• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2025

Come celebrate Albanian heritage with 100+ Albanian American organizations!

April 30, 2025 by s p

Join us for the 4th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair on Sunday, May 4th 12pm -6pm corner of Arthur Ave & Crescent Ave, Bronx

đŸ—“ïž When: May 4, 2025

📍 Where: Arthur Ave & Crescent Ave Bronx, NY

🕛 Time: 12pm–6pm

Info: skenderbeufair@gmail.com

347-398-6161

Looking forward to seeing you there!

Filed Under: Ekonomi

METAMORFOZA E PENËS SË GRUAS

April 30, 2025 by s p

Dr.Yllka FILIPI/

Ajo është më e çmuar se rubini, asgjë tjetër nuk mund të krahasohet me të. Jetëgjatësia rrjedh në dorën e saj të djathtë, në të majtën qëndrojnë pasuritë dhe

nderi. Mënyrat e saj janë të pëlqyeshme dhe të gjitha rrugët e saj të çojnë në paqe. Ajo është pema e jetës së atyre që e njohën; dhe ata që e vlerësuan, shpejt do të bekohen. (Psalm 3:15-18)

Ashtu si në ëndërr, nën një aureolë shtojzovallesh, veshur në të bardha, me leshërat e derdhura të një drite qiellore, kapur dorë për dore duke hedhur rreth e rreth vallen e metaforave, vijnë poeteshat që nga lashtësia, pa ndryshuar asnjë fije floku, përkundrazi, duke u bërë më të bukura, më të dhembshura, e pothuajse krejt të pavdekshme, njësoj si Perënditë. Në cilën fazë të evolucionit është sot pena femërore e zbritur si nga qiejt, drejt kësaj qasjeje?

Po t’i referohemi personazheve femĂ«rore biblike, bota e gruas Ă«shtĂ« dĂ«shmi e forcĂ«s shpirtĂ«rore qĂ« ka tronditur botĂ«n sot e mijĂ«ra vjet. Ruth dhe Naomi, dy karaktere tĂ« jashtĂ«zakonshme, simbol i vetĂ«sakrifikimit, dhe dashurisĂ« njerĂ«zore; gruaja qĂ« lutej Elizabeta, kushĂ«rira e MarisĂ«, simbol i bindjes nĂ« Zot, fuqia e lutjes tĂ« sĂ« cilĂ«s luajti rolin e vet thelbĂ«sor nĂ« vendosjen e embrionit nĂ« mitĂ«r dhe ngjizjen e ShpĂ«timtarit tĂ« NjerĂ«zimit, Jezus; Hannan, simbol i besimit shpirtĂ«ror nĂ« fuqinĂ« supreme, njĂ« grua e fortĂ« qĂ« la pas mĂ«sime tĂ« çmuara pĂ«r jetĂ«n njerĂ«zore. “Bija mbretĂ«rish ka nĂ« shpurĂ«n tĂ«nde, njĂ« mbretĂ«reshĂ« nĂ« tĂ« djathtĂ«n tĂ«nde qĂ«ndron, stolisur me ar Ofiri.” (Psalmet 45:10-11 )

Në sintezën e civilizimit shoqëror, sipas Morgan që nga Greqia e Roma e Lashtë e deri tek qytetërimi Australio-Amerikan, është klasifikuar, evidentuar dhe vënë dukje progresi njerëzor që nga etapa e parë: 1-primitivizmi (savegery), 2- barbarizmi (barbarism/epokat e errëta) dhe deri tek 3-qytetërimi i vërtetë (civilization of urban society and agricultures). I bazuar mbi veprën e Morgan, babait të sociologjisë amerikane, Frederick Engels 1* i përmblodhi këto 3-etapa të rëndësishme duke hedhur dritë mbi zhvillimin e familjes e rrjedhimisht mbi figurën e gruas, rolin e saj në familje, pronën private dhe shtetin. Johann Jakob Bachofen 2* dhe vepra e tij frymëzoi shumë kërkime dhe shkrime mbi këtë çështje, e megjithatë argumentet që solli nuk e mbështetën dot mjaftueshëm teorinë e tij. Në një kohë kur shoqëria patriarkale dominonte, nevoja për të përqasur aspektin femëror të Perëndeshave dhe qënies njerëzore u bë reale.

Antropologu dhe sociologu zviceran, i mirënjohur për mbrojtjen dhe përkrahjen e teorisë së matriarkatit në veprën e tij si edhe rolin e gruas në shoqëri në periudhën e antikitetit, solli në vëmendje Perëndeshat e hershme si Afërdita dhe Demetra, figura këto frymëzuese në kulturën e antikitetit. Sugjerimi i tij se shoqëria duhej emancipuar duke sjellë modelin e Perëndeshave femra të cilat duhej të zevendësoheshin me versionin e gruas tokësore ishte nevojë dhe ekzaltim. Ky vlerësim i lartë për figurën femërore dhe sidomos për gruan krijuese ka mbërritur po aq i fuqishëm edhe në ditët tona. Nëpërmjet perceptimit tejet origjinal, ato të ashtuquajturat, Poeteshat, Muzat, ose Perëndeshat e Bardha, sipas veprës së Robert Graves 3* mbajnë një vend dinjitoz, midis Qiellit dhe Tokës, sikur duan të bashkojnë dorën që lutet për ndihmë të njeriut me dorën që i vjen në ndihmë, Zotit. Kjo vepër ka frymëzuar edhe një mori autorësh dhe librash të tjerë: Margaret St.Clair, Philip Hose Farmer, Joan de Vinge, të magjepsur nga imazhi i Perëndeshave Tokësore.

Autorja Kara Kooney, në veprën e saj Kur Gratë Sundonin Botën, risjell në kujtesë Nefertitin e Dinastisë 18 (1350-1295 B.C), si edhe Kleopatrën (69- 30 b.c), dy stereotipe, bukuritë e të cilave ishin të pavdekshme, por jo vetëm; ato zotëronin një aftësi të jashtëzakonshme femërore për të deshifruar shprehjen e fytyrave të burrave. Egjyptianët e lashtë mjeshtërisht e përdorën këto fuqi femërore për të shmangur gjakderdhjen dhe luftën në periudha krizash të mëdha, duke bërë të mundur të lënë pas një trashëgimi kulturore më shumë se 3.000 vjeçare.4*

Në epokën e lashtë ilirike gratë janë konsideruar të fuqishme për të marrë përsipër transaksione të larta shtetërore njësoj si burrat. Dëshmitë me mbishkrime në pllaka dylli e vërtetojnë më së miri një gjë të tillë. Shembulli më i mirë është Mbretëresha e Deteve, Teuta, (230 B.C) e cila udhëhoqi me dinjitet, forcë e mençuri shtetin, pas vdekjes së të shoqit, mbretit Agron. Ulje-ngritjet historike gjatë epokave të arta të lulëzimit apo të degradimit shoqëror kanë treguar se forca e gruas ka ditur të triumfojë. Pra, një tjetër këndvështrim shumë më largpamës ka sjellë historia duke hedhur poshtë përceptimin e ngushtë aristotelian sipas të cilit

“Gruaja Ă«shtĂ« thjesht njĂ« vegĂ«l me shpirt:”5*

Megjithë dritën që derdhet nga shekujt gjatë epokave të ndryshme të historisë për kontributin e jashtëzakonshëm të fuqisë shpirtërore të gruas për të qeverisur familjen, shoqërinë e shtetin, raporti matrio-patriarkat, ende mbetet i pabalancuar edhe në kohët moderne.

Të privuara nga të drejtat mbi pronën, studimin, pjesëmarrjen në jetën shoqërore, privilegj ky i rezervuar vetëm për burrat, figura e gruas u denigrua në mesjetën e errët, e vazhdoi deri në fillim të shek.XIX në Francë 6*, ku i duhej ende të mbulonte kokën me shami, kur dilte në publik, ndërkohë që në disa krahina të Gjermanisë burri ende gëzonte të drejtën edhe ta shiste gruan. Në fillim të shekullit XX, gruaja nuk gëzonte të drejtën e votës jo vetëm në Evropë, por edhe në shumicën e shteteve të Amerikës. Gratë e martuara nuk kishin kontroll mbi fëmijët e tyre, ndërkohë që ende në ditët e sotme gruaja akoma privohet nga e drejta për të qenë e barabartë me burrin.

Porse, vizioni i shekullit dhe mijĂ«vjeçarit tĂ« ri ka tjetĂ«r perspektivĂ« pĂ«r gruan. UdhĂ«heqĂ«sja qĂ« revolucionarizoi kĂ«ndvĂ«shtrimin mbi figurĂ«n femĂ«rore, Betty Friedan evidenton se: Edhe pse Frojdi dhe bashkĂ«kohĂ«sit e tij e konsideruan gruan inferiore, (e tillĂ« nga Zoti apo ndryshe, vullneti i natyrĂ«s), shkenca ende nuk e ka vĂ«rtetuar njĂ« pikĂ«pamje tĂ« tillĂ« deri mĂ« sot. Inferioriteti tĂ« cilin ne njohim ishte shkaktuar nga mungesa e mundĂ«sisĂ« pĂ«r t’u edukuar, si edhe tĂ« qenurit nĂ«nĂ«, e kushtĂ«zuar nga lindjet e rritja e fĂ«mijĂ«ve. Sot, kur inteligjenca e gruas Ă«shtĂ« provuar shkencĂ«risht, kur aftĂ«sia pĂ«r tĂ« qenĂ« e barabartĂ« me burrin nĂ« çdo sferĂ« tĂ« jetĂ«s, pĂ«rveç forcĂ«s sĂ« muskujve, Ă«shtĂ« demostruar botĂ«risht, teoria eksplicite se gruaja Ă«shtĂ« inferiore nga natyra, nuk Ă«shtĂ« gjĂ« tjetĂ«r, veçse hipokrizi.7*

Por perspektiva dhe restrospektiva historike e artit të krijimit nëpërmjet fjalës, dëshmon se forca e gruas është e jashtëzakonshme. Pena krijuese dëshmon se fuqia e shpirtit të gruas kuron plagët e njerëzimit, ter lumenjtë e dhimbjes dhe i jep ngjyra botës, jeta bëhet më e paqtë, më e magjishme. Poetesha e antikitetit grek Sappho 8*, (e lindur më 610 B.C.) e mirënjohur për poezinë e saj të ndjerë dhe e quajtur shpesh Muza a Dhjetë, është vlerësuar për aftësinë e jashtëzakonshme të vargut të saj për të impresionuar lexuesit me butësinë e një ndjenjë të pastër e të gjallë të personalitetit të saj krijues. Si krijuese, vepra e saj shpalos një përspektivë unikale në ndjeshmërinë e botës shpirtërore dhe përvojën e gruas gjatë kohës kur ajo shkroi.

Por, ulje-ngritjet mbi figurĂ«n e PerĂ«ndeshave tokĂ«sore, kanĂ« origjinĂ« mĂ« tĂ« hershme. NĂ«se do t’i referohemi antikitetit, perandori romak dhe filozofi i stoicizmit Marcus Porcius Cato (234-149 B.C), nĂ« retorikĂ«n e tij ai ka vĂ«nĂ« nĂ« dukje se i trembej forcĂ«s shpirtĂ«rore tĂ« gruas. Shkrimtari i parĂ« i prozĂ«s latine, pas njĂ« proteste masive tĂ« grave nĂ« kĂ«rkim tĂ« tĂ« drejtave tĂ« mohuara, bĂ«rtiti fort: “NĂ«se ato fitojnĂ« tani, çfarĂ« force mund t’i ndalĂ« mĂ« tej? Sapo tĂ« barazohen me burrat , menjĂ«herĂ« do tĂ« bĂ«hen superiore. 9* Polidimensionaliteti i figurĂ«s femĂ«rore nĂ« art e letĂ«rsi, ka sjellĂ« njĂ« mbivendosje kuantike tĂ« shtresave e impulseve letrare tĂ« pĂ«rcaktuara nga rrjedha e shekujve. Grimcat shpirtĂ«rore tĂ« çdo krijueseje grua tĂ« mbivendosura nĂ« sistemin kohor qĂ« rrjedha e shekujve ka formĂ«suar sipas ndryshueshmĂ«risĂ« sĂ« gjendjeve Ă«shtĂ« e ngjashme me valĂ«t dhe frekuencat e rrezatimit shpirtĂ«ror, asociuar kjo me gjatĂ«sinĂ« e njĂ« vektori universal, dashurisĂ« pĂ«r krijimin, si mbi/krijesa e lindur pĂ«r tĂ« krijuar jetĂ«n. NjĂ« thĂ«rrmijĂ« e vetme e shpirtit tĂ« gruas mban mbi supe potencialin 3-dimensional tĂ« valĂ«ve qĂ« harmonizohen me energjinĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« dhe njĂ« konstante tĂ« origjinĂ«s sĂ« lashtĂ« tĂ« rishkallĂ«zuar nĂ« njĂ« dimension tĂ« paarritshĂ«m nga i gjalli. Rrahja e zemrĂ«s sĂ« gruas“ 
mĂ« e çmuar se margaritarĂ«t, vlera e saj” (FjalĂ«t e urta 31:10-31)

Madje deri nĂ« shekullin e XIX studiuesit burra nĂ« EvropĂ« nuk e konceptonin dot lidhjen e gruas me letĂ«rsinĂ«, e pavarĂ«sisht se statuja e mĂ« hershme e njĂ« gruaje me njĂ« libĂ«r nĂ« prehĂ«r, (rreth 2112-2004 B.C), dĂ«shmon simbiozĂ«n grua-letĂ«rsi, pena mashkullore lidhur me kĂ«tĂ« çështje ishte e paqartĂ«. Autorja mĂ« e hershme e njohur deri tani, poetesha novatore Enheduanna, e bija e mbretit Sargon tĂ« Akadit, ishte (prijĂ«sja shpirtĂ«rore), priftĂ«resha e lartĂ« e Nannnas, nga Mesopotamia e largĂ«t. Nisur nga njĂ« perspektivĂ« tejet personale, çka e bĂ«n veprĂ«n e saj unike, Enheduanna (3400-2000 B.C), shkroi “Himn pĂ«r Inanna.”*10, himni mĂ« shumĂ« se njĂ« mijĂ«vjeçar, pĂ«rpara Homerit, mbi 3-pllaka balte, (* Yale Babilonian Collection), me shkrimin kuneiform, (sistemi mĂ« i vjetĂ«r i shkrimit). Vepra e pĂ«rbĂ«rĂ« nga 3- pjesĂ«, daton nĂ« periudhĂ«n e vjetĂ«r tĂ« BabilonisĂ«, (rreth 1750 B.C). Edhe pse Enheduanna, renditet, si e para shkrimtare nĂ« historinĂ« e njerĂ«zimit e cila shkroi e kompozoi rreth 42-hymne pĂ«r PerĂ«nditĂ«, ende derdhet mjegull mbi autorĂ«sinĂ« e saj. Poema “Hymn pĂ«r Inanna.”, e cila u rizbulua nga arkeologĂ«t britanikĂ« mĂ« 1927, shpalos njĂ« buqetĂ« lavdĂ«rimesh pĂ«r PerĂ«ndeshĂ«n e DashurisĂ«, LuftĂ«s, e PjellorisĂ«. Enheduanna e mbrojti tĂ« drejtĂ«n e autorĂ«sisĂ« sĂ« saj me ngulm e ndĂ«r tĂ« tjera autorja i lutet PerĂ«ndeshĂ«s tĂ« kontribojĂ« mbi rolin, fuqinĂ« dhe rĂ«ndĂ«sinĂ« e gruas nĂ« shoqĂ«rinĂ« patriarkale.

Enheduanna e konsideron aktin e krijimit të një vepre letrare me aktin e lindjes dhe sjelljes në jetë të një fëmije. (Zonjë e të gjitha esencave, dritë e plotë/
 unë linda, oh, e madhërishmja Zonjë,/ këtë Këngë Për Ty.)

Një pjesë e korteksit inspirues që del vetëm nga dora dhe pena e gruas, tashmë i aktivizuar prej aftësive ripërtëritëse të trupit dhe shpirtit femëror, ndez dritën e të menduarit dhe imagjinatës si dy procese të afërta dhe rrjedhimisht të ngjashme. Lev Simkhovich Vygotsky vë në dukje se në origjinën strukturore dhe funksionimin e aspektit integral të të menduarit, veçanërisht atij krijues, është shpjeguar se procesi i të menduarit përfshin edhe parashikimin, pra ngjarje të parashikuar. Vygotski besonte se aftësia njohëse e trurit njerëzor nuk është e përcaktuar nga faktorët biologjikë, por ajo merrte formë, skalitej e forcohej nëpërmjet procesit të bashkëveprimit të kulturës dhe mjedisit shoqëror të individit. 11* Pra, kur themi individ nënkuptojmë jo vetëm burrin, por paralelisht e denjësisht edhe gruan.

Duke folur pĂ«r ligjin e realitetit emocional tĂ« imagjinatĂ«s, manifestimi kryesor i tĂ« cilit, shfaqet si derivat i proceseve njohĂ«se, ndijimit dhe perceptimit pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« emĂ«rues tĂ« pĂ«rbashkĂ«t midis dy realiteteteve, atij shpirtĂ«ror (aktivizimi i materialit energjik dhe shpirtĂ«ror tĂ« qĂ«nies (imazhi imagjinar, riprodhimi i formave, zgjimi i ndjeshmĂ«risĂ«, dhembshurisĂ«), me realitetin e jashtĂ«m, (tentimi, motivimi nĂ« gjetjen e forcĂ«s sĂ« brendshme dhe format e saj pĂ«r tĂ« ndryshuar ose pĂ«rshtatur imazhin e imagjinuar me jetĂ«n reale), na orientojnĂ« drejt manifestimit tĂ« njĂ« pĂ«rpjekjeje reflektive mbi krijimin ose rikrijimin e njĂ« rezultati pĂ«rfundimtar, (nĂ«se ka), ose fare pa rezultat, si pĂ«rpjekjet boshe nĂ« pikturimin e Ă«ndrrave utopike, nĂ«nndĂ«rgjegja e pĂ«rpunimit tĂ« shumĂ«llojshmĂ«risĂ« sĂ« informacionit nĂ« njĂ« formĂ« imagjinare apo e fantazisĂ« sĂ« pavullnetshme (halucinative), si efekte hipnotike nga njĂ« produkt mbi vetĂ«dijen e ndryshuar. NjĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e procesit krijues pĂ«rfshin aktivitetin e orientuar tĂ« imagjinatĂ«s arbitrare ku krijuesi Ă«shtĂ« plotĂ«sisht i vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r motivet dhe qĂ«llimet e krijimit tĂ« vullnetshĂ«m tĂ« imazheve, pra njĂ« fantazi nĂ« “gjendje zgjuar” e krijuesit/krijueses artistit/-es, (si t’i teket), me karakter riprodhues e riformĂ«sues mbi besimin nĂ« mundĂ«sinĂ« e realizimit tĂ« imazheve a situatave tĂ« krijuara si aftĂ«sia qĂ« ndĂ«rlidh kushtet strukturore, kulturore dhe historike nĂ« njĂ« sekondĂ« tĂ« vetme, ku pulson shpirti.

Procesi i krijimit si një inisiativë shpirtërore për të shpërbërë, hidrolizuar produktin imagjinar individual i cili kalon nëpërmjet një filtrimi racional në vrazhdësinë e realitetit duke e transformuar lëndën bio- molekularo- emotive të shpirtit të thyer, në zëvendësim, eleminin ose copëtim nukleofilik të mjedisit ku gjallon gruaja si krijuese, rezulton në një reaksion purifikues (katarsis) të bashkësisë njerëzore në lojën virtuale 3-dimensionale (autori/lexues/vepër).

Pushteti femĂ«ror nĂ« artin e fjalĂ«s si tendencĂ« pĂ«r t’i shpĂ«tuar rrethit postmodern tĂ« vdekjes apo pĂ«rkohĂ«sisĂ« synon njĂ« kah tĂ« vetĂ«m, shenjĂ«zimin e trajektores sĂ« jetĂ«s. KĂ«tĂ« gjĂ« e fakton ekzistenca semiotike si narrativĂ« e fjalĂ«s, nĂ«se i referohemi Fointanille.12* Dekodifikimi i alkimisĂ« sĂ« penĂ«s sĂ« gruas si pjesĂ« organike e qenĂ«sisĂ«, biologjikisht e brishtĂ« dhe e dhembshur, nuk Ă«shtĂ« njĂ« maratonĂ« nĂ« kthim. Dora qĂ« pĂ«rkedhel stuhitĂ« e fashit zjarret nĂ« netĂ«t bartolemeane, mjeshtĂ«risht ripĂ«rtĂ«rin lakonizmin e tĂ« gjithĂ« postulateve filozofike tĂ« njerĂ«zimit, diklishetizon duke rrokur dimensione te reja receptive, pa pasur asnjĂ«herĂ« nevojĂ« tĂ« trillojĂ« lashtĂ«sitĂ« e ekzistencĂ«s sĂ« saj si krijuese nĂ« vetvete. NĂ« rrjedhĂ«n e arkeo-paleologjisĂ« sĂ« historisĂ« sĂ« kombeve, gruaja ka qenĂ«, Ă«shtĂ« dhe do tĂ« jetĂ« krijimi, nĂ« formĂ«n e tij mĂ« tĂ« lartĂ«.

PĂ«r sa i pĂ«rket penĂ«s femĂ«rore nĂ« letĂ«rsisĂ« shqiptare vlen tĂ« konsiderojmĂ« shek. XIX-XX, 13* e tĂ« pĂ«rmendim Kristina Xhentile Mandalas (1856-1919) e cila mblodhi e botoi pĂ«rralla arbĂ«reshe. Gjithashtu, nĂ« Kalabri, rezulton njĂ« pĂ«rmbledhje modeste me vjersha arbĂ«risht nĂ«n titullin “Canti’ e cila daton nĂ« vitin 1917, me autore Maria Antonia Braile. NĂ« qarqet letrare tĂ« diasporĂ«s arbĂ«reshe spikatĂ«n motrat Qiriazi, Sevasti Qiriazi-Dako (1871-1949) dhe Parashqevi Qiriazi (1880-1970) qĂ« ngritĂ«n shkollĂ«n e parĂ« shqipe tĂ« vashave, hartuan tekste shkollore, nxorĂ«n revistĂ«n “Ylli i mĂ«ngjesit” nĂ« SHBA. Por talenti letrar qĂ« spikati e bĂ«ri emĂ«r nĂ« letĂ«rsinĂ« shqiptare, ishte ai i Musine Kokalarit (1917-1983). ZĂ«ri unik u dĂ«gjua gjerĂ«sisht nĂ« letrat shqipe me veprat: “Sa u tunt bota” (1944) dhe “Rreth vatrĂ«s” (1944). NdĂ«rkohĂ« dorĂ«shkrimi “Kolla e vdekjes” dĂ«shmon panoramĂ«n mĂ« tĂ« dhimbshme tĂ« jetĂ«s dhe pozitĂ«s sĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« gruas nĂ« shoqĂ«rinĂ« patriarkale shqiptare tĂ« asaj kohe. (
 ) njĂ« zĂ« i ngjirur qĂ« duhej tĂ« kishte thirrur dikur, pa lindur ende, po, po, atĂ« tĂ« shkaktonte nĂ« shpirt, thirrjen. Mjerimin pasqyronte duke ngjarĂ« edhe vetĂ« e mjerë e drejtpĂ«rdrejtĂ«, si ngjarjet nĂ« rrugĂ«, (…) rrĂ«fime qĂ« kanĂ« terr dhe uri
 14*

Pena e krijueseve si ekzistencĂ« e artit femĂ«ror, ka trandur themelet e rrepta tĂ« patriarkalizmit e dominancĂ«s mashkullore duke u shpĂ«rfaqur si kronotop kohor e hapĂ«sinor Bakhtian pĂ«r t’u bĂ«rĂ« domosdoshmĂ«risht zĂ«ri masiv i qenies qĂ« bie nga kohĂ«rat e vjetra tĂ« njerĂ«zimit qĂ« shfaqĂ«n nevojĂ«n e vazhdueshme mbi risemantizimin e simbolikĂ«s sĂ« fronit tĂ« shenjtĂ« tĂ« letĂ«rsisĂ« jo vetĂ«m shqiptare, por mbarĂ« botĂ«rore, ku duhet tĂ« ulet denjĂ«sisht edhe kryesema -grua.

Natyrshëm vjen aftësia për të eksploruar ekstazën e mahnitshme të procesit krijues nëpërmjet penës së gruas së kohërave moderne, por vetë koha le ta bëjë hapin e parë. Aty, ku mendimi ekzaltohet dhe truri pulson në ujërat e kthjellëta të gjendjes fjollë që derdh e bashkon të gjithë lumenjtë në detet dhe oqeanet e fuqisë krijuese të gjithanshme femërore, vetëm aty shfaqet shpresa e rrjedhës së kanalizimit të energjisë kinetike drejt artit të fjalës që ka forcën të lejë gjurmë.

Bota shpirtĂ«rore e gruas, ashtu siç Zoti deshi dhe e krijoi, shpalos gjithĂ« udhĂ«timet historike tĂ« protagonisteve, tĂ« cilat guxuan tĂ« sillnin ndryshimin e madh nĂ« shoqĂ«rinĂ« e çdo kohe, imazhe kĂ«to qĂ« janĂ« pasqyruar me simbole dhe tipografi tĂ« larmishme figurative, pasi nĂ« vetvete gruaja Ă«shtĂ« e vĂ«rteta (Wendy Brown). Nga cilido shkĂ«mb e çdo lartĂ«si nga ku i ka hedhur jeta perĂ«ndeshat e penĂ«s, kanĂ« rĂ«nĂ« pĂ«r t’u ngritur, janĂ« vrarĂ« e nuk kanĂ« vdekur, kanĂ« krijuar epokĂ«. Duke i krijuar Zotit, pa e ditur, mundĂ«sinĂ« “tĂ« kĂ«naqet me bukurinĂ« e paprishshme tĂ« njĂ« shpirti tĂ« bukur dhe tĂ« qetĂ«.” (1Pjetrit 3:4)

________________________________________________________________________

1. Engels, Friedrich, 1884, The Origin of the Family, Private Property, and the State,

Pathfinder Press, p.27,36,381.

2. E. Bachofen, Johann Jakob, [1861], Mother Right: A Study ofthe Religious

and Juridical Aspects of Gynecocracy in the Ancient World. (English Translation

of Das Mutterrecht). Edwin Mellen, 2006

3. Robert Graves The White Goddess: A Historical Grammar of Poetic Myth,

Publication Date: 1966

4. Kara Kooney, When Women Ruled the World, National Geografic, Washington D.C, p.317-379 (përkth. i autores)

5. Padia, Chandrakala, Platoni, Aristoteli, Rusoi dhe Hegeli mbi gratë: një

kritikĂ«, The Indian Journal of Political Science 55.1 (1994): 27–36.

6. https://www.britannica.com/topic/feminism/additional-info…

7. Betty Friedan, The Feminine Mystique, 50 years, W.W.Norton & Company, New York, London,1974, p.130

8. https://www.britannica.com/biography/Sappho/greek/poet

9. https://en.vwikipedia.orgbiography, Marcus, Aurelius

10. Becky Little, The Early Known Author, Washington D.C.https://www.history.com articles, Feb.22.2023

11. Kruthi Pedapati, (August 1, 2022), Piagetian and Vygotskian Concepts of

Cognitive Development: A Review, (PDF). I. J.of M H, 9 (3).

12. Jasques Fontanille, Les Spaces subjectifs, introduction Ă  la sĂ©miotique de l’observateur, Hachette, Paris, 1989, p.348

13. Nasho Jorgaqi, Zërat e Parë Femërorë të Letërsisë Shqipe, Tema, Tiranë, 27 maj 2018

15.Visar Zhiti, La Mia Vita Universitaria, e Musine Kokalarit, Viella, Romë, 2016 (parathënia))

Filed Under: LETERSI

VATRA PROMOVON MË 3 MAJ 2025 TE KISHA “ZOJA E SHKODRËS” NË NEW YORK LIBRIN “KRYQTARI I FUNDIT” TË DIPLOMATIT VIRGJIL KULE

April 30, 2025 by s p

Federata Pan-Shqiptare e AmerikĂ«s Vatra nĂ« bashkĂ«punim me QendrĂ«n Kulturore “NĂ«nĂ« Tereza” tĂ« KishĂ«s Katolike “Zoja e ShkodrĂ«s” do tĂ« promovojĂ« librin “Kryqtari i Fundit” tĂ« diplomatit Virgjil Kule.

Promovimi zhvillohet ditĂ«n e ShtunĂ« mĂ« 3 Maj 2025 ora 11 Am nĂ« QendrĂ«n Kulturore “NĂ«nĂ« Tereza” tĂ« KishĂ«s Katolike “Zoja e ShkodrĂ«s” nĂ« adresĂ«n:

361 W Hartsdale Ave, Hartsdale, NY 10530.

Kumtuesit në promovim:

Dr. Elmi Berisha

Frank Shkreli

Gjekë Gjonlekaj

Dr. Iris Halili

Dr.Paulin Marku

Dr. Afrim Shabani

Akri Çipa

Virgjil Kule

Moderimi: Sokol Paja

Ju mirëpresim.

Filed Under: Komunitet

Faji i të pafajshmes, Eva!

April 30, 2025 by s p

“Kushedi sa gra janĂ« nĂ« botĂ« qĂ« kanĂ« nevojĂ« tĂ« humbin pafajĂ«sinĂ«, pĂ«r tĂ« ruajtur urtĂ«sinĂ«â€-kĂ«shtu shkruante poeti Lirik i GreqisĂ« sĂ« lashtĂ«, Arkiloku.

E vendosur në SHBA-ës, aty nga fundi i shekullit të 20-ë, shkrimtarja shqiptaro-amerikane Raimonda Moisiu, ka shkruar mjaft libra; në gjininë e romanit, poezisë, përkthimit, gazetarisë dhe publicistikës.

Kam nĂ« dorĂ« romanin “PafajĂ«sia e EvĂ«s”, tĂ« cilin ajo e shkroi dhe e botoi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« vitin 2009-Ă«, roman qĂ« u vlerĂ«sua ndjeshĂ«m nga kritika e kohĂ«s, dhe nĂ« vitin 2021-Ă« ajo e rishkroi pĂ«rsĂ«ri romanin pĂ«r vete dhe pĂ«r audiencĂ«n e admirueshme tĂ« lexuesve tĂ« krijimtarisĂ« sĂ« saj.

Teksa e lexoja këtë vepër letrare, vura re se romani shquhej për stilin ideo-artistik dhe përmbajtjen thellësisht historiko-shoqërore. Autorja Moisiu dialogon me vetveten dhe me forcën e shpirtit njerëzor shpreh atë peshën e pafajsisë që e ka munduar tërë jetën, ajo rrëfen lirshëm për njerëzit e vërtetë dhe stinët e largëta të jetës, i afron ato sikundër afrohet edhe mosha, derisa i njehson në thelbin e tyre me kujtimet e mendimet e mefshta dhe përvojat jetësore, ndërmjet lindjes dhe agonisë, të cilat i ka pasqyruar në këtë vepër origjinale. Në roman, ngjarjet enden me fill historik, që sillet dhe përsillet në sfondin e gjerë jetësor dhe problemeve të mprehta shoqërore në segmente të ndryshme kohore nga diktatura komuniste që bazohej në diktaturën e proletariatit dhe luftën e klasave dhe më tej në tranzicionin më të gjatë.

Autorja Moisiu guxon dhe pasqyron sistemin nĂ« fuqi dhe shoqĂ«rinĂ« shqiptare nĂ« atĂ« botĂ«n surreale tĂ« ShqipĂ«risĂ« komuniste tĂ« viteve ’70-Ă«, e cila bazohej nĂ« njĂ« shoqĂ«ri dhe rregjim qĂ« synonte plotĂ«sisht tĂ« ruante stabilitetin e saj tĂ« gurtĂ«, dhe e faktorizonte atĂ« si antiteza e EuropĂ«s Juglindore dhe Ballkanit PerĂ«ndimor, qysh prej vendosjes sĂ« rregjimit komunist pas mbarimit tĂ« LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore.

Leximi i romanit mĂ« shĂ«mbĂ«llen me njĂ« rrugĂ« gjithĂ« tĂ« papritura qĂ« kapĂ«rthejnĂ« ngjarje nga mĂ« tĂ« cuditĂ«shmet dhe episode nga mĂ« dramatiket qĂ« ka kaluar ShqipĂ«ria. Me gjenialitetin dhe vitalitetin e shkaqeve tĂ« vĂ«rteta, tĂ« cilat paraqiten nĂ« roman, autorja Moisiu, ato ngjarjet mĂ« kulmore ka marrĂ« pĂ«rsipĂ«r t’i pĂ«rshkruajĂ« nĂ«pĂ«rmjet fatit dhe jetĂ«s sĂ« heroinĂ«s kryesore tĂ« romanit, qĂ« Ă«shtĂ« Eva Suvaria, pĂ«rmes fatit tĂ« babait tĂ« saj, Komandant Lirim SuvarisĂ«, njĂ« ish-partizan i plagosur nĂ« kokĂ« dhe i verbuar nĂ« luftĂ«n nacional-clirimtare, dhe pĂ«rmes fatit tĂ« personazheve tĂ« tjerĂ«, tĂ« cilĂ«t nga brezi nĂ« brez krijuan karaktere tipike nĂ« rrethana tipike historike dhe shoqĂ«rore, dhe pĂ«rmes portretizimit tĂ« gjendjes shpirtĂ«rore tĂ« tyre dhe tĂ« ngjarjeve reale, me detaje tĂ« sakta, konkrete dhe ndonjĂ«herĂ« edhe alarmante.

Autorja ka ditur të hyjë thellë në sjelljet dhe qëndrimin e personazheve dhe zhvillimin e ngjarjeve, ajo di të ëndërrojë, të qajë për të kaluarën dhe të shpresojë ndoshta edhe në të ardhmen e saj të palumtur, sepse kjo është jeta! Madje ajo di të gjykojë, të akuzojë, dhe në momente të vecanta, ajo di të mbajë qëndrim kritik, apo edhe të falë që të vazhdojë të jetojë midis identitetit dhe botës së re që e rrethon.

Romani gati autobiografik ka njĂ« arkitekturĂ« tĂ« shumĂ« trajtĂ«shme, ka njĂ« sĂ«rĂ« karakteresh qĂ« gĂ«lojnĂ« nĂ«pĂ«r faqet e tij, qĂ« i japin jetĂ« dhe frymĂ«marrje, romanit. Me mjeshtĂ«ri ideo-artistike dhe filozofike, autorja Moisiu synon tĂ« pasqyrojĂ« shkaqet e vĂ«rteta tĂ« gjendjes njerĂ«zore dhe asaj sociale, dhe peshĂ«n e fajit e tĂ« pafajshmes, Eva Suvaria, -e cila Ă«shtĂ« edhe strumbullari i ngjarjeve nĂ« tĂ«rĂ« dramacitetin e romanit. Heroina e romanit pĂ«rbledh nĂ« vetvete tĂ«rĂ« tiparet e njĂ« vajze tĂ« bukur dhe tĂ« ciltĂ«r, me ata sytĂ« e butĂ« dhe pĂ«rkĂ«dhelĂ«s, vajza qĂ« vinte nga qyteti i EnkelanĂ«s; « si princesha Harmonia e Enkelejve nĂ« pikturĂ«!-shkruan autorja. PavarĂ«sisht kohĂ«s se kur shtjellohen ngjarjet, autorja Moisiu e ka nisur rrĂ«fimin aty nga mesi i jetĂ«s tĂ« Eva SuvarisĂ«, e cila ishte rikthyer nĂ« vendlindje si turiste kĂ«saj here, prej ku ishte larguar dhe kishte emigruar nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. Ky truk i shkrimtares Moisiu ka jo vetĂ«m njĂ« logjikĂ« historike, porse inteligjenca ambicioze dhe shqetĂ«simi i brendĂ«shĂ«m i saj (autores), e shtyrĂ« nga motivet dhe emocionet, e kapĂ«rxejnĂ« shqetĂ«simin individual tĂ« saj nĂ« njĂ« shqetĂ«sim kolektiv, gjĂ« qĂ« e bĂ«n lehtĂ«sisht dhe tĂ« thjeshtĂ«, sikur po i rrĂ«fen dikujt rishtas historinĂ« e pĂ«rgjumur tĂ« jetĂ«s sĂ« saj, strukur diku nĂ« cep tĂ« kujtesĂ«s. Kompozicioni i romanit paraqitet me prologun, dymbĂ«dhjetĂ« kapituj dhe epilogun, qĂ« zgjeron vĂ«shtrimin e saj ideo-artistik me imazhet e gjalla sikundĂ«r e kĂ«rkon e vĂ«rteta dhe autorja ka aftĂ«sinĂ« tĂ« dizenjojĂ« se si tĂ« mĂ«sohemi tĂ« pĂ«rballojmĂ« dhimbjet e tĂ« jetojmĂ« dashurinĂ«. Ky Ă«shtĂ« cmimi i pafajsisĂ«, dhimbjes dhe dashurisĂ«!

Romani i kushtohet rrugĂ«timit tĂ« fatit, historisĂ« sĂ« dashurisĂ«, divorcit tĂ« dhimbshĂ«m dhe ndarjes tĂ« detyruar tĂ« Eva SuvarisĂ« dhe Bardhyl PriskĂ«s. NĂ«pĂ«rmjet fatit tĂ« tyre autorja na zbulon pĂ«rvojĂ«n e qindra cifteve dhe familjeve shqiptare qĂ« u divorcuan dhe u ndanĂ« me detyrim dhe forcĂ«, duke paguar edhe koston mizore tĂ« internimit tĂ« familjeve, tĂ« pushkatimit tĂ« prindĂ«rve apo tĂ« vetĂ« atyre, bashkĂ«shortĂ«ve dhe tĂ« shpalljes sĂ« tyre “armiq dhe tradhĂ«tarĂ« tĂ« kombit”. Arritja mĂ« e madhe e autores Ă«shtĂ« ndĂ«rrthurrja e realitetit mizor historik dhe temĂ«s sĂ« spikatur tĂ« dashurisĂ«. Kjo e fundit qĂ« bashkon njerĂ«zit pavarĂ«sisht kalvarit tĂ« dhimbjeve, vuajtjeve, humbjeve njerĂ«zore dhe sakrificave, porse kĂ«rkon, durim, ndjeshmĂ«ri dhe mirĂ«kuptim.

Autorja Moisiu zhbiron brenda individualitetit të pafajsisë së Evës, duke ndjekur një rrugë koncize, dhe është aq e aftë në të menduar dhe analitike, sa ajo e paraqet rrëfenjën thellësisht emocionale, dhe e nxjerr atë vazhdimisht zbuluar nga pritshmëritë e ngurta dhe perspektivat e ngushta të luftës së klasave. Për më tepër, edhe protagonistët e sistemit totalitar prezantohen në mënyrën më të natyrëshme dhe transparente. E nisur nga pikësynimi ideor, autorja guxon dhe zbulon njerëzit e pushtetit komunist; që nga hetuesit, agjentët e policisë, pseudo-intelektualët dhe zhytjen e tyre në krime, vrasje, pushkatime, vese, hipokrizi, degjenerim dhe poshtërsi, deri në eleminimin e njëri-tjetrit, si ligji kryesor i sistemit në fuqi, duke na paraqitur kështu edhe kalbëzimin e rregjimit totalitar komunist. Portretin dhe jetën e Lirim Suvarisë, autorja e ka paraqitur me admirim, ndjeshmëri, respekt dhe mirëkuptim, me tonet e përthinjura dhe sytë cehrezbehta (të verbuar në luftë) e një komandanti trim të plagosur, që u qëndron viteve me shkëlqimin e një shpirti luftarak, por që cmon idealin dhe lirinë për të cilat luftoi dhe besoi.

Dashuria paralele e EvĂ«s me Lulin dhe me Remin dhe fatet tragjike tĂ« tyre janĂ« njĂ« gjetje moderne e autores. Ky paralelizĂ«m e mban lexuesin nĂ« tension dhe ngjarjet pĂ«rputhen me dramat qĂ« ka kaluar ShqipĂ«ria, duke e bĂ«rĂ« audiencĂ«n tĂ« reflektojĂ« pĂ«r ngritjen dhe tĂ« mendojĂ« pĂ«r urat midis sĂ« shkuarĂ«s, sĂ« tashmes dhe sĂ« ardhmes. Duke ndjekur linjat e romanit vĂ«ren se autorja Moisiu e konsideron poezinĂ« dhe muzikĂ«n “gjuhĂ«n e ndjenjave”, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ«kohĂ«sisht edhe gjuha komunikuese midis njerĂ«zve; “ Eva pati dĂ«gjuar se poetit i kishte vdekur gruaja disa vite tĂ« shkuara, dhe flitej se po pĂ«rjetonte dashurinĂ« e re me atĂ« gruan qĂ« po shĂ«tiste. Poeti kishte zgjedhur tĂ« ngushĂ«llonte veten dhe ndante dhimbjen me gruan e re, dhe mbase kjo dashuri ishte shĂ«rim i vragĂ«s qĂ« kishte lĂ«nĂ« pas humbjes sĂ« bashkĂ«shortes, nĂ«nĂ«s sĂ« vajzave tĂ« tij. Dashuria e re e bĂ«nte poetin tĂ« ndjehej i ri nĂ« moshĂ«n e fisnikĂ«risĂ«, ripĂ«rtĂ«ritje dhe muzĂ« pĂ«r poetin, qĂ« thurrte vargje lirike aq tĂ« bukura pĂ«r dashurinĂ«â€. Mbase kjo Ă«shtĂ« edhe arĂ«syeja qĂ« jehonĂ«n e vargjeve tĂ« Lasgush Poradecit do e prekim nĂ« thelbin e tyre tĂ« pĂ«rbashkĂ«t edhe te ky roman, qĂ« janĂ« vargjet lirike, tĂ« cilat zĂ«nĂ« njĂ« vend tĂ« vecantĂ« nĂ« krijimtarinĂ« e autores edhe si poete. Interesante janĂ« “fĂ«rshĂ«llimat” dhe pjesĂ«t muzikore si “simfonitĂ« baritore” qĂ« i flasin zemrĂ«s mĂ« fort se arĂ«syes nĂ« momente tĂ« caktuara nĂ« udhĂ«timin e lumtur e tĂ« trishtĂ« tĂ« jetĂ«s.

ShumĂ« interesante nĂ« roman Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« edhe njĂ« nga sfidat qĂ« i Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« diktaturĂ«s komuniste; Arratisja e 16 anĂ«tarve tĂ« familjes Fezollari nĂ«pĂ«rmjet liqenit tĂ« Pogradecit (Ohrit). Po ashtu edhe historinĂ« mizore, prekĂ«se, dhe tragjike tĂ« ciftit qĂ« u vra dhe u masakrua nĂ« kufi, nĂ« tentativĂ« pĂ«r t’u arratisur, autorja e ka rrĂ«fyer me qasje profesionale, ideo-artistike dhe filozofike dhe zbulon njĂ« pasqyrĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme tĂ« kodit ndĂ«shkues tĂ« diktaturĂ«s komuniste. NdonĂ«se ky roman ka qenĂ« prova e parĂ« e autores nĂ« gjininĂ« e prozĂ«s, gjithĂ«sesi ai pĂ«rbĂ«n njĂ« provĂ« tĂ« suksesĂ«shme, qĂ« mbi tĂ« gjitha reflekton njĂ« imagjinatĂ« tĂ« zhvilluar tĂ« autores, dhe prirjen pĂ«r njĂ« prozĂ« tĂ« mbushur me ide, mendime dhe krijimtari artistike qĂ« padyshim mĂ« pas autorja solli prurje tĂ« suksesĂ«shme dhe tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« letĂ«rsinĂ« shqipe dhe publicistikĂ«n shqiptare. Autorja Raimonda Moisiu ka meritĂ«n tĂ« jetĂ« ndĂ«r tĂ« parat autore femra, qĂ« me kurajo, guxim dhe vendosmĂ«ri ka krijuar njĂ« mjedis thellĂ«sisht emocional dhe ka paraqitur njĂ« kronikĂ« tĂ« gjerĂ« historiko-shoqĂ«rore midis dy epokave; tĂ« njĂ« epoke qĂ« autorja pĂ«rpiqet tĂ« na i japĂ« nĂ« tĂ« gjitha aspektet, pĂ«rvojat jetĂ«sore dhe nĂ« tĂ« gjithĂ« kompleksitetin e saj, dhe ndĂ«rkohĂ« tĂ« epokĂ«s sĂ« erĂ«s sĂ« re qĂ« po frynte, -atĂ« tĂ« demokracisĂ«.

Romani gati autobiografik, paraqet ngjarje dhe kronika historike e shoqĂ«rore tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« zgjojnĂ« njĂ«herĂ«sh ndjesitĂ«, tĂ« cilat hedhin dritĂ« mbi fajin e tĂ« pafajshmes, Eva, heroinĂ«s kryesore tĂ« romanit, dhe personazheve tĂ« tjerĂ« qĂ« e rrethojnĂ« atĂ«, si njĂ« sfond njerĂ«zor i domosdoshĂ«m pĂ«r tĂ« vĂ«rtetuar peshĂ«n e asaj pafajĂ«sie qĂ« ajo mbart nĂ« funksion tĂ« viteve dhe pĂ«rvojave jetĂ«sore, tĂ« cilat u bĂ«nĂ« pĂ«r tĂ« (autoren), burim frymĂ«zimi, muzĂ«, dhe mjaft materiale krijuese pĂ«r t’i hedhur nĂ« letĂ«r. NdĂ«rsa anĂ«n ideo- artistike tĂ« romanit autorja e shoqĂ«ron me njĂ« rikthim dhe hulumtim tĂ« kujdesshĂ«m njerĂ«zor dhe historik, njĂ«herazi, i thellĂ« dhe bindĂ«s, qĂ« pĂ«rcjell dhimbjen dhe dashurinĂ« e vazhdueshme nĂ« sytĂ« e lodhur tĂ« lexuesit. Duke e jetuar jetĂ«n nĂ« tĂ«rĂ« shtrirjen e saj, autorja manovron si njĂ« “dizajnere grafike, nĂ« pĂ«rdorimin i fjalĂ«ve dhe frazave shpĂ«rthyese”, duke u pĂ«rpjekur kĂ«shtu tĂ« ruajĂ« harmoninĂ« e tyre.

Me një intensitet të përsosur dhe me forcën e një shpirti unik njerëzor, shkrimtarja Raimonda Moisiu ka shkruar një libër shprehës dhe domethënës, ajo ka shkruar manifestin e dashurisë dhe divorcit të dhimbshëm, ku mbizotëron befasia e një harmonie të ëmbël në fund të romanit që është sa prekëse aq edhe emocionuese; Takimi mbas disa vite ndarje, i Eva Suvarisë dhe Bardhyl Priskës!

Te cdo fajtor ekziston sadopak njĂ« element i pafajĂ«sisĂ«, -dhe pĂ«r stilin dhe aftĂ«sinĂ« e saj pĂ«r tĂ« pasqyruar me vĂ«rtetĂ«si ato ngjarje tĂ« qenĂ«sishme dhe pĂ«rvojat jetĂ«sore tĂ« jetĂ«s sĂ« saj, ky roman do t’u rrĂ«mbejĂ« zemrĂ«n dhe hapĂ« sytĂ« pĂ«r ta lexuar me respekt dhe admirim.

Shkrimtarja, Poetja, dhe Publicisjta shqiptaro-amerikane Raimonda Moisiu, aktualisht jeton nĂ« Florida tĂ« SHBA-Ă«s, dhe vazhdon tĂ« shkruajĂ« prozĂ«, poezi, pĂ«rkthim, dhe publicistikĂ« bashkĂ«kohore pĂ«r lexuesit dhe admiruesit e krijimtarisĂ« sĂ« saj. NĂ«n rrezet e diellit Floridian, autorja Raimonda Moisiu po pĂ«rkthen nĂ« gjuhĂ«n angleze romanin autobiografik “PafajĂ«sia e EvĂ«s”, qĂ« tashmĂ« ka marrĂ« udhĂ«n e botimit.

Elsa XHAI

Gazetare/Lektore

Tiranë, Gusht, 2022

Filed Under: Interviste

Haga, betejë politike për të rishkruar historinë e Kosovës

April 30, 2025 by s p

Hisen Berisha/

Dhomat e Specializuara nĂ« HagĂ«, tĂ« krijuara nĂ« emĂ«r tĂ« drejtĂ«sisĂ«, sot po funksionojnĂ« nĂ« njĂ« hije tĂ« trashĂ« tĂ« dyshimeve pĂ«r mungesĂ« balanci, selektivitet dhe pĂ«rjashtim tĂ« parimeve themelore tĂ« sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare. Aty nuk po gjykohen vetĂ«m individĂ« – aty po vendoset edhe narracioni pĂ«r luftĂ«n çlirimtare tĂ« njĂ« populli, pĂ«r vlerat mbi tĂ« cilat Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar shteti i KosovĂ«s.

LiderĂ«t politikĂ« e ushtarakĂ« tĂ« UÇK-sĂ«, qĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« vetĂ« zĂ«rin e shtetĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s, po trajtohen me standarde tĂ« dyfishta, nĂ« njĂ« proces qĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« po e humb legjitimitetin moral dhe juridik. Heshtja e institucioneve vendore, mungesa e presionit diplomatik, dhe indiferenca ndaj mĂ«nyrĂ«s se si po drejtohet kjo gjykatĂ«, kanĂ« krijuar njĂ« klimĂ« frikĂ«simi dhe diskreditimi tĂ« qĂ«llimshĂ«m tĂ« sĂ« kaluarĂ«s sonĂ« kolektive.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, duhet theksuar çështja kontraverse e kĂ«tij gjykimi, se e drejta nĂ« pavarĂ«sinĂ« e KosovĂ«s, qĂ« Ă«shtĂ« fituar me luftĂ« me armĂ« pĂ«r liri, me luftĂ« politike dhe diplomatike, Ă«shtĂ« konfirmuar po ashtu, edhe nga vetĂ« Gjykata NdĂ«rkombĂ«tare e DrejtĂ«sisĂ«, pas kontestimit qĂ« ka provuar t’ia bĂ«jĂ« Serbia. Prandaj, çdo pĂ«rpjekje pĂ«r ta gjykuar kĂ«tĂ« tĂ« drejtĂ« pĂ«rmes pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« saj politikĂ« dhe ushtarakĂ«, Ă«shtĂ« nĂ« thelb njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r ta rivlerĂ«suar historinĂ« nga njĂ« pozitĂ« e rrezikshme e padrejtĂ«sisĂ«.

Për këtë arsye, **është urgjente dhe e domosdoshme që proceset në Hagë të vendosen nën një **monitorim të rreptë ndërkombëtar, me përfshirjen e juristëve të pavarur, ekspertëve të drejtës ndërkombëtare, përfaqësuesve të organizatave të të drejtave të njeriut dhe institucioneve evropiane, që të garantohet drejtësi reale, jo hakmarrje e maskuar si drejtësi.

ÇfarĂ« po ndodh sot nĂ« HagĂ« nuk Ă«shtĂ« njĂ« gjykim teknik, por njĂ« betejĂ« politike pĂ«r tĂ« rishkruar historinĂ« e KosovĂ«s. Kjo nuk mund tĂ« lihet nĂ« heshtje. TĂ« gjithĂ« ata qĂ« flasin pĂ«r shtet tĂ« sĂ« drejtĂ«s, duhet tĂ« flasin tani – pĂ«r tĂ« mos u bĂ«rĂ« bashkĂ«fajtorĂ« nĂ« njĂ« padrejtĂ«si tĂ« ndĂ«rtuar mbi heshtje.

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

Monitorimi ndërkombëtar është hapi i parë për të shpëtuar atë pak besim që ka mbetur.

Filed Under: Analiza

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore pĂ«r gazetarĂ«t shqiptarĂ« dhe pĂ«r fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala pĂ«rshĂ«ndetĂ«se e kryetarit tĂ« FederatĂ«s Vatra Dr. Elmi Berisha pĂ«r AkademinĂ« e Shkencave tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« SeancĂ«n Akademike kushtuar 100 vjetorit tĂ« lindjes sĂ« Peter Priftit
  • ShqipĂ«ria u bĂ« pjesĂ« e Lidhjes sĂ« Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde tĂ« pullave nĂ« FilatelinĂ« Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e KullĂ«s sĂ« Elez MurrĂ«s – NjĂ« apel pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar trashĂ«giminĂ« historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i KĂ«shillit Koordinues tĂ« ArsimtarĂ«ve nĂ« DiasporĂ«: bashkĂ«punim, reflektim dhe vizion pĂ«r mĂ«simdhĂ«nien e gjuhĂ«s shqipe nĂ« diasporĂ«
  • Ad memoriam Faik Konica
  • PĂ«rkujtohet nĂ« TiranĂ« albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV nĂ« SelinĂ« e ShenjtĂ« ishte njĂ« nder i veçantĂ«

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT