
Av. Kevin Haxhiu/
Shteti Shqiptar pas shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 do të kishte vetëm në vitin 1914 ligj themeltar të shtetit pra një kushtetute e cila quhej “Statuti Organik”.Ky Statut për nga renditja e Kushtetutave shënon të I kushtetutë në historinë e shtetit Shqiptarë por kjo është vetëm për nga renditja pasi ky Statut u hartua dhe u vendos nga një organ ndërkombëtar i huaj pra nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit – (KNK).Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1913,Traktati i Fshehtë i Londrës – (TFL) 1915,Konferenca e Paqes në Paris 1918 si dhe vendet fqinje përbënin rrezik për pavarësinë dhe integritetin territorial të shtetit Shqiptar ndaj dhe u organizua Mbledhja Kombëtare e Lushnjes e njohur në histori si Kongresi i Lushnjes 21-31 Janar 1920.Në këtë kongres u morën vendime tepër jetike për shtetin shqiptar të cilat sanksiononin qartë sovranitetin e plotë të shtetit shqiptar.Pas vendimeve të Kongresit të Lushnjes Shqipëria ishte e lirë dhe jo më e rrezikuar për t’u copëtuar territori i saj nga fuqitë e mëdha.Shqipëria tashmë kishte institucionet e saj të ligjshme,demokratike,sovrane si dhe ligjin themeltar të shtetit kushtetutën e cila u emërtua “Bazat e Kanunores së Këshillës së Naltë” por që njihet ndryshe si “Statuti i Lushnjes-1920”.
-Seanca e Katërt e Mbledhjes Kombëtare të Lushnjes u zhvillua në datën 30 janar 1920 punimet u hapën në orën 9 para dreke.Në këtë seancë komisioni i zgjedhur për përgatitjen e protestave paraqiti përpara delegatëve nga një formulë protestimesh për të cilat ishte ngarkuar.
-“Së pari u bisedue protestimi q’i drejtohej Konferencës së Paqit dhe,mas një kundërshtim mendimesh u pranue si u hoqë frazi “Kur ka me kjenë nevojë,organizatorët kemi me i zgjedhë vetë”.Mas këti u bisedue shkresa,q’u drejtu Senatit t’Amerikës,e cila u pranue duke iu shtu tekstit fjalët “Kufit ethnografikë”,Të e mbramja këndohet shkresa për Parlamentin Italjanë, por , mbi tekstin e kësaj shkrese passi u banë shumë kundërshtime, u vendosë që kjo të rrëzohet e të formohet një Komision i ri për me ba një tjetër me mënyrë ma të rreptë”. (1)
-Kuvendi pas 10 minutash pushimi filloi përsëri punën ku vazhdoi me diskutimin e pikës Nr.4 të Rendit të Ditës. Kongresi vendosi që përveç Kabinetit (Qeveria) e Këshillës Kombëtare (Senati) të krijohej dhe një Këshillë e Naltë e përbërë nga 4 anëtar, e cila do të funksiononte duke u bazuar në Bazat e Kanunores dhe për këtë të fundit u ngrit një komision prej 10 anëtarësh.
-“ -Bazët e Kanunores së Këshillës Naltë- I. Këshilla e Naltë,detyrohet të pëlqejë (aprovojë) çdo projekt që do t’i paraqitet prej Kabinetit i vërtetuem nga ana e Senatit. II. Ka të drejtë në kohën e krizit ministruer të zgjedhë një Krye Ministrë për formimin e Kabinetit të rie,i cili hyn në fuqi kur se të pëlqehet prej Senatit. III. Të zgjedhunit të Kryetarit të Kabinetit në kjoftë se refuzohet prej Senatit tri herë rresht Këshilla e Naltë detyrohet të mbështjellë Mbledhjen e Kombit. IV. Këshilla e Naltë nuk ka të drejtë me përnda Senatin dhe, në kjoftë se u dalën midis tyne kundërshtime,Mbledhja Kombëtare e përgjithëshme,e rrëzonë Këshillën e Naltë ose përndanë Senatin. V. Në kjofte se njëni nga gjymtyrët e K. së Naltë jep dorheqjen,tre të tjerët vijojnë në detyrë;në dhançin dorëheqjen dy,Senati do të zgjedhin dy të tjerë. VI. Me t’arthmen e Mbretit në Fronin e Nalt mbretrurë Këshilla e Naltë njifet vetvetiu e rrëzueme ”. (2)
Statuti ose kushtetuta e parë e shtetit Shqiptarë është “Bazat e Kanunores së Këshillës së Naltë” e njohur ndryshe si “Statuti i Lushnjes 1920”.Ky Statut përfaqëson kushtetutën e parë Shqiptare për faktin se ky ligj themeltar i shtetit u hartua dhe u miratua nga një Mbledhje Kombëtare siç ishte Kongresi Kombëtarë i Lushnjes (21-31 Janar 1920) ku delegatët që merrnin pjësë në këtë mbledhje të rëndësishme për fatet e shtetit Shqiptar ishin përfaqësues të zgjedhur nga populli shqiptar në çdo Prefektur të Shqipërisë.Statuti i Lushnjes ishte i përkohëshëm pasi Statuti përfundimtar do të miratohej nga Asambleja Kushtetuese.Statuti i Lushnjes qëndroi në fuqi rreth dy vite pasi më pas Këshilli Kombëtar (Parlamenti) në dhjetor 1922 do ta zgjeronte këtë statut dhe statuti i ri do të emërtohej “Statuti i Zgjeruar i Lushnjes”.
Statuti i Lushnjes kishte një përmbajtje të shkurtër vetëm me 6 nene si dhe ishte i përkohshëm por ai ka vend të veçant në historin e të drejtës kushtetuese në Shqipëri.Në një kohë shumë të shkurtër në vetëm pak vite shtet i pavarur (1912) Shqipëria nisi të përparonte përsa i përket hartimit të legjislacionit.Kushtetuta për Shqipërinë ishte një arritje madhore për faktin se Shqipëria kishte kaluar një pushtim shekullor osman si dhe pas shpalljes së pavarësisë në 1912 shqiptarët përsëri ishin përballur me rrezikun për copëtimin e territorit nga fuqitë e mëdha në favor të vendeve fqinje por të gjitha këto plane grabitqare morën fund pas vendimeve të Kongresit Kombëtar të Lushnjes ku përfaqësuesit e zgjedhur prej shqiptarëve si delegat ja dolën të ngrinin themelet e institucioneve sovrane të shtetit shqiptar mbi ligje dhe rregulla.
Zhvillimi i legjislacionit në Shqipëri duket tepër qartë që në vitin 1920 ku shteti Shqiptar do të kishte për herë të parë një kushtetutë të miratuar nga një Mbledhje Kombëtare.“Statuti i Lushnjes-1920” në vitin 1922 u zgjerua dhe statuti i ri u emërtua “Statuti i Zgjeruar i Lushnjes” por edhe ky i fundit ishte në fuqi përkohësisht pasi Statuti përfundimtar do të vendosej nga Kuvendi Kushtetues.Forma qeverisëse që sanksionohej në “Statutin e Lushnjes-1920” dhe “Statutin e Zgjeruar të Lushnjes-1922” ishte e njëjtë Monarki por që vendin e Mbretit përkohësisht e zinte Këshilli i Naltë.“Statuti i Lushnjes-1920” dhe “Statuti i Zgjeruar i Lushnjes-1922” përbëjnë arritje madhore si dhe përfaqësojnë themelet e historisë të së drejtës kushtetuese në Shqipëri.
1. DPA (Katalogu Online),AQSH,Fondi 149 (Kryeministria (Para 7 Prill 1939)),Dosja I-I-2225 “Procesverbal i mbledhjes së Kongresit të Lushnjes”, fq.15;
2. Po aty,fq.16-17.



EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU



FSH: Unë e kam thenë dhe jam deklaruar edhe me shkrim në atë kohë se vendimi i Departamentit të Shtetit nën administratën e Presidentit Biden, që shpallte Sali Berishën “non-grata”, nuk kishte fakte. Mbetet për tu parë, por po të kishte fakte administrate amerikane, besoj se do ishin njoftuar në një mënyrë ose tjetër. Simbolikisht, shpallja non-grata e Sali Berishës nuk ishte diçka detyruese me ligj, por si masë “ndëshkuese”, i mohonte vizën për në Amerikë. Ndalonte, pra, hyrjen e Z. Berisha në Shtetet e Bashkuara. Por ky vendim i shkaktoi dëmin më të madh zhvillimeve politike në Shqipëri, pasi kjo masë u përdor gjerësisht kundër opozitës – Partisë Demokratike të Shqipërisë e në favor të Partisë Socialiste të Shqipërisë – duke rezultuar në përçarjen e opozitës, me qëllim shkatërrimin e saj. Për të mos thenë në zhdukjen e saj nga skena politike – duke vrarë opozitarizmin në Shqipëri. Z. Berisha ka bërë shumë gjëra të mira për Shqipërinë, por ka bërë edhe gabime, si çdo politikan, kudo. Ai ka përgjegjësitë e veta për disa nga zhvillimet në Partinë e tij, gjatë asaj periudhe. Edhe Partia Demokratike duhet të mbajë përgjegjësitë e veta për mënyrën si u bë përjashtimi i Berishës nga partia. E gjithë kjo aferë, si të themi, përpjekjet e kombinuara të forcave të brendshme dhe të jashtme, pra për të larguar Berishën një herë e mirë nga politika shqiptare, në atë kohë, zhduku vijën mes pozitës dhe opozitës, gjë që tani e dijmë se në përfundoi në krijimin e një sistemi autoritar me krizat e sotme ekonomike, politike e shoqërore, me të cilat përballen shqiptarët, përfshirë siç thashë më lart edhe ikjen në masë të shqiptarëve drejtë Evropës. Me disa shkrime të mia në atë kohë, unë kam qenë sidomos kritik ndaj rolit të disa diplomatëve perëndimorë, përfshirë Ambasadën amerikane në Tiranë, për mënyrën se si ata e përdorën shpalljen “non-grata” të Sali Berishës për qëllimet e tyre e që tani, sipas meje, kishin për qëllim përforcimin e një sistemi autoritar politik nën udhëheqjen e një partie-shtet, të preferuar prej tyre, duke shkelur shumë vija të kuqe si diplomatë perëndimorë. E ndjejë veten krenarë që në atë kohë, fillimisht, isha ndër të pakët gazetarë/analistë, që kam mbrojtur me disa shkrime mbajtjen e foltoreve të famshme nga Sali Berisha — ndërsa foltoret kritikoheshin nga disa diplomatë që madje edhe kërcënonin gazetarët shqiptarë që mbulonin ato — si e drejtë e grumbullimit të lirë dhe ushtrimit të fjalës së lirë. Ndërsa, në të njëjtën kohë, kam kritikuar ashpër diplomatët perëndimorë në Tiranë, të cilët u bënin thirrje gazetarëve shqiptarë që të mos mbulonin foltoret e opozitës. 
FSH: Edhe me këtë rast, ashtu si më sipër me Sali Berishën, qëllimisht, hezitoj të jap vlerësime përgjithësore për këta liderë, përfshirë Kryeminsitrin Rama. Jo se dëgjon njeri, por unë si dhe në raste të tjera, qoftë për liderë shqiptarë, amerikanë ose të tjerë, nuk i kam kursyer kritikat ndaj tyre, natyrisht, nga pikëpamja, prej së largu, e një gazetari/analisti të thjesht, shumë modest, por gjithmonë qëllim-mirë, konstruktiv dhe kurrë ofendues, por që ia do të mirën Shqipërisë dhe Kombit shqiptar, pa kurrfarë interesi. Në këtë frymë, as Kryeministrit Rama nuk i kanë munguar kritikat e mia modeste, duke i dhënë “hakun” e merituar, sipas meje, por pa ofendime. Disa nga zhgënjimet e mia me klasën politike shqiptare në përgjithsi, i ndanë edhe Z. Rama duke qenë aq shumë vite në pushtet. Duke njohur pak frymën e tij “revolucionare” të ditëve të para të “demokracisë”, mendoja për një kohë se ai, vërtetë, mund të ishte një person që mund të bënte ndryshime, sidomos, duke pasur parsysh “backgroundin” e tij familjar. Mendoja se Rama me ndonjë tjerër moshatar të atyre ditëve të fillim viteve 1990-a, mund të ishte njeriu që mund të bënte shkëputjen njëherë e mirë me të kaluarën komuniste dhe të dënonte krimet e komunizmit enverist. Në të vërtetë, Rama, Berisha dhe disa të tjerë aktivë në politikën shqiptare “post-komuniste”, me entuziazmin e tyre, kishin “bindur” disa nga zyrtarët dhe diplomatët amerikanë se ishin ata që do bënin ndryshimin, se Shqipëria e vitit 1991, duke marrë parasysh se çka kishte hjekur nga komunizmi, do të ndryshonte aq shpejt sa nuk ta merr mendja. Unë i këshilloja, kolegët amerikanë, “let’s wait and see” – presim e shohim. Unë jam duke pritur gjithnjë – që nga vizita ime parë në Tiranë me delegacionin e Departmentit të Shtetit (mars/prill 1991). Fatkeqsisht, ndryshimi që pritej — krijimi i një shteti demokratik e funksional me liri të plota — që prisnin ata, nuk ka ndodhur deri më sot. Kundërshtimet e mia me politikat e Z. Rama kanë qenë disa — të karakterit të brendshëm dhe të jashtëm — por vetëm dua të përmend ato më të rëndësishmet dhe më të dëmshmet në mendimin tim, gjatë viteve: “Ballkani i Hapur”, uroj që të ketë dështuar përgjithmonë dhe të mos rikthehet. Miqësia e tij me autoritarë ballkanas dhe të tjerë — të deklaruar botërisht — si Vuçiqi, Erdogani, ndërkohë që të dy pretendonin se: “Kosova është Serbi”, nga njeri e, “Kosova është Turqi”, prej tjetrit. Flirtime, madje edhe me Rusinë e Kinën. Kërcënimet e Z. Rama dikur, me fjalë, ndaj Evropës dhe Perendimit (Shteteve të Bashkuara)—me qëllim për të trembur evropianët — se Shqipëria ka “alternativa të tjera”, ishin të papërgjegjshme. Sidomos marrëdhëniet e tija me Vuçiqin dhe me Beogradin zyrtar, duke anashkaluar Prishtinën zyrtare, në bisedimet e tija me ta për Kosovën. Zhvillimi normal i marrëdhënieve të Tiranës zyrtare me Kosovën gjatë viteve të fundit, le shumë për t’u dëshiruar. Ndërkohë që qeveria Rama meriton kredi për nënshkrimin e marrëveshjes mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes, ndonëse një akt i vonuar. Megjithse më duket mua se ishte një ide që e kishte zanafillën diku tjetër, por më mirë vonë se hiç. Lënja pas dore e marrëdhënieve me Kroacinë mike – në favor të Serbisë – ishte diçka e pakuptueshme – duke marrë parsysh lidhjet miqësore historike midis shqiptarëve dhe kroatëve. E vërteta është i nderuar Gëzim, se po të jemi të sinqertë me veten tonë dhe politikanët shqiptarë të jenë transparentë dhe të ndershëm me votuesit shqiptarë e të pranojnë dështimet dhe zhgënjimet e shqiptarëve– me politikat e tre dekadave të kaluara –atëherë e gjithë politika shqiptare do duhej të fillonte nga zero. Duhet ta pranojnë të gjithë se punët nuk kanë shkuar aspak mirë nga sa prisnin shqiptarët por edhe miqët perëndimorë në periudhën e tranzicionit politik nga sistemi komunist në “demokraci”. Në radhët e shqiptarëve zhgënjimet janë të mëdha, megjithse, në vazhdimsi, shqiptarët vazhdojnë të votojnë për të njëjtit liderë dhe për të njëjtat parti. Kështuqë, edhe vet votuesit shqiptarë duhet të ndjejnë dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e veta për gjëndjen e krijuar, në të cilën është katandisur Shqipëria “post-komuniste”, ashtuqë në atë vend të ndodhi më në fund ndryshimi i pritur prej 35 vitesh, para se të boshatiset vendi.
gazetarisë së lirë është, natyrisht, informues, por në të njëjtën kohë edhe edukues. Kjo thënje më ka mbetur në mendje gjithë jetën profesionale timen dhe është përforcuar nga të mëdhejt e Kombit shqiptar si At Gjergj Fishta dhe të tjerë, se si ata, në kohën e tyre, e kanë shikuar dhe përcaktuar rolin e një shtypi të lirë, me të cilin unë jam dakort, e që do ishte shumë mirë që të adaptohej nga gazetarët e sotëm shqiptarë kudo. Prandaj, nëse më lejohet – ndjesë se po del pak e gjatë përgjigja andaj kësaj pyetjeje, por besoj ia vlen. Pasi përemenda Fishtën, si shembull, se “Me pendë do t’ia sjellin të mbarën dhe të mirën Atdheut” — shkrimtarin e gazetarin ai i ka konsideruar si edukatorë të Kombit shqiptar. Ndërsa shtypin e lirë si një armë të fortë që duhet përdorur mirë, pa e abuzuar, si katedër edukimi, është shprehur shkrimtari Arshi Pipa, ndër të tjerë të brezit të tij, duke folur për mendimet e Fishtës për lirinë e shtypit, ose mbi “rolin e fletoristëve”, gazetarve: “Gjithkush e di fuqinë e madhe që kanë fletoret në shpirtin e nji populli. Këto janë ato që shëndrisin mendjen e nji populli dhe drejtojnë mendjen e tij drejt përparimit dhe përmirësimit të jetës. Veç duhet që këto të jenë shkrue e rregullue mirë. Për ndryshe, në vend që me kenë faktor i përlindjes, ato do të ishin rrënimi i shpirtit të popullit”, ka cituar Pipa At Gjergj Fishtën mbi rolin e shtypit në një shoqëri, si ajo shqiptare. Fishta besonte në rolin pozitiv të gazetarit dhe gazetave, si transmetues të ngjarjeve bashkohore, por edhe si vatra të atdhedashurisë dhe të kulturës, ndërsa e konsideronte pendën, edhe si armë mbrojtëse e idealit kombëtar, ndër të tjera. “Me armë kemi ruajtur ekzistencën tonë. Me pendë do t’ia sjellin të mbarën dhe të mirën Atdheut”, ka shkruar Fishta për rolin e shtypit të lirë dhe gazetarëve. Ndërsa, studiuesi dhe njohësi i mirë i At Gjergj Fishtës dhe veprimtarisë së tij si poet e prozator, i ndjeri At Daniel Gjeçaj ka vlerësuar se prej njerzve të pendës Fishta priste shumë: “Mbi të gjitha, prej gazetarëve të lirë, Fishta priste moral në sjellje, guxim në punë, sinqeritet në veprim, dashuri në mision, vetmohim në shpërblim. Ata lypset të jenë mbrojtësit e së vërtetës dhe farkuesat e atij karakteri kombëtar fisnik e të shëndosh, të pathyeshëm e guximtar, por edhe njiherit të rysun, të disiplinuem, të ndieshëm, e të zellshëm për dije e për punë.” Jam dakort me ty Gëzim se mediat kryesore në Shqipëri, por edhe më gjërë e kanë humbur misionin e tyre, si informues dhe edukues, Shqipëria dhe shqiptarët do ishin shumë më mirë sot nëse mediat shqiptare do punonin dhe vepronin sipas porosive dhe në frymën e të Gjergj Fishtës. Ashtu si në kohën e tij, At Gjergj Fishta edhe sot do theksonte me forcë rolin e shtypit të lirë në formimin e gjithanshëm të Kombit shqiptar. Më thoni se si do ishte sot shqiptaria nëse media do të kishte kryer me përgjegjësi rolin e saj – të mbrojtësit të së vërtetës dhe farkues të karakterit kombëtar fisnik duke qenë në nivelin e detyrës së lartë të gazetarisë, të përcaktuar nga Gjergj Fishta, më shumë se një shekull më parë”?



FSH: Shiko, kur flitet për imoralitet as politika shqiptare nuk dallon shumë nga politikat në çdo vend tjetër të botës. Në Shqipëri mund të jetë e një niveli shumë më të lartë se në disa vende të tjera, Por “Në politikë nuk ka moral, ka vetëm dobi e përfitim, gjëra që lehtëson politika”, ka thenë Lenini. Ndërsa për Machiavellin, “Politika nuk ka asnjë lidhje me moralin”. Ndërsa ish-Presidenti amerikan Ronald Reagan ka thenë të kundërtën: “Morali e politika janë të pandara nga njëra tjetra… Ndërkohë që baza e moralit është feja, atëherë feja dhe politika, domosdoshmërisht, janë të ndërlidhura me njëra tjetrën…”. Reagan ka thënë gjithashtu se nuk ka zgjidhje të lehta kur vjen puna tek morali e politika, por, ata që i bashkohen politikës duhet të kenë kurajon morale për të bërë më të mirën që mundën në politikë. Ndërkaq, ish-Kryeministrja britanike Margaret Thatcher citohet të ketë thenë se i kishte “hyrë politikës për arsye të konfliktit midis të mirës dhe të keqës, në këtë botë, duke besuar se më në fund, e mira do të triumfojë”. Fatkeqsisht, për shqiptarët, politikanët e tyre, kryesisht, kanë zgjedhur t’i futen politikës pa moral, bazuar në interpretimet e Leninit dhe të Machiavellit — për dobi e përfitim — dhe jo me idenë se, “morali dhe politika” duhet të jenë të pandara, ashtuqë e mira të triumfojë mbi të keqën. Përgjithësisht, fjala politikë, kudo në botë, konsiderohet si një fjalë e ndyrë dhe një profesion i padëshirueshëm (përveç në Shqipëri ndoshta) por nuk duhet të jetë kështu. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për politikanët shqiptarë të gjitha ngjyrave. Historikisht, mungesa e moralit në politikë çon jo vetëm drejt korrupsionit në nivelet më të larta politike – që vlersoj se është shqetsimi kryesor i pyetjes tënde — por edhe shkakton konflikt, dhunë e deri në shpërthim konfliktesh fizike dhe politike. Në një atmosferë për të cilën kemi qenë e jemi dëshmitarë gjatë regjimit barbar të diktaturës komuniste, por edhe në tre dekadat e tranzicionit “post-komunist”, në Shqipëri. Zhvillimet politike dhe marrëdhëniet ndërpartiake, përfshirë konfliktet midis tyre, vetëm pasqyrojnë një mungesë të thellë të moralit në politikë, gjë që ka rezultuar në një atmosferë politike të dobët e cila vetëm promovon korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë e krimit.



FSH: Është një thënie anglisht: “This is the time for e few good men to come to the aid of their country”. Që pak a shumë do të thotë, kjo është koha për disa njerëz të mirë/vullnet mirë, që e duan Atdheun, t’i vijnë në ndihmë vendit të vet. Kjo është koha e përshtatshme dhe e duhur edhe për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Në qoftë se njeriu nuk ka punë as të ardhura, ai nga ana tjetër nuk ka as jetë, as liri, as perspektivë dhe as mundësinë për të qenë i kënaqur në këtë jetë, është një shprehje tjetër e M. Kingut. Protesta me këmbë e shqiptarëve, duke u larguar nga trojet shqiptare, drejtë emigrimit, nuk është një zgjidhje. Për të shpëtuar veten, familjet e tyre dhe Kombin, shqiptarët duhet të angazhohen në veprime më dramatike, qoftë edhe me protesta, për t’u kujtuar politikanëve të vet, të gjitha ngjyrave e të gjitha partive, ndryshimet e mëdha që ekzistojnë midis premtimeve të bëra gjatë viteve dhe mosrealizimit të premtimeve të dhëna.Për ta bërë të padukshmen të dukshme! Ndërkohë që asgjë nuk do të realizohet drejt zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet shoqëria sot, në qoftë se njerëzit vullnetmirë, rrinë duarkryq, përball problemeve madhore ekzistenciale të Kombit, me shpresën se koha, eventualisht, “do e bëjë të vetën”, do t’i zgjidhë problemet. Duke ndjenjur duarkryq, koha bëhet aleate e ngushtë e forcave primitive të stagnimit shoqëror, politik dhe ekonomik, ka thenë Matin L King. Ndërsa unë kam vazhduar të paralajmëroj, me vite tani, se “Demokracia nuk pret”! Shqipëria mbetet, gjithnjë “pjesërisht e lirë”, 35-vite pas shembjes së komunizmit zyrtar.


