Nga Dr Gëzim Alpion/Birmingham, Angli/
Vetëm online, peticioni për ndërtimin e Rrugës së Arbërit tani ka më shumë se 6,500 nënshkrues. Bashkë me nënshkrimet në formularë, ky projekt ka 8,500 përkrahës.
Këto ditë disa media në Tiranë kanë raportuar se gjatë vizitës në Kinë, Kryeministri Edi Rama ka siguruar fondet për ndërtimin e Rrugës së Arbërit.
Po qe se kjo është e vërtet, ky është një lajm shumë i mirë. Megjithatë, theksojmë, “po qe se është e vërtet”.
Eksperienca na ka mësuar gjatë dy dekadave të fundit se disa politikanë dhe media bëjnë deklarata në tym. Nuk themi se ky është rasti edhe tani, por gjatë vizitës në Tiranë në maj të këtij viti, një anëtar i Qeverisë na garantoi se nënshkrimi i marrëveshjes me kinezët ishte iminent. Kjo nuk ndodhi sepse në bisedimet në Tiranë pala shqiptare dhe kineze nuk ranë dakord.
Përpara se ta konsiderojmë Rrugën e Arbërit “të ndërtuar”, siç po bëjnë disa militantë partiak, le të presim të dëgjojmë se çfarë do të thotë z. Rama kur të kthehet në Tiranë.
Nga informacioni që kemi, Rruga e Arbërit, që z. Rama u premtoi dibranëve para zgjedhjeve se do ta ndërtonte brenda mandatit aktual, dhe Autostrada Maqedoni-Shqipëri, për të cilën po flitet publikisht ditët e fundit, mund të mos jenë e njëjta gje. Megjithatë, urojmë që ta kemi gabim.
Po qe se z. Rama do të prononcohet se vërtet arriti të siguroj fondet për Rrugën e Arbërit, ne do te kemi kënaqësinë ta përgëzojmë të parët, pavarësisht se ka më se një vit që po na trajton pa kortezi.
Megjithatë, për ne sigurimi i fondeve nuk do të thotë mbyllje e peticionit. Ne do ta vazhdojmë lobimin po kaq intensivisht në mënyre që fondet të mos përfundojnë në xhepat e zyrtarëve në Tiranë apo të pushtetit lokal, si dhe për t’u siguruar se asnjë devijim nuk do të bëhet nga projekti i aprovuar nga Qeveria në vitin 2005.
Siç kemi premtuar më 18 Mars 2013, peticioni do të qëndroj i hapur deri në inagurimin e Rrugës së Arbërit.
Ju lutem nënshkruani peticionin në linkun që vijon:
https://www.change.org/p/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit
Konica says
Rruget nuk ndertohen me peticione…dhe s’ka qene nevoja qe nje peticion i tille t’i degjohej piskama deri ne Indi. Bile 8,500 firma jane shume pak ne krahasim me popullsine e atyre zonave. Peshen e kane votuesit dhe jo nenshruesit e peticionit.
Viktori says
Rruga Tiana-Shkoder kur do te permirsohet qe te bahet autosrade? Nevoitet nji korridor i lidhun me Dalmacin per me vlersue turizmin, industrine buiqsore dhe ekonomin e Shkodres.
xhev says
Pershendetje dhe urime organizuesve dhe nenshkruesve te peticionit per rrugen e arberit.
Do ishte me e udhes qe peticioni te behesh me letra dhe jo me kompiuter pasi shumica per te mos thene 99% e zonave nga kalon rruga nuk kane internet dhe kompiutera pasi dihet qe keto zona jane ata qe jane lene me pasdore se te tjerat nga te gjitha administratat dhe sistemet e Shqiperise.
Kete e tregon me se miri numuri i vogel i nenshkruesve te peticionit.
Pervec peticionit deputetet e zonove nga kalon rruga duhet tu behet e qarte se skane me vota nese ajo rruge nuk behet.
Po gjithesesi me mire pak se asgje.