• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË LETËR E PANJOHUR E SHKRIMTARES MUSINE KOKALARI …

March 28, 2021 by dgreca

– Ese mbi dy shpirtra të letërsisë dhe kulturës/

NGA URAN BUTKA/*

Qysh në vitin 1992, si një brengë pamundësie të mëparshme, hulumtova nëpër arkiva veprat e shkrimet e Musine Kokalarit, gazetën e saj “Zëri i Lirisë”, dokumentet arkivore mbi fatin e saj tragjik dhe shkrova esenë “Mesazi i Musine Kokalarit” si edhe një skenar filmi dokumentar për Të. Meqenëse këto sprova  ishin të paplota dhe joshteruese, jam marrë në vazhdimësi, çdo herë duke gjetur diçka të re në jetën dhe veprën e saj, ende te pazbuluar tërësisht. 

Në Arkivin e Shtetit zbulova këto ditë një letër të panjohur të Musine Kokalarit drejtuar mikut dhe dijetarit Sotir Kolea. Në arkiv ruhen gjithashtu disa letra të shkrimtares Musine Kokalari me personalitetet kulturore të botës shqiptare e të huaj, që hedhin dritë mbi personalitetin e saj intelektual të jashtëzakonshëm për atë kohë, procesin e saj krijues, vetëdijën e shkrimit dhe  veprimtarinë e saj jetësore, kulturore e politike. Më i spikatur është letërkëmbimi me Midhat Frashërin, Aleksandër Xhuvanin, Sotir Kolenë, Ernest Koliqin, Eqrem Çabej, Xhuzepe Skiro, Angelo Leoti etj, letërkëmbim  tashmë i botuar.

Sotir Kolea ishte studiues, leksikograf, autor i një fjalori disagjuhësh me bazë shqipen, autor i “Një tufë proverbash”, publicist dhe botues i gazetës ”L’Albanie” në vitin 1914 në Zvicër, si edhe veprimtar i spikatur i çështjes sonë kombëtare, drejtor i Bibliotekës Kombëtare gjatë viteve 1928-1937. Pas kësaj kohe, ai u vendos në Elbasan, qendër  e arsimit dhe e studimeve shqiptare. Pikërisht atje ia dërgonte letrat Musineja dhe i kërkonte gjykin kritik për veprat e saj të para, meqenëse mungonte një kritikë e vërtetë, siç shkruante ajo: “Në Shqipëri nuk gjen kënaqësi ose  nxitje, se nuk ka  një kritikë në kuptimin e vërtetë të fjalës”.

Shkrimtarja e parë shqiptare ishte e ndërgjegjshme për udhën që kish zënë, origjinalitetin, por edhe vështirësitë në drejtimin letrar të saj dhe botimet, duke u nisur që nga libri i parë (1944) ”Siç më thotë nënua plakë”, ku botën ajo e vëshron me sytë e mendësinë nënos plakë, ndërsa te libri me përralla”Rreth vatrës” (1944), rrëfimi përrallor vjen nga gjyshja plakë, por bota këqyret dhe jepet me syrin dhe  mendësinë e fëmijës edhe për fëmijën. Musineja, siç e pohon edhe vetë, del nga vetja e zbret në moshën e fëmijëve, komunikon e dialogon thjeshtë me ta si një fëmijë, ndryshe nga shumë shkrimtarë të tjerë që flasin e shkruajnë së lartmi nga mosha e përvoja e tyre letrare dhe mbeten të ftohtë e të huaj. Ndonëse disa shkrimtarë të njohur të asaj kohe kishin shkelur ne këtë taban, si Mitrush Kuteli me “Tregime të moçme shqiptare”,  Ali Asllani me “Hanko Halla”, apo Ernest Koliqi me “Hija e maleve”  etj., por ndryshe nga ata, vepra e të cilëve është mirëfilli letrare,  apo ndryshe nga “Përrallat” e Sotir Kolesë, që ishin mirëfilli nga goja e popullit, Musineja ndjek udhën e vet origjinale, ndërmjet narativës popullore dhe autorësisë së saj letrare.

“Mendimi im ka qenë që t’u jap të vegjëlve një libër, që të mos i  lodhë dhe vehten e tyre të mos e gjejnë në një botë të huaj. Në një botë shqiptare, në një vatër, ku edhe të mëdhënjtë të thonë se vërtet kështu kemi rrojtur. Kur e kam shkruar, nuk kam qenë unë, po një Musine e vogël dhe si e tillë- me mendime të thjeshta dhe gjuhën pyetje-përgjigje…Më duket që kam mundur të hyj në shpirtin e të vegjëlve”- përsiat Musineja.

 “Po ju dërgoj “Dasmën gjirokastrite”, – i shkruante ajo Kolesë në një letër të mëparshme, – por jo të gjithë, mbasi ende nuk ka mbaruar. Puna ecën ngadalë në shtypshkronjë. U rri në kokë punëtorëve, por megjithëkëtë ka disa gabime. Të shohim sesi do ta gjeni ju”…

Letra e sapozbuluar, mban datën 8.02.1945, është e panjohur dhe e papërfshirë në botimet e Musinesë. Ajo e shkruan këtë letër në çastin më të mjeruar të jetës së saj. Dikush mund të mendojë se koha më e tmershme e jetës së saj ishte ishte ajo e burgut të Burrelit, më pas e internimit të gjatë dhe e sëmudjes së rëndë të kancerit, që i mori përfundimisht jetën. Por jo, këto periudha të vuajtjes së parrëfyer të jetës së saj ajo i kishte përballuar me dinjitet, me forcën e karakterit, të  vetmisë  dhe të lirisë së brendshme.

 “Shpirti ka nevojë për vetminë për të qenë i lirë” shkruan ajo. “Ne e kërkojmë lirinë jashtë vetes, ndërkohë që ajo është brenda nesh”.

Në letrën që po shqyrtojmë, gjejmë momentin më të keq shpirtëror të jetës së saj, “e goditur rëndë, e mbuluar me zinë dhe në dallgën më të madhe të jetës”.

Sapo regjimi komunist i kishte pushkatuar pa gjyq vëllezërit e saj, Muntazin dhe Vesim Kokalarin. “Plumbat që shtrinë përdhe Muntazin dhe Vesimin të vdekur, na kanë goditur edhe ne,  na lënë kufoma  të gjalla për jetë, për të vuajtur gjithnjë  sa të jemi në jetë” – shkruan hidhur ajo në këtë letër.

Musineja ishte nga një familje e njohur e Gjirokastrës. Vajzë e vetme e juristit të njohur Reshat Kokalari, motër e vëllezërve Muntaz, Vesim dhe Hamit Kokalari, veprimtarë të shquar të kulturës shqiptare, themelues të librarisë “Venus” dhe të shtëpisë botuese “Mesagjeritë shqiptare”, themeluar më 1942, që botonte dhe përhapte  vepra të vyera nga literatura botërore e shqipe, si “Hamleti” e “Makbethi” të Shekspirit, “Rubairat” e O. Khajamit, “20 vjet ngatërresa ballkanike” të Durhamit, “Ivanhoe” të Skottit, “Kosova-djepi i Shqiptarizmit”, të Hamit Kokalarit, librat e Musinesë e të tjera. 

Vetë Musineja ishte një intelektuale, që  ishte ushqyer me ideologjinë kombëtare të Rilindësve tanë të mëdhenj, e quante veten nxënëse të Sami Frashërit,  kishte idhull Naimin dhe Mid’hat Frashërin, ndërkohë qe kishte kulturë perëndimore, ishte demokrate dhe kundërshtare e çdo ideilogjie e praktike totalitare. 

“Në odën time të vogël, shkruan ajo në ditarin e saj, përballë kam vënë fotografinë e iluministit të shquar, Samiut, të poetit Naim, të patriotit Sotir Kolea, të punëtorit të gjuhës shqipe e të lëvizjes Kombëtare, Jani Vreto, të arsimtarit Koto Hoxhi, të mendimtarit Naum Veqilharxhi, të të nderuarit De Rada dhe të të urtit Aleksandër Xhuvani. Në vetminë time nuk jam vetëm, jetoj me njerëz të nderuar, të ditur e demokratë, që kanë punuar për vendin, për mëmëdhenë gjersa mbyllën sytë…Unë jam nxënësja e tyre…” 

Kryetari i komunistëve, Enver Hoxha, i cili e kishte kushërirë të dytë Musinenë, nuk e kurseu jo vetëm atë, por tërë fisin e Kokalarëve. Më 12 nëntor 1944 terrori i kuq me urdhër të tij dhe  zbatuar nga Kristo Themelko, pushkatoi pa gjyq e pa faj pranë hotel “Bristol”,11 personalitete të shqura të Tiranës, ndërmjet tyre vëllezerit e saj Muntaz Kokalari dhe Vesim Kokalari. Po ashtu u pushkatuan pa gjyq Syrja dhe Emin Kokalari, Hivziu vdiq në burg dhe Isai  në internim. Muniri vrau veten. Musineja u burgos dhe u internua. Bijtë dhe nipërit e tyre u hodhën rrugëve, u internuan dhe u persekutuan pafundësisht.

     Arsyen e këtij persekutimi familjar na i rrëfen Muntaz Kokalari, vëllai i Musinesë, tek një letër më 9.11.1944, që e kishte shkruar për znj.Makbule tri ditë para pushkatimi të tij: 

   “ Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër, të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur….Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar, se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua, Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: thjesht për motive personale.Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi e gënjeshtar, që i do njerëzit nën vete; edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë..”

Dhe i asgjësoi. 

Musinenë e vrau shpirtërisht persekutimi absurd e kriminal i familjes së saj. “Ky qe fati im , më i hidhur se vdekja “ –i   shkruante ajo S.Kolesë.

Njëherësh, edhe  fati hidhur i ndërprerjes së dhimbshme të krijimtarisë së saj. “Sot mora nga shtypi librin e parë dhe po jua dërgoj. Ta kini për vete si kujtim të punës sime më të mirë, që pandeh se kam bërë, dhe të fundit. E mbani për vete, mbasi nuk e nxjerr në shitje. E para, se është dasmë dhe në zi’ duket qesharake; e dyta, se nuk dua më as të punoj, as të shkruaj”.

Është fjala për librin “Sa u tund jeta” (Dasma gjirokastrite, ku shkrimtarja paraqet saktësisht antropologjinë, ritet, zakonet, veshjet, dialogët, këngët e vallet, lotët dhe gëzimet e dasmës shqiptare, rezultat i një punë të gjatë, pasionante e të palodhshme ndaj folklorit – por në funksion të tekstit letrar) ), libër që M. Kokalari ia dërgonte të porsabotuar Sotir Kolesë si një kujtim të mbramë në një kohë zije, por që e konsideronte edhe si punën e saj më të mirë, që për fat të keq ishte edhe botimi i saj i fundit, sepse nuk mund të shkruante më. Kjo ishte për shkrimtaren e re, më e rëndë se vdekja.

“Përse të punosh? Përse të shkruash? Përse të jetosh?” –klithte shkrimtarja Kokalari, në dëshpërimin e saj të pafund.

Ky dëshpërim, por edhe revoltë njerëzore dhe intelektuale  e përfshin edhe atin e saj shpirtëror, Sotir Kolenë, të nderuarin atë, -siç i thoshte ajo. Në letrën e përgjigjes së Sotirit ( dorëshkrimi gjendet në Arkivin e Ministrisë së brendshme, Fondi 140, dosja 2912,viti 1945, letër e pabotuar më parë), gjejmë dhimbjen e lotët e Kolesë per humbjen vëllezërve të saj Muntaz dhe Vesim Kokalari, për të cilët “kam qarë së largu dy miqtë e çmuar që hikën’ e na lanë në lulen’ e moshës; kam qarë të dy të rinjtë që nuk qenë vetëm lavdijë për të vehtët, po qenë së bashku dhe shpresa për ne, për të paskëtajmen, se kombi ka nevojë për bij që qenë Mumtazi dhe Vesimi, me zëmër për së mbari, me gjykim të matur dhe mendje të pjekur”, por gjejmë edhe  papajtueshmërinë e tij ndaj persekutimit “me kaqë egërsim”.

Ai i shkruan Musinesë: “Shuplaka e fatit’ që shkrepi mbi ju, zonjëzë dhe mbi der’ të juaj është aq e tmerrshme sa ndofta as emër nuk ka të posaqëm në gjuhën tënë, në gjuhën e një kombi që për të gjat’ shekujve, ka pas’ qënë rrahur dhe pjekur’ e djegur’ ndër cen e rrëbjera. As fjalë ngushëllimi nuk kam ku t’i gjenj se helëm i zi, që ju shtrydhi zemrën juve dhe të juajve, është nga ata që nuk kan të zbutur me fjal as me lotë. Bashkë me ju dhe me miqt të mirë të derës’ së juaj, kam qarë së largu dy miqtë e çmuar që hikën’ e na lanë në lulen’ e moshës; kam qarë të dy të rinjtë që nuk qenë vetëm lavdijë për të vehtët, po qenë së bashku dhe shpresa për ne për të paskëtajmen, se kombi ka nevojë për bijë që qenë Mumtazi dhe Vesimi, me zëmër për së mbari, me gjykim të matur dhe mendje të pjekur. Zemërës së juaja dhe Zotit Hamit ju qoftë ngushëllimi të kryerët të detyrave të ra dhe të rënda që her’ e prap’ e sotëme ju shtroj mbi gjithë të tjerat edhe faqe pindërvet dhe faqe të miturve dhe nënave të tyre, që jeta nëpërkëmbi me kaqë egërsim”.

Gjithsesi, i urti Kolea, edhe ai në prag të vdekjes, i jep kurajë, forcë dhe uzdajë Musinesë, për ta vazhduar jetën dhe punën e saj, se puna është ilaçi i gjithçkaje, por edhe detyrë ndaj vetes, njerëzimit, kombit dhe botës.

“Një gurrë ngushullimi gjithë aq të vërtetë do t’ ju falinj puna, kjo detyra e shenjtë edhe faqe vehtesë edhe faqe botësë, që është prejt’ e zemrës, shëndet i trupit dhe pus’ i harrimit për troces të jetës; detyrë faqe vehtes jo vetëm sa rreh zemëra po dhe më pas, se jeta zgjatet pak a shumë edhe përtej varrit, detyra faqe hjerësvet, që ka njeriu te të vetët dhe faqe atyre që kanë qenë më parë, detyra faqe miqve dhe faqe njerëzimit, detyra faqe kombit, atdheut edhe botës”.

*E dergio per Diellin autori.E falenderojme.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Letra e Panjohur, Musine Kokalari, Uran Butka

PËR TY QË DESHE TË ISHE LULE!

August 15, 2020 by dgreca

  AGIM XH.DËSHNICA-BOSTON-

Shhkrimtares disidente  Musine Kokalari-

Motër e muzave, Musine, /

të pret qyteti ndër legjenda, /

 Mali i Gjerë, shtëpitë përpjetë, 

me lule, gjethe sipër muresh, 

teqe, selvi në qiell lartuar

 tek sillen retë mbi kala, 

mbi Argjironë ndër mendime,

 në gji fëmijën me dridhërimë!

Ja, Palortoja po hap dritaret!

 Ka mall, të pret mëhallë e bukur! 

Me çantën plot  visare, 

lehtë e lehtë, e qeshur 

ngjitesh nëpër sokak! 

O motër moj, o Musine!

Të pret krahëhapur portë e lartë, 

shtëpi e gurtë, zemër e mirë,

oda e qetë, vatër e ngrohtë 

O motër moj, o Musine!

Por çfarë të thoshte  nënua plakë

 atje, rreth vatrës, urtë e butë?

 Mos vallë kërkoje nëpër shkëndi 

për miturinë yjet e bukur,

 shpresat si ëndrra për rininë,

 o motër moj, o Musine?

Në qiell  shpirti të harrohej, 

me fjalë të arta për Naimin, 

për ditë me dritë nga perëndon, 

kur qark fantazma mbi botë endej, 

me gjak e tmerr sa tundej jeta!

 Më kot  grusht i rreptë i dhunës, 

padrejtësisë nëpër zymti,

 ngrihej mbi ty me kërcënim, 

kur ne me mall kërkonim vjollca, 

për ty, që deshe të ishe lule, 

o motër vuajtjesh, moj Musine!

Filed Under: Opinion Tagged With: Agim Xh.Deshnica, lule, Musine Kokalari, Per Ty

SONATA E HËNËS…NË DITËLINDJEN E MUSINE KOKALRI

August 13, 2020 by dgreca

– Me rastin e 13 Gushtit, Ditëlindjes të Shkrimtares disidente Musine Kokalari- Lindi më 10 Shkurt 1917 në Adana, Turqi, vdiq në internim më 13 Gushat 1983, në Rrëshen-

NGA EGLANTINA MANDIA*-

….(Letër Musinesë)

Njeriu mund të jetë i lirë, edhe pse i burgosur.
Njeriu mund të jetë i burgosur edhe pse është lënë i lirë.
Ky është mësimi që kam nxjerrë nga jeta jote.
Fli e shenjtë e qiellit shqiptar!
***
E dashur Musine,
Po e filloj këtë libër duke shkelur gjurmët e ëndrrave të tua, këtu në Romë, në këtë fund-vjeshte të praruar, pesëdhjetë vjet më vonë nga dita, kur ti shkruaje, ndoshta faqet e fundit të doktoraturës, gjithë emocione, sepse ishin ditët e fundit në këtë qytet ku erdhe si e huaj dhe u largove si e huaj, por more njëkohësisht vitet më të bukura të rinisë, vitet kur shkrove librat e parë, vitet ku punoje pa pushim dhjetë e dymbëdhjetë orë në ditë, vitet kur lulëzoi dashuria në zemrën tënde, e cila zakonisht, shpërthen në zemrën e njeriut në një stinë. E ajo ishte stina jote e dashurisë për të riun P.T.
Dua ta gjej këtë njeri, tashmë të plakur, në qoftë se është gjallë, dua ta shoh në sy këtë njeri, që ka pasur në dorë një xhevahir të rrallë dhe për mendjelehtësi, e ka humbur përgjithmonë atë.
Kërkoj adresat e tua të para në Piaca Bolonja (Piazza Bologna).
Piaca Bolonja është përthyer tashmë nëpër rrugët kryq, që e përshkojnë tejpërtej, me një trafik marramendës. Një lumë makinash mbush udhët e tua të dashura, që i bëje me këmbë se të pëlqente të ndjeje fluturat e dëborës mbi ballë, a shiun të të rrihte shpatullat me rrëmbim.
Natyra ishte pjesë e shpirtit tënd të ndjeshëm. Doje ta prekje, ta ndjeje të gjallë, të vërtetë, në të gjitha ditët e jetës tënde, kudo ku ke qenë.
Vajzë me shpirt të bukur, përpiqem t’i shoh mrekullitë e kulturës botërore këtu në Romë, me sytë e tu të etur për jetë, të etur për dije, me sytë e tu të mençur, të bukur e gjithë frymëzim.
Fundvjeshte, ditët e para të dimrit, por në Romë s’është më aq ftohët, si dikur. Duket sikur janë bashkuar vjeshtat e largëta me këto ditë. Dëgjoj zërin tënd të brendshëm, që kërkon të vërtetën e jetës në ecjet e gjata në rrugën “Nomentana”:
“Ç’melankoli në natyrën e zhveshur. Edhe jeta jonë është e ngjashme me këto gjethe. Retë shkojnë e vijnë lehtësisht dhe zogjtë këndojnë të gëzuar gjatë verës e kthehen të lodhur nëpër foletë e tyre. Asgjë nuk është e përjetshme. Pemët lulëzojnë, por jo përgjithmonë. Kështu qenka edhe jeta e njeriut! Lind, rritet dhe vdes, ndërsa të tjerët vijnë pas nesh. Çdo vit që ikën nga jeta jonë, nuk kthehet më kurrë, si petalet e luleve që i merr era një e nga një dhe mbetet veçse pluhuri. Vetëm natyra është e përjetshme në formën e saj të pandryshueshme dhe qenia jonë s’është gjë tjetër , veçse një vijim i botës dhe një ecje përpara e kohës”.
Vërtet, gjithçka ikën, por ka edhe diçka që mbeti, Musine: ndjenjat dhe mendimet e derdhura në librat e tua. Katër vjet të jetës tënde janë brenda këtij qyteti përjetësisht, siç janë edhe monumentet e tij të pavdekshme.
Ti e doje Citta Giardino-n. E ja, përsëri, një grua shqiptare po kalon në gjurmët e tua të dashura. Çitta Xhardino (Citta Giardino), sot është Monte Sakro (Monte Sacro). Vilat e vjetra, të rrethuara me kopshte me lule, qëndrojnë si relikte nëpërmjet pallateve shumëkatëshe, dëshmi e një jete të jetuar.
Edhe ura e vjetër mbi lumin Tevere, ku ti shkoje shpesh e jeta të dukej si një ëndërr, në orët e tua të vetmisë e të mrekullimit përpara asaj harmonie e përsosmërie të natyrës, që të bënte ta admiroje madhështinë e Zotit.
Ky pajtim me vetveten, ky filtrim shpirtëror, të shtynte drejt dëshirës për të folur vetëm me krijesa të pastra, të pafajshme engjëllore, siç janë fëmijët.
Ç‘ishte ajo parandjenjë? Ndoshta, Zoti e pati caktuar fatin tënd?
Të luftoje pa u përthyer, megjithëse aq e brishtë, të ishe martire e idealeve më të larta e më të pastra të një kombi. Ty, (motër e Gjergj Elez Alisë) do të t’i rrëmbenin vëllezërit pikërisht, tre vjet më vonë (12 nëntor 1944) në vjeshtën e përgjakur tiranase, për t’i vrarë pa pasur asnjë faj.
Tashmë, marrëzia e trullosi Shqipërinë tonë të vogël. Marrëzia e shpuri vendin në zgrip, e hodhi në gjeratoren e rrethit vicioz të skllavërimit të trurit dhe të varfërimit ekstrem, deri në dëshpërim. Marrëzia mbolli urrejtjen deri në shkatërrimin më të llahtarisur të vlerave njerëzore e sadizmin e një autodafeje kryqëzimesh e varrosjesh për së gjalli të qindra martirëve të pafajshëm. Marrëzia e mbuluar nga lustra e sterilitetit, vulosur në një shishe me etiketën vetëtitëse të “njerëzve të rinj” fermentoi skëterrën e shpirtit që si një pus artezian lëshoi këtë det helmi e vjelljeje kundër vetvetes e gjithkujt, në tregun e zi të shitblerjes së gjithçkaje nga gjithkush.
Marrëzia e shfytyroi shqiptarin, të vetmin, të vetmin fare në botë që egërsisht sulmoi e shembi shtëpitë e Zotit, të faljes, mëshirës, shpresës dhe pendimit.
Tani PILATËT shpëlajnë duart me ujë e me një buzëqeshje të padjallëzuar anatemojnë vesin e krimit, kurvërimit, gjakmarrjes, paralizës, egërsisë e si narcizistë të përjetshëm, këlthasin: “Na e kthe parajsën e rrëmbyer o Zot!”
E dashur Musine, le të ketë sado pak mëshirë PERËNDIA e gjithëpushtetshme për ne.
Parajsa s’është fole e shpirtrave të nëmur. Në parajsë janë engjëjt tanë mbrojtës si ti, MOTËR E HELMUAR, ZEMËR PANGUSHËLLUAR, SHPIRT I BUKUR I PAQETUAR, I NUSES SË PANUSËRUAR.
Të falem në gjunjë, për të gjithë jetën
Romë, 25 nëntor 1992 AUTORJA

***

PJESA E PARË- FËMIJËRIA

KRONIKA
Ky është rrëfimi i një jete që e ka zanafillën më 10 shkurt 1917, në Adana të Turqisë. Pas tre djemve, në familjen e Reshat Kokalarit erdhi një vajzë. Dy vëllezërit, Muntazi dhe Vesimi ishin djem të rritur, ndërsa vëllai më i vogël, Hamiti megjithëse fëmijë, ishte përsëri disa vite më i madh. Këto diferenca ishin frute të mërgimit.
Vajzën e quajtën Musine.
Ishin vitet e fundit të Luftës së Parë Botërore. Shqipëria ishte si varka e Noes, pas përmbysjes së madhe e shqiptarët ishin në ankth për fatin e saj.

INTERMEXO


“Turqia po kalbëzohej e mezi po mbahej në këmbë. As mendjet e diplomatëve së bashku s’e nxirrnin dot nga bataku. Gërmadha po ronitej copë-copë. Struktura mesjetare e Turqisë ishte e pariparueshme. Në letër, ligjet e Turqisë duken mjaft të bukura, por mesa kam marrë vesh unë, asnjëherë nuk zbatohen siç duhet, kurse traktatet, kuvendet dhe premtimet për reforma, janë bërë vetëm për të mos u zbatuar”.

“Një pjesë e mirë e bijve të shqipes kanë bërë si kanë dashur vetë dhe kështu kanë ndërmend të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Shqiptari mbetet gjithnjë shqiptar. Ai në radhë të parë është shqiptar”.- Edith DURHAM

***

KRONIKA
Në vitin 1920 Kokalarët vendosin të kthehen në atdhe. Jeta e Musinesë fillon me këtë kthim nga mërgimi. Një karrocë me kuaj vrapon rrugë pa rrugë gërmadhash, urash të braktisura e maleve të egra, tokës së shkretuar të kënetave. Kapërcejnë lumenjtë me lundra të sheshta me shpejtësi të frikshme, për të arritur sa më shpejt në Gjirokastrën e Babamadhit e nënos plakë, ku ishte vatra, shtëpia, ëndrra e zhgjëndrra.

***
INTERMEXO
“Gjirokastra, bota e madhe pa fund, që s’kishte shoqe për moshën time të parë. Gjirokastra trime, anembanë me shkëmbinj e me udhët plot gurë. Gjirokastra e të përpjetëlave dhe tatëpjetëlave.
Gjirokastra plakë, e regjur në mjeri e varfëri në ditët e nxehta të verës, ku afshi i ngrohtë del nga dërrasat e çative dhe djersa kullon mbi ballin e atij që me torbë në krahë, ngjitet për në shtëpi dhe në netët e ftohta të dimrit të ulur rreth zjarrit, që nga jashtë dëgjojnë fërshëllimën e erës së tërbuar, që thyen degë e pemë bashkë e gjëmon nëpër mazgalle e baxhara e ndjekur nga pas me oshtëtima e bubullima e drita e vetëtimave dhe shit të rrëmbyer që bie pa ndërprerë.
Gjirokastra, e kujeve dhe e këngëve që buçisnin një herë e një kohë nga dritat e mëdha të shtëpive, buzë përrenjve, nën hijen e rëndë të kalasë së Ali Pashës, anës e anës udhëve të shtrembra me një mijë të hyra e të dala , rrëzë kodrave, me shtëpitë që ngjajnë me njëra-tjetrën, shkallë-shkallë nga maja e shkëmbinjve të Këcullës, që duket sikur e mban qytetin në pëllëmbë të dorës dhe që andej përshëndet malet e Lunxhërisë në mëngjes, kur lind dielli dhe në mbrëmje, kur perëndon me rrezet e fundit sa humbasin fare”.

                                               Musine KOKALARI

***

VATRA
Jashtë vërshëllen era, thyen degë e pemë. Pastaj, pa pritur, qetësi. Era fryn me të marrë. Vetëtima e bubullima. Pikat e shiut përplasen nëpër xhama e në çati. Flakë e madhe në oxhak. Fëmijët rijnë ndanë gjirmës dhe vështrojnë flakën, që herë zmadhohet e herë zvogëlohet e tymin që dridhet e ngjitet përpjetë oxhakut. Nënua plakë, nga kreu i oxhakut i sheh fëmijët me radhë. Djemtë, nuset, nipat. Janë aty rreth vatrës. Kjo ka qenë ëndrra e nënos, të mos i treten fëmijët në dhera të huaja, me gjuhë të huaja, kur kanë këtë gjuhë të bukur, të bukur.
Reshati është hequr. Ia ka frikën nënua djalit të kthyer nga mërgimi. Eshtë baba i katër fëmijëve. Po djemtë e rritur, u rritën e iu bënë krahë. Kishte bërë mirë që e kish martuar aq të ri, e ja, djemtë tani i ka si vëllezër. E vogël është vetëm Musinea. “E vogla e nënos”, ka si të bukur, të bukur. E bukur e dheut do të bëhet kjo kanakare, motër e vetme e tre vëllezërve. E vogla është mbështetur në gjunjët e nënos. Nënua ia përkëdhel flokët e zinj. Fytyrë e mençur, e imët me sy xixëllonjës.
Musinea, një të ngritur bën, i hedh duart në qafë, e puth në të dy faqet. Nënua e shtrëngon fort në gji.
Babamadhi ulur në buxhakun tjetër këmbëkryq, pi cigare e me dorën e djathtë heq tespihet. Nganjëherë zgjat dorën dhe e gëzon mituraken me sy kureshtarë, që ia përpin fjalën nga goja. Nuset me punë në dorë kanë zënë fundin e odës e punojnë. Zjarr, zjarr në oxhak. Flaka është e madhe, bën ngrohtë në odë.
Të gëzohet shpirti. Fëmijët kërkojnë: “Përrallën, përrallën … ”
– Thuaje nëno, – i thotë Reshati. – Më merrte malli për ato përrallat e tua, kur isha përtej detit.
– Më gëzohet zemra, që s’i ke harruar …
– Të Bukurën e dheut, – thotë Hamiti.
– Të Bukurën e dheut, të bukurën e dheut, – përsërisin fëmijët.
– Pse i thonë e Bukura e Dheut? – pyet Musinea.
– E ke parë dheun tënë? Nuk ka dhe më të bukur në botë, është ushqyer me të bukura, të bukurat e zbukuruan këtë dhe, ndaj është edhe më i bukuri në botë. Si thua biro, ti ke gjezdisur botën, a nuk ke ardhur këtu, ku flenë edhe perënditë?
Reshati i buzëqesh së bijës. Në kokën e Musinesë lindin aq pyetje, po ka frikë mos nënua e vonon përrallën dhe babai e shuan atë buzëqeshjen, që e vogla e pëlqen aq shumë. Ndaj përpëlit e përpëlit sytë.
– Pse i hap ashtu sitë, Musine?
– Dua ta shoh të bukurën e dheut, nëna. Si është?
– Është si kjo Gjirokastra jonë, bijë, djep plot këngë, plot vaje e përralla. E bukura nuk shihet kurrë. Po të shohësh një të bukur të dheut, do ta shohësh vetëm në ëndërr. Hë, ku e laçë mbrëmë. Hë, hë. E laçë, kur u nis djali i vogël. E po na qe ç’na qe … U nis djali i vogël, që i dogji shtëpinë e breshkës të Bukurës së dheut. U nis në rrugën e gjatë për në diell. E doli në një burim tek një varr, tepër, tepër i lashtë. Ati gjeti një plakë, që po lante rroba në një burim. I tha djali i vogël: “Amanet moj baxhi, a thua e di ku të shpien këto tri udhë? Ky është udhëkryqi që kam kërkuar, po nuk di ku të shpien këto tri udhë?”
E u përgjigj plaka: “Rruga që shkon në lakore, është udha e mundimit, rrugë e së vërtetës. Kush ecën nëpër të, ecën në teh të thikës. Kjo është rruga e rrezikut, rruga e luftës së njeriut, që të mbetet zemër njeriu. Rruga, që shkon përtej poshtë është rruga e përbindëshit. Kush shkon nëpër të, kthehet o gur, o përbindësh.
– Si kthehet në përbindësh? – pyet Musinea.
– Ai duket ashtu siç ka qenë, po përbindëshi ia kthen zemrën në gur. Dhe zemërgurët janë njëmijë herë më përbindësh, se përbindëshat. Rruga, që shkon përtej poshtë është rruga e gjarpërinjve. Kush kthehet në gjarpër, e zvarritet nëpër të, gjen fitim.
Musineja përsërit me vete: “Rruga e gjarpërinjve”.
Ajo kishte parë një gjarpër që desh t’i afrohej. Ishte aty pranë, te shtëpia e kushëririt të parë.
– Përse dridhe, e vogël e nënos?
– Unë e kam parë gjarprin.
– E di. A nuk e vrau nënua?
– Kam frikë nga rruga e gjarprit, nëno. Nuk do të shkoj kurrë nga ajo rrugë.
– Si bëhet njeriu zemërgur, nëno? – e pyet Hamiti.
– Njeriun zemërgur nuk e tret dheu. Mbi trupin e tij rëndojnë gurët, e dheu i bëhet plumb. Është i mallkuar në jetë të jetëve dhe shpirti i digjet në xhehenem”.
– Përse e mban robinë të Bukurën e Dheut, përbindëshi, nëno?
– Se djali i vogël, e shkeli fjalën e dhënë. Fjalën e dhënë nuk duhet ta shkelë kurrë njeriu. Fjala e dhënë e ngre edhe të vdekurin nga varri…
– Të lumtë moj plakë! – i thotë babamadhi. – Nuk të dija kaq të zonjën!
– Pse, si më dije ti? – thotë nënua e merr frymë thellë, – Hajde nuse e Reshatit, bjer gështenjat e ziera!
Nusja hyn brenda me gështenjat e ziera. Nënua i ndan pjesë- pjesë.
– Ngadalë, ngadalë, – i porosit nënua, – Se janë të ngrohta dhe u djegin gojën. Ti Hamit, qëroi mirë, mos i le më të shumtat në ceflë! Dhe ti Musine, qase kokën më këtej, që të bien thërrimet në kartë, – thotë nënua e shtie xhezven në zjarr. Ngre perden e kamares, merr pisusin e ndërton kafenë. Ia jep babamadhit, pastaj merr për vete e për djemtë.
Zjarri bie. Fëmijët i puthin pleqtë e shkojnë të flenë.
Nuset lenë punën e dorës, heqin ceflat e gështenjave nga gjirma e i shpien në qilar. Është kohë e gjumit për të gjithë, edhe për burrat. Nga kreu i shkallëve dëgjohet zëri i nënos plakë:
– Nusera, mbuloni mirë zjarrin, shuani mirë dritat! Dëgjoni? Kini mendjen!
Heshtje. Pas pak dëgjohet edhe lëvizja e lehtë e këmbëve të dy nuseve nëpër dërrasat e korridoreve, që shpejtojnë për në odat e tyre të gjumit.
               II
– Po ti, Musine, s’do vesh te dajkua? – e pyeti nënua.
– Jo, nëno, do të rri në shtëpi. Le të vejë Hamiti këtë herë.
Dhe nënua me Musinenë mbetën vetëm. Me të ngrënë bukë, shkuan në odën e zjarrit. Musinea u ul në vendin e babamadhit As një zë s’dëgjohej në gjithë atë shtëpi. E vogla vështronte odën me çudi e disi me frikë. U ngrit nga vendi. Vajti
në fund të minderit e hapi dollapin. Nxori kukullat.
– Ç’po bën ashtu? – e pyeti plaka.
– Do loz me kukulla.
– Jo, me kukulla natën, s’është mirë. Bëhen xhinde e dalin nëpër shtëpi.
Musinea s’priti fjalë të dytë. Metë shpejtë e futi kukullën atje ku e mori dhe vajti u ul në prehër të nënos e filloi të pendohej që s’vajti te ajkua me të vëllanë.
– Me kë të loz unë? – e pyeti.
– Me nënon, moj e marrë. Mos u mërzit ti! Sa t’i vë një dru zjarrit e do bëjmë çallma.
– Ah, do bëjmë çallma? – thirri Musinea. Sa i pëlqente ato çallmat apo kokoshkat, veçanërisht kur shihte nënon, se si e hidhte misrin në shoshë, si e tundte nëpër flakët e zjarrit të madh, andej – këndej, me të shpejtë.
– Hajde e vogël e nënos, ha çallmat dhe pastaj këtë gjisëm portokalle!
Musinea me gojën plot e pyet nënon:
– Nënë, të hedh një farë portokalli në zjarr, që të shoh çdo të bëjë nuse e dajkos?
Dhe e hodhi. Pas një çikë, ia bëri puf!
– Vajzë do bëjë, – tha nënua e tundi kokën, – Do t’i bëhen pesë të ziut burrë.
– Moj nëno, dua të të pyes një gjë, si i di gjithë këto përralla e këto historira?
– Unë, kur isha e vogël, isha shumë e urtë. Gjithë ditën, s’bëja shamatë. Nuk zihesha me njeri e nuk i bija njeriu, me gurë. Në shtëpi mbaja vesh nënën se ç’më thoshte. Kur haja bukë, nuk thosha kurrë: “Dua atë e s’dua këtë”. Dhe natën kur flija, më vinte në gjumë një zog i bukur sa s’thuhet. I kishte pendët jeshile, me kokë të verdhë dhe krahët gjithfarë ngjyrash. Unë flija dhe ai më dëftonte përralla dhe: është një ç’është një.
– Po unë, sikur të bëhem e urtë, a do të më vijë ai zogu natën?
– Po shpirt. A lozim “prum zjarr”?
– Lozim.
– Ahere fillo! Bashko majat e gishtave të të dyja duarve, ja kështu!
– Ja, nëno.
– Mos e ke qenin lëshuar, se më ha?
– Jo nëne, e kam lidhur, – i tha Musinea dhe i hodhi duart në qafë nga gëzimi, e mbështeti kokën në gjoksin e saj të butë e duke vështruar zjarrin, i tha:
– Më thuaj, është një ç’është një.
Nënua plakë e shtrëngoi fort në gji, i fryu pak flokët, vuri kokën mbi kokën e saj dhe duke e kunanisur, i tha:
– Është një e ç’është një, ikën e ikën e prapa s’vështron.
– Plumbi, – u përgjigj ajo.
– Është një e ç’është një, bie shi të mbulon e nga çdo e keqe të shpëton.
– Shtëpia, moj nëno.
– Edhe këtë ma gjete.
– E po, kjo lopë e mulla Kasosë, del në breg të Hasos. Muu, ia bën një herë, zgjon gjithë asqerë. Ç’është?
U mendua Musinea. Vuri një gisht në gojë dhe me kokën në gji të nënos, i binte bam, bam murit me dorën e djathtë.
– Këtë s’e gjej dot, moj nëno, – i tha më në fund.
– Është daullja që bie për Ramazan dhe njerëzia prish agjërimin. Po ti, do agjërosh këtë Ramazan?
– Uh, – i tha Musinea, – Të mos ha bukë në drekë! Jo, s’duroj dot.
Nënua qeshi. Drutë u bënë prush.
Musinea në pëqi të nënos, i mbërthente e i zbërthente jelekun. Nënua i gëzonte duart, ia lëmonte ngadalë-ngadalë, gjer te pëllëmbët nëpër gishtëra.
– Ç’është kjo? – e pyeti.
– Bazdravicë, – i tha Musinea. – Ka një javë që më është bërë.
– Po si s’ta kam parë? Nuk të kam thënë unë, që mos numëro kurrë yjet në qiell?
– Oh, nëna, po mua më pëlqen t’i numëroj. Më pëlqen shumë, nëna, ja, nga kjo odaja e madhe pas shiut, janë aq afër, nëna, më duket sikur vinë brenda në shtëpi.
– Dëgjo këtë që do të thotë nënua tani! Kur të vijë vera, do të martohet Zulua. Ti e di Zulon e teto Nurijes. Atë ditë që do të dalë nuse nga shtëpia, rri te dritarja e odës së madhe. Kur të marrë nusja rrugën me krushka, ti këndo kështu:
“Nuse me kalë të bardhë,
Merr bazdravicat palë.
Nuse me kalë të zi
Merr bazdravicat e mi.”
Dhe kështu, të ikin të gjitha.
Musinea tundi kokën e pëshpëriti: “Mirë nëna”.
Kur “kraf”, ia bëri një vetëtimë e madhe e mbushi odën me dritë dhe “buuu” u dëgjuan bubullimat, por edhe shiu i rrëmbyer trokiti mbi çati.
Musinea futi kokën në gji të nënos, që po e nanuriste:
“Bjer o shi bjerë,
Se s’ta kam qederë
Drutë i kam në derë
Shi e borë le të bjerë
Fu-fu-fu-ja mos të zerë
Se na gjen vërë më vërë”.
– E ç’është fufu-ja, nëno?
– Era, bijo, era e marrë. Kur bie shi e borë, s’ka gjë, se njeriu rri pranë zjarrit e ngrohet, por kur fryn era, ajo është e ç’është. Hyn nga të gjitha anët e përmes vrimave, të futet kudo.
– Po babamadhi, si do të vijë? Po babai dhe xhaxhai, që do t’i lagë shiu?
– Kur të kthehen ata, do të pushojë, – tha nënua e heshti.
S’folën më. As e vogla s’foli. Zunë t’i mbyllen sytë. Merrte frymë
ngadalë-ngadalë dhe e zuri gjumi.
Nënua e vuri mbi minder dhe e mbuloi me një pallto. Pastaj mblodhi prushet, i hodhi në mangall. I mbuloi mirë e mirë me hi. Lau gjirm e buhari, i erdhi rrotull shtëpisë. Mori vajzën në duar dhe e shpuri sipër. E vuri në vendin e saj. U zhvesh për vete, shkundi rrobat dhe i vuri prapa derës. Hoqi shaminë nga koka, lëshoi flokët dhe uli llambën. Kur ra për të fjetur pranë mbesës, ndjeu dorën e vogël t’i ngatërrohej nëpër flokë dhe dëgjoi zërin e përgjumur të vajzës:
“Cilën rrugë të marr, nëno? Është errësirë e kam frikë. Kam shumë frikë, nëno!”
                                            III
Musinea shkruante me nxitim dhe shkrimin e kish të hapur. Ndjeu dorën e hollë e delikate të mësuese Uranisë, që e preku lehtë e i pëshpëriti në vesh: “Mos u nxito!” Vajza u turpërua dhe u përpoq, të mos nxitohej kur shkruante. Ishte në një bankë me Selfixhenë. Kishin dy vjet në të njëjtën bankë të shkollës femërore “Koto Hoxhi”, me drejtoreshë e mësuese, Urani Rumbon.
Musinea e Selfixhea i thithnin si ajri fjalët e mësueses së tyre. Në hyrje të klasës ato kishin qëndisur fjalët e Koto Hoxhit e Naim Frashërit:
“Kur shkela pragun e kësaj shkolle më mbërtheu një dashuri akoma më e madhe, për mësuesin që botoi alfabetin në Stamboll dhe na la amanet këto fjalë”.
– Fjala e gjuhës sonë ka hije, porsi hëna në mes yje, – u tha një ditë mësuese Urania. – Dhe ne duhet të mos e ngatërrojmë kurrë fjalën tonë të bukur, me fjalë të huaja. Si thua, Musine?
– Lepe? – tha Musinea.
– Oh, jo, jo, “lepe”, – e qortoi ajo me të butë, – Jo “lepe”! Të mos e dëgjoj kurrë me këtë fjalë! “Urdhëro”, e kemi në gjuhën tënë. “Urdhëro”. Dëgjojeni, sa bukur tingëllon!
– Më fal, mësuese, – i tha Musinea gati e përlotur.
– Pse nuk erdhe në kursin e qëndisjes? – pyeti mësuesja një nxënëse.
– Isha e sëmurë.
– Unë kam shumë, shumë dëshirë, të mësoj të qëndis, – tha Musinea. – Edhe nënua thotë, se pa gjilpërën, s’bën dot asnjë punë të mirë, se kemi për të kaluar gjithë jetën me gjilpërë në dorë.
– Shkruani të gjithë në fletore këtë vjershë dhe e keni detyrë ta mësoni përmendësh! – tha Urania:
“Dy more, dy pëllumbëza të mjera
Fluturojnë nëpër ferra
Njëra kish rroba jeshile
Tjetra i kish trëndafile
Njëra qante robërinë,
Tjetra këndonte lirinë”.
– Dhe më mbani vesh! Duhet të mësojmë! Të mësojmë! Të kemi zell dhe të kuptojmë e të gjithëve t’jua tregojmë, se shoqëria që i ka gratë mbrapa nga dituria, mbetet në vend si zogu me një krah. Gëzimi im më i madh, i mësueses suaj është, që këtu krah me krah, janë vajzat myslimane të Manalatit, me të krishterat e Varoshit, si motra të pandara nga njëra- tjetra.

***

INTERMEXO:
Rrëfim: Selfixhe Ciu (Broja)
“Musinea e vogël ka qenë një fëmijë i ndrojtur, me sy përherë mendimtarë. Një fëmijë që dukej si një e rritur. Ka qenë një fat, që ishim nxënëset e Urani Rumbos. Ajo vetë i bënte tekstet e poezive dhe ato të shfaqjeve teatrore. Kur ishim në klasën e IV-t, na ndanë në klasa të ndryshme me Musinenë. Musinea u mërzit e qau e qau pa pushim, aq sa mësuesja erdhi në oborr, ku ishim të dyja dhe i tha Musinesë se do përpiqej të na bashkonte, po edhe në qoftë se nuk do të ish e mundur, ne do të ishim gjithnjë bashkë. Dhe vërtet, nuk u ndamë të gjithë kohën që qemë në shkollën “Koto Haxhi”. Shpesh e hanim edhe drekën në shkollë, sepse
e kishim mësimin dy herë në ditë, e Musinea, meqenëse e kishte shtëpinë larg, nuk arrinte të kthehej. Ne banonim afër shkollës dhe në kohën e pushimit, loznim në oborrin e shtëpisë sonë.
“Shkollë, nuk do të thotë godina e as 36 shkronjat e abetares, që janë mjetet e kurrë qëllimi. Shkollë do të thotë edukim i shpirtit dhe arsimim i mendjes”, ngulmonte mësuese Urania”.
***

IV

E ja, erdhi pranvera. Vajzat e shkollës shkuan në Teqenë e Baba Manes, te sheshet e bukura të Kardhoces dhe te Ura e Lumit. Musinea u vesh me rroba të bardha dhe vajzat e mbuluan me kurora lulesh. Bënë një rreth dhe hodhën valle. E zërat e bukur e të hollë vajzërorë e mbushën ajrin si me cicërima zogjsh:
“Nusja jonë arbërore
Arbërore
E bardhë si qumështore
Arbërore”.
– Shiheni vajza, Gjirokastrën tonë, – e ndali vrullin mësuesja.
– Për mua është djepi i ëndrrave, i këngëve, i vajeve, i legjendave dhe dhimbjeve tona. Kjo është Dita e Verës. Ku i kini veroret tuaja?
Sa e bukur është dita e verës. Po, ato i kishin veroret, edhe në qafë, edhe në duar, edhe në flokë.
Musinea e ndjente veten të lehtë, të lehtë, sikur fluturonte me fustanin e bardhë. Fustanin ia kishte prerë e qepur mëma e saj, Hanushea. Dhe ajo e shihte Gjirokastrën. Ky ishte qyteti i saj. Adanaja, ku pat lerë, i kishte humbur pothuajse fare nga kujtesa. Dhe ishte tani ky qytet, me shtëpitë, rrugët, kalanë e Ali Tepelenës, qiellin si kube, nënon e saj dhe atë mësuese me fytyrë të mprehtë me zë aq të ngrohtë, atë mësuese me duart e holla, delikate, me atë zbehtësi dhe sy aq të butë, sy fëminorë, të pastër, ëndërrimtarë, që po kërcen e këndon së bashku me to
dhe që përsërisin vallen e këngën rreth saj:
“Nusja jonë arbërore
Arbërore
E bukur si lulebore
Arbërore “.
Ajo këngë nusërie ishte ëndrra e zgjuar, a gonxhja, që do të çelte lule në çdo zemër. Ajo, ndoshta, ishte fatthëna, e një lajtmotiv i jetës së Uranisë dhe vetë Musinesë, për t’ua mbushur botën me dashuri e dhembje njerëzore, për një ksoll, për një dasmë, për një lule, për një zog, për një vajzë, që tretej prapa xhamit, nën dritën e një llambe vajgur.
Kur mbaroi vallja e vajzave të klasave të ulëta, filluan mandolinat e vajzave të rritura:
“O trima luftëtarë, o bijt e Skënderbeut,
Kërkoni ju shqiptarë, lirinë e mëmëdheut …”
Njëra e veshur si nëna Shqipëri, me fustan kuq e zi, këndonte vargjet e Urani Rumbos:
“O bijtë e mi e bijatë
I shtini sytë te të mijat
Përse më latë të shkretë sot
E mjera vdes e s’duroj dot”.
Dhe kori i vajzave:
“O mëmëzë ne bëmë faj
Po falna-je, se paskëtaj
Të gjithë ne që sheh me sy
Do të përpiqemi për ty”.
Vajzat u ulën të çlodhen. Zbritën në Varosh e mësuesja i ftoi në shtëpinë e saj, tek nënë Kaliopi. Vajzat u ngjitën në katin e dytë dhe qëndruan pranë tavolinës së vogël, me llambën e vajgurit, e mbushur me libra e fletore, në dhomën me mindere e perde të bardha, si karta. Hanin nga tabakatë biskotat e frutat, që mësuesja i kishte përgatitur për ta. Oborri i nënë Kaliopit, dritaret dhe shkallët e gurta ishin rrethuar me dafina e lule.
– U lodh, u lodh kjo Urani për ju bija, çap e jak, në shtëpi e në shkollë, e shtëpi më shtëpi që nga Hazmurati në Palorto, rri me orë e shkruan e shkruan. “Ç’janë gjithë këto gjëra, që shkruan?” – e pyes.
“Gjëra të mira, të mira,” – më përgjigjet gjithnjë.
“Po si mund të mos bëjë gjëra të mira kjo e bekuar vajzë, që edhe kur e zënë ethet, nuk ndalet në shtëpi, po vrap e në shkollën tuaj?
Të gjithë e dinin tashmë në Gjirokastër se Urani Rumboja po “luftonte me qiejt”, për të shtuar edhe një vit shkollor në shkollën femërore “Koto Hoxhi”, duke kërkuar ndihmën e të gjithëve, prindërve dhe autoriteteve.
“Të zgjasë koha e ndriçimit të mendjes së miturakëve. Të forcojmë të gjitha zakonet e mira, që na i lartësojnë virtytet, të thithim si bleta, nga ato të botës, po të hedhim poshtë zakonin ogurzi, që i mbyll vajzat që fëmijë, sapo dalin nga fillorja në “Bastijet gjirokastrite” dhe i zhburgos vetëm në kohën e martesës”.

 ***

INTERMEXO:
Rrëfimi Selfixhe Ciu (Broja):
“Muntazi dhe Vesimi, ithtarë të Fan S.Nolit, pas dështimit të revolucionit, u burgosën. Më kujtohet dëshpërimi i Musinesë. E heshtur, e tretur në atë hidhërim. I qëndroja pranë. Për t’ia lehtësuar dhimbjen, i tregova se atë ditë familja ime, kishte çuar në burg një byrek të madh për ta. Musinea më hodhi dorën në qafë dhe u përlot”.
V
Erdhi edhe një dimër. Dimri i fundit, që Musinea e kalonte me Hamitin, vëllain me të cilin ndante fëmininë, megjithëse ai ishte disa vjet më i madh. Ai ishte dimri që vinte pas një tronditjeje të madhe. Dy vëllezërit e mëdhenj, edhe pas lirimit nga burgu, paguanin për iluzionet e tyre të lirisë e demokracisë. Bënte
shumë ftohtë. Të mëdhenjtë kishin vendosur ta dërgojnë Hamitin në Liceun Frëng të Korçës. Nënua plakë, si çdo dimër, si një magjistare e lashtë, ushqente të vegjlit me gështenja, çallma, “është një e ç’është një” dhe përralla.
Nuset punonin në qilarët mbushur me kade e u dridhej buza. Sa të mbaronin punë, ngjiteshin lart e të uleshin pranë zjarrit, qoftë edhe në bisht të oxhakut. Klluk, oda e dimrit. Zjarr i madh dhe flaka flakë. Nga njeri buxhak nënua plakë dhe nga ana tjetër, babamadhi.
– Nuk të duket që është dobësuar djali? – pyet babamadhi.
– Hamiti? Oh, mos u bëj merak për të. Ashtu është, i hollë si purteka, po plak me mjekër të bardhë do të bëhet e në buxhak do të rrijë si ti, me djem e mbesa plot.
– Jo, e kam fjalën për djalin tim, o plakë. Ky Reshati punon pa e kursyer veten dhe kolla e Adanasë nuk po i ndahet e meraket e djemve të mëdhenj, po e tresin.
– Desh Zoti e shpëtuam me aq. Se ka keq e më keq. Se edhe mund të na ishin vrarë Muntazi e Vesimi, po tani kemi filluar të mendojmë për dasmë e jo për ksoll. Të erdhi koha të martosh edhe nipat, o plak.
– Nëno, po bie borë, – thirri Musinea dhe fërkoi duart nga gëzimi e vrapoi tek dritarja.
Bora binte flokë-flokë, qetësisht. U veshën çatitë, oborret dhe degët e thata. Kur ja, papritur filloi era e i ngriti përpjetë flokët e bardhë. Pemët u shkundën e rrëzuan edhe gjethet e fundit që kishin mbetur. Dhe larg, larg sa mezi dukej, një zog. Vetëm një. Fluturonte e s’dinte nga të shkonte. Musinea rrinte aty, e ngurosur.
Vështronte e herë pas here, fshinte me dorë avullin e xhamave që bëhej nga fryma dhe trishtimi për atë zog të shkretë, aq të vetmuar në atë erë dëbore. Musinea priste të ulej era. E vërtet, era u ul ashtu si kishte ardhur, krejt pa pritur. E dheu sa vinte e bëhej më i bardhë.
– Ç’bën aty Musine?
– Shoh borën që bie, nëno.
Të gjitha degët e pemëve u mbuluan përsëri, s’janë më të zeza, si më parë. Rrasat e çatisë nuk duken fare. Dhe vetëm ai zog, ai zog fluturon e dridhet i tëri. I ziu zog, s’di ku të vejë. Ja, tani humbi fare. Kushedi ku e ka folenë. Sikur të vinte aty brenda, Musineja do ta ngrohte, do ta ngrohte, do ta vinte aty pranë zjarrit…
I shkreti i vogël, që kishte mbetur pas nga shokët. Bora s’kishte ndërmend të pushonte e Musinea erdhi e ul pranë Hamitit e kushëririt të vogël, që tundej në djep, “trokër, turkër, trokër, trukër” dhe zëri monoton i nënos plakë:
“O ri, ri e o ri, ri ,
Djalin o s’ma ka njeri
Djali i djalit, si flori”.
U hap dera dhe nënua e Musinesë, Hanueshea hyri me dru në duar. Eci pak dhe u ul në gjunjë tek minderi i mesit. Një e nga një, i vuri në buhar të thaheshin dhe njërin e vuri në zjarr.
– Ngrehuni, – u tha fëmijëve, – Ejani të lani duart e këmbët dhe të hani bukë!
Fëmijët vajtën edhe një herë te dritarja. Bora kishte rënë gjithë pasditen e kish shtruar një pëllëmbë. Binte edhe kur fëmijët vanë përposh. Binte edhe kur nënua fliste me babamadhin, kokë më kokë, e vështronin flakën e zjarrit. Natë dhe errësirë e madhe kudo. Gjëkundi zë s’dëgjohet. Gjëkundi dritë s’duket, njeri udhës nuk kishte. Dhe jashtë, bora kishte shtruar mirë. Të gjithë ishin nëpër shtëpitë e tyre. Dheu, çatitë dhe pemët qenë ngarkuar. Frynte një erë e lehtë dhe bënte i ftohtë i madh dhe brenda nëpër oda, drurët hidheshin njëri pas tjetrit në oxhaqe. Ishte aq mirë në odën e zjarrit, të shtruar mirë e ngrohtë, me kanatet e dritareve puthitur mirë. S’dukej se ç’qe jashtë. Vetëm flokët ndriçonin e të gjithë rrinin rreth zjarrit. E dinin që ky ishte dimri i fundit i vëllait dhe motrës së vogël që ia hëngri miu dhëmbët. Tani i kishin dalë ato dhëmbë të bukur, të bardhë, të bardhë. Musinea e preu lodrën në mes, sapo i ati e vështroi me qortim. Uli kokën e s’foli fare. Të mëdhenjtë flisnin dhe të vegjlit heshtnin. Pastaj, u hoqën në fund të odasë. Kushërinjtë i luteshin Musinesë t’u rrëfente një përrallë. E vunë në mes dhe ajo rrëfeu përsëri përrallën e së “Bukurës së dheut”.
– Po kjo është e vogël, moj Musine, – i tha Hamiti. – Na thuaj edhe një tjetër, po jo kaq të shkurtër!
– Unë s’di tjetër, – u tha Musinea. – Tani lërmëni të rri ulur pranë zjarrit, se m’u thanë duart!
Hyri në mes të nënos plakë e babamadhit, mu mbi prag të gjirmës.
– Mos u ul aty, Musine, – i tha nënua, – Se s’është mirë.
– Po pse nuk është mirë?
– Se bota flasin keq për ty, merr vesh?
Musinea e vështroi nënon, po të themi të drejtën, s’mori vesh gjë. Erdhi nusja e Reshatit, mëma e Musinesë, Hanusheja me gështenjat e ziera. Hamiti trazoi zjarrin me thikë.
– Djalë, mos e trazo zjarrin me thikë! – i tha nënua.
– Po pse? – pyeti Musineja? – Pse?
– Sepse, moj bijë e nënos, babai tënd vë borxhe dhe kush i lan pastaj? Ku t’i gjejë paratë, që të të martojë, kur të rritesh?
Musineja uli kokën. U turpërua dhe tha me zë të dredhur:
– Unë s’martohem … nuk dua burrë.
– Po si s’martohesh? Po Ganinë, atë qorrin, e harrove? Atë do të japim burrë. Të të rrahë natë e ditë, – u tall nënua.
– Do të të martojmë e do të të dëbojmë nga shtëpia e kur të nisesh nuse, do të nusërosh e do t’ju puthësh dorën krushkave. E do të qash me shami: “Oi, oi”, kur të dalësh nga shtëpia, i tha i vëllai, duke qeshur.
– Eë, ëë, – ia bëri Musinea e zuri të qarët me dënesë e i mbeti gështenja në grykë, kur ndjeu dorën e ngrohtë të Hanushesë mbi supe.
– Na, moj e marrë, – i tha nënua, – Po ne bëmë shaka. Pa s’të martojmë fare, apo jo Hanushe? Po ku të lë mëma ty, që mezi të ka një vajzë të vetme. Do të të mbajë këtu në gji, edhe të duash ti, s’do të të martojmë – i pëshpëriti në vesh Hanushea.
Musinea pushoi të qarët, por dëneste herë pas here, me kokën në gjirin e s’ëmës. Kur u ngjitën për të fjetur, Hamiti filloi të tallet me të: “Kanakare, kanakare/nxirre gjuhën, të të jap një pare”.
Musineja rrëmbeu jastëkun e ia hodhi. Pastaj, u bë një betejë e vërtetë atje lart me të tërhequra flokësh e duke fshehur dorën.
Në mëngjes, Hanusheja hodhi një pallto në kokë, veshi një palë këpucë burrash e duke ecur “pllaq, plluq” nëpër plloçat e oborrit, hapi portën për të hequr borën që kishte zënë derën. Fëmijët u ngritën gjithë gaz e s’përmbaheshin dot. “Borë! Borë! Borë!”
Mëngjes i bardhë, i bardhë.
– Prisni, – u tha mëma – Prisni se është shpejt për në shkollë! Ku veni që tani?
– Të lozim, të lozim, të lozim! – thirrën fëmijët.
– Ç’është kjo zallamahi! – tha nënua – Kini mendjen, mos rrokulliseni e gjendeni, te Grika e Pazarit!
– Jo, nëno, jo. Do të luajmë sa të vijë ora e shkollës. Do të luajmë fare pak, fare pak.
Dhe me të vërtetë, ajo ditë kaloi rrëmujshëm. Edhe në shkollë ata shihnin gjithnjë nga dritarja. Orët u dukeshin të gjata, pa fund dhe mësuese Urania, që e donin aq shumë, u dukej se po i zgjaste orët, po i zgjaste orët më shumë atë ditë. Po si nuk e kuptojnë edhe mësueset, që kur bie bora e parë, fëmijët janë të paduruar e nuk e kanë mendjen të dëgjojnë mësuesit e as porosirat e mëmës apo të të mëdhenjve? Po si nuk e kuptojnë, sepse dihet që të gjithë, të gjithë kanë qenë njëherë fëmijë të paduruar e lojcakë?
– Do t’ju përcjell në shtëpi pas mësimit – i tha Urania Musinesë.
Ai ishte një dimër tronditës për Gjirokastrën. Një vajzë katërmbëdhjetë vjeç ishte endur, si e marrosur nga Ura e Lunxhërisë. Gjirokastra kishte gumëzhirë: “Një vajzë nga Hazmurati u gjend e mbytur në lumë”.
Urania e dinte çdo të ndodhte tani. Kishte aq kohë që punonte për ta bërë shkollën femërore më të plotë, që vajzat të dilnin edhe një vit më të rritura e më të vetëdijshme prej saj, po ajo vajzë e mbytur, ishte klithma e një egërsie të largët. Urania nuk lodhej, nuk lodhej aspak së shpjeguari derë më derë, që nga Varoshi në Palorto, Dunavat e Manalat. Megjithëse ishte ftohtë e binte borë, mësueset e shkollës “Koto Haxhi”, me zemër në dorë, erdhën edhe në shtëpinë e Kokalarëve.
– Hyni, hyni, – u tha Hanusheja.
– Jo, sot s’kemi ardhur për kafe, por për atë vajzë të re që u mbyt në lumë nga thethaçet, – i tha Urania.
– Ah, – tha nënua plakë – Çupa ime, femra është si xham kristali, po u thye thërrmohet e nuk e mbledh dot njeriu.
– Vajzat tona janë shumë të mira, të ndershme, siç e do zakoni shqiptar, – tha Urania. – Ty, nëno, të dëgjojnë të gjithë, të respektojnë të gjithë. Thuaju të mbyllen gojët e liga! Të mbyllen, se do na pengojnë në këto punë të mira që kemi nisur. Tani ne kemi sjellë aq gra në shoqërinë tonë “Përmirësimi”, në kursin për ekonomi shtëpiake, higjienë, qëndisje dhe edukatë morale. Duam që gratë e vajzat e virtytshme të qytetit tonë, arsimdashëse dhe mike të përparimit, të zhvillojnë edhe një kurs për të mësuar shkrim e këndim. Si thoni ju Hanushe hanëme?
Hanushja vetëm buzëqeshi e tundi kokën me shenjë nga e vjehrra.
– Nëno, na ndihmo, të lutem! – i tha Urania.
– Sa të rrojmë, le të mësojmë, – tha nënua. – Pijeni kafenë, se u ftoh! Zoti na ndihmoftë të gjithëve!
* * *
– Se mos hani gjë borë, se kjo është borë e maces! Kur bie për herë të dytë, është e qenit. Vetëm bora e tretë është e njeriut, – porosiste Hanushea fëmijët, kur u kthyen nga shkolla dhe i fluturuan çantat nëpër shtëpi. – Shpejt, secili të rregullojë çantat dhe librat!
Fëmijët u bindën, po nuk po i zinte vendi. Ikën me vrap në oborr dhe filluan lojën. Edhe pak. Edhe pak. I binin njëri – tjetrit. Qeshnin e qeshnin. Pastaj, si çdo vit, në çdo oborr, bënin njeriun prej bore vrap e vrap, njeri trupin, tjetri duart, pastaj sytë me dy copa thëngjilli. Bo, bo, zuri të shkrijë bora. E pikë pikë, kullonin rrëketë nga çatitë me rrasa të hirta. Një erë e lehtë shkundte borën nga pemët. Qielli u mbush me re dhe filloi shiu. Fëmijët hynë brenda. “Brombër, brumbër” nëpër divane. Hidhu Hamiti, hidhu Musinea e bisht nga prapa kushëriri i vogël, i
veshur me një pallto të gjatë deri në fund të këmbëve.
– U, u, u ç’bëni kështu, – u tha Hanusheja, – Ç’bëni kështu, se na rokanisët kokën? Hyni në odë!
I zuri nga duart.
– U, pu pu, akull. Shkoni, uluni pranë zjarrit! U janë bërë gishtat flakë të kuqe.
– Jo, mëmë, s’kemi ftohtë. Duam të lozim, – i thanë ata.
– E tepruat, kështu s’u dua! Pa uluni në minder se do u bie gjëra të mira për zemër. Do u bëj edhe kokoshka, – u tha nënua plakë.
– Oh, oh, sa e mirë je nëno – i tha Hamiti.
Musinea e zuri nënon nga çitjanet dhe s’e lëshonte.
– Lërmë, se do më hedhësh në dhe. Lërmëni! Po të ngjitemi në odën e zjarrit, do t’u them një përrallë.
– Mos na gënje, nëno – i tha Hamiti. – Ti ke thënë se përrallat nuk thuhen ditën se ngucen paratë. Po, po, unë e mbaj mend fare mirë këtë.
– E kam thënë vërtet, po për një herë vetëm s’bëhet qameti.
– Mirë, – thanë fëmijët dhe shkuan në odën e zjarrit. I pari hyri Hamiti, pastaj Musineja e i kushëriri, që mbahej me dorë te muri i derës dhe mezi ngriti këmbën për të kapërcyer pragun, se s’e linte palltua. Hynë të tre brenda, pranë zjarrit.
“Ha. ha, ha”,- ia bënin, duke mbajtur pëllëmbët përballë zjarrit, që t’u ngroheshin dhe prisnin nënon. Ajo erdhi me një pjatë në dorë, tri thela bukë dhe tri copa djathë. E vuri përdhe pjatën e me mashë trazoi zjarrin dhe u tregoi përrallën e “Shamadanit”….

Filed Under: Featured Tagged With: ditelindja, Eglantina Mandia, Musine Kokalari

BIOGRAFIA E MUSINE KOKALARIT, “SONATA E HËNËS” NGA EGLANTINA MANDIA

August 7, 2020 by dgreca

-Me rastin e 13 gushtit 1983- 37 Vjetori i vdekjes së Musine Kokalari-

Nga Ullmar Qvick *- Më ka mbetur vetëm një tekst për të trajtuar në kumtesën time. Ky tekst është një fletë nga Ditari i Musine Kokalarit. E gjejmë në biografinë e Musinesë, ”Sonata e Hënës” nga Eglantina Mandia (Tiranë, 1995). Këtë tekst më dha për përkthim Natasha Lako në lidhje me Javën e kulturës shqiptare që u mbajt në Pallatin e Kulturës të Stokholmit po atë vit. Pas prezantimit tim të ditarit të Musine Kokalarit u interesua për këtë tekst edhe Shoqata e shkrimtares Selma Lagerlöf dhe më dha një honorar për përkthimin. Një nderim posthum për një intelektuale të vyer, jeta e së cilës u bë vuajtje pa fund…

Musine Kokalari, e para shkrimtare femër në Shqipëri, në fund të Luftës së dytë botërore hapi një librari në Tiranë, dhe pikërisht atje gjendet Musineja më 18 shkurt të vitit 1945, kur ajo do të shkruante në ditarin e vet për Selma Lagerlöf-in, laureate të Çmimit Nobel për letërsi. Një vit më vonë u arrestua Musineja, dhe në korrik 1946 ajo u dënua me njëzet vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si ’sabotatore dhe armike e popullit’. Vërtet ajo ishte një nga themeluesit e Partisë Socialdemokrate Shqiptare, dhe si e tillë ajo guxoi të kritikonte komunistët për sjelljet e tyre dikatoriale dhe terroriste në qeverisjen e vendit. Ajo grua e talentuar u poshtërua, u shkatërrua nga regjimi i Enver Hoxhës, duke kaluar18 vite në burgun famëkeq të Burrelit, dhe që nga viti 1964 deri sa vdiq Musineja në vitin 1983, ajo u detyrua të punonte fshesare në qytetin Rrëshen të Mirditës. Turp i madh dhe një krim që nuk do të falet kurrë!
Më falni për emocionet jo shkencore, por tema të tilla nuk mund të përshkruhen me fjalë të thata.

Ditari i Musine Kokalarit për datën 18 shkurt 1945 fillon me një përshkrim të situatës: ”Dita e vdekjes për 17 veta. Plagë të reja që hapen, lotë që po derdhen. Lotë mjerimi që s’kanë të pushuar, se plagë të reja të tjera do të hapen dhe s’lenë as të vjetrat të mbyllen. Hija e vdekjes mbulon qytetin. Drithma i shkojnë në trup çdo njeri. Ngjajmë me gjethet e pemëve që era i lëkund. Një e nga një po ikin e ikin. Një e nga një po na lënë. Kënga e vdekjes u përhap kudo dhe po hyn shtëpi më shtëpi. Ka më tepër se një mot që ka nisur me të madhe dhe nuk dihet se ku do të vejë dhe ku do të mbarojë. Pse heshtin njerëzia? Pse nxijnë rrugët e Tiranës? Mos vallë zemra ime e zezë, që kullon gjak i sheh kështu? Pse shtëpia më duket e ftohtë dhe çdo gjë pa shpirt? Fytyrave tona çdo ditë e më tepër u shtohet një rrudhë. Çdo ditë më të zbehta dhe me flokë të thinjura, nuset. Plaga e shpirtit çdo ditë ftohet dhe kështu dhëmbja dëgjohet më shumë. Dhëmbja shungëllon në boshllekun e shtëpisë sonë të ftohtë.”

Musine Kokalari kishte një dhëmbje të thellë personale: Më 12 nëntor 1944 u ekzekutuan pa gjyq dy vëllezërit e saj, Mumtaz dhe Vejsim nga komunistët. Kjo vrasje, sipas intelektualit Andrea Varfi, kishte qenë një strategji e caktuar, zëri i së cilës u ndie edhe në Tivar. – Nuk do të dimë kush ishte fajtor drejpërdrejt – Enver Hoxha, Mehmet Shehu ose këshilltarët e tyre jugosllavë. –

Notat e hidhërimit në ditarin e Musinësë natyrisht kanë të bëjnë edhe me këtë ngjarje. Në Ditarin e saj Musine Kokalari tregon se si largohet shpirtërisht nga mjedisi e terrorit dhe ankthit, duke lexuar në librari ”Novela suedeze” të Selma Lagerlöf. Musineja mahnitet: ”Penda e saj nuk shkruan, po i bie telave që tingëllojnë muzikën e ndjenjave të zemrës. Fjalët e saj i ngjajnë poezisë stolisur me mijëra zëra, ku natyra merr pjesë, sheh, këndon dhe qan me njerinë bashkë.” Ajo lavdëron suedezët që paraqiten në veprën e Selmës: ”një këngë e pa prerë, që lidh zemrat e njerëzve të një populli të qetë, që do paqen, kënga e dashurisë…. Pasqyra e gjallë e një populli të thjeshtë, të ndershëm, i lumtur dhe në varfëri, kur zemra është e kulluar si ujët e krojve. Pasqyra e një populli me ndërgjegje, ku edhe fukaraj, që është keq për bukën e gojës, e ruan dhe nderon mikun dhe shokun.”

Në këtë rast dua të vërej, se Musineja interpreton rrëfimin përrallor të shkrimtares për njerëzit në krahinën time të lindjes, Vermlanda, me një idealizim disi të tepruar. Mirëpo, pak më tej, mendimet e Musinesë për popullin tonë bëhen më realiste, kur ajo shkruan për marrëdhëniet midis njeriut dhe natyrës vermlandeze: ”Njerëz që me vetminë e natyrës nuk rrojnë vetëm, se kanë një botë të brendshme të pasur, të cilët edhe në gjënë më të vogël të natyrës gjejnë bukurinë e pashoqe: shushurimën e krojeve, këngën e zogjve, fërshëllimin e erës, që tund degë dhe lëkund gjethë, bukurinë e luleve me erë të mirë dhe dëborën në dimër, që vesh çdo gjë me petkun e saj të bardhë, si nusja atë ditë, që le derën e babait për të vajtur tek shoku i jetës.” Ky citim bën të qartë, se Musineja e ka kuptuar plotësisht mentalitetin e suedezit në lidhje me natyrën, një mentalitet që pjesërisht ruhet edhe sot.

Dhe shënimet e Ditarit të saj mbarojnë me këto fjalë shumë prekëse:”Dashuria – burim i jetës na prek dhe na bën të mendojmë si ajo, na bën të mendojmë që edhe ne, ta kemi një vend-Atdhe si i saja, që na e përshkruan. Dhe në mos është ashtu si duket në shkrimet, ajo ka treguar se si vendi i saj, të gjejë rrugën më të drejtë për të qenë të lumtur. Të punojmë për të mbjellur farën e lirisë, ku respekti i çdo njeriu të jetë gjëja e parë. Dhe individualiteti i mbrujtur mbi baza të shëndosha morali në çdo krijesë është ideal. Një ideal që nuk i largohet realitetit, po që i vjen në ndihmë duke rrojtur me nder dhe me djersën e ballit. Një ideal me virtytet më të larta dhe me ndjenja njerëzore!”

Dhe në këtë rrugë që na tregoi Musine Kokalari jemi ne sot. Sepse idealet e lirisë dhe të mbrojtjes së të drejtave të individit duhet të jenë aq të gjalla edhe në botën tonë të tanishme. Në Suedi, në Shqipëri, në Kosovë, kudo.

Tani dua të vështroj këtë studim letrar nga pikëpamja e temës së sesionit shkencor të seminarit ”Kritika letrare dhe periodizimi i letërsisë.” Besoj se për një studim specifik letrar, periodizimi nuk mund të ketë shumë rëndësi. Më me rëndësi është të përqëndrosh vëmendjen te rrethanat shoqërore dhe politike në të cilat veproi shkrimtari, rrethana të cilat kanë ndikuar konkretisht në formën dhe përmbajtjen e veprës së tij. Për mua ka qenë i udhës të shqyrtoj edhe korrektësinë faktike në përshkrimin e lëndës, ose si në rastin e Musine Kokallarit, emocionet e ngjallura nga materiali thelbësor (romani i Selma Lagerlöf-it) duke i vështruar në përputhje me realitetin e kohës.

Mirëpo, një faktor që shpesh harrohet është pozita e kritikut letrar si ndërmjetës midis shkrimtarit dhe lexuesit. Pushteti i kritikut është mjaft i madh. Duke shkruar shpesh recensione me vlerësime për librat në revistën e Shërbimit suedez të bibliotekave, unë jam i vetëdijshëm për këtë pozitë, për rëndësinë e kritereve të shëndosha në rolin tim si kritik-recensues. Nga recensioni im varet në shumë raste suksesi (ose mos-suksesi) i përhapjes së librit në shqyrtim nepër bibliotekat e Suedisë, dhe ndoshta kritiku letrar, si faktor subjektiv, mund të ketë më shumë rëndësi se faktorët objektivë (çmimi, lënda, pozita e shkrimtarit, tirazhi etj.).

Musine Kokallari ëndërronte Suedinë, ambientin e bukur dhe të qetë ku jetoi dhe veproi Selma Lagerlöf, por mundësitë e saj për të parë vendin tonë u shkatërruan nga tragjedia e saj personale e cila ishte edhe tragjedia e vendlindjes së saj. Ajo motër e Gjergj Elez Alisë siç e quan Eglantina Mandia, nuk erdhi kurrë në Vermlandë. Unë mendova për të para dy-tri vitësh, kur bëra një vizitë me bashkëshorten time, e cila është me burim kosovar, motrën e saj dhe vajzat tona, për të ushtruar sportin e dimrit pikërisht në atë pjesë të krahinës ku gjendet shtëpia e Selmës. Gratë dhe vajzat u kënaqën në natyrën e bukur vermlandeze, me liqene, lugina dhe male të larta me pyje të dendura, merreshin me slalom sikur në malet e Brezovicës….

Bashkimi midis popujve ka shumë faqe, dihet, dhe me këtë kumtesë jam përpjekur të ju tregoj se si letërsia shqipe ka dhënë një kontribut të vlefshëm për të mirën e miqësisë suedezo-shqiptare. Dhe kjo, më në fund, është edhe një detyrë në duart e kritikut letrar: Në lidhje me përkthime me material jetik letrar nga një vend, kritiku mund të analizojë nëse libri në shqyrtim ka vlerë për ti dhënë lexuesit mbresa, gjykime dhe pikëpamje nga mjedisi i përshkruar. Kjo natyrisht duhet të bëhet nën kontekstin e egos letrare të veprës.

Për kontributin e shkrimtarëve të shqyrtuar në këtë studim për të transmetuar një element pozitiv suedez në botën letrare shqiptare kam pasur një kënaqësi të veçantë të informoj lexuesit suedezë në librin tim dokumentar ”Mera hjältemod än vete” – Më shumë heroizma se grurë – që gjendet në shtyp.

Ullmar Qvick
NORRKÖPING, SUEDI NË GUSHT V.2004(VOAL)

Filed Under: Featured Tagged With: Eglantina Mandia, Musine Kokalari, Sonata e Henes, Ullmar Qvick

KUJTESË – MUSINE KOKALARIN

February 11, 2019 by dgreca

 

3-Bungo-Makensen

NGA MAKENSEN BUNGO*/

Para  një  shekulli, me 10 Shkurt 1917.   në  familjen e  juristit   shqiptar  Reshat  Kokalari,  që  banonte  atëherë  në  qytetin  Adana  të  Turqisë, lindi  mbas  tre  djemve,mes  një  gëzimi  të  madh, një  vajzë ,  që  ia  vunë  emrin  Musine .

musine-kokalari-foto-origjinale1 Musineja1 Musine-Kokalari

Katër  vite  më  vonë  atdhetari  Reshat  Kokalari u shpërngul  nga Turqia  dhe  familjarisht  u  drejtua  për    në  Atdhe  ,  në  qytetin e  Gjirokastrës. Në  qytetin  e  gurtë  kjo  vajzë  e  vogël    kaloi  fëmijërinë  dhe  përfundoi shkollën  fillore .  Më  vonë   kjo  familje  u  shpërngul për  në  kryeqytet, ku vajza Musine  filloi  dhe  mbaroi  shkollën  e  mesme “Nana Mbretneshë  “.

Kur  ishte  nxënëse    emri  i  kësaj    vajze  me  emrin  Musine u  përmend     si  shkrimtare, pastaj si politikane, si atdhetare, si themeluese e Partisë  Socialdemokrate, më vonë si antikomuniste,si e burgosur dhe, së fundi, si e  internuar.Gjatë diktaturës veprimtaria e saj u dënua dhe emrit të saj  iu hodh baltë. Mbas  shkërrmoqjes së  komunizmit veprimtaria e  saj u  hymnizua dhe  emri i  saj u  përmend me nderim dhe respekt.

 

P O R T R E T I

Musine  Kokalari  ka  një jetë  të shkurtër ,  por  me  një  veprimtari  të  madhe  atdhetare  ,  të  larmishme  dhe  të  guximshëme  .Ajo  është një  lule  në  fushën  e   letrave  shqipe ,  një  flamur  i  përgjakur në  luftën  kundër  komunizmit  ,  një  lapidar  madhështor  i  demokracisë . Tek  kjo  vajzë  u  bashkua  talenti  dhe  guximi  .  Talentin  e  përdori  për  të  shkruar  veprat ,   që  na la, guximi i saj u duk në përleshjen  e egër  me  diktaturën.

Ajo  kishte  një etje të  madhe  për dije  dhe kulturë . U  rrit  me  libra të  ndryshëm ndër  duar  dhe  vdiq  me  ato  në  gjoks    Ato   qenë  shokët  e  saj    të   pandarë.Shkroi  libra  për  popullin, se  e  deshi  ate  të  mësuar  dhe  pjesë  për   fëmijë ,  që  ata  të rriteshin  të   kulturuar  .Ajo  mblodhi  shumë  këngë  të  popullit ,  por  vetë  nuk  këndoi  asnjë  herë   .Mblodhi  zakonet  e dasmës  , por  vetë  nuk  u  bë  kurrë     nuse  . Në  mendjet  dhe  zemrat  e  popullit  ajo  mbeti  nuse  e pa  nuseruar .Hyri  në  botën  kulturore  të  vendit  me  dinjitet  ,  duke  u  respektuar  nga  personalitetet  e  kulturës  shqiptare  si   Koliqi  ,  Xhuvani  ,  Kolea  ,  Pogradeci  etj .

E  urrreu  fashizmin  e  nazizmin    dhe  komunizmin. Formoi   tok  me  shokët  e  saj Partinë  Socialdemokrate të  Shqipërisë  si alternativë    për  clirimin   e  Shqipërisë  .  Bëri    pjesë  në  grupimin  e  parë  opozitar    antikomunist  , që  u  themelua  për  t’i  prerë  rrugën  diktaturës  sllavokomuniste  ,  që  kishte  lëshuar  kthetrat  e  saj  gjakatare  drejt  truallit  arberor. Diktatura  e  luftoi  egërsisht  ,  i  pushkatoi  dy  vllezërit  e  saj  pa  gjyq ,  e  arrestoi  dy  herë   ,  e  torturoi  llahtarshëm   ,   e  mbajti   nëpër  burgje  për  afër  dy  dekada  ,  e  internoi  gjithë  jetën  ,  por  ajo  qëndroi  me stoicizëm  kundrejt  asaj  dhe  mbeti  lapidar  .Musine  Kokalari  ishte  një femër  e  madhe  në  Shqipërinë  tonë  ,  Lëshoi  dritë   në  një  vend  pa  dije  .Punoi  për  bashkimin  e  popullit  ,  kur  ai  ishte i  përcarë  . Sakrifikoi  jetën  e  saj  në  luftë  kundër  komunizmit  për  lirinë  dhe  demkracinë  e  popullit  .

Diktatura  e   vdiq  dhe   u   mundua  ta    zhduki .  Populli  e  fuajti    në  zemrën    e  tij  dhe  sot   ajo  na   msëson    nga  piedestali , ku  e  vendosi   kombi  shqiptar  ,  si  të     luftojmë  për  bashkimin  e  popullit  ,  për  mbarësinë  e   truallit  arbëror    dhe  për  demokracinë  tonë  .

***

KRONIKË   NGA   JETA   E  SAJ

———————————————

10  shkurt  1917 : lindi në  qytetin  Adana  të  Turqisë  .

1921 :  Familja  e  saj  kthehet  në  Shqipëri  dhe  vendoset  në   Gjirokastër  ,  ku  kreu  shkollën  fillore  .

1930  :  Familja  e  saj  vendoset  në  Tiranë  .

1937  :  Mbarion shkollën  e  mesme  “:  Nana  Mbretneshë “  në  Tiranë  .

1939  :Boton  librin e  saj   të  parë “Sic  më  thotë  nënua  plakë  “ .

1941  :  Përfundoi  shkëlqyeshëm  studimet  universitare  në  Romë  ,  në  Fakultetin  e  Letërsisë  dhe  të  Arteve  të  Bukura  dhe  u  laurua  “Doktoreshë  në  letërsi    me temën  “ Litteratura  albanese  ,  Naim  Frashëri  “

1943  :  Së  bashku  me  Skënder  Mucon  , Isuf  Luzajn  dhe  Abaz  Omarin    themeloi  Partinë

Socialdemokrate  të  Shqipërisë.

1944  :  Boton    gazetën  “  Zëri  i Lirisë  “ ,  organ i  Partisë  Socialdemokrate  .

1944 :  Boton  librtin  e  saj  të  dytë  “ Rreth  vatrës  “  .

12  / 1 / 1944  : U  puhkatuan  pa  gjyq  dy  vëllezërit  e  saj  ,  Mumtaz  e  Vesim  Kokalari  .

16 / 11 / :  Arrestohet  dhe  mbahet  në  burg  17  ditë   dhe  lirohet .

Janar  1945  : Boton   llbrin  e  saj  të  tretë  “  Sa  u  tund  jeta  “

23  janar  1946 : Arrestohet  për  së dyti  nga  forcat  e  Mbrojtjes  së  Popullit  .

2  kotrtrik  1946  : U  dënua  me  20  vjet  burg  ,  me punë  të  detyrueshme   dhe  me  konfiskimin  e  pasurisë  ..

1961 :  U  internua  në  Rrëshen  .

1973  :  Del  në  pension  me  gjysëm  page  .

1981  :  Sëmuret  nga  kanseri  ,  por  mjeku   komunist  ,  anëtar  i  një familje e  diktatrurës ,      që  e  kuronte  ,e  svarriti  qëëllimisht , mjekimin  e saj  .

1913  gusht  :  vdes  në  Rrëshen  .

28  \  4 \  1993 :  Presedenti  i  Republikës  së  Shqipërisë ( pas  vdekjes  )  e  dekoron   me  medaljen  “ Martir  i  Demokracisë  “

11 /.2 / 1997  u  mbajt  në  Tiranë   një  përkujtimore   nga  Shoqata   e  ish  të  Përndjekurve  Politikë  Demokratë  ,  ku  u   fol  mbi  veprimtarinë   poiliike dhe  ate  letrare   të  asaj   ,  u  botua    një  album    titulluar “ Mesazh “ dhe  shkolla   9vjecare  në  Kombinat   u  emërtua me emrin  e  saj  .

11 /  2 /  2017    100vjetori  i  lindjes  së  saj u  përkujtua  në  Shqipëri  ,  në  Kosovë  dhe  në  SH.B.A.

S H K R I M T A R J A

——————————-

Musine  Kokalari   së  pari  është     përmendur  si  shkrimtare ,

Ajo   ka  filluar  të  shkruaj  që  në  rininë  e  saj  . Ishin    vitet   1935  —  1937 ,  kur   në  shtypin  e saj kohe  filluan  të  duken  skicat  e  asaj  të nënshkruara   me  pseudonimin  Muza  ,  disa  nga të  cilat  janë të  vendosur  me  titullin  “Këngë  varfërije  “ me  nëntitujt  :” Rrugëve  “ , “Zjarri  “ ,  “Vallja  e  jetës “ , “Këpucët “ , dhe me titullin “ Vatra  e  shkatërruar ” me  nëntitujt  : “Largesa “,  “ Me  jetën  “  dhe  “Nënë  e bir  “

Përvec   skicave të   botuara  ,  na  ka   lënë  edhe  disa  të  pa  botuara  .

Ajo  vajzë  e  edukuar  në  një  familje   përparimtare    ,  me  baba  atdhetar  dhe  me  vëllezër  demokratë  , duke  u  rritur  ,  i  bëri  përshtypje  të  madhe  gjendja  e  mjeruar  e  popullit  tonë  atëherë    dhe     në  skicat  e  saj     e  përshkroi  atë  gjendje  me    përshkrime  tronditës    dhe  me  mendmin     që  duhej   ndryshuar  ajo  gjendje  e  popullit  tonë  .

Duhet  të  përmendim  se  në  atë  kohë  te  kjo  vajzë po  formoheshin  idetë  përparimtare  .

Atëherë    në  shtypin  shqiptar  po  shiheshin  edhe  firma  të  tjera vajzash   letrare ,  por  këto  dalë  nga  dalë më  vonë  u  shuan  dhe  në  fushën  e  letërsisë  shqiptare  mbeti  e  vazhdoi të  ndricojë    gjatë    gjithë  jetës    vetëm  emri i  kësaj  vajze .

Sikurse  jemi  shprehur  shkrimtarja  Musine  Kokalari  na  ka  lënë  të  botuara  tri  vepra  të  plota  ,  të  cilat  i  kemi  përmendur  më  lart  . Këto   vepra  bënë  bujë    jo  vetëm  se  ishin  shkruar  nga  një  vajzë  e  re  ,  por  për  vlerën  e tyre  letrare  .  Ato    janë  shkruar  me  një  stil  të  rrjedhshëm  ,  me  përshkrime  me  ndjenjë  ,  me  një  gjuhë  të  pastër  të  të  folmes  së  Gjirokastrës ,   me  figura  letrare  të  bukura   ,  duke  pasë  për  bazë  përshkrimin  e  zakoneve   të  qytetit  të  asaj   dhe  folklorin  e  atyre  anëve      .    Në  ato     përshkruhet  ajo   botë  shqiptare  që  kishte  filluar të  venitej    dhe    malli  i  autores  për  atë  botë  .  Vlen të   përmendim  se me  një  mall  të  madh  shkrimtarja  ka  përshkruar  edhe   qytetin  e   Gjirokastrës    , mbas  një  largimi  të  gjatë  .

Për  konkretizim  ,  për  të  vërtetuar  cfarë  shprehëm  më  lart , po  shënojmë  një  fragment  nga  vepra  :”  Sa  u  tund  jeta  “

“ Vendi  ku  ke  lerë    e  je  rritur  është  dashuria  e   parë  që  hedh   rrënjë  në

zemrat  tona  .  E  shkuara  ,  ëndërr   e  bukur  .  Qyteti  i  vogël  ,  botë  e  nadhe  që  s’ka  shoqe  për  të miturin  që  hedh  këmbët   e    para   në  jetë . Kujtime   të  paharruara  të  moshës  së  parë  që  kalojnë  përpara  syve  si  ujët   e  kulluar  të  lumit  që  rrjedh  gjithnjë  ,  rrjedh  e   s’kthehet  më  ” .

Ndërsa  për  Gjrtokastrën  e  saj  ,  ajo  është  shprehur  me një  mall   të    madh  : “Gjirokastra  ,  bota  e  madhe  ,  pa  fund  që  s’kish  shoqe  për  moshën  time  të  parë  . Gjirokastra  trime  ,  anë  e  mbanë  me  shëmbinj  e  udhët  plot  gurë  . Gjirokastra  e  të  përpjetëlave  dhe   e   tatëpjetëlave  .  Gjirokastra  plakë  e  regjur  në  mjerime  dhe  varfëri  . Gjirokastra   e  kujave  dhe  e  këngëve  .”

A  nuk  e  kemi  kujtuar  edhe  ne ,  mbas  një  kohe  që    jemi  larguar ,  vendin  ku  kemi  lerë  dhe  qytetin  ku  kemi  kaluar  rininë  ,  atë   pjesë    të  artë  të    jetës     ?

Shkrimtarja   Musine  Kokalari   në  artikullin  e   saj    “Letërsia  dhe  shkrimtari “  është  shprehur  se  “ Letërsia  është  mjeshtëria  e  të  shkruarit  në  mënyrë  artistike   ,  duke  pasqyruar  jetën  shoqërore  në  mënyrë  objektive  . Shkrimtari  është  ai  mjeshtër  ,  që  ushtron  letërsinë  në  dobi  të  njerëzimit  ,  në  shkallkë  kombëtare  dhe  ndërkombëtare  ,  me  anën  e  pendës  . Ai  bën    përgjithësime mbi  botën  , mbi  njerëzit  dhe  mbi  gjithshka  , që  është  lidhur  me  njerëzit dhe  gjithë  popujt  ,  për  zgjimin  e  tyre  ,  për  lumturinë  e  tyre  .Shkrimtari  riprodhon  jetën më  anën  e  përgjithësimeve  artistike  ,  që  quhen  figura  artistike  .“

Ato  që  thotë  shkrimtarja  Musine  Kokalari  në  këtë    artikull  ,  i  lexojmë  në  veprat  e  saj  .

Nga   këto  vepra     kjo  shkrimtare  është  quajtur  edhe  themeluese  e  letërsisë  për  fëmijë  , është  vendosur  denjësisht  në  sofrën  e  lavdishme  të   shkrimtarëve   tanë   ,   emri  i  saj  është  përmendur  edhe  në  një  enciklopedi  italiane  dhe  është  vlerësuar   nga  personalitete  të  kulturës  shqiptare  .

Po  rendisim  disa  nga  ato  vkerësime  :

Dr Sabile Kecmezi  :

________________

“ Kritikët  letrarë  vlerësojnë  se  ajo  ,  pa  dyshim  ,  është  shkrimtarja  femër  më e talentuar  shqiptare  “

Sotir   Kolea  :

_____________

“ Nuk  kam  parë  më  mirë  nga  c’pashë  në   “ Rreth  vatrës  “ , prandaj  dhe e  kam  dhënë  si  shembull   për  të  rinj  që  rreken  të  mësojnë  si  duhet  mbajtur   pena  . “

Sotir  Kolea :

________________________________________

“  Pjesa  që  më  cuat   nga  “ Sa  u  tund  jeta “  m’u  rrëmbye  duarsh  që  ditën  që  erdhi  dhe  mbeti  arrakate  nëpër  duar  të  botës   për  më  se  një  muaj  . M ‘ u  kthye tashti    vonë  ,  të  gjthë  e   prisnin  si    ujët  e  ftohtë  ; kush  e  këndoi  dy  herë  ,  kush  tri  a  katër  herë , duke  shtënë  shkak  se  ua    këndonte  miqve  e mikeshave  . “

Lasgush  Pogradeci  :

_____________________

Musine  Kokalari  hyn  në  thellësi  drejtpërdrejt  në  thelbin  psikologjik  .  Menjëherë  ajo  bashkëjeton  me  ato  që  na  rrëfen  . “

Ali  Dërvalla  :

___________________

“ Libri  i  parë  “  Sic  më  thotë  nënua  plakë  “  dhe  libri  i  ri “   Rreth  vatrës  “   janë  prova  të  një  talenti  të  shëndoshë  .  “

Ndërvalla  :

__________________

“  Musine  Kokalari  ka  një  talent  që  meriton  të  vihet  në  dukje  . Libri  “  Sic  më  thotë  nënua  plakë  “ është  dëshmia  e  prodhimit    letrar  ,  që  ka  me  të vërtetë  një  vlerë  folkloristike  .  Në  këtë  vepër  Musine   Kokalari  ka  edhe  nje  vlerë  artistike  të  një  shkrimtareje  që  fillon   të  prodhiojë  me  dashuri  e  pasion  dicka  të  mirë  ,  të  vleftëshme  për  letrat  tona  . “

Ziaudin   Kodra  :

___________________

Autorja   e    jonë  me  këtë  vepër   hap  e  para ,  në  mynyrë  origjinale  ,  rrugën  e  asaj  pjese  të  letërsisë    që  do  ta  quejshim  “  Letërsi  për  fëmijë  “ .”

Petraq  Risto  :

__________________

“  Shkrimtarja  e parë  shqiptare  ,  jargavan  i  freskët  uji  ,  nuse  me  vello  qelqi . Gjuha  jote  kullon mjaltë  e  flori  ,  ndenjat e  tua  burojnë  e  ne  pimë  e  s’ngopemi  . “

 

Angelo  Leotti  ( italian  )  :

________________________

“  Kam  lexuar  dhe  rilexuar  dhe  vazhdoj  të  lexoj dhe  të  rilexoj  librin  tuaj  të  mrekullueshëm  “  Sic  më  thotë  nënua  plakë  “.  Është   shkruar  me  të  vërtetë   mirë  dhe  ju  paraqes  përgëzimet  e  mija  të  gjalla  . “

Carlo  Taliavini  ( italian  ) :

____________________________

“ Mund  t ‘ju  them  , se  jeni    bërë  e  njohur prej   kohësh  si  një  zë   krejt  i  vecantë  në  letërsinë   shqipe  . “

Duhet  shtuar  se  Musineja  ,    si  na  del   nga  shënimet  e  disa  fragmenteve  ,  që  kemi  lexuar   ,  nga   bisedat    që   janë   realizuar    me  Musinenë  dhe  nga  disa  artikuj  të  botuar  në  shtypin  e  përditshëm  ,  se  peërvec  veprave    që  përnendëm  më  lart  ,  ka   shkruar  edhe  vepra  të  tjera  e    disa  artikuj  dhe  ka  mbledhur  një      material  folklorik  të  madh  gjatë  koihës  në  burg  dhe  sidomos  në  internim   ,  si  është  shprehur  zonja  Ildishane  Kalo  :  “Kryetari  i  këshillit  kishte  urdhëruar  që  të  mbyllej  dera  e   dhomës  së   të  vdekurës  me  celës  deri  sa  të  vinin  të  nesërmen  njerëzit  e  Degës  ,  të  kontrollonin  dhe  të  merrnin   c’kishte  mbetur  . Musineja  kishte  mbi  1000  faqe  pune  të  të  gjithë  atyre  viteve  nga  folklori  i  Mirditës  dhe  nga  ajo  c’kishte  mbledhur  burgjeve  . Kur  e  hapën  derën  të  nesërmen  që  erdhëm  ne  ,nuk u  gjend  asnjë  dorëshkrim  . Edhe  të  vdekur  e  kishin  grabitur    hienat  .”

Ku  përfundoi  ,  vallë  ,  gjithë  ai  material  shkencor  që  e  mblodhi  ajo  grua  e  madhe    në  kohën  e  errët  të  burgjeve  ,  ose  gjatë  kohës  të  lodhëshme  të  internimit   kur  ajo  punonte  si  punëtore  ndërtimi    ? U  gris  ?  U  doq  ? U  kthye  në  letër  ? U  vendos   në  ndonjë  arshivë  ? Ndodhet  në  dosjen  e  asaj  gruaje  ?  Apo  u  vodh  ? U  botua  në   ndonjë  revistë  ?  Apo  e  paraqiti  ndonje  njeri  dhe  mori  ndonjë  titull  shkencor  ?

Do të  ishte  mirë  që   me  nxitjen e  Ministres  së  Kulturës  ,  “ Instituti  i ish  të  Përndjekurve  Politikë “  dhe “ Shoqata  Musine Kokalari “ të    mblidhte  i  gjithë  materiali  i  kësaj  gruaje  të   madhde  ,  dorëshkrimet  ,      veprat  e  pa  botuara  ,  artikujt   e  botuar  prej  asaj    ,  materialin  folklorik  prej  1000  faqesh   ,  dorëshktrimet   e  ndryshëm  letrar  e folklorik  që  u  dorëzoi   të  afërmëve  të  saj    ,    shkrimet  e  botuara  nga  persona të ndryshëm mbi  këtë   heroinë  dhe tok  me  veprat  e  botuara  nga  ajo  vetë    dhe   të  botohen    në  një  vepër  të  plotë  .  Kjo  punë  do  të  ndihmonte  për  ta  paraqitur  sa  më mirë  e  sa  më  të  plotë   personalitetin  e  kësaj  heroine  .

UNIVERSITARJA

————————

Mbas  pëerfundfimit   të  shkollës  së  mesme  , ajo  ,  si  mbas  traditës  së  familjes  Kokalari  ,  si  mbas   shembulli   të    gjyshit  ,  të  babait  dhe  të vllezërve ,    shkoi  në  Itali  për  të  vazhduar  studimet  universitare  dhe  u  vends  në  Romë  .

U  regjistrua  në  Fakultetin  e  Letërsisë  dhe  të Arteve  të  Bukura  dhe  studjoi     vreprat  e   shkrimtarëve  të  botës  perëndihmorë  e  mësoi   jetën  e tyre dhe  përfundoi  stdimet  universitare  shkëlqyeshem .    Në  vitin    1941  u   laurua    “Doktorreshë  në   letërsi “  me  temën    “  Litterartura   albanese  _  Naim  Frashëri  “ . Me që  arriti  përfundime   të shkëiqyera  gjatë  gjiuthë  kohës  ,  mbas  mbarimit   të  studimeve  Universitare  , Musinesë  i  propozuan  ,  që  të  qëndronte  në  universitet  .  Por  ajo  nuk   pranoi  . Ajo  ishte  nga një  familje  shqiptare , vetë  ishte  edukuar  me  dashuri  për  Atdheun  dhe  mendoi  që  të  punonte  për  Shqipërinë  e t’i  shërbente  popullit  të    vendit  të  saj  .

Kështu  menduan  dhe  vepruan  të rinjtë  e  asaj  kohe  :  studjuan  gjatë  gjithë  kohës  me  kujdes  ,  përfunduan  shkëlqyeshëm  , u  propozuan  të  qëndronin  në  universitett   ku studjuan   ,  por  nuk  pranuan .  U   kthyen  në  Atdheun  e  tyre  për  t’i shërbyer  Shqëpërisë së  saporilindur .        Dhe  punuan  për  Shqipërinë  pa  ndonjë    pretendim .

POLITIKANIA

——————–

Kur   u   kthye  në  Atdhe    qëndroi  në  librarinë  “  Venus “ .  që  kishin  hapur  vëllezërit  e saj   dhe  për  pak  kohë  punoi  si  mësuese  në  shkollën  e  mesme  ,  ku  kishte  qenë  dikur  studente  .

Duke  parë  gjendjen  e  Shqipërisë  në  atë  kohë   lufte  ,    ajo  analizoi  dy  forcat  politike , që  vepronin  në  Shqipëri dhe  për  të  forcuar  luftën  kundër  pushtuesit  ,  vendosi    që , bashkë  me  shokët  e  saj  Skënder  Muco  ,  Abaz  Omari  dhe  Isuf  Luzaj   në   nëntor   të vitit  1943   ,  të  formonin  një    parti  ,     të  cilën  e  emërtuan  Partia  Socialdemokrate  e  Shqipërisë  .

Musine  Kokalari  është   e  vetmja  vajzë   shqiptare  që  themelon   bashkë  me  shokët  e  saj  një   parti  politike  dhe  të  punojë  me  vetmohim  në  krye  të  saj  për  të  mirën  e  Shqiupërisë  si  atdhetare  e  vendosur  .

Ja    programi  i kësaj  partije  :

1 ) Partija  Socialdemokrate  ka  për  qëllim  kryesor  të  sigurojë” drejtësi  shqërore “  dhe  “liri  politike” .

2) Partija  Socialdemokrate  është  evolucioniste   për  sa  i  përket  kolektivizmës  ekonimike  dhe  siguron  të  drejtat  e  njeriut  .

3) Partija  ka  pëer  qëllim  kryesor  t’i  sigurojë  bujkut tokën  e  mjaftueshme  për  të punuar  , të  zhduki  shfrytëzimin  ,  spekullimin  dhe  paratizmin  .  Gjith’   ashtu  do  t’i  sigurojë  proletarit   bukën  ,  besimin dhe  të  gjitha  ndihmat  e  tjera  për  t’ja  bërë  jetën  të  këndëshme  .Reforma  agrare   do  të  jetë  etapa  e  parë   e   ndarjes  së  tokës  . Partija  do  të  përpiqet  të vejë  në sbatim   një   sistem  sigurimi  shoqëror    për  mbrojtjen  e  të  gjitha  klasave  shoqërore  .

4) Lirija politike  konsiton  në sigurimin  e  të  drejtës  që  jep   cdo  shtetasi  të  ketë  lirinë  e  fjalës  , të  mendimit,  të shtypit  , të  inisiativës  private dhe të  votës ( opozita   parlamentare ).   Partija  do  të  mundohet  ,  që  të  krijoijë  premisa  të tilla  që  të  kontribujojë  në  edukimin e të  gjitha  klasave  të  poopullit  shqiptar  demokratisht  dhe  paragatitjen  e  tij   për  regjimin  e  ardhëshëm  ku  do  të  mbretërojë  drejtësija  shoqërore  dhe   lirija   politike  .

Lirija  politike  në  drejtësin  shoqërore    gjen  shkakun  e  parë  të  kufizimit  të  saj .

5)Për  sa  i  përket  maradhënjevet  me  kombet  e  huaja   , partija  do  të  frymëzohert

jo  prej    një  nacionalizme  të  ngushtë  egoistike ,  po  prej  një  patriotizme  të  thjeshtë ,  që  pajtohet  me  ndjenjat  e  respektit  e  të  simpatisë  për    atdhetarët  e  kombeve  të  huaj  dhe  do  të  përkrahë     zhvillimin    e  idesë   për  realizimin sa  më   parë  të  një   konfederate  ballkanike  .

6) Partija  ka  për  qëllim  të  luftojë  kundër  cdo  okupatori  për  indipendencën  e  një  Shqipërije  të  unjisuar brenda  kufinjëve  të  saj      etnikë  ,

Sikurse  kuptohet  programi i Partisë  social-demokrate  ishte  për  një  Shqipëri  demokratike  ,  ku  të  kishte      cdo  nënshtetas     drejtësi  shoqërore , liri  politike ,   barazi  shoqërore  dhe  jetë  pa  vuajtje ,  në  qendër  duke  qenë  bujku  dhe  proletari  .

Programi  i  kësaj   partije  i  hartuar  në  vitin  1943,  tre  cerek  shekulli  më  parë  , le mbrapa  programet  e shumë partive  politike  të  vendit  tonë  të  formuara    tani  ,  në  këtë tranzicion  të  tejzgjatur .

Në  një  letër  që  më   ka   dërguar  Isuf  Luzaj  në  vitin  1997 , Musineja  ishte catuar të  drejtonte  punën  e  partisë  në  Tiranë  ,  Vlorë  ,  Korcë  ,  Berat  dhe  Shkodër  .

Politikanja   Musine  Kokalari  pas  formimit    të  Partisë  ,  së  bashku  me  Skënder  Mucon  dhe  me  nacionalistin Osman  Kazazi  , i  cili       gjatë  gjithë  kohës     së  diktaturës ka  qenë  burgosur dhe  internuar  ,  nxorri  organin    e  Partisë  Demokrate   që    titullohej   “Zëri  i  Lirisë “. Numri  i  parë  doli  diën  e  shtunë  në  1  kallnuer  1944. Ghjithësej  kjo  gazetë  doli  gjashtë  numra  .  Në  bibliotekën  kombëtare  ruhet  vetëm  numri  i  parë  .

Mbas  themelimit  të  partisë    Musineja  mendoi  që  për   të  forcuar  luftën  kundër  pushtuesit  ,  të  hynte  në  Frontin  Nacional _ Clirimtar  ,  por   mbas  një  takimi  të  pa  dobishëm     me  ata   ,   ajo  u tërhoq  . .

Ja  se  si  shprehet  shkrimtari   Eden  Babani për  këtë  njoftim  : “  Njëherazi  u  përpoq  të  integronte   socialdemokracinë  e  porsaformuar  në  Frontin  Nacionalclirimtar  ,  por  pa  sukses  ,  për  shkak  të  qëndrimeve  të  udhëheqësve  komunistë  ,  të  cilët  pretendonin  drejtimin  e  kësaj   organizate  të  shpallur  pluraliste  , por  të  katandisur  në  vegël  të  P.K.Sh. tashmë  të  njohur  mirë  . Propozimit  për  të  marrë  pjesë  individualisht   në  Front  ,  iu  përgigj  negadivisht  ,  duke  mos    pranuar  të  jetë  në  udhëheqje  të  tij  . “

Më  vonë   ,  si   deklaroi  në  gjyq  ,  ajo  bëri  pjesë  ,   po  për  këtë  qëllim  me  Ballin  Kombëtar  :  “  Mbas  mbledhjes  së  Mukjes  kam  marrë  pjesë  në  Ballin  Kombëtar  si   socialdemokrate  . “,  _  është  shprehur  ajo.

Nga  fundi  i luftës  Musineja  mbeti    e  vetëme  në  udhëheqjen  e   Partisë Socialdemokrate   ,  sepse  Skënder  Mucon re  vranë  gjermanët    e    Abaz  Omarin  u  vranë   partizanët  dhe  Isuf  Luzaj  u  largua  nga  Shqipëria  ,  se  e  ndiqnin  forcat  partizane  për  ta eleminuar  fizikisht  si  antikomunist  .

Me  gjithë  ate  ajo  e   vazhdoi   punën  në  emër  të  Partisë   Socialdemokrate  edhe  pse  ishte  e  vetëme  në  drejtimin  e  asaj     partije .

FAMILJA  KOKALARI

———————————-

Familja  Kokalari ishte  një  familje  atdhetare  ,  e  kulturuar  dhe  bamirëse  .

Qysh nga    mbarimi  i  luftës  ajo  u  vu  në  shënjeshtër  të  udhëhekjes  së  Partisë  Komuniste   dhe  vecanërisht  të  udhëheqësit  të  saj  Enver  Hoxha  .

Kur  familja  Kokalari      shkoi  nga  Gjirokastra  në  Tiranë  ,  vëllezërit e  Musinesë  u   muarrën  me  tregti ,     hapën  një  librari  në  kryeqytet  ,  ku    qëndronte  Musineja  dhe    në  vitin  1942    krijuan  të  parën  shtëpi  botuese  ,  ku  shërbenin vëllezërit  e  saj  .

Librarija  quhej  “  Venus  “  dhe  shpejt  u  bë  vendi ,   ku  intelkektualë  të  ndryshëm  ,jo vetëm  që  njifeshin  me  botimet  e reja  në  gjuhën  shqipe    edhe  në  gjuhë  rë  huaja  dhe  blinin   nga  ato   vepra   , por  edhe  diskutonin  mes  tyre mbi  ato  botime  dhe  për  probleme  të  ndryshme  të  kohës  .

Në  vitin  1942  vellezërit   Kokalari    krijuan  të  parën    shteëpi  botuese   në  vendin  tonë       dhe   botuan  në  gjuhën  shqipe  kryeveprat  e  letërsisë  botërore . .

Duhet  përmendur  ,  se  në   atë  kohë  zoti  Hamit  Kokalari  ,  vëllai  i  Musinesë  , botoi      veprën  madhore  “  Kosova  ,  djepi  i  shqiptarizmit  “ , një  vepër  historike  më  e  mira  midis  veprave  të  tjera  të  asaj  natyre   ,  që u   botuan  në   atë  kohë  ,si  “ Raca  shqiptare  “  me  autor Dr  Jakov  Milaj  , “  Shqipnia  e  vërtetë  “  me    autor  Dr Besim  Qorri  dhe    “  Lidhja  e  Prizrenit  “  me  autor  Xhaferr   Belegun  . Kjo  vepër    nuk u  pëlqeu   sllavokomunistëve    që  donin  ta  mbanin    edhe  mbas    lufte    nën   robërinë    e  tyre  Kosovën  tonë  martire .

Rrjedhimisht    nga  kultura  dhe  talenti  i  Musinesë  dhe  si  njëra  nga  themeluesit  e  Partisë  Socialdemokrate    e  Shqipërisë ,  nga smira  dhe  urrejtja  ndaj  asaj  ,se  ajo  ishte mbi  ata    ,nga  botimi   i  librit  “  Kosova  , djepi  i  shqiptarizmit  “ i  vëllait  të  saj    , nga   veprimtaria  kulturore     e  librarisë  “  Venus  “dhe   nga  botimet  e  veprave  letrare  që   botonin    vllezërit  Kokalari    në   shtëpinë  e  tyre  botuese “ Mezaxheritë   Shqiptare “  ,  familja  Kokalari  u  bë  e  njohur  në  Tiranë  dhe  fitoi  respekt  .  Por   nga  ana    tjetër   njëkohësisht     edhe    udhëheqja   e  Partisë  Komuniste  e  Shqipërisë  e  shtoi  qëndrimin  e  saj  armiqësor   ndaj  asaj  familje .

Si    rrjedhim  i   këtij  qëndrimi  armiqësor      ,   gjatë    luftës  në  Tiranë  , natën  e  datës  12  nëntor    1944  ,  kur   forcat  partizane  bënë  disa  arrestime në  Kryeqytet  ,  shkuan  edhe në  shtëpinë  e  Kokalarëve  me  urdhër  ,  që  të  arrestonin    të  tre  vllezërit  e  Musinesë  :  Vesimin  ,  Mumtazin  dhe  Hamitin  . Por  njërin nga  ata  ,  Hamitin  ,  nuk  e  arrestuan    se ,   ishte  i  sëmurë  ,  rënë  në  shtrat  me  një  temperaturë të  lartë  .  Ishte  një  urdhër  i  llahtarshëm   ky  që  të      arrestonin    të  tre  vëllezërit  e    një  familje  . Po  atë  natë ata   i  cuan  në  bodrumin  e  hotelit  “  Bristol “  ,  dhe   tok  me  disa  të  tjerë   i  pushkatuan  pa  i  gjykuar  .

Mbas    katër  ditësh   arrestuan  edhe  motrën e atyre  ,  Musinenë  .

Në  familjen  e  Kokalarëve  ra  hija  e  vdekjes  .

Për  të  mbyllur  gojën  e  popullit  , Musinenë    mbas  16  ditëve  në  arrest  e  liruan  nga  burg.

PROCESI   GJYQËSOR

—————————————

Dalë  nga  dalë  diktatura  e  proletaritit  po  vendosej  në  të  gjithë Shqipërinë  e  varfër  me  një  terror  të  madh  . Qeverria  komuniste  po  largohej  gjithënjë  e  më  shumë  nga  bota  perëndimore  dhe  Shqipëria  po  afroihej    cdo  ditë  e  më  shumë  në   ate      sllavo _komuniste  .  Mareshalli  Tito  kishte  hedhur  kanxhat  për  ta  bërë  Shqiërinë  republikë  të  shtatë  të  Jugosllavisë   dhe    Enver  Hoxha  shprehej  se  “ Pa  Jugosllavinë  e  mareshsallit  Tito    Shqipëria   nuk  rron  dot  asnjë  ditë . “

Enver  Hoxha     filloi  të    përgatiste  sgjedhjet  për  të  legalizuar  fronin  e  tij   .

Njerzitt  habiteshin  ,  atdhetarët  mendoheshin  ,  ndërsa    idealistët  vendosën   për  të  luftuar   ,  –  si  është  shprehur  Musineja  në  gjyq   ,  _jo  për  qëllimin  e  përfitimit  të  disa  klasave  ,  por  për  demokratizimin  e  vendit  .”  Dhe  u  formua  një  koalicion  për  të  shpëtuar  Shqipërinë  nga  vendosja  e  një    diktature  .

Ishin  tri  forca   që  e   përbënin   këtë  koalicion  :  Partija  socialdemokrate   e  përaqësuar  nga  Musine  Kokalari  ,   “   Fronti  i  Rezistencës  “  i  përfaqësuar  nga Sami  Qeribashi   dhe “ Grupi  monarkist  “”   i  përfaqësuar  nga  Qenan  Dibra  . Ishte  një    veprim    demokratik dhe    ideal      ky  koalicion   ,  si  u  mësua   veprimtarija  e atij    grupimi  ,      edhe  pse  veproi  për  një  kohë  të  shkurtër  .

Ky    koalicion  nuk  kishte  për  qëllim  për  të  përmbys  me  forcë  pushtetin  . Ata  i   drejtuan  një  memrandum  aleatëve  ,  që  të  anulloheshin  sgjedhjet  e 2  dhjetorit  të  vitit  1945   si  antidemokratike  .  Për   këtë  problem  Musine  Kokalari  takoi   edhe  kolonelin  angles  Palmer  për  të   ndihmuar  koalicionin  .  Por  as  koloneli  Palmer  dhe  as  një   anëtar   tjetër   i   misionit  angles   ,  që  ishte  në  Tiranë  ,   nuk  bëri   ndonjë    ndërhyrje  ,  vetëm se  cdo    ditë  mbas  mbarimit  të  seancave  gjyqësore  ,   njoftonin  Londrën  mbi  zhvillimin  e  gjyqit  .Në  hartimin  dhe  dorëzimin  e  këtij  memorandumi  ka  punuar    shumë  Musineja  .

Diktatura  e  mësoi  formimin  e  këtij  koalicioni  dhe  qëndrimin    e  misionit  angles dhe  e    quajti  këtë  vëprim  si  tentativë  për  përmbsjen  e  pushtetit  me  forcë  dhe  filloi  arrestimet  .   Të   parët    u  arrestuan   kryetarët   e  kalicionit  dhe   pastaj   simpatizuesit  .

U  arrestua  edhe  Musineja  .  Ajo    u  arrestua  në  23  ianar  1946  .

U   përdorën  torturat  më të  llahtarëshme  që  mund  të  krijojë  mendja  e  një  krimneli  ,  jo  vetëm  ndaj  asaj  ,  por  ndaj të  gjithë  të  arrestuarëve .

Po  shënojmë    një  nga  torturat  që   i   përdorën  Musinesë  ,  për  të  kuptuar   tmerrin  e  atyre   torturave  .  Musinesë  i    veshën    një  palë  citjane  ,  i  fytën  mbrenda  një   mace    dhe  e  qëllonin  me  një  shkop  .Duke  u përpjekur    për  të  dalë    ,  macja  e   gërvishte   dhe  Musineja  ndjente     dhi mbje  të  tmerrëshme  .Që  torturuesit  i  kanë  bërë  Musinesë  këtë  torturë  të  tmerrshëme  ,  është  më se  sigurtë  ,  se  ia  ka  thënë  vetë  Musineja  një  kushurirës  së  saj     .

Mbas  afër  pesë  muajësh  torturash  në  2  qershor  të  vitit 1946  filloi  procesi  gjyqësor  kundër  atyre “ armqëve të   popullit “,  që  kishin  dashur  të  përmbysnin  Pushtetin  Popullor  me  forcë  .

Gjyqi  u  bë  në  kinema  .  Ajo    u  mbush  me    njerëz  të  sgjedhur  :  anëtarë   e   kandidatë  partije  ,  të  rinj  komunistë   ,  nëpunës  besnikë të  diktaturës   dhe  familjarë  të   këtyre    .  Trupi  gjykues    përbëhej    nga  persona  të  njohur  për  dënime  drastike   . Salla  e  gjyqit  plot     me   parulla  të  ndryshme  , ushtonte  nga  thirrjet  e  asistuesve    për  gjak  e  varje  në  litar  .  Jasht  kinemasë  kishin  vendsur  dy  altoparlantë  të  fuqishëm  që  të  mësonte  populli  jasht  “  krimet  e  armiqëve  të  pop[ullit  ,   që  kishin  tentuar  të  rrëzonin  me gjak  qeverrinë  .  “

Do  të  gjykoheshin  mbi  30  vetë  .  Të  gjithë  akuzoheshin  kush  më rëndë  se  tjetri  .

Musineja  akuzohej , midis  të  tjerave  ,  se : kishte  bashkëpunuar  me  krerët  e    Ballit  Kombëtar  e  të  Legalitetit  ,  kishte  sabotuar   Pushtetin  Popullor ,

kishte  marrë  pjesë  në  të  gjitha  mbledhjet  e  fshehta  ,  që  kishte  bërë  Grupi               Socialdemokrat  , Grupi  i Rezistencës  dhe  ai  Monarkist  , kishte  pasë  lidhje me  të  arratisurit  politikë  për  të  përmbysur  Pushtetin  Popullor   dhe  se  kishte  hartuar  nota  drejtuar  aleatëve  për  të  kërkuar  ndërhyrjen  e  tyre .

Musineja  në  gjyq  mbajti   një qëndrim  dinjitoz  .  Ajo  e  dinte   se do  të dënohej  ,  madje  edhe  shumë  rëndë    , por  me gjithë  ate  nuk  e uli kokën  ,  nuk  cfaqi  asnjë  shenjë  dëshpërimi  e  shqetësimi  .  Ajo  u  përplas  me  kryetarin  e  gjyqit   ,  e  kundërshtoi  ate  ,  tregoi  me  mburrje veprimtarinë  e  saj   si shkrimtare   dhe  si  politikane . Me  gjithëse  gjatë   debateve   me   kryetarin   e     gjyqit   ,  njerzit  që  ishin  në  sallë  ,  ulurinin  me  të  madhe    kundër  asaj  ,  ajo  nuk  u  shqetësua  fare  ,  por  i  përgjigjej   atij    me kurajo  .

Ajo  nuk  pranoi  asnjë  nga  akuzat   .  Por  edhe  nuk mohoi  asngjë  nga veprimtaria  e  saj  politike ,    për  të  ulur  dënimin   .  Kështu  ajo  deklaroi  se  kishte     bashkëpunuar  me  Ballin  Kombëtar  dhe  se  kishte    drejtuar  gazetën  “ Zëri  i  lirisë  “ që  ishte  organ  i  Partisë  sociualdemokrate  :  “ Mbas  mbedhjes  së  Mukjes ,  _  dekklaroi  ajo  ,  _ kam  marrë  pjesë  në   Ballin  Kombëtar  si  socialdemokrate   dhe     kam  qeë përgjegjëse  e  gazetës  “Zëri  i  Lirisë  “  ,  në  të  cilën  kam  botuar  artikuj  , ku  flitet  për  cështjen  e   Kosovës  në  bazë  të  Kartës  së Atllantikut  .” Të  flitej  atëherë  se  kishje  bashëpunuar  me  Ballin  Kombëtar  ose  të  përmendje  se  kishje  shkruar  artikuj  për  Kosovën   martire  ishte  një  vetvrasje .  Por  Musineja  i  tha  aio  pa  pikën  e  frikës  .

Vetëm nga  kjo  shprehje  ,  kuptohet  guximi  dhe  trimëria  e   asaj   vajze  në  atë  gjyq  të

të  llahtarshëm .

Kur   kryetari  i  gjyqit  e  akuzoi  se  ishte  fajtore , ajo    iu  përgjigj  : “ Unë  s’jam  fajtore . S’jam  komuniste dhe  kjo  s’mund   të  quhet  faj  . Unë  jam  nxënëse  e  Sami  Frashërit    Me  mua  ju  doni   të  dënoni  Rilindjen  . “

Me  një   mbrojtje  të  tillë  ajo  hodhi  poshtë  akuzat   , që  i bënin  asaj  .

Ajo  gjatë  procesit  gjyqësor   shprehu  edhe  atdhedashurinë  e  saj  : “Unë  e  dua    vendin   tim  edhe  pse  nuk  jam komuniste  .  Unë  e  dua përparimin    ,  edhe  pse  nuk  jam komuniste   . Unë  e  dua  përparimin  e  tij  . Ju  mburreni  ,  se  e keni  fituar  luftën  dhe  tani  ju    jeni  fituesi  , që  doni  të  shuani  ata  ,  që  ju  i  quani  kundërshtarë  politikë  .  Unë  mendoj  ndryshe  nga  ju  ,  por  unë  e dua   vendin  tim  . Ju  jeni  duke  më  ndëshkuar  mua  për  idealet  e  mia  .”

Me këto  fjalë  ajo  nga  e  akuzyar  kthehet  në  akuzuese    dhe  akuzon  sistemin  e atrëhershëm  që  e  kishte  arrestuar  dhe  nxjerrë  në  gjyq  për  ta  dënuar  .

Në  vazhdim  të  gjykimit  Musineja  kundërshton  : “…Unë  në  burg  s’duhet  të  jem .  Unë  s’jam  fashiste .  Unë  kam  kulturë  demokrate  .” Dhe  me  këtë  qëndrim    para  trupit   gjykues    ajo  me  krenari  i  tregoi  gjykatësve  të  kuq  formimin  e  saj kulturor  ,  për  të  cilën  formim  ata  edhe   po  e  gjykonin    e  do    ta  dënonin  .

Por  pika  më  kulminante  e  guximit  të  kasaj  vajze    gjatë  procesit  gjyqësor  ,  është  kur   ajo    me  kurajo  të  pa  imagjinueshme     i  tregoi  kryetarit  të  gjyqit   fundin  e   karrierës  së  tyre  si  shërbetor  i  diktaturës  ,  që  ai  po  mbronte me    aqë  zell :

Kur    një  jë  grua  , uluriti  me  urrejtje  nga  përgjigjet  e  Musinesë     “   Me  vdekje  !   Në  litar  !  “, kryetari  i  gjyëqit       iu  drejtua  Musinesë  me  mburrje  “  E  akuzuar  ,  e  dëgjon  ,  se  c’thotë  populli  ? “ .  Ajo  iu  përgjigj  qetë  ,   qetë  : “Nesër   këtë  do   ta   thonë   edhe  për  ju  .”

Ishte  një  parashikim  ,  që  më  vonë  do  të  bëhej  realitet ,  kur    do  të  pushkatoheshin    shokët  e   gjykatësit     po   nga  ajo  diktaturë  që  ai     po  dënonte   të  pandehurën  Musine  Kokalari  .

Kështu  iu  përgjigj   “ armikja  a  popullit  “  njeriut  që  po  e  gjykonte  për  të  vendosur  vdekjen  e   saj  .

Kush   i  akuzuar    i  është     përgjigjur    kështu   atëherë    një  gjykatësi  ?  ? Cili  i  akuzuar    pati  guximin  të  vepronte  kështu  ,si  veproi  Musineja   peërpara   gjykatësit  ,  që  do  të  vendoste  për  jetën  e  tij     ?

Musineja  nuk  pranoi  avokat  . ajo  e  mbrojti  vetë  veten  e  saj   si  një   politikane  e  aftë  ,  si  një     demokrate  e  sprovuar  e  si  antiko\muniste  e  vendosur  . Dhe  duhet  të  kujtojmë  ,  se    ajo  atëherë  ishte    29  vjecare  .

Kur  kryetari   i  gjykatës  ushtarake  deklaroi  dënimin  e  Musinesë  ,  u  shpreh  edhe  se  ,   “Kjo  grua    ka   zhvilluar    një  aktivitet  të  gjërë  kriminal  e  terrorist “

Kush  është  aktiviteti  i  gjërë  kriminel  dhe  terrorist   i  asaj  gruaje  ?  Se  kishte  shkruar  libra  ?  Se  kishte  studjuar  në  një  universitet  të  Italisë dhe  ishte  një  grua  e  kulturuar   ?  Se  kishte  formuar  Partinë  Socialdemokrate  ? Se  kishgte  botuar  një  gazetë  politike  ? Se  kishte  bërë  pjesë në   grupimin  e  parë  opozitar  antikomunist  “Bashmkimi  Demokrat  Shqiptar ?  Se   kishte  formuluar  memrandumin  kundër  sgjedhjeve  antidemokratike    ? Se  kishte  biseduar  me  kolonelin  engles  për  të  ndërhyrë  që  të   anulloheshin  sgjedhjet  ?  Se  kishte  zhvilluar  një  veprimtari  antikomuniste  për  ta  shpëtuar  popullin  shqiptar  nga  vendosja  e  një  diktature  të  egër  ?

Këto  i  quante  kryetari  i  gjykatës  ushtarake  aktivitet  të  gjërë  kriminel  e    terrortist  ?                                     Në  fund  të  procesit  gjyqësor   kryetari  i  Gjykatës  Ushtarake   njoftoi  dënimet

për  të  akuzuarit  :  tre  përfaqësuesit  politik  që  kishin  formuar  grupimin  opozitar  u  dënuan  me  vdekje   dhe  më vonë  u  pushkatuan  ,  ndërsa  Musineja  ,  përfaqësuese  e  socialdemokratres ,  u  dënua   me  20  vjet  burg  .

Pse  ky  ndryshim  ?

U  erdhi  keq  për  këtë  vajzë   që  ta  pushkatonin   ?!    Apo  që ajo   të  vuante  gjithë  ato  vite  duke  punuar  si punëtore  në  ndërtim  dhe  në  bujqësi  deri  sa  t’i  dilte  shpirti  ?               Diktaturat  nuk  e  njohin   mëshirën  .  Ato  e  skuqin  vendin  me  gjakun  e  kundërshtarëve   të  saj    për  të  sgjatur  jetën  e   diktatorëve   .

N Ë     B U R G

—————————

Për  Musinenë  filloi  jeta  e  burgut  , në  burgun  e  grave  .

Nga  një  jëtë  e lirë  ,  në  një  jetë   pa  liri  mes  grave  të   burgosura  ,  sepse  kishin  dashur  liri  .

Se  lirinë  ia  vodhën  njerzit  ,  që nuk  e  njifnin  lirinë  ,  ia   grabitën  ata  njerëz ,  që  nuk   e  dinin    c’ishte   lirija  ,    Ia   rrëmbyen  njerzit  ,  që  nuk  e  dinin  ,  se  c’ mund   të  bënte    lirija  .

Ata  lirinë    e  kishin  zëvendësuar    me  robërinë   .  Dhe  mburreshin  që  e  kishin  bërë  këtë  zëvendësim     . Se  ata   nuk  ishin  edukuar  me   dashurinë  .  Ata  ishin  edukuar  me  urrejtjen ,  vetëm  me  urrejtjen     .  Ata  nuk e   njifnin  fare  dashurinë  , këtë  ndjenjë  të  bukur  ,  që  e   sbukuron njeriun  .  Ata  njfnin  vetëm  urrejtjen ,  këtë  ndjenjë  të  egër  ,    dhe  ,  pse   ishin   trasnsformuar  në  njerëz   të  tillë  ata  njerëz   i  torturonin  ato  të  burgosura ,    i  mërzitnin  , i dëshpëronin    ,  i  bënin  që  të  vuanin  ,  i   ofendonin  ,  i  provokonin    dhe  mburreshin  me  urrejtjen  e  tyre  dhe  krenoheshin  me  torturat  e  tyrë  shtazarake  ,që  u  bënin  atyre  grave .

Në  atrë  vend  ku  ndodhnin  gjthë  ato  krime   me  emrin     burg  ,  e  futën  Musinenë  .

Ajo  pa   ndërtesën  e  madhe  të  burgut  me  roje   të  armatosura  lart  në  kabinat  , por     nuk  u  drodh  ,  se  e  dinte që  në  atë    ndërtesë    diktatura   masakronte    lirinë  .

E    futën  në   një     kaushë  të  qelbur ,  të  errët  e  të  frikshëm  ,  ku   iu   zu     fryma  ,  pa  atë  ambjent  të    tmerrshëm ,   që  të  llahtariste  ,  por     nuk  u  trondit      ,  se  e  dinte  se  cfarë  do  ta priste  .

Pa   gratë    e     burgosura  , të  venitura  , të  dobësuara  , të  heshtura  dhe  iu  dukën  si  fantaznma   e    i  erdhi   keq   për  vuajtjet  e   atyre   grave    ,  se  e   kishte   mësuar  nga  veprat  që  kishte  kexuar  ,  se  sa  e  egër  është  diktatura  .

Qëndroi  e  heshtur  në  mes   të  atij  kaushi   për  disa  caste  në  një  heshtje  të hidhur  .

Kur   ndëgjoi  që  roja  mbylli  derën  e  hekurt  të  kaushit  ,  Musineja  ktheu  kokën  me  neveri  nga  njeriu  i  diktaturës , që iu  mbylli     atyre  grave  derën  e  kaushit  të  atij  burgu  .

Ato  gra  të  burgosura  në atë  burg  pa  dritë  ,  pa  ajër  të  pastër  ,  pa  liri  .

Po  ,  përse  ,  vallë  i  kishin burgosur  ato  gra  ?

C’ kishin  bërë    ato   të shkreta    ,  që  i  kishin futur  në  atë  vend ,  ku     përleshej  jeta  me  vdekjen  mes  psherëtinemave   e  mallkimeve  të  heshtur  ?

Mbas    pak  Musinesë  i  buzëqeshi  njëra  nga  ato   gra  dhe e ftoi   me    dorë    t’i  afrohej  .      Musineja   e  shikoi  me  kujdes  dhe  e  njohu .   Kishin   qenë  tëe  dyja  në  një  klasë  në  shkollën  “ Nana  Mbretneshë  .”   Shkoi  te ajo   e  u ul  pranë asaj   .  Nuk  u  përqafuan  .  As   nuk  u    puthën  .  As  nuk  i folën  njëra  tjetrës .  Por  shikuan   njëra  tjetrën  në  heshtje  . Ishte  një  beshtje  që  bënte  shumë  pyetje .  Pastaj     filluan  të bisedojnë    tok , ngadalë  ,     por   lirshëm  .  Ajo  i  tregoi    se e  kishin  dënuar  si  agjente ,  sepse  kishte  biseduar  anglisht   një  ditë  në  Tiranë  me  një   punonjës  të  misionit  angles .   Edhe    Musineja i  foli  mbi  jetën  e  saj  .

Pastaj  heshtën  .  Folën  pak  ,  por  shprehën    shumë  .  Ishte  një    heshtje  që  zëvendësonte  fjalët  .  Një  heshtje  tmerresh  ,  vuajtjesh ,  mjerimesh  .Një  heshtje  e  frikëshme  .

Mbas  asaj  dite  Musineja  kaloi  plot  vite  njëri  mbas  tjetrit  nëpër  burgje  të  ndryshëm ,njëri  më  i   vështirë  se  tjetri  ,  i  dyti   më  i  llahtarshëm  se  i  pari   me  trajtim  antinjerzor dhe  me   vyuajtje  të  tmerrëshme  .

Por   Musineja    I  luftoi  vuajtjet  e  burgut  me  idealin  e saj  , I  përbuzi  rojet  e  diktaturës me  qëndrimin    heroik   , i  mëkoi   gratë  e  burgosura  me  krenarinë  e   vet  .   Duke    i  mëshiruar    në  heshtje    ato  gratë  e  burgosura  ,  të    rriturat  i  quajti  nëna  dhe  të  rejat ,   motra  . Dhe  u  shërbeu  të  githave  ,   kur  patën  nevojë  me  kujdesin  e  një  nëne dhe  me   dashurinë  e  një  motre  .

Ja  cfarë  thonë   dy   nga  shoqet  e  saj  për  jetën  e  Musinesë    nëpër    ato  burgje    varr :

DRITA  KOSTURRI  :

______________________

“  Xhelatët  tërboheshin  ,  nuk  e  duronin  qëndrimin  shpirtror  të  Musinesë  ;  e  thërrisnin  ,  e    merrnin  në  pyetje   ,  e  provokonin  ,  por  ajo   e   qetë   e  papërfillshëme  ,  krenare  e  me  kulturë  nuk  u jepte  shkas  për  asgjë  .”

NURCE   K0CULI  :

__________________

“  Musineja  kishte   një    shpirt  human .Kush  ishte sëmurë  ,  ajo  i  vinte  me  një  herë  në  ndihëm  .  Kush   ishte  e   dëshpëruar  ,   ajo  ia  hiqte  vuajtjet  dhe  i    ndihmonte  qëndresën .

Ajo  ishte  shembëlltyrë  e  virtytit  . “

Qëndroi  16  vjet  nëpër  burgje  dhe   bëri    jetën   e  egër  të  atyre  të  burgjeve  të  diktaturës   .  Por  hyri  Musine  e  doli  prej  andej  prap  Musine  ,  Musine  Kokalari   .

I N T E R N I M I

———————–

Nga  burgu u  lirua  në  8  tetor  1961.

Por vuajtjet nuk  iu  mbaruan  .   Sa   doli     nga  burgu  ,  te  dera  e  tij   e  priste  një  xhips  i Degës. E  futën  në   makinë  dhe  e  internuan  në  Rrëshen  .

Rrësheni  , qyteti  mes  maleve ,  me  shmë  dimër  e  me  pranverë  të  vonë  ,  me  borë  dhe     me  shi    ,  me  pak   gjelbërim  e   me  më  pak lule  .  Vend  burrash  me  kuvëende  pleqsh  . Me  shumë  pushkë  ,  se  sa  libra  . Cerdhe  bese  e  sofër  bujarije  .

Në  atë  qytet  e  dërguan    Musinenë ,  në  atë  qytet  malor   .  të  largët .

Ndër  këto  male   të  lartë   e  ndër     ato   fusha    mocalishte  i dërgonte   diktatura     kundërshtarët  e   saj      për  të  vuajtur  mbas  dënimeve  nëpër  burgje  . Dënime  pa burg,  dënime   pa pranga  .  Por  me  vuajtje    të  gjata  , më  të  lodhëshme  ,  më  therrëse  ,  më     cfilitëse   .

Urrejtja  e  diktaturës është  e  tmerrëshmë  ,  e egër  ,  vdekjeprurëse

Ky  ishte  dënimi  i  dytë   peër  kundërshtarët  e  dikaturëes  ,  që  mbaronte   me    një  vdekje   të  ngadalëshëme  ,  të  heshtur  .

Prandaj   Musinenë   nuk  e  dënuan  me pushkatim  ,  por  e   dënuan  me   njëzet  vjet  burg  ,  që  të  vuante  tmerrësisht   gjithë  ato  vite   deri  në  vdekje  .

E   strehuan   në  një  dhomë  haur  të  një  shtëpije    gjysëm  e  rrënuar  . Përballë  dhomës  së  saj  banonte një   psikopat   ,  që    vështronte    se   kush  hynte  e  kush dilte  nga  dhoma  e  Musinesë  dhe  shpejt    shkonte  e  raportonte  . Dhe  vec  këtij  njeriu  ,  i   vurë  edhe    dhjetë    të  tjerë   ,  që  të  kontrollonin  jetën  e  saj  në  cdo  vend  e  në  cdo  kohë  .

Jetoi  vetëm  ,  në  një  vetmi  të   madhe   në  atë  dhomë  ,   ku   në  murin    në  ballë    të   saj   më  vonë   ,  si  ka  shkruar  ,   vendosi   disa  fotografi  :

“ Në  odën  time  të  vogël  përballë  kam  vënë  fotografinë  e  iluministit  të  njohur    Samiut  ,  të  poetit  Naim  ,  të  patriotit  Sotir  Kolea  , të  punëtorit  të  gjuhës  shqipe  e  të  Lëvizjes  Kombëtare    Jani  Vreto  , të  arësimtarit  Koto  Hoxhi  ,  të   mendimtarit  Naum  Veqilharxhi  ,  të  të  nderuarit  De  Rada  dhe  të   të  urtit  Aleksandër  Xhuvani …

Në  vetminë  time   nuk  jam  vetëm  ,  jetoj  me  njerëz  të  nderuar  ,  të  ditur  e demokratë  ,  që  kanë  punuar  për  vendin  ,  për  mëmëdhenë  gjer  sa   mbyllën  sytë  …

Unë  jam nxsnësja  e  tyre  . …”

Nga   këto  fjalë  që  ka  shkruar  Musineja  ,  tregon  respektin  dhe  dashurinë  për  njerzit  që  kanë  punuar  për  mëmëdheun  dhe  duke  vështruar  fooigrafitë  e  tyre  ,  krenohej  për   veprimtarinë  e  tyre  ,  harronte    vetminë  e  përherëshëme  në  atë  odë  haur  dhe  mburrej  që  ajo  ishte  nxënësja  e  atyre  burrave  që  punuan  për   Shqipërinë    deri  sa  mbyllë

sytë .

Një  ish  i  përndjekur  politik  më ka  treguar  se  si  e  ka  njohur  Musinenë ditët  e para     në  internim  .

G J E R GJ    M A R K U    :

_________________________

“ Musine  Kokalarin  e  kam   njohur  kur  isha  nxënës  në gjimnazin  e  Rrëshenit  ,

Me  njeri  tetrin  pyesnim se  c’kishte  bërë  që  e  kishin  sjellë  në  Rrëshen  ,  nga  ishte  ,  ku  i  kishte  njerzit  .Kur  mësuam  se  cila  ishte ,   filluam të ndjenim  dashuri  e vespekt  për  ate .

Banonte  në  shtëpinë  më  të  keqe  të  Rrëshenit  . Jetonte  fare  vetëm  .Nuk  i  afohej  njeri  ,  por  edhe  ajo  nuk  u  afrohej  të  tjerëve  ,  që  të   mos  i  dëmtonte  .

Ishte  grua  me kulturë  .  Ishte  frekuentuese  e  rregullt  e  librarisë  dhe e  bibliotekës   .

Vishej  thjeshtë  ,  por  pastër  e  bukur  . Mbante  një  pelice  të  zezë  lëkure  dhe  një  cantë  në  sup  .

Cdo  ditë  mbas  punës    dilte  nga  shtëpia  e  shkonte  deri  te  Ura  e  Fanit  dhe  në  klubin  e  atjeshëm  pinte  një  kafe  .   .

Asnjëherë  nuk  e    shikuam  të  dëshpëruar  .  Ecte  ngadalë  ,  e  qetë  dhe  kurrë  nuk  e uli  koën  .  Që  në  paraqitje  dukej  fisnike  . Populli  fliste  mirë   për   ate  .”

Ndërsa  zonja    mirditore   Prena   Gjeci  ,  shoqe  e  saj  ,  më  ka  folur  shumë   për  ate  .

P R E N A     G J E C I

_________________________

Unë  jam  shoqja  e  saj më  e  vjetër   U  njofta  me  ate  që  ditën  e  paë  që  filloi  punën  në  Rrëshen    dhe  u  ndava  nga  ajo  dy  ditë  para  se  ajo  të   vdiste  .

Punuam  tok  në  llac , në  transportimin  e  tullave  e  të  gurëve  ,  në  ngritjen  e  mureve  .  Ishte  e  pa  mësuar  në  punë  .  Ditët  e para  duarët  dhe  këmbët  e  saj  u  përgjakën  . Me  gjithë  ate   ajo  kurrë   nuk  u  ankua .  Në  punë  ishte  shumë  korrekte   .  Ishte  guximtare  dhe  kurrë  nuk  përulej  . Kishte  shumë  vullnet  . Punonte  si  një  punëtore  e  mësuar  . Padrejtësitë  që  i bëheshin  në  punë  nuk i duronte  . Kundër   atyre  ankohej me  guxim  .

Kishte  një  dashuri  të  madhe  për  njerëzit . Edhe  ata  që qëllonte  ta  ngacmonin

duke  i  hedhur  ndonjë fjalë  ,  ajo  nuk  i  urrente . “  Nuk  janë   fajtorë  këta  ,  fajtorë

janë  ata  që  i  kanë  mësuar  , thoshte dhe  qeshte   .

Ndiente  një  dashuri  të  madhe  për  të  varfërit  . Me  aq  sa  kishte  mundësi ,  i  ndihmonte  . Vecanërisht  fëmijët  i  donte   shumë   U   fliste  ,  i  ledhatonte  ,  i  përqafonte dhe  shpesh  u  jepte  edhe  këshilla  . Vajzën  time   e    donte  shumë  .  Cdo  të  djelë  e  ftonte  për  drekë . Në  dhomën  e  saj  pranë  krevatit  mbante  një  kukëll  të  madhe . Rrobat  ia  ndërronte  herë  pas  here ,  E  donte  si  fëmijë  .

E  kisha  shoqe  shkuar  shoqes   U  bëmë  motra  nga  puna  plot  vuajtje ,  nga  jeta  plot  tmerre  ,  nga   fatkeqësitë  që  na  ranë   mbi  kokë    .  Flisnim  me  njëra    tjetrën  për  cdo gjë   ,  qanim  hallet  .  Ajo  na  jepte  zemër    për  cdo  gjë  .  Dhe  më  është  gjendur  pranë  gjthëmonë   ,  si   fisnike  që  ishte  , Më  erdhi  shumë  jeq  që  nuk  mora  pjesë  në  varrimin  e  saj . “

Këto   dy  biseda  për  Musinenë  na  tregojnë  shumë  mirë   qëndrimin  e  saj  gjatë  kohës  së  internimit   në  Rrëshsen  .

Kaloi    shumë    vite      Musineja  në  Rrëshen ,  shumë  vite  me  shumë    halle  dhe  plot  derte   ,  halle  dhe derte    mes  vuajtjeve  të  vazhdueshme .

Këto   halle  dhe  derte i  krijojnë  diktaturat   ndaj  kundërshtarëve  të  tyre    ,  që  të   gëzojnë  diktatorët  dhe  të  sgjhasin  jetën  e  tyre  të    përgjakur    .

Por   popujt  nuk  falin  .  Ata  janë  gjykatës  të   pa  anëshëm  dhe  të  pa  kundërshtueshëm  .  Ata    me  guxim   u  vërsulen  pastaj  diktatorëve ,  i  tërhekin  svarrë  ,  i  gjykojnë  e  i  zhysin  thellë  në   llumin  e  ndyrë  të  krimeve  të   tyre  të   përgjakur ,  ndërsa  heronjtë    i  ngrejnë  lart  madhërishëm  në  qiellin  e  pastër  të  pavdekësisë  .

Kështu  ndodhi  me  Musinenë  . Ajo  me  qëëndrimin  e  saj   mposhti  egërsinë  e  diktaturës dhe  nderoi  veten  si  antikomuniste  e  vendosur shqiptare  .

SË M U N D J A

————————

Mosndërhyrja   e  aleatëve    për  të  shpëtuar  Shqiërinë  nga  sgjedha  sllavokomuniste  , arrestimi  i  saj  nga  diktatura  ,  torturat  në  hetuesi  ,  streset  gjatë  kohës  së  procesit  gjyqësor  ,  mohimi  i liririsë  për  një  kohë  të  gjatë     nëpër  burgjet  e  diktaturës    ,  internimi   i  gjatë  në Rrëshen  ,  jeta  e  vetmuar   dhe    puna e  rëndë  gjatë  burgimit  dhe  internimit  ,  ndikuan  në  gjendjen  shëndetësore  të  saj   .

Filloi  të dobësohet  ,  të  ndjejë  dhimbje  ,  të  shqetësohet  dhe  një  ditë  mbas  analizave   iu  komunikua  se  ishte  prekur  nga  sëmundja  e  pashërueshme   e  kancerit  .

E  shtruar  në  spitalin  onkologjik  të  Tiranës  priti  të  operohej  që  të  luftonte  sëmundjen  e   saj  .  Por  nuk  po  interesohej  njeri  .  Mbas  kësaj heshtje  të  qëllimshëme       që  duhej  të  ndërhynin    ,  ajo  e  kuptoi  qëllimin  antinjerzor  të  mjekut  komunist  me  banim  në  Bllokun  e  Udhsëheqjes  Qeverritare     dhe  shkruan  “ Unë  kuptova  një  gjë  .  Për  mua  jo  vetëm  që   nuk  interesohen ,  por  kanë  qejf  të më  svarritin   .  Dhe  vetë  kontrollet  e  këtyre  muajve  s’janë  gjë  tjetër  vecse  fjalë  të  kota  .  Sipas  rregullave  unë   duhet  të  isha   operatuar  këtu  e  gjashtë  muaj  më  parë  .   Cfarë  do  të  ngjasë …”

Fjalët  e  kësaj  gruaje   demokrate  tregojnë  më  së  mirë  luftën  e  klasës  që  përdori mjeku   komunist  i  Bllokut  për  të  varrosur  këtë “ armike  të  popullit “  . Pse  kjo  ishte  detyra  humane  e  një  mjeku  ?  Të  shëronte  një të sëmurë ,  apo  ta vdiste ate  sa  më  shpejt ?!

U  kthue  në  Rrëshen  e  sëmurë  dhe  e  pa  mjekuar ,  e  dëshpëruar  dhe  shkroi  në  ditarin  e  saj  : “ C’fat  tragjik !  Më  doli  edhe  sëmundja  kundër  .Të  paktën  të  kisha  pasur  pak  qetësi  në  vitet  e  fundit  të  jetës  sime  .  “

Në   ato  caste  të  vështira  të  jetës  së  saj   ajo  pastaj  bëri  analizën e jetës  së  saj  :

“Nga  një  herë  them   me  vete  se  nuk  fitova  gjë   që  mbeta  gjallë . Ndoshta    do  të  ishte  më  mirë  të  kisha  mbyllur  sytë  një  herë  e  për  gjithëmonë  .  Kështu  merrnin  fund   edhe  vuajtjet  me  gjithë  gjendjen  tragjike  .  Kjo  do  të  ishte  një  sgjidhje  shumë  e  mirë  . “

Këto  mendoi     Musineja  e jonë   në  ato  caste  të  jetës  së  saj         tërë  vuajtje  ,  me  hidhërime  ,  me   tmerre  ,  me  tortura ,   me  persekutime  nga  një  diktaturë  e  tmerrëshme  ,  e  llahtarëshme  ,  vetëm  sepse  deshi  liri  pa  gjak  ,  paqë    për  të  gjithë    dhe   dashuri  midis  të  gjithëve  .

Dhe  e  lodhur  ,  e  mërzitur  ,  e  sëmurë  ,  ajo   pa  nd0një  shpresë  shpëtimi  na  la  të  shkruar  sintezën  e  jetës  së  saj  :

“  Njoha  kulturën  demokratike .Njoha  tragjedinë  e  përmbysjerve  të  mëdha  revolucionare  .  Njoha  një  gjyq  special  , njoha  16  vjet  burg  e përplasje  sa  andej  këndej  .  Njoha  punën  e  punëtorit  me  normë  individuale  , njoha  punën  e  krahut  me  normë  kolektive  si  bujqësinë  e   ndërtimin  .  Njoha  vetminë  e  vetëkërkuar  ,  shoqërinë  e  rastit  në  burg  dhe  gjithë  ndryshimet  që  pasojnë  nga  ky  tërmet  i  pandërprerë  për  të  konsoliduar  diktaturën  e  proletariatit  . “

A  ka  analizë  më  plotë  të  jetës  ,  se analiza   që  i  bën  kjo  grua  e  madhe  jetës  së  saj  !?

Pastaj    Musinejha     filloi  të  jetojë   me  vdekjen  .

La  punën  , doli    në    pension  me  gjysem  page,  jetoi  në  varfëri   me  200  lekë  të  vjetra  në  muaj ,  e  vetmuar  ,  pa  i  shkuar  njeri  që  ta shikonte  për  të  fundit  herë  ,   me   një   qetësi  që  të  vret    ,pa  njeri  pranë  qëë  t’i  japë  një  gotë  me  uj ,  duke  parafytyruar   jetën  e  saj  heroike       dhe  vuajtjet   e   tmerrëshme  që  kishte  kaluar  nga  diktatura  .Dhe  së  fundi  një  ditë   në  pragun  e  vdekjes  shkroi  në ditarin  e saj  : “ … në  valixhen  e  vogël  kam  disa  sende  me  vlerë  etnografike  për  Muzeun e  Gjirokastrës.  Ato  pak  kursime  dhe  gjithshka  tjetër  le  të  hyjnë  në  fondin  e  shtypit , që  duhet  të  krijohet  për  punëtorin  e  krahut  ,  i  cili  është  i  domosdoshëm  që  të  demokratizohet  puna  e krahut     dhe  të  kuiturohet  punëtori  i  thjeshtë   .  “

S’kishte  gjë  tjetër   kjo  Musine  e  Shqipërisë  . Vetëm  këto   kishte  në  atë  valixhen  e  vogël   .  Dhe  këto   i  la   për   vendin  e  saj ,  për  shtypin  ,  për   bujkun  e  për  punëtorin  ,  për  të  cilët  kishte  punuar  gjithë  jetën  dhe  ishte    persekutuar   nga  diktatura  e  proletariatit  .

Ajo    edhe  në  castet  e  fundit  të  jetës  mendoi    për  vendin  e  saj  ,  për  bujkun  dhe  punëtorin  ,  për  ato ,    që  kishte  menduar  dhe  punuar  gjatë  gjithë  jetën  e  saj  dhe  për  të    cilët  kishte  pësuar  gjithë  ato  vuyajtje  të  llahtarëshme   nga  diktatura  e  proletariatit  .

V D E KJ J A

——————–

Jetoi  sa  jetoi    dhe  një  ditë  vdiq .

Ishte  data     13  gusht  1983  .

S’pati  njeri  pranë  që  t’i  mbyllte  sytë  .  S’u  gjind  njeri  që  të  lutej  për  shpirtin  e  saj  .     Pranë   saj  ,  në  ato  caste  pati   pranë    vetëm  libra ,   shokët  e  saj   .

Libri  që  po   lexonte ato  caste   të  fundit  të  jetës  së  saj   i  ra   në  gjoks   l  hapur   dhe   ajo  mbaroi    .Vdiq  duke  lexuar  .

U  rrit  me  libra  ndër  duar  ,  jetoi  duke  shkruar  libra dhe  vdiq  në  shoqëri    me  librat .

E  varrosën të  nesërmen  në  mbrëmje  ,  se  nuk  pranonte     ndonjë  shofer    që  të  transportonte   arkivolin   me    kufomën  e  saj .

Diktatura  lufton  edhe  të  vdekurit  .

Zoti  Agim  Haruni  ,  një  ish  i  burgosur    politik ,  më  ka  treguar  :

____________________

“ Vdiq  në  vetmi  . Ne  jetonim  në  një  shtëpi  me   ate  . I  vajta  në  dhomë  dhe  e  gjeta   të  vdekur .Ishte  shtrirë  në  krevatin  e  saj  . Mbi  gjoks  i  gjeta  një  libër  të  hapur  .Kishte  vdekur  duke  lexuar  .

Për  varrimin  e  saj  nuk  u  interesua  njeri  .

E varrosëm  të  nesërmen  .”

Zonja    Ildishane    Kalo  ,  një  shoqe  e  saj  , ka  treguar  :

_____________________

_“ Musineja  ishte  e  pa  fat  edhe   ditën  e  vdekjes  . Ne  që  i  ndejtëm  pranë  gjithë  jetën  ,  nuk  i  ndodhëm  aty  .

Musineja  vdiq  në  13  gusht  1983  .

Më  mbeti  peng  që  nuk  e  arrita  të  gjallë  unë  e  Muzua  . Një  fqinjë   hyri  në  dhomë  pasi  e  lajmëroi  i  biri  dhe  i  mbylli  sytë  .Ata  shkuan  nënë  e  birë  dhe  lajmëruan  kryetarin  e  Këshillit  ,  pastaj  na  telefonuan   ne  .  Edhe  ne  i  bëmë  një  telegram  kushëririt    të  saj  në  Kavajë  ,  por  ai   nuk  erdhi  . Erdhi  vetëm  pas  dy  ,  tre  ditësh  .

Kurrë  nuk  do  ta  harroj   që  ajo  u  gdhi  vetëm  ,  krejt  vetëm  ,  natën  e   saj  të  fundit  mbi  tokë  e  mbyllur  në  kyc  .  Për  Musinenë  nuk  u  gjend  as   makinë  për  ta  shpënë  në  varreza  . Vetëm  një shofer  me  një  makinë  riportabël  që  kishte  ngarkuar  zhavor  gjithë  ditën  ,  pranoi  të  vijë  me  një  qind  të  lutura  .

Vumë  arkivolin  mbi  zhavor    E  shoqëruam  unë  ,  Muzua  , im  shoq  dhe  djali  i  fqinjës  ,  që  e  gjeti  të  vdekur  . Kjo  qe  ceremonlja  e  varrimit  ,  që  u  bë  në  Rrëshen  në  muzgun  e 14  gushtit  të  vitit  1983  . “

Marrë  nga  libri  “SONATA   E   HËNËS “  e  shkrimtares  Eglantina    Mandija   .

R I V A R R I M I

———————–

Gatë  diktaturës  emrin  e  saj  nuk  e   përmendi      njeri .

Mbas  13  vjetëve  ,  në  17  janar  1990  eshtrat  e  saj  u  zhvarrosën  dhe  u  vendosën    në  Tiranë  . Ajo  sot  prehet  në  kryeqëytet    pranë  prindërve   dhe  vëllëzërve  të  saj  .

Unë  rivarrimin  e  saj   e   kam  përshruar  në  tregimin   “ Martirja “ .

Ja    varrimi  i  saj   si  pas     atij  tregimi   :

“ Duke  ecur  me  arkivolin  ndër  duar  , iu  afrua  vendit  ku  ishte  varri  i  babës  dhe  i  nënës  së  saj  dhe  e  vendosi  arkivolin  pranë  atyre  ,  në  krye  të  varrit  të  porsahapur  . Midis  njerëzve  ,  që  kishin  ardhur  për  të   marrë  pjesë  në  atë  rivarrim  ,  u  ndie  një  mërmëritje  e     lehtë  . Shumë  nga  ata    psherëtinë  të  brengosur  . Ndonjë  nuk  e  mbajti  veten  dhe  i   rrëshqiti  nëpër  mollzat  e  faqeve  ndonjë  lot  pikëllimi  ngadalë  .

Njerëz të  ndryshëm  që  qëlluan  aty    pranë   atë     Natë  Kadri  ,  kur  panë  atë  arkivol  të  vogël  ,  pyetën  se  i  kujt  ishte  .  Kur  mësuan  emrin  e  saj  ,  disa  u  habitën   që  ajo  kishte  vdekur ,  të  tjerë  që e  dinin  të  vdekur  u  erdhi  mirë  që  ia kishin  sjellur  eshtrat  në  qytetin  e  saj  .Një  burr,  kur ndëgjoi emrin  e  saj  ,  u  tha  njerëzve aty  pranë  :

_ Kjo   grua  ka  shkruar  libra  të  bukur  .

Një  plak  me  sy  nga  arkivoli  u  tha  shokëve  me  krenari  :

_ Kjo  grua  luftoi  kundër  diktaturës  si  burr   e shkuar  burrave  ,

Shumë  vetë  vajtën  e  vunë  dorën  mbi  arkivolin  e  vogël  me  një  dhimbje   të  thellë  .

Një  grua  iu  afra  arkivolit  ,  u  ul  , vuri  duarëet  mbi  ate  dhe  e  puthi  .

_  Kemi   qenë  fqinj  ,  _ tha  dhe  tundi  kokën

Pastaj  shikoi  njerzit  për   rreth  dhe  shtoi  :

_ E  shkreta   vajzë  !  Vuajti  të  zitë  e  ullirit  .Toka  do  të   dridhet  dhe  do  të    helmohet

kur   të   fusë   në gjirin  e   saj  eshtrat  e  kësaj    martirje  .

U  ngrit  ngadalë  ,  si  plakë  që  ishte  dhe  u  largua  me  lot  ndër  sy  .

Në  të  gjithë    varret   kandilat  dhe  qrinjtë  vazhdonin  të  ndriconin  vendin  anë  e  kënd .  Sikur  kishin  sbritur   yjet  poshtë    atë  mbasdite  të  vonë  .

Ai  hodhi  sytë  nga  njerzit  dhe  ndjeu  një  gëzim  të  thelllë  .  Pastaj   mori  arkivolin  e  vogël   dhe  ngadalë  e  vendosi  mbrenda  në  varr .

Sapo  kishin  mbuluar  varrin  me  dhe,  një  grua  cau  me vështirësi  përmes  njerëzve  dhe  iu  afrua  varrit .  ishte  shumë    plakë  dhe  eci  duke  marrë  frymë  me  vështirësi  .  Në   dorë  mbante  një zambak  të bardhë  . Si iu  afrua  varrit  ,  qëndroi  pak  dhe  tha :

_ Unë  jam  njeri  pa  njeri  .  Burri  më  vdiq  në  Burgun  e  Burrelit   ,  djalin   e  vetëm  ma   vraë   në  kufi  .As  varret   nuk  ua  gjeta  .Erdha   këtu  për  të  vurë  këtë  zambak  të  bardhë  mbi  varrin  e  kësaj    martirje  . Është  vajza e  jonë   .

U  ul  ngadalë  dhe e vendosi  zambakun  e bardhë   mbi  varr . Pastaj  filloi  të  përkëdheli  varrin  me  duarët  që  i  dridheshin   .  Dhe  duke  përkëdhelur  varrin  e  asaj  martirje  ,  tha  :

_ Më  duket   se përkëdhel  varrin  e  tim  biri  .

Dhe  me lot  ndër  sy  e  puthi  varrin  e  asaj  martirje  disa  herë  .

R I N G J A L L J A

——————————

Që  nga  viti  1990  emri  i  kësaj  vajze  përmendet  me  nderim  dhe  respekt.Veprimtaria  artistike  dhe  sidomos  ajo  politike  vlerësohet    në   Shqipëri  dhe  në  vende  te  tjera  . Emri  i  saj  përmendet  në  një  enciklopedi  italiane  . Për  nderin  e   saj  janë  bërë  simpoziume  e    përkujtimore     Me  emrin  e  saj  janë  emërtuar  rrugë  ,   qendra kulturore  ,  blblioteka   e    shkolla    .  Janë  botuar  edhe    vepra   mbi  veprimtarinë  e  saj     .  Figurën  e  Musine  Kokalarit    e  kanë  vlerësuar  maksimalisht  personalitete  të  shtetit  dhe  të  kulturës  shqiptare .  Po   përmendim  :

S A LI      B E R I  S H A   , Presdent  i  Republikës  së Shqipërisë  :

______________________________________________________

“ E   dalluar  për  bindje  të  thella  patriotike  e  demokratike  dhe  e  pa   përkulur   deri në  fund  të   jetës   së    saj  .”

DR    S A B I L E    K E C M E Z I  _ B A S H A   :

_____________________________

“ Musineja  ishte  vërtet  një  martire  e  kauzës   së  demokracisë  dhe  e  pluralizmit  politik “

U R A  N     B U T K A    ,  historian  dhe  shkrimtar :

__________________________________

“ …:  në  radhë  të  parë   Njeri  .     Ajo  ishte  e  ciltër  ,  e  dashur  ,  e  ditur ,  jashtzakonisht  e  zgjuar  ,  e  talentuar   ,  por  edhe  krenare  ,  dinjitoze  e  me  karakter  të fortë  ,  të   pa   thyeshëm ,  mishërim  i  aftësisë  dhe   ndershmërisë njerëzore  . “

EG L A N T I N A     M A N D I J A  ,  shkrimtare  , autore  e  veprës  së  parë  mbi  Musinenë  :

_____________________________

“Nnjeriu  mund   të  jetë  i  lirë  ,  edhe  pse  i  burgosur .  Njeriu  mund  të  jetë i  burgosur  ,  edhe  pse  është  i  lirë  .  Ky  është  mësimi  që  kam  nxjerrë  nga  jeta  e  jote  ,  fli  e  shenjtë  e  qiellit  shqiptar ! “

E U G J E N     M E R L I K A  ,   analist  :

______________________

“  Musine  Kokalari  ,  një  nga  femrat  më të  sgjuara  në  elitën  intelektuale  të  Shqipërsë  të  asaj  kohe  ,  që  simbolizonte  më  së  miri  të    ardhëmen  evropiane  të  Adheut   të

saj .”

R A M A D A N     S O K O L I :

__________________________

“ Sa   hije  i  kishte  asaj  aurola   e   martires .”

K Ë Z E    K O Z E T A      Z Y L O , gazetare  ,  shkrimtare:

____________________________

“  Kjo  grua  e  hekurt  shqiptare   nuk  u  mposht  ,   dhimbja  e   saj  është  dëshmi  ,  sprovë  .qëndrimi  i  saj  cliron  energji  diellore  ,  ripërtëritëse  dhe  njëkohësisht   kuron   njerzit

që   vuajtën  nga  sistemet  totalitare  .”

M E R IT A     S H K U P I  :

__________________________

“ . . . një  nga  luftëtaret  më të   shquara   për  liri  ,  demokraci  dhe  emancipim  shoëqëror  ,  publicistja  ,  shkrimtarja  ,studjuesja  ,  politikanja  dhe  veprimtarja  e  radhëve   të  para  kundër  tiranisë  së  cdo  lloji  e  ngjyre  .  “

“ R I L I N D JA  “  :______________

“ Musine   Kokalari  ,  femra  më  e  persekutuar  dhe  më e   ndjekur  .  “

I L I R   L E V O N J A  :___________________

“ Në  fakt  Musineja  është  jo  cështje  shtetërore  ,  por  kombëtare  . “

A  M A N E T I    I      M U S I N E S Ë

————————————————

Diktatura   Musinenë  e  burgosi  ,  e  internoi  . e  masakroi   egërsisht  dhe  së   fundi  e  vdiq  .

Por   nuk  e  shoi  dot  .

Ajo   nga  heroizmi  i  saj    ,  me  talentin  e  vet  ,  me  dashurinë   për  atdheun  ,  nga   sakrificat  që  bëri  për  popullin  gjatë  gjthë  jetës  së  saj ,  mbeti   si  një  flakadan  i  përjetshëm  i  demkracisë    dhe  nga  piedestali  ku  e  vendosi  kombi  shqiptar    na   mëson :

“  Besa  ,  shpresa  ,   dashuria

Ato   pra   na  lartësojnë

Përcarja   dhe   marrëzija

Na   poshtërojnë   e   na    mjerojnë  . “

Musineja   na  mëson    forcën  e  atdhedashurisë  dhe  na  tregon    shembullin  e  heroizmit   ,  por  na la  edhe    një   porosi ,  porosinë    e  saj   , amanetin   e   vet   .     Në  këtë  amanet   ajo  na  mëson   se  si   duhet  punuar    për  Shqipërinë   .      Dhe   politikanë  e  qeverritarë   të  cdo  ngjyre     e    të  gjithë   ne  ,   shqiptarët  . ku  do  që  jemi  ,  në  Shqipëri  dhe  në  mbarë  rruzullin   ku  jemi  shpërndarë  ,  duhet   të   punojmë  si  pas  porosisë  të heroines      Musine  Kokakari  . Atëherë  Shqipëria do  të  bëhet     lule  ,  ashtu  si  e  deshi  Musineja     Shqipërinë   ,  lule  përmbi   lule  .

P A V D E K Ë S I

————————————

Bashkija  e  Gjrokastrës  ,  qyteti   ku Musine  Kokalari  kaloi  fëmijërinë  e  saj  ,  po  e  riparon    shtëpinë  e  Kokalarëve  dhe  do  ta  ktehjë  në   “ Shtëpi  muze  ,  Musine  Kokalari  “

Është  një  vendim  i  drejtë  ,  qyteti  nderon   të  bijën.

Po Këshilli  Bashkijak  i  Tiranës   a  duhet  ta  sbukurojë    kryeqytetin  tonë  me  një  shtatore  të  heroinës   Musine  Kokalari  ?

Rinija  e  jonë  ,  kur  të  shikojë  shtatoren  e  kësaj  heroine ,  do  të  krenohet  nga  heroizmi  i  saj    dhe  do  të  frymëzohet  për  veprimtari    të  lavdishme    për  Atdheun     ,   ndërsa  turistët     do  të  tmerrohen  nga   egërsia    e    diktaturës  së  proletariatit      në  vendin  tonë  .

Le  të  shresojmë  .

*M A K E N S E N     B U N G O

Marrë  nga  vëllimi  i  pa  botuar “ Y J E    T Ë     P Ë R G J  A K U R “/

Materiale  :

Musine  Kokalari  : …sa  u  tunt  jeta  “

Eglantina  Mandua  , “  Sonata  e  Hëës  “

Uran  Butka :  “ Ringjallje  “

Eugjen  Merlika  : “  Përsiaitje “

Dhe  artikuj   për   Musine  Kokalarin të  botuara  në    gazetat  “  Balli  i  Kombit  “ , ” Rilindja  “  ,    “ Liria A “ ,  “  Dielli  “ . “  Panorama “.  e  tj  .

* DIELLI-Arkiv- Makensen Bungo ndërroi jetë, më 15 shtator 2018 në New York në moshën 92 vjec.

Filed Under: Featured Tagged With: Kujtese, Musine Kokalari

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 12 QERSHOR, 1987 – THIRRJA NË BERLIN E PRESIDENTIT RONALD REAGAN: “Zoti Gorbachov, shëmbe këtë mur”
  • Kosova e  lirë nga 12 Qershori 1999, me NATO-n…
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme” Monografi e autorëve Prof. Hamit Boriçi dhe Dr. Jolanda Lila
  • Kuvendi i Kosovës, perpetuum mobile e seancave pa kufi
  • Lidhja e Prizrenit, thirrje për bashkim edhe në ditët e sotme
  • Propaganda serbe kundër UÇK-së
  • BREZAT E RINJ SHQIPTARË DHE ARSIMIMI  NË AMERIKË
  • Kur kryeministri Pandeli Evangjeli i dha nënshtetësinë shqiptare Aleksandër Moisiut dhe bashkëshortes së tij gjermane
  • Book Event Massacres in Kosovo 1998-1999 by Shkelzen Gashi marks the 26th Anniversary of Kosova’s Liberation Day and Sparks a Debate
  • HOMAZH NDERIMI PËR NJË BIR TË MADH TË KOSOVËS – DR. BUJAR BUKOSHIN
  • 12 qershori 1999 dhe 12 qershori i vitit 2025
  • NYPD Honors Albanian-American Police Officer for Heroism
  • 26 VJETORI I ÇLIRIMIT TË KOSOVËS, VATRA TELEGRAM URIMI
  • SHUMË PYETJE TË VËSHTIRA PËR TË DJESHMEN, TË SOTMEN DHE TË NESËRMEN E SHQIPËRISË
  • METODA DHE STILI SHKENCOR I ILIR IKONOMIT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT