• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2025

Kur shkruajnë femrat !

April 23, 2025 by s p

Dr. Iris Halili/

Kur shkruajnë autoret femra thyejnë barriera, lexohen edhe më shumë nga femrat dhe ne një kohë rekord arrijnë të përmbysin pushtetin e letërsisë që për më shumë se 20- shekuj është sjellë nga autorët meshkuj!

Në çastet që flasim 60 % e letërsisë fiction dhe të kujtimit është e shkruar nga autore femra!

Letërsia e femrës shqiptare, ndonëse pa trashëgimi, ka ecur pothuaj në të njëjtin hap me zhvillimin e letërsisë së femrës në botë!

Fjala e mbajtur në takimin “Pena e Gruas” , organizuar nga Lidhja e Shkrimtarve Shqiptarë në SHBA:

Në vitin 1996, sapo kisha ardhur nga disa muaj studimesh në Londër. Prej andej studimet mbi letërsisë feministe më kishin bërë për vete. Me entuziazëm, i solla ato tek studentët e mi në auditorin e Universitetit të Tiranës. Ndërsa studentët u befasuan me një letërsi NDRYSHE, disa nga kolegët konservatorë debatuan se ky drejtim nuk ka asnjë logjikë, pasi letërsia nuk dallohet nga gjinia seksuale e atij apo asaj që e shkruan. Në fakt, ndonëse letërsia e femrës në vitet e fundit të shekullit të 20-të kishte filluar të formësohej gjithnjë e më shumë, për mjedisin akademik shqiptar ajo mbetej ende një tabu.

Nga studimet e atëhershme kisha kuptuar se vërtet letërsia e femrës ishte krejt ndryshe nga ajo e meshkujve, pasi ajo sillte personazhe dhe karaktere femra, tashmë të ndërtuara, veshura apo krijuara nga autore po femra.

Deri në atë shekull, letërsia ishte dominuar nga letërsia e shkruar nga meshkujt, dhe ishin këta të fundit që shkruanin mbi femrën, dmth shkruanin si e kuptonin ata natyrën e saj. Tashmë në lëtërsinë e shkruar nga femrat , lexueset femra po e gjenin veten të përshkrura nën këndvështrimin e një femre tjetër, apo seksit të njëjtë me to, dhe kjo i tëhiqte më shumë të lexonin këtë lloj letërsie. Po kështu kritika letrare e letërsisë femërore po zhvillohej gjithmonë dhe më shumë nga vetë femrat. Tipari tjetër ishte ai që e karakterizon edhe sot letërsinë e femrës – përqëndrimi tek shpirti i saj. Po krijohej kështu një si e ashtuquajtur aleancë mes letërsisë, lexueseve dhe kritikës me autore po femra sipas formulës femrat që lexojnë femrat.

Në ato vite, shkrimtaret femra ndonëse po shtoheshin në numër sërisht ishin në minorancë me ata meshkuj, ndërsa sot, pas 30 vjetësh, 60 % e botimeve botërore në gjininë fiction dhe atë të librave me kujtime vjen nga autore femra.

Ky revolucion në letërsi padyshim tregon edhe emancipimin e vetë femrës në shoqëri.

Edhe takimi “Pena e Gruas”, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë në SHBA, është një dëshmi e qartë e kohës kur jetojmë. Ky takim vjen natyrshëm, ashtu siç krijimtaria e femrës shqiptare ka ardhur dhe evoluar, sidomos në këto 3 dekadat e fundit. Ne tashmë kemi shkrimtare, poete dhe studiuese femra që botohen nga shtëpitë më të mira botuese, lexohen dhe kërkohen nga lexuesi dhe, mbi të gjitha, kemi një autenticitet (veçanti) të shkrimeve që i kalon nivelet kombëtare. Ndonëse letërsia shqiptare fatkeqësisht nuk trashëgoi nga shekujt e kaluar autore të spikatura, sikurse letërsia angelze, franceze apo amerikane, sërisht shkrimtaret shqiptare shkëlqyen në letërsi, pak a shumë në të njëtjën kohë kur edhe letërsia botërore e femrës po prezantohej si fenomen i mëvetësishëm. Si rezultat letërsia e femrës në Shqipëri i takon në zhvillim të njëjtës fazë kohore sikur letërsia femërore në pjesën tjetër të botës.

Edhe aktiviteti i sotëm është një dëshmi për këtë. Antologjia Pena e Gruas, që po promovojmë sot, është një përmbledhje e 50 autoreve shqiptare që jetojnë në kontinentin amerikan dhe padyshim është një iniciativë e jashtëzakoshme që vlen të krijohet si model pune edhe për vitet në vazhdim. Përzgjedhja e këtyre autoreve është një hap më shumë drejt evidentimit të shkrimtareve femra , por është njëkohësisht një vlerësim i duhur për këto autore që ndonëse të gjitha të talentuara në botën e shkrimit , emigrimi nuk ja ka dhënë luksion ta zgjedhin atë si profesion.

E megjithatë ato sërisht shkruajnë, botojnë dhe nuk e braktisin pasionin e tyre. Ato zgjedhin gjuhën e nënës dhe botojnë në po atë gjuhë dhe kjo është një arësye më shumë për tu vlerësuar , pasi edhe falë këtyre autoreve gjuha shqipe jeton e pastër mes komunitetit shqiptaro-amerikan në emigrim.

Jam e bindur që me punë të tilla promovimi i vlerave letrare të penës së gruas do të arrijë nivele edhe më të larta dhe mbi të gjitha do të arrijë njohje edhe më të gjëra, pasi problemi më i madh i letërsisë shqipe nuk është mungesa e shkrimtarëve të mirë , por mungesa e mediatorëve që do të mund ti promovonin vlerat tona letrare duke i krahasur me ato bashkëkohore.

Filed Under: Opinion

DOKTORESHA SHQIPTARE IVA HOXHA, VRAPOI 42,195 KM NË MARATONËN E BOSTONIT

April 23, 2025 by s p

Fuat Memelli/

“E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha, është ta doni atë që bëni.” Steve Jobs.

Që kur kam ardhur në Amerikë në vitin 2011, i kam ndjekur vazhdimisht maratonat e Bostonit që bëhen çdo vit në prill me rastin e Ditës së Patriotëve. E ndoqa edhe sivjet maratonën e cila u zhvillua më 21 prill. Merrnin pjesë 32.000 vrapues nga 50 shtete të Amerikës dhe 118 vende të botës. Desha të di , ka marrë pjesë sivjet ndonjë shqiptar/e ? Nga kërkimiet që bëra, mësova se mjekja e re 30 vjeçare, Iva Hoxha, ishte një ndër 32.000 vrapuesit. Të nesërmen e maratonës kontaktova me të dhe mësova shumë për rrugëtimin e saj në Amerikë si dhe për pjesëmarrjen në maratonën e 129 të Bostonit.

CILA ËSHTË IVA?

Në vitin 2010 familja vjen në Amerikë me llotari dhe vendosen në qytetin e Worchesterit, një orë larg Bostonit. Iva ishte 16 vjet kur mbritën në Atdheun e dytë. Vështirësia e parë ishte mësimi i gjuhës angleze, prandaj nuk e ndante fjalorin nga vetja. Për këtë shoqet dhe shokët e klasës e thërrisnin “ vajzë fjalori”. Pasioni për dijen, ishte “arma “ e saj për t’u ngjitur në shkallët e jetës. Pas mbarimit të shkollës së mesme , vazhdoi për 4 vjet Universitetin “Clark” ku u diplomua për biologji dhe studime para mjekësore. Më pas vazhdoi Universitetin “New England College” në degën “Optometri” ( për sytë.) Bëri edhe një vit specializim për sytë te spitali i veteranëve në Boston, gjithësej 9 vjet studime. I mungonte Shqipëria, pasi siç ka thënë Horaci ”qiellin por jo shpirtin, ndryshon ai që shkon përtej detit.” Por, Iva gjente mënyra për ta ndjerë pranë Shqipërinë. Pasqyronte tradita shqiptare si në shkollën e mesme edhe në universitet. Në Ditën Ndërkombëtare paraqiste veshje, këngë, valle shqiptare, fotografi, etj. Bënte skenarë për veprimtari të ndryshme dhe shpesh herë i drejtonte vetë. Çdo vit shkon në Shqipëri ku takon njerëzit e afërt, shoqe e miq. Çmallet me ta dhe kthehet me energji të reja, pasi Atdheu është vendi ku robërohet shpirti

Tani punon mjeke në spitalin e syve dhe veshëve në Boston. -Trej janë pasionet e mia, thotë Iva: “Kujdesi ndaj pacientit, ritja e aftësive profesionale dhe mbledhja e fondeve për një të ardhme më të mirë për kujdesin e syve.”Majlinda, nëna e saj thotë:”Iva është shumë e vendosur dhe e çon deri në fund atë që do.Nuk mburet dhe është krenare për vendin tonë.”

PËRGATITJA PËR MARATONËN

Vrapin e filloi para dy vjetësh, pasi është një mënyrë efikase për shëndetin “pasi është një lloj joge” thotë Iva, si dhe për të përmbushur tre synimet që theksuam më lart. Për të marrë pjesë në maratonën e Bostonit të vitit 2025, duhej një përgatitje e veçantë. Për këtë filloi të punojë qysh në tetorin e kaluar dhe vazhdoi gjashtë muaj. Në fillim pati trajner që udhëzoi githë grupin ku merte pjesë ajo, por punoi shumë vetë, në palesër, duke u kujdesur për ushqimin, duke përballuar të ftohtin e Bostonit gjatë dimrit, etj. Bënte vrap para se të shkonte në punë, duke e filluar qysh në orën 4 e gysmë , ose pas pune nga ora gjashtë e gjysëm deri në tetë të darkës. Pas testeve që ju bënë, u miratua për të marrë pjesë në maratonë.”Bostoni ka një zemër të madhe dhe të jep zemër” thotë Iva. Në maratonë kanë marrë pjesë njerëz që kanë kaluar kancerin, njerëz të gjymtuar në krahë ose në këmbë, si të mos merja pjesë unë?!”

ORËT E MARATONËS

Iva mori pjesë në grupin që kishte si moto :” Vizion për të gjithë”. Distanca që duhet të përshkonin gjithë vrapuesit ishte 26, 2 mile ose 42, 195 km. Një distancë shumë e madhe! Unë mendoja se vrapimi bëhëj në rrugë të sheshtë, por nuk ishte kështu. Iva më shpjegoi se në fillim nis me zbritje, pastaj ka ngjitje . “Ngjitja ishte e vështirë, ndjeja lodhje por do ta përballoj” i thosha vetes tregon Iva. Gjithë itinerarin e bëri për 4 orë e 14 minuta, që bën pjesë në rezultatet e vrapuesve mesatarë. Mbritja në finale është një moment lodhje por edhe gëzimi të veçantë, sikurse tregohet edhe në foto ku i dhanë edhe një medalje. Kishin dalë ta prisnin dy prindërit e saj, Majlinda, Shklqëimi , vëllai Deni i cili ka mbaruar Universitetin e Harvardit si dhe të afërm të tjerë.Pyetjes sime se a do të marrësh pjesë përsëri në maratonë, ajo u përgjigj:”Do të marr pa tjetër!”

Ky vrapim i Ivës ishte një krenari jo vetëm për atë dhe familjen e saj, por edhe për shqiptarët. Me aritjjet në shkollë, në punë e së fundi edhe në maratonën e Bostonit, Iva i shtohet listës së emigrantëve të shquar shqiptarë. Është kjo një krenari edhe për të.

See insights and ads

Boost post

All reactions:

22

Filed Under: Reportazh

Cilën rrugë do të marrë kisha katolike pas Papa Françeskut?

April 23, 2025 by s p

Përgatiti Rafael Floqi/

Jorge Mario Bergoglio, një bir argjentinas i emigrantëve italianë që u bë Papa Françesku, doli të ishte një papë befasues i vazhdueshëm që e detyroi Kishën e tij Katolike Romake të shikonte përtej rrënjëve të saj të lashta evropiane dhe të rimendonte përparësitë e saj, duke sfiduar tradicionalistët pa ndryshuar ndjeshëm doktrinat ortodokse. Vdekja e tij në moshën 88-vjeçare (burri i dytë më i vjetër që shërben si papë) e lë kishën e tij në një udhëkryq me shtigje të shumta përpara. Zgjedhja e tij në vitin 2013 pas vendimit shumë të papritur nga Benedikti XVI, zbatuesi për një kohë të gjatë i doktrinave të Vatikanit Joseph Ratzinger, për t’u tërhequr para vdekjes, ishte një shqetësim i lehtë që tërhoqi një vëmendje të madhe pasi ai ishte Papa i parë nga Jugu global dhe i pari joevropian që sundoi Selinë e Shenjtë që nga shekulli i 8-të.

I zgjedhur pjesërisht si një prani e qetë baritore në një kohë kur Kisha ishte shkatërruar nga abuzimi seksual dhe skandalet financiare, Françesku doli të ishte një bari jokonvencional i besimtarëve me pikëpamje të forta mbi varfërinë globale, mbi ndryshimet klimatike dhe dhembshuri për emigrantët dhe refugjatët, për shqetësimin e rregullt të konservatorëve, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Po aq në mënyrë domethënëse, ai këmbënguli rregullisht për më shumë qëndrime bamirëse ndaj atyre që më parë ishin përjashtuar nga pjesëmarrja e plotë në Kishë, duke përfshirë njerëzit LGBTQ, të divorcuarit dhe gratë.

Në vitin e parë të pontifikatit të tij, ai befasoi duke thënë: “Nëse një person është homoseksual dhe kërkon Zotin dhe ka vullnet të mirë, kush jam unë që ta gjykoj?” Në vitin 2016 ai botoi një enciklikë që sfidonte klerin katolik të gjenin mënyra për t’u ofruar ngushëllim dhe në disa raste sakramentet njerëzve në marrëdhënie “të parregullta”.

Por ndërsa Françesku shfaqi kureshtjen intelektuale karakteristike të rendit fetar jezuit të cilit i përkiste, dhe theksoi një shpirt të dashur, ai u përkul, por nuk e theu ortodoksinë doktrinore. Ata që shpresonin se ai do të hapte një rrugë drejt shugurimit të grave, pranimit të plotë të katolikëve homoseksualë ose të divorcuar, përfundimit të beqarisë klerikale ose ndryshimit të mësimeve të kishës mbi abortin ose kontracepsionin, mbetën rregullisht të zhgënjyer. Por Françesku mund t’i ketë hapur dyert pasi ishin mbyllur fort për shqyrtimin e ardhshëm të largimeve të tilla të reja në doktrinë.

Shumë gjëra do të varen nga identiteti i pasuesit të tij. Por një nga aspektet e nënvlerësuara të gerontokracisë që përfaqësohet nga Kolegji i Kardinalëve që zgjedh papët është se çdo papë që mbretëron për më shumë se disa vjet do të ketë mundësinë ta riformojë atë trup, siç vuri në dukje revista jezuite America vjeshtën e kaluar:

Për të dhjetën herë, Papa Françesku ka emëruar një grup të ri kardinalësh, që do të thotë se ai ka emëruar rreth 80 për qind të kardinalëve që do të zgjedhin Papën e ardhshëm.

Nga 141 kardinalët nën 80 vjeç [ata që kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet papale] pas konsistorit të 8 dhjetorit, 111 janw emëruar nga Françesku, 24 nga Papa Benedikti XVI dhe gjashtë nga Papa Gjon Pali II….

Françesku ka revolucionarizuar Kolegjin e Kardinalëve duke kaluar mbi kryedioqezat e mëdha si Los Angeles, Venecia dhe Milano në favor të zgjedhjes së burrave nga periferitë që pasqyrojnë orientimin e tij baritor dhe shqetësimin për të varfërit….

Për herë të parë në histori, shumica e kardinalëve në konklavën e ardhshme do të jenë nga jashtë Evropës, një ndryshim mjaft nga konklava që zgjodhi Piun XII në 1939, e cila ishte 89 për qind evropiane.

Ndërsa Françesku ka vënë patjetër vulën e tij në udhëheqjen e kishës dhe ka rritur ndjeshëm diversitetin e saj, ai ka qenë më pak i shqetësuar për konformitetin doktrinor, duke i vendosur si “përparimtarët” dhe “tradicionalistët” (të sigurt, terma disi të pasaktë kur bëhet fjalë për kardinalët) në pozicione me ndikim dhe duke i bërë zgjedhjet për ta pasuar atë më shumë se paksa misterioze. Por tensionet që mund të lindin gjatë këtyre diskutimeve (të cilat do të jenë të njohura për shumë shikues të filmit “Conclave” me kohë të përsosur) mund të jenë shumë reale dhe mjaft komplekse.

Pasardhësi i Françeskut mund të jetë lehtësisht një kardinal afrikan ose aziatik, i cili është një tradicionalist në doktrinën e kishës, por edhe më luftarak se Françesku ndaj ndjenjave kundër refugjatëve që drejtojnë politikën amerikane dhe evropiane së fundmi. Ose mund të shohim një rikthim të pontifikatit te italianët që pushtuan papatin për shekuj, por jo që nga viti 1978. Papa i ardhshëm mund të jetë një mbrojtës i Françeskut, ose dikush i prirur të kthejë orët pas. Ndoshta do ta argëtonte Françeskun të trokasë se audienca për konklavën e radhës mund të zgjerohej shumë përtej turmave që grumbulloheshin në Sheshin e Shën Pjetrit duke kërkuar një vështrim tymi të bardhë për të treguar se “ne kemi një Papë të ri” – pjesërisht falë Hollivudit dhe pjesërisht falë prirjes së tij për befasinë e shenjtë të rastit.

Filed Under: Analiza

The Pan-Albanian Federation of America “VATRA” Expresses Opposition to the Beach Development Project in Ulcinj by the Company “Eagle Hills”

April 22, 2025 by s p

The Pan-Albanian Federation of America “VATRA” expresses its deep concern and strong opposition to the tendering process and agreement for the development of beaches in Ulcinj by the private company “Eagle Hills,” which is backed by capital from the United Arab Emirates. According to recent reports, “Eagle Hills” has obtained the right to manage nine out of 19 beaches on the Plazhi i Madh – Velika Plaža (Long Beach) in Ulcinj until the year 2028, following a tendering process that has sparked significant controversy and concern among the local community and relevant institutions.

The Mayor of Ulcinj has strongly criticized the way this process was conducted, describing it as a “pre-planned scenario” that has been carried out without transparency and in contradiction with the interests of the citizens of Ulcinj.

Moreover, it has been reported that the company “Eagle Hills Montenegro” was registered in Montenegro in March of this year with a symbolic capital of just one euro, raising serious doubts about its long-term capabilities and intentions in the region.

Rightfully, this risky project has been denounced by several political parties, as well as by President Jakov Milatović. It has met with serious opposition from civil society, environmental organizations, and several institutions that have pointed to violations of existing laws to facilitate a development project of such scale.

According to the government, the agreement is expected to bring investments worth around €30 billion, but the authorities have not provided any information regarding the basis for these projections.

“VATRA” emphasizes the importance of preserving the integrity of the tendering and economic development processes, by upholding local laws and ensuring full transparency at every step.

We call on the Montenegrin authorities to review this agreement, to take into account the concerns of the local community, and to ensure that any development project aligns with national and community interests.

Dr. Elmi Berisha

President

Pan-Albanian Federation of America “VATRA”

Filed Under: Ekonomi

𝐌𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐥𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐈𝐛𝐫𝐚𝐡𝐢𝐦 𝐊𝐨𝐝𝐫𝐞̈𝐬

April 22, 2025 by s p

Dr. Bledar Kurti/

“Incluso su firma es una obra de arte.” (Edhe firma e tij është vepër arti.) tha Pablo Picasso për Ibrahim Kodrën. Poeti i madh francez, Paul Eluard, në vitin 1946 e quajti Kodrën “primitivi i një civilizimi të ri.”

Shqipëria ka nxjerrë shumë emra artistësh të cilët kanë arritur suksesin në botë, megjithatë, Ibrahim Kodra mbetet artisti emër-madh më i rëndësishëm shqiptar i shekullit të 20-të. Ai lindi më 22 prill, 1918, në Ishëm, qarkun e Durrësit, ku sot është edhe vendi i tij i prehjes.

Viti i lindjes, pra 1918, njihet zyrtarisht, por sipas burimeve të familjarëve tē Kodrës, viti i tij i vërtetë i lindjes ishte 1914. Arsyeja e ndryshimit të vitit ndoshta ka të bëjë me mundësinë e studimeve në Itali. Për ta fituar këtë të drejtë studimi, pasi hasi pengesë nga ministria e kulturës nën Mbretin Zog, Kodrës iu desh t’i dërgonte një letër Mbretëreshës Geraldinë, shoqëruar me një portret që ai i kish bërë Mbretëreshës.

Sipas burimeve, ishte ndërhyrja e Mbretëreshës, e mahnitur nga talenti i Kodrës, që bëri t’i jepej leja për të shkuar me studime në Itali, ku jetoi e prodhoi rreth 6 mijë vepra, që mbeten një trashëgimi e jashtëzakonshme jo vetëm për artin shqiptar por edhe artin botëror. Figura emblematike e Ibrahim Kodrës konsiderohet ndër më të rëndësishmet në artin e shekullit të 20-të, duke ekspozuar veprat e tij anëembanë botës, në galeritë më presigjoze, përkrah kolosëve të artit, si Pablo Picasso, Henri Mattise, Marc Chagall, Amedeo Modigliani, Salvador Dali, Georges Braque, e të tjerë. Miqësia e tij e ngushtë me Pablo Picasso lindi në Romë në vitin 1948.

Gazeta të kohës shkruanin për Picasso-n bashkë me Kodrën, duke e konsideruar shqiptarin si “postkubisti i fundit në Evropë.” Vetë Picasso e quante Kodrën “Shqiptari im,” jo vetëm nga prejardhja por edhe nga reflektimi i elementeve tradicionalë shqiptarë në veprat e tij, si peizazhi i Ishmit, kostumet popullore, ngjyrat tradicionale, etj. Veprat e Ibrahim Kodrës gjenden në dhomat e Vatikanit, në Dhomën e Deputetëve (Parlamenti Italian) në galeri e muze të njohura, dhe koleksione private në të gjithë botën.

Kodra e vizitoi Shqipërinë në vitin 1973 e më pas në vitin 1996, 1997, 2003, e për t’u kthyer përgjithmonë, sipas amanetit që la, për t’u prehur në vendlindjen e tij, në fshatin Likmetaj në Ishëm. Ai prehet pranë Kalasë së Ishmit, në një peizazh madhështor, ku nderohet nga vendasit dhe vizitorë të shumtë. Por, ka ardhur koha që emri i tij të lartësohet edhe më shumë përmes krijimit të një muzeu apo galerie me emrin dhe në nder të artistit të madh, pasi rrallëherë ndodh që të lindin sërish figura të tilla të cilët mbeten ambasadorë të përjetshëm të Shqipërisë në arenën dhe historinë botërore.

Ishmi, Durrësi, e gjithë Shqipëria, duhet të krenohen me Ibrahim Kodrën. Jeta dhe veprat e tij duhet të mësohen më shumë në shkolla pasi ai do mbetet njē trashëgimi tejet e çmuar dhe e rrallë e artit shqiptar.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT