Manifestimi Kulturor Artistik për 3 Fshatrat: Dushkajë (ish Dabishec), Gjelbërishtë (ish Hajkobillë) dhe Murrizajë (ish Gllogovicë)/
Shkruan Asllan Dibrani
Krahina e Malësisë se Gollakut edhe se u boshatisur dhe harruar nga qeveritaret e pas luftës së fundit këtyre aktual, bijtë e vet nuk e harrojnë!Manifestimi Kulturor Artistik për 3 Fshatrat: Dushkajë (ish Dabishec), Gjelbërishtë (ish Hajkobillë) dhe Murrizajë (ish Gllogovicë) do të fillojë të shtunën me datë 13 dhe 14 Gusht 2016.
Pamje e Logos dhe Vulës së tri fshatrave Dushkajë ,Gjelbërishtë dhe Murrizajë
Takimi sipas koordinimit të këshillit organizativ do te filloi në Orën 11:00. Takimi me Grupin Inciativ, atë Organizativ dhe të punës për Unionin Kulturor Artistik të 3 Fshatrave: Dushkajë-Gjelbërishtë-
Ftesë-thirrje për këtë manifestim me datën 13-14 Gusht në Dushkajë ish Dabishec
– Të nderuar qytetarë, shqiptarë, të nderuar mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare qeveritare dhe jo qeveritare, të vendbanimeve të Gollakut, apo si emigrant, me një fjalë jeni të ftuar të gjithë që te merreni pjesë në këtë takim madhështor dhe kulturor. Pra ftoheni të jeni pjesëmarrës nga të gjitha zonat e Gollakut, Diasporës, Luginës së Preshevës.
Malësia e Gallapit-Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës, shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje. Territori gjeografik i kësaj Malësie, administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja, Medvegja dhe Presheva, prandaj ju bëjmë thirrje njëzëri që t’i bashkëngjitni thirrjes tonë për këtë takim sa madhështor, po edhe kombëtar, human dhe shumë i nevojshëm qe ti kthejmë vlerat kësaj zone edhe strategjike për Kosovën me sa vijon:
Unioni Artistik Kulturor që një kohë ka kryer një serë veprimesh dhe aktivitetesh nga e cila kjo datë do te shënohet me aktivitete të ndryshme .
Pos fjalës hyrëse takimi dhe himnit të flamurit do të përshëndeten dhe do të nderohen dy Dëshmorët e Kombit Azem Babiqi e Salih Matoshi nga fshati Dabishec po edhe dëshmoret e rajonit te Gollakut dhe ma gjerë ata kombëtar.
Pastaj do te bëhet vizita e Ekspozitës se pikturës dhe Skulpturës nga krijuesit e tri fshatrave.
Prezantuesit e krijuesve në poezi do të paraqiten me radhë në skenë. Pasataj garat do të mbahen edhe në këto pika sipas planprogramit ne diten epare dhe te dytë si më poshtë.
1. Futboll i vogël, pika muzikore qe do te jen prezent kengetarë e tri fshatrave.Gani Demolli, Rizah Selimi ,Shmesi Krasniqi,Selvete Dajrami,Besim Zeqiri,Rilind Dibrani,Skelqesa Sadiku,Vëllezërit Bekteshi etj.
2. Garat do të ketë edhe në volejboll nga 3 Seta, gara në shah nga 10 minuta për lojë (me njehsor),vrapimi në 100 Metra; sipas dëshirës, kush dëshiron mundemi me e organizua aty për aty edhe në 1000 Metra,Hedhja e Gurit,kërcim nga vendi, kërcim me 3 hapësh,tërheqje e litarit – 3 Ekipe.
Pastaj do të demonstrohen disa shkathtësi në Boks nga Ekipi i Referit Ndërkombëtar Latif Demolli,Besim Ibrahimit dhe Boksierë së mirënjohur Donjeta Sadiku me ekipen e Boksit “Gollaku”
Juritë kompetente do përzgjedhin individët, gjegjësisht ekipet më të mira pas mbarimit të garave në disiplinat e lartë-theksuara. Juritë kompetente do përzgjedhin individët, gjegjësisht ekipet më të mirë/a pas mbarimit të garave në disciplinat e lartë-theksuara.
Mirënjohjet për më të mirët do të ndahen nga Këshilli i Unionit Kulturor nga tri fshatrat.
Njëkohësisht do të ndahen edhe disa Mirënjohje Post Mortum (në nderim pas Vdekjes) për Individët që nuk janë më në mesin tonë; gjegjësisht për kontributin dhe veprimtarinë e tyre përgjatë jetës.
Te gjitha manifestimet kulturore do të kenë mirënjohje dhe çmime që do të ndahen ne ditën e dytë te Dielën në përfundim të takimit kulturor.
Këshillit i Unionit Kulturo Artistik i tri fshatrave lëshojnë këtë mesazh:
Gollaku po i kthehet vetvetes. Krahina e Malësisë se Gollakut edhe se u boshatisur dhe harruar nga qeveritaret e pas luftës së fundit , ne si bijë te asaj treve nuk e harrojnë duke theksuar !
– “Mos i lëshoni trojet e Gollakut” por kthehënju atyre që në një të ardhme t’i shndërrojmë edhe në pika turistike. Mos hezitoni,po të jeni aty në takimin e 12-14 Gusht në Dabishec në “Takimi Kulturor Tradicional”