
Mark Qehaja/
Shkak për këtë reagim u bë një kronikë e një televizioni në Shqiperi, xhiruar në Kavajë tek busti i deshmorit të Atdheut Indrit Cara i cili në Ushtrinë Clirimtare te Kosovës njihej si ushtar Kavaja. Ajo që më terhoqi vëmëndjen ishte që jo vetëm busti i heroit ishte i pa mirmbajtur por asnjë ceremoni nga Bashkia e Kavajës qoftë dhe për të vendosur një tufë lule në nder të qytetarit të tyre hero që me aktin heroik nderoi Kavajën dhe mbar kombin shqiptar.
E ndërsa një bashki tjetër e WATERBURY-it CT., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon cdo vit me 17 Shkurt ceremoni për Pavarsinë e Kosovës me të ftuar ish luftetar të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Familjarë të heronjve shoqata atdhetarë e patriotike përsonalitete të Bashkisë e përfaqësues të komunitetit shqiptar etj.
Pjesë e kësaj ceremonie është dhe ngritja e Flamurit të Kosovës para Bashkisë, nën tingujt e Himnit të Kosovës që nderohet nga të pranishmit dhe trupa policore e Bashkisë së Waterbury-it, CT.
Une isha pjesë e të ftuarve të kësaj Bashkie ato janë Amerikanë dhe shprehen se janë shumë të nderuar që e bëjnë këtë ceremonial të përvitshëm sepse nderojmë sakrificat për liri të një populli dhe nderojmë gjithë komunitetin shqiptar të kësaj bashkie. Në Shqipëri përveç postimeve në rrjetet sociale të drejtuesve kryesorë shtetit, asgjë tjetër!