Shkruan: Avdi Ibrahimi/Angelezi, Isak Njutni padyshim është shkencëtari më i madh dhe më me ndikim i të gjitha kohëve. Studjuesi në disa lëmenj shkencor dhe me renome botërore Majkël Hart në veprën e tij: “100 Njerëz më me ndikim në Histori.” Pas Muhamedit, në numrin dy e radhit Isak Njutnin. Mbase është e natyrshme që një dijetar praktik e shkencor të lë gjurmë të pashlyeshme në historin e njerëzimit me shpikjet e tij shkencore. Ai zbuloi se drita e bardhë është e përbërë nga të gjitha ngjyrat e ylberit. Pastaj ai krijoi dhe prkatikisht ndërtoi në vitin 1668 teleskopin e pare më pasqyrë, teleskopin reflektues, i cili edhe sot përdorët në më shumë opservatariume astronomike, ndërsa në matematikë dha kontributin e tij në zbulimin e llogaritjeve integrale, megjithatë suksesi më i rëndësishëm i tij është në lëmin e mekanikës-shkencë, e cila sqaron lëvizjën e trupave fizikë. Shpikjet e tij shkencore nuk i komunikoheshin ne të njetën kohë njerëzimit, arsyeja kryesore mbase ishte se po të komunikoheshin publikisht shpikjet e tij shkencore, do të mund të haste në kundërshtim nga religjioni fetar, të cilet ndoshta edhe do ta pengonin këtë shpikje shkencore të ideve të reja, ose njerëz të tillë të paknaqur nga shpikje të reja do ti qëndronin në rrugë si pengesë. Atëherë, Isaku do të kishte mbase të drejtën ose do të ishte i detyruar ta menjanojë këtë pengesë, në këtë mënyrë ai do ti komunikonte njerëzimit shpikjet e veta. Por nga e gjitha kjo që u tha si më lartë, Isaku nuk ka patur të drejtë dhe as që ka provuar ta vrasë kë të dojë nga kunërshtarët e tij të ideve të reja zbuluese, ose të vjedhë në shitore çdo ditë pse ai ishte gjeni në shpikjet e tij shkencore. Kjo na jepë të kuptojmë se edhe ligjëdhënësit dhe drejtuesit e njerëzimit duke filluar nga ata të mëparshmit si Saloni, Likurgu, Napoleoni, Muhamedi e shumë të tjerë, të cilët ishin shkelësit e ligjit të vjetër, ku shoqërit e ndryshme njerëzore e kanë trasheguar nga paraardhësit e tyre, ku ato ligje i kanë respektuar deri në shejtni, e natyrisht nuk janë zmrapsur dhe kanë derdhur gjakun me heroizëm për ruajtjen e ligjit të vjetër, njëkohësisht e kanë mbrojtur si të dobishëm për shoqërinë njerëzore. Nga e tërë kjo lë të kuptojmë se këta bëmirës të njerëzimit, me idetë e tyre të reja, pra këta bëmirës dhe zotët e njerëzimit kanë qenë veçanërisht ata të skenave politike edhe gjakpirës të tmerrshëm… Me këtë dua të nxjerrë një përfundim se të gjith këta njerëz, të cilët janë në gjendje ta thonë apo ta japin një ide të re, janë pothuaja se të detyruar, për nga natyra dikush më shumë e dikush më pakë të jenë edhe pjesë e krimit.
Kjo ide e re, sipas pikpamjës time, njerëzit për nga natyra ndahen në njerëz të zakonshëm të cilëve nuk u intereson e kaluara dhe as që mendojnë të ardhmën, por janë njerëz që i përshtatën të tashmës, të cilët për nga natyra të shumtën e rasteve janë të sjellshëm, e që jetojnë të nështruar dhe janë të dëgjueshëm sepse kanë përfitime personale politike materiale nga e tanishmja sunduese, sepse ky është dedikimi i tyre i të jetuarit. Kurse në anën tjetër është kategoria e njerëzve të cilët kundërshtojnë dhe kërkojnë rrëzimin e sistemit ekzistues në emër të diçkaje më të mire. Pra, këtij njeriu me ide të re, i duhet që për idenë e vetë të kapërcejë ndoshta edhe mbi trupin e vdekur?! Masa popullore duke mos patur njohurin e duhur mbi të drejtën e luftës së përjetshme të lirisë, gati as njëherë në kohë të duhur s,u njehë këtë të drejtë njerëzve me ide të reja, i vret dhe i var, kështu kjo masë e përmbushë detyrën e vetë konservative, që ka ajo për prijësin e vetë grupor, vetëm se brezat e rinj të po kësaj mase që kanë bërë ekzekutime, të ekzekutuarve, u ngrehin lapidare, dhe u përkulën në përvjetorët e rënies së heronjëve të tyre për lirin e ideve të reja.
Pra siç shihet kategoria e pare e njerëzve është dalëzotëse e të tanishmës, kurse kategoria e dytë e njerëzve janë dalëzotës të ideve të reja, pra janë zot të së ardhmës. Pra këta të parët mbajnë botën dhe rrisin numrin e përkrahësve të së tashmës, të dytët lëvizin botën duke e dërguar atë drejtë qëllimit. Por çka është më kryesorja si njëra poashtu edhe tjetra kanë të drejtë ekzistence, por gjithnji kjo e dyta lufton për të përjetshmën, pra kjo kategori njerëzish njef e respekton historin e të kaluarën dhe lufton për ide të reja të së ardhmës. Mirpo sipas pikëpamjës time në këtë rast gabimi është i mundur nga kategoria e pare, edhe përkundër prirjës së tyre të zakonshëm për nënshtrimit për interesat e tyre personale, këta nuk qajnë kokën për të shkuarën e as për të ardhmën ata jetojnë sot për nesër, e në të njetën kohë njerëzit e rinjë me ide të reja, shpesh here, fare nuk i diktojnë dhe i kalojnë me përbuzje, sikur janë njerëz të prapambetur me ide të ulëta, e jetojnë në varfëri. Por nga këta njerëz sipas pikpamjeve të mija, nga këta njerëzëz nuk ka pse frikësohet askush, sepse kjo kategori njerëzish nuk shkon larg, sepse janë servile e kozmopolit dhe ndërrojnë gëzofin sipas motit, kështu ata e ngarkojnë vetën me pendime të ndryshme publike se kanë qenë të mashtruar nga prijësi i tyre, dhe kjo del në fund si mësim moral për ta. Kategoria e dytë e njerëzve me ide të reja, janë të aftë të thonë çkado të re, çuditërisht në numër janë më të paktë. Këta njerëz janë të caktuar sigurt nga ndonjë ligj i natyrës. Besoj se ky ligj natyrës është i panjohur, por kam bindjen time se ky ligj i natyrës së panjohur ekziston, e në asnjë mënyrë nuk mund të ketë asfarë rastësie. Këtu kemi të bëjmë me lindjen e gjenive të mdhenjë, të cilët janë kulmi i fatit të shoqërisë njerëzore, ata janë krijues ose shpikës të veprave të mëdha, moskuptimi i veprës gjeniale nga opinioni-lexuesi nuk është përjashtim por normë mbi të drejtën e luftës së përjetshme të lirisë.
Shqipëri 20 Mars 2014