
Fatbardha Demi/
Problemi i origjinës së Shqipetaro-Arbëreve si tezë shkencore, u shtrua që në shekullin e 18 nga priftërinjtë eruditë Arbëresh të kishës bizantine emigrant në Itali, dmth një shekull para shkencës së porsalindur gjuhësore dhe historike e studiuesve europian. Vlen të përmenden përfundimet e Zef Krispit (1781-1859), Dhimitër Kamardës (1821-1882), Vinçenco Dorsës (1823-1885), Zef Skiroit (1865 – 1927) dhe intelektualit Jeronim De Rada (1814 – 1903) etj.
At Z.Krispin ka shkruar se :” tingujt, në gjuhën shqipe, duke qënë të shumtë dhe të papërcaktuar, na qartësojnë natyrën origjinale të saj, siç është pa dyshim, vetë gjuha që Zoti i dha njëriut të parë”,(20) ”, duke aritur në përfundimin se “gjuha maqedone e lashtë dhe ajo shqipe, i përkisnin trungut gjuhësor “feniko–pellazg”. (Matteo Mandala f.72) http://www.unibesa.it/images/MatteoMandalNicolChettaNelbicentenario18032003.pdf
Të njejtin mendim patën edhe studiuesit e huaj si gjermani Theodor Stier (Stier, H. C. ,1854) në shk.19-të (Ist die albanesische Sprache eine indogermanische? (A është gjuha shqipe një gjuhë indoevropiane?), i cili pohon se kohën e origjinës së gjuhës shqipe, duhët ta vendosim, në periudhën kur nuk flitej as greqishtja, qoftë moderne apo antike, as latinishtja, as ndonjë nga të folurat që njohim sot apo që janë zhdukur.
Figura më e rëndësishme e Rilindjes italiane, Vincenzo Gioberti (1801 –1852) në librin e tij « Primato » (Bruselles1844, T.II p.133), këmbëngul se gjuha shqipe, përmban gjurmë të gjuhëve që kanë qarkulluar në Greqi para pushtimeve deukaliane dmth para se të formohej popullsia e emërtuar Ellenike. (Dh. Kamarda « Saggio… » f4,5)
Kjo teze u pasurua dhe u përhap në popull me studimet e Rilindasve tanë si Sami e Naim Frashëri, Pashko Vasa, por edhe shume intelektual si Ad.Frashëri në Kongresin ndërkombëtar, Egjipt (1902), Nermin Vlora Falaski, Spiro Konda dhe një listë e gjatë e studiuesve të tjerë, shqipetar dhe të huaj.
Me studimin e Petro Zhejit (Shqipja dhe Sanskritishtja), u dëshmua për herë të parë, nën një këndvështrim të ri nga ana metodike, teza e origjinës zanafillore dhe vijushmërisë së Shqipetaro-Arbërve.
Pra sot, vetëm një i paditur mund të vëj në dyshim trashëgiminë pellazgjike, sepse është një tezë e paisur me themele shekullore, por gjithëmonë është e hapur për prurje të reja.
Studimet albanologjike të shekullit 21 sjellin fakte, se origjina e shqip-folësve shkon shumë më thellë se sa periudha pellazgjike. Ajo duhet të trajtohet në kohën kur lindi Gjuha, Mendimi dhe Zoti nga frymori më i përsosur i natyrës – UOMO SAPIENTI. Për këtë qellim, kam zgjedhur fakte që kanë mbijetuar gjatë mijëravjeçarëve dhe përdoren dhe sot, siç janë emrat: Shqipetar, Komb dhe Besa. Për këtë tezë do të ndiqet rradha e vjetrsisë së emërtimit.
- Emri SHQIPETAR – SHQIPERI
Siç, do të shihet më poshtë, nuk është e rastësishme vendosja në fillim e këtij emërtimi, i cili përdoret sot krahas emrave Arbër (Arbëri) dhe Alban (Albania), për të njejtën popullsi etnike dhe trojet e tyre.
Studiuesi i periudhës Atlantido-Pellazge, arbereshi Xhuzepe Katapano (Thoti fliste shqip), pohon se: “Ai që studion filologjinë, duke përjashtuar korologjinë (përhapjen gjeografike- shën im), etnografinë, historinë e besimeve fetare, psikologjinë dhe vetë mitologjinë, nuk do të mund të hyjë kurrë në Faltoren tepër të lashtë të Fjalës”, që është objekti i marrë si dëshmi dhe metoda e ndjekur për këtë tezë.
Emri Shqipetar është përcaktuar nga shkenca Albanologjike, e vendit dhe ajo e huaj, si emërtim i periudhës së Mesjetës duke e lidhur me historinë e Skënderbeut, dhe e debatuar për origjinën e tij nga emri i shqiponjës. Kjo gjendje jo vetëm e perjashton origjinën parahistorike dhe tezen e vijushmërisë së popullit tonë të shk.21, por dëshmon: 1. Mangësitë e metodës (anti)shkencore që ndiqet, dhe 2. Mos përdorimi i studimeve paralele ndihmëse (Arkeologjisë, Gjuhësisë, Psikollogjisë, Folklorit, Etnografisë, etj.)
Për të kuptuar rrugën që do ndjek po sjell dëshminë e pare: Të gjitha emërtimet që kam zgjedhur janë SIMBOLIKE, dmth siç pohon psikologu Karl Jang (Carl Jang) “përmbajnë diçka që qëndron më tej se sa pamja e drejtpërdrejtë e asaj që shikojmë”.
Origjina e emrit të shqiponjës ka natyrë simbolike besimtare (edhe ay Alban, Arbër, Ilir). Shkenca arkeologjike tregon se të gjitha Perënditë më të fuqishme, në mite dhe skulpturat e para, në një hapësirë të gjerë gjeografike, janë të paraqitur si shqiponja, gjysëm shqiponja, me krahët apo kokën e saj dhe kanë qenë te besimit hënore DODONAS.
Sipas historianit të famshëm të Aleksandrisë, Filones, (30pK-45 pas K.) në « Quaestiones et Solutiones in Genesis » në besimin e lashtë Shqiponja përfaqsonte « Zotin e Dytë (Zotin në Tokë-shën im) dhe Mënçurinë e tij ».
Adhurimi i Shqiponjës, tek shqipetarët ka qenë i trashëguar nga të parët e tyre, siç e dëshmon edhe Eliani (De natura animalum, II, 140), i cili tregon se Mbreti i famshëm Pirro, rriste në banesën e vet si simbol stërgjyshor, një shqiponjë, të cilën e mbajti pranë vetes edhe pas vdekjes së shpendit.
Adhurimi i simboleve të caktuara të besimit në lashtësi, tregonte përkatsinë etnike të fiseve. Një dëshmi të këtij fakti historik, na e ka sjell Xh.Katapano: Kostandini i Madh (…) dhe të gjithë Perandorët e tjerë të Ilirisë, që sunduan pas tij, nën shenjën e Shqiponjës, janë të gjithë BOREAL, “Bijë të Dritës”(bij të Zotit-shën im)
Këtë e pohon edhe Sami Frashëri (Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet,1899) : Kombi i tërë ka marrë emrin Shqipetar dhe vëndi ynë, emrin Shqipëri, fjalë të bëra prej shqipes Zogut të bekuar të Hyjit, që i faleshin prindërit e vjetër tanë, dhe që e kemi edhe në flamur. Që nga “arti” i njeriut të Paleolitit, ( Il linguaggio della Dea M.Gimbutas ) e deri në ditët tona, Shqiponja së bashku me kryqin/yll, (fig.1 poshtë) ka mbetur simbol kryesor i Krijuesit, në art, në ndërtime (kisha, xhami) dhe veshjet e figurave më të larta fetare. (fig.2).
Monedhë e periudhës romake 209 pK ; Shqiponja tek shënjtëria e tij, Chrysostomos II, prelat i kishës së Qipros, komuniteti më i lashtë kristian pas Jeruzalemit ; “Kryqit i vërtetë”, dhoma e relikeve të Kishës hebraike, Jeruzalem; Shqiponja dykrereshe ne Xhamine e Divrigi (Turqi).
Filozofi Sami Frasheri duke folur për gjuhët e popujve në lashtësi pohon se: „Përparimi i sajuar dhe letrar (i gjuhës –shën im) ështe çfaqur më vonë, kurse gjendja e natyrshme, është ajo bazë“. Gjëndja natyrale e emrave dhe toponimeve është ajo që u trashëgua në mijra vjet në gojën e popullit.
Nje deshmi te tillë, na e sjell një legjendë çame e Thesprotisë mbi Pirron e famshëm, Mbretin e Epirit : “Kur Pirro qe i vogël e çuan tek mbreti i Shkodrës : “O mbret i nderuar/ t’u rritet nami e rrofsh e klofsh sa malet/ Kaha Iperoja na të kemi ardhur/ të t’besojmë kët zok të ipes / të na rritet ipje e vërtetë.
Me zhvillimin e shoqërisë primitive, emrit zanafillor të shqiponjës IPE, ju bashkangjitën fjalë të tjera, duke shprehur gjuhësisht, ndryshimin dhe pasurimin e miteve të besimit pellazg. Emrin Shqipetar (Schipetar, etj. në dokumenta) si emër i përbërë, mund ta risjellim në formën e lashtë: Sch + ipe + t‘ (të)+ar. Në kuptimin besimtar pellazg , kjo frazë lexohet : Fjala/Fryma Krijuese e Zotit Dritë. Rruga e ndjekur: Sch = skep/sqepi ( ch latine, para zanoreve lexohet në shqip- k ) dhe gjuha e nxjerë dukshëm jashtë, tek shqiponja në flamurin tonë, shpreh mënyrën se si Zoti krijoi Botën me Fjalën/ Frymën Krijuese + e Zotit (i përfaqsuar nga shqiponja) + t‘Ar-it. Kjo e fundit, nuk është mbaresë, por një fjalë-rrenjë e stërlashtë , e cila ndodhet edhe në fillim të emrit Arbër / Arban si emërtim i Zotit (Hyjit). Këtë na e dëshmon Petro Zhei : Një tjetër mënyrë referimi tek Qendra (Zoti-shën im) është edhe kjo: operatori i lirë (rrënja e pastër) AR në një sërë gjuhësh shpreh «parimin dritësor »- duke dëshmuar lidhjen ose origjinën nga Zoti.
Të gjithë emërtimet që njihen historikisht për shqipetarët dhe paraardhësit e tyre Pellazgo-Ilirët, lidhen me Mitin e KRIJIMIT : Pellazg – të lindur prej dheut (ar-ës); Ar+ban / Ar+bër : i banun/i bërë nga Ar-a/dheu; Ilir/Yll-ir shpreh origjinën nga Zoti/Ylli. Ylli = Drita Hyjnore.(58) Al+ban/Al+ba(ë)ri (titulli i gazetës së arbëreshëve/Itali): të banun/ të bërë nga Al; ku Al apo EL (Eb.) në fjalorin esoterik përkthehet Zoti .
Studimet shkencore dëshmojnë se: Fiset e lashta pellazge e quajtën veten “iperotë”, emër që me zhvillimin e besimit primitiv u shpreh në formën “shqipetar” duke ruajtur rrenjën zanafillore (simbolike IPE) të Shqiponjës, si dokument trashëgimie për pasaardhësit e tyre se “jemi bij të Zotit” dhe si shenjë dallimi nga popujt e huaj. Këtë origjinë besimtare të banorëve, e kanë treguar studiuesit e huaj të shk19-të në librat e tyre: Shqipetarët e quajnë veten, « bij të shqipes ».
Ky historik me dy fjale, tregon se njeriu që mban emrin SHQIPETAR, kudo që ndodhet, mban me vete pasaportën e origjinës dhe trashëgimisë së pandërprerë nga Atllantido-Pellazgët që e krijuan Besimin dhe u perjetësuan në Mitollogjinë që njihet sot.
- Emri KOMB
Studimi i fjalëve të gjuhëve të lashta, siç përcaktohet gjuha shqipe, është sipërmarrja më e vështirë e shkencës gjuhësore. Të bën përshtypje se, sikurse fjala shqip (flet qart) edhe fjala komb (shtet) trajtohen në mënyre jo shkencore.
Kështu në Fjalorin e Gjuhës Shqipe (2006) pika 2. ku lexojmë:
Kombi – m. spec. Shtet, vënd. Lidhja e Kombeve. Organizata e Kombeve të Bashkuara.(3) (L’Organizzazione delle Nazioni Unite, ONU)
Po aty lexojmë: Komb – Bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazë të bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit psikik, që shfaqet në bashkësinë e kulturës. Kombi shqiptar. Për rrjedhojë trajtohet se emri Komb=Shtet.
Faik Konica numëron shtatë rregulla që duhen ndjekur nga studiuesit e gjuhësisë, por po veçoj tre kryesoret: 1) Njohjen leksikore – vlerat objektive ose të përherëshme të fjalëve ; 2) Njohja etimologjike – kërkimi i atësisë së fjalëve; 3) Njohja thelbësore – kërkimi gjenealogjik i fjalëve. (6) Në rastin e emrave të popullit tonë, asnjera prej ligjeve nuk është ndjekur, duke lenë shtegun e hapur për trajtime të gabuara në shkencën e Historisë , me pasojë për studimin lidhur me origjinën dhe vijushmërinë e shqipetaro-arbërve të sotem, siç do dëshmohet më poshtë.
Emri shtet i përket kohëve moderne dhe përfaqëson një organizim administrativ – ekonomik brenda kufijve me popullsi jo homogjene (me etni të trazuara), të drejtuar nga grupe të caktuara politike.
Rëndesia e veçantë e fjalës Komb qëndron gjithashtu në natyrën e tij Simbolike dhe Besimtare, cilësi e botkuptimit primitiv, trashëgimtare e së cilës është gjuha që flet sot populli ynë- DËSHMITARJA e pamohueshme e një kohe qindar mijëravjeçare. Kjo natyrë e veçantë e gjuhës shqipe, zbulimi i së cilës i përket gjenisë së studiuesit Petro Zheji, çfaqet e pandryshuar në fondin e saj bazë, dhe me gjithë madhështinë e saj, sidomos në emërtimet e shumta të popullit tonë, ku bën pjesë edhe emri KOMB.
Në dialektin e Çamërisë, kur duam të lidhim dy a më shumë fije , i themi “ bëje kom”, që është forma më e lashtë. Edhe në Fjalorin e gjuhës shqipe (2006) tek fjala Kom, lexojmë:
Komb- Lidhje e shtrënguar e dy pjesëve a e dy anëve të një filli, të një litari etj. ose e dy cepave të një shamie, pëlhure etj.; nyje. E lidhi komb. Zgjidh kombin. 2. Nyje druri, gdhë.
Lidhja arihej vetëm kur bëhej NYJA, (veprimi i lidhjes përfundon me nyjen) e cila në shqip emërtohet KOMB. Për rrjedhojë, fjala lidhje = komb= nyje , që janë veprime të pandashme dhe nuk kanë kuptim pa njëra tjetrën.
“ Nyja – pohon P.Zheji (Shqipja dhe Sanskritishtja (pj.II),- është një simbol kompleks që përfshin shumë kuptime të rëndësishme, të cilat referojnë që të gjitha tek ideja e një lidhje të ngushtë, të shtrënguar …”. Për njeriun besimtar të parahistorisë, lidhja më e ngushtë dhe më e shtrënguar ishte ajo me Zotin, nga dëshirat e të cilit varej rregulli qiellor dhe ay tokësor. Për të siguruar këtë lidhje kryheshin rite, sakrifica dhe festa të ndryshme.
Sipas këtij miti, emri Kombi-Shqipëtar i cili shpreh një SIMBOL parahistorik, do të thotë : Popull i lidhur me Zotin, dhe ky kuptim njihej edhe në shk 19, siç e dëshmojnë dokumentet historike dhe letrare. Këtë shpjegim të Nyjes-hyjnore dhe rjedhimisht edhe të emrit të popullit tonë, e dëshmojnë objektet arkeologjike.
Siç vihet re mbi kokën e Zeusit, Europë (fig.1) , sikurse tek Perëndia e vdekjes e Aztekëve, Meksikë (fig.2), tek statuja e Julius Çesarit (fig.3) dhe mbi nje gur varri ku shpreh se te vdekurit i perkasin familjeve te rendesishme te qytetit, ndoshta sherbenjes te tempullit, pra “te lidhur me Zotin”. Muzeu arkeologjik i Durresit.
Ҫuditrisht simboli i Nyjes- hyjnore është e njejtë, me gjithëse objektet arkeologjike u pëkasin popujve të ndodhur në largësi të mëdha gjeografike dhe të ndryshëm për nga raca.
Objektet arkeologjike dëshmojnë së në besimin e lashtë ,si simbol i lidhjes me Zotin ,kanë shërbyer edhe Nyjet-hyjnore të formuara nga lidhja e një shiriti , siç e shikojmë mbi kokën e Perëndeshës egjiptiane Isis (fig.1) dhe të shumë mbretërve të Euro-Afro-Azisë së lashtë, apo si amuletë e vendosur në brez tek Perëndia-shqiponjë, Horos, e quajtur “Nyja e Isisit” apo Tyet. (fig.2,3,4)
Ky simbol , që në lashtësi zbukuronte kokat e mbretërve, për të dëshmuar natyrën hyjnore dhe rolin e ndëmjetësit me Zotit (fig.1poshtë) është ruajtur në traditën e veshjes tek arbëreshët (fig.2). Në mesjetë, Nyja-hyjnore përfaqësohet (nënkuptohet) nga dy rypat, që zbresin mbrapa kokës, si në afreskun e shekullit 13 të Papa Innocenzos III (1198–1216) dhe kapelja ceremoniale e Papa Pio XI, (fig. 3,4).
(38) Drahma e Orodes I , Parthia ( 90–80 pK) ; Arbëreshë nga Contessa Entellina, Hora e Kuntises; Afresk i papa Innocenzo III ; Mbulesa e kokës e papa Pio XI.
Nyja-hyjnore (kom/ it.com) e ruajti vlerën si simbol kultik, gjatë të gjithë historisë njerzore dhe vijon të admirohet në veprat letrare , si të Dante Aligerit, pikturat e Leonardo Da Vinçit, në paraqitjet grafike, deri edhe në shumë ndërtime (fig.1,2 poshtë). Si simbol fetar e shikojmë në veshjen e klerikeve të Mesjetës (fig 3) dhe të ditëve të sotme tek Papa dhe murgjit.(fig 4)
1.Kisha e Santa Sofia a Beneventos ndërtuar nga duka longobard– Arechi II , më 762 , Itali ; 2.Lisbonë, Torre di Bèlem e skulptorit të shekullit të 16 Francisco de Arruda; 3.Nyja e foruar në krahun dhe brez, tek statuja në Cathédralen Notre-Dame de Chartres, France ; 4. Nyja tek kordoni i varur në qafë tek Papa.
Përsa më sipër, ky emër dëshmon:
- Se populli në gjuhën e të cilit ndodhet fjala besimtare – Komb (Nyje), qe e emërton atë, është autori i simbolit parahistorik të Nyjes-hyjnore.
- Se paraardhësit e shqipetarëve janë krijuesit e parë të organizimit të bashkësive fisnore .
- Se Gjuha shqipe, e cila edhe sot e ruan formën e lashtë – KOM , ka qënë gjuha e fiseve të para europiane.
- Origjinën zanafillore dhe vijëmsinë e pandërprerë të popullit tonë.
Mauro Paoletti, në librin e tij “Nyja,historia mitologjia dhe misteret e simbolit më të lashtë të njerzimit” pohon se : Që nga koha më e herëshme , nyja është vlerësuar si simbol, duke shprehur një ide të lashtë stërgjyshore, e rrënjosur në botkuptimin njerzor dhe sidomos në shumë veprime mendore bazë të tij: ky pasqyrim është i aftë të zgjojë me shpejtësi, një mori konceptesh dhe ndjenjash. Ndoshta për këtë arësye, në çdo kulturë, nga ajo kineze, tek ajo inka, nga ajo indiane tek ajo greke, nga ajo tibetiane tek ajo egjyptiane , nyja përfshin një rol kryesor aktiv, duke i tejkaluar kufijtë gjeografik dhe ata kulturor. Kete rol e kane luajtur fiset shqip-folese ne qytetrimet Euro-Afro-Aziatike e me gjere.
- BES-A
Besa është shqiptare! ka pohuar mitologu i shquar arberesh Aristidh Kola.
Fare rastësisht, duke rëmuar në dinastitë « thinite » të Egjiptit (fjalë shqipe-të thinjta, të vjetra), hasa në Perëndinë Bes. Sipas studiuesve, Perëndia Bes ka qënë e pranishme në të gjitha periudhat e besimit të lashtë egjiptian. Deri në periudhën e Faraonit Akhenaton (Dinastia XVIII,viti 1350 pk) është paraqitur me krahë, që mendoj se janë të shqiponjës, sikurse tek të gjitha Perënditë e para, që tregonte përkatësinë e tyre ndaj besimit hënor te Dodones (sellenizmit). Herodoti pohon se tempulli i Dodonës “konsiderohet më i lashti helen (pellazgjik-shën im) dhe në atë kohë ishte edhe i vetmi “. (Herodot II 52)
Perendia Bes paraqitet në formën e një burri shkurtabiq, mjekër leshtor, mbi kokën e të cilit, një “kurorë”e gurtë na bën të mendojmë, se kemi të bejmë me një mbret të hyjnizuar. Pranë tij, janë gjëndur shumë statuja të njerëzve, duart e të cilëve tregonin pjesë të ndryshme të trupit. Mbreti, sikurse edhe prifti apo filozofi në lashtësi, paisej edhe me njohuri mbi mjekësinë. Edhe Aleksandri i Madh e kishte këtë “profesion” të mësuar nga Aristoteli, i cili ishte edhe vetë mjek. “Leka, për këtë dituri, kish një dëshirë të madhe aq sa ndonjëherë e praktikonte dhe vetë” pohon M.Frasheri ne librin“Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e Shqipëtarëve”.
1.Perëndia Bes e zbuluar ne një shtëpi që ndodhej në kodrën Albani, pranë liqenit me të njejtin emër në jug-lindje të Romës. 2.Tempulli i Denerës, Egjipt.
1.Perëndia Bes ne pozicion kërcënimi. Në fig.2 jo rastësisht paraqitet Kau, i cili është simbol i Perëndeshës Sellenë (Hënës) të tempullit pellazg -Dodonës, që tregon përkatësinë arbërore të kesaj perendije.
Fillimisht Perëndia Bes ishte mbrojtëse e Familjes së Faraontit, më vonë, këtë detyrë e shtriu edhe mbi çdo familje të Perandorisë. Deri më sot, studiuesit e huaj nuk e dinë domethënjen e emrit të Perëndise dhe origjinën e saj. Por ata e lidhin figurën e Perëndisë Bes me një citim në “Librin e të Vdekurve” (CXXXIII), (teksti i shënjtë i faraonëve në udhëtimin e tyre pas vdekjes) ku shkruhet “Ai nuk ka thënë se ç’farë ka parë, nuk ka përsëritur se ç’farë është thënë në shtëpinë e Zotit me fytyrë të panjohur”. Pra, një njëri që ka bërë betimin, “ka dhënë BES-ën” për të mos folur mbi ç’farë di”. Fjala Besa gjëndet vetëm në gjuhën pellazgo-shqipe dhe në asnjë gjuhë tjetër.
Dhënia e besës për të ruajtur të fshehtën, e lidh këtë Perëndi me ezoterizmin. Në Egjiptin e lashtë, ezoterizmi dhe shkolla e mistereve, lidhet me figurën e Perëndisë Thot, që e gjejmë që në periudhen para-dinastike të faraoneve. Në Mitologjinë egjiptiane Thoti trajtohet si “shkruesi hyjnor”, themeluesi i shkencës së lashtë (fetare dhe laike), shpikësi i shkrimit dhe iniciuesi më i madh i lashtësisë. (7)
Perëndia Bes përfaqësonte “Fjalën e dhënë” dhe tek pellazgo-arbërit ishte e shenjtë, gjë që nuk vërehet tek popullsitë e tjera. Në botkuptimin e Kombit tonë, BES-a përfshin vetë thelbin e të qënit njeri dhe shpreh një detyrim ndaj të tjerëve, për çështje nga më të ndryshme. Siç vëren historiani i besimeve Bernard Cook, tek shqiptarët: “Bes-a (sinonim i nderit) zë vëndin e parë në kodin e sjelljes së njeriut dhe marrëdhëniet shoqërore” (Cook, Bernard (2001). Europe since 1945: an encyclopedia. Garland Publishing. p. 22. ISBN 0-8153-4057-5. Retrieved 2010-07-01).
Në trevat arbërore, sot na kanë mbritur gjashtë Kanune (“Kanun’i vjetër”, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, “Kanuni i Çermenikës”, “Kanuni i Papa Zhulit”, “Kanuni i Labërise” dhe “Kanuni i Skënderbeut” ose ndryshe “Kanuni i Arbërisë”) dhe të gjitha kanë në themel BES-ën.
E solla këtë perëndi në kete takim shkencor, për biografinë e tij 12000 vjeçare, e lidhur me “emigrantet” shqip-folës Atlantid, që pas Përmbytjes së Madhe u vendosën në veri të Kontinentit Afrikan, si dhe emrin Bes, traditen parahistorike të Besës, që njihet si tipar kryesor i Historisë e Shqipetaro-Arbërve. Me emrin e tij u emërtua botkuptimi i parë i Hyjnores – BESIMI.
Si perfundim: Origjina e Shqipetaro-Arbërve zë fill, jo me pellazget, por me njeriun që mësoi të flase, krijoi lidhjen familjare dhe fisnore, dhe besoi në NJË ZOT.
Fatbardha Demi
25 janar 2023
Arched stele of Bes in panther skin. The dwarf God, protector of households, believed to guard against evil spirits and misfortune. https://www.pinterest.fr/pin/324962929380859688/
Perendia Bes me krahe dhe bishtin e shqiponjes , simbolit kultik te Zotit. Shigjetat ne drejtim te Tokes tregojne se ai eshte Zoti ne Toke dhe Syri Hyjnor nepermjet te cilit Zoti shikon njerezit tokesor. (Ne trupin e tij jane vizatuar forma te syrit.
1.Perendia BES mbi koken e Faraonit https://www.pinterest.fr/pin/30680841194776287/ 2. A Superb Egyptian Ptolemaic Period Faience Cippus Depicting Horus (Mbreti i pare qe themeloi dinastite faraonike, i mbrojtur nga perendia Bes)
AN EGYPTIAN FAIENCE CIPPUS PTOLEMAIC PERIOD, 304-30 B.C. Depicting Horus standing upon two opposing crocodiles, each scaly tail extending up the border edge, the god nude but for his cap-crown fronted by a uraeus, his side lock of youth falling onto his multi-strand beaded broad