Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështje të Ballkanit në LQSHA, e ka informuar Kongresmenin Mac Thornberry, Kryetar i Komitetit të Shërbimit Uashtarak, në të gjitha dimensionet e saj çështjen shqiptare, deri tek konfliktit ende të pazgjidhura në Ballkan/
Nga Beqir Sina/
NEW YORK CITY : Të dielën, 6 dhjetor, në vazhdën e veprimtarisë së saj 25 vjeçare, duke lobuar në SHBA – për kauzën shqiptare, lobi i parë dhe i vetëm shqiptarë – Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA), dhe Komiteti për Marrëdhënie Publike Shqiptaro Amerikan (AAPAC) ka pasur një takim me Kongresmenin William “Mac” Thornberry, Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura (Chairman of the House Armed Services Committee) në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është biseduar për çeshtjen e Shqiptarëve dhe ngjarjet në Gadishullin Ilir – shkruajn ata në një mesazh të postuar në statusin e tyre në rrjetin social facebook.Kongresmeni Mac Thornberry, e ka marrë këtë post mbasi – miku i mirë i tyre ish Kryetari Buck McKeon, doli në pension nga Kongresi në fillim të vitit 2015, thotë deklerata e LQSHASimbas këtij mesazhi i shpërndar në rrjetin social thuhet se dy udhëheqësit e Lidhjes Qytetare patën rastin për folur për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe kërkuan vazhdimin e pranisë amerikane në kampin Bondsteel, nevojën për liberalizimin e vizave dhe zhvillimin ekonomik në trojet shqiptare, si dhe është shfaqur shpresë se Shtetet e Bashkuara do të studiojë me kujdes krizën në rritje në Maqedoni, simbas tyre.Duke iu referuar mesazhit të Presidentit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA), ish kongresitit republikan të Nju Jorkut, Xhozef DioGuardi, thuhet se folëse kryesore ka qenë Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështje të Ballkanit në LQSHA, e cila e ka informuar Kongresmenin William “Mac” Thornberry, Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura, në të gjitha dimensionet e saj çështjen shqiptare, deri tek konfliktit ende të pazgjidhura në Ballkan.
Shirley Cloyes DioGuardi, i ka fokusuar vërejtjet e saj në atë pse Shtetet e Bashkuara, në projekt-buxhetin e këtij vit, kan pasur edhe shkurtimet buxhetore të Pentagonit, mbi kampin ushtarakë në Bondsteel – Kosovë, ndërkohë, që në pjesën tjetër të Kosovë, është Serbia që vazhdon duke e rritur kontrollin e saj mbi pjesën veriore të Kosovës.
Ajo gjithashtu ka deklaruar se “në asnjë rrethanë, nuk duhet lejuar që qeveria e SHBA, të ja jap Bondstillin – Turqisë ( Liga Qytetare, ka arritur për bindur Kongresin për të bllokuar në vitin 2011, dhënjen e kampit të Bondstilit – Turqisë ), sidomos tani që kryeministri turk Rexhep Erdogan ka mundësuar ISIS të krijojë një rrjet turkë, brenda saj, dhe që Turqia është duke sjellë fondamentalizmin islamik në Kosovë dhe Maqedoni” citohet të ketë thënë Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështje të Ballkanit në LQSHA, duke e informuar Kongresmenin William Thornberry, Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura
Më pas duke folur për Kosovën , dhe problemet e saj, ajo ka theksuar nevojën e domsodoshme për liberalizimin e vizave dhe zhvillimin ekonomik në trojet shqiptare për të ndaluar, edhe inkursionin e paparë të islamit radikal, në trojet shqiptare. I cili ka thënë Cloyes- DioGuardi, si fe është në kundërshtim edhe me modelin shqiptar të besimit të Islamit dhe kulturës shqiptare, ku thelbi i të cilit është bashkëjetesa ndërfetare, respekti, dhe të kuptuarit mirë të njëri tjetrit.
Me këtë rast, ajo duke vënë në pah atë se shqiptarët janë më pro-perëndimorë, më pro-amerikanë, dhe forca më pro-demokratike në Evropën Lindore, Cloyes- DioGuardi, theksoi se shqiptarët mund të jetë forca më e madhe përkrah SHBA, në përpjekjet amerikane për të ndaluar përhapjen e ISIS në Evropën Perëndimore.
Së fundi, në takimin Kongresmenin William “Mac” Thornberry, Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura, është prekur edhe çështja e Maqedonisë, ku Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështje të Ballkanit në LQSHA, shprehu shpresën se Shtetet e Bashkuara do të studiojnë me kujdes krizën në rritje në Maqedoni, veçanërisht atë që duket të jetë edhe një përpjekje, tjetër e partisë në pushtet, një parti etnike maqedonase të kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe partneri e saj shqiptar në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga Ali Ahmeti për asgjësim të perspektivës së opozitës përpara zgjedhjeve të përgjithshme, të planifikuara për muajin prill 2016.
Në këtë takim, i cili u mbajt në Shtëpinë e LQSHA, në Westchester County si shihet edhe në fotografitë e postuara në rrjetin social facebook, fotot e bashkangjitur në informacion e shpërndar për shtypin shqiptar – morën pjesë, Këshilltari për Çështjet hebraike Ron dhe Karen Rettner, Besiana Xharra, Luan Bukolla, Ibrahim Kolari, Mirjete Kolari, Agim Aliçkaj, Qamil Lita, Gazmend Lita, dhe Zef Balaj, ,gjithashtu ishin ish Kongresmeni Joe DioGuardi, Cloyes DioGuardi, Frank dhe Helen Suozzi, dhe Josh Martin, shefi i Shtabit të Kongresmenit Thornberry.