Nga Dashmir Zaçe, mësues i parë i Shkollës shqipe të Selanikut, në përshëndetjen me rastin e paraqitjes publike të librit/
Abdurahimi na ka quajtur Rilindës çudi!/
Po u qëndron çudia?…./
Në veprat “Rilindësit e rinj”, kryeristrukturim i të gjitha veprave me këtë tematikë të Abdurahim Ashikut vrehet një stil karakteristik gazetaresk qënë veprën e fundit “Shkolla shqipe e Selanikut” ka marrë formë artistike nëpërmjet pjesëmarrjes së mësuesve dhe pasqyrimit të krijimtarisë si esse, rrëfime e forma të tjera. Ndryshe nga librat e tjerë të Abdurahim Ashikut këtu ka edhe krijimtari letrare dhe artistike të mësuesve të shkollës sonë.
Pa marrë përsipër t’i bëj një analizë të gjithë veprës po paraqes disa nga veçoritë e librit që mbase në punimet e tjera nuk mund të jenë kaq të theksuara.
Në librin “Shkolla shqipe e Selanikut” jepet historiku dhe përpjekjet e një grupi mësuesish të Selanikut dhe rrethinave të tij përmësimin plotësues të gjuhës shqipe që hodhi hapin eparëmë 7 mars 2001.
Si lindi mendimi dhe si u realiza kjo dëshirë që në themel kishte dashurinë për gjuhën, dheun e mëmës, këtë e tregon Mimoza Dako e cila i ka përjetuar emocionet e dilemës “Do fillojë apo jo kjo punë?” në luftëme realitetin i cili nuk ishte shumë mikëpritës, në luftë me veten “A do të jemi në gjendje të gjejmë mësues?”, “Po nxënësit a do të vijnë?”…
Këto dilema morën fund më 7 mars 2001 kur salla ku u mblodhëm ishte plot me mësues, fëmijë dhe me prindër.
Hapi i parë ishte i suksesëshëm. Që këtej do të nisë rruga që filloi në Selanik, për të vazhduar në tërë Greqinë.
Emocione, gëzime dhe pika loti…
Një 7 mars në shekuj të ndryshëm e në vite të ndryshme, një ripërtritje në kohë.
Një kohë kur Shqipëria po rilindëte nga skllavëria otomane, nëkohë kur diktatura e egër ra dhe shqiptarët e shpërndarë nëpër botë kushtoi thirrja:
“Të ruajmë fëmijët nga asimilimi! Të ruajmë identitetin e fëmijëve tanë!”
Abdurahimi na ka quajtur Rilindës çudi!
Po ku qëndron çudia?
Së pari: Në sakrificën që bënë mësuesit e Selanikut që morën përsipër një detyrë të vështirë nënjë mjedis jo shumë miqësor.
Së dyti: Morën përsipër qëmësimin ta bëjnësi vullnetarë nën shembullin e gruas së madhe Nënë Tereza.
Së treti: Të realizojnë orët mësimore vetëm me tri libra duke fotokopjuar temat e mësimit
Së katërti: U punua në gjysmë ilegalitet, gjithëmonë me shqetësimin “A po më vjen policia?”
Së pesti: Librat nuk i sillnin nga Alemania si Dhaskal Todri por nga Përmeti, Korça e Tirana të mbledhura nga mësuesit pasi mbaronin vitin shkollor në Shqipëri dhe i fusnin në Greqi siliteraturë artistike.
Së gjashti: Shteti, si sulltanati nuk na përkrahu fare, bileministri i jashtëm kur vajtëm t’i qanim hallet na deklaroi: “Vetë keni vajtur në mërgim, vetë zgjidhini hallet tuaja”, a thua se hallet tona nuk ishin halle të një të tretës së shqipërisë në mërgim…
Së shtati: Kemi një ndryshim të vogël nga rilindësit. Asnjeri nga ne nuk u helmua dhe nuk u persekutua.
Libri hodhi shtat nga faqja në faqe me shkrime tëmençura e gjithëemocion të Valbonës, Irisit nga garda e vjetër përtë vazhduar me Mimoza Demollarin, Julia Gogën e tëtjera, e të tjera mësuese të fillimit dhe në vitet e më vonëshme kur vinte gjaku i ri qëme aq mjeshtri e ka futur në rrjedhë Durua, siç i thërres unë Abdurahim Ashikut.
Nuk po i përmend me emër sepse i keni në kopertinën e librit dhe në shkrimet e tyre aq emocionante. Në kopertinë janë 21 mësues që kanë punuar në Selanik dhe në rrethinat e tij…
Një vlerë tjetër e librit të Abdurahim Ashikut është komunikimi direkt me mësuesit nëpërmjet fjalës, duke e bërë atënjëkohësisht autor edhe personazh. Kjo është bukuria e librit, një risi që s’e kanë librat e tjerë të Duros.
Duke lënë vend për ta diskutuar edhe të tjerët dua të theksoj se libri ka vlera që autori ka dijtur t’i sjellë aq natyrshëm si shqetësimin tonë si mësues dhe mërgimtarë dhe moskokçarjen e shtetit dhe Ministrisë së Arsimit ndër vite. I lë pak mënjanë vitet e fundit kur u detyruan të impenjohen pasi Minisitria e Arsimnit dhe e Teknologjisë e Kosovës qe më përpara dhe më e organizuar. Pas kësaj filluan të na vijnë libra dhe fletore. Vetëm kaq…
Këtu dua të jap një falenderim për krijuesit e Selanikut të organizuar në lidhjen e shkrimtarëve dhe artistëve “Dega e blertë”, të cilët na kanë mbështetur vazhdimisht me letërsinë artistike dhe librat që kanë botuar.
Libri është i ilustruar me fotot e mësuesve dhe nxënësve nga veprimtaria mësimore dhe jashtë mësimore.
Impresionuese është kopertina e librit ku janë mësuesit e Selanikut, kompozicion me të vërtet artistik, realizuar me mjeshtri nga mësuesja e shkollës sonë Iris Bali Hajdinaj.
Po kështu vazhdon ana figurative nëpërmjet fotove të ndryshme që vetë Durua ka treguar mjeshtrinë e tij si fotograf.
Ky libër i shtohet bibliotekës së arsimit në gjuhën shqipe të fëmijëve të emigrantëve. Ai jo vetëm mbulon punën e mësuesve në Selanik por edhe sjell vlera historike dhe artistike.
Në këtë festë të shkollës dua t’i uroj Abdurahim Ashikut 73 Vjetorin e Lindjes.
Edhe njëqind vite jetë dhe krijimtari i dashur Duro në shërbim të mërgimtarëve dhe veçanërisht të dashurisë tënde të pakufi për gjuhën shqipe në emigracionin shqiptar.
Selanik 11 maj 2014