fushatës së tij kundër Harris, ideja se Amerika mund të hyjë nën politikat e duhura në një Epokë të Artë të re: Aty ka ambicie dhe seriozitet të thellë, me gjithë impulsivitetin e Trump. Kjo ambicie është përputhur me një vorbull aktiviteti të përqendruar dhe kryesisht efikas që nga dita 1 e mandatit të tij të dytë, që nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi.

Energjia dhe gjerësia e vizionit janë ato që i duhet Amerikës.

Ajo që Trump duhet të mësojë ende nga Uashingtoni është një dorë më e qëndrueshme, një shpirt më i qetë. Ne – së bashku me çdo amerikan me besim të mirë – po e mbështesim atë.

Filed Under: Fejton

GËZUAR PAVARËSINË KOSOVË! VATRA LONG ISLAND DHE SHKOLLA SHQIPE “GJERGJ FISHTA” FESTOJNË PAVARËSINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

February 18, 2025 by s p

Nga Frank Shkreli/

Përshëndetje dhe gëzuar 17-Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Të nderuar Dr Paulin Marku dhe Fabjola Gjinaj (Marku) bashkthemeluesë të shkollës shqipe, “Gjergj Fishta” në Long Island të Nju Jorkut ju falënderoj për ftesën për të marrë pjesë në organizimin tuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë të Republikës së Kosovës. Me pamundësi për të marrë pjesë, e ndjeva detyrim moral që të pakën tu dërgoj një përshëndetje vëllazërore me këtë rast. Njëherazi dua t’ ju uroj punë të mbarë dhe bekime për veprën tuaj atdhetare e fisnike — për hapjen, më heret, të Shkollës Shqipe “Gjergj Fishta” në Long Island. Emër më madhështor nuk kini mund me gjetë për shkollën. U lumtë! Urime dhe mirënjohje të gjithëve, ty Dr Marku, bashkthemelueses dhe mësueses Fabjola Marku dhe bashkpuntorëve tuaj, për këtë nismë patriotike në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan në Long Island të Nju Jorkut.

Siç tregon edhe ky organizim sot në shënim të Ditës së Pavarësisës së Kosovës, duket se Dega Vatra Long Island me Shkollën “Gergj Fishta” do jetë diçka më tepër se thjeshtë një shkollë për të mësuar gjuhën shqipe brezave të fëmijve të lindur e të rritur në Amerikë. Është për tu vlerësuar dhe admiruar misioni që me ndihmën e Degës së Vatrës në Long Island, i kini përcaktuar shkollës “Gjergj Fishta”, misionin: “Që të shërbejë si njësi shpirtërore, edukative, patriotike, kulturore e komunitare për bashkimin e shqiptarëve në Long Island.” Punë të mbarë në këtë mision të shenjtë e patriotik!

Të nderuar pjesëmarrës, sot Republika e Kosovës dhe mbarë Kombi shqiptar festojnë 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në këtë ditë të shenjtë të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës që pasqyron dhe realizon një ëndërrë shekullore të vullnetit të lirë të Kombit shqiptar — na kujtohen fjalët e At Gjergj Fishtës: “Ma mirë n’vorr me u kja për mallë / se nën shkja me ndejë për t’gjallë.” Por në veshët tonë sot tingëllojnë gjithashtu edhe fjalët e Naim Frashërit: “Bota që kur është zënë — Shqipëria gjallë ka qenë.”

Të nderuar miq — Në këtë ditë të shënuar për Kosovën dhe për mbarë Kombin shqiptar — në 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës — le të kujtojmë dhe të përulemi me nderim e respekt para RILINDASVE TË VËRTETË TË KOMBIT, duke filluar me Gjergj Kastriotin-Skenderbe në Lezhë, Abdyl Frashërin në Prizren, bashkë me zbritjen në Vlorë të Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Pandeli Cales, Isa Boletinit, e të tjerëve. Në veshët e çdo shqiptari të vërtetë kudo, sot, veçanërisht, jehon edhe kushtrimi i Presidentit historik Ibrahim Rugovës dhe i Adem Jasharit por edhe i Bajram Currit, Ded Gjon Lulit, Mihal Gramenos dhe i Çerçiz Topullit dhe i heronjëve më të ri të Kombit që kanë dhenë jetën në luftën për liri e pavarësi të Dardanisë së lashtë e Kosovës së re. Shqiptarët janë ndër të parët e njerëzimit, me një histori të gjatë e cila është e shkruar me penë, por edhe më shumë – ajo histori është shkruar me gjak – që ajo tokë shqiptare të mbetet shqiptare.

Në këtë ditë të pavarësisë, urimet më të përzemërta Kosovës edhe për zgjedhjet e fundit demokratike me shpresën për një angazhim të vazhdueshëm për të çuar përpara paqën, drejtësinë dhe begatinë për popullin e Kosovës si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, sepse, ndërsa festojmë këtë përvjetor sot – duhet të jemi të vetdijtur se çdo gjë, “Bacë nuk është Kry”. Shqiptarët duhet të ndigjojnë edhe ushtimën e kushtrimit të At Gjergj Fishtës për realizimin e shpresave të pa realizuara: kushtrimin për përjetësimin e ëndërrës shekullore të shqiptarëve:

SHQIPNIA E LIRË

Po, por nesër, me ndihmë t’Zotit,

Do ta bajmë prap Shqipni t’lirë

Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,

Prej Tivari në Manastir,

Edhe Flamuri Shqipnisë

Si flakë mnijet e Perëndisë

Do t’valvitet në Kaçanik.

Bashkshortja e Heroit Kombëtar Agim Ramadanit, Zonja Shukrije Ramadani, ka thenë se bashkshorti i saj çdo herë që nisej për në front të luftës kundër forcave terroriste serbe merrte me vete Lahutën e Malësisë të At Gjergj Fishtës, për frymëzim në luftën heroike të Kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës nga hordhitë serbe.

500-vjet Kosova priti! At Gjergj Fishta duhet patjetër ta ketë vendin e vet, të merituar jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare!

Duke u falënderuar për durimin ju përcjell edhe njëherë gjithë ju urimet e mia më të përzemërta Republikës së Kosovës, të gjithë pjesëmarësve të mbledhur aty dhe shqiptarëve anë e mbanë botës, këtë ditë të madhe për Kosovën dhe mbarë Kombin shqiptar.

Përzemërsisht, Frank Shkreli

Filed Under: Interviste

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT