Sabiha Kasimati e Musine Kokalari – dy mendje te bukura, dy mendje te ndritura, dy gra te jashtezakonshme/
Me rastin e 105 vjetorit te lindjes se Sabiha Kasimatit (15 shtator1912 – 26 shkurt 1951) dhe 100 vjetorit te lindjes se Musine Kokalarit (10 shkurt 1917 – 13 gusht 1983)/
NGA SADIK ELSHANI*/
Nder veprimtarite e rendesishme te shoqates sone jane edhe ato perkujtimore, ne te cilat perkujtojme e nderojme figura te ndritura te historise, artit, kultures, shkences e tradites sone kombetare. Per pese vite me radhe kemi organizuar nje veprimtari te quajtur “Fjalet e gjuhes se zjarrte nder shekuj”, ku kemi perkujtuar te gjitha ato figura qe kishin ditelindje te plote ne vitin perkates. Per figura dhe ngjarje te rendesishme kemi zhvilluar veprimtari te posaçme. Siç jane: 600 Vjetori i lindjes se Skenderbeut, 100 vjetoret e lindjeve te Nene Terezes, Migjenit, Petro Markos e Esad Mekulit, 80 vjetoret e lindjeve te Dritero Agollit e Ismail Kadarese, e shume te tjera.
Edhe veprimtaria e sontme eshte diçka e veçante, nderojme dy gra te jashtezakonshme, dy intelektuale te rralla, dy gra te guximshme: Sabiha Kasimatin e Musine Kokalarin. Sabiha Kasamati e Musina Kokalari nuk ishin motra binjake te bashkangjitura, por kishin shume gjera te perbashketa ne jeten e tyre: te dyja kishin lindur jashte Shqiperise, ne Turqi, ishin te bukura, intelegjente, te zonjat, te parat shqiptare ne lemite e tyre perkatese, te dyja kishin njohje me Enver Hoxhen dhe te dyja paten nje jete tragjikke. Kur mendoj per jeten e tyre ne mend me vijne vargjet e Mjedes te vjersha “Bilbili”:
“Vete bukuria, o i shkreti/Kenka per ty nji kob”.
Tani t’I themi disa vjale veç e veç per secilen prej tyre.
Sabiha Kasimati
Sabiha Kasimati lindi me 15 shtator te vitit 1912 ne Ederne (Adrianapoje) te Turqise, ku babai i saj, atdhetari Abdurrahman Kasimati (1865 – 1943), nga Libohova, kishte kohe qe punonte ne ate qytet. Ne vitin 1927 familja e saj u kthye ne Shqiperi dhe fillimisht u vendosen ne Korçe e pastaj ne Elbasan. Ne Shqiperi ka studiuar ne shkollen e larte franceze te Korçes, nga e cila u diplomua ne vitin 1930 si gruaja e pare qe e kishte kryer kete shkolle. Gjate shkollimit te saj te mesem shok klase e kishte Enver Hoxhen. Pas diplomimit ajo punoi si mesuese ne shkollen femerore te Korçes, ku dha lendet e gjuhes frenge dhe edukates morale. Me pas kaloi ne shkollen shqiptaro – amerikane ne Kavaje, ku perveç lendeve te gjuhes frenge dhe edukates morale dha edhe biologji. Ketu iu shtua pasioni per shkencen e biologjise.
Ne vitin 1936 fitoi nje burse per studime jashte vendit dhe ishte percaktuar per te studiuar ne Fakultetin e Shkencave Bilogjike ne Universitetin e Torinos. Ne veren e vitit 1941 perfundoi me sukses studimet ne Torino, ku me sukses mbrojti doktoraturen. Universiteti i ofroi asaj poziten e asistentit, sepse ajo kishte qene nje studente e shkelqyer. Ajo nuk pranoi dhe u kthye ne Shqiperi. Pas kthimit ne Shqiperi punoi ne Tirane ne Istitutin Pedagogjik Femeror ”Nena Mbretereshe”, ku nje nga nxeneset e saj ishte Nexhmije Hoxha. Pas ardhjes se komunisteve ne pushtet ne vitin 1945, ajo filloi nje bashkepunim me biologun, profesor Selaudin Toto, me qellim te organizimit te Institutit te Shkencave ne Tirane. Ketu iu dha rasti qe t’i fillonte hulumtimet ihtiologjike, duke i dhene asaj nje vend brenda Institutit ne kuader te Seksionit te Botanikes.
Me 19 shkurt te vitit 1951 ndodhi nje shperthim ne Ambasaden e Bashkimit Sovjetik ne Tirane. Nga ky sulm nuk kishte asnje te plagosur, por autoritetet shqiptare te asaj kohe si fajtore i kosideruan nje grup prej 22 intelektualeve te rinj qe punonin asokohe ne Tirane, perfshire ketu edhe Sabiha Kasimatin (si e vetmja grua). Pavaresisht nga mungesa e çdo prove te fajit, Sabihaja u arrestua nga Sigurimi me 20 shkurt 1951. Me 25 shkurt 1951 gjykata (pa gjyq) i denoi qe te gjithe me vdekje. Denimi u ekzekutua naten e 26/27 shkurtit 1951 ne afersi te fshatit Menik, disa kilometra ne perendim te Tiranes. Trupat u varrosen ne nje varr te ceket ne fushe.Vepra e saj shkencore, punimet ne fushen e flores dhe faunes se Shqiperise, u botua ne vitin 1955, por nen emrin e shkencetarit sovjetik, Anatolij Poljakov, si dhe dy studiusve shqiptare, Ndoc Filipi e Ndoc Raka. Ne vitin 2011, me rasti e 60 vjetorit te vrasjes se saj, Presidenti i Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, e nderoi me medaljen, Nderi i Kombit.Sabiha Kasimati ishte e para femer shqiptare qe mori doktoraturen, e para shkencetare shqiptare. Ishte nje grua e jashtezakonshme, nje intelektuale e rralle. Ajo me tere perkushtimin e saj iu pervesh punes per zhvillimin e shkences shqiptare, ndertimin e institucioneve te larta shkencore. Ajo jo vetem qe ishte nje shkencetare e nje kalibri te larte, por ishte edhe nje intelektuale e angazhuar me ndergjegje te larte kombetare, e shqetesuar per fatin e kombit, vendit te saj. Qysh heret e verejti se gjerat nuk ishin duke shkuar mire ne Shqiperi, regjimi komunist kishte filluar me eliminimin e elites kombetare. Pushkatimi i Selaudin Totos, drejtorit te Institutit te Shkencave, beri qe ajo te ndryshoje teresisht kunder regjimit komunist. Ajo e njihte mire “Udheheqesin e lavdishem”, ia njihte te metat e tij, nivelin e tij te ulet intelektual. Prandaj, nuk duronte te mos i shprehte mendimet e saj per nje injorant, manipulues, student i deshtuar, qe ishte Enver Hoxha. Gjera te tilla shkencetari i vertet nuk mund t’i duroje, ajo nuk mund te qendronte indifferente para nje katastrofe qe ishte duke e kapluar Shqiperine. Shkencetari i vertete eshte edhe trim, i guximshem dhe nuk pranon asgje perveç te vertetes. E tille ishte Sabiha Kasimati. Meqenese e kishte shok shkolle Enver Hoxhen, ajo kerkoi nje takim me te. Me guxim e kishte ballafaquar diktatorin: “Kam ardhur te te them se ti po vret gjithe intelektualet. Dua te te pyes se me cilet ke ndermend ta ndertosh Shqiperine, me teneqexhinjte apo me kepucetaret?!” Ndersa Enver Hoxha iu ishte pergjigjur: “Boll lexove iluministet franceze, te keshilloj te lexosh Marksin e Leninin.” Kuptohet, ky ballafaqim e kishte zemeruar shume Enver Hoxhen. Naku Spiru, te cilin Sabiha e kishte shok, pas dy ditesh e kishte ftuar per kafe e bisede dhe e kishte keshilluar qe ta mbyllte gojen. Ky ballafaqim me Enver Hoxhen kishte qene edhe nenshkrimi i denimit te saj me vdekje. Ne listen e te denuarve me rastin e bombes ne ambasaden sovjetike, emri i Sabiha Kasimatit dhe disa te tjereve nuk figuronte. Emrin e Sabihase, Reiz Selfos, Manush Peshkepise, Qemal Kasaruhos, i kishte shtuar vete Enver Hoxha, sepse te gjithe keta ishin nga Gjirokastra dhe e njihnin mire diktatorin.
Edhe ne hetuesi Sabihaja mbajti qendrim burreror dhe nuk e uli nivelin e dinjitetit te saj. Me hetuesine e shkurter te Sabihase u angazhua personalisht edhe Mehmet Shehu, asokohe minister i Puneve te Brendshme, te cilit ajo me kurajon karakteristike te saj i tha keto fjale qe tingellojne edhe profetike:
“Kam qene kunder ketij pushteti, sepse ai nuk pajtohej me ideologjine e botekuptimin tim evolucionist. Une nuk kam qene kurre e mendimit qe me nje akt revolucionar te arrihej ne socializem apo demokraci. Une vete nuk kam kryer ndonje atentat as kam marre pjese ne ndonje mbledhje, ku eshte marre vendim per akt terrorist. Ju jeni kriminele dhe tirane, qe kerkoni te nenshtroni shqiptaret me terror, por do te vije nje dite qe keto mizori do t’i paguani.” Dhe keto fjale te Sabihase tani i ka deshmuar edhe historia.
Jeta e Sabihase u shua ne menyren me barbare ne kulmin e pjekurise se saj shkencore e intelektuale, duke lene nje zbraztesi ne jeten shkencore e arsimore te Shqiperise, pikerisht kur Shqioeria kishte shume nevoje per njerez te kalibrit te Sabiha Kasimatit e shume te tjereve.
Musine Kokalari
Ne kuadrin e veprimtarise se shoqates sone “Fjalet e gjuhes se zjarrte nder shekuj” eshte perkujtuar edhe Musine Kokalari me rastin e 90 vjetorit te lindjes se saj. Musine Kokalari ishte e para shkrimtare femer ne Shqiperi, intelektuale, disidente dhe e para femer shqiptare qe themeloi nje parti politike: Partine Socialdemokrate Shqiptare. Ajo lindi me 10 shkurt 1917 ne Adana, ne Turqine Jugore, ne nje familje atdhetare me prejardhje nga Gjirokastra. Se bashku me familjen u kthye ne Shqiperi ne vitin 1920. Fillimisht u vendosen ne Gjirokaster, ku Musineja kreu shkollen fillore. Ndersa pas nente vitesh familja Kokalari do te vendosej ne Tirane. Qysh ne femijeri ishte ne shoqeri me librat, sepse vellau i saj, Vejsimi, e kishte nje librari ne Tirane ne mesin e viteve te tridhjeta. Ne vitin 1937 ajo mbaroi shkollen e mesme “Nena Mbretereshe”. Ne janar te vitit 1938 vajti ne Rome per te studiuar letersi ne Universitetin “La Sapienza”. Studimet i perfundoi ne vitin 1941 me nje studim per Naim Frasherin. Qyteti i Romes me trashegimin shumeshekullore historike e kulturore i ofroi asaj nje bote magjepse, i hapi nje dritare per t’u takuar me nje bote te qyteteruar, me nje nivel te larte intelektual, i hapi asaj horizonte te reja per filozofine e jetes, frymezime per jeten, per letersine. Tani synimi i saj ishte qe kur te kthehej ne Shqiperi te behej shkrimtare, ta ndante pervojen e saj jetesore me te tjeret, te ndihmonte ne emancipin e gruas dhe te vendit. “Une u formova me bindjen e thelle kulturore humaniste qe e larteson njerine si individ si ne marredhenie me te tjetret ne shoqeri e ne pune” – shkruan Musineja per pikepamjet, botekuptimet e veta.
Ne vitin 1941 botoi permbledhjen e pare 80 faqeshe me dhjete rrefime rinore ne proze te shkruara ne dialektin e Gjirokastres: “Siç me thote nenua plake”. Jane keto rrefime te frymezuara nga folklori dhe nga mundimet e perditshme te grave te Gjirokastres. Tri vite me vone, me 1944 botoi nje permbledhje te vellimshme me skica e tregime me titull: “…sa u tunt jeta”. Po ne te njejtin vit botoi edhe permbledhjen e trete me tregime me fryme popullore: “Rreth vatres”. Tani Musineja ishte afirmuar si nje shkrimtare serioze, me brume, si nje mjeshtre e tregimit, qe sipas Lasgush Poradecit, ajo kishte sjellur dicka origjinale, nje stilt e ri ne letersi dhe ishte nje talent i pamohueshem. Ja çka shkruan vete Musineja per krijimtarine e vet: “Krijimtaria ime e shkurter, pjeserisht e botuar, pjeserisht e humbur, mbeshtet mbi tabanin kombetar te shtratit etnik dhe ne realitetin objektiv te kushteve te veçantate te zhvillimit te diferencuar…”. Edhe pse eshte kryesisht e njohur si tregimtare, ajo ka shkruar edhe disa poezi te fuqishme lirike, moderne e plot ndjenja rinore. Gjate studimeve ka mbajtur edhe nje ditar, i cili se shpejti do te botohet. Ka lene edhe nje doreshkrim per jeten e saj te titulluar: “Mbi jeten time”.
Aty nga fundi i Luftes se Dyte Boterore Musineja hapi nje library. Ishte antifashiste dhe u ftua te behej anetare e Lidhjes se Shkrimtareve, te themeluar me 7 nentor, nen kryesine e Sejfullah Maleshoves. Ajo ishte e mllefosur, e indinjuar dhe kerkonte drejtesi per dy vellezerit e saj te pushkatuar pa gjyq nga regjimi komunist. Per kete shkak dhe per shkakun se ajo me 1944 ishte themeluese e Parties Socialdemokrate Shqiptare dhe organit te saj, “Zeri i lirise”, ajo u arrestua me 17 janar 1946. U denua me 20 vjet burg nga Gjykata Ushtarake e Tiranes. Per 18 vite qe burgosur ne burgun famekeq te Burrelit, e veçuar ne vezhgim te vazhdueshem dhe e ngacmuar nga zyrtaret injorante. U lirua me 1964 dhe u internua ne Rreshen, ku u caktua te punoje si fshesare. Aty edhe vdiq nga kanceri ne vitin 1983. Dikur e denuar si armike e popullit, ajo sot eshte shpallur Qytetare Nderi e qytetit te Gjirokastres, nga Presidenti i Shqiperise eshte shpallur Martie e Demokracise, ndersa nje shkolle fillore ne Tirane mban emrin e saj.
Ne gjyq Musineja mbajti nje qendrim dinjitoz, te perjetesuar me ate foton me velin e zi mbi koke, vele qe nuk do t’i hiqej kurre gjate tere jetes se saj tragjike. Eshte ai qendrim i grave burreresha shqiptare. Ajo deklaroi ne gjyq:
“Mbas Mbledhjes se Mukjes, kam marre pjese ne Ballin Kombetar si socialdemokrate dhe kam qene pergjegjese e gazetes “Zeri i lirise”, ne te cilen kam botuar artikuj ku flitet per çeshtjen e Kosoves ne baze te Kartes se Atlantikut… Kriteri per lufte ishte jo per qellimin e perfitimit te disa klikave, por per demokratizimin e vendit…” Dua te theksoj se vellau i saj, Hamiti, e ka shkruar librin “Kosova djepi i shqiptarizmit”.
Po ashtu, ne gjyq ajo deklaronte:“Une s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund te quhet faj. Ju fituat ne zgjedhje, por ne burg nuk duhet te jem… Une jam nxenese e Sami Frasherit. Me mua ju doni te denoni Rilindjen”.
Siç u permend me lart, Musineja la nje doreshkrim per jeten e saj dhe ne nje paragraf e ka permbledhur jeten e saj:“Njoha kulturen demokratike, njoha tragjedine e permbytjeve te medha revolucionare. Njoha nje gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me perplasje andej-kendej. Njoha punen e punetorit me norme individuale, njoha punen e krahut me norme kolektive ne bujqesi e ndertim. Njoha vetmine e vetekerkuar, shoqerine e rastit ne burg dhe gjithe ndryshimet qe pasojne nga ky termet i panderprere per te konsoliduar diktaturen e proletariatit. Nganjehere them me vete se nuk fitova gje qe mbeta gjalle. Kam 38 vjet qe nuk di ç’domethene familje. Ndoshta do te ishte mire te kisha mbyllur syte njehere e pergjithmone. Keshtu merrnin fund edhe vuajtjet me gjithe gjendjen tragjike.”
Cfare tmerri eshte ky kur dikush shpetimin e kerkon te vdekja! E tille ishte jeta tragjike e Musine Kokalarit. Dhe shpesh mendoj sesi Musineja ka mund t’i perballoje keto tmerre, nje grua qe tere jeten studion, punon per te arritur diçka, nje grua me plot endrra, shume plane per te ardhmen, per zhvillimin e kultures ne Shqiperi, emancipimin e vendit. Por ja qe fatin e saj e kishin ne dore injorantet, te padijshmit, ciniket, kriminelet. Si ka mund te qendroje Musineja pa u çmendur?! Siç duket ajo kishte krijuar disa mekanizma mbrojtes, duke jetuar fizikisht ne nje bote dhe shpirterisht ne nje bote tjeter, ne boten e saj te imagjinuar ku ndihej e qete, e patrazuar.
“Ne oden time te vogel, balle meje kam vene fotografine e iluministit te shquar Sami, te poetit Naim, te patriotit Sotir Kolea, punonjesit te gjuhes shqipe dhe levizjes kombetare Jani Vreto, te arsimtarit Koto Hoxhi, mendimtarit Naum Veqilharxhi, te nderuarit De Rada dhe te urtit Aleksander Xhuvani. Ne vetmine time nuk jam vetem” – shkruan Musineja ne doreshkrimin per jeten e saj. Kjo ishte shoqeria dhe ngushellimi i Musine Kokalarit, per t’i ikur atij realiteti te tmerrshem qe po ia shkaterronte jeten. Musineja ishte e vdekur per se gjalli.
Sabiha Kasimati e Musine Kokalari ishin dy intelektuale te rralla, dy gra te jashtezakonshme, shembelltyre e intelektualit te angazhuar me ndergjegje te larte kombetare e vlera njerezore. Ishin dy yje qe u shuan pa arritur shkelqimin e tyre te plote. Jane permendore te qendreses, fisnikerise, trimerise shqiptare. Jane misherim i fjales “burrneshe” qe ka krijuar populli yne per gra te tilla. Me punen e tyre, me vepren e tyre, ato thyen pengesat (barrierat), paragjykimet me te cilat po ballafaqohej shoqeria e atehershme shqiptare. Ato te dyja paten oferta per te punuar jashte, por ato u kthyen ne Shqiperi per te dhene ndihmesen e tyre per zhvillimin e shoqerise, artit, kultures, shkences shqiptare, zhvillimit te gjithembarshem te Shqiperise dhe per t’u bere shembull edhe per shume vajza te reja shqiptare, sepse siç ka thene profesor Aleksander Xhuvani: “Emancipimi dhe edukimi i gruas shqiptare asht themeli i edukates shoqnore, themeli i perparimit tone si shtet dhe si komb.”
Ato meritojne nderimin dhe adhurimin e çdo shqiptari, jo vetem per te arriturat e tyre profesionale, por edhe per qendresen, guximin e tyre per t’u perballuar me diktaturen dhe vete diktatorin. Kur diktatura kishte gjunjezuar edhe burrat, intelektualet e shquar te Shqiperise, ishin pikerisht keto dy gra qe e sfiduan regjimin komunist, duke e sakrifikuar edhe jeten e tyre. Regjimi, pushteti qe eliminon eliten kombetare, qe denon personalitete si Sabiha Kasimati e Musine Kokalar e shume njerez te tjere te pafajshem, eshte nje regjim çnjerezor, i rrezikshem per ardhmerine e vendit. Regjime te tilla qe intelektualin e bejne fshesar e teneqexhiun e bejne shtetar, nuk gezojne jetegjatesi dhe jane te parapercaktuar te shkaterrohen. Populli yne i ka borxh Sabiha Kasimatit, Musine Kokalarit dhe shume te tjereve. Le te jete kjo veprimtari e shoqates sone nje shenje mirenjohje e respekti per jeten dhe vepren e tyre te ndritur.
Gjitmone qofshin te kujtuara e te nderuara!
Sadik Elshani
Philadelphia, 28 tetor 2017
*Shenim: Ky shkrim u paraqit ne veprimtarine qe shoqata “Bijte e shqipes” organizoi me 28 tetor 2017, me rastin e 105 vjetorit te lindjes se Sabiha Kasimatit e 100 vjetorit te lindjes se Musine Kokalarit.