Mësonjëtorja është çelur më 9 shkurt dhe kursesi në 7 mars siç kosiderohet padrejtesisht deri tani./
NGA DHIMITER DISHNICA/
Problemi se kur është çelur Mësonjëtorja e parë shqipe e Korçës nuk eshtë i ri dhe i panjohur. Fakti që për të diskutohet përsëri do të thotë se ka diçka të pa saktesuar përfundimisht. Thënia “Sot për ne data 7 mars 1887 merret pa asnjë dyshim si data e çeljes së shkollës së parë shqipe të Korçës” nuk i përgjigjet të vërtetës historike. Këtë konkluzion nuk e nxjerr apriori, as i nisur për të bërë sensacion, por dokumentat që kam në përdorim më japin të drejtën për të pretenduar dhe zbardhur të vërtetën për këtë ngjarje. Edhe herë të tjera e kam përmëndur, por tashmë e ritheksoj edhe një herë faktin se dokumentet e shkruara, për këtë ngjarje, i takojnë muajit shkurt. Edhe në rast se këtyre dokumenteve po t’iu shtojmë dymbëdhjetë ditët e kalendarit Grigorian, koha e tyre nuk shkon më shumë se data 24 shkurt, asht siç e botonte edhe Visar Dodani në librin e tij “Memorjet e mija”, dokumentin ku është mbështetur historiografia jonë në përcaktimin e kësaj date.
Kemi dy letra që Thimi Mitko i dërgonte Jeronim De Radës. Letra e parë mban datën 14 shkurt 1887 dhe e dyta 1 mars 1887. Të dy letrat janë botuar në librin ‘Thimi Mitko, Tiranë, 1981 të përgatitur nga Qemal Haxhiasani. Origjinalet e tyre ruhen në Arkivin Qëndror të Shtetit dhe në atë të Institutit të Gjuhësisë. Shtojmë se këto letra nuk i ka përmëndur dhe nuk i ka cituar asnjë prej titullmbajtësve që kanë shkruar direkt për këtë teme.
Në letrën e parë të datës 14 shkurt Thimi Mitko e vinte në dijeni De Radën për hapjen e shkollës shqipe të Korçës. Midis të tjerash ai i shkruante : ” Të shkrojta javën e parë dhe sot të rëfej se në Korçë u hap shkollë shqipe me afabetin e sillogut me të krishterë dhe myslimanë bashkë, sado që kundërshtuan disa burra të ligj e tradhëtarë bashkë me arkipeshkopin helen”
Dokumenti është tepër i qartë. Koha e dhënë prej tij është e ndryshme nga ajo që ne kemi pranuar sot zyrtarisht. Që shkolla ishte çelur para datës 14 shkurt e besojmë se Thimi Mitko, të paktën prej disa ditësh do ta kishte mësuar këtë lajm nga miqtë e tij në Korçë. Nuk mund ta paragjykojmë saktësisht kohën kur e kishte marrë njoftimin nga Korça, sepse nuk e dimë se sa kohë duhej për mbritjen e postës nga njëri shtet në tjetrin. Së paku pesë apo gjashtë ditë duheshin me siguri, ndoshta edhe më shumë.
Edhe në letrën e dytë, që mban datën 1 mars 1887 ai ja përsërit sërisht këtë sihariq duke ja shkruar anash letrës shënimin “Shkolla shqipe në Korçë u vu”
Informacioni i ri që marrim dëshmon edhe një herë se çelja e kësaj shkolle ishte realizuar disa kohë më parë, gjatë muajit shkurt. Logjika të thotë se Thimi Mitko nuk mund të shkruante më një mars, që shkolla shqipe të ishte çelur më 7 mars.
Dokumenti I tretë është raporti i Orhan Pojanit dhe Thanas Sinës nxjerë nga dokumentet e mikrofilmuara e të sjella nga Arkivi i Vjenës. Sipas raportit Orhan Pojani, një nga drejtuesit kryesorë të Komitetit të Fshetë të Korçës, organizatori dhe një ndër veprimtarët kryesorë, që themeluan dhe çelën Mësonjëtoren dhe Thanas Sina i vetmi nga mësuesit që punoi qysh në vitin e dytë të kësaj shkolle bashkë me Pandeli Sotirin, dy nga dëshmimtarët më të afërt dhe kryesorët e Mësonjëtores, japin si kohë të çeljes së saj muajin shkurt “Kjo skoli, shkruanin ata, u hap ndë muajin shkurt 1886 me ndihmën e ca mëmëdhetarëve të vërtetë” Çdo koment edhe në këtë rast do të ishte i tepërt.
Dokumenti I katërt. .F.Kordiniano në librin e tij “L’Albania, Vol III ,f 189 botonte një raport me të dhënat e misionarit nga Manastiri (Çullit. Dh.D) që mban datën 9 shkurt 1887 , në të cilin jepen të dhëna se Pandeli Sotiri kishte çelur të parën shkollë shqipe në Korçë. Në raport midis të tjerash thuhej: “Tregon Çulli, që një farë Sotir Pandeliu, shqiptar, që kishte kaluar andej, duke arrdhur nga Stambolli dhe kishte vajtur në Korçë, ku me lejën e Sulltanit kishte hapur një shkollë të parë shqipe” Ky raport është një e dhënë tjetër që nuk është cituar nga askush dhe që dëshmon se proçesi i çeljes së Mësonjtores kishte përfunduar, pra shkolla ishte hapur dhe ishte në vijushmëri.
Dokumenti i pestë. Skënder Luarasi në librin “Fjala Shqipe, Tiranë, 1961, f 189” shkruante: “Me qënëse viti administrative në Turqi mbyllej në mars, statistika turke e motit 1886 e përmënd këtë shkollë, e cila nuk kishte një muaj që ishte çelur” Përcaktimi në këtë rast është mëse i qartë
Në favor të mendimit që po trajtojmë po përmëndim edhe grupin e dokumenteve të shkëputura nga libri i Vissar Dodanit, “Memorjet e mija” ku është mbështetur historiografia jonë në përcaktimin e 7 marsit si kohë e çeljes së Mësonjtores. Po veçojmë tre dokumentet më kryesore, më direktet që lidhen me këtë shkollë.
Letra e parë është shkruar nga Sami Frashëri dhe i dërgohej Vissar Dodanit. Sipas botimit të tij kjo letër mban datën 10 shkurt. Nga letra mësojmë se “Pandeli Sotiri u nis për në Korçë për tu bërë mësues.”
Letra e dytë mban datën 24 shkurt. Atë e shkruante Thimi Marko nga Korça dhe i dërgohej V. Dodanit Në këtë letër ai i jepte sihariqin “Gjer sot dëshirat tona u mbaruan. Shkolla shqipe u hap. Druri që vumë në dhet këtu edhe dy vjet sot lulëzoi dhe dha pemë të embla. Gëzoju se dje u hap dhe u shkruan djem mësonjëtorë 35”
Sipas përmbajtjes së saj, dje do të thotë 23 shkurt. Ky dokument, në pamjen e parë, duket sikur është kontradiktor me grupin e dokumenteve të cituara me sipër, por në fakt nuk është ashtu. Dyshojmë se letra e Thimi Markos në botim është e ndryshme me atë të origjinalit. Duke u nisur nga përmbajtja e teksteve të letrave në fjalë arrijmë në përfundimin se ai ja u kishte shtuar 12 ditët e ndryshimit midis kalendarit Julian me atë Grigorian.. Këtë supozim e mbështetim në faktin se origjinalet e letrave mungojnë dhe vërtetësinë e tyre nuk e dëshmon askush.
Letra e tretë që do citojmë po nga ky autor na provon qartazi se V.Dodani të gjitha letrave të botuara u kishte shtuar nga 12 ditë. Ajo mban datën 8 mars ( sigurisht shtypur gabim) Jani Vreto i shkruante po V. Dodanit. “ Të shtunën që shkoj u shkruam kartë të bashkëtë me Naim bejnë dhe Sami bejnë, po të përgjigjur nuk kemi marre. U shkruam që muarrëm kartë të bashkëtë të Orhan beut, Jovan Kosturit dhe Efthim V. Markos. Ndë atë kartë shruanin se Mësonjëtorja vete mbarë. Pajtuan një mësonjëtor për turqishten. Fërngjisht ep mësim Pandeli Sotir Postenani. Ishin në të pajtuar edhe një mesonjëtor për elenishten po se kishin mbaruar. Duke që kishin hyrë ti prishnin mëndjen faqezeztë, armiqtë e kombit të tyre, të cilët kishin dërguar edhe një kartë në fletë të “Neollogos” ndë fletët e së mërkurës 6 e këtij muaji”
Nga këto pak rrjeshta informacioni që përfitojmë është i madh dhe i rëndësishëm. E para. Pavarsisht se letra është e datës 8 mars ajo i takon datës 24 shkurt, e përshtatur sipas sistemit të sotëm Grigorian. Themi kështu se data 24 shkurt binte e enjte. Pra, “ të shtunën që shkoi” dmth më datën 19 shkurt Jani Vreto, Naim dhe Sami Frashëri i kishin shkruar një letër V.Dodanit. E dyta. Nga letra mësojmë se ata kishin marrë një letër nga Korça para disa ditësah nga Orhan Pojani,Jovan Kosturi dhe Efthim Marko. Para disa ditësh do të thotë që kjo mund të kishte ndodhur nga 15 deri më datën 19 dhe njoftimin që Mësonjtorja vete mbarë, menjëfjalë shkolla ishte në vijushmëri. Jani Vreto na jep një të dhënë të re . Ai na përmënd “E mërkurë 6 e këtij muaji”. Në kalendarin Julian dhe Grigorian data 6 në muajin shkurt binte e dielë ashtu edhe në mars binte po në këtë ditë. Ka shumë mundësi që të bëhej fjalë për datën 16 që në muajin shkurt binte e mërkurë ashtu siç thuhet në dokument. Ky arsyetim na duket më i pranushëm dhe llogjik. Pra shkolla ishte çelur që më datën 9 shkurt dhe deri në datën që përmënd Jani Vreto, drejtuesit e shkollës po bënin përpjekje për të gjetur mesuesin e greqishtes. Ky fakt na jep të drejtën të pohojmë me gojën plot se Dodani u kishte shtuar datave të letrave nga 12 ditë edhe për faktin se Rumania, vëndi ku u botua libri, proçesin e kthimit të datave nga kalendari Julian në Grigorian e kishte realizuar që më 1 mars 1924. Si konkluzion nxjerim që letra e Sami Frashërit duhet lexuar 29 janar, letra e Thimi Markos e 24 shkurtit në original duhej të kishte qënë 12 shkurt dhe letra e Jani Vretos e datës 8 mars duhet lexuar 24 shkurt.
Përfundimi ynë është se të gjitha letrat dhe dokumentet që cituam nuk kanë kontradikta midis tyre. Ato konvergojnë në të njëjtën datë, plotësojnë dhe mbështetin njera tjetrën dhe ç’është me e rëndësishmja dëshmojnë se
Mësonjëtorja është çelur më 9 shkurt dhe kursesi në 7 mars siç kosiderohet padrejtesisht deri tani.