Nga vizita në Turqi e kryeministrit të ri, Edi Rama/
Nga Frank Shkreli/
Shkak për këtë shkrim u bënë vizitat e fundit të Kryeminstrit të ardhëshëm të Shqipërisë, Z. Edi Rama në Turqi, Greqi dhe Itali, ku sipas deklaratave të tija për median, gjatë dhe pas vizitave, qëllimi i tij ishte për të hapur një kapitull të ri në marrëdhënjet me këto vende që ai i cilësoi si ”partnerë strategjikë” të Shqipërisë.
Në një intervistë me Top Channel, Kryeministri i ardhëshëm shqiptar, deklaroi se “Ne jemi të gatshëm që të ngremë në një nivel të panjohur deri tani marëdhëniet me Turqinë që e konsiderojmë një partner strategjik”.
Edhe për Greqinë, Z. Rama tha se megjith problemet e së kaluarës me fqinjin në jug, u shpreh i gatëshëm, siç tha ai, të “Hapë një kapitull të ri’’, në marrëdhënjet midis Tiranës dhe Athinës.
Shqipëria dhe shqiptarët, përfshirë edhe Republikën e Kosovës, kanë nevojë për miqë të afërm e të largët, pasi si numër, shqiptarët janë një komb i vogël dhe i shtypur, i harruar dhe i nepërkëmbur për shekuj, kryesisht dhe pothuaj ekskluzivisht nga këto kombe, tani “partnerë strategjikë” të Shqipërisë, duke mos lënë jashtë kësaj liste edhe Serbinë, që kanë bërë kërdinë mbi shqiptarët. Janë ekzaktërisht këto vende që gjatë historisë së kombit shqiptar, jo vetëm u kanë mohuar shqiptarëve lirinë, bashkimin dhe pavarësinë e plotë të tyre, por janë përpjekur me mish e me shpirt t’i zhdukin ata nga faqja e dheut si komb dhe të ndajnë trojet shqiptare midis tyre. Por etja për liri, bashkim dhe pavarësi e shqiptarëve, bëri që kombi shqiptar të mbijetojë sado i vuajtur e i përgjysmuar.
Është shumë me vend që Zoti Rama i bëri këto vizita në Turqi, në Greqi dhe Romë para se të fillojë zyrtarisht nga detyra e kryeminsitrit , ndonëse si për çdo vend tjetër, marrëdhënjet me fqinjtë – megjith historinë e hidhët të shqiptarëve me fqinjtët e tyre–duhet të jenë prioritare, për nga vet natyra dhe afërsia gjeografike dhe pragmatizmi politik, por edhe për nga interesat ekonomike. Si të tilla, marrëdhënjet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve me këto vende tani të “partneritetit strategjik”, sipas Z. Rama do të jenë në favor të, “një Shqipërie më të fortë politikisht, ekonomikisht dhe shoqërisht.”
Por, ky “partneritet strategjik’’ me këto tri shtete, pa dyshim me rëndësi për politikën kombëtare dhe ndërkombëtare të Shqipërisë, nuk mund të realizohet në një zbrazëti morale dhe në mungesë të konsideratave historike dhe të politikave aktuale të këtyre tre vende ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sepse, qëllimi i kësaj politike të “partneritetit strategjik”, duhet të jetë diçka më tepër se vetëm një proces. Duhet patjetër të ketë qellime për arrijtjen e disa rezultateve të caktuara. Si “partnerë strategjikë”, të Shqipërisë, nën kuptohet se me ta ndahen vlerat madhore të njerëzimit, siç janë zbatimi dhe resepktimi i të drejtave bazë të njeriut, lirisë së fjalës, lirisë së shtypit e të tjera, për vet shtetasit e këtyre vendeve dhe më gjërë. Nëqoftse këto vende nuk respektojnë dhe nuk zbatojnë këto të drejta për popujt e vet, atëherë si do respektojnë ata këto të drejta dhe norma ndërkombëtare për shqiptarët kudo. Nuk mund të mos binte në sy deklarata e Z. Rama gjatë vizitës në Turqi, kur tha se “Turqia do të shërbejë si shembull’’ për Shqipërinë, ndërsa në të njëjtën kohë, në sheshet turke, policia dhe forcat e sigurimit rrahnin me shkopinjë dhe derdhnin gaz lotësjellës kundër protestuesve paqësorë. Edhe sjelljet e këqia të Greqisë me imigrantët, përfshirë edhe ata shqiptarë, njihen mirë nga të gjithë. Organizata të ndryshme europiane dhe ndërkombëtare kanë venë në dukje rregullisht, shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Turqi dhe në Greqi.
Natyra e këtyre regjimeve besimi i tyre në normat dhe standardet ndërkombëtare dhe se si ato i zbatojnë këto në sjelljet me popujt e vet, ka shumë rëndësi edhe për marrëdhënjet shtet me shtet, pra për marrëdhënjet edhe të Shqipërisë me këto vende.
Konsideratat gjeografike, ekonomike dhe kulturore për një fillim të ri në marrëdhënjet me këto tre vende, të cilat pa dyshim janë në interesin kombëtar, duhet të kenë si bazë një politikë të jashtme të bazuar në moral dhe në zbatimin e standardeve të njohuara ndërkombëtarisht ndaj respektimit të lirive dhe të të drejtave bazë të njeriut. Shqipëria dhe shqiptarët duhet të ngulin këmbë për këto standard, pasi ata vetëm përfitojnë nga zbatimi i normave ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të njeriut që tani janë bërë pjesë e pa ndarë e marrëdhënjeve shtet me shtete dhe ë nivel ndërkombëtar. Merre me mendë se çdo të kishte ndodhur një dekadë më parë në rastin e Kosovës, nëse bota perëndimore në krye me Shtetet e Bashkuara, nuk do të kishte si barometer moral këto standarde ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të drejtës së kombeve për vetvendosje. Pa këtë bazë morale në politikën e jashtme dhe në marrëdhënjet ndërkombëtare nuk do të kishte as 14 pikat e Uodrou Uilsonit, njëra prej të cilave garantoi vetvendosjen dhe pavarësinë e shteteve ballkanike, përfshirë pavarësinë e Shqipërisë.
Kështuqë, liria dhe siguria e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në trojet e veta, siç është provuar edhe historikisht, varen shumë nga karakteri dhe morali, nga vlerat, etika dhe pranimi i parimeve universale nga ana e regjimeve që qeverisin vendet tani, “partnere strategjike” të Shqipërisë.
Politika e Tiranës zyrtare ndaj këtyre vendeve duhet të jetë me doemos strategjike dhe praktike për kohën, por ama gjithmonë e bazuar në standardet më të larta morale të njerëzimit dhe mbi të gjitha duhet të jetë një politikë që është në interesin afat-gjatë të kombit. Gjithmonë duke patur në mend fjalët pragmatike të Ministrit të Jashtëm britanik, (1848) Lord Palmerston-it, se, “Ne nuk kemi as aleatë dhe as armiqë të përhershëm. Por interesat tona kombëtare janë të vazhdueshme dhe të përhershme. Janë këto interesa, pra, që e kemi për detyrë t’i ruajmë dhe t’i mbrojmë.”
Është e natyrshme që vende të ndryshme kanë interesat e veta kombëtare, si dhe rrugën e zhvillimit, të traditave dhe kulturave të ndryshme. Secili vend gjithashtu do të ndjekë rrugën e vet në zhvillimin e demokracisë dhe të reformave shoqërore, por e drejta e njerëzve për të pasur një zë në shoqërinë ku jetojnë, është jetësore për krijimin e një shoqërie të qendrueshme dhe të begatë – gjë që çon drejtë një shoqërie më të hapur e më transparente dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut anë e mbanë botës dhe më në fund në një botë më të mirë për të gjithë. “Partnerë strategjik’’ nënkupton miq të ngushtë, pothuaj si në familje, ku bisedohen e diskutohen gjërat haptas. Marrëdhënjet me “partnerë strategjikë” nënkuptojnë respekt dhe mirëkuptim të përbashkët dhe nuk janë marrëdhënje bazuar në leksione për mohimin, rishkimin ose ndryshimin e historisë në marrëdhënjet me këto vende.
Shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre kanë kërkuar miqësi me fqinjtë dhe me të tjerët, kanë kërkuar marrëdhënje të ngushta me popujt dhe institucionet e Ballkanit dhe më gjërë. Kështuqë nuk mund të fajësohen shqiptarët për mungesën e një partneriteti më të madh në të kaluarën midis Shqipërisë dhe shqiptarëve me këto vende, tani, “partnere strategjike”. Tani lindë pyetja: nëse Turqia, Greqia dhe Italia, do e konsiderojnë Shqipërinë dhe shqiptarët si partnerë strategjikë, apo si vëlla i vogël? Zoti Rama u ofroi atyre jo vetëm miqësi dhe solidaritet, por “partneritet strategjik”. Cila do të jetë përgjigja e Athinës, Romës dhe Ankarasë?
MADANI SANDER says
MARSHI TURK I EDI RAMES
Krizave te shumta qe pershkojne gjithe vendet e lagura nga Deti i Mesdheut: ato ekonomike e financiare te vendeve si Italia, Greqia dhe Spanja si dhe ato politike e shteterore te Libise, Egjyptit, Tunizise dhe asaj me te fundit te Sirise, ju shtua edhe ajo e Turqise me protesten e Stambollit, me te 1700 te arrestuarit per mos prerjen e 600 pemeve ne parkun e Gezit.
E pare ne kete kend veshtrimi, protesta ishte me e thelle nga sa u la te kuptohej nga Erdogani, mikpritesi i “shqiptarit dy meter te gjate”.
Edhe ne pjacen Taksim, si ne Numasgjane e Tiranes, ishte aprovuar ndertimi i nje xhamije mu ne qender te Stambollit, duke zhdukur me se 600 peme qe ishin mushkeria e blerte e atij qyteti gjigant.
Dora e hekurt e Erdoganit qe shtypi protesten me gjak e arrestime, uroj te mos ishte qellimi i pjesemarrjes ne visite edhe te “cowboy”-sit Saimir Tahiri per nje asistence te ardheshme llogjistike e taktike.
Shqiptaret jane te pa prekshem!
Zhvillimet e viteve te fundit i kane ndryshuar thellesisht pamjen Detit te Mesdheut me tere vendet qe e rrethojne. Kane kaluar tashme shume vjet qe nga shpallja e Bashkimit Euro-Mesdhetar nga ish Presidenti françez Sarkosy ne bashkepunim me ish diktatorin e Egjyptit Mubarak. Ashtu siç ishte programuar do te sherbente si nje rruge e dyte e bashkepunimit mes Bashkimit Europjan dhe vendeve te afrikes mesdhetare me bariqender Pasirin e jo Brukselin e dominuar nga politika e Kançeljeres Merkel.
Ne vitet e fundit rreth Turqisë, evropianet e BE-se aplikuan dy strategji te shume lidhura me njera tjetren: e para mos pranimi i saj si kandidate per te hyre ne BE dhe ajo e gazsjellesit “South Stream” qe do lejonte kalimin e gazit rus nepermjet fondaleve te Detit te Zi me aprovimin e Turqise si vend kalues i gazsjellesit.
Ne konkurence me te, te sponsorizuar si nga ShBA-ja ashtu edhe nga BE-ja eshte gazsjellesi “Nabuko” qe shfrytezon gazin iraken duke kaluar mes Iranit, per te krijuar ne kete menyre me pak varesi nga gazi rus.
Edhe sepse eshte ne ndertim gazsjellesi tjeter “North Stream” qe do furnizoje me gaz rus Gjermanine e Merkelit.
Përsa i përket hyrjes në Bashkimin Evropian, marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Turqisë janë intensive dhe të kohe-gjateshme per numurin e madh te emigranteve turke te integruar tashme edhe nga brezi i dyte i lindur ne Gjermani dhe fillimi i ekzistences edhe te brezit te trete te turko-gjermaneve. Edhe bilançi i pagesave eshte pozitiv per Merkelin qe ne 2012 i kaloi te 8 miliard eurot.
Ky aktivitet gjermano-turk bie ndesh me interesat françeze ne mesdhe ku edhe eshte partneri i pare i ndjekur nga Italia, ne rraportet me vendet e tjera jo turke.
Sarkozi duke ndjere rrezikun e forces dominuese te Turqise se Erdoganit, pas rrezimit te Mubarakut, ne ardhshmerine e politikave te vendeve mesdhetare jo-turke, ne favor te aksit turko-gjerman, filloi luften e tij ideologjike kunder perdorimit te velit per grate, te imponuar nga Erdogani ne favor te nje rregjimi te ardheshem islamiko-fetar.
Per me shume u hodh edhe idea qe ne gjermani i teutonet pas disa dekadave, me kete rritem te lindjeve turke do shndroheshin ne minoranze.
Mjaftuan keto dy krijime sarkoziane per ti mbyllur Turqise porten e BE-se pergjithnje.
Po aq i komplikuar eshte edhe ndertimi i gazsjellesit “South Stream” ku interesave franko-ruso-italiane i kundervihen ato amerikane me gazsjellesin “Nabuko”.
Rrezimi i Mubarakut dhe mos pranimi i kerkeses se Turqise per te hyre ne BE, e shtyne Erdoganin, me ambicjen e tij “neo-otomane” te ndjeke nje politike te re autonome ne kuadrin e mardhenjeve nderkombetare me tere shtetet fqinje dhe ato arabo-mesdhetare, nen ombrellen e paqesjellesit ne konfliktet aktuale dhe ato te ardheshme.
Per kete, Erdogani, mikepritesi i “shqiptarit dy meter te gjate”, po ndjek dy drejtime per te realizuar endren e tij “neo-otomane”:
E para filloi qe me mosdhenjen e lejes per perdorimin e bazave turke te Natos per te invaduar Irakun, mosmarreveshjet me Izraelin per ndimen turke popullsise palestineze te Gazes, kerkesa per te leshuar ne hapsire nje satelit spiun per te kontrolluar mesdheun ne bashkepunim me rregjimin Iranian, perkrahja e kundershtareve te rregjimit sirian te Asadit, dhe mosnjohja e gjenocidit te kurdeve, duke krijuar shume pakenaqesi si ne vendet e BE-se ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Se dyti politika ekspansioniste agresive ne drejtim te vendeve ballkanike, duke penetruar ne ekonomite e shkaterruara te Greqise, Malit te Zi, Maqedonise, Serbise per te mos folur per Shqiperine te grabitur deri ne gjunjezim nga shovinisti serbo-malazez Sali Ram Berisha e tere suita b.lepirese e tij, me investime ne sektore jo tradicjonale por ato moderne si ne banka, aeroporte, telekomunikacjone e ndertime te strukturave strategjike me vlera prej miljarda eurosh.
E gjithe kjo e shoqeruar me identitetin fetar te muslimanizmit si faktor agregant i tere popujve ballkanike te fese islamike, ndermjet propagandes marramendese te vlerave kulturale e historike te turqise, te bukurive natyrore te saj, te kostumeve e traditave te popujve turke, te shumellojshmerise se kuzhines turke per te gjetur ne popujt e tjere te fese islamike, jo-turke, shenjen e barazise e te ngjashmerise se tejdatuar.
Marshi turk i Edi Rames i dha shkas edhe kryemyftiut te Shkodres te kerkoje futjen e forcuar te mesimit te Kuranit ne shkollat shteterore.
Politika “neo-otomane” e Erdoganit, mund te na çoje ne nje situate inkandeshente ne tere ballkanin, duke larguar endren e hyrjes ne BE te Shqiperise e te shqiptareve, per te cilen votuam me 23 Qershorin e kaluar.
Erdogani, me marshin e tij “neo-otoman” kerkon te riktheje hegjemonine shumeshekullore qe aq mire e njohem ne pasardhesit e epirioteve.
FEDE says
mnisria e jashtme emigranteve!!!!!!!!!!
min.qe na takon,max .qe ne i japim kombit !