Sot kjo ditë për ne të mbijetuarit e diktaturës komuniste është dhe kujtesë por reflektimi ndaj heshtjes së politikës, pushtetit, dhe shtetit shqiptar ndaj kësaj dite europiane.
I vetmi vend në europë Shqipëria u sundua nga stalinizmi 46 vite, dhe nuk e dënoi këtë ideologji vrastare , por kaloi nga sistemi stalinist në sistem pluralist.
Data 23 gusht bashkon ditë-vdekjet e personazheve të njohur, qëndrestarve shqiptarë që kanë dhënë shumë për lirinë, shtetin, dhe kulturën tonë kombëtare, por më shumë se çdo gjë tjetër për dinjitetin tonë historik. Ky 23 gusht siç gjith datat e kujtesës ndaj krimit komunist , kaloi në harresë. Presidenti, Kryetarja e Kuvendit, Kryeministri e segmente të politikës ashtuquajtur opozitare mjaftohen me një status, ose bëjnë hipokrizinë e e kujtesës për këtë ditë të shënuar europiane e cila barazon krimet e stalinizmit me krimet e fashizimit.
Politika shtetrore shqiptare gjatë 32 viteve përdori Harresën ndaj krimit stalinist! Duhet ta pohojm me keqardhje se gjatë tre dekadave ndaj krimeve të stalinizmit, politika shterore postkomuniste ka heshtur, dhe më e keqja politika ka tentuar, vazhdon të tentoi e shtrembëroi çeshtjen e krimeve të stalinizmit shqiptar , sipas interesit dhe trillimeve të çastit duke bërë premtime, por asnjë vullnet as dëshirë për tu përballur me të kaluarën staliniste , as me krimet e regjimit Stalinist të Enver Hoxhës nuk e pati, dhe nuk e ka. 6000 shqiptarë të zhdukurit e stalinizmit shqiptar janë etalon dinjiteti të padiskutueshëm për shqiptarët. Në këtë kohë gjithçka mban erë, sesi gdhihen të pasur disa të “panjohur” cininizmi i pafre i politikës së re, pasuruar pa asnjë rregull moral, në mënyrë sesi pa turp shfrytëzohet pjesa më vulnerabël e shoqërisë, e në mënyrën e demagogjisë së pafre të pushteti të sotëm.ky pushtet trillon çfardo gjëje, por kjo që po ndodh në Shqipëri e tejkalon edhe trillimin më të pabesushëm. Për të zhdukurit janë munduar thjesht ti përdorin persekutimet, por nuk ia kujtojnë dinjitetin. Dinjiteti i tyre të lëbyer. Mbase kjo i veçon politikanët, pushtetarët të përkëdhelurit e diktaturës staliniste, që i veçojnë, i injorojnë i harruan dhe kështu vazhduan misionin e tyre për ti kaluar në harresë. Në 23 gushtin e viti 2023 shteti shqiptar nuk pati kohë për të kujtuar ditën e kujtesës europiane, por kronikat u mbushen me nr e turizmit, me historitë e diktatorit se si ai sundonte Shqipërine e sunduesve të vitit 2023. E sollëm si homazh për harresën dhe sidomos mungesën e kujtesës në kohën e duhur dhe konjukturat e lodhshme në përputhje me nevojat e kohës. Kjo kohë po bjerr jo thjesht vlerën, por po bën inflamative çdo personazh , me synimin për ta identifikuar me të gjithë dhe për ta relativizuar. Politika i merr kur i duhen, institucjonet zyrtare kur i nevoiten politikës.
Sot kjo dite detyron se duhet futur thellë bisturia e drejtsisë në ndërgjegje që të gjinden eshtrat e të zhdukurve, Duhet orgjensisht të caktohet dita e kujtesës së shqiptarve siç ban Europa. Sot kjo ditë kërkon të ngrihet në Tiranë muri i kujtesës për 6000 të zhdukurve të komunizmit,përballë kryeministris. Misionin tonë për të ngritur murin e kujtesës përballë piramidës së diktatorit e kan përkrahur personalitet e larta të kulturës si dhe dy ambasada të akredituar në vendin tonë, Ambasda Amerikane, dhe Ambasadorja Izraelite Galind Peleng dhe eminenca e tij Kardinali shqiptar Ernest Troshani, si dhe tre komunitetet fetare, dhe shkrimtari i shquar Ismail Kadareja dhe ikona e përndjekes politike shqiptare Prof. Sami Repishti. Detyra e shtetit shqiptar, është ti tregoi të vërtetën e krimit komunist brezave që nuk e dine, Drejtsia shqiptare të penalizoi ligjërisht autoret e vrasësve, dhe kujtesa të ruhet si shenjtëri ndaj martirve dhe të zhdukurve.. Nqs ne do ti bashkohemi heshtjes së politikës ndaj kujtesës, do të përbante nji nga turpet ma të mëdha në historinë tonë kombëtare. Do të ishte nji njollë e pashlyeshme për të gjithë neve të rezistencës anti-komuniste. Edhe të vdekurit nga varri do të protestojshin këtë padrejtsi monumentale. Jetojmë në botën absurdit? Me të vertetë jemi jashtë aftësisë sonë me perceptuar një monstruozite të këtill. Është misioni i ynë: Të tregojmë të vertetën. Të kërkojmë drejtsi për krimin, Të ruajm Kujtesën. Atë ditë që martirët do të fitojn drejtsinë , Shqipëria ka fituar lirine dhe paqen!
Presidenti
Besim Ndregjoni