• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LIGA: DIALOGU KOSOVË SERBI DUHET TË OFROJË ZGJIDHJE TË QËNDRUSHME PËR SHQIPTARËT NË LUGINËN E PRESHEVËS

June 3, 2021 by dgreca

-LIGA QYTETARE SHQIPTARE AMERIKANE SHPRESON SE KRYEMINISTRI KURTI DO TA BËJË FUNKSIONALE ZYRËN NË LUGINËN E PRESHEVËS-ë

Lidhjes Qytetare Shqiptare Amerikane i erdhi mirë kur ka marr vesh se me 24 maj Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pasur një takim me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës për shkak të shqetësimit se Serbia ka intensifikuar  përpjekjen që të bëj të padukshëm shqiptarët në Preshevë, Medvegjës dhe Bujanocit duke i fshirë adresat e tyre.  

Lidhja Qytetare beson se Serbia duhet të ballafaqohet me mungesën e të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës që është në kontrast të mprehtë me të drejtat e plota të njeriut dhe qytetare të serbëve në veriun e Kosovës.

Shumë shqiptarë etnikë nga Lugina e Preshevës kanë dhënë jetët në luftën e Kosovës dhe më vonë, sidomos si anëtarë të UÇPMB në konfliktin e Preshevës të viteve 2000-2001.  Prandaj, ne besojmë se udhëheqja politike e Luginës së Preshevës duhet të tejkalojë dallimet partiake dhe rivalitetin me qëllim që të punojnë së bashku për ta çuar përpara luftën e shqiptarëve në rajon për barazi, funksionimin e demokracisë dhe lirinë qytetare. 

Lidhja Shqiptaro Amerikane ka punuar vazhdimisht me përfaqësuesit e shqiptarëve etnik të Luginës së Preshevës që nga fundi i viteve 1990-ta. Joe DioGuardi, President, dhe Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve të Ballkanit, janë takuar me udhëheqësit e Luginës së Preshevës gati çdo herë kur ata kanë vizituar Kosovën prej vitit 1999 deri në 2008.  (Këto takime zakonisht janë mbajtur në Gjilan.)

Në mars të vitit 2001, DioGuardi dhe Cloyes kanë kaluar kufirin dhe kanë shkuar në Serbi Jugore për të u takuar me udhëheqësit e UÇPMB—Shefket Musliun, Sami Azemin, dhe Jonuz Musliun—në shtabin e tyre në Konçul për ta diskutuar planin e tyre të paqes. Pas pesë muajve, në gusht të vitit 2001, Lidhja Qytetare ka sjellë  Kryetarin e Komunës së Preshevës Riza Halimin, Kryetarin e Tërnocit Galip Beqirin, dhe Shaip Kamberin, Kreun e Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc, që të takohen me Kongresistin Ben Gilman, Kryetarin e Dhomës së Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, për një diskutim tre orësh mbi abuzimet e të drejtave të njeriut që ishin duke ndodhur nga ana e autoriteteve serbe në Luginën e Preshevës dhe mbi përkeqësimin e procesit të zbatimit të procesit të paqes.

Cloyes DioGuardi ngriti vetëdijen ndërkombëtare mbi shtypjen e shqiptarëve në Serbi jugore në janar 2009, kur ajo dokumentoi torturën, arrestimin dhe burgosjen e dhjetë shqiptarëve në Serbin jugore me shkrimin e saj “Kriza e shpalosur në Luginën e Preshevës.” 

Në tetor të vitit 2015, Lidhja Qytetare organizoi që Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi, në atë kohë Kryetarë të Komunës së Preshevës dhe Bujanocit, të shoqëruar nga Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LQShA Faton Bislimi, që të udhëtojnë në Uashington, DC, për të ekspozuar politikën diskriminuese anti-shqiptare të Beogradit para Anëtarëve të Kongresit, Komisionit të Kongresit për të Drejtat e Njeriut me Tom Lantos, dhe Departamentit të Shtetit (ku ata ishin mysafirë të Zëvendës Ndihmësit të Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Evropës me Thomas Yazdgerdi).  Në fund të këtij udhëtimi të suksesshëm, delegacioni i Luginës së Preshevës u intervistua nga Shërbimi Shqiptar i Zërit të Amerikës. 

Këto përpjekje vazhduan me takimet në Strasburg në shkurt të vitit 2016 në zyrat kryesore të Këshillit të Evropës, duke përfshirë Zyrën e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.  Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës—Ragmi Mustafa, Nagip Arifi, dhe Jonuz Musliu (I cili fatkeqësisht vdiq dy vjet më vonë)—dhe Faton Bislimi i LQShA kanë ofruar prova mbi politikën institucionale të Serbisë dhe të sponzoruar-nga-shteti për de-popullimin e rajonit duke fshirë nga regjistri civil çdo shqiptar që nuk është në shtëpi kur zyrtarët e shtetit vizituan shtëpitë pa paralajmërim me “qëllim të verifikimit të vendbanimit.” Pasi të fshihen nga regjistri civil, shqiptarët nuk mund të pajisen me ID, pasaporta, ose çfarëdo dokument tjetër zyrtar të shtetit, dhe kështu humbin statusin e vendbanimit dhe të nënshtetësisë në Serbi. 

Në maj të viti 2019, Joe dhe Shirley DioGuardi organizuan që një delegacion i përfaqësueseve të shqiptarëve etnikë nga Lugina e Preshevës të vijnë në Uashington, DC, të marrin pjesë në konferencën vjetore të Ish – Anëtarëve të Kongresit të mbajtur në Capitol Hill.  Gjatë kësaj vizite, Ardita Sinani, Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, dhe Faton Bislimi i LQShA u takuan me stafin e lartë të Anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA, drejtorët e Komisionit të Drejtave të Njeriut të Kongresi të Tom Lantos, dhe Këshilltaret e Punëve të Jashtme të Senatorëve Joni Ernst dhe Gary Peters, bashkë-kryesuesit e Grupit Parlamentar për Çështjet e Shqiptarëve. Delegacioni gjithashtu u takua me zyrtarët e Departamentit të Shtetit, dhe vizitën e tyre e përfunduan me intervistë për Zërin e Amerikës Shërbimi në shqip. 

Prej atëherë, me kërkesë të Lidhjes Qytetare, Faton Bislimi ka mbajtur kontaktin dhe ka pasur takimet me përfaqësuesit Shqiptarët nga Lugina e Preshevës. Në shtator të vitit 2020, si një Anëtar i Kuvendit të Kosovës, Bislimi ka luajtur një rol qenësor në hartimin e programit punues të Zyrës së sapo themeluar për Luginën e Preshevës pranë Qeverisë së Kosovës dhe nën udhëheqjen e Kryeministrit të atëhershëm Avdullah Hoti.  

Shpresojmë se Qeveria e Kosovës do ta bëj funksionale Zyrën për Luginën e Preshevës sa më shpejt që është e mundur dhe të punojë me udhëheqësit e atij rajoni për të adresuar çështjet e tyre të ngutshme në mënyrë sistematike dhe tërësishme. 

Ne pastaj besojmë se një dialog Kosova-Serbi nën përkujdesjen e Bashkësisë Evropiane nuk mund të rezultojë me një marrëveshje të suksesshme gjithëpërfshirëse dhe legalisht obliguese në mes të dy shteteve pa ofruar një zgjidhje të qëndrueshme ndaj pabarazive në Luginën e Preshevës. 

Lidhja Qytetare gjithashtu duartrokit për lajmin e bërë rishtazi që klubet shqiptare, shoqatat dhe asociacionet tjera në tërë Zvicrën, anëtarët e të cilave vijnë nga Lugina e Preshevës, janë duke i bashkuar përpjekjet e tyre për mbështetje e atdheut të tyre. 

Në fund, ne fuqimisht besojmë se çështjet e shqiptarëve etnikë në Luginën e Preshevës mund të zgjidhen me sukses vetëm me përfshirjen aktive të Qeverisë së ShBA. Për këtë arsye, Lidhja Qytetare Shqiptare Amerikane është duke vazhduar angazhimin e vet të gjatë dy-dekada ne Luginën e Preshevës për të ndihmuar formësimin e politikës së jashtme të ShBA për të sjell paqe, barazi, liri dhe prosperitet në rajon.  
 
Çdo të mirë,
 

Text

Description automatically generated                                   Shape, arrow

Description automatically generated
Shirley Cloyes DioGuardi                        Joe DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e Ballkanit          Presidenti

***.  

The Albanian American Civic League was heartened to learn that Kosova Prime Minister Albin Kurti held a meeting on May 24 with Presheva Valley representatives out of concern for Serbia’s intensified effort to render Albanians in Presheva, Medvegje, and Bujanoc invisible by deleting their addresses.  

The Civic League believes that Serbia must be confronted with the lack of human rights for Albanians in the Presheva Valley in sharp contrast with the full human and civil rights given to Serbs in northern Kosova.

Many ethnic Albanians from the Presheva Valley gave their lives in the Kosova war and, later, especially as members of the UCPMB in the Presheva conflict of 2000-2001.  Therefore, we believe that today’s political leadership in the Presheva Valley should overcome party differences and rivalry in order to work together to advance the struggle of Albanians in the region for equality, functioning democracy, and civic liberty. 

The Albanian American Civic League has worked continuously with representatives of ethnic Albanians in the Presheva Valley since the late 1990s. Joe DioGuardi, President, and Shirley Cloyes DioGuardi, Balkan Affairs Adviser, have met with leaders from the Presheva Valley almost every time that they visited Kosova from 1999 to 2008.  (These meetings usually took place in Gjilan.)

In March 2001, DioGuardi and Cloyes crossed the border into Southern Serbia to meet with leaders of the UCPMB—Shefket Musliu, Sami Azemi, and Jonuz Musliu—at their headquarters in Koncul to discuss their peace plan.  Five months later, in August 2001, the Civic League brought Presheva Mayor Riza Halimi, Ternoc Mayor Galip Beqiri, and Shaip Kamberi, head of the Center for Human Rights in Bujanoc, to meet with Congressman Ben Gilman, Chair of the House International Relations Committee, for a three-hour discussion of ongoing human rights abuses by Serbian authorities in the Presheva Valley and the deterioration of the peace implementation process.

Cloyes DioGuardi raised international awareness of the oppression of Albanians in Southern Serbia in January 2009, when she documented the torture, arrest, and imprisonment of ten Albanians in Southern Serbia in “The Unfolding Crisis in the Presheva Valley.” 

In October 2015, the Civic League arranged for Ragmi Mustafa and Nagip Arifi, then Mayors of Presheva and Bujanoc, accompanied by AACL Executive Board Member Faton Bislimi, to travel to Washington, DC, to expose Belgrade’s anti-Albanian discriminatory policy to Members of Congress, to the Tom Lantos Congressional Human Rights Commission, and to the State Department (where they were hosted by Deputy Assistant Secretary of State for European Affairs Thomas Yazdgerdi).  At the end of this successful trip, the Presheva Valley delegation was interviewed by the Albanian Service of Voice of America. 

These efforts continued with meetings in Strasbourg in February 2016 at key Council of Europe offices, including the Office of the High Commissioner for Human Rights.  Albanian representatives from the Presheva Valley—Ragmi Mustafa, Nagip Arifi, and Jonuz Musliu (who unfortunately passed away two years later)—and the AACL’s Faton Bislimi provided evidence of Serbia’s institutional and state-sponsored policy of depopulating the region by striking off the civil registry any Albanian who was not at home when state officials visited their households unannounced for “residency verification purposes.” Once removed from the civil registry, Albanians cannot obtain IDs, passports, or any other official state document, thereby losing their residency and citizenship status in Serbia. 

In May 2019, Joe and Shirley DioGuardi arranged for a delegation of ethnic Albanian representatives from the Presheva Valley to come to Washington, DC, to join them at the annual Former Members of Congress conference held on Capitol Hill.  During this visit, Ardita Sinani, Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, and AACL’s Faton Bislimi met with senior staffers for Members of the Committee on Foreign Affairs in the U.S. House of Representatives, directors of the Tom Lantos Congressional Human Rights Commission, and foreign policy advisers to Senators Joni Ernst and Gary Peters, co-chairs of the Albanian Issues Caucus.  The delegation also met with State Department officials, and concluded its visit by interviewing at the Voice of America Albanian Service. 

Since then, at the request of the Civic League, Faton Bislimi has maintained contact and held meetings with the Albanian representatives from the Presheva Valley. In September 2020, as a Member of Kosova’s Parliament, Bislimi played an essential role in drafting the work program for the newly established Office for the Presheva Valley within the Government of Kosova under the leadership of then-Prime Minister Avdullah Hoti.  

We hope that the Government of Kosova will functionalize the Office for the Presheva Valley as soon as possible and work with leaders from that region to address their pressing issues systematically and thoroughly. 

We further believe that a Kosova-Serbia dialogue under the auspices of the European Union cannot result in a successful comprehensive and legally binding agreement between the two countries without offering a sustainable solution to the inequities in the Presheva Valley. 

The Civic League also applauds the recent news that those Albanian clubs, societies, and other associations throughout Switzerland whose members hail from the Presheva Valley are uniting their efforts to support their homeland. 

Finally, we strongly believe that the ethnic Albanian issues in the Presheva Valley can be successfully resolved only with the US government’s active involvement. For this reason, the Albanian American Civic League is continuing its two-decades-long engagement with the Presheva Valley to help shape U.S. foreign policy to bring peace, equality, liberty, and prosperity to the region.  

All the best,
 

Text

Description automatically generated                  Shape, arrow

Description automatically generated
Shirley Cloyes DioGuardi             Joe DioGuardi
Balkan Affairs Adviser                   President

Filed Under: Politike Tagged With: Joe DioGuardi, Liga, Shirly DioGuardi

PSE FRIKËSOHET SERBIA NGA LIGA SHQIPTARO-AMERIKANE ?!

June 2, 2020 by dgreca

Nga Leonora Laçi/

“GRENELL PUNON PËR SERBINË, TRUMP SHKARKOJE” Ky është tituli i artikullit të gazetës serbe Informer të dates 26 Maj, 2020, gazetë pro-qeveritare e cila botohet në Beograd në rreth 100,000 kopje. Më poshtë po sjellim të përkthyer pjesë nga ky artikull i cili vazhdon: “ Shqiptarët në panik, po mundohen ta ndryshojnë politikën e Washingtonit.  Grupi i 165 lobistëve shqiptarë, me influencë të madhe në SHBA i kanë dërguar letër Presidentit Donald Trump me të cilën kërkojnë shkarkimin urgjent të Richard Grenell, i dërguar special për bisedimet Beograd-Prishtinë.

         Lobistët shqiptarë e kërkojnë “kokën” e Grenell sepse, siç thojnë ata, ai haptas punon në interes të Serbisë dhe kundër interesave të shtetit  “të rrejshëm” të Kosovës. Diasporës shqiptare, e cila është shumë e pasur dhe me influence të madhe në qarqet lobiste në SHBA i pengon shumë se në detyrë të ndërmjetësuesit për dialog ka ardhur dikush që ka mirëkuptim për interesat dhe pozitat serbe.

         Letra i është dërguar Shtëpisë së Bardhë me 21 Maj dhe është nënshkruar nga 165 lobistë. Në te ndër të tjera thuhet:“I dërguari special për dialog Serbi-Kosovë Richard Grenell i ka dhënë përkrahje ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve, gjë e cila e favorizon Serbinë dhe Rusinë. Ish kongresisti Joseph DioGuardi i cili me vite të tëra merret me situatën politike në Ballkan e kundërshton këtë gjë dhe kërkon nga qeveria Amerikane që Richard Grenell të lirohet nga kjo detyrë dhe të zëvëndësohet me dikend tjetër i cili është i paanshëm. Ne e përkrahim fuqishëm Joseph DioGuardin dhe mendojmë se kjo gjë do të ishte shumë e vlefshme për bisedimet paqësore në regjion”. 

       Ndër nënshkruesit e letrave, në mënyrë të veçantë dallohet Agim Aliçkaj, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Ligës së fuqishme Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Federatës Pan-shqiptare Vatra, e krijuar  qysh në vitin 1912 në Bronx. Është indikativ fakti se në këtë distrikt, politikan kryesor është lobisti i rëndësishëm shqiptar, kongresisti Eliot Engel, përkrahës i flakët i pavarësisë së Kosovës. 

         Në letrën drejtuar Trump-it, lobistët shqiptarë e mashtrojnë atë se shtetin e rrejshëm të Kosovës e njohin 116 shtete të botës kur dihet se 18 prej tyre e kanë tërhjekë njohjen, pra janë më pak se gjysma e anëtarve të OKB-së. Në fund të letrës së botuar në gazetën Illyria, thuhet se “çfarëdo korigjimi i kufijve mund të shkaktojë luftë të re në Ballkan”

         I pyetur për koment, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç thotë se shqiptarët gënjejnë, i tërë koncepti i tyre është i rrejshëm, siç është i rrejshëm edhe shteti i Kosovës. Diplomati i karrierës Zoran Milivojeviç thekson se pozita serbe është më e fortë në bisedime, se konfirmimi që Grenell mbetet në funksion të ndërmjetësuesit deri në fund të mandatit të kësaj Administrate, tregon se nuk ka ndryshime në politikën amerikane.  Ndërsa Vladimir Marinkoviç, nënkryetar i Kuvendit të Serbisë, konstaton se Administrata Trump nuk i trajton shqiptarët njisoj si ato të mëparmet. Meritat kryesore për këtë i takojnë Vuçiqit i cili ka krijuar marrëdhënie të shkëlqyeshme me Administratën Trump”.Shkruar nga M.Dakiç

Ajo çfarë vëmë re nga ky artikull është se Serbia ende e ka në qendër të vëmendjes Kosovën dhe gjithçka ndodh aty qoftë në politikën e jashtëm apo të brendshme të saj dhe përpiqet me forcë t’i minimizoi njohjet që i janë bërë Kosovës më qëllim të shkatërrimit të saj.  

Liga shqiparo-amerikanë ka lobuar vazhdimisht në dobi të çështjes shqiptare sa herë e ka dashur nevoja. Aktualisht problemi më i madh i Kosovës është përpjekjet e Serbisë për ta shfrytëzuar krizën politike madje dhe të influencoi që pushtetin ta ketë në dorë një forcë politike apo figura politike që Serbia të mund t’i manipuloi lehtësisht.

Serbia i frikësohet shqiptaro-amerikanëve dhe zërit të tyre, i frikësohet lobimit të drejtë që ato po bëjnë në Administratën e Trumpit dhe në Kongresin Amerikan.

Nuk mund të harrohet kurrsesi sesi krimineli Millosheviq, në Hagë u patë shprehur me dëshpërim se “Liga e udhëhequr nga Joseph DioGuardi, i hapi kanalet zyrtare për separatistët kosovarë në Kongresin Amerikan dhe ndikoi në krijimin e disponimit anti-serb dhe shkatërrimin e Jugosllavisë”.

Dhe sot puna e Ligës shqiptaro-amerikan nuk ka ndryshuar, më në krye ish kongresistin Joseph DioGuardin dhe krahun e djathtë të tij, znj.Shirley Cloyes DioGuardi,  këshilltaren për çështjet ballkanike.

Indikator i rëndësishëm për mbarëvajtjen e Ligës dhe jetëgjatësinë e saj është roli i  Anetarëve te Bordit të saj, biznesmenëve, miqëve e prkrahëseve shqiptarë apo të huaj, duke i dhënë krah dhe mbështetje kauzës së DioGuardit për të levizur mekanizmat e nevojshëm të  politikës së  jashtme amerikane në dobi të kauzës shqiptare, ku dha rezultatet e pamohueshme siç ishte liria dhe pavarësia  e Kosovës, demokratizimin e Shqipërise, dhe përpjekjet për sigurimin e të drejtave të plota për shqiptarët në Kosovwn Lindore, Maqedoni, Mal të Zi dhe Çamëri! 

Po veçoj punën e veprimtarit z.Agim Aliçkaj ku siç shkruan gazeta serbe: “Ndër nënshkruesit e letrave, në mënyrë të veçantë dallohet Agim Aliçkaj, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Ligës së fuqishme Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Federatës Pan-shqiptare  Vatra, e krijuar  qysh në vitin 1912 në Bronx.” Z.Aliçkaj ka qënë mjaft aktiv me shkrimet e tij të botuar në shtypin shqiptar në Amerikë, Shqipëri e Kosovë. Artikuj që janë pritur mjaft mirë nga atdhetarët shqiptarë. Artikuj e tij të fundit janë: “Pavarësia e Kosovës dhe përkrahja amerikane.” “Kosova sot dhe ulja në bisedime me armikun.” “Letër e hapur Presidentit Trump -(Mos) respektimi i vlerave demokratike në Kosovë nga Ambasadori Richard Grenell” “Presidenti Hashim Thaçi e keqja më e madhe e Kosovës në 20 vitet e fundit”,  “Marrëveshja Thaçi- Vuçiç- Grenell humbje e lirisë së Kosovës”dhe “Kosova e ka zgjedhur rrugën e vet evropiane pro-amerikane”.

Këto artikuj kanë në qendër të tyre zgjimin e ndërgjegjjes kombëtare, dhe vë në dukje se duhet vepruar sa më parë për të mos e humbur Kosovën shtet. Asnjëherë nuk ka mbështetur politikanë të cilët e kanë shitur Kosovën për interesa personale, Kosova duhet të qëndroi mbi gjithçka. Krijimi i qeverisë së shpresës dhe antikorrupsionit Kurti-Osmani, ka qenë hapi i parë që duhej bërë dhe çdo vonesë ishte në dëm të shqiptarëve e në favor të serbve. Në letrën e hapur që i dërgon Presidentit Trump ai ngre disa pyetje mjaft të rëndësishme, citoj: “-Si është e mundur që Amerika e Presidentit Trump tu jap përkrahje politikanëve të cilët vetë i kritikonte si të korruptuar, disa prej tyre edhe të dyshuar si kriminelë të partive që qeverisin Kosovën prej shpalljes së pavarësisë   e deri me sot?!  Si mund të pranohen si legjitimë në bisedime për zgjidhje të problemit ata që e krijuan vetë problemin, ata që e sollën Kosovën para shkatërrimit duke i sjellë fatkeqësi popullit të vet dhe probleme të mëdha Amerikës kur ajo ka nevojë të angazhohet në çështje shumë më të rëndësishme?!  Si është e munduar që të përkrahet rrëzimi i qeverisë të sapoformuar demokratike të Kosovës, e cila për 40 ditë pune tregoi se ka aftësi për ta ngritur vendin nga varfëria dhe gjendja e pashpresë?! Më falni Zoti President, por kjo nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat demokratike të Amerikës sonë të dashur. Me këtë akt anti-demokratik, administrata e juaj mori përgjegjësinë për destabilitetin dhe trazirat potenciale që mund të shkaktohen pas largimit të rrezikut nga virusi Corona, në Kosovë, Ballkan dhe mbarë Evropën.” Z.Aliçkaj mesa shohim nuk ndalet duke kritikuar politikat e këqija në Kosovë, duke mbështetur kauzat që duhen mbështetur e duke e mprehur penen sa herë që në Kosovë gjërat nuk shkojnë si duhet. Teksa lexoj artikujt e tij më vjen ndërmend shprehja e ish Presidentit Bill Klinton në Kosovë, në vitin 1999: “Ne ju ndihmuam ta fitoni luftën, tani ju fitojeni paqen.”  Sa e vështirë qënka ta ruash paqen.

Duhet theksuar se meritë të veçantë në ngritjen e zërit në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës kanë edhe 165 aktivistët e mirënjohur shqiptarë, të cilët citohen në artikullin serb, që e dërguan letrën e tyre Presidenitit, Senatit dhe Kongresit Amerikan. Letra e tyre me të gjithë emrat e të nënshkruarve është botuar në gazetën Illyria dhe shumë gazeta dhe portale të tjera.

Serbia i frikësohet të vërtetës, luftës së drejtë të shqiptarve, i frikësohet fakteve dhe historisë që është në favor të shqiptarve. Serbët nuk janë viktima dhe sado të lobojnë pranë Administratës së Trumpit, ata e kanë të humbur këtë luftë, ata nuk do ta kenë kurrë Kosovën. Politikanët shkojnë dhe vijnë, por çështjet e drejta janë gjithmonë aty bashkë me zgjidhjen e duhur.

Filed Under: Analiza Tagged With: Agim Aliçkaj, Leonora Laçi, Liga

Diaspora shqiptare në Amerikë dhe Liria e Kosovës

October 7, 2017 by dgreca

004

Nga Skender Karaçica/
1 Liga
Në vitet e rënda të popullit shqiptar dhe çështja e Kosovës,ishte temë bosht e tërë aktiviteteve kombëtare që pati zhvilluar diaspora shqiptare në Amerikë,në bashkëpunim me institucionet e shtetit amerikan(Senat dhe Kongres)në Uashington për të vënë në tavolinë problemin shekullor të shqiptarëve nën pushtimin vrastar të Serbisë.Historia këtë kohë të rëndë të jeshë apo të mos jesh(mendim shekspirian)nisi në kohën 1844-1999 kur në Kosovë lindi Dielli i Lirisë dhe Pavarësisë!
 
Në vitin 1986 në Nju Jork doli një zë i fuqishëm për çështjen shqiptare në Ballkan dhe për Kosovën,ai zë ishte i arbëreshit me gjak shqiptari(ish kongresisti Joe DioGuardi),i cili përmes LQSHA-së u bë gardiani i kohës për çështjen shqiptare dhe platforma e tij kombëtare u bë pjesë e aktiviteteve politike,diplomatike dhe ushtarake në kancelaritë në Uashington dhe në BE,që të dalin në mbrojtje të popullit shqiptar dhe të Kosovës,në mënyrë që mos të përseritet rasti i shkallës së gjenocidit të një (Srebrenice)të dytë në Kosovë,thuhet në këto fotografi që janë ruajtur në arkivin historik të LQSHA-së në Nju Jork.
 
Arbëreshi Joe DioGuardi përmes këtyre fotografive dëshiron që të vë në spikamë tërë rrugëtimin që kanë bërë shqiptaro-amerikanët në Amerikë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe,si sbhihet në këto fotografi të kohës,atëbotë në tubimet dhe prostestat në Uashington,Nju Jork,Çikago,Detroit,Boston,Texas dhe në vendet tjera u kërkua zëshëm që shteti amerikan me mekanizmat e tij politik,diplomatik dhe ushtarakisht që qendrojë pranë Kosovës në orët më rënda,kur regjimi i Serbisë vrastare me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq kishte përgatitur skenarin shfarosës,,Toka e djegur,,ndaj shqiptarëve dhe Kosovës,kështu tregojnë fotografitë nga arkivi i LQSHA-së.
Fotografitë në këtë reporatzh shpalojnë historinë kombëtare të shqiptarëve në Amerkikë karshi Kosovës dhe pjesëve tjera etnike të ndara në orët e padrejtësive historike të grabitura nga fqinjët tanë.Arbëreshi Joe DioGuardi bënë thirrje për të gjithë shqiptarët në Amerikë që edhe njëherë të bashkohen në udhën e madhe të Lobit Shqiptaro-Amerikanë(LQSHA)me seli në Nju Jork,në mënyrë që çështja shqiptare dhe Kosova të marrë me njohjen ndërkombëtare(OKB)dhe me Serbinë të përfundoj dialogun me njohjen e të dyja shteteve të pavarura dhe në hapësirën e Ballkanit të nisë udha e re e paqes dhe projekteve të zhvillimit e të kaheve të reja demokratike secili në vendin e vet,thuhet me tej në mesazhin e këtyre fotogtrafive të arkivit historik të LQSHA-së në Nju Jork.
Për fund mund të thuhet se foto-reportazhi me këto dhjetra e qindra fotografi(LQSHA)rithekson se shqiptaro-amerikanët duhet të bashkohen për forcimin në projektin e madh kombëtar,ndonëse çështja shqiptare në Ballkan ende nuk është zgjidhur drejtë dhe Republika e Kosovës ka mbetur në tepihun politik të dialogut me Serbinë në Bruksel në kohë pa kohë që nuk ka përfundim,thotë për opinionin e gjerë shqiptarë dhe në për shtetin në Amerikë,arbëreshi Joe DioGuardi.
 
Fotografitë:Arkivi historik i LQSHA-së Nju Jork
Teksti:Skënder Karaçica,Çikago

Filed Under: Emigracion Tagged With: Liga, Skender Karacica

LQSHA me disa anëtarë të Bordit, miqtë e saj, u takuan me Kongresmeni Mac Thornberry

December 9, 2015 by dgreca

Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështje të Ballkanit në LQSHA, e ka informuar Kongresmenin Mac Thornberry, Kryetar i Komitetit të Shërbimit Uashtarak, në të gjitha dimensionet e saj çështjen shqiptare, deri tek konfliktit ende të pazgjidhura në Ballkan/

Nga Beqir Sina/

NEW YORK CITY : Të dielën, 6 dhjetor, në vazhdën e veprimtarisë së saj 25 vjeçare, duke lobuar në SHBA – për kauzën shqiptare, lobi i parë dhe i vetëm shqiptarë – Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA), dhe Komiteti për Marrëdhënie Publike Shqiptaro Amerikan (AAPAC) ka pasur një takim me Kongresmenin William “Mac” Thornberry, Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura (Chairman of the House Armed Services Committee) në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është biseduar për çeshtjen e Shqiptarëve dhe ngjarjet në Gadishullin Ilir – shkruajn ata në një mesazh të postuar në statusin e tyre në rrjetin social facebook.Kongresmeni Mac Thornberry, e ka marrë këtë post mbasi – miku i mirë i tyre ish Kryetari Buck McKeon, doli në pension nga Kongresi në fillim të vitit 2015, thotë deklerata e LQSHASimbas këtij mesazhi i shpërndar në rrjetin social thuhet se dy udhëheqësit e Lidhjes Qytetare patën rastin për folur për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe kërkuan vazhdimin e pranisë amerikane në kampin Bondsteel, nevojën për liberalizimin e vizave dhe zhvillimin ekonomik në trojet shqiptare, si dhe është shfaqur shpresë se Shtetet e Bashkuara do të studiojë me kujdes krizën në rritje në Maqedoni, simbas tyre.Duke iu referuar mesazhit të Presidentit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA), ish kongresitit republikan të Nju Jorkut, Xhozef DioGuardi, thuhet se folëse kryesore ka qenë Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështje të Ballkanit në LQSHA, e cila e ka informuar  Kongresmenin William “Mac” Thornberry, Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura, në të gjitha dimensionet e saj çështjen shqiptare, deri tek konfliktit ende të pazgjidhura në Ballkan.

Shirley Cloyes DioGuardi, i ka fokusuar vërejtjet e saj në atë pse Shtetet e Bashkuara, në projekt-buxhetin e këtij vit, kan pasur edhe shkurtimet buxhetore të Pentagonit, mbi kampin ushtarakë në Bondsteel – Kosovë, ndërkohë, që në pjesën tjetër të Kosovë, është Serbia që vazhdon duke e rritur  kontrollin e saj mbi pjesën veriore të Kosovës.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se “në asnjë rrethanë, nuk duhet lejuar që qeveria e SHBA, të ja jap  Bondstillin – Turqisë ( Liga Qytetare, ka arritur për bindur Kongresin për të bllokuar në vitin 2011, dhënjen e kampit të Bondstilit – Turqisë ), sidomos tani që kryeministri turk Rexhep Erdogan ka mundësuar ISIS të krijojë një rrjet turkë, brenda saj,  dhe që Turqia është duke sjellë fondamentalizmin islamik në Kosovë dhe Maqedoni” citohet të ketë thënë Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështje të Ballkanit në LQSHA, duke e informuar Kongresmenin William Thornberry, Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura

Më pas duke folur për Kosovën , dhe problemet e saj, ajo ka theksuar nevojën e domsodoshme për liberalizimin e vizave dhe zhvillimin ekonomik në trojet shqiptare për të ndaluar, edhe inkursionin e paparë të islamit radikal, në trojet shqiptare.    I cili ka thënë Cloyes- DioGuardi, si fe është në kundërshtim edhe me modelin shqiptar të besimit të Islamit dhe kulturës shqiptare, ku thelbi i të cilit është bashkëjetesa ndërfetare, respekti, dhe të kuptuarit mirë të njëri tjetrit.

Me këtë rast, ajo duke vënë në pah atë se shqiptarët janë më pro-perëndimorë, më pro-amerikanë, dhe forca më pro-demokratike në Evropën Lindore, Cloyes- DioGuardi, theksoi se shqiptarët mund të jetë forca më e madhe përkrah SHBA, në përpjekjet amerikane për të ndaluar përhapjen e ISIS në Evropën Perëndimore.

Së fundi, në takimin Kongresmenin William “Mac” Thornberry, Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura, është prekur edhe çështja e Maqedonisë, ku Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështje të Ballkanit në LQSHA, shprehu shpresën se Shtetet e Bashkuara do të studiojnë me kujdes krizën në rritje në Maqedoni, veçanërisht atë që duket të jetë edhe një përpjekje, tjetër e partisë në pushtet, një parti etnike maqedonase të kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe partneri e saj shqiptar në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga Ali Ahmeti për asgjësim  të perspektivës së opozitës përpara zgjedhjeve të përgjithshme, të planifikuara për muajin prill 2016.

Në këtë takim, i cili u mbajt në Shtëpinë e LQSHA, në Westchester County si shihet edhe në fotografitë e postuara në rrjetin social facebook, fotot e bashkangjitur në informacion e shpërndar për shtypin shqiptar – morën pjesë, Këshilltari për Çështjet hebraike Ron dhe Karen Rettner, Besiana Xharra, Luan Bukolla, Ibrahim Kolari, Mirjete Kolari, Agim Aliçkaj, Qamil Lita, Gazmend Lita, dhe Zef Balaj, ,gjithashtu ishin ish Kongresmeni Joe DioGuardi, Cloyes DioGuardi, Frank dhe Helen Suozzi, dhe Josh Martin, shefi i Shtabit të Kongresmenit Thornberry.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: KongresmeniMac Thornberry, Liga, Shirley Cloyes DioGuardi

NEW YORK- Lidhja qytetare Shqiptaro-Amerikane feston 25-vjetorin

June 15, 2015 by dgreca

Nga ILIR IKONOMI/*

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë lobiste shqiptaro-amerikane, festoi mbrëmë në Nju Jork 25–vjetorin e krijimit, me praninë e qindra njerëzve dhe të disa ligjvënësve të njohur të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve. Lidhja, e drejtuar nga Joe dhe Shirley Dioguardi, pati si temë kryesore të festimit tolerancën fetare mes shqiptarëve.

Ish-kongresmeni Joe Dioguardi, ka shumë gjëra për të treguar në këtë 25-vjetor.

Kur u themelua organizata kohët për shqiptarët ishin të vështira në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Zoti Dioguardi ishte anëtari i parë i Kongresit që solli në vemendje të qeverisë amerikane çështjen e të drejtave për shqiptarët me anë të një rezolute, qysh në vitin 1986.

“Arrita të bind disa njerëz të rëndësishëm, qysh nga fillimi, se shqiptarët kishin nevojë për vemendjen e tyre, pasi ata nuk kishin zërin që u duhej. Arrita të bind ligjvënës të tillë si Hyde, Gilman, Dole, Biden, McCain dhe Schumer. Ne gjithmonë jemi përpjekur që të sensibilizojmë njerëzit kryesorë nga të dyja partitë politike,” tha ish-kongresmeni Dioguardi.

Mbrëmë, i ftuari kryesor ishte senatori nga Arizona, John McCain, ish-kandidat për President.

Ai preku njërën nga temat që e përmend shpesh në fjalimet e tij në Senat – luftrat që bëhen sot në Siri dhe Irak, si dhe krimet e urrejtjes në botë që shpesh kryhen në emër të fesë.

“Në kontrast me këtë sfond është Shqipëria, Shqipëria që dallon nga të tjerët, një vend ku respekti dhe besimi reciprok mes ndjekësve të të gjitha feve, ka prodhuar bashkekzistencë paqësore në popullin e saj. Kudo në botë Shqipëria vlerësohet për toleracën e saj fetare, një burim shprese për t’u ndjekur nga i gjithë rajoni,” tha zoti McCain.

“Shembulli i shqiptarëve, tha senatori McCain, nevojitet më shumë se kurrë sot kur toleranca dhe liritë fetare po sulmohen. Mbrojtja jonë më e mirë është të flitet për atë lloj tolerance dhe bashkekzistence paqësore që shqiptarët demonstrojnë çdo ditë.”

Shirley DioGuardi, këshilltare për Çështjet e Ballkanit në këtë organizatë, thotë se kjo ishte pikërisht arsyeja që Lidhja zgjodhi temën e tolerancës fetare për të festuar 25-vjetorin:

“Ne të gjithë e dimë: bota shqiptare në Evropën Juglindore është në një gjendje të vështirë, e kam fjalën për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës. Ne e dimë se ka probleme mjaft të mëdha në nivelin ekonomik, politik dhe shoqëror. Ajo që ne deshëm të theksojmë sonte ishte elementi që i ngre shqiptarët në të gjithë botën dhe kjo është toleranca fetare shqiptare. Ata janë në fillim shqiptarë, pastaj vjen feja,” tha zonja DioGuardi.

Jerry Nadler, kongresmen nga Nju Jorku, e ka njohur Joe dhe Shirley Dioguardin shumë vite më parë dhe, përmes tyre, ka krijuar mjaft afërsi me shqiptaro-amerikanët.

“Shumë hebrej në Luftën e Dytë Botërore u masakruan nga nazistët dhe pjesa më e madhe e botës nuk ndihmoi, sepse ose kishin frikë ose ishin antisemitë. Por shumë shqiptarë ndihmuan dhe kjo nuk duhet harruar, sepse njerëzit në rrezik duhen ndihmuar,” tha kongresmeni.

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka një bord të përbërë nga njerëz, shumica e të cilëve kanë bizneset e tyre dhe kontribuojnë me çdo mundësi për të ndihmuar shqiptarët në Ballkan.

Anëtari i Bordit, Marash Nuculaj, tha:

“Ne shqiptarët e dimë se kush jemi, por është me shumë rëndësi që ta dijë gjithë bota. Dhe, po ta dijë Amerika kuptohet që do ta dijë gjithë bota. Toleranca fetare te shqiptarët është vërtetë një shenjtërim, një bukuri.”

Senatori nga Nju Jorku, Charles Schumer është njëri prej ligjvënësve që ka paraqitur në Kongres një projektligj për imigracionin.

“Një nga gjërat që do të bënte projektligji për imigracionin është se do të lejonte më shumë shqiptarë të vinin në Amerikë. Dhe, a e dini pse e bëra këtë? Sepse unë e dua vendin tim dhe sa më shumë shqiptarë të ketë në Amerikë, aq më më e mirë do të jetë ajo,” tha senatori.

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka premtuar se do ta vazhdojë punën si organizatë lobiste për të mobilizuar më tepër mbështetje në Kongresin amerikan në favor të shqiptarëve në Ballkan.(Zeri i Amerikes)

Filed Under: Komunitet Tagged With: 25 vjet, Gala, Joe DioGuardi, Liga

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kosova pret “Defender Europe 23”
  • E KEQJA VJEN CDO DITE NGA PAK…
  • KALLUSHI, RUGOVA DHE XHEMA…
  • Rikthimi i grekoproblemit në Himarë për shkak të korrupsionit shqiptar
  • LEONARD NEWMARK OBITUARY
  • U mbajt Akademi përkujtimore dhe promovimi i librit FRROK GOJANI PEDAGOG DHE MISIONAR I DENJË I SHKOLLËS SHQIPE
  • V I K T O R G J I K A…
  • Figurat
  • SHKOLLA DHE SPITALE APO ARSIM DHE KUJDES SHËNDETËSOR?
  • Miqtë apo vartësit e Fatos Baxhakut?
  • PER KRISTAQ DHAMON…
  • TË ARRITURAT E AMBASADORËVE TË KULTURËS, GJUHËS DHE TRADITËS SHQIPTARE NË SKANDINAVI NUK KANË TË NDALURA
  • Në Prishtinë hapet Seminari i 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
  • Një atentat për shqiptarët dhe një dhuratë për Serbinë !
  • Kryeministri Kurti e Presidentja Osmani pritën në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT