KOHA QE VJEN…NE KALENDARIN E ATJONIT, 2018…/
Atjoni eshte studenti i bukur qe e kujtojme vazhdimisht, ai na duket se dergon buzeqeshjen e Tij nga Qielli, ku ka 3 vjet qe endet andej si nje engjell.
Nderkaq nga Atjon Zhiti jane botuar libri i tij me ese “Per ate qe dua(m)”, albumi me piktura “Opera Atjon”, kane dale libra me ilustrime te tij ne Shqiperi dhe Itali dhe ja, ne fundviti, kalendari i Atjonit per vitin e ri te ardhshem, 2018.
Jane 12 piktura te Atjonit dhe 12 citate te nxjerra nga libri i tij, (Atjoni studionte per filozofi ne Milano), qe pas botimit te tyre në gjuhët shqipe dhe italiane, ato dalin dhe në gjuhën angleze.
Na duket sikur Atjon na sjell kohen e tij…
1-Të bësh të kthehen gjërat në shërbim të lumturisë së njeriut.
2-Drejtësia është ai princip, ku çdokush bën vetëm ato gjëra që prej natyre e ligji është thirrur të bëjë.
3-Shkencat shkojnë para, sepse nuk gabojnë dy herë në të njëjtën mënyrë po ashtu si dhe njerëzimi. Në shoqërinë tonë është dramatike se si të qenit zëvendësohet nga dukja.
4-Duhen patur si burim force e njëkohësisht “thembër Akili” vlerat e paqes e të kulturës…
5-Kërkimi është zhveshje.
6-Të ndërgjegjësohemi e së bashku të bëjmë një kryengritje morale, të vazhdimtë…
7-Dashuria ime është tek ju, sepse ju dua shumë, jam i menduar, se dua të jem tek ju: Zemër.
8-Dashuria për dije është e pakohë dhe e tillë do të jetë. Nuk do pranoj çka nuk më pëlqen, por do të mundohem të njoh gjithçka, kohë nuk kam për paragjykime, tabu, etj.
9-Tirania luftohet me dije, gatishmëri ndaj vuajtjes, intelektualizëm dhe objektivizëm ndaj realitetit pa pasur frikë.
10-Kur padrejtësia e përgjithshme bëhet rrugë, rezistenca është detyrë.
11-Që konflikti të mos jetë torture, por vuajtje intelektuale, mundësisht gëzim. Lumturia është detyrë, por të mos ndjehet si e tillë…
12- Jeta nuk duhet mbivlerësuar duke menduar se është e gjatë dhe e përjetshme, por njëkohësisht nuk duhet nënvlerësuar duke thënë se është e kotë dhe e shkurtër, jeta është një hua dhe ne duhet ta lajmë atë duke bërë mirë…