NGA NDUE BACAJ
Kapiten Gjelosh Luli, kushrini i parë i heroit të popullit Dedë Gjon Luli dhe njëri nga nacionalistët e heronjët e rezistencës e kryengritjes së parë antikomunist të Shqipërisë dhe Europës që e kishin kapur dreqnit e kuq, në vitin 1944 në “Hyllin e Dritës” do të shkruante: “Dedë Gjon Luli nuk është shuar ideali yt , gjurmët dhe shembulli yt , janë e do të vijojnë me kenë ndera e malësorëve tu. Gjithshka harrohet në këtë Botë, gjithshka shuhet si vesa para diellit , por kurrë gjaku i derdhur për liri të atdheut”. Është pikrisht ky gjak që na detyron të kujtojmë e nderojmë këta trima e trimeresha, nacionalist e antikomunist që dhanë jëtën në mbrojtje të lirisë, demokracisë e identitetit tonë Europerendimor. Fashizmi që pushtoi Shqiperinë, si vellai binjak i komunizmit krijoj kushtet që sllavët fqinjë, armiqët shekullor të shqiptareve, me anë të deleguarve të tyre Popoviç e Mugosha të krijojnë partinë komuniste (anti)shqiptare. Në këto kushte Malësia e Madhe Etnike , me keshtjellen e saj historike Kelmendin , për të mbrojtur lirinë , trojet dhe të drejtat e tyre njerëzore e jetësore ishin detyruar të organizohen në kuvende e beslidhje , jo vetem në mes vehtes , por edhe me Shkodrën , Nënshkodrën , Dukagjinin , Lezhën , Pukën, Mirditën , Plav-Gucinë , Kosovën e më gjërë, beslidhje të cilave si gjithnjë kelmendasit e malësoret i mbajtën edhe pse për këtë paguan lumenjë gjaku e dete mjerimi… Kelmendi gjithnjë ishte perfaqesuar denjësisht nga Prekë Cali me nacionalistët trima Gjekë Selca, Kolë Gjon Bajraktari, Gjergj Lul Toma etjerë, së bashku me nacionalistët etjerë antikomunist malësor si Llesh Marashi, Mul Delia (deri sa u internua nga gjermanet në maj 1944), Luket Marashi, Dodë Nikollë Ivezaj , Gjelosh Luli , Nikollë Preka , Gjon Martin Lulati, Mirot Paloka, Pjetër Gjokë Bajraktari, si dhe në bashkëpunim me nacionalistët Osman Haxhia i Postribes , Ndoc Çoba i Shkodres , Hasan Isufi e më gjërë.. Mjerisht edhe per arësye madhore (të ndarjes së zonave të influences nga fuqitë e boshtit antifashist ) Shqiperia jo vetem nuk ishte me “emër”, por Stalini i kishte thënë Titos , Shqiperia është e juaja, “gëlltite”… E kujtuam këtë të vertet historike për të treguar se Kelmendi , Malësia e më gjërë e nisen luftën kundër komunizmit edhe pse e dinin fatin e tyre tragjik.. Por kishin vendosur ma mirë me vdekë “sot” me nderë se me u nënshtrua e me vdekë se me vdekë nesër pa vlerë..
A KISHIN TË DREJTË KELMENDASIT, MALËSORËT ?..
Historia ka treguar se PO.. Vetëm në Shkodrën 28 mijë banorëshe , ishin ngritur 26 burgje), ndërsa me 29 nëntor 1944 mbi kompanjelen e kishes Franceskane ishte vendosur dhunshem jo vetëm flamuri shqiptar me yllin komunist , por edhe flamuri i jugosllavisë komuniste.. Ndërsa drejtuesi i ekspeditave ndëshkimore Mehmet Shehu i shkruante shefit tij Enver Hoxhes: “Tani jemi në mbarim të operacionit në qytetin e Shkodrës dhe do të fillojmë më rëndë jashtë tij. Për këtë kemi menduar të godasim reaksionin në Malesi të Madhe , sepse aty paraqitet qëndra më me rëndësi e rezistencës…(Arkivi i FA ,Fondi korp.III…1945). Për likujdimin dhe asgjesimin e forcave reaksionare (kupto nacionaliste) , mendojmë që krahina reaksionare e Kelmendit të sulmohet nga pesë drejtime ; Nga ana e Vermoshit të ndihmuar nga jugosllavët , Nga ana e Boges -Okol-Nikç , Nga qafa e Kapes, Nga Selca dhe nga Rahovica… (Me këtë rast vlenë të cilësohet se njëri nga Komandantët e komisarët kriminel komunist që udhëhoqi sulmin mbi Kelmend është edhe Zeqiri Mero, të cilin Edvin Kristaq Rama, me 29 shkurt 2020 në moshen rreth 100 vjeçare do ta prezentonte si antarin më të vjetër të PS dhe njëkohësisht do ta dekoronte me titullin:“Nderi” i Partisë Socialiste…).
Veprimet represive të ushtrive komuniste shqiptare e jugosllave kundër shqiptarëve , brenda dhe jashtë kufirit politik ishin në marreveshje dhe koordinim të plotë. Ushtria jugosllave filloj terrorin dhe vrasjet e shqiptareve në Grudë , Triesh e Hot , ndërsa, ajo shqiptare në Kelmend e Malësi… Mehmet Shehu në një relacion tjetër njoftonte Enver Hoxhen se bashkë me shoket jugosllavë të Cetines kishin vendosur që të mbledhin popullin e Hotit e Grudes në Tuz , për tu folur përpara se të fillojnë atje operacioni prej forcave jugosllave… Siç edhe dokumentohet në krye të operacionit qendronte Mehmet Shehu , egërsia e të cilit mund të krahasohej me sulltanin turk Mehmet Pushtuesi , e pas tij vinte Shefqet Peçi, edhe ky “pasardhes” i denjë i kriminelit turk Shefqet Turgut Pasha… Duke parë edhe çfar shkruhet në dokumentacionin e shtetit komunist, lindë pyetja , pse kjo ushtri kaq e madhe në numër sulet mbi Kelmendin, me një planifikim , organizim e urrejtje që nuk ishte parë as gjatë viteve të luftës antifashiste..?. Kelmendi ishte i çliruar dhe të vetmit të huaj që hynin e dilnin tinzë në Kelmend ishin komunistet serbo-malazez, që propogandonin bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, lavdronin sherbëtorët e tyre komunistet shqiptar, dhe propogandonin kundër nacionalistëve dhe mbrojtëseve të trojeve shqiptare me në krye piramiden e gjallë të kufijeve Prekë Calin… Në keto ditë të vështira të janarit 1945 Prekë Cali do të thoshte : ”Kelmendi gjithmon ka qënë një mburojë e fortë e qeverive të Tiranes kur çeshtjet kombetare kanë qënë në rrezik… Ç’ka lypin partizanët sot në këto bjeshkë borë e akull , kur edhe ujku e ka ngushtë. Shqiperia asht e çliruame.. Këtu nuk ka pasë as nuk ka gjermanë as tradhtarë.. Apo po vijnë me ba në robni , atë ç’ka po bajnë në Shkodër e më gjërë. E sikur komunistët të mos ishin bashkuar me sllavet , armiqt historik të Shqiperisë ne nuk do të luftonim kundër tyre sado të këqinj janë ata , sepse ata janë shqiptare…” (Dr. Luigj Martini, Prekë Cali , Kelmendi dhe Kelmendasit ). Madje edhe kërkesës sonë për bisedime i janë pergjegjur jo me gjuhën e shqiptarit , por me pushken e sllavit… Në Kelmend nga fundi i dhjetorit (1944) ishte bërë një takim pergatitor në mes bajraqeve të Vuklit, Selces e Nikçit.. Ndersa me daten 13 janar 1945 në shtepinë e Mark Bikut në Kalcë zhvillohet takimi organizativ në mbrojtje te Kelmendit ,ku marrin pjesë : Prekë Cali , Kolë Gjon Bajraktari, Lucë Gjon Rapuka , Gjekë Selca, Gjergj Lul Toma , Tomë Dosh Preka, Fran Zefi , Mark Toma i Selces, Maç Lucë Lumaj, Gjelosh Tomë Bikaj, Ndue Nika i Vermoshit e tjer.. Data 14 janar (1945) është data tragjike që detyroi kelmendasit të fillojnë rezistencen me pushkë kundër ekspeditave të brigadave komuniste te Ura e Tamares , për ta vijuar në Brojë , Nikçë , Vukel , Selcë e në të gjithë Kelmendin… Pushkën siç dihet të parët e nisën partizanet , të cilët sapo kishin hasur kelmendasin e “parë” , Mark Gjeloshin e Rahovices , (i cili kishte qenë per të bluar drith te mulliri i Ndue Kolë Shytit) , ata per lezet të pushkës e kishin qëlluar me breshëri mitrolozi.. Partizanët “shpesh” e kishin bërë zakon , që kur shkonin per ta nënshtruar një vend , njeriun e parë që e takonin e merrnin në shenjë për të provuar pushkët , pasi kështu “mendonin” se e fillonin ditën më “mbarë” duke friksuar banorët e “pushtuar” më lehtë vendin.. Mirpo me Kelmendin nuk ndodhi kështu… Rezistenca antikomuniste që filloi këtu në Kelmend u shëndërrua në kryengritjen antikomuniste të Malësisë Madhe në datat 23-25 janar 1945… Për të shtypur me zjarr e hekur çdo gjë nacionaliste shteti komunist kishte njxjerrë disa urdhëra operacioni, që siç i cilsonin ata “për me zhdukë njëherë e pergjithmon çdo “mbeturinë” nacionaliste të organizuar ose jo”. Sa qartë e shprehin urrjetjen ndaj çdo gjëje nacionaliste komunistet.. Për të vertetuar këtë urrejtje mjafton të shihen vetem dy nga këta urdhera: urdhërin e dates 03 janar dhe atë të dates 24 janar 1945 (Arkivi nr.3985). Se çfarë veprimesh u kryen në Kelmend sipas urdherave të mësiperme , menduam që pergjigjen tu a “besojmë” raporteve të dy hierarkëve ushtarak komunist.. Së pari po paraqesim raportin e Zoj Themelit në të cilin lexojmë: “Gjatë ndjekjes së nacionalisteve u vrane 44 kelmendas , u plagosen 21, u pushkatuan 3 të tjere dhe u dogjen 34 shtepi, sepse ishin bashkepuntorë të Prek Calit..”(Dom Nik Ukgjini ,Një veshtrim i shkurter historik per fisin e Kelmendit ,Phonix ,3-4 ,Shkoder ,1999 ,fq.249.). Së dyti raportin e Major Ndreko Rino i njohur per egërsinë ndaj nacionalisteve, veçanarisht të atyre Gegë i cili shkruante : “Nëntë batalione marshuan drejt Kelmendit me daten 5 shkurt 1945. I gjithë Kelmendi me daten 6 shkurt u rrethua me gryka armesh. Ditën u vendos një shtetrrethim i plotë. Digjen 30 shtepi, mobilizohen me dhunë 207 djem dhe burra, pushkatohen legalisht dhe ilegalisht mbi 65 burra dhe një grua (me 7 – 8 shkurt 1945)…”. Në fund të raportit shkruhet shenimi se do t’iu dergojmë listen e Partizanëve që duhen dekoruar per trimërinë e treguar në këtë aksion të rëndësishem luftarak… Të fala Major Ndreko Rino..(AQU ,Dosja 10 ,Fondi i Korpormates se III,Fl.16.). Siç shihet edhe raportet kanë ndryshime , por kjo duket se ka të bëjnë me garën për lavdi në mes hierarkeve komunist.. Në këto kushte Kelmendi rezistoi më shumë se asnjë trevë tjeter, rreth një muaj (14 janar-16 shkurt), por per të mos dëmtuar më shumë kelmendasit, Prek Cali ishte terhequr së bashku me disa malsorë në Shpellen e Tartacicës në Vukel , shpellë e cila sot mban Homonimin “Shpella e Prekë Calit”. Për nëntë ditë e netë në këtë shpellë u perseritë heroizmi i kullës së Vranines të rreth një shekulli më parë. Gjithsei së bashku me Prekë Calin (në shpellë) kishin shkruar historinë edhe Dedë Lulash Smajli ,Dedë Gjon Deda , Fran Zef Pellumbi , Kolë Prekë Pellumbi , Ndue Gjon Rapuka , Zef Gjon Rapuka , Maç Luc Rapuka , Dodë Fran Doshi , Fran Dosh Preka, Mark Gjekë Pepushi, Ndue Gjekë Pepushi , Pal Mark Gjeka , Gjelosh Tomë Bikaj , Tone Tomë Bikaj , të cilët siç dihet ishin pjesë e kalvarit të denimeve të dreqësisë komuniste.. Në historinë kriminale të ekspeditave ndëshkimore të Komunizmit në Kelmend gjenden jo vetëm pushkatime pa gjygje , por edhe njerëz të prerë me thikë në qafë si Pjeter Zefin , Gjon Sokolin , Ujk Mashin , Nikë Marashin.. Por edhe të futun në DHE ende pa u dalur shpirti mirë, (pasi i kishin pushkatuar) tre vellezerit Ndue, Ujkë dhe Marash Mark Biku , si dhe Lucë Gjon Bajraktarin , Lucë Gjon Rapukën , gjithashtu pushkatuan në derë të shtepisë, në sy të babës e nënes tij Gjergj Ndue Pepajn.. Vranë mizorisht vëllezrit Dedë Fran Bracaj e Losh Fran Bracaj , dogjën të gjallë në shtepiat e tyre Dedë Gjon Bajraktarin , Lukë Tomën , me bajonet ja nxorrën sytë Fran Zef Bajraktarit , nga shkembi hollen Rrok Zefin , pa llogaritur futjen e të vrarëve e masakruarve në gropa të përbashkëta. Pushkatuan rrugës (në Rapshë) Dedë Gjon Deden, në Koplik Gjekë Selcen e Gjergj Lul Tomen . Në Shkoder të marrurin në besë Prekë Calin, së bashku me 13 nacionalist si Dedë Lulash Smajlin nga Nikçi etjerë , për të vijuar me vëllezrit nga Kelmendi me banim Nënshkodër (Mal të Kolajve) Maliq Bajramin me të vëllan Dylin Bajramin , Dedë Shabanin , Kir Dul Doshin, Dedë Cokun e lista vazhdon , ku emrat (e shumicës) e tyre janë të memorizuar perjetsisht në memorialin në qëndër të Tamares e më gjërë.. Ndërsa ata që shkaktuan këtë luftë vëllavrasëse na kanë lënë një “dëshmi” të pa kontestueshme , që i bënë me faj ata sa të jetë- jeta.. Nga kjo “deshmi” citoj: “Në luftën e Kelmendit partizanët e brigades XXIV së bashku me brigadat e tjera të divizionit II të ushtrisë Nacionalçlirimtare , e mbyllen në menyrë të shkelqyer luftën Nacionalçlirimtare dhe çliruan plotësisht krahinat e Kelmendit nga tradhtarët e popullit dhe të atdheut.. Në luftën që u bë atje mund të themi se krejt Kelmendi ka marrë pjesë në luftën kundër nesh..” (Arkivi i Ministrisë së Brendeshme , dosja 3/2 , viti 1945). Kjo pra tregon se lufta në këtë trevë nuk ka pasur asgjë Çlirimtare , pasi nga kush do të çlirohej Kelmendi , apo nga populli i vet autokton që i banonte këto troje prej mijëra vitesh , por njëkohesisht edhe i mbronte prej qindra vitesh nga fqinjët shoven, Sllavet e jugut , që ishin edhe themeluesit e padronët e vertet të komunizmit shqiptare… Por kalvari i pushkatimeve , burgosjeve , internimeve, shpronsimeve dhe presekutimeve nuk mbaroi deri sa (bëri sikur) mbaroi vetë regjimi komunist me 1991, por deri atëherë ishim vonuar e larguar nga Europa që ëndërronim… Duke u detyruar që ëndërren nacionaliste e europianiste të fillojmë t’a bëjmë zhgjandërr rreth 46 vite më pas, mirpo edhe pas kësaj ëndërrën për t’a ba zhgjandër po e kemi shumë më të vështirë se e menduam… Rezistenca antikomuniste apo “lufta e Klemendit” dhe kryengritja antikomuniste si vijim i saj janë pjesë e krenarisë dhe vlersimit , që Kelmendi dhe Malesia e Madhe kanë merituar dekoratët e lartë “NDERI I KOMBIT”.
VOO: Më hollesisht për rezistencën e kryengritjen e parë antikomuniste shih; Ndue Bacaj, MALËSIA E MADHE KUNDËR…, libër kushtuar kryengritjes së parë antikomuniste në Shqipëri e më gjërë, botim i vitit 2018. Ndërsa Fotoja ime pranë memorialit në Tamare është e 15 shkurtit 2022, duke folur me rastin e 77 vjetorit të rezistencës antikomuniste të Kelmendit…