• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2025

HELMI I PARA 60 VJETËVE – TRAGJEDIA LETRAVE SHQIPE ME TRAGJEDIANIN E PARË

March 17, 2025 by s p

Nga Visar Zhiti/

Bëhen 60 vjet nga vdekja e mistershme e shkrimtarit tonë klasik, Etëhem Haxhiademi, që krijoi letërsi moderne në vitiet ‘30 të shekullit XX, solli poezi dhe tragjedinë e epërme në letrat shqipe në nivel evropian, vonë, por ashtu ishte fati, historia, vonë ïshte e gjithë Shqipëria jonë. Shkroi 7 tragjedi të shkëlqyera, e teta është e pashkruar, është ajo që ndodhi me atë, me jetën dhe veprën e tij, ia ndaloi diktatura e pas Luftës II Botërore, që i futi letrat shqipe në morsin e torturës së Realizmit Socialist, dhe ashtu siç vrau e burgosi shumë shkrimtarë e artist:e, Etëhem Haxhiademin e vdes në burg.. Bashkë me atë vdiqën dhe ato që do të mund të shkruheshinn prej dorës së tij të mermermert:e, hyjnore. Ehe kjo është tjetër tragjedi.

Kaluan 60 vjet, kur ajo portë burgu nuk u hap dot dhe ai nuk doli prej andej as i vdekur….

Tashmë perandoria komuniste ka rënë. Shqipëria dhe letrat e saj iu hapën, bashkuan botës euroatlantike dhe kulturës Perëndimore.

Emri Etëhem Haxhiademi e shkundi pluhurin mortor të harresës. Për tragjeditë e tij, vlerën e tyre të patjetërsueshme na lajmëruan studiues të shquar të epokës së lirisë së fjalës si Aurel Plasari, vepra u ringjall, erdhi sërish e plotë dhe bukur nga Enti Botues “Poeteka” dhe po shkruanim në nderim të korifeut klasik shpesh dhe me adhurim.

Po ku është varri i tragjedianit Etëhem Haxhiademi, statujat, rrugët me emrin e tij, bibliotekat, teatrot? Skenat me heronjtë e tij, katedrat, tekstet akademike dhe universitare me studimet e veprës së tij madhore? Apo kanë mbetur të zëna siç i la Realizmi Socialaist dhe muzeumet do të jenë veç deshmi e diktaturës si BunkArt 1 e 2 apo Shtëpi me Gjethe të Sigurimit të shtetit dhe të përzgjedhurish?

Por është dhe institucioni kombëtar i kujtesës tjetër, makineritë e së cilës punojnë të sigurta dhe me madhështi të pazhurmët.

Sot dua të nderojmë shkrimtarin Etëhem Haxhiademi, poet klasik dhe tragjediani i vetëm i epërm i letrave shqipe.

Në librin studimor “Kartela të Realizmit të Dënuar” për letërsin;e shqipe që erdhi nga burgjet dhe internimet apo arratia nëpër botë, është dhe kartela e dhimbshme me emrin Et:ehem haxhiademi, ndërsa në “Antologjinë e të vrarëve” me titull “Lajmëtarët e Europës”, ku kam përmbledhur poetë dhe shkrimtarë të pushkatuar nga regjimi i ashpër diktatorial ose që vdiqën burgjeve, pushkatim i ngadaltë ishte dhe ky, – dhe nuk besoj se ka një popull tjetër një antologji të tillë gjaku, – ku janë dhe fletët drithëruese për martirin Etëhem Haxhiademi. Po i risjell. Fëshfërijnë apo psherëtijnë? .

.

KARTELA TRAGJIKE

Et’hem Haxhiademi

Dënohet me vdekje, pastaj ia kthejnë me burg… Pak ditë para lirimit, atak në zemër, kështu thanë, vdiq. Por do të ketë qënë sulm në zemër, vrasje… Ishte viti 1965. Shqipëria ishte ndarë tashmë nga Bashkimi Sovjetik, kjo ishte drama e madhe, çarja botërore, – këtë duhej të pasqyronte letërsia! – porosiste Partia dhe kishte filluar miqësinë me Kinën e madhe, – ja temat e Realizmit Socialist, happy end-i i saj rozë.

Ç’qe shkruar më parë s’vlente më, sidomos ato para çlirimit, u dukeshin myk… Pa le tragjeditë e harruara të Et’hem Haxhiademit, të largëta dhe të huaja, madje të dëmshme…

E Et’hem Haxhiademi? Në burg… nuk duhej të dilte prej andej, madje ai s’duhej të ishte fare, të ndjehet i pa qenë… Ai dhe shokët e tij… Kot e falën, kur e dënuan me vdekje… Po vdekje është dhe burgu. Po ja që i erdhi dita e lirimit, kaluan 18 vjet…

Po s’ka për të dalë, jo. Në një nga tragjeditë e tij ai e kishte profetizuar rrënimin…

* * *

“Kam le n’Elbasan më 8 mars 1902, – tregon për vete ai – Im at Emin Haxhiademi, aktiviteti patriotik i të cilit fillon qysh mbë 1877, domethënë përpara Kongresit të Prizrenit, njihet si bashkpuntor i ngushtë i Kristoforidhit dhe i dyti patriot mbas atij në vjetërsi në këtë qytet”.

Babai i mësoi shqipen e i jepte libra shqip, të ndaluara, mezi gjendeshin, se vëndi ishte ende në perandorinë Osmane. Kishin një odë plot me libra. Të varfër ishin librat shqip, por mua më pasuruan, vazhdon tregimin ai.

E magjepsi drama “Besa” e Sami Frashërit. Ndërkaq babai e kishte futur të mbaronte Normalen e Elbasanit, themelues i së cilës kishte qënë dhe vetë. 14 vjeç vendos të shkruajë dhe ai një dramë ashtu. Mbyllet në shtëpi, nuk shkon as në shkollë. Eh, digje, i thotë i ati buzagaz, por jo dëshirën për të shkruar.

E çojnë në Leçe në Itali, por provimet u bënë shumë të vështira për shqiptarët atje, se kishte ndodhur Lufta e Vlorës e 1920-ës, italianët ishin mundur, ishin hedhur në det, thoshte populli… Et’hem Haxhiademi ishte i vetmi sfidues. Madje iu fut përkthimit të “Bukolikeve” të Virgjilit, mësoi latinishten dhe e dha në hekzametër në shqip, siç nuk e kishin bërë as shkrimtarë të njohur, madje asgjë nuk kishin sjellë më parë nga veprat latinisht. Dhe iku në Austri për t’u diplomuar atje. Nisi të lexojë tragjedianët grekë në latinisht dhe gjermanisht.

Në Berlin më 1924. Prindërit, kundër dëshirës së tij, duan që të diplomohet në Juridik. Nuk u ndahet leximeve, e thërriste antikiteti, bashkëpunonte me revista në Elbasan dhe Berlin.

Ndjehej i dashuruar, të gjitha gratë e bukura, mitike, dilnin nga kryeveprat botërore dhe bashkoheshin tek njëra, shkëlqenin. Takimet me të, shëtitjet, bisedat, të qeshurat, puthjet e mbushnin me jetë dhe kohë të pa jetuara, nga ato që kishin ikur dhe nga ato që do të vinin. Kjo ishte e tashmja e tij.

Po e Shqipërisë? Pse është kaq vonë vendi im? Dhe rijeton të kaluarën e vet, kur me të kaluarën e tij ishte në kohë dhe e ardhmja dukej se do të ishte normale, si e gjithë Europës. Dashuria është e pakohë dhe e gjithkohshme

Paprimtas i vdes ajo që dashuronte, dhe ai shkruan për të elegjinë “Galatës”.

Tragjedia i bëhet pjesë e jetës, “fryma ime e të jetuarit”, do t’i shkruante Lasgush Poradecit më vonë.

Pasi përfundon tragjedinë “Ulisi” nën shëmbëlltyrën e Eskilit, dy vjet më vonë, më 1926 shkruan tragjedinë “Akili” në Vjenë. Kolos është dhe Shekspiri, thoshte, dhe punonte mbi skrivani që ta universalizonte gjithnjë e më shumë dhe veprën e vet.

Endej nëpër Vjenë. I ri, i fuqishëm. I duhet shkuar tragjedisë brenda, që të kuptohet… atdheu, vetja…

Vjen në Shqipëri në vitin 1927, emërohet nënprefekt në Lushnjë. Shikonte shtëpinë ku u mbajt kongresi shpëtimtar, mbushej me himnin e tij së brendshmi dhe pas një viti shkruan tragjedinë “Aleksandri”.

Iu bënë tre tragjeditë, i boton në Tiranë më 1931. Dhe pastaj kalon me punë në Berat, akt tjetër tragjedie. Shkruante… Në Gjirokastër, akt tjetër, kryesekretar i prefekturës, viti 1933. Edhe Mbreti kishte simpati për Et’hemin, thoshin, për kulturën e tij.

Mbreti? Nga doli, pas perdes së teatrit? Dhe përfundon tragjedinë “Pirua” (1934). Pas një viti tjetër tragjedi “Skënderbeu” (1935).

Duhen thirrur heronjtë, prijësit, ata që bënë histori, që bënë kombin. Tragjeditë jané tempujt e tyre…

Tjetër tragjedi vitin tjetër “Diomedi” (1936), kur përzihen mitologjia greke e ilire. Ndjente thika në shpirt, po e çanin dhe shkruan “Abeli” në prag të pushtimit (1938). Duhet ribërë Shqipëria e lashtë dhe ajo mesjetare, aristokracia e saj, kalorësia, kryekalorësat. I duhej mitologjia biblike, antikiteti, heronjtë, edhe tanët, pasionet e përjetëshme, intrigat, përplasjet ideologjike, me to mund të ribësh botën, të edukosh, familja… fillesa… e bukura e estetikës klasiçiste…. Të pasurohet letërsia shqipe, se pasurojmë shpirtin, duke themeluar tragjedinë, do ta pakësojmë në jetë.

Të mësojmë nga mynxyra për të nxjerrë dritë!

Gjatë pushtimit fashist italian, teksa nuk i pranonte kompromiset me pushtuesin, por as luftën vëllavrasëse, patriot dhe europian në vetvete, nga që kultura nuk është pushtim, por çlirim, me simpati për ballin Kombëtar, botoi librin me poezi “Lyra”. Aty janë poemat “Nimfat e Shkumbinit”, ku gjahtarët vrasin këngën e tyre, janë elegjitë e dashurisë, “Galatea” edhe ajo për Nënën “Nata e zezë”, që i kishte dashur aq shumë, më shumë se të gjithçka në botë, të gjalla dhe të vdekura, për Naim Frashërin, këngëtarin hyjnor, etj.

Lira e Et’hem Haxhiademit e mbushi mjedisin me tinguj të argjëndë.

Pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore, i përvishet punëve, ato që lidheshin me kulturën, është themelues në Lidhjen e shkrimtarëve shqiptarë dhe kryetar për degën e Elbasanit, por regjimin e ri nuk e miratonte… dhe e arrestojnë. Viti 1946. Tani po vinin në skenën reale të jetës një tjetër tragjedi, me kryepersonazh autorin, Et’hem Haxhiademi. Shkaqe politike, e kaluara e tragjedive po përsëritej. I konfiskojnë librat e bibliotekës së tij dhe gjithë dorëshkrimet.

Fitimtarët e mbyllin Et’hem Haxhiademin në burgun e Burrelit. Si skenë epilogu. Mesjetë. Roje, tortura, dyer. Dhe atje përkthente. Sigurisht që botoheshin me emra të tjerë. Ose kanë humbur më vonë.

I heshtur mes atyre mureve, dinjitoz dhe i zymtë. I trembëshin kulturës së tij të gjërë. Shkruan në burg romanin “Jeta e njeriut” dhe dramën “Koha e premtueme”, që kishte shumë dëshirë ta luante me të burgosurit, se teatri është jetë dhe jeta teatër.

Ku janë ato tani, ku? Tragjeditë edhe harrohen, edhe vdesin, por edhe vidhen… 1965. Mbas 18 vjetësh burg, po i vinte dita e lirimit dhe ai ishte ende në gjëndje, i fortë intelektualisht, në kulmin e përvojës, 63 vjeçar, dinte gjithçka nga terri i ferrit. Jo, ai nuk duhej të dilte. Dhe ashtu u bë, por ka mbetur enigmë se si u krye vraja.

Ndërkaq e kishin marrë mallkimin e pafalshëm të Haxhiademit, vazhdimisht i tanishëm:

Qofsh i mallkue, i poshtun, ti për jetë,

Prej nesh edhe prej zotit të vërtetë.

Zemra e jote kurr mos paft gëzime,

N’mjerimin tand ne gjetshim ngushullime.

Ti qi na dhe për pleqëni kët tmerr,

Të bift n’vend t’grunit n’arën tande ferr.

Jo vetëm ti por dhe fëmijët tuëj

Mënin e madhe paçin të gjithkuëj

Paçin bashk’me urrejtjen e njerzís,

Mallkimet e Krijuësit të Gjithsís.

Ashtu si prej Eskilit dhe Sofokliut kujtesa botërore dhe fati ruajti nga shtatë tregjedi prej secilit, edhe shqiptarët kanë 7 tragjedi nga tragjiku i tyre i vetëm, Et’hem Haxhiademi.

Aleluja!

* * *

Vepra tragjike e tij tashmë i tejkaloi tragjeditë e realiteteve të mëpasme, edhe të harresën mortore si të tillë, tashmë ajo është jo vetëm letërsi e gjallë, por dhe kompleks monumental i Kujtesës Kombëtare, dëshmi e historisë dhe kulturës së një populli.

Filed Under: LETERSI

Kosova dëshmoi demokraci të konsoliduar zgjedhore

March 17, 2025 by s p

Përfundimisht pas një maratone të numërimit sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të merkurën me 5 mars ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërsa subjektet politike kanë afat dy ditor për ankesa e më pas do të bëhët çërtifikimi i rezultatëve, ku hapet mundësia për formimin e qeverisë së re, ku LVV si partia e parë në zgjedhje duhet të dalë me propozime konkrete në afat optimal sepse në sajë të momenti aktual gjeopolitik duhet menjanuar animozitetet personale e partiake për të gjetur zgjidhje të pranueshme në favor të mrojtjës së sovaranitetit e integritetit të Kosovës.

Nail Draga

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje(LVV) në koalicion me Guxo dhe Alternativa ka marrë 396.022 vota apo 42.27% dhe i takojnë 48 deputet, Partia Demokratike(PDK) është e dyta me 196.353 vota(20.96%) dhe do të ketë 24 mandate, Lidhja Demokratike (LDK) ka fituar 171.249 vota (18.28%) dhe do t´i ketë 20 deputetë. Ndërsa AAK/Nisma ka fituar 66.226 vota(7.07%) dhe 8 deputetë. Nga ana tjetër Lista Serbe ka fituar 9 deputetë, ndërsa një ulëse nga komuniteti serb e ka fituar partia e Nenad Rashiqit. Cekim se Albin Kurti ka fituar 337 mijë vota duke qenë individi me i votuar deri më tash në Kosovë.

KQZ-së ka bërë të ditur se dalja në votime ka qenë 40.59 për qind, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime ishte 1 milion e 970 mijë e 944 votues, derisa për herë të parë votën e tyre kanë mundur ta hedhin 125 mijë e 852 votues të rinj. Nëse përjashtojmë problemin me Webfaqen e KQZ, qytetarët dëshmuan pjekuri politike, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me proces zgjedhor si në vendet demokratike.

Zgjedhjet model për regjionin

Në zgjedhjet e 9 shkurtit është përshtypje e përgjithshme se qytetarët e Kosovës dëshmuan vlera demokratike, sepse zgjedhjet përfunduan pa incidente. Ndonëse shteti më i ri i pavarur në regjion, zgjedhjet në Kosovë mund të shërbejnë lirisht si model për disa vende të regjionit, sepse qytetarët dëshmuan pjekuri politike në ndërtimin e kapacitetëve shtetërore të Kosovës. Madje edhe sistemi zgjedhor me lista të hapura mund të shërbejë si model për vendet e regjionit të cilët kanë mbetur peng të modeleve të vjetar të cilët për kohën janë të demodura, sepse qytetarët duan të votojnë për kandidatin me të preferuar e jo për ate të cilin iu servon partia.

Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me një demokraci zgjedhore përkatësisht kalimin nga revolucionit zgjedhor në evolucion qeverisës, duke dëshmuar se Kosova ka kapacitet demokratik për qeverisje moderne sipas standardëve evropiane.

LVV e para por me rënie të mbeshtetjës

Ndonëse kishim një fushatë e cila dallohej nga të mëparshmët në çdo aspekt, ku sulmohej me të gjitha mjetet pushteti, përkatësisht LVV, nga ana e opozitës e mediave, megjithate LVV dual subjekti më i votuar me 42.27% që është rreth 8% më pak se në vitin 2021. Një nder shkaqet e rënies së mbeshtetjës së LVV qendron në faktin se një numër i konsideruar i votuesve të cilët në vitin 2021 kanë mbeshtetur presidentën Vjosa Osmani, duke ia shkëputur një numër të konsideruar votuesish LDK tash i janë kthyer LDK, apo gjetiu, që përafërsisht paraqet shifrën prej 8%. Po ashtu nga LVV janë shkëputur dy deputetë të cilët kanë pasur mbeshtetësit e tyre, është dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar se në një situatë e tillë LVV ia ka arritur për të ruajtur trupin e vet votues.

Nga ana tjetër nga opozita(PDK,LDK), ndonëse kanë pasur rritje në krahasim me vitin 2021, por nuk iu kanë dalur llogaritë, sepse elektorati votues ka vlerësuar angazhimin e tyre opozitar, e sidomos kohën e tyre kur ishin në pushtet, ku janë përfshi në afera të ndryshme jo vetëm korruptive.

Cekim se diaspora kësaj here, përveç se ka ardhur në Kosovë për të votuar, ata kësaj here kanë votuar edhe në përfaqësitë diplomatike(ambasada e konsulata) rreth 15.000 vota si dhe me postë(64.000), çështje e cila është interpretuar sipas qasjeve të ndryshme nga individë dhe subjektët politike.

Të gjithë kundër LVV

Duke analizuar situatën para dhe gjatë fushatës zgjedhore, në skenën politike të Kosovës, LVV është përballuar me kundërshtarë të ndryshëm, si brenda nga opozita, mdeiat, rrjetët sociale, Serbia, faktori ndërkombëtar etj.,por megjithate LVV e Kurtit, ngadhnjëu, duke dalë parti e parë, me defercë të madhe ndaj kundërshtarëve politikë. Ishin qytetarët qe me vërdiktin e tyre dëshmuan duke votuar sipas preferencave të tyre, duke i dhënë mbeshtetje me të madhe LVV.

Të tejkalohën animozitetet personale

Numrat e publikuara për subjektët politike dëshmojnë se asnjë subjekt apo koalicion politik nuk ka fituar shumicën sikurse në vitin 2021, kur LVV fitoj 50.02%, andaj pas çërtifikimit të rezultatëve formimi i qeverisë së re duhet të realizohet në një afat optimal, përmes formimit te një koalicioni. Ndërsa se si do të jetë forma e tij , fillimisht i takon LVV si partia e parë në zgjedhje të dalë me propozimin konkret në lidhje me këtë çështje. Varësisht prej rrethanave aktuale shoqërore e politike, në regjion e më gjerë, aktorët politik, duhet të tejkalonjë animozitetet personale e partiake, për të gjetur zgjidhje të pranueshme në favor të mbrojtjës së sovranitetit e integritetit të Kosovës. Çdo shmangie nga një qasje e tillë do të ishte disfatë e përgjithshme, sepse momenti gjeopolitik nuk pranon akrobacione politike të cilët mund të jenë më pasoja për Kosovën si tani dhe në të ardhmën.

(Mars 2025)

Filed Under: Ekonomi

Vatra uron Imzot Joan Pelushin me rastin e zgjedhjes si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

March 16, 2025 by s p

New York, 16 Mars 2025 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra uron përzemërsisht Hirësinë e Tij Imzot Joan Pelushin me rastin e zgjedhjes si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit, gjithë Shqipërisë dhe Primat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Kontributi i spikatur, integriteti, personaliteti, përshpirtshmëria dhe shërbimi i devotshëm i Imzot Joanit prej 32 vitesh në ringritjen institucionale dhe shpirtërore të Kishës Orthodhokse në Shqipëri, forcimin e lidhjes së gjallë fetare me besimtarët, përparimin e arsimit teologjik, zhvillimin mediatik, kulturor e publicistik të institucionit kishtar, rritjen e prezencës fetare në aktivitet kulturore e atdhetare, forcimin e veprimtarive bamirëse të Kishës, bashkëpunimin e shkëlqyer dhe dialogun ndërfetar, është një garanci për të ruajtur, zhvilluar e trashëguar harmoninë e vëllazërinë fetare shqiptare si një vlerë të veçantë për kombin tonë dhe shembull frymëzues për mbarë botën.

Urimet më të përzemërta Imzot Joani.

Zoti ju ndihmoftë.

Zoti ju bekoftë.

Me gëzim të veçantë

Kryetari i Vatrës

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Politike

VATRA SHPREH NGUSHËLLIME PËR TRAGJEDINË NË MAQEDONINË E VERIUT

March 16, 2025 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra shpreh ngushëllimet më të dhimbshme për tragjedinë e tmerrshme në Koçan në Maqedoninë e Veriut ku humbën jetën 59 persona e u plagosën 155 të rinj. Kjo ngjarje e kobshme na ka tronditur dhe shokuar pa masë të gjithëve. Si vatranë e shqiptaro-amerikanë jemi pranë familjeve të prekura nga kjo dramë e tmerrshme. Lusim zotin për shpirtrat e të humburve dhe shëndet për jetët e të lënduarve.

Nxisim autoritetet për hetime dhe nxjerrjen e përgjegjësisë për këtë tragjedi të rëndë.

Zoti ju dhënë të forcë e kurajo familjeve për ta përballuar këtë tragjedi të frikshme.

I pikëlluar dhe me zemër të thyer

Kryetari i Vatrës

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Vatra

VATRA DHUROI FLAMUJ KOMBËTARË, LIBRA SHQIP DHE GAZETA DIELLI PËR FËMIJËT E SHKOLLËS SHQIPE TË VATRËS NË HARTFORD

March 16, 2025 by s p

Sokol Paja/

Hartford, Connecticut, 15 Mars 2025- Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhuroi 50 flamuj kombëtarë, 50 libra shqip, 50 gazeta Dielli e 50 flamuj amerikanë për nxënësit e shkollës shqipe të Vatrës në Hartford. Ky dhurim prej Federatës Vatra vjen në shenjë mbështetje, nderimi e vlerësimi për përkushtimin e punën e jashtëzakonshme edukative, patriotike, kulturore, sociale e atdhetare të degës së Vatrës në Hartford të z.Ilir Gjomarkaj, z.Milaim Tahiri e mësueses Fatmira Hasaj, për ruajtjen e gjuhës shqipe, historisë dhe identitetit kombëtar në mërgatën e Amerikës. Në ceremoninë e dhurimit zyrtarët e Vatrës sekretari Dr. Pashko Camaj, editori i Diellit, kryetari i Vatrës në Long Island Dr. Paulin Marku e patriotët: Prend Ndoja, David Turkaj, Ndue Marku e Klaudio Turkaj mbetën të impresionuar nga përkushtimi vatranëve i nxënësve e prindërve për të zhvilluar mësimin shqip. Drejtuesit e Vatrës Dr. Pashko Camaj e Dr. Paulin Marku shprehën vlerësim për punën plot pasion e profesionalizëm të degës së Vatrës në Hartford, vlerësuan kontributin e prindërve si mbështetje e fuqishme për zhvillimin e shkollës shqipe dhe garantuan se Vatra e Dielli do të jetë një mbështetje e pakursyer për shkollën shqipe si institucion arsimor, edukativ e patriotik. Kryetari i Vatrës Hartford z.Ilir Gjomarkaj dhe producenti televiziv Nazim Salihu (Noli Tv), shprehën mirënjohje dhe vlerësuan mbështetjen e Vatrës për promovimin e kulturës shqiptare dhe ruajtjen e gjuhës shqipe.

Kjo shkollë shqipe është një mundësi e artë për fëmijët dhe familjet shqiptare në mërgim për të ruajtur identitetin kombëtar shqiptar në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shkolla shqipe e Vatrës Hartford pranon fëmijë nga mosha 6 deri në 14 vjeç. Mësimi i gjuhë, kulturës, artit, këngëve e valleve organizohet çdo të shtunë nga ora 10:00 deri në 12:00. Ky program edukativ e kulturor është krijuar për të argëtuar dhe edukuar fëmijët, duke e bërë mësimin një përvojë të gëzueshme e shumë të çmuar. Adresa e shkollës shqipe është: 33 Church St, Rocky Hill, CT 06067. Më herët Federata Vatra ka shpërndarë flamuj kombëtarë, libra, abetare e gazeta Dielli edhe në shkollat shqipe New York, New Jersey, Philadelphia, Missouri, Connecticut, Florida etj. Mbështetja e Vatrës për shkollat shqipe është një punë fenomenale kulturore e atdhetare në shërbim të gjuhës, traditës dhe identitetit kombëtar.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT