13 DHJETOR 1990- SHKODRA PERSHËNDETË DEMOKRACINË/
■Edhe njëherë plot dritë kjo ndertesë e Prefekturës së Shkodres!/
Nga Fritz RADOVANI/
Ishte zgjue Shkodra mbarë me një mendim 46 vjeçarë në kokë: “Deri kur surrati i këtij tirani të pashoq perballë Prefekturës sonë?!”…
Vlonin rrugët e Shkodres, vlonin rrethinat, vlonin urat lidhse të qytetit… Rinia ishte zgjue nga gjumi gjysëshekullor… Pushkët dhe kazmat i kishte kraheqafë Ramiz Alia!
■Doli nga Instituti Pedagogjik i Shkodres një djalë me një suazë të madhe në dorë, dhe mbas tij disa studentë… Sa mërrijti tek shkallat e hymjes kryesore, veç kur i dha krah asaj korrnizë, e shkoj tek trotuari copa e grima xhami bashkë me surratin e Enver Hoxhës!
Mendova me vete: “Sot i erdhi fundi edhe këtij qen e bir qeni!”…
Eca nga Dugajt’ e Reja, ku takova një grup djelmësh të rij, që shpejtonin hapin…
■Nga të katër anët Pjaca Fusha e Çelës, po vershohej nga njerzit që shpejtonin me shkue tek Prefektura e Shkodres. Ferdinand Temali në ecje më tha këto fjalë: “Po shkojmë me rrëzue bustin e diktatorit, mirë u pafshim!..”
Të gjithë ishin aq të gëzuem, sa ndoshta, u dukej, se po shkojnë në darsem…
U bashkuen tek Banka e Shtetit me një grup tjeter që me Flamurin e Shqipnisë “pa yll”, thërrisnin: “Liri Demokraci!”, “E duem Shqipninë si gjithë Europa!”, “Enver Hitler!” ishte shperthimi i fundit që pritej me brohoritje nga turmat e Popullit të Shkodres…
■Rinia Shkodrane po realizonte andrren e sa e sa viktimave të Gjenocidit të tiranit Enver, e nder të fundit ishin Djelmët e Vajzat që pak ditë perpara kishin la me Gjakun e Tyne Rinor, piramidat kufitare të Shqipnisë cungueme nga “Europa plakë”, që i pat thurë një vjerrshë edhe Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, që as Ai nuk “zehët me gojë”!!
■U hap fjala e mori dheun… Në Shkoder Rinia rrëzoi bustin e diktatorit Enver Hoxha!
■Ka “disa shqiptarë” që, “as sot nuk e dijnë, se Ai… që e zhguli e pshurri!”
■Një Shkoder Loce, uroj me zemer: “Enver Hoxha e pastë thye qafen, e kurrma mos ia pashim surratin, e i daltë fara e tij kudo në Trojet Shqiptare të Gjergj Kastriotit!”
Melbourne, Dhjetor 2015.
Shkambi says
T’lumt qi e kujton Ditën e parë në Shkodër të rrzimit të bustit të Enverit, nga ku nisi rrokullisja e uraganit të stuhive të revoltave në Kavaj e Tiranë me rrzimit të monumentit të kryrediktatorit përdhe. Në Shkodër nuk asht turp me e thanë se i pari në Shqipni, që e pshurri pasi u rrzue bustin e enverit ishte i ndjeri Gjovalin Lulati.
Kshtu do të plehnohen gjithë ata kryediktatorë qi po rilindin mitin e lavdis tyne